Nuk i ka shkuar siç ka dashur një ligjëratë në Londër presidentit serb, Boris Tadiç. Në Institutin për Studime Strategjike, Tadiç foli mbrëmë për “sukseset” e Serbisë dhe “rrugën demokratike të Serbisë drejt BE-së”. Por, është ballafaquar për Kosovën me një shqiptar, përfaqësues i Ambasadës tonë atje. Ai e ka pyetur për strukturat paralele.
“Nuk ka struktura paralele. Për të qenë të tilla, duhet të jesh parale ndaj dikujt. Ato janë të vetmet institucione në veri. Janë zgjedhur në mënyrë demokratike. Edhe pse nuk pajtohen shpesh me politikat e mia, i respektoj”, ka thënë Tadiç.
Por, është pyetur sërish edhe për financimin e strukturave kriminale. “A thatë nëse financojmë kriminelët? Çfarë po thoni? Ne nuk financojmë kriminelët, ne i luftojmë ata. Nuk e di pse bashkësia ndërkombëtare nuk po i arreston kriminelët. Ka në veri të tillë, bashkëpunojnë shumë mirë me shqiptarët në jug. Le të na lejojnë dhe ne nesër do t’i arrestojmë të gjithë”, ka thënë dukshëm i nervozuar Tadiç.
Në Londër, ai u takua me David Cameronin dhe shprehur bindjen se do të marrë përkrahjen e Londrës për kandidaturën e saj për në BE.
e more piece of shit pse po genjen ?? ju harxhoni me shume se 400 miljon euro ne vit per at veriun e kosoves qe eshte plot me kriminel serb !
Tadiqi ka te drejte kur thote se nuk jane struktura paralele,sepse ne te njejten kohe nuk ka struktura te institucioneve te Kosoves.Pra behet fjale per struktura ilegale ta formura nga Beogradi permese elementeve kriminele.Kjo don te thote se edhe pala kosovare nuk duhet ti quaje struktura paralele por struktura ilegale.