Basri Bajrami i cili në fotot e siguruara nga portali LajmeShqip.com është nën shoqërinë e zv/kryeministrit aktual të Kosovës Behgjet Pacolli, është bërë i njohur për shkak të rrëmbimit të ish-kryeministrit belg Poul Vanden Bjonants si dhe rrëmbimin e drejtorit të drejtuesve të burgut më të famshëm belg të quajtur “Sen Zhili”.
Përveç këtyre dy aksioneve, gjatë vitet e 90, ai dyshohej se kishte kryer edhe një vepër tjetër në Maqedoni, atë të atentatit ndaj presidentit të atëhershëm të këtij shteti Kiro Gligorov.
Në foto përveç Pacollit, nën shoqërinë e bosit të rrëmbimeve është shfaqur edhe Agim Çeku, ministër i Forcës së Sigurisë, pozitë kjo e siguruar përmes koalicionit me Kosovën të Re, ku pjesë e tij ishin partia Social Demokrate e udhëhequr nga ish-komandanti i UÇK-së dhe AKR-ja e Pacollit.
Basri Bajrami që ka terrorizuar Belgjikën me rrëmbimet e tij, sipas burimeve të portalit LajmeShqip.com, aktualisht bën biznes në Maqedoni e Kosovë. Zyrtarisht ai përfaqëson në Kosovë kompaninë e ujit mineral “Pelisterka”, të Maqedonisë.
Liga e parë e basketbollit e Kosovës dhe liga e të rinjve që u zhvillua gjatë edicionit 2006/2007 quhej Pelisterka Liga. Basri Bajrami si përfaqësues për Kosovën i kompanisë “Pelisterka”, kishte nënshkruar marrëveshje për sponzorimin e kësaj lige me biznesmenin Erolld Belegun që atë vit mbante pozitën e Kryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Por si dhe pse u bë i famshëm Basri Bajrami?…
Fama tij filloi kur rrëmbeu ish-kryeministrin e Belgjikës Poul Vanden Bjonants në vitin 1989. Në rrëfimin për jetën e tij dhënë mediave në Maqedoni, kryeministri belg tregon se ai nuk shihej me sy të mirë nga grupi i Bajramit prej kohës kur ai drejtonte Ministrinë e Financave të Belgjikës.
Sapo u vendos në Belgjikë, Basri Bajrami kishte nisur jetën e tij prej një biznesmeni. Fillimisht kishte nisur si aksioner i një kazinoje në hotelin Sheraton në Bruksel. Aty kishte punuar gjatë viteve 79-82 dhe kishte patur probleme me qeveritarët belg për shkak të taksave. Në vitin 1995, shteti belg nisi një aksionin për kapjen e tij dhe Bajrami përfundoi në burg ku u njoh me ekspertë të zanatit të rrëmbimeve. Brenda qelisë së burgut në vitin 1989 ai organizoi skenarin e rrëmbimit të ish-ministrit belg që atë vit ishte emëruar tshmë në postin e kryeministrit.
Grupi i Basri Bajramit për pesë muaj rresht e ndoqi kryeministrin belg me qëllim që të përfitonin nga rrëmbimi i tij 20 milionë marka gjermane. Plani u realizua me sukes. Kryeministri belg u kap dhe u dërgua në vendin e quajtur Puke që gjendet diku 300 kilometra larg Anglisë. Aty kryeministri belg u mbajt për 32 ditë. Për të i dinin të gjitha përfshirë xhirollogaritë e tij bankare dhe emrin e të dashur së tij që quhej Enis.
Nga kryeministri belg u arrit të merreshin vetëm 5 milionë marka gjermane edhe pse ishin kërkuar 20 milionë. Pas 32 ditësh kryeministri u lirua nga bosi i rrëmbimeve Basri Bajramaj i cili vendosi ta braktiste pranë një stacioni treni në një qytet belg, me disa të holla të mjaftueshme sa për taksi. Opinioni belg asokohe akuzoi kryeministrin se e kishte inskenuar rrëmbimin për të pastruar disa para të cilat i kishte vjedhur më herët kur drejtonte poste publike.
Basri Bajrami u arrestuar nga policia belge dhe u dënua me 4 vite e 9 muaj kohë kjo që i mjaftoi për të planifikuar arratisjen nga burgu. Më 3 maj të vitit 93 mediat belge raportuan se tre persona të armatosur Basri Bajrami, Murat Kapllani dhe Filip Lakroa ishin arratisur nga qelia e burgut më të famshëm “Sen Zhil”. Ata kishin marrë edhe 6 persona peng nga burgu, në mesin e të cilëve edhe zëvendës drejtorin e burgut dhe një personel mjekësor.
Policia u vu në ndjekje grupit të Basri Bajramit, por ata, arritën që të ikin e të fshihen në pronën e Raimon Van Bunsell, fermer i pensionuar belg. Drejtori i burgut ku kishte qëndruar Bajrami, kishte negociuar me grupin e tij për lirimin e pengjeve dhe me vullnetin të tij kishte hyrë në duart e rrëmbyesve.
Grupit të Bajramit i duhej drejtori i burgut si i peng derisa të largoheshin nga Belgjika. Bajrami u kthye në Maqedoni në vitin 93 në kohën kur ishte i supërkërkuar në Evropë. Në atë kohë Maqedonia shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia, por nuk ishte njohur ende nga Belgjika. Ky ishte një rast të mirë që të përfitonte edhe një njohje dhe ky ishte pikërisht vendimi për ekstradimin e Basri Bajramit që shteti maqedon e vuri në jetë.
1 muaj e 10 ditë pas ekstradimit të Bajramit, Maqedonia u pranua nga Belgjika si shtet i pavarur. Pasi mbaroi dënimin në Belgjikë, Basri Barjami u kthye në Maqedoni ku kanë nisur të bëhen edhe filma rreth jetës e bëmave të tij. (LajmeShqip.com)
Nje kriminel ordiner, me te kaluar te erret ! Natyrisht qe politika ka nevoje per njerez te tille, per punen pas kuintave, per punet e pista personale, per ti bere shantazh kundershtareve politike ! Edhe z Kaprrolli, me falni , Pacolli nuk eshte ndryshe nga te tjeret !
Edhe qeveritaret shqiptare bandite jane,nuk eshte ndonje gje e re.
shihni keto per Basriun http://www.youtube.com/watch?v=IA_e3CjytXI&feature=related
Bandite jane Brazil bandite, eshte e qarte, e dukshme, por na moren shpirtin ama, shpirtin dhe te ardhmen !
demokraci alla kosova,be baba te te ngjas pos te kalova placa,te tilla benin edhe ata ne perendim,merte kenedi te burgosurin,dhe e bente,sekretar te junionit te shofereve te veriut te amerikes,po thaci qe eshte vete sekretar i krimit te org.konkluzionet jane tuajat.