-Jozef Daul iu është përgjigjur komentuesve të shumtë shqiptarë duke u thënë se ai respekton pikëpamjet e tyre, por nuk toleron fyerjet. “Shumë që shumë prej jush nuk janë dakord me qëndrimet e mia për Shqipërinë,” shkruan ai.
Deklarata e bërë dy ditë më parë nga kreu i të djathtëve të PE-së, Jozef Daul, i cili tha se Berisha ndali gjakderdhjen më 21 janar dhe e cilësoi Edi Ramën një të sëmurë, ka shkaktuar reaksion tek e majta në vend, por jo vetëm. Shumë persona kanë mësyrë në faqen personale të Daul duke e sharë në anglisht e duke i bërë pyetje të tilla si “sa të pagoi Sali Berisha për atë që the” etj. Gjithë pasditen e sotme në faqen sociale të eurodeputetit ka pa fund komente të shqiptarëve që e kritikojnë ose i kërkojnë sqarim për atë çfarë tha para dy ditësh në krah të Berishës. Ndërkohë deputeti Erion Braçe shpreh indinjatën e tij duke kërkuar që Daul të kërkojë falje për atë deklaratë, pasi sipas tij, ka fyer familjet e katër të vrarëve në sheshin ditën e 21 janarit. “Tregoi Joseph Daul se ç’është “21 Janari”! Tregoi se si u vranë Ziveri, Hakurani, Faiku dhe Aleksi! Tregoi se si i morën plumbat në kokë dhe në gjoks! Tregoi se në duar kishin asgjë! Tregoi se ishin në Bulevard, jashtë çdo rrethimi mbrojtës por përballë Selisë së Kryeministrit! Tregoi se i qëlluan truprojat e batalionit special të Kryeministrit Sali Berisha, mikut të tij gjakatar! Kërkoi një shpjegim Jozef Daul, publik po aq sa avokatia e tij për Kryeministrin tonë gjakatar! Kujtoji se duhet të kërkojë ndjesë publike për denglaratat e tij tejet fyese për çdo shqiptar (përveç mikut të tij gjakatar).”, shkruan Braçe duke ftuar miqtë e tij që t’i shkruajnë Daul në profilin e tij zyrtar. Thirrjes së Braçes ia bashkuar dhjetëra qytetarë shqiptarë duke shprehur drejperdrejt Daul-it mendimet e tyre ne linkun: http://www.facebook.com/joseph.daul?sk=wall
Çfarë shkruajnë shqiptarët e indinjuar në profilin e Daul
“Sa të ka paguar Sali Berisha që të thuash idiotësira për vrasjen që ai u bëri katër njerëzve të pafajshëm në qendër të Tiranës? Ti je pranë njerëzve të ngjashëm me Gadafin ose më bastardë se ai.”
“Zoti Dawn, ti je një vrasës si shoku yt Berisha nëse ti e pëlqen atë, turp të të vijë!”, i shkruan një vajzë.
Ndërsa një tjetër preferon ta shajë shqip me fjalët “Ik p….” dhe i thotë që t’ia përkthejë përkthyesi nëse nuk e kupton.
Një tjetër komentues i thotë Daul se “ti je një budalla, nuk ke informacion çfarë ka ndodhur më 21 janar”.
Ndërsa një tjetër komentues shkruan: “Nuk është se ti nuk je i informuar, por ti je një tendencioz, injorant, i korruptuar, i mangët, një burrë plak mendjengushtë që mbështet çdo vrasës në masë për aq kohë sa ata të japin ryshfet, dhe nuk ke mëshirë për njerëzit e varfër nën regjimet totalitare, je si ata “djathët e butë francezë” që thirrën nazistët gjatë Luftës së dytë botërore në vend që të luftonin si kombet e mëdhenj të Britanisë së Madhe dhe Amerikës ….
MOS FLISNI NE EMER TE SHQIPTAREVE.
shyqyr qe jan te paket mostra te tille si “DAUN” ne europe se pastaj do te quhej shqiperi
ne emer te kujt te flasim ne emer te serbit??? ne flasim ne emer te kater deshmoreve te demokracise
ne nuk flasim vetem ne emer te nje grushti malokesh si puna jote
filloi censura dhe te dauni,sapo u fshine rreth 60-70 komente kritike kunder tij,nga ana e shqiptarve te indinjuar nga deklaratat e ketij krimbi !
I fshiu komentet legeni!! Por une une nuk do ta le me kaq, jo vetem ndaj tij por edhe shume te tjereve si Wolfarth; do t’u shkruaj anetareve te tjere te larte ne PPE. Kjo maskerade duhet te perfundoje nje here e mire. Evropa duhet ta heqe masken e hipokrizise ne varesi te interesave te saj.
Gati jam une…
O KELYSHI BERISHES
http://www.facebook.com/europeanparliament?ref=ts&sk=wall
duhet qe te shkruajne dhe ne faqen e PArlamentit evropian
legeni..ndyresira,,ja ka mbusha sala xhepat me lek atij dhe i dukemi budallenj ne atij..na i fshiu komentet dhe na bllokoi mgjth ne jemi shume dhe kemi shume account fb dhe do e cmendim sot
po fratini qe foli kunder rames edhe ai u pagua
ha,, komenti tim…. ja u thithnin nazisteve, jo thirren nazistet…
kjo eshte thjesht ngushellim per ne… po s´u organizuam te permbysim diktaturen,, mund te merremi gjithe diten me Daul-er si ky, po s´kemi gje ne vije…
ka gjetur kohen kur EUROPA nuk di se ç rruge ti japi krizes ne te cilen ndodhet dhe erdhi ne SHQIPERI per te vjellur vrerin qe mbart ne bark ai si i korruptuar bashke me regjizorin e kesaj komedie te felliqur Sali .Berishen.Shpresoj ti zeri gjaku i atyre bij nenash qe rane te pafajshem
Ato qe shpreh Daul e ambasadori i OSBE-se ne Tirane jane pak nga ajo mori “gabimesh” qe kane bere europianet per demokracine ne Shqiperi! Une shpesh kam shprehur rezervat e mia per europianet, se si e shikojne ata Shqiperine ne rrugen e demokracise. Ambasadoreve te tyre u duket me prioritare te vene ne mitingjet per “mbrojtjen” e b.thes se Klodit (a Kledit nuk di si quhet) ne Lezhe se sa te interesohen per problematikat e shumta qe ndeshet cdo dite Shqiperia si problemi i drejtesise, i prones etj. etj. qe jane shtyllat te rendit kapitalist, vija demarcazioni midis rendit kapitalist e komunist!…. Jemi ne qe duhet te mblidhemi e te “clirojme” vendin tone nga katraura qe shkon cdo dite e me teper!… Sidomos ne qe jetojme ne Europe prej vitesh duhet te behemi shpetimtar te vendit tone pa bindje politike. Europa ne disa pikepamje eshte me te vertet kurve! Shikoni ku po perfundon e nuk eshte akoma fundi!..
Edhe njehere i prezantoheni botes per ate qe jeni…flisni per ate pjese te Shqiperise qe prezantoni,mos perfshini dhe shumicen ne llumin tuaj.Ju nuk dini c’eshte toleranca,liria per te shprehur opinionin personal pa u kushtezuar nga asgje dhe asnjeri.Zoti Daul ka te drejten te shprehi mendimin e vete,ju nuk po shprehni tuajin ketu???Ky vend ka mbetur peng i njoranteve qe nuk dine te degjojne…e korruptuan dhe kete apo jo?Korruptuan dhe OSBE dhe ambasaden amerikane?Lerini keto endrra persekutimi dhe shihni realitetin ne sy per ate qe eshte.Edhe njehere pjesa jo njerezore e ketij populli i ben reklamen me te shemtuar te mundshme ketij vendi.Turp!