Pamjet e 21 janarit u fshinë nga Kryeministria gjatë natës

8 Dhjetor 2011, 10:57Politika TEMA

Pamjet filmike të regjistruara gjatë protestës së 21 janarit nga kamerat e sigurisë të kryeministrisë janë kopjuar dhe fshirë gjatë natës mes 21 dhe 22 janarit. Një person i specializuar ka nisur procesin e kopjimit dhe fshirjes në orën 01:00 dhe ka vazhduar deri në mëngjes. Në këtë përfundim kanë arritur ekspertët e Byrosë Federale e Hetimit (FBI) pas këqyrjes dhe ekspertimit të serverit qendror të kamerave të sigurisë të vendosura në vende të ndryshme të ndërtesës së Këshillit të Ministrave. Prokuroria dyshon se këto kamera kanë filmuar gardistët duke qëlluar me armë drejt protestuesve.

Sipas raportit të firmosur nga ekspertët e FBI-së, i cili po përkthehet në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme, në serverin qendror ka ndërhyrje dhe dëmtime sipas gjuhës së ekspertëve të informatikës. “Nga këqyrja e serverit qendror dhe ekspertimit të tij, është konstatuar se pamjet filmike të regjistruara gjatë 21 Janarit 2011 fillimisht janë kopjuar dhe më pas janë fshirë. Fshirja rezulton se është bërë në orën 01:00 të datës 22 Janar 2011, në momentin e riformatimit të serverit qendror. Dyshojmë, se ky veprim është kryer nga një ekspert i fushës së teknologjisë kompjuterike, inxhinier i IT-së”,- thuhet ndër të tjera nga burimet pranë organit qendror të akuzës, duke iu referuar raportit të ekspertëve të FBI-së./shekulli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje