Ashton: Mirëpres nisjen e punës për reformën zgjedhore, vazhdoni në mënyrë konstruktive

1 Dhjetor 2011, 13:01Politika TEMA

Zëdhënësja e Cathrine Ashton, Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Çështjet e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë dhe Zëvendëspresidentes së Komisionit Evropian, lëshoi sot një deklaratë në lidhje me nisjen e punës së komisionit për reformën zgjedhore në Shqipëri.

“Përfaqësuesja e Lartë Cathrine Ashton mirëpret takimin e parë të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili u zhvillua sot në Tiranë. Përfaqësuesja e Lartë Ashton inkurajon të gjitha forcat politike të vazhdojnë punën e tyre në një mënyrë konstruktive në komision, për të gjetur konsensus mbi reformën zgjedhore në kohën e duhur përpara zgjedhjeve të ardhshme. Reformimi i kuadrit legjislativ për zgjedhjet në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, është një nga prioritet kyçe të cilat duhen plotësuar që Shqipëria të shkojë përpara drejt objektivit të saj kombëtar për integrim në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratë.

1 komente në “Ashton: Mirëpres nisjen e punës për reformën zgjedhore, vazhdoni në mënyrë konstruktive”

  1. anticensurë says:

    “Përfaqësuesja e Lartë Cathrine Ashton mirëpret takimin e parë të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, ………….e bla bla bla”
    po me të vërtetë kujtoni se do të sjellë ndonjë ndryshim “reforma leshore”?apo thjeshtë po e bëni për të tallur menderen me ne duke ndihmuar diktaturën dhe ram librashitësin!po harroni moj zonjë se kush do ti “numërojë ato vota”?ju bëni gam gam tashti sikur të mos kish ndodhur asgjë e rëndësishme.sikur problemi të ishte në ndonjë presje o pik çuditëse dhe jo në një grabitje të mirfilltë!moj zonjë ju keni për ta futur dhe një herë në kurth,zgjedhje,debilin që shet libra!ne do ti shkojmë pas dhe ai ka për të thënë dhe njëherë “ma hoqën krodhen e bukës nga goja” është faji i saliut dhe jo timi që rri e shëtis me brekët plot!pastaj do të shkruaj dhe një libër tjetër dhe kështu me rradhë!
    megjithatë ju lapni,është puna juaj duhet të arsyetoni rrogën që merrni çdo fund muaji,për problemet tona nuk keni ju asnjë faj e aq më pak detyrim!ato duhet ti zgjidhim vetë!e vetmja gjë që mund të bëni¨janë stëkëmshat!vini sa të keni mundësi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje