Rrethimi i butë i Topit nga PD-ja

14 Dhjetor 2011, 21:17Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeministri Berisha po përpiqet të zbusë betejën politike me Bamir Topin në përfundim të mandatit të tij presidencial, duke u përpjekur të dobësojë rrethin e mbështetësve të tij dhe të kufizojë fjalorin agresiv politik ndaj tij. Pas refuzimit të kandidaturës së Sali Shehut, me arsyetimin se ishte anëtar i Partisë Demokratike, Berisha arriti ta fusë Topin në kurthin e vet, duke i ushqyer atij shpresën se me lojën e kandidaturave do të forconte rrethin e njerëzve të vet brenda PD-së. Bamir Topi pësoi goditjen e parë nga Berisha, pasi besoi që Sali Berisha me të njëjtin arsyetim siç hodhi poshtë Sali Shehun, duke e quajtur anëtar të PD-së, do të hidhte poshtë dhe Bujar Leskajn, i cili është jo vetëm anëtar i PD-së, por dhe i zgjedhur në Këshillin Kombëtar të PD-së dhe në listën pritëse të deputetëve të këtij legjislacioni për Vlorën. Berisha, jo vetëm nuk u shqetësua për kriteret me të cilat hodhi poshtë Sali Shehun, por mobilizoi grupin parlamentar të jetë kompakt në votim për të miratuar “kandidaturën e Topit”. Me këtë gjest Berisha jo vetëm bën ushtar të tij kryetarin e Kontrollit të Shtetit, por i mbyll gojën presidentit, duke i pakësuar mbështetësit dhe duke dëshmuar se fuqinë për të shpërndarë pushtet në këtë vend e ka ai dhe jo Bamir Topi. Kjo e vë Topin në pozitë të vështirë me mbështetësit e vet, të cilët e kanë marrë Berishën bardh e zi, si njeri që nuk pranon asnjë kompromis me Topin. Mesazhi i Berishës është i qartë. Ai është duke u përpjekur të rrethojë Bamir Topin, duke afruar njerëzit e pakënaqur që kanë prirje të shkojnë me të.

Në një shfaqje jo aq rastësore në një universitet katundi në Tiranë, beniamini i Berishës, Lulëzim Basha u shfaq me Besnik Mustafajn, ndërsa mbështetës të tjerë të zotit Topi janë në pritje të bëhen të rëndësishëm pikërisht nga kjo tendencë e re e Berishës.

Të njëjtën tendencë Berisha po e demonstron dhe ndaj partive të vogla të së djathtës, që i janë bashkuar frontit opozitar, duke i neutralizuar ato në aksionin politik, apo dhe më tej duke i armiqësuar ato me Bamir Topin. Kështu, ndërsa miraton të enjten Bujar Leskajn për kryetar të Kontrollit të Shtetit, Berisha nuk harron të përhapë fjalë lart e poshtë se më i mirë se Leskaj do kishte qenë Dashamir Shehi, po atë nuk e solli Bamiri se votoi për Bashën. Me këtë rast ai bën të mirin dhe me Shehin që të mos afrohet me Topin dhe me Leskajn, të cilin realisht e ka ushtarin e badigardëve të vet. Kështu, standardi që vendos Berisha me këtë politikë është tepër komod për të. Bujar Leskajn ai po e miraton pa e parë në sy dhe ka për ta lënë aty në pritje që dhuratën më të madhe ky i fundit të ketë ndonjë shtrëngim dore me të në ndonjë pritje, apo ndonjë buzëqeshje në distancë, nëse nuk e ka seriozisht që do kontrollojë koncesionet e Argitës. Bile me vetëdije të plotë unë bëra një portret kritik për të, i sigurt se kjo do ta çonte atë drejt karriges së kryetarit të Kontrollit të Shtetit. Kriteri që ka në mendje Berisha është pikërisht t’i marrë kundërshtarit njerëzit dhe të mbështesë ata që ia sulmojnë armiqtë.

Nga ana tjetër mbështetësve potencial të Topit u dërgon mesazhe lart e poshtë se pushteti ka vend për të gjithë, duke i lënë ata pezull, përballë boshllëkut që krijon qenia e Topit president dhe ende jo aktiv si politikan opozitar me Berishën për shkak të detyrës. Me këtë ritëm Berisha mund të neutralizojë disa figura të rëndësishme të PD-së që kanë tendencën të afrohen me Topin jo si model shpëtimtar, por si model opozitar me Berishën.

Ky rrethim në të vërtetë është dhe arma më efikase kundër Bamir Topit. I gjendur deri në vitin 2012 në zyrat e presidentit, ai nuk ka asgjë në dorë për tu bërë aktiv në politikë kundër Berishës dhe i ka humbur të gjitha betejat me porta të vogla që bën me Berishën me kandidaturat për Gjykata apo me rastin e Kontrollit të Shtetit. Berisha ka kaluar ato që do Berisha, bile dhe kur ka kaluar ndonjë të Bamir Topit, e ka bërë pasi e ka rikthyer dhe ka bërë pazar me të. Rasti i Leskajt ishte banal dhe i parashikueshëm qysh në fillim. Me Berishën nuk mund të fitosh betejën me cic-mice dhe hile të vogla. Për ato ai është mjeshtër vetë dhe nuk mund t’ia hedhësh. Bamir Topi nuk mund t’ia hidhte atij në këtë pikë, duke çuar një “demokrat më të madh se Sali Shehu” që të prishte parimet e Berishës. Me Berishën bëhet betejë vetëm duke bërë diferencë morale dhe duke treguar se nuk të interesojnë emrat, por parimet. Nëse Topi ngelet peng i emrave apo shoqërisë së tij, ai e ka të humbur betejën me Berishën, pasi ky i fundit jo vetëm që ka më shumë mundësi për të kënaqur tavolinat e vogla të Topit, por dhe më shumë fuqi për të mos rënë peng i emrave të përveçëm. E vetmja mënyrë që Topi të mbajë të bashkuar mbështetësit e tij rreth vetes, është të veprojë ndryshe nga Berisha, dhe jo të presë të mbledhë ata që mërziten nga Berisha. Pasi jo të gjithë ata vlejnë, sidomos ata që flasin të nesërmen e ikjes nga karrigia.

 

21 komente në “Rrethimi i butë i Topit nga PD-ja”

  1. tani97 says:

    Mero, ke te drejte qe ia thua troc Bamirit qe te ndaje mendjen dhe mos luaje si macja me miun. Te thote planet qe ka, te behet burre te pakten nje here. Psh. te na thote me cilet njerez dhe politikane deshiron te beje kete parti te re. Apo ne po enderrojme valle?

  2. Vlora says:

    bujar leskaj nuk eshte burr me taban ….keshtu qe edhe berishen ka per ta len shpejt sa te mari ate vend…

  3. Endri says:

    Z.Baze,analiza juaj trajton sakte aresyen kryesore se pse ne keto gjashte vite mu ne mes te Europes Sali Berisha ne te njejten kohe qe shton krimet dhe zullumet mbi popullin per cudi shton edhe sundimin e tij absolut me lehtesine me te madhe.E kam theksuar shume here ne komente se kundershtareve te tij ne menyre konstante u ka munguar jo thjesht zgjuarsia por mbi te gjitha fuqia morale dhe forca e karakterit ne momentet e proves.Si pas Gerdecit ashtu dhe pas 21 Janarit Sali Berisha ishte i ikur ne se tregohej vendosmeri me protesta dhe mosbindje civile.Edi Rama e kishte ne dore dhe nuk e beri sepse frikesohej se pas largimit te Berishes nderkombetaret do ta largonin edhe ate vete ose edhe mund ta fusnin brenda,pra e la ne balte popullin e masakruar dhe pa interesin e tij.Zgjodhi te bente pazare me pushtetin ose ta shperdoronte zemerimin popullor per nje mandat tjeter bashkie.Bamir Topi edhe pse e shihte se nga 5 kandidatura gjyqtaresh Saliu i kalonte vetem nje malok apo nje 6-mujor,vazhdonte po njesoj dhe ja ku perfundoi qe gjykatat me te larta te vendit te uzurpohen nga keto kontingjente te dekretuara prej tij.Qytetaria e ketij vendi ka vuajtur dhe vazhdon te vuaje Sali Berishen vetem sepse ata qe ka pasur dhe ka ne krye nuk jane te lire por jane te kapur diku.Ketyre te ashtuquajturve lider do tu mjaftonte epersia morale dhe forca e karakterit,pastertia,vendosmeria dhe qendrueshmeria per ta shporrur pa veshtiresi banden e Saliut,Metes dhe gjithe lukunine e malokeve qe i pason,pavaresisht se keta te dy jane dhjetefish me te zot ne intriga e djallezi.Por veti te tilla jane vlera te karakterit,i ke ose nuk i ke,dhe kur nuk i ke ne moshen 50 vjec,zor se i fiton me vone.

  4. buterfly says:

    Bamir Topi u tregua i dobet qysh me dekretimine ligjit per census kur AKZ deklaroi publikisht qe dy deputete ishin jasht shtetit.Si mundet nje president qe eshte i popullit qe perfason kreun e shtetit te dekretoje nje ligj te pamiratuar ku ishte shkel kushtetute.Qysh nga ky moment une personalisht nuk kam besim tek ai se do ta drejtoi kombin pa pare interesat vetjakje sic po ben Berisha .Mendoj vec te rinjte e shkolluar ase akademiket duhet te marrin frenat e kombit ne dore.Me sali Berishen nuk ka kompromise se ai po vret popullin epafajshem vec te mbroje familjen nga korrupsioni qe kane bere dhe vazhdojne te bejne.Tani popullit ju kane hapur syte dhe do te veprojne ta largojne Berishen .Topi duhet te jete konseguent ne veprimet e tiuj nuk duhet ti hapi shteg Berishes.Mero keni bere nje analize shume konkrete dhe largpamese.

  5. luis says:

    Po te jete puna se kush eshte me i afte ne luften poltike te pandershme,perballe dhe ndoshta me dinake se Berisha do te ishte Fatos Nano.
    Sot nuk mund te flasesh per kete aspekt sepse ata tani gatuajne bashke por ama,Fatosi dikur ka tallur trapin dhe askush tjeter nuk eshte ne gjendje ta neutralizoje Berishen.
    Bamir Topi eshte nje kocke e lehte,prandaj as nuk duhet shpresuar se mund te ndodhe ndryshe.
    Edi Rama e ka te veshtire ne kete aspekt me te sepse ai eshte i ndershem,por me kalimin e kohes edhe ky e ka kuptuar se duhet luajtur ndryshe,dhe mesa shihet po vepron bukur.
    Rama e ka kuptuar se nga krahu i djathte asesi nuk duhet shpresuar prandaj po ben perpjekje per te bashkuar fort te majtet.
    Nuk do e quaja aspak gabim neqoftese do afronte dhe Nanon pavaresisht se dikujt mund ti duket absurde.
    Afrimi i tij do i siguronte vota PS te mjaftueshme per te dominuar komplet parlamentin pa patur nevoje per aleanca te kota dhe te paqendrueshme.
    Mund te thote dikush se po u afrua Nano elektorati i majte do percahet dhe votat do shkojne ne favor te Saliut.
    Nuk besoj sepse mes dy alternativave askush nuk do perseri Berishen.Jo une nuk jam dakord qe Nano te jete kryeminister kjo nuk mund te ndodhe,por ama kandidaturen per president eshte mire qe socialistet ta mbeshtesin.
    Mundet qe Nano nuk mund te behet president po e mbeshteti PS sepse mazhoranca do votoje kundra.Aq me mire se edhe Nano do i pervishet punes per te bashkuar te majtet te gjithe dhe ne zgjedhjet e ardhshme fitorja do jete e sigurte.

  6. dritani says:

    A ka qene drejtor dogane?

    Dosjen e ka kushedi sa faqe dhe koha ka treguar se kush ka dosje eshte i preferuari i doktorit dhe per cdo “shqetesim” ai eshte mjeshter per te gjetur melhelmin.

    Qe te besh “diferencen morale” duhen ca emra por a gjen emra te moralshem ne kete vend qe eshte bere bordello?

  7. ismet says:

    kyr e ka pisk ky mostruoz ta sjell edhe bethen.kur rregullon punen ta fut sa krahi

  8. fortunato65 says:

    une mendoj te kunderten.jane keto fjalet qe topi do tia thoshte mero bazes.bujar leskajn e emerova une duke ju paraqitur kandidaturen ne parlament.deputetet qe do te vine ne grupimin tim jane te shumte dhe emrat e tyre do te behen te ditur para zgjedhjeve duke lene sali berishen me goje te hapur.politika tashme eshte bere si futbolli ,formacioni jepet vetem para ndeshjes.sali berishes do ti lihet mundesia qe te zgjedhe deputete nga niperit e punisteve te enver hoxhes.demokratet e larguar do te kthehen ne grupimin tim.vizioni europian ne rishikimin kompleks te politikes sidomos ne shqiperi krekon nje koherence te larte me krizen qe europa vete po kalon.shqiperia ka nevoje per kete vizion te ri , dhe kush me mire se ata qe krijuan pd-ne kene kete vizion.te nderuar lexues jua le juve kuriozitetin e ketij shkrimi.lexim te kendshem.Bam……………….

  9. Leone-53 says:

    Ngado te kthehet e cfardo te bej tani Sali Berisha eshte i humbur e smund te bej per vete te djathtet e vertet. Ndonje kokerr (koqe) ai mund ta joshi me ndonje “llomke” mishi por KURREN e KURRES ai smund te riparoj gabimet e medha te bera me PRONAT duke i perplasur neper dyert e gjykatave pronaret legjitim, ai smund te “askend” me ligjet e “PLEHRAVE” te tij, ai smund te bind askend duke privatizuar gjithcka qe prinderit tane kane ndertuar ne vite sic jane hidrocentralet etj, etj, vetem e vetem per te mbushur arken e boshatisur nga ai vet, ai smund te bind askend me amministraten e tij te koruptuar qe s’te hap nje vend pune pa “derdhur” miliona , per nje sherbim shendetsor cdo dite e ne veshtiresi etj. etj. Fundi i Saliut nuk arrin kurre me 2013, ai po “troket” per shume AFER!!..

  10. eli-Tiv says:

    …e gjithe kjo loje eshte nje pisllek….Leskaj nuk eshte per kete pune ..e kjo eshte e qarte..Per Saliun, Leskaj eshte personi i duhur…Topi pas gjithe ketyre vite ne politike nuk ka pjekurine e drejtimin e duhur (ne politike nuk ka tifozllik e miq tavoline…ne politike perfaqeson interesat e grupit–shtreses)…Saliu nuk quhet fare politikan …eshte thjesht hajdut e vrases e me kete e shtyn..Si plitikan eshte deshtak …Deshtoi me piramidat…vodhi votat ne menyre masive…deshtoi ne rrugen e kombit…gerdeci….e turpi i kombit vrau ne shetitoren simbolin e rinise tone..Cdo dite qe iken hap thellon hendekun ..tani nje grope e zeze na ndan nga saliu…
    Megjithate Topi eshte i paparashikushem…e kjo e lodh Saliun…Njerez si Topi nuk munden…Pse????

  11. nora says:

    Topi apo berisha vuajne si te forcojne kontrollin e shtetit nga pusht-eti per nje shtet te se drejtesa apo sikur ta kene pronen e tyre?

  12. Arber says:

    Leskaj ka treguar qe eshte njeriu i vetem me integritet dhe personalitet te forte ne politiken shqiptare. Te gjithe qe llapin ca e kane nga zilia ca e kane nga lakmia

    1. anticensurë says:

      “Leskaj ka treguar qe eshte njeriu i vetem me integritet dhe personalitet te forte ne politiken shqiptare.”
      Arber,kam një pyetje për ty!do të më ndihmoje shumë në këtë pafanitetin tim në politikë!
      në kë parti bën pjesë Leskaj??

      mos bën pjesë në partinë e sali çmëndinë berishës?të atij krimineli,përçarësi,shkatërruesi dhe shitësi të shtetit shqiptar?
      nse është e vërtetë?!atëherë përse nuk e tregon një herë të paktën “integritetin” e tij ky ëngjëll i PDsë!përse nuk thotë një herë që nuk e ke të drejtë o KRYETARI IM BAJRAKTAR QË TË MBAJMË MBI SHPATULLA!
      TË PAKTËN PËR PLERAT!
      apo ndoshta dhe i bën pjesë në grupin e plerave por si plera më e pastër!
      zotëri kushdo qoftë ai që merr një post nga sali berisha,është po aq i ndyrë sa dhe ai!

  13. anticensurë says:

    “Pasi jo të gjithë ata vlejnë, sidomos ata që flasin të nesërmen e ikjes nga karrigia.”
    thënje fantastike o mero!
    po të bëjmë një llogari të vogël:
    -topi kush është?
    një njeri që i përmbush të dy kuptimet e fjalisë tënde!
    -e gjithë politika shqiptare i përmbush të dy këto kuptime!
    -e gjithë opozita është e formuar në këto baza!
    –nuk kanë vlera
    –janë bashkuar pas ikjes nga karrigja!
    opozita ka dhe një më tepër,kryesia e saj!
    nuk e vleron popullin,e përçmon atë dhe mbivlerson veten e saj!
    kryesia e opozitës do të rrëzojë diktaorin berisha thjeshtë me të njëjtat pisllëqe me të cilat ai qëndron në pushtet!
    ata me mënyrën si veprojnë duan vetëm të rrëzojnë diktatorin jo diktaturën!ata pregatisin fronin e diktatorit të radhës,kuptohet më të butë se i sotmi!dhe ky i sotmi është më i “butë”se i djeshmi!
    prandaj mbetemi gjithnjë në të njëjtin vënd ne o mero!

  14. drita bashaj says:

    Topi eshte i djegur dhe i paperfillshem per zgjedhjet e ardhshme. Gjithnje as mish , as peshk. U zgjua me vonese. Mbase do jete nje komedi gjeniale ne estraden shqiptare shfaqja Nano President, Berisha Kryeminister… T’i lutemi Shen Gjergjit t’i vrase dy kucedrat!

  15. bbb says:

    PSE SMA KENI BOTUAR MENDIMIN TIM NE KETE ARTIKULL O TEMA? CENSURE??FILLUAT AVAZIN JUVE???

  16. D.SH. says:

    BRAVO I QOFTE PARTISE SOCIALISTE PER MENYREN SE SI E PERZGJODHI AVOKATIN E POPULLIT.
    kJO ESHTE SFIDA.

  17. Mallakastrioti says:

    te Nderuar Komentues dhe Lexues, i lexova me vemendje kom..e mesiperme..dhe persa i perkete Politikaneve Shqipetare , thjeshte do te perserisja ate thenjen e famshme:”Bir Selman i Nenes ke te Qaj me Pare”..te me falni per shprehjen por jane te gjithe M….

  18. Ledio says:

    e gjithe kjo eshte loje e Berishes ..Topi dhe Berisha vijne nga i njejti stan..ne fund fare do bejme koalicion dhe do nxjerrin prap jashte loje PS dhe Edi Ramen..mebeshtetja kryesore per Topin do jete e ashtuquajtuara aleanca kuq e zi qe finacohet nga Sali Berisha …vetem naivet mund te japin voten per nje Parti nenprodukt i PD..mos besoni retorika e tyre se jane vetem per ti hedh hi syve popullit ..nuk jane vetem nje cete hajdutesh qe diten shahen naten e kalojne duke pire vere dhe shampanje duke u tallur me nje popull… duke e varferuar cdo dite e me teper,duke e fyer .,,duke e vrare ,duke shitur cdo gje qe ju bije ne dore …e vetja rruge per te dale nga kjo gjendje katastrofike eshte revolta popullore ..gje qe shqiptaret skane bythe ta bejne..kete e di dhe maloku i vucidolit

  19. beso says:

    Topi,berisha&co.jane nje e djathte qe ka mbaruar tashme.Mbajne partira private,si blihen klubet private,qe blejne pastaj lojtaret,dhe u duhet te blejne edhe tifozet,ndryshe nga skuadrat tradicionale.Me duket edhe Rama po orvatet te beje te njejten gje,pasi mendon se shqiptaret jane kryesisht fshatare qe shkojne kot pas berihajit.Duket qe libri”Kurban”po fiton me shume simpatizante sesa rruga e re e PS,qe as i filloi punimet,ndoshta per mungese fondesh..Mendoj se poltika shqiptare eshte e tera e korruptuar,por shuuuuuume e korruptuar.Mund ti quajme jo parti politike,po çeta komitesh qe pasi mbaruan se zhvaturi kalimtaret,tani kane filluar te zhvatin njeri-tjetrin.Imagjinoj Topin kryetar partie dhe meqe s’e njoh mendoj se do dale me keq se Nard Ndoka,qe tek e fundit e ka nje inteligjence natyrale.

  20. sherif says:

    Mos prisni gje nga Topi, se ai nuk ka kellqe per t’iu kundervene Berishes. Po te ishte aq i zoti do t’i ishte pergjijgur flake per flake Berishes kur e quqjti “Horr”. Kur nuk e beri per koken e tij mos prisni ta beje per popullin. Peshqesh e kemi Berishen, po s’e hoqi Amerika ketu e keni deri sa te na haje edhe kocken se mishin po na e ha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje