Eurodeputetët: Skandal cilësimi i presidentit Topi si puçist

8 Dhjetor 2011, 20:52Politika TEMA

Eurodeputetët Kukan, Bostinaru dhe Fajon kanë vlerësuar rolin që ka mbajtur Presidenti Bamir Topi në ngjarjet e janarit të këtij viti, por nga ana tjetër e kanë cilësuar skandaloze tentativën për ta përfshirë atë në skenarin e një puçi shteti, siç bëri në fakt kryeministri i vendit Sali Berisha dhe deputetët e tij në komisionin që ngritën për këtë ngjarje. Në takimin e eurodeputetëve me kreun e shtetit mësohet se ndër të tjera është prekur dhe çështja e 21 janarit, që u rikthye në debatin e ditës pas deklaratave të bëra nga kreu i të djathtëve të PE-së, Daul. Kukan në fjalën e tij ka vlerësuar rolin ekuilibrues dhe të paanshëm të Presidentit, pavarësisht presioneve politike. Ai falenderoi Presidentin për qëndrimet e tij gjatë krizës së fillim-vitit, një periudhe që ai e quajti tejet të vështirë për Shqipërinë dhe të rrezikshme për Presidentin. Ndërsa nga ana e tij përfaqësuesi i socialdemokratëve në PE, Bostinaru, përveç vlerësimit të rolit të Presidentit në atë periudhë, u shpreh i skandalizuar nga tentativat e disa zërave, siç u shpreh ai, për ta përfshirë Presidentin në një “coup d’êtat” (puç shteti). Si Kukan, ashtu edhe Bostinaru vlerësuan thirrjet e vazhdueshme të Presidentit për t’i dhënë fund konflikteve politike dhe theksuan që fajtore për krizën politike 2-vjeçare dhe kohën që Shqipëria ka humbur në procesin e integrimit, ishin aktorët kryesorë të partive politike. Nga ana e saj eurodeputetja Fajon vlerësoi paraqitjen e situatës që bëri Presidenti dhe theksoi rolin që duhet të luajë në demokratizimin e shoqërisë rinia shqiptare, tek e cila ajo tha se kish parë një energji dhe dëshirë të madhe për të dhënë kontribut në fusha të ndryshme.

14 komente në “Eurodeputetët: Skandal cilësimi i presidentit Topi si puçist”

  1. Kalorsi i zi says:

    Dmth , Sali Berisha eshte kriminel. Presim qe kryeministri Francez ti thote, Zhduku jep dorheqjen

    1. EDIRUCI says:

      CFARE THANE PER EDI RAMEN? I SEMURE PSIQIK???????????????

    2. EDIRUCI says:

      PO PER RAMEN, A THANE SE ESHTE I SEMURE PSIQIK….

  2. elinor bahiti says:

    A thu ka fillu me i dale narkoza Evropes??

  3. sindi says:

    i ka dale narkoza dhe per cudi po fillojne te flasin shqip ”Europes”

  4. ana says:

    Bamir Topi duhet patjter Kryeminister qe ky vend te bASHKOHET NE GJIRIN E EUROPES DHE SHQIPERI TE NJIHET NGA VENDET E BOTES SI NJE VEND QE ME TE VERTETE KANE ZGJEDHUR NJE LIDER QE E MERITON TE DREJTOJE KETE VEND PAS NJE TORTURE TE EGER BARBARE 20 VJECARE ME TE ASHTUQUAJTUREN “DEMOKRACI BERISHJANE KOMUNISTE STALINISTE” PERSHENDETJET ME TE PERZEMERTA TE VIJNE NGA NJE GRUP TE RINJSH NGA SHKODRA ZOTI PRESIDENT… TE DUAM DHE DO TE TE DUAM GJITHMONE SE VETEM TI MUND TE SJELLESH DEMOKRACINE E VERTET TE CILEN PO PRESIM TE VIJE NE VENDIN TONE DHE ME DESHIREN TONE TE FTOJME QE VITIN E RI TA KALOJME SEBASHKU NE SOFREN SHKODRANE ME KENGETARE DHE ARTISTE TE MERITUAR MEQE KJO TREVE KA DHE DO TE KETE NJE TRASHEGIMI KULTURORE ARTISTIKE ME VLERA.JE I MIREPRITUR GJITHMONE NE QYTETIN E SHKODRES.JETE TE GJATE ZOTI TANI DO ZOTI SI KRYEMINISTER…..

    1. EDIRUCI says:

      ANES E PAS ANES OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO…

  5. GENTI VLORE says:

    BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOO SHKODRA JENI ME TE VERTETE TE MEDHENJ BASHKOHEMI EDHE NE ME JU QE BAMIR TOPI TE MARRE TIMONIN E KETIJ VENDI . BRAVO SHKODRA BRAVO RINIA SHKODRANE ME TE VERTETE JENI DJEPI KULTURES

  6. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    21JANARI ;TOPI DUHET TA PRANOJ QE ISHTE AJO DITE KUR RAMA DHE KRIMINELET E TIJ DESHTEN TA MARRIN PUSHTETIN ME DHUNE

    1. tekniku says:

      Duhet te jesh shume mendje shkurte te thuash kete.Historia jone ka treguar se eshte tjeterkush qe me tanke sulmoi dhe pushtoi kryeministrine dhe televizionin.A thua vertet je kaq partiak i semure?

    2. EDIRUCI says:

      EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE–SI ARRITE TE PUBIKOSH NJE KOMENT ANTI RAME?

  7. Dea says:

    Pucist ndoshta jo…por i pabese deri ne palce totalisht!Tradhetar i idealeve te veta…por rastesia e turperoi para te gjitheve!!!

  8. EDIRUCI says:

    NUK NA THATE CFARE THA KRYETARI I GRUPIT ME TE MADH TE DEPUTETVE TE PARLAMENTIT EUROPIAN PER EDI RAMEN-I SEMUR PSIQIK?

  9. lushi says:

    ndoshta e kam gabim,por edi rama sot per sot nuk esht asnji ghe, esht thjesht nji kryetar partie si te gjith kryetaret e partive te tjera ,nuk ka asnji rol dhe pergjithsi si ne parlament ashtu dhe ne qeveri ,po qa dreqin keni me edi ramen te tjer jan ne qeveri, te tjer jan ne gjykat ,te tjer jan ne prokureri ,te tjer jan polici, e ku e ku ju mereni me edi ramen….. te dashur lexues te djatht apo te majt ne te gjith vrasjet qe jan ber te demostrues, deputet, krytar komune ,bizismen ,gjykates, apo avokat me thoni nji rast qe esht gjetur fajtori…… ne te ghith boten demokratike fajin e ka qeveria qe udheq e djatht apo e majt qoft ajo ,,me thoni te dashur lexues te djatht apo te majt ne qfar vendi te botes gjendet nji kryeminister pyrtja ne qfar vendi te botes esht nji kryeminister qe shan ofendon deri ne vrasje ne mes te parlamentit…….te dashur lexues te djatht apo te majt kemi ose me mir keni….. mbasi kam 20 vjet qe jetoj ne itali…. 20 vjet me salen nanon meten nuk u lodhet me kta te degjenerum qe po e vjelin shqiptarin siq ju don bytha do vi nji dit qe do jeni ju qe do ti paguani borgjet e kesaj qeverie ,si po paguan sot populli italian borgjet e qeverve qe kan qen perpara…. pershendetje te gjith lexuesve te gazetes tema

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje