Shpiket sistemi që ta fik celularin kur i jep makinës

9 Dhjetor 2011, 11:56Lifestyle TEMA

Shkencëtarët kanë zbuluar se si të ndalojnë shoferët që të përdorin celularin kur janë pas timonit, pa ndikuar tek celularët e pasagjerëve.

Një skuadër nga Instituti për Teknologji në Nju Xhersi ka krijuar një sistem që e fik celularin e shoferit. Ai përdor një lidhje Bluetooth të telefonit dhe altoparlantët e makinës për të zbuluar nëse shoferi po përdor celularin.

Sistemi mat sinjalet akustike që lëshohen nga stereo dhe afërsinë e telefonit me marrësin Bluetooth dhe i bën bashkë për të përcaktuar se ku po qëndron celulari. Duke matur distancën mes altoparlantëve, telefoni përllogarit distancën nga qendra e makinës dhe përcakton në mbi 95 përqind të kohës nëse telefoni po përdoret nga shoferi ose pasagjeri.

Në momentin që përcaktohet se kush është duke e përdorur celularin, ky i fundit vendos të bllokohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje