Anarkistët italianë i postojnë një bombë shefit të Bankës Gjermane

8 Dhjetor 2011, 20:20Politika TEMA

Mediat gjermane bëjnë me dije se një grup anarkistësh italianë ka përgjegjësinë për dërgimin e një bombe për shefin e Deutsche Bank (Bankës Gjermane), Jozef Akerman. Hetuesit e rajonit të Hesenit bëjnë me dije se kanë zbuluar në vendimin e krimit edhe një letër nga “FAI – Federata Anarchica Informale”. Letra bombë ishte dërguar posaçërisht për Akerman dhe u zbulua në kutinë postare të Deutsche Bank. Askush nuk u plagos. Policia flet për një pluhur eksploziv. Pluhuri ishte presuar në një kuti dhe ishte lidhur me një bateri. Nëse letra hapej, ajo shpërthente.

FAI flet në letër për tre shpërthime kundër bankierëve dhe shushunjave. Kështu, mendohet se në qarkullim janë edhe dy bomba të tjera.

Organizata kriminale e ekstremit të majtë ka marrë në të shkuarën përgjegjësi për disa sulme. Sipas të dhënave, në vitin 2003, ajo tentoi një sulm me letër bombë ndaj Bankës Qëndrore Europiane në Frankfurt.

1 komente në “Anarkistët italianë i postojnë një bombë shefit të Bankës Gjermane”

  1. Vllazeni says:

    Se mos bëni gabim dhe e quani akt terrorist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje