Ky është fjalimi që ka mbajtur kryetari i PS, Edi Rama, në kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë, 8 dhjetorit, në aktivitetin e zhvilluar në Akademinë e Arteve me temë “Refleksione”.
“Unë në fakt nuk erdha për të treguar ndonjë kujtim këtu, por duke dëgjuar njëri pas tjetrit të gjitha ata që folën përpara, dalëngadalë u ktheva në kohë dhe i bëra të gjitha hapat mbrapsht deri në atë ditën kur tha Tan Gaçi që u mblodhëm këtu në këtë sallë. Në fakt ishte dita kur partia e tmerruar nga pamjet e diktatorit rumun me kravatën e kuqe dhe trupin me plumba doli dhe tha, partia është e hapur, s’ka asgjë për të fshehur, të gjithë mund të marrin pjesë në mbledhjet e organizatës së partisë. Kështu organizata e partisë që deri në atë moment funksionin si sekte dhe që ishin krejt të mbyllura ftuan të tjerë për të marrë pjesë. Këtu në Institutin e Lartë të Arteve, siç e kujtoi Zaloshnja kishte lindur ndërkohë një proces goxha i vështirë për tu administruar nga ana e strukturave drejtuese dhe të institutit. Dhe ishte ngjizur një frymë antiparti, nëqoftëse mund ta quajmë me këtë fjalë të hershme dhe donin të gjithë të merrnin pjesë në mbledhjen e partisë.
Kështu që u mblodh i gjithë instituti dhe partia u detyrua të dali atje në skenë organizata. Sekretari i atëhershëm i partisë duke e ndjerë veten keq sepse praktikisht mbledhja e organizatës së partisë u kthye papritur në një pjesë teatrale. Ndërkohë gjithë të tjerët ndiqnin teatrin e partisë në skenë tha që, tani vërtet partia na ka udhëzuar që të tjerët të marrin pjesë por pa të drejtë fjale, por ne jemi këtu të gjithë bashkë kështu që mund të flisni dhe Tani u çua dhe tha unë dua të dal jashtë. Dhe kur tha dua të dal jashtë ai e morri lehtë dhe tha, po s’ka problem, bile pastaj shyqyr që po del se s’ka as vende të ulet ndonjë tjetër. Dhe Tani i tha problem ka tha, se unë s’kam vizë. Në atë moment ra një heshtje varri dhe ai ishte momenti, që për aq sa unë kam mbledhur në kujtesë përcaktoi edhe ndarjen e hapur këtu në institut midis gjithë pjesës së studentëve dhe të pedagogëve më të rinj dhe të një pjese të pedagogëve më në moshë po që na mbështesnin në heshtje dhe partisë jo thjesht këtu, por më gjerë sesa këtu. Ky ishte viti ’89. Dhe për një vit me radhë këtu u akumulua një forcë e madhe opozitare, e cila funksiononte si një reaksion kulturor ndaj gjithë metodës së shkollës, të realizmit socialist, të komunikimit me pedagogët e kështu me radhë.
Gjëja që unë vërtet nuk do ta harroj asnjëherë nëqoftëse do të ndiqte atë paradigmën e Zaloshnjës për momentet pikante është kur në këtë skenë ndodhën dy gjëra të paimagjinueshme më përpara. Këtu në këtë skenë u godit për herë të parë me zë diktatori Enver Hoxha dhe këtu në skenë doli për herë të parë në dritën e diellit një i burgosur politik. Këto të dyja ndodhën këtu në këtë skenë pikërisht sepse refleksionet u bënë hapësira alternative e asaj që u kthye në Partia Demokratike dhe në një strukturë që shumë shpejt filloi të fliste me zërin e të shkuarës, pavarësisht se mund të thoshte edhe gjëra të ndryshme nga ata që e përfaqësonin të shkuarën. Praktikisht dy gjëra që Partia Demokratike nuk i bëri qysh në krye të herës dhe nuk donte t’i bënte ishin goditja e Enver Hoxhës dhe lirimi i të burgosurve politikë. Këto të dyja ishin temat që jua dhanë refleksioneve një nam shumë të madh dhe i bënë një magnet shumë të fuqishëm dhe praktikisht refleksionet u ndërprenë për shkak të pamundësisë për t’i bërë.
Në seancën e tretë të tyre ne rrezikuam realisht këtu sepse u mblodh një masë shumë e madhe njerëzish, u shemb dera e Institutit të Lartë të Arteve dhe praktikisht ishte e pamundur që të zhvilloheshin refleksionet. Këtu ishte një turmë madhe njerëzish dhe kishte një rrezik real që të shembej ai ballkoni që shikoni aty lart. Ajo çka mbetet për tu thënë, jo për kujtimet, por për thelbin e kësaj lëvizjeje brenda lëvizjes e cila i parapriu lëvizjes së madhe të studentëve është që refleksionet ishin hapësira e individit, jo e turmës. Ishin hapësira që ne ndërtuam për t’i dhënë mundësi çdo individi që të thoshte fjalën e vet dhe të thoshte të vërtetën e tij.
Praktikisht seancën e parë ne e bëmë në errësirë, ku dëgjohej vetëm zëri dhe qarkullonte mikrofoni, sepse ishte një periudhë ku shumëkush kishte frikë të fliste hapur dhe ndërkohë ajo që ofrohej nga tribunat ishte sigurisht një e vërtetë çliruese nga njëra anë në raport me të vërtetën e regjimit, por ishte edhe një e vërtetë që ndjehej që kishte një substancë totalitarizuese, njehsuese, kolektivizuese dhe për këtë arsye ne dëshiruam dhe e krijuam këtë hapësirë pa tribunë, pa folësa që diktonin ritmin dhe me mikrofonin që sorollatej nëpër sallë ku dëgjohej zëri secilit. Dhe momenti kur këtu në këtë sallë u tha hapur që ka ardhur koha që të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe ne nuk jemi këtu për të hedhur baltë mbi Enver Hoxhën, por për të hequr baltën që Enver Hoxha ka hedhur mbi ne, ka qenë një moment i jashtëzakonshëm sepse u hap praktikisht ai kapak hermetik që mbante të ndrydhur të vërtetën e shqiptarëve dhe mban të ndrydhur energjinë e tyre individuale. Ndërkohë që me daljen e Kasem Trebeshinës, i cili pranoi ftesën tonë për të ardhur dhe për t’i folur studentëve njerëzit që jetonin në sheshin e burgut, siç e quanim ne Shqipërinë jashtë burgjeve të Kurtit, të Dautit, të Spartak Ngjelës, Fatos Lubonjës dhe me radhë të gjithë të burgosurve të tjerë, të dëgjonin ata që vinim nga ferri, nga rrethi i nëntë i ferrit. Aty në atë ditë u shkruaj dhe i pari peticion në historinë e tranzicionit shqiptar, drejtuar presidentit të kohës, ku i kërkohej praktikisht rishikimi i figurës së Enver Hoxhës dhe lirimi i të burgosurve politikë. Një kërkesë që siç ne e parashikonim nuk u botua në shtypin opozitar të kohës. Dhe arsyeja pse ne u margjinalizuam dhe u mbajtëm lart ishte pikërisht këtu. Nga njëra anë mungonte vullneti, mungonte kurajoja, nuk e di çfarë mundonte tjetër, nga ana e themeluesve apo nga ana e drejtuesve apo më saktë e atij që e uzurpoi Partinë Demokratike dhe futi në hullinë e metodave staliniste, komuniste, bolshevike për të goditur figurën e Enver Hoxhës dhe nga ana tjetër mungonte vullneti dhe kurajoja për të adresuar çështjen e të burgosurve politikë. Për ne përsa kohë Shqipëria kishte të burgosur politikë nuk mund të thoshte askush që ishte një vend i lirë. Për ne pa liruar të burgosurit politikë nuk kishte asnjë arsye për të hyrë në asnjë lloj procesi demokratik me Ramiz Alinë dhe me partinë e punës. Këto të dy ishin momentet kryesore të refleksionit që pak e shumë janë të sintetizuara në librin e botuar po në atë vit, pak më vonë nga Ardiani.
Mirëpo historia ka huqet e saj. Sot jemi 20 vjet më vonë dhe nuk e di sesi dhe për çfarë rrethanash, por në fund të fundit nuk ka gjë më interesante dhe më argëtuese sesa kur për atë që ishte dikur partia e tij, Saliu na thotë ajo është partia juaj, ndërkohë që ajo parti nuk ekziston më. Dhe ndërkohë që për atë që ishte partia jonë Saliu thotë është partia ime. Është një paradoks i këtyre 20 viteve. E fundit, unë s’kam asgjë për t’ju thënë më shumë vajzave dhe djemve që janë këtu në sallë, unë në moshën e tyre jo vetëm që nuk i dëshiroja këshillat e prindërve, profesorëve apo të mësuesve, por gjithmonë sa herë më jepnin këshilla në mënyrë të drejtpërdrejtë pavarësisht se i dëgjoja të gjitha mendimet e tyre kur nuk ishin në formë këshillash, betohesha me vete, që kur të vij në moshën e këtyre unë kurrë s’do japë këshilla, kurrë nuk do t’i bie në qafë një vajze apo një djali 20 vjeç, duke i thënë bëj kështu, bëj ashtu. Ju bëni si të doni, por çka mua më takon që ta them sot është që vetëm një gabim mos e bëni. Duke menduar se ju s’merreni me politikë, mos harroni se politika merret përditë me ju. Nëqoftëse ju doni që ajo të jetë më e mirë atëherë merruni, secili në formën e vet, secili në rrugën e vet, secili sipas dëshirës së vet, por mos e lini që ajo të disponojë fatin tuaj, duke ju neveritur deri në pikën sa të thoni, ne s’po merrmi fare me të me iluzionin se në fakt të shpëtoni prej saj. Jo vetëm që nuk shpëtoni prej saj, por përkundrazi e lini atë tërësisht të lirë që të merret me ju dhe të bëjë me ju çfarë të dojë. Pastaj ju bëni si të doni.”
Te gjithe duhet qe sipas mundesise, me vote apo forma te tjera proteste, mos ta leme merhunin e Vicidolit me repartin e tij te mbreteroje me gjate. E ka masakruar historine ashtu sic ka masakruar token e pronen.
Kam idenè se kaos-i i krijuar nè atdheun tonè dy dekada mè parè nuk erdhi si pasojè e njè shpèrthimi tè lindur pèr shkaqe krejt tè brendèshme. Mund tè interpretohet politizohet si tè jenè interesat politike tè grupeve qè dominuan lèvizien studentore. Liberalizimi i Shqipèrisè ishte mè tepèr njè injeksion se sa njè zhvillim ’embrional’ pèrbrenda Shqipèrisè. Kjo do tè thotè se : Po tè ishte njè gjè e lindur dhe pjekur pèr ato shkaqe qè ende trumbetohen edhe sot, kurrè se si nuk do tè kishim kèto rezultate dèshpèruese qè solli e ashtuquajtura demokraci nè Shqipèri. Se çfarè sollèn kèto vite i dimè tè gjithè dhe nqs nuk analizohet me realizèm ai Djetori i ’90 ne nuk do tè ndèrtojmè kurrè njè Shtet Demokratik. Qosh aty filloi rruga jonè e shtrembèrt. Ndoshta kjo humbje kohe qè pèrshkruhet se çfarè bènin ‘studentèt’ e çfarè bènin profesorèt do tè na vlente mè tepèr se pèrse nuk fituan ata?? Pyetja qè pret pèrgjigjie èshtè se çfarè fitoi Shqipèria ? Ku jemi sot pas 21 vjetèsh? Shqipèria e shkatèruar e shitur dhe as nè Europè…. Dy gjèrat qè parashtron Rama nè lidhje me goditjen e Enver Hoxhès nè lidhje me lirimin e tè burgosurève politikè nuk ishin ‘çelsi’magjik i sè ardhmes. ENVER HOXHA nuk ishte Caushesku, nuk ishte diktator i popullit tè tijè. Realisht ai u godit nga njè xhest disuman e kafshèrorè. Mbetet idiotèsi tè mendosh se Enverin nuk e donte populli. Kètu ju vendosèt ‘tullèn’ e parè tè shtrembèrt dhe sa do qè tè ndertoni ai murr do tè shembet, si ajo legjenda e Rozafès.
ti shoku qeke interesant si tip. Pa he njehere kthehu ne memorien tende dhe kujtohu si u ndjeve kur partia e udhehequr nga ai zoteri burre i Enverit te solli dritat ne fshatin tend dhe te mesoje edhe ty shkrim e kendim! I lumtur besoj!? Normalisht me kete nder te madh qe te bene ishte normale qe ti do ia shperbleje duke besuar vetem llafin e partis, duke degjuar vetem radion e partis, duke lexuar vetem gazeten e partis dhe veprat e komandantit qe te paska udhequr luften antifashiste, duke veshur vetem rrobat qe thoshte partia, madje duke punuar vullnetarisht per te, duke akuzuar si tradhtar te atedheut cdo bashkfshatarin tend qe nuk e shihte jeten sic thoshte partia, apo duke ngordhur urrie. Interesant edhe pseudonimi qe ke gjetur. Sipas Ovidit, Glaucus zbuloj nje bar magjik qe ngjalte peshqit etj,etj. Tani me lind dyshimi kush eshte simbolizmi jot ne kete rast, do te ngjallesh ate killerin apo te eshte prere filmi te fraza qe edhe bar do hash po nuk i hedh posht idealet e partise. Per ty nuk behet me gje, po ishalla nuk shumohesh duke i dhene botes reformista te tjere si puna jote
Duhet tè jeshè ‘bar i mirè’ nga ato qè bashkè me tymin tè lehtèsojnè vuajtjet qè tè paska sjellè koha e shkuar….Ose merruni me tym ,ose me miell se kèto çèshtje nuk janè pèr ty. Pasi ajo qè èshtè shkruar èshtè diçka mè lart qè nuk mund tè arrish me kèmbèt e tua. Sido qoftè nè se ja del nè ‘kèmbè’ thuamè qè ke ardhur.
Glauku
Eshte mire qe te flasesh ne ermrin tend e jo ne emrine popullit.
pershendetje
Nuk kam qènè i angazhuar nè asnjè nga krahèt politikè. Po tè pèrfaqèsoja vetèveten , nuk do tè flisja fare. Por ish profesioni dhe dashuria pèr Shqipèrinè janè gjèrat qè duhet tè them atè qè mendoj. Kjo èshtè gjithmonè mè mirè se heshtja.
Pèr atè qè kam jetuar nè Shqipèri, jo vetèm nga kujtimet por dhe filmimet e mèvonèshme nè ‘yuo tube’ Enveri èshtè krejt tjetèr nga se pèrshkruhet nga politika e re qè nisi nga ’90. Po ashtu kam qènè prezent mè 20 Shkurt nè Tiranè. Po hyja nè qèndèr nga rruga e Durrèsit pèr tè shkuar nè drejtim nga stacioni i trenit krejt rastèsisht. Duke mos kuptuar se çpo ndodhte, nè horizont shiheshin gurè qè fluturonin qè ngjanin nè drejtim tè xhamisè tè Ethem Beut. Ende nuk po kuptoja se çpo ndodhte! Kur arrita tek sheshi ju betohem se ato ‘kokèpalarèt’ e vèrtetè dhe jo vetèm ata i pashè aty….Erdha .pashè dhe humba dhe unè bashkè me turmèn si njè ‘dru’ i njomè.
Duke patur parasyshè se shqipètarèt kanè vese por nuk janè njè popull ‘me dy fytyra’. Enveri (ju pèlqen apo jo) udhèhoqi Luftès Na-çl e nxori shqipèrinè nga mesjeta.. etj, A duhet tè ish ky shpèrblimi pèr tè? Duke patyr parasyshè reabilitimin e Zogjve… Shkurt ata tè thatèt na prezantuan pèrpara gjithè botès nè sjellje dhe veprime gjèra qè nuk janè tonat. Kèto ishin veprime krejt tè njèanèshme qè nè demokraci janè tè dèmshme. Ndaj kam idenè se jemi nisur shtrèmbèr dhe pèr pasojè nuk arrijmè kurrè.
Ik ore kalbesire komuniste. Si mund te kerkosh rehabilitimin e atij qe ka urdheruar vrasjen dhe genocidin e shqiptareve ne te gjitha trojet ku ata jetojne?? Dhe mos guxo ore qen ti thuash kokepalare atyre qe rrezikuan jeten per ti dhene mundesine nje kellire si puna jote te flase sot lirisht.. TURP TURP TURP
Zoti Ganiu ! Paskeni mbetur aq ‘gurè’ nga koka sa qè ai tè paska pushtuar dhe mbiemrin. Ndoshta qenkam gabuar se mè 20 shkurt nuk paskan qènè gurèt qè fluturonin ,por koka e Ganiut, si gur i pa gdhendur.
O Glauk ! (ku dreqin e ke gjetur edhe kete nickname)
Nuk kam qene i angazhuar ne asnje krah politik, genjen pa turp, kur hapur diktatorin me kriminal stalinist te Europes e adhuron si perendi.
Po thua se Enveri tend ishte nje njeri “apolitik” e gjithe krimet e beri se i digjte shpirti per popullin ?
Mire ta ka thene tironci me larte.
Ti jo e jo qe nuk mundesh te perfaqesosh popullin, por edhe grimcat me te idiotezuara te ketij populli nga marrezite propogandistike te nje aventurieri kriminal politik si Enver Hoxha.
Te ka ruajtur zoti ore mik se Enveri pikerisht keta lloj besnikesh trushpelare kishte qejf ti zhdukte, pasi kishte frike nga zelli i tyre i servilizmit.
Nuk e di a e takoi Rama, Ramush Haradinajn a jo?
Edi me fal se kam ca pune po deshe kalo nga shpija ime ketej nga burgu i hages,ahahahahahah Budallai i dreqit …
BUDALLAI SKA BRIRE
Në ato ditë Dhjetori të 1990, shumica e drejtuesve të lëvizjes stundentore (Përfshirë edhe Sali Berishën edhe të ndjerin Azem Hajdarin) kishin të veshur nga një “PARDESY TË BARDHË”!!!!!!!
Po Edi Rama, a kishte të veshur “pardesy të Bardhë” ?????
XHEMA !
Eshte me se e vertete Rama, qe ke qene dhe je me nje shpirt demokrati te prezantuara me trimeri, ne vitin 9o, por tani prej kohesh, kjo e fundit ka avulluar, nga personaliteti juaj, duke e lene Shqiperine, ne duar te bandave te Saliut dhe Metes.Mos u tremb kur je i bindur se ke te verteten me vehte.Eshte ne fund te fundit, me e forte se ushtria me e forte.