Nata kur Europa ndryshoi

9 Dhjetor 2011, 14:23Politika TEMA

Nga Gavin Hewitt, BBC

Një hap i madh u ndërmor drejt një integrimi më të ngushtë. Nuk ishte rezultat i një kërkese nga njerëzit në Europë. Erdhi për shkak se liderët e Europës besonin se projekti i tyre kurrë nuk kishte qenë në një rrezik të tillë.

Natën e shkuar shumica e qeverive evropiane dorëzuan një copë nga sovraniteti i tyre. Në të ardhmen, planet për taksat e shpenzimet do të shfaqen përpara zyrtarëve europianë përpara qeverive vendase.

Do ketë sanksione automatike kundër atyre vendeve që tejkalojnë shpenzimet. Një bashkim monetar ka lëvizur drejt një bashkimi fiskal.

Si rezultat i negociatave të vonshme mbrëmë, kemi tani një Europë me dy shpejtësi. Presidenti francez, Nikola Sarkozi e pranoi këtë. Ai tha se ishte përgjegjësi e atyre që hoqën dorë nga opsioni i monedhës së përbashkët.

Disa vende jashtë eurozonës kanë debatuar me pasion kundër një Europe me ‘brenda’ e ‘jashtë’, me dy kategori anëtarësimi. Por kjo ndodhi megjithatë.

Liderët e Europës dështuan për të arritur një marrëveshje për traktatet e BE. Në vend të kësaj, rregullat e reja do hyjnë në fuqi përmes traktateve ndër- qeveritare.

Do ketë një marrëveshje që përfshin 17 anëtarë të eurozonës dhe disa shtete të tjera që duan të përqafojnë rregullat e reja.

 

Izolimi britanik

Pengesa kryesore për ndryshimet ishte Britania. Kurrë më parë nuk ka qenë më e izoluar në Europë.

Dejvid Kameron ka kundërshtuar shumë liderë europianë. Në këndvështrimin e tyre, ai e përdori veton në një kohë kur Europa ishte në hall.

Nëse do ketë ndryshime në traktat, kryeministri britanik kërkonte përjashtime nga disa rregullime financiare, por Gjermania e Franca nuk lëshuan pe.

Në veçanti, presidenti Sarkozi ishte i vendosur se nuk do kishte lëshime për Britaninë. Sipas tij, kjo do minonte një punë shumë të madhe për të rregulluar sektorin financiar.

Francezët besojnë prej shumë kohësh se një nga arsyet se përse eurozona është në krizë është se sektori financiar nuk është i rregulluar siç duhet. Kishte shumë pak zëra të përgatitur për të mbrojtur City-n e Londrës.

Në fund, Dejvid Kameron konkludoi se ndryshimi i traktateve të BE do ishte në kundërshtim me interesat britanike.

Prioriteti i tij ishte që të mbronte sektorin financiar britanik dhe tregun e përbashkët, të cilin ai e sheh si një nga përfitimet kryesore të anëtarësisë në BE.

 

Më afër nga sa ishte planifikuar

Argumentet megjithatë nuk janë sosur. Një pyetje themelore është nëse institucionet evropiane mund të përdoren për të implementuar një traktat ndër- qeveritar.

Gjermanët e francezët duan që Komisioni Europian dhe Gjykata Europiane për Drejtësi të angazhohen për të kontrolluar zbatimin e rregullave të reja.

Ajo që shqetëson britanikët është se institucionet e BE nuk mund të kenë rol formal në marrëveshje jashtë traktateve të BE.

Një marrëveshje ndër- qeveritare mund të implementohet më shpejt se një traktat i plotë. Nuk do jetë nevoja për ratifikime intensive. Megjithatë ajo nuk mund të jetë shumë rigoroze.

Edhe kështu, impakti kryesor i këtyre ndryshimeve do jetë në terma afatgjatë.

Marrëveshja historike e mbrëmjes së shkuar ka pak për të thënë për borxhet, në lidhje me mungesën e rritjes ekonomike apo për ekonomitë evropiane që vijojnë të ecin të përçara.

Testi kryesor do të jetë nëse një angazhim për më shumë disiplinë financiare do të çlirojë Bankën Qendrore Europiane që të veprojë me më shumë agresivitet në tregje për të ulur kostot e marrjes borxh për vende të trazuara si Italia e Spanja.

Kreu i Bankës Qendrore Europiane, Mario Dragi ishte i matur mbrëmë, kur tha vetëm se marrëveshja do ishte një bazë e mirë për kompaktësi fiskale e më shumë disiplinë.

Për Britaninë, kjo shënon një ndryshim rrënjësor në marrëdhëniet e saj me Europën. Kurrë më parë nuk ka qenë kaq në kufi Britania.

Nëse eurozona bie, sigurisht Britania do gjejë të tjerë ku të mbështesë vizionin e saj. Në shtëpi do ketë debate nëse kjo Britani duhet të shkojë më tej dhe të vendosë nëse duhet të qëndrojë në BE.

Për europianët, ata janë tani një në Europë më të bashkuar nga ajo çfarë kanë votuar ndonjëherë. Por Zhan Mone, një nga themeluesit e BE, ka thënë se Europa do farkëtohet në kriza. Një gjë e tillë është provuar deri më tani.

7 komente në “Nata kur Europa ndryshoi”

  1. Bora Korabit says:

    Europa pa kufi eshte e ardhmja jone,Europa si nje Amerike e dyte,por me rregullat dhe ligjet qe duhet te zbatohen nga te gjitha vendet antare.

  2. USA all the way says:

    @ BORA
    EUROPA NUK BEHET KUR SI AMERIKA SE NUK KAN MENTALITETIN E AMERIKES QE KAN PARIME TE NJEJTA, EUROPA E KA MENDJEN KUSH SHTET TE PUNOJ ME PAK DHE KUSH DO TA FRY ( GJOKSIN ) ME SHUM, BASHKIMI EUROPIAN ESHTE NJE KATASTROFI E SHEKULLIT 21,(PER EUROZONEN) DUHET TA SHPERBEJN ME NJEHER QE CDO SHTET TE FILLOJ NGA REFORMAT E VET PER TU RRIMBEKEMUR, PO TE SHIKOSH MENTALITETIN E EUROPSE CDO SHTET MBURET ME RACEN E VET, ( DHE NE HISTORI KA SHUM LUFTERA ) SI PUNA JONE NE SHQIPERI AQ PAK SA JEMI DHE NE NJE MENDJE NUK NUK BIHEM ASNJEHER, NE AMERIK PUNOHET PER AMERIKEN. ( KURSE NE EUROPE PUNOHET PER GREQIN,ITALIN, ETJ..)

  3. nipcja says:

    Hej tu all the way….by the way
    Ca ke per te thene ndonje gje qe ja vlen dhe leri keto palacolleqe amerikane.Te te pyes, te ka marre malli te besh nje rruge ketej nga Evropa? Ja po ta jap une pergjigjen se mos te vjen zor..ti vdes per evropen dhe per te marr pak era mesdhe po ske ci ben se je larg dhe te kushton dhe te duhet ti marresh leje afendikoit greko italo anglo ……………….amerikan.Kush ta tha ty qe eshte katastrofe o mendje ndritur. Po demek shtete si Anglia ju ngjasojne shume juve se doni qe ta beni gjithe boten skllave, te blini lendet e para lire sic i keni blere deri tani dhe te shisni produkte piramidale financiare pa mbarim…..Hajde ketej bej vitin e ri dhe krishtlindjet dhe shiko pleqte meqe jane dhe festat se evropi qe thua zotrote eshte shume i dashur dhe ka me klas se amerika jote. hajde good bye and good luck.

  4. USA all the way says:

    @ nipcja
    O NIPCE TY TE FALEMINDERIT PER FTESEN PER NE EUROPE, PO ATY ISHA SA U KTHEVA,NGA ROMA, ATHINA, TIRANA, KE TE DREJT,(EUROPA ESHTE SHUME E BUKUR ) DHE KA KULTUREN E SAJ, UN NUK E MOHOJ ATE GJE ( QE TA DISH DHE TI ) PO KUR FLASIM PER EUROPEN E BASHKUAR PO TE THEM ESHTE GABIM, SE JAN SHTET ME ( HUQE ) KOKE FORT, NUK KAN NJE PARIM SIC ESHTE NE (AMERIK) QE GJERAT MENDOHEN PER VITET QE VIN DHE PASOJAT QE DO KET VENDI. NE EUROPE ( SHIKOHET THJESHT SI DISA VENDE TE BASHKUARA ) ME NJE EKONOMI TE PA KONTROLLUAR, QE DEL ME PASOJA FATALE, SHIKO GREQIN, DHE VENDE TE TJERA QE PO BIHEN SI DOMINOT. DHE AMERIKA KA PROBLEMET E SAJ, POR JO SI EUROPA, (AMERIKA ESHTE VENDI QE LINDIN IDET) NE KETE RAST EUROPA JUAJ (JONE) ESHTE NJE (KOPJUSE QE NGA KRIJIMI I SAJ) MOS MENDO QE EUROPA DO TE VASHDOJ TE FUNKSJONOJ SI NJE TRUP, SIC ESHTE AMERIKA, DHE TE THEM TE VERTETEN UN NUK E KRAHASOJ KURR EUROPEN ME AMERIKEN ( GJITHE BOTA NA KA ZILI DHE ATA QE SNA DUAN TE PLASIN NGA INATI) RROFTE USA ..

  5. USA all the way says:

    @ nipcja
    SE HAROVA AFENDIKON E KAM ( SHQIPETAR ) JAM VET,, HAHAHAHA DHE KETEJ NE I THEMI ( BOSS ) PO TI NIPCE PER KE PUNONE ? SHPRESOJ TE KESH PUNE TE MIRE DHE MOS TE THONE ATA (“EUROPINET” A TU QE JE SHQIPETAR) DHE DUHET TE KESH DEKUMENTAT ( O EMIGRANT I SHKRET )QE VAJTET 20 VJET NE DEMOKRACI DHE TALL BYTHEN EUROPA JUAJ ME JU, AJO ESHTE EUROPA JUAJ, MASHTRIM NJERZIMI, ( ME VJEN SHUM KEQ PER TRAJTIMIN QE U BEN EUROPA KOMBIT TONE ) RROFTE USA..
    (MOS U MERZIT NIPCE) SE AMERIKA KA VEND PER TE GJITH JU PRESIM ME KRAH HAPUR

  6. net says:

    “”Ne menyre qe Izraeli te zevendesoje Shba’te si shtet lider ne bote, jo vetem dollari amerikan do te zhvleresohet dhe ekonomia e Shba’ve do te rrenohet, por kur te ndodhe kjo te gjitha monedhat e botes dhe te ekonomite e tyre do te rrenohen, e nese nuk me besoni mua vetem prisni, prisni…””

  7. misionari says:

    Perderisa ne Europe te kete Mbreteri, kurre nuk do te kete bashkim. SHBA-te kane qeverite e cdo shteti, por politikan i ben qeveria federale me nje President ne krye. Nese Presidenti i SHBA-ve apo Putini i Rusise duan te flasin me te parin e Europes se Bashkuar, ke duhet te marrin ne telefon?! E ka mire Majlinda qe nuk e hap P….. se po t’u fut BE-ja brenda te shpartallon si Gre – qine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje