Dritan Prifti: Metën nuk mund ta mbrojë një ish-prokuror i komunizimit dhe ish shoferi i vet

5 Dhjetor 2011, 16:23Politika TEMA

Gjatë seancës së sotme në ngarkim të Ilir Metës, ka dëshmuar biznesmeni Fatmir Merkaj, i cili ka thënë se Dritan Prifti i ka kërkuar dhurata. “Në një takim që kam patur me Priftin në Rogner, ai më ka kërkuar peshqesh”, ka thënë Merkaj në gjyq.

Ndërsa në përfundim të procesit gjyqësor, duke folur për mediat, përfaqësuesi ligjor i Ilir Metës, Spartak Braho, tha se dëshmitë e sotme vërtetuan edhe njëherë mashtrimet e Dritan Priftit. Spartak Braho tha se, “në këtë proces maskaradë do të kuptoni që Prifti jo vetëm ka kërkuar peshqesh por dhe ka marr”.

Ish-ministri Prifti, duke iu përgjigjur akuzave, ka thënë se Fatmir Merkaj, ish-shofer i Metës, nuk mund ta mbrojë dot shefin e vet.

“Më vjen të qesh kur shoh sa poshtë ka rënë Ilir Meta me mbrojtjen në gjyqin e tij. Sot e ka mbrojtur Spartak Braho dhe Fatmir Merkaj. Njëri është prokuror i komunizimit, që ka varur njerëz në litar, ndërsa është përzier edhe me trafik droge. Ai është denoncuar nga vetë Ilir Meta, pasi u kishte nxjerrë dy personave viza që u arrestuan me drogë në Itali. Tjetri, Fatmir Merkaj, ish shofer i Ilir Metës, që mban të fshehura nën emrin e tij aksione në koncensione hidrocentralesh dhe toka në bregdet. Ata shpifën sot se kam kërkuar para për një koncension, kur gjithë bota e pa videon me zë dhe figurë, ku shefi i tyre më afroi 700 mijë euro. Pse do t’u kërkoja para këtyre unë, kur mi ofroi shefi i tyre. Të katandisesh të mbrohesh nga ish shoferi yt dhe një trafikant droge, e bëjnë Ilir Metën më të pabesueshëm në sytë e shqiptarëve. Ata nuk mund t’u hedhin hi syve shqiptarëve”, thuhet në reagimin e priftit.

3 komente në “Dritan Prifti: Metën nuk mund ta mbrojë një ish-prokuror i komunizimit dhe ish shoferi i vet”

  1. XHINO says:

    eh i mjeri SKRAPARLI ku ka katandisur Zvendeskryeminister ky der ajdut dhe kerkon te fshihet si struci ne rere nga shofere dhe kameleone te komunizmit

  2. Argita_B says:

    Meta me banden e tij nuk ka prova kundra Priftit pasi nuk jane treguar aq rufjane sa u tregua Prifti me Meten.

  3. inf says:

    Po ky braho nji rruaç dhe nji pijanec qe se ka shokun ,te gjithe e njofin ket buze trashe ket qorr me ato syzet si bythe Kavanozi po kush e beson asnji dhe vet Meta HAJDUTI nuk e beson jo me ta besoje njeri ky pis farefis qe beri dhe ben kerrdine kur ka qene met nano ne qeverri nuk la dallavere pa bo ky mangup ky shkerrdhate qelbesire njeri dhe ai shoferi kallogre hesapi .
    ku ka rene kok qypi i çoorrovodes META HAJDUTI sa poshte si e beri vjedhja legen dhe rrugaç me ate goje ku i rrin gjithe diten fjala KARI KARI ne gurrmazin e tij te qelbur qe dhe dhjamin e ka zgjyre ky tradhtar e bazhiobozuk ky mik i Serbise dhe i Viçave te tropojes
    Mos kujtoni se ky rri me deshire te Sali Satrapi jo jo ,aty e mban Mafia e shtetit se ky ka nji kontrate me berrish kriminelin dhe ate e ka firmos ky por…ka dhe nji me MAFIEN E saliut se po ike te presim koken ty dhe sate shoqe dhe kshu e ka hangerr Loqen e saliut mire e mire ky dalenxhi i mutit.
    Mbrohu me shofera mbrohu me njerez qe kane Var njerez si tipi s braho por kur te dali video e Monikes me çin do mbrohesh .
    Se shpejti DRITAN PRIFTI do leshoje ne TV nji video ku do Skandalizohet Kupola e Qeverrise se Tradhtise dhe e hajdutarrise .
    po presim futi Videon se ky pis lapangjoz kshu e do.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje