Kosovarët nuk kanë problem ekstremizmin fetar, por papunësinë

18 Nëntor 2011, 10:51Rajoni TEMA

Ekstremizmi fetar nuk paraqet shqetësim për kosovarët, brengë kryesore e tyre janë papunësia dhe varfëria. Ky konstatim doli të enjten nga një debat në kuadër të Forumit 2015, me rastin e publikimit të një hulumtimi i quajtur ”Interesi publik dhe religjioni”. Ky hulumtim i publikuar nga qendra për studime humanistike “Gani Bobi” sipas realizuesit të tij, Shkëlzen Maliqi, kishte për qëllim të nxirrte mendimin e qytetarëve të Kosovës rreth debateve të fundit në vend që u zhvilluan për religjionin.

“Jemi koncentruar në disa çështje të cilat janë ngritur kohëve të fundit nga grupet islamike, siç janë bartja e shamive, pastaj disa kërkesa konkrete si ndërtimi i një xhamie në Prishtinë, futja e lëndës së edukatës fetare në shkolla, mendimin e kosovarëve për orientimin perëndimor, për sjelljet e disa grupeve radikale islamike. Hulumtimi i ka adresuar këto probleme por edhe më gjerë”, ka thënë Maliqi.

Sipas Maliqit, shumica e të anketuarve në këtë hulumtim kanë një qëndrim të moderuar sa u përket këtyre çështjeve dhe, sipas hulumtimit, del se vetëm një për qind e të anketuarve  e konsiderojnë si problem serioz ekstremizmin fetar në Kosovë.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame në Kosovë, Xhabir Hamiti, ka konsideruar se në Kosovë duhet të kultivohet islami burimor dhe jo ai radikal e ekstrem. Islami, sipas tij, duhet të zhvishet nga ndikimet e jashtme. ”Ka tendencë të rritjes së grupeve radikale islamike, por fatmirësisht këta janë një pjesë e vogël e mazhorancës islame në Kosovë. Me një konsolidim më të mirë të Bashkësisë Islame, sigurisht se këto tendenca dhe këto fryma do të parandalohen në të ardhmen”, ka thënë Hamiti.

Sa i përket hulumtimit, Hamiti e ka cilësuar si jo të gjithanshëm, ngase, sipas tij, janë përfshirë vetëm pjesëtarët e besimit islam në Kosovë. ”Në njëfarë mënyre janë paraqitur probleme vetëm nga komuniteti islam, kemi nevojë për mendimin e të gjitha komuniteteve fetare”, ka thënë Hamiti. /Koha

8 komente në “Kosovarët nuk kanë problem ekstremizmin fetar, por papunësinë”

  1. Frank says:

    Jo jo, kosova ka problem pikerisht ekstremizmin fetar ! Dhe e ka te thelle dhe te theksuar, biles do te thoja qe njerezit ne Kosove me trup jane ne Europe, kurse me mendje dhe shpirt jane ne gadishullin e shkretetires ! Rastet me te fresketa vijne pikerisht nga kosovare qe jetojne ne perendim, njeri vrau 2 ushtare amerikane, tjetri vrau gruan dhe 2 vajzat sepse sipas tij nuk ishin te denja per islamin !

  2. isa says:

    sikur ju me trup ne evrop me mendje e shpirt ne greqi nje fe nje kryq ekini

    1. ypsilon aka y says:

      nje kryq e kemi dhe ate ja u futim ju mutlimanave ne byth ?

  3. Cakalli7 says:

    edhe midis zezakeve nuk eshte problem ngjyra e lekures po papunesia (jashte cdo kendveshtrimi racist)

    1. ROBERT PRIFTI says:

      cakalli pershendetje, krahasim me te bukur nuk ka por a do te arrine ta kuptojne krahasimin “zezaket” tane?

  4. Kol Martini_NY says:

    Se nuk ka fanatizem fetar eshte e vertete, sepse ka fanatizem islam. Ne Kosove 95% jene te besimit islam ku pjese me e madhe eshte indiferente ndaj islamit. Por, 20% jane filo-islamike e nga ata 5% jane adhurues te islamit ekstrem. Ne nje vend me 2 miljon banore 5% bejne 100,000 banore. Kjo eshte tragjedi qe do ta paguajm te gjith….

  5. isa says:

    ypsi k…. keni kujdes se donguleni vet ju ne at kryq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje