Tiranë, eksploziv banesës së nëndrejtorit të policisë

8 Dhjetor 2011, 11:01Politika TEMA

Një sasi eksplozivi është vendosur në derën e jashtme të banesës së nëndrejtorit të policisë së Tiranës, Dorian Muça.

Lënda plasëse ka shpërthyer rreth orës 02: 30 minuta të mëngjesit të sotëm, 8 dhjetor, në katin e 5-të pallatit ku banon nëndrejtori i Policisë së Tiranës në rrugën “Frosina Plaku”, ” pranë kryqëzimit të “21 Dhjetorit”. Apartamenti ndodhet përballë shkollës “Naim Frashëri”.

Në momentin e shpërthimit Muça ka qenë në banesë bashkë me familjen e tij. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale.

Nga shpërthimi janë dëmtuar dyer dhe dritare. Dëmtime ka pasur dhe në banesën përballë asaj të zyrtarit të policisë.

Pista kryesore e hetimit është ajo për shkak të detyrës si nëndrejtor për hetimin dhe parandalimin e krimit në Policinë e Tiranës.

Strukturat më të larta të policisë së kryeqytetit ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur autorët e këtij shpërthimi. Rreth orës 09: 20 minuta në banesën e  Dorian Muçës ka mbërritur vetë zv prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme i Krimeve të Rënda, Kosta Beluri.

Sektori i hetimit dhe parandalimit të krimit në bashkëpunim me forcat antieksploziv kanë nisur hetimet.

Ndërkohë që kamera e sigurisë e vendosur në portën hyrëse të pallatit është një gur i mirë në dorë të hetuesve, pasi ajo mund të ketë filmuar dhe personat që kanë vënë eksplozivin.

 

4 komente në “Tiranë, eksploziv banesës së nëndrejtorit të policisë”

  1. Halim Kuqoja says:

    “AtA” qe ia vune eksplozivin Gjykatesit te ndjere te Vlores Skerdilajdit, “AtA” qe dogjen, Shikasin Isa Copa, “AtA” qe vrane qytetaret me 21 janar, “AtA’, AtA”, etj….. qe komandojne krimin qe rrjedh direkt nga shteti dhe Qeveria e (S)Ali Babait (B)-er-isha- me Dyzet hajdutet, ata qe bene krimin me makaber e vodhen zgjedhjet e 8 majit, “AtA” qe te vrasin e te qajne diten, -“AtA” dhe vetem “AtA” i vune eksplozivin nen/drejtorit Dorian Muca. E cuditeshme dhe si shpjegohet te gjitha keto ndodhin kur Sali Berisha Gerdeci ndodhet ne “udhetiim jashte shtetit” apo kur “inaguron” rruget e atdheut- vriten njeres e vendosen eksploziv,-“vrasesit” si gjithmone – “persona te paidentifikuar” “ne drejtim te paditur” -vrases me pagese” -ndersa se fundmi me spektakolarja-KANE ERDHUR VRASES NGA JASHTE KANE VRARE GJYKATESIN DHE SHIKASIN!!!!!!!!”-d.m.th. KANE HYRE ALIENET tashme ne Shqiperi e vrasin!!! Sali Berisha -Ti e di kush i ka vrare keta njeres ashtu sic di TI & KULICAJ kush e vrau KOSTA TREBICKEN -ai, ai— “KUQOJA I BANDES SE 5 DYQANEVE” – KETE NUK E THEM UNE PO E DI TERE KORCA E VOSKOPOJA!!!

  2. Tirana Re says:

    maloket lajne hesapet me njeri tjetrin

  3. gjon says:

    Mevjen mire qe zoti DORJAN ka shpetuar pa u demtuarFAMILJERISHT.Ishalla kesje radhe Policia e shtetit ti kapi keta KRIMINELE qe po teroizojne vendin tone ,paqka se SALI BERISHA na thote pernate FLINI TE QETE SE SHQIPERIA ESHTE VENDI ME I SIGURTE NE BOTE.

  4. Bujari says:

    Doriani vetem se ka mbiemrin Muca dhe eshte miku i Lulzim Bashes ka mberritur deri aty ku edhe e goditen, ne te njejten kohe edhe me ndihmen e bashkeshortes qe ka edhe ajo lidhjet e veta se sa per polic, eshte nga me te dobtit e policise se shtetit. keta lloi policesh e kane te veshtire te sherbejne me mire punen policore por …………..shpenzimet e medhaja i detyrojne te bejne edhe pune te tille qe marrin kete shpeblim….dinamitin. A nuk ju bie ne sy juve qe mbiemri MUCA eshte ne anti droge, ne mbrojtjen e deshmitare qe po vriten per dite, ne drejtorine e tirane….o zot i madh…Saimir Muca derjtori!!!!!!polici me i dobet dhe nga me te korruptuarit dhe e gjithe kjo se te gjithe keta Mucat kane lidhje me SELIM MUCEN kryehajdutin e pronave te bashkesise islame…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje