Policia e Pogradecit ka arrestuar gjatë ditës së sotme 51-vjeçarin Gurali Dikellari, që akuzohet se ka masakruar kushëririn e tij, 38-vjeçarin Miron Begollari.
Sipas burimeve të policisë, viktima, që është gjetur dje i vdekur në shtëpinë e kushëririt të vet, është masakruar me sëpatë dhe sqepar.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sëpatë, një sqepar, një xhup në ngjyrë të zezë, të cilat ishin të njollosura me një lëndë në ngjyrë të ngjashme me atë të gjakut.
Gjatë kontrollit të telefonit të celularit të të dyshuarit, policia bëri me dije se ka gjetur mesazhe që bënin me dije trafikimin e një vajze 17-vjeçare dhe për këtë arsye ai mund të akuzohet përveç vrasjes, edhe për shfrytëzim prostitucioni. Ende nuk janë zbardhur arsyet që e çuan atë drejt masakrimit të kushëririt të tij.
Pergjigje ndaj rrjeshtit te fundit te artikullit: sepse jemi gjindje e eger.
Pergjigje e sakte per sa i perket arsyes.