“Zhgënjimi ndër rradhët e vendeve të BE-së është i madh. Ky ndoshta është shanci i fundit ku Shqipëria mund të suksedojë për integrimin në Bashkimin Europian.”Me këto nota paralajmëruese është drejtuar europarlamentari Victor Bostinaru gjatë një takimi me studentët në zyrën për informim të Bashkimit Evropian.
Më tej ai theksoi se është momenti dhe koha që Shqipëria të luajë fort dhe të fitojë, nevojitet patjetër një përgjigje pozitive nga Shqipëria.
Ndërsa shefi për Evropën Juglindore në KE, Eduard Kukan tha se rajoni ndodhet në një proçes transformimi që po shkon drejt realizimit të plotë. Më tej ai theksoi se nuk mund të flitet për një zgjerim të BE-së, për sa kohë nuk zgjidhet çështja e Greqisë. Kukan ka vlerësuar se Shqipëria ka të gjitha dispozitat të ofrohet si një aset në interes të Bashkimit Europian.
“Dekadën e kaluar rajoni pësoi transformime reale. Proçesi nuk ka mbaruar akoma, po shkon drejt realizimit. Ne do të ofrojmë mbështetje për presporiotetin e vendeve që aderojnë pasi ky proçes do të ndihmonte për forcimin e pozitës të BE-së.Vendi juaj ka të gjitha dispozitat të ofrohet si një aset në interes të BE-së. Sonte eurodeputetët do diskutojnë për zgjerimin e BE, përpjekjet që kanë bërë vendet në rajon dhe krizën ekonomike. Disa janë kundër zgjerimit, pasi e konsiderojnë si shkaktar të krizës. Pa u zgjidhur situata me Greqinë nuk do të ketë hapa konkretë për zgjerimin e BE-së. Por antarët e BE janë të vëmendshëm në zhvillimet e brendshme në rajon. Pas një ngërçi politik, në Shqipëri ka sinjale pozitive, kemi futje të partive në parlament, kanë krijuar projekte për reformat. Është mirë që të bëhet integrimi”-tha Kukan.
Grupi nga Parlamenti Evropian ka mbërritur gjatë ditës së sotme në Tiranë në kuadër të takimit të 4-ët BE-Shqipëri të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociimin.
Delegacioni i PE-së kryesohet nga shefi për Evropën Juglindore në KE-së Eduard Kukan dhe europarlamentarët Victor Bostinaru, nënkryetar i grupit S-D Rumani, Antonio Cancian nga EPP Itali , Tanja Fajon S-D Slloveni, Stanimir Ilchev nga partia ALDE Bullgari dhe Michail Tremopoulos nga Greens/EFA Greqi.
Gjatë ditës së sotme delegacioni i PE-së pati takime me presidentin Bamir Topi, me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, me kreun e PS-së Edi Rama.
Ndërsa ditën e nesërme delegacioni i Parlamentit Europian do të marrë pjesë në takimin e 4-ët BE-Shqipëri të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociimin./ora-news
nuk mund te lejoje Sali Ram Maloku shqiperine te hy ne EU sepse do ishte fundi i tij ..me burg te perjetshem…. simbas ligjeve europiane
pune korrakesh,,,,,,
Gjalle je GOJOR ?!-Sikur te paska ikur zeri,mos je takuar gje me Plakun edhe….eeeee ?
Turkofagos, t’i lexoj nganjehere komentet, por pertoj tu pergjigjem se s’ja vlen.
Nje keshille te jap. Mos i fut te gjithe ne nje thes, lali !
Shqiptar jam, por jo korrak ! Bile jam me shume jo vetem turkofagos se ty, por edhe sllavofagos dhe grekofagos !
duke mos qene nje i tille,ti ske pse shqetsohesh,une nuk pergjithesoj gjithe shqiptaret,por shqipfolesit,,,,,,,,
Zgjidhja e vetme eshte organizimi i shoqerise civile ne protesta masive per rezimin e qeverise sa me shpejt.
Mos u genjeni nga partite opozitare se jane pjese e lojes, per te ndare fitimet me Saliun dhe per ta zvaritur processin e integrimit perjetesisht.
Saliu eshte Mbret dhe krye-maskara, por me e keqja eshte i shitur tek te huajt dhe qellimi i tij eshte ti merziti KE-ne. Ai vetem do ti ftoje per investime qe ti vjeli per vete dhe shqiperine ta fundisi per here e me teper.
Rama eshte pjese e lojes se Saliut!
Duhet zgjedhje te reja dhe krijimi i qeverise me njerez te paster. Duhet te hapen dosjet dhe largimin nga gjithe administrata te ish-sigurimsave!
Demokracia nuk mund te vije nga zgjedhjet e korruptuara! Krimineli nuk do lejoje kurren e kurres zgjedhje te verteta! Me vota te vjedhura, shani sa te doni Saliun, ai do jete apo shoket e tij ne pushtet!