Dashuria vjen gjithmonë me një çmim djalosh!

8 Dhjetor 2011, 13:26Lifestyle TEMA
Dashuria vjen gjithmonë me një çmim djalosh!

Luke me mamane e tij

Kur britaniku Luke Armstrong zuri të dashur, donte të kalonte çdo moment duke folur me të. Por shumë shpejt e kuptoi se dashuria e ka një çmim- plot 912 sterlina në muaj faturë telefonike.

14 vjeçari e la mamanë e tij të befasuar kur i tregoi asaj se sa kishte harxhuar në një muaj. Mamaja e tij, Julie, thotë se tani e ka falur të birin, por ka kërkuar që kompanitë telefonike të parandalojnë probleme të tilla duke krijuar një limit shpenzimesh.

“Luke zuri të dashur dhe e përdorte telefonin në mes të natës, kur hante, në shkollë, kudo. Duket gjë e mirë, por kur pashë faturën, desh më ra infarkt”, thotë ajo.

Kompania telefonike O2 nga ana e saj thotë se ajo u ofron gjithë klientëve mundësi të kontrollojnë se si shkojnë shpenzimet. Nuk e ka ajo në dorë se kur e teprojnë ata.

1 komente në “Dashuria vjen gjithmonë me një çmim djalosh!”

  1. LOLA says:

    eeeehhhhhh cte ben dashuria o te le budalla o te le fukara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje