Sali Berisha u shfaq në Pragë. I lodhur nga sëmundja që e ka mbyllur në shtëpi, ai duket se po bën më shumë kujdes kohët e fundit ndaj funeraleve. Sidomos të atyre, të cilët sa kanë qenë gjallë nuk u bën dot as miqtë e tij, as të ngjashmit e tij, dhe as lakenjtë e tij. Këtyre ka pritur tu përdorë funeralin.
Vaslav Haveli është një ikonë e ndryshimeve demokratike në Lindje, një simbol për atë se si Perëndimi kërkonte mbi të gjitha të bëheshin ndryshimet. Ai udhëhoqi Çekosllovakinë nga komunizmi në demokraci dhe pa konsumuar asnjë konflikt ndau dy kombe paqësisht duke u rizgjedhur sërish në krye të Çekisë. Nuk ishte ndonjë shkrimtar i madh ashtu siç ia përmend Berisha, por ishte një politikan i madh. Ishte demokrat, properëndimor i palëkundur dhe frymëzues i Çekisë postdiktatoriale. Ka folur për Sali Berishën në vitin 1997, duke e cilësuar atë një ish- komunist të pandreqshëm që po çonte vendin në luftë civile. Nuk ka pasur kurrë ndonjë raport me Sali Berishën, nuk ka qenë kurrë i ftuari i tij në Shqipëri dhe as ky në Pragë. Nuk janë puqur bashkë me njëri- tjetrin në asgjë që kanë bërë, as në karrierën e tyre dhe as në perspektivën që u kanë dhënë vendeve të tyre. Sikur Sali Berisha për ndonjë arsye fizike të kishte vdekur para atij, kam frikë se as telegram ngushëllimi nuk do të kishim. Ai nuk ishte një hipokrit dhe nuk respektonte një model udhëheqësi që nuk e pranonte.
Sali Berisha në të vërtetë ka një raport tjetër me vdekjen e të tjerëve dhe sidomos me vdekjen e analogëve të vet. E shikon atë si një rast pafuqie të të vdekurit për t’i thënë “më rri larg”. Në Shqipëri ka bërë çka mundur në këtë drejtim. Azem Hajdarin, themeluesin e partisë që ai ka trashëguar, e mbajti tetë vitet e lirisë së tij larg dyerve të partisë dhe pushtetit dhe të vetmen ditë që e nderoi duke e përdorur ishte funerali i tij. Aty i harroi të gjitha ç’i kish bërë dhe sa larg e kish mbajtur. Kështu ka bërë më pas me Ali Spahinë, Safet Zhulalin, dhe së fundmi Leka Zogun e Sabri Godon.
Dhe me armiqtë e familjes së tij është sjellë po kështu. Kosta Trebickën, të cilën e quajti një trafikant femrash që kish tentuar t’i kompromentonte të birin, e quajti njeri të mirë sapo u gjend i vrarë në udhëtimin e tij misterioz për gjah, i vetëm në një vend të shkretë. Tundimi i tij për të përdorur funeralet si një vend ku tenton të vjelë diçka nga mirësia që lë pas i ikuri, është i njohur.
Dje u shfaq në Pragë. Në mes të dimrit, i sëmurë dhe i rrëgjuar, ai kërkon të prekë atë që s’e arriti dot, liderin model të postkomunizmit në Evropë, atë që ka thënë postulatin e madh që nuk ka antikomunist më të rrezikshëm se sa ish- komunistët e kthyer në demokratë. Ka shkuar pranë njeriut, i cili 20 vitet në liri pas komunizmit ia ka kushtuar luftës ndaj modelit të Sali Berishës, kudo që shfaqej, që nga Kremlini deri në Tiranë. I ka shkuar në funeral një njeriu, i cili është antiteza e tij, por dhe ëndrra e fshehtë e tij. Dëshira për të qenë një Havel në çdo vend ish- komunist buronte nga frymëzimi dhe modelimi që Haveli i dha portretit të liderit postkomunist modern. Sali Berisha nuk kishte as fuqi, as vullnet dhe as karakterin e duhur për t’i ngjarë atij. Përkundrazi, ai ishte modeli i liderit postkomunist, ndaj të cilit luftoi Haveli këto 20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit. Haveli nuk vodhi zgjedhje, nuk futi vendin në anarki edhe pse e ndau atë në dy shtete, nuk vodhi pronat, dhe mbi të gjitha nuk vrau kurrë siç ka vrarë ky njeri për të mbrojtur karrigen e tij më 21 janar, gati një vit më parë.
Haveli më shume se sa për mënyrën si rrëzoi komunizmin në Çeki do mbahet mend si luftoi përsëritjen e komunizmit në Çeki përmes liderëve autoritarë. Vendi i tij sot është një vend krenar në Bashkimin Evropian dhe pasardhës të tij po drejtojnë në Bruksel politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Rezistencën e fundit që ata hasin e kanë tek Sali Berisha.
Vaslav Havel do të përcillet sot në banesën e fundit. Nuk di sa shanse ka Sali Berisha të fotografohet pranë arkivolit të tij, por di që ai nuk ka asnjë shans të ketë në funeralin e tij atë nderim që ka njeriu që është simbol i rezistencës ndaj totalitarizmit komunist dhe tendencave totalitariste postkomuniste në Lindje. Ai u bë i njohur duke rrëzuar komunizmin, por u bë një figurë e nderuar në botë, pasi iu përkushtua për 20 vite betejës kundër atyre që tentuan të rikthejnë totalitarizmin e komunizmit në shoqëritë e korruptuara postkomuniste, duke bërë aleancë me mafien, duke prishur zgjedhjet, duke persekutuar shtypin e lirë dhe duke krijuar një regjim të ri, jodemokratik, i cili vret qytetarët që protestojnë. Këto 20 vite në liri ai luftoi kundër “saliberishëve” të Lindjes. Dhe bash për këtë nderohet më shumë. Natyrisht jo prej Sali Berishës.
Nuk e meriton ……
Mero Baze, bravo te qofte se ne cdo shkrim permend krimin e 21 janarit. Harram u qofte deputeteve te opozites qe nuk permendin cdo dite ne parlament:
– “X” dite nga vrasjet e 21 janarit
Shpellarit te Vucidolit duhet t’i dalin para syve si Makbethit hija e Brankos, hijet e viktimave te 21 janarit…
“…Qengji kurre nuk mund te shkoje tek Cakalli,
ndersa Cakalli shkone tek Qengji,
per te xhvatur ndonje cope….”
Ne njeri si Haveli jo vetem nuk do vinte ne varimin e Saliut por besoj do festonte. kjo pasi do mendonte se iku dhe nje komunist i keq.
Haveli nuk ishte as spiun e as informator i pelivan lucit, haveli nuk spiunonte doktoret e bllokut cek e as nuk vodhi me skema piramidale
Pyetja e z. Mero shume e goditur. Nuk mendoj qe Havel do deshironte te shprehte respekt per nje neo-diktator, per nje uzurpator pronash, per nje persekutor te ri, edhe me te ger, te atyre qindra e mijera te pafajshmeve qe u persekutuan nga diktatura enveriste, per nje komunist te eger e zbatues rigoroz te porosive te diktatorit R. Alia. Kjo sepse Havel ishte personalitet me shpirt demokrat e karakter.
– Haveli nuk mbolli faren e percarjes ne popullsine e tij dhe ti bente armike palet ndaj njera-tjetres si saliberishet,
– nuk shiti pjese kombi per te qendruar ne pushtet
– nuk solli degjenerimin verbal te gjuhes ne ekranet dhe institucionet me te larta shteterore
– nuk vrau shpresat e nje kombi, por i beri realitet ato
Nuk e kuptojme se perse duhej te shkonte saliu ne Prage per funeralin e Havelit,ku pjesemarrja ne funeral i takonte Presidentit.Ah po ndofta per te pare nga afer se si behen,si i nderojne ishat mbasi e ndjen se shume shpejt e ka radhen dhe ky i yni,mbasi ka shume haqe per te lare.
jo vetem shkoi ne prage,por ka marre me vehte nje grup xhirimi nga tvsh publik gjoja.kerkon te na tregoje bujen e madhe te tij perkrah burrave te shtetit.u e hengert mortja,legen e shkuar legenit.
bravo Mero, te lumte te lumte te lumte!!!! Je gjigand!
Rrofte Mero BAZE dhe Gazeta TEMA!!!
Bukur Mero.Sot po mendoja per shkrimin tend te radhes dhe nuk po me cudit paskeni qene ne te njejtin mendim me mua dhe besoj qe shume e shume te tjere te njejten gje kane menduar.Haveli do te mbetet nje yll qe do te ndricoje per gjate ndersa Berisha gjejeni vete nje ekstrem i kundert i Tij.
Proze madheshtore!
Shoh Berishen si hiene qe vrapon te shqyje nje cope nga fama e Havelit, njeriun-shpirt-kufome qe vrapon pas arkivolit te njeriut te madh per te marre pak nga pluhuri i ndritshem dhe i magjishem i madheshtise se tij dhe per te lyer xhaketen e tij amorfe, te percudnuar, mjerane si xhaketa e grisur e nje lypesi, dhe per te thene: une jam si Ai!
Ka dicka thellesisht fyese dhe te peshtire ne kete akt qe eshte nje tallje me thelbin e personalitetit te dy njerzve krejtesisht te kundert, njeri i perkushtuar per shoqerine e tij dhe tjetri i perkushtuar deri ne marrezi ndaj vetvetes, njeri i bindur se vlera njerzore personale nuk mundet te afirmohet pervecse me lartesimin e shoqerise ku ai ben pjese, dhe tjetri qe beson verberisht se e vetmja vlere qe ka vlere, e vetmja mase e aftesise, kontributit dhe triumfit ne shoqeri eshte konsolidimi i pushtetit personal te pakufizuar; qenia e qyteteruar kundrejt qenies primitive; qytetari kundrejt barbarit; njeri hyjnizues i lirise, tjetri hyjnizues i sundimit; dhe keto dy pole te kundert, dy forca totalisht perjashtuese do te ndodhen prane njera tjetres, ne nje binom pa kuptim dhe te pamundur persa kohe te dy ishin gjalle, por qe hiena mund ta realizoje endren e tij, mundesine per te qendruar prane tjetrit kur tjetri s’eshte me i gjalle dhe per kete arsye nuk ka mundesi te thote: ” Te lutem mos mu afro!”
Mbreslenese!
ZOTI MERO TE PERGEZOJE PER AFTESITE, GUZIMIN, DHE ANALIZAT BRILANTE QE BENI NE EDITORJALET E KESAJ GAZETE. SALI BERISHA TA KETE PER TURP KURE ZE NE GOJE TE NDJERIN HAVEL, ICILI AS NUKE E PA AS E DEGJOJE NONJEHERE SALI BERISHEN. PORTOKOLLI KERKON PRESIDENTIN E VENDIT TI BENTE HOMAZHE JO KRUEMINISTRIN, PORE SALUSHI ESHT EGOIST DHE KERKON TE DUKET SIDOMOS KURE VDESIN VIPA, SE SA JANE GJALLE SDUAN TJA SHIKOJNE BOJEN. SHENDE3T DHE SUKSESE ME TE MEDHA MERO BAZE. SALIUT DHE ZAGAREVE TE TIJE I BEJMJME THIRJE TE HEQE DORE NGA CESURIMI DHE NDESHKIMET QE I BEN SHTYPIT TE LIRE NE PERGJITHESI DHE ATIJE OPOZITAR NE VECANTI DHE KONKRETISHT GAZETES TEMA DHE BOTUESIT TE SAJE ZOTIT MERO BAZE. CENSURIMI QE I BEHET SHTYPIT NGA QEVERIA E SALI BERISHES KA NJGJALLUR INDINJATE TEK BASHKEATDHETARET TANE KETU NE SHBA. ME KETE RAST DUKE URUAR STAFIN E GAZETAS TEMA DHE PRONARIN ZOTIN MERO SHENDET DHE SUKSESE ME TE MEDHA NE VITIN E RI 2012, I THEMI SALI BERISHES HIQE DORE NGA CENSURIMI, DHE DENIMI I SHTYPIT DHE GAZETAREVE TE SHTYPIT TE SHKRUAR DHE ATIJE VIZIV. LERI TE LIRE NE PROFESJONIN DHE SAKRIFICAT E TYRE, FIZIKE, MORALE DHE EKONOMIKE.
A e ke vu re se ke harru caps-lock ndeze??
Ha ha e forte !!!
O zot,shyqyr qe ky monstra jone ndodhi I madh ne moshe ne kohen qe mori pushtetin dhe mbase nuk do rroje Shume.
Cdo shqiptar ka kujtim nga Sali Berisha ca pika gjaku, loti ose djerse te vjedhur. Ka dhe njerez si Mero Baze qe kan zerin me jehon dhe nuk e kursejne. Respekte
Shume sakte kjo thenia jote “,popull”, nuk ka shqiptar qe nuk e ka provuar, djersen lotin gjakun te vjedhur mbi kurrizin e vet.I provofte te femijet e vet dhe nje dite do ti provoje.
MERO bAZE NGELET SIMBOL I KOMBTARIZMIT, AI NUK DUHET LËNË VETËM, POR TA MBËSHTETIM NE SI POPULL SEPSE OPOZITA PO HESHT.
…Te lutem Mero rreshtoje edhe Pjeter Arbnorin me Ali Spahine, Azem Hajdarin etj…Ate e varrosi per se gjalli dhe nuk i erdhi as ne varrim…
Mero, me vjen keq se nuk kam mbaruar studimet per gjuhe te huaj ne pergjithesi dhe anglisht ne veçanti, pasi me shume pasion e perkushtim, do t’i perktheja per t’i lexuar opinioni boteror te gjitha shkrime e tua brilante te nivelit nderkombetar. Me kete rast deshiroj t’i kujtoj politikanet opozitare qe ty te kane borxhe te medha, te kujdesen qe shkrimet e tua te perkthehen dhe t’i lexojne drejtuesit e diplomacise europiane e amerikane; pasi fjalet e tua te hapura vlejne nje mije here me shume se sa raportet e tyre sekrete.
E sakte kjo!
kur te cof ky demagog un do shtroj dark per qlirimin e shqiptarve
bukur
Kam fillura leximin e librit te Mero Bazes “Viti `97; Prapaskenat e krizes qe rrenuan shtetin”.
Per kete kontribut te tij, me ane te ketij komenti i dergoj falenderimet e mia.
Gjuha dhe permbajtja e tij ishte tipike “Mero Baze”, fjali te shkurtera, te kuptueshme, vezhgime te thella si karakteristike e tij, deshmi dhe analiza te ftohta qe te sjellin aq origjinale skenat dhe prapaskenat e atij viti. Personazhi Sali jepet ashtu sic ishte dhe eshte, njeri qe nuk linte gure pa levizur me “kombetare” dhe “nderkombetare”, coroditje dhe percarje te opozites me masha te tilla si Fatos Nano dhe Ilir Meta, fitore zgjedhjesh me gjak dhe pa gjak, vrasje dhe prapaskena krimesh qe di t`i organizoje vetem ai, Sali Berisha.
Vetem kryengritja popullore beri ate qe te largohej nga pushteti, ndryshe largim pushteti nga ai kurre nuk do te kishte.
Po edhe ai largim ishte i vonuar. Fatos Nanon, Ilir Meten dhe personazhe te tjera te opozites ai i kishte futur me kohe ne thes dhe priste diten te kthehej ne pushtet po nga ata, ashtu sic erdhi.
Veprimet e tij te kahershme jane aq te ngjashme me veprimet e tij ne ditet e sotme. Personazhe ambasadoresh me emra te tjere, personazhe politikanesh te djeshem dhe te sotem luanin vallen sipas muzikes se tij me deshire dhe pa deshire. Si dje dhe sot ata ambasadore te vetmen gje qe kishin ne maje te gjuhes ishte “dialog dhe bashkepunim”.
Dyshoj shume se keto “lojera” po i ben perseri. Kete e shoh ne kete “fryme bashkepunimi” kur me nje hedhje kocke si per Avokatin e Popullit fryma e dilaogut dhe bashkepunimit sundon perseri duke arritur te neutralizoje opoziten.
Dhjetoret kane qene shpesh muaj te shtrengimeve te duarve. Kujtoj ketu Majkot dhe Metet. Mos tani ka hyre dhe Rama ne lete liste?
Une kam dal ne perfundim, se ate vetem krizat ekonomike e hedhin ate ne ere, me kriza politike del gjithmone i fituar.
Gazetes “Tema” dhe stafit te saj te palodhur i uroj me gjithe zemer Gezuar Krishtelindjet!
o mero !!! O mret !!!
Besdoj se Haveli nuk do t’i shkonte ne varrim asnje vrasesi te qytetareve te vet, e Sali Fazlliçit, hiç se hiç! Berishes i mjaftojne t’i shkojne ne varrim miq serbe,greke, shqiptare-shkie e shqiptare-greke, te cileve Berisha po u fal toke e dete, siç u falte dikur Ahmet Zogolli(!)… Shqiptaret nuk duhet t’i bejne nder nje horri si Sali Gerdeci e Sali 21janari, e Sali antishqiptari!…
Drenica e Kuqe
Prap ky far rrepani i kuq! Nuk mesoi te shkruaj Shqip!
Po Hashim Banditin e Drenices shpijunin e UBD-se ku e ke lene!!!
O Taf rrota!!Po a nuk e di se Hashimi dhe Berisha jane ne nje CELULE AGJENTURORE TE UDB-se????Nje mije here Drenica e Kuqe se Vicidoli i ZI!!!Ndersa ti PLAC NE VEND si derr!!!
kur e heq veten e ti qe di te shkruash shqip e mos vdis -ndal tafe se do te qelloj,shpjeri ndonje shkrim sales se foto ske .
Pajtohem me mendimin juaj. Berisha po ringjall cdo udheheqes te paafte dhe keqadashes qe ka qene ne krye te Shqiperise sone neper rruget e nxira te historise.
Si misherim i Enver Hoxhes, Berisha shpall armik cdo njeri te afte qe mund ta udheheqe Shqiperine sic duhet,psh. Eduard Selami, te permend vetem nje rast. Si misherim i Ahmet Zogut, u permend ne komentin juaj Se po shet tokat e Shqiperise tek (mender) greket, ne vend qe te mbroje interesat e popullit shqiptar te Camerise. Dhe vaj medet, tani Berisha po turperon heronjte e kombit, si Ismail Qemali dhe Avni Rustemi duke dashur te himnizoje emra si Esad Pasha dhe Haxhi Qamili.
Sjelljet e Berishes nuk jane sjellje te nje burri shteti por te nje te deshtuari te mjerre. Me vjen keq per Sali Berishen por me vjen edhe me shume keq per shqipetaret qe nuk kane pare nje dite te bardhe ne kete pseudo demokraci.
Ky i Yni,ka per te ngordhur dhe jo vdekur,Ky i Yni,ka per tu kallur nen dhe, dhe jo varrosur,Ky i Yni,ka per t’na gezuar ,dhe jo hidheruar,ndaj ketij Tonit kemi per me thene-mos ju shtofte fara-Ju shkretofta ara!
Është mëkati më i madh të edhësh një alibi për talibanin Sali dhe Vaslav Havel dhe me të drejtë populli Çek ti bëjnë nderet që i takon një njeriu që gjithë jetën e tijë e kalojë në të mirën e popullit të tijë zoti e çoftë në parajsë
Berisha do varroset{ishalla shpejt}ma keq se Ramizi,ky qe shlyen meritat e kujdo si mund te bej hajer,do te ju tregoj nje te vertet,,,,,u vra ne shkoder nje burre qe e torturonte gruan e tije, dhe pse e kishte te re dhe shum te mir,ne vitin e tije te vdekjes, kjo grua shpirt plasur nga ky burre,shkoj tek varrezat me te dashurin e saj, dhe beri dashuri mbi varr e lire,dhe per here te pare u ndje e lumtur,dhe shqiptaret do bejne shurren mbi varr,se ju ka plasur shpirti me kete dhunues te pa shpirt…..
Më fal , z. Mero, se kam një moshë dhe një arësye që nuk më falen të bëj as lajka e as qejfbërje. Por kurrsesi nuk mund të rri pa i thënë ca fjalë mikluese për këtë editorialin tënd. Mbetesh i jashtëzakonshëm në analizën që po u bën ca ndodhive për të mëdhenjtë e vëndit tonë, or burrë. Ose më saktë për këtë të madhin, aman të madhin fare, në qeveri. Po tregon se , aq sa e njeh aq dhe po ja nxjerr kallajin a bojën si i thonë… Lum si ti që ja thua e mjerë ne që vetëm kënaqemi me të thënat e Tua…
Ke te forta Mero Baze…Po ja ndjell Berishes vdekjen!
Nga goja jote ne vesh te Perendise!
Thone qe kur i ndjell vdekjen tjetrit e ha vet.Nje kryeminister i nje vendi anetar i natos eshte i nderuar dhe i respektuar nga te gjithe te pelqen apo ste pelqen ty o katunar tepelene
Ke te drejte o Ari an,
Edhe nje qytetar i nje vendi te NATOs duhet te vritet kur proteston se zv/Kryeministri i po atij vendi te NATOs vjedh diten me diell.
po te gjith vjedhin o zo qo ko
BERISHA KY HIPOKRIT I PA SHEMBULL NUKE DUHET TE NVDESE ,POR MERITON NJE BRAKTISJE NGA TE GJITHE SHQIPTARET E NDERSHE DHE NJE DITE TE DALE PARA DREJTESISE E TE JAPE LLOGARI PER ATO MIJRA JETE NJERZISH QE KANE HUMBUR PER SHKAK TE KEQ QEVERISJES SE TIJE NE KETO 20 VITE .
E ka mire Mucua le te vdesi Saliu dhe gjithe raca e tij e qelbur!
I mrekulueshem, cdo shkrim me i bukur se tjetri. Je shume i talentuar Mero, me plot force dhe energji te pashtershme. Urime dhe Zoti te dhent force, jete dhe mbaresi!
TE LUMTE MERO TE LUMTE GOJA QE LESHON SHKREOETIMA ERRUFE PER SHPELLARIN E KO JE POTHUAJ I VETMI GAZETAR QE PO JA HEQ BOJEN KETIJ KRIMINELI PASKRUPULL PA MORAL E PA GJAK SHQIPTARI . PO THUA GJERA QE SHQIPTARET ITHONE CDO VAKT KUR SKANE ME SE TI USHQEJNE FEMIJET E TYRE KUR TAKOHEN ME SHOKE E MIQ, KUR VENE NE DASMA E KUR VENE NE MORT ,PO SHQIPTARET NUK E MERITOJNE KETE JETE .AI KA BERE KUALICION ME NANO KREUN ZAMANIT ,ME ILIR FLORIRIN ,ME MEDI GERDECIN PO BRAVO TOPIT QE SI ERDHI PAS QERES SE KETYRE TE LUMTE GOJA MERO TE UROJ UNE SI SHUNE SHQIPTARE QE E DUAN KETE VEND POR PA KETA KELLIRA JASHTEQITJE E NDYRE E POPULLIT
ju qe jeni kunder sales juve ju kisha largu nprej ksaj jete ju jeni gjak greku serbi rumunie mreti shqiptar sali berisha to rroj sa bjeshket e malev shqipris rrnoft sala posht kumunistat
te lumte mo Mero se ky maloku eshte si hienat
bravo mero.
ju uroje gezuar krishlindjen dhe vitin e ri .
dhe vazhdoni keshtu edhe vitin tjeter.
mire qe fatosin pd do ta beje president po azemin kush e vrau…
Mero je nje gjeni ne fushen e gazetarise.Ti na meson se si nuk mund te shkruhet.Se si njeriu mund te jete kaq i paturpshem.Hilacak i vogel,batakci,dembel,mosmirenjohes.Mjafton te mos jete njeriu si ty dhe eshte ne rrugen e zotit.Po si nuk bere njehere nje shkrim me buke.Vetem per probleme esenciale te vendit nuk flet.Ske faj se aty eshte veshtire te matesh me Berishen e veprave dhe jo te sajesave tende.Ti si ato grate e liga ce kujen gjithe diten per hallin qe na paska zene se kemi Berrishen kryeminister.Edhe pse se na kerkoke ti te behesh milioner.Ti qe vetem demokrat ske qene ndonjehere.Ik shporu me keto brockulla qe po thua.Berisha ka nje axhende dhe po qendron korrekt,Koha po tregon se sa te drejte ka.
MOS BENI GABIME TE TILLA FATALE ZOTI BAZE !
Nese vdes Sali Berisha, larg qofte( ! ) , ne varrimin e tij do te vershonin jo vtem Haveli por edhe te gjithe koleget e tij politike, ideologjike dhe shpirterore nga te pese kontinentet.
I pari do te ishte Kim Jong Uni i Korese Veriore. Pastaj Ahmedinaxhadi i Teheranit. Robert Mugabe i Zimbabvese… Fidel Kastro i Kubes bashke me Raulin… Chavezi i Karakasit…. Lukashenko i Bjellorusise e Tadici i Serbise. Venizellosi dhe Bakojanis nga Athina…
Edhe Dyvaljeja i Haitit, Baba Docku i famshem i “Ton- Ton- Makuteve”
Thone qe edhe Kadafi do te ringjallej nga varri per te asistuar ne funeralin e mesuesit te tij per perdorim avionesh luftarake dhe napalm kunder popullit te vet…
Bile edhe Pinocheti do te ringrihej per te percjelle kolegun e tij… Ne fund te fundit ai masakroi, torturoi dhe sakatoi vetem 8 000 kiliane e jo 10 000 sa Sala ne 1997-en…
Ndaj mos beni gabime te tilla te renda ju Zoti Baze …
Nuk u falen gafa te tilla !