FBI kthen serverin e Kryeministrisë: Filmimet në 21 janar, të zhdukura!

7 Dhjetor 2011, 10:47Politika TEMA

Zyrtarët e kryeministrisë kanë fshirë filmimet e kamerave ditën e protestës së opozitës më 21 janar dhe për këtë arsye janë marrë nën hetim nga prokuroria. Ata akuzohen për fshehje dhe fshirje të pamjeve filmike të regjistruara nga serveri qendror i kamerave të sigurisë. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të organit qendror të akuzës, sipas të cilëve, njësia e përbashkët hetimore ka regjistruar procedimin penal pa autor, por për dyshimin e kryerjes së dy veprave penale atë të “shpërdorimit të detyrës” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në bashkëpunim.

Sipas këtyre të dhënave mësohet se hetimi ka nisur pas konstatimit të kryer nga ekspertët e Byrosë Federale të Hetimit (FBI-së) se në serverin qendror të kamerave të sigurisë ka pas ndërhyrje më datën 21 janar. Kjo ndërhyrje, sipas tyre, konsiston në faktin se janë kopjuar materialet e filmuar ditën e demonstratës dhe më pas janë fshirë nga memoria e këtij serveri të gjitha filmimet. Prokuroria dyshon se në këto pamje tregohen efektivët e Gardës së Republikës duke qëlluar me armë në drejtim të turmës së demonstruesve. Sipas prokurorisë, dyshohet se me fshirjen e këtyre pamjeve hetuesit e çështjes, nuk mund të identifikojnë me pamje filmike personat që qëllonin me armë luftarake në drejtim të demonstruesve të opozitës të mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para ndërtesës së Këshillit të Ministrave.

“Vetëm pak kohë më parë, pranë Prokurorisë së Tiranës ka ardhur serveri fizik i dërguar nga organi i akuzës pranë zyrave të FBI-së, ndërsa raporti i akt-ekspertimit të tij ende nuk ka mbërritur. Në këtë raport, pritet që ekspertët të FBI-së t’i janë përgjigjur pyetjeve të prokurorisë, nëse ky server është funksional, sa është koha e memories së filmimeve, a ndodhen brenda tij filmimet e ngjarjes së 21 Janarit dhe ekzistojnë gjurmë se është ndërhyrë në këtë server, duke fshirë dhe riformatuar më pas këtë kompjuter. Për të gjitha këto e të tjera pyetje, pritet që ekspertët të jenë përgjigjur në raportin që së shpejti do t’i dorëzohet hetuesve të çështjes”,- thuhet nga prokuroria.

Por, ajo që sipas hetuesve tashmë është konfirmuar, është fakti se në atë server kanë qenë pamjet filmike të regjistruara të demonstratës së 21 Janarit, por, ata janë kopjuar dhe më pas fshirë nga memoria (hard-disku). “Shekulli” në prill të 2011 publikoi lajmin e fshehjes së provave nga zyrtar të kryeministrisë, pas dorëzimit dhe sekuestrimit të këtij serveri në atë kohë me ndërhyrjen e prokurorit amerikanë, i cili i ishte bashkangjitur hetuesve për zbulimin e autorëve të vrasjeve në demonstratën e 21 Janarit. Sipas të dhënave të prokurorisë, mësohet se serveri qendror i kamerave të sigurisë që ndodhej në ndërtesën e kryeministrisë, kishte të programuar kapacitetin e ruajtjes së pamjeve filmike vetëm brenda 48 orëve, më pas ata fshihen automatikisht por që ruheshin në memorien qendrore./shekulli

14 komente në “FBI kthen serverin e Kryeministrisë: Filmimet në 21 janar, të zhdukura!”

  1. LORA says:

    Sado te perdridhet organi i hetimit nuk e fiton dot komoditetin e vrasjes se Kosta Trebickes ne nje zone,si Lekas i Korces, ku nuk e pa njeri.Vrasjet e 21 janarit s’kane nevoje as per serverin e dr. krimit e as per FBI-ne si alibi te piruetave te Ina Rames.Server eshte masa mijra e dhjetra mijra njerzve ne shesh,edhe FBI eshte po kjo mase.Hajde organ hetimi hajde,jeni ju te paret qe doni ti largoheni ketij hetimi e te pazaroni mire e mire me dr.krimin e me gjithe krimin e 20 vjtve kaos e kusari.
    Hetimi, e gjykimi e denimi i krimineleve te 21 janarit eshte themeli pa te cilin nuk mund te kete shtet.

  2. elona says:

    talluni me kete popull,se duron,mban shume shqiptari qe ha bar si gomari dhe lejon akoma keta kalbesira te qelbin vendin tone akoma.

  3. aron says:

    Kam qene vet pjesemarrese ne demostrate me deshire dhe mund te isha vrare,jam e vrare shpirterisht qe vrasesi nuk denohet ,kafshet e dala jashte kafazit qe me Gedecin tani bejne komande sheshit.Nuk e kisha menduar kurre qe ne Shqiperi ti thuash derrit daje.

  4. Rani says:

    Sa poshte kane rene Shqiptaret aq sa nje grup legenesh te tallen me ta ti bejne shurren ne koke dhe per me teper te gajasen klubeve duke ngrene e pire me bemat e tyre pa ju hyre ferre ne kembe. Kemi shume ndergjegje te ulet popullore dhe kjo vjen nga injoranca dhe nga formimi i shqiptareve se ne vende te tjera deri tani do ti kishin varur ne litar ose do ti kishin plasur brenda shtazen dhe kelyshet e tij. Nuk e di ça duhet te ndodhe qe njerezit te ngrihen vete pa pritur as Ramen apo dike tjeter, ne fakt midis shqiptareve ka filluar te mbizoteroje mendimi “ç’me duhet mua” dhe Saliu e di shume mire kete prandaj e shfrytezon me se miri. Perfundimisht shqiptareve ju ka hyre frika ne palce dhe nuk ka shans qe Berisha te ike para fundit te mandatit te tij, per te mos thene qe mund te fitoje prape me ate opozite te vdekur qe ka te mbushur me pedere. Edhe ata pak vullnetare qe jane gati te dalin ne rruge nuk kane garanci se braktisen nga te tjeret dhe pastaj kapen kollaj nga Saliu dhe e pesojne siç e pesuan ata te 21 janarit. Bravo ju qofte arabeve, me te vertete e treguan se ça do te thote solidaritet duke qendruar me jave te tera ne sheshe apo ne rastin e Libise duke bere lufte deri ne fund. NJerez si Sali Berisha njohin vetem gjuhen e forces, çdo tentative dialogu eshte e kote. Paskemi qene popull pa bole, mentaliteti i turkut mbizoteron ne kokat e shqiptareve fatkeqesisht, pajtimi me te keqen eshte bere menyre jetese per shqiptaret………….

  5. Ramy says:

    Edhe FBI u be pale me komunistet? SE kuptoj pse mos ti cohet ekspertve tane profesionist si ata te gjyqit te Z. Meta, ky server, po ja lejme ne dore amerikanve.

    1. BERISHA LARGOHU SEPSE JE KRIMINEL DHE I PABESE! says:

      Ti Ramy je budalla.

  6. LILOLABJA says:

    Ku mbrin cinizmi ,kane 1 vit qe organi i hetuesise tall b…….me nje popull.Ina Rama eshte pjelle e ketij klani dhe si e pagezuar nga e bija e dr tyrylyse do vazhdoje duke i sherbyer Familjes .Nje gje nuk paska mesuar kjo Ina Rama qe nga serveuri i popullit Shqiptar qe prej 1992 me vrasjet e 2 Prillit e deri me sot nuk eshte fshire asnje gje dhe nuk do kete dot nje prokure jo si Ina rama, por as si i famshmi Falkone ta fshehe kete kriminel apo ta fshije nga serveuri qe quhet popull.Po te ishte organi i hetuesise dhe ai i gjykateve ne nivelin e duhur ky kriminel qe quhet SALI BERISHA duhet te ishte ketu e 20 vjet ne burg ,por fale ju marionetave beni qe ky kriminel te beje akoma hije.Gjaku atyre heronjve qe rane ne 21 Janare nuk do te veje deme se ka djem e vajza ky vende qe do vere dhe saline dhe ina ramen ne vendin qe ju takon.Me hir o me pa hir!

  7. Bana says:

    E cka ketu per te hetuar?200 veta te paguar,vandale qe ndjejne kenaqsi duke shkatrruar.Anarkiste qe ushqehen nga anarkia.Kukulla ne duart e politikaneve qe nuk dine ta rrezojne pushtetin me menyra demokratike.Ky nuk eshte populli im.Populli im nuk eshte rrugac,as vandal,as i eger.Populli qe meriton te quhet i tille e shpreh mendimin me vote,jo me puce te stilit bote e trete.

    1. albaniafirst says:

      Bana, ta zeme se ke te drejte me te ashtuquajturit “vandale” sic i quan ti protestuesit dhe une bashkohem deri diku me ty ne kete pike, por kam nje pyetje qe veshtire se do te mund ti pergjigjesh. Ne cilin vend demokratik ne bote keta sic po i quan ti “vandale” vriten. Ketu ne Kanada, ne Vankuver dhe ne Toronto u shkaterrua gjysma e qendres se qyteteve (downtown) dhe askush nuk u vra. Nga ana tjeter u denuan ata qe vandalizuan qytetet, por edhe police qe kishin tejkaluar ligjin. Ti marresh jeten nje tjetri nuk eshte gje e lehte, por vetem ne Salistan vriten shqiptare dhe quhen vandale. I pame pamjet filmike dhe ato qe u qelluan nuk ishin ata qe gjuanin me gure K/Ministrine.

      1. Bana says:

        Qendrat e qyteteve nuk jane zyrat e shtetit.Zyrat e shtetit nuk preken.Ne itali ne nje mbledhje te G8 nje i ri u ekzekutua direkt pasi kaloi zonen off limit i pa armatosur.Sot mbas disa vitesh gjykata i shpall te pafajshem ata qe urdheruan ekzekutimin.Ne kete menyre u cenua siguria dhe integriteti fizik i kapove te shteteve,si pasoje shtetet vete thuhej ne vendim.Ne Amerike nje i ri qe se fundmi qelloi nga shume larg drejt shtepise se bardhe per loje(nga shume shume larg)sot eshte i ulur ne banken e te akuzuarve per tentative vrasje ndaj Obames,rrezikon denimin kapital.Ndoshta si prane ketyre realiteteve qe je,mund te me thuash se cfare rrezikon dikush qe ne Amerike nuk ndalon ne nje postbllok te policise?Cfare rrezikon kush nuk i pergjigjet thirrjes se policise te cfaredo lloji qofte?Cfare rrezikon nje i marre qe nuk respekton zonat off limit rreth figurave shteterore te ketij vendi te madh?Kush ben rezistence ndaj policise?Policia,kryeministria,ministrite jane institucione shteterore.Kush nuk i respekton ato perdhos ligjin,perdhos lirine e secilit nga ne.Une e kuptoj qe ndoshta nga larg nuk ke arritur ta kapesh sensin e atij turpi qe ngjalli kujtime te ne,te cilat shpresonim ti kishim lene pas njehere e pergjithmone.Kjo eshte demokracia???Jo,ndoshta nje imitim i shemtuar i saj.

        1. i says:

          Po moj po, por ai qe thua ti qe u vra ne itali kishte kaluar gardhin, kurse keta te 4 qe vdiqen ketu ishin me duar ne xhepa jasht gardhit te kryeministrise.
          Pastaj meqe na permend usa, sa eshte shanci qe ne usa te dali nje video ne publik ku shifet zv. Presidenti duke bere pazare sme bllok ne dore. ( pazare korruptive gjithmon)
          Billit te shkret per nje gojore e ca nuk i ben e ca nuk i than

        2. shqiponja says:

          Institucionet e dashur Bana duhet te repektohen si institucione qe u perkasin te gjitheve. Populli reagon ne menyre te dhunshme sepse keto institucione perceptohen nga masa e gjere si prone e pushtetit dhe kjo jo me kot. Saliu me shume se kushdo tjeter ka treguar se i trajton institucionet e shtetit si prone e tij dhe familjes se tij. Eshte kapur fort pas pushtetit dhe i eshte mbushur mendja qe te mos heqe dore prej tij ne menyre paqesore njesoj si dikush nuk mundet kursesi te heqe dore nga prona e vet.

  8. Lirim says:

    Mendoj Berisha eshte autori i zhdukjes edhe te Kumbaros.

  9. askushi says:

    FBI ka programe qe lexojne materialet e fshira ne server ose HDD.Ata i kane pare dhe lexuar te gjitha materialet qe kane qene te rregjistruara ne server.Konkluzionet mund ti kete diktuar dikush tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje