Tensioni mes SHBA-së dhe Rusisë duket se është në maksimum. Pas kritikave të ashpra të Sekretares së Shtetit, Hilari Klinton, për zgjedhjet me probleme dhe manipulime në Rusi, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit rus, Vladimir Putin.
Ky i fundit, gjatë një takimi që ka mbajtur me mbështetësit e tij, është shprehur se SHBA po nxit protestat në Rusi pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve.
Putin është shprehur se shtete të huaja, duke iu referuar SHBA-së, kanë paguar qindra milionë dollarë, në mënyrë që të ndikonin në zgjedhjet e mbajtura në Rusi.
“Jemi të detyruar që të mbrojmë sovranitetin tonë dhe për këtë duhet të forcojmë përgjegjësinë mbi ndikimin e shteteve të huaja, të cilat duan që të influencojnë proceset tona politike”, ka thënë Putin, i cili gjithashtu është shprehur se nuk ka asgjë kundër protestave që po zhvillohen për zgjedhjet, “por ato duhet të jenë brenda ligjit”.
Partia e Putin pësoi një zhgënjim të madh në këto zgjedhje, pasi mori vetëm 49.5% të votave, nga 64% që mori zgjedhjet e kaluara. Por, ajo që e bën shqetësuese situatën, është fakti se partia e Putin ka manipuluar dhe mbushur kutitë në masë. Për këtë arsye, në Rusi kanë nisur protestat.
Keq puna, do plasi lufta
Putini dhe shpura e tij krejt si komuniste-socialistet shqiptare.
a je i sigurt qe je qytetar mo,se mua me dukesh sikur je me keq se mua.
A nuk ju duket se i keni degjuar mjaft here qysh nga 1997 keto fjale (identike) nga goja e merhumit tone Berishe, . A nuk i quajti ky ndyresire orientale njesoj si te nxitura dhe financuara nga amerikanet protestat e 1997…
Eshte thene shpesh qe diktatoret perdorin te njejtjat taktike, gjuhe dhe manipulime dhe u takon popujve tu japin denimin e merituar ketyre maskarenjve gjakpires.
Ja dhe Saliu i russeve ! Kur ju vjen fundi fillojne e arsyetojne me bythe e jo me koke.
Nje korigjim te vogel per Qytetarin
Putini dhe shpura e tij krejt si komuniste-SALIiste shqiptare.