Transparency: Korrupsioni- Shqipëria 8 vende më poshtë se vjet, njësoj si Suazilandi, Tonga e Kiribati

1 Dhjetor 2011, 12:17Politika TEMA
Transparency: Korrupsioni- Shqipëria 8 vende më poshtë se vjet,

(E PLOTESUAR)- Transparency International ka publikuar sot Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Shqipëria është më keq se një vit më parë, duke u renditur tetë vende më poshtë e duke marrë 3.1 pikë, çka e rendit atë në grupin e vendeve me nivel të jashtëzakonshëm korrupsioni. Në Europë lëmë pas vetëm Kosovën, që renditet në vendin e 112-të.

Vendi renditet në vendin e 95-të, së bashku me vende si Tonga, Kiribati e Suazilandi. Ky i fundit është bërë i njohur në media për shkak se mbreti, një monark absolut, ka 13 gra dhe drejton me grusht të hekurt. Ky indeks mat perceptimin e korrupsionit në sektorin publik për 183 vende.

 

SHQIPERIA

Shqipëria shënon 3.1 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2011, nga 3.3 që ishte për vitin 2010, me tetë burime të dhënash me standartin e devijimit 0.18 (minimumi 2.3 dhe maksimumi 4). Këtë vit Shqipëria renditet në vendin e 95, krahasuar me vendin e 87 në vitin paraardhës, duke zbritur në klasifikim 8 vende më poshtë se në 2010.

Llogaritja e indeksit për Shqipërinë është realizuar nga 7 institucione të pavarura nëpërmjet 8 burimeve të dhënash: Fondacioni Bertelsmann, Njësia e Inteligjencës Ekonomike (Economic Intelligence Unit), Global Insight, Freedom House, Guida Ndërkombëtare e Vendeve sipas Riskut (International Country Risk Guide), Forumi Ekonomik Botëror (World Economic Forum), dhe Projekti i Drejtësisë Botërore (World Justice Project).

Në rajonin e Evropës Jug-Lindore, vërehet një përkeqësim i dukshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor; me përjashtim të Malit të Zi që ka patur rritje në pikë (nga 3.7 në 4) me 3 shkallë klasifikimi; duke arritur rezultat të njëjtë me Kroacinë e cila ka pësuar rënie të lehtë në klasifikim. Ndërkohë që vendi i parë në rajon vazhdon t`i përkasë Turqisë me notën 4.2 duke u renditur e 61-ta në klasifikim.

Shqipëria renditet vendi i tetë ose i parafundit në rajon, duke lënë prapa vetëm shtetin më të ri të Kosovës.

Në këtë kornizë perceptimesh e analizash, TIA u bën apel agjensive zbatuese të ligjit të angazhohen në mënyrë rigoroze në implementimin e tij, si dhe retorikat e angazhimet politike të përkthehen në reforma serioze në qeverisjen e vendit. Beteja anti-korrupsion duhet të vijojë të jetë në qendër të axhendës së qeverisjes si kusht themelor për proceset integruese në Bashkimin Europian. TIA kujton se heqja e imuniteteve për zyrtarë të lartë, deputetë, ministra, prokurorë e gjyqtarë do t’i vendoste realisht të gjithë të barabartë përpara ligjit. Kultura e pandëshkueshmërisë duhet luftuar me çdo mjet.

 

INDEKSI BOTEROR

Korrupsioni vazhdon të jetë shkatërrues për shumë vende në botë, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (CPI) të Transparency International të bërë publik ditën e sotme. Ky indeks tregoi dështimin e shumë qeverive në mbrojtjen e qytetarëve nga korrupsioni, qoftë kjo nëpërmjet abuzimit me burimet publike, ryshfetet apo vendimmarrjet e fshehta.

Transparency International e vlerëson 2011 si vitin e krizës në qeverisje duke theksuar se protestat në mbarë botën ishin tregues i zemëratës me korrupsionin në politikë dhe sektorin publik, të nxitura nga mungesa e stabilitetit ekonomik dhe perceptimet e dukshme të qytetarëve mbi mungesën e transparencës se liderëve e institucioneve të tyre publike.

Këtë vit e kemi parë korrupsionin të jetë kryefjalë në pankartat e protestuesve qofshin këta të varfër apo të pasur. Si në Europën e goditur nga kriza e borxhit ashtu edhe në botën Arabe me fillesat e një epoke të re politike, liderët politikë duhet të përcaktojnë në axhendë kërkesat për qeverisje më të mire. Për këtë arsye, Transparency International bën thirrje për rritjen e përgjegjshmërisë dhe implementimin rigoroz të ligjeve anti-korrupsion, duke kujtuar se përpjekjet në kohë për të përmirësuar transparencën mund të jenë të suksesshme nëse janë të qëndrueshme dhe me përfitim për njerëzit.

Indeksi realizoi përllogaritjen e pikëve për 183 vende e territore sipas një intervali nga 0 (shumë të korruptuara) drejt 10 (shumë të pastra) bazuar mbi nivelet e perceptuara të korrupsionit në sektorin publik. U përdorën të dhëna nga 17 sondazhe të cilat analizuan faktorë të tillë si zbatimi i ligjeve anti-korrupsion, aksesi ndaj informacionit dhe konflikti i interesit. Kërkimet dhe analizat për CPI 2011 janë realizuar gjatë periudhës Dhjetor 2009 – Shtator 2011.

Dy të tretat e vendeve të përfshira në analizë shënuan më pak se 5 pikë.

Pikët më të larta në CPI 2011 i ka marrë Zelanda e Re me 9.5 pikë, e ndjekur nga Finlanda dhe Danimarka me 9.4; dhe Suedia me 9.3 pikë. Duke reflektuar stabilitet politik dhe institucione publike funksionale. Ndërkohë në fund të klasifikimit vazhdojnë të mbeten qeveritë e paqëndrueshme dhe me konflikte të trashëguara, si Afganistani e Mianmar me 1.5 pikë, dhe Somalia e Korea e Veriut (e përfshirë për herë të parë në indeksin e CPI)në vendin e fundit me 1.0 pikë. Vendet e Eurozonës të goditura nga krizat e borxhit, pjesërisht për shkak të dështimit të autoriteteve publike në kapjen e rryshfetit dhe evazionit fiskal si shkaqet kyce të krizave të borxhit, u klasifikuan mes vendeve të BE me pikët më të ulëta.

 

 

18 komente në “Transparency: Korrupsioni- Shqipëria 8 vende më poshtë se vjet, njësoj si Suazilandi, Tonga e Kiribati”

  1. Andreas says:

    Pse Saliu mos ka me pak gra se mbreti i Suazilandit? Ka Lirine, Arencen, Albanen, Majlinden, Raimonden, Lejlan, Jozin, Lulezimin dhe kush i mban mend, le ti shtoje.

    1. protesto says:

      Andreas harrove Shehun,xhelagen,Qerretin dhe disa shoqe te tyre qe i bejne origji ne zyrat e tij kudondodhura ne te tre pushtetet,qe diligjohen nga bucja sllavo-komuniste e fazmicereve,pa harruar laviret e bulevardit qe vazhdojne i bejne karshillet qindra e mijra krimeve makabre te mostres Berisha me falilare e shoke te bera ne vite.Kush dim me shume le ti deklaroje protitutat e komunist Sali Ram Berishes.

    2. akulli says:

      hahahahhahha..

  2. Emigranti says:

    Kjo eshte nje arritje e PD dhe sekretarit te Komitetit qendror diktatorit Sali Millosheviqi.
    Fitore tjera u presin ore popull me keto idjota qe u drejtojne…..

    1. akulli says:

      kjo eshte nje aritje e krye fashistit berish

  3. Ramy says:

    Ky raport eshte frymzuar nga Edvin K. Rama. Refuzoj ta akeptoj, pike.
    Me vjen keq per ju qe bazoheni ketu. Shifrat e Instatit tone falsin qarte.

    Me futjen e LSI ne qeveri eshte permisuar goxha niveli pergjithshem i puneve publike, eficaneca sidomos transparenca. Kualicioni po funksionon 100% , ca ka ketu per te na ofenduar si shpellare??

    1. stalinsali says:

      He??????????
      “Refuzoj ta akeptoj….”, eficaneca sidomos transparenca…” ?!?!?!

      O Ramy, o trim me flete!
      Nje cope keshille te mire, mos tymos me ganja se flet percart pastaj, daulle e Salibabes.

    2. O Ramoo

      Bota po te ishte pa njerez me ironi te holle (si ty ???) ….. ose pa njerez TRAPA (si ty ???) atehere do te ishte shume e merziteshme.

      Por e keqja eshte se ketu TRAPLLEKU ha buke kudo sidomas tek ata ne urdherat e Kryetarit te Partise Demokratike.

      1. kuptohet says:

        Kuptohet qe te ky koment vlejne tre pikepytjet e para. Kuptohet qe po tall trapin me Ramy-in e vertete ate te pikepyetjeve te dyta. ha ha

    3. amerika says:

      DMTH ky raport eshte i sajuar ndersa shifrat e Ilir Kokelopes qe u kap me presh ne dore duke vjedhur live ne Tv nuk jane te sajuara.
      Hajde mendje hajde.
      Prandaj eshte shqiperia aty ku eshte.?????????????????

  4. tourkofagos says:

    kjo eshte Shqiperia e rraces Ariane!!!!??????

  5. erjon says:

    siiiiiiii nuk jemi te paret ne Evrope???
    Detyre Qivirije per 2012

  6. tomori beratit says:

    O Miqte e mi .E keni lexuar te gjithe gabim e ju falet se fundja shqiptar jemi.Keni bere nje gabim trashanik.Duhet ta lexoni nga lart poshte keshtu ka thene i pari yne(qe mos qofte)NE jemi vendi i pare ne Europ dhe kemi lene mbrapa plot 95 vende te tjera.Nuk tha keshtu dhe e bukura Joz qe ne ja kemi kaluar(futur)gjermanis,frances e anglis se italin nuk e veme ne defter.Pra ngadal o MIQTE e mi mereni shtruar lexoeni ashtu siç thot e do i madhi yn dhe do te rezultoj LAJMI ME I GEZUAR i dites .Dakord o popull lexoni e lini koment.

  7. O Ramy

    Ironia jote eshte ne ate nivel qe te ben te dyshosh se tek cila ane klasifikohet.

    Tek ajo shume e rafinuara dhe bukura apo tek ajo tjetra…… e di vete ti …. tek Ironia alla Trashesi Berishe

    1. APOKALYPSIS says:

      Po te hapni pak me shpesh bllogjet, ne fakt ky Rahmadany nuk eshte se ben ironi po i ka me gjithe mend (ato pak tru qe ka) dhe i beson keto qe thote!
      Eshte nga ata birishistet qe me nje pjate fasule me teper qe iu japin ne konvikt jane gati te vrasin dhe foshnja ne bark te nenes !

      1. Landi- Sverige says:

        Cfar te thuash o Apokalypsis. Dhe ne presim te ndryshoje ai vend me tipa te tille si ky Rahmany dhe kryetari i tij i fisit. Keta tipa jane akoma ne periudhen e kalimit nga pemet ne shpella.

  8. toni.l. says:

    Rènsi ka qè jemi mè mirè se Afganistani,vitet qè vijnè janè pozitive???
    presim rènditjen e sulltanit sali.

  9. akulli says:

    ja rezultatet e krye fashistit berisha dhe krye çobanit te bashkis…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje