Makthi i pafajësisë

7 Dhjetor 2011, 23:16Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Gjergj Lezhja është një zyrtar i bindur, por korrekt. Ka pasur deri gradën gjeneral në polici në kohën e Agim Shehut të parë, por tashmë është Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë, pra në pjesën civile të pushtetit. Si Agim Shehu II-të. Me gjasë është njeriu që Berisha do t’i lërë në qafë krimin e fshirjes së pamjeve filmike nga serveri i qeverisë më 21 janar. Gjergji e di se hë për hë mund ta shtyjë arrestimin duke përdorur precedentin e vrasësve që nuk iu dorëzuan drejtësisë më 21 janar. Duhet të jetë në siklet pasi si zyrtar korrekt, që e njeh ligjin dhe dënimin penal, e di që ky krim nuk parashkruhet, pasi gjesti i tij ilustron faktin e vrasjes me paramendim mbi katër qytetarët shqiptarë. Gjakftohtësia e vrasësve ka shkuar deri tek detaje kriminale, siç ka qenë mosregjistrimi i armëve, futja e gëzhojave të huaja në oborr të kryeministrisë, dhe fshirja e provave filmike nga serveri i qeverisë, që përbën dokument zyrtar në këtë rast.

Por Gjergj Lezhja duhet të jetë në siklet për një gjë më të rëndë se sa dënimi që mund të marrë për të shpëtuar Sali Berishën. Ai dhe të tjerët që po hetohen për këtë krim, hallin më të madh kanë se nuk dinë si të sillen tani me Sali Berishën. Të shkojnë në prokurori dhe të merren në pyetje, ai i shpall armiq! Të rijnë aty dhe të refuzojnë prokurorinë, ai nuk i mbron si gardistët! Të shkojnë në prokurori dhe të gënjejnë, kanë frikë se dosja rihapet dhe dënohen, por më shumë frikë kanë se mos dikush i thotë Berishës që ata raportuan të vërtetën dhe të tradhtuan. Të shkojnë në zyrë të tij e t’i thonë çdo bëjmë me atë “laviren” që po na kërkon, nuk guxojnë se kanë frikë se ai xhindoset, përplas disa herë buzët pa asnjë fjalë, merr celularin, e lë prapë mbi tavolinë, merr pultin, ndez televizorin, i ngre zërin, tund kokën, dhe i pyet papritur “urdhëro…!”, sikur nuk ka dëgjuar asgjë nga halli i tyre. Ai do ngrihet prapë, i dëshpëruar do niset të dalë nga dera, duke i thënë një “asgjë”, pa shumë kuptim me pezmin që s’di ç’të bëjë me krimin që nuk e ka bërë. Pastaj ai do ta thërrasë prapë, do ta ulë sikur s’ka ndodhur gjë, dhe do t’i mbajë një fjalim të gjatë “me fakte që i di vetëm ai” se ajo Ina Rama, ai horri Bamir Topi dhe ca çakaj të tjerë kanë dashur ta vrasin më 21 janar atë dhe mbesat… “Po, po, e kam të sigurt, ma pranoi dhe Kantrimeni në bisedë, ma tha një njeri që i ka regjistruar të gjitha, po mos ja thuaj njeriut”. Gjergji, i cili është mësuar ta dëgjojë qindra here këtë dialog, vihet edhe më shumë në siklet kur mendon se si do të shkojë halli. E ndjen se ai, Doktori, nuk do që ky të shkojë në prokurori, nuk do që ky të flasë, nuk do që ky të dënohet, por mbi të gjitha nuk do që ky ta bezdisë për këtë çështje. Ngrihet me qetësi të ikë në hallin e tij, dhe ai e thërret prapë t’i japë një punë banale. Gjergji del jashtë në korridor, mban flet-thirrjen e prokurorisë në dorë, kujton 21 janarin, ulërimat e Atij për të hapur zjarr, hezitimin e Ndreut, grushtin e badigardit të Berishës mbi syrin e tij, nxirjen e syrit, marrjen nga brezi të pistoletës dhe hapjen zjarr mbi turmë nga kryebadigardi, ulërimat, fytyrën e zverdhur të Lul Bashës që i dridhej buza dhe thoshte “çfarë bëhet, çfarë bëhet”, paramilitarët që prisnin tek oborri i Ministrisë së Bodes, pastaj takimin mbasdite për prishjen e provave, ndarjen e detyrave për të hedhur pistat e reja, versionin që Olldashi të fliste për një Benz me 40 kg tritol, versionin që Ben Imami të fliste për pistoleta që janë përdorur nga socialistët për të vrarë njëri- tjetrin, pastaj skenari i thikave helmuese, çadrave- pistoletë, helmit nga gjarpërinj të jugut (Pse të jugut xhanëm se dhe të veriut të helmojnë), dhe gjithë çfarë kish ndodh në atë ditë.

Ç’të bënte me atë ditë?

Vetë nuk ishte përzier në asgjë. U mbyll në zyrë të tij dhe dilte andej vetëm kur e thërriste ai. Vërtet nuk di asgjë, nuk pa asgjë, nuk bëri asgjë, dhe do hetohet për gjithçka.

Tani hyn prapë çdo ditë në zyrë të tij, lexon gazetat, shikon lajmin që serveri ka ardhur nga SHBA i certifikuar që videot janë fshirë. Ky është përgjegjësi. Fillon nga e para dilema e tij, se si të sillet me Atë. Po sikur ai të dyshojë që ky do të flasë, po sikur dikush të thotë që amerikanët i kanë ristartuar videot dhe aty duket bodigardi i Berishës duke vrarë, po sikur aty të jenë regjistruar dhe urdhrat dhe komandat…., po sikur të mendojë se ky i ka dorëzuar fshehur prokurorisë kopjen e serverit që u bë atë ditë dhe Ai të mos besojë që ata ia kanë dhënë amerikanët Inës? Trembet kur e mendon dhe përpiqet të qetësohet.

Pastaj me vete vendos të shkojë në prokurori dhe të thotë nuk di asgjë. Nuk është keq kështu. Kështu s’e ngatërrojnë dot as me Doktorin. Por e kap prapë frika. Po sikur tek dera të jenë familjarët e viktimave, sikur të jenë fëmijët e tyre, sikur të jenë vëllezërit apo xhaxhallarët e atyre që janë vrarë… Ai s’ka faj. Ai s’ka bërë asgjë. Problemi është nëse ata i flasin dhe ky nuk u kthen përgjigje, Ai lart do mërzitet, do ta akuzojë se e ka shitur dhe do t’i heqë vështrimin, s’do ta thërrasë më në zyrë… dhe do ta shesë.

Nuk di ç’të bëjë. Si t’ia mbushë mendjen Atij që është gati të hyjë në burg për të, është gati të sakrifikojë familjen, punën, gjithçka, vetëm ai të mos dyshojë se po e tradhton. Por e ka të pamundur. Nuk di si ta bindë për këtë. Sa herë ia hap dikush këtë temë, ai bën sikur s’e ka dëgjuar. Të gjithë duhet ta dinë vetë se si duhet të sillen për të dalë i larë ai.

Dilemat e Gjergj Lezhjes janë dilemat e gjithë atyre që janë të dënuar të mbajnë mbi shpinë një krim që nuk e kanë bërë. Lulëzim Basha dhe Sali Berisha, dy njerëzit e vetëm përgjegjës për atë që ka ndodhur, janë dhe të vetmit që prokuroria nuk po i thërret t’i pyesë: Pse kanë qëlluar mbi njerëzit, pse kanë prishur provat dhe pse nuk dorëzojnë vrasësit? Kjo mbi të gjitha do të lehtësonte dilemat e një njeriu të pafajshëm, që sillet si somnambul rrugëve të Tiranës dhe korridoreve të Kryeministrisë, nën peshën e terrorit të marrjes përsipër të një krimi që nuk e ka bërë. Dhe nuk është vetëm ai!

Zonja Kryeprokurore! Çlirojeni këtë njeri nga ky makth! Çlironi  familjet e të vrarëve nga mllefi dhe urrejtja që po grumbullojnë ndaj dy njerëzve që ata i quajnë vrasës, Sali Berishën dhe Lulëzim Bashën. Çojini ata para drejtësisë se ka plot burra dhe gra, edhe brenda PD-së, që dinë të bëjnë shtetin. Edhe pa poshtëruar bashkëpunëtorët e tyre! Edhe pa vrarë qytetarët e tyre! Pastaj njoftoni dhe Ambasadorin Wolfart. Kërkojeni ku të jetë në ndonjë panair birre apo ushqimi. I thoni t’u bëftë “gjak e dhjamë” dreka, se u mbyll dhe kjo punë e 21 Janarit.

 

35 komente në “Makthi i pafajësisë”

  1. NikC says:

    A e di dikush se si quhet ky cubi qe eshte bodyguard i Berishes,prej nga eshte dhe cfare familje ka?

    1. raimondi says:

      Mirpo per shkak te vrasjeve te 21 Janarit Sala do jete gjithmone agresiv ne votime
      –Ai gjithmone do i vjedhi votat –ndaj Opozita duhet ta kuptoje se zgjedhje
      te rregullta me Salen nuk do kete kurre

      — Sala e kupton qe po humbi zgjedhjet do veje per ndjekje penale –Ndaj ai nuk te lejon ti marresh puhstetin me zgjedhje ..

      Keshtu qe opozita te mendoje ndonje ruge tjeter per te marre pushtetin …….

      1. tg usa says:

        sa te jete kauri si i thua ti nuk behet gje
        kauret nuk jane trima sa turqit

    2. Vila says:

      SAKTE. MERO: ASGJE NUK FSHIHET PLOTESISHT PASI TEKNIKAT E SOTME JANE NE GJENDJE TE RIPRODHOJNE CFARE ESHTE FSHIRE. KJO ESHTE 100% E SIGURTE. KAM FOLUR ME EKSPERTE DHE E KAM TE KONFIRMUAR SE SEKUENCAT E FSHIRA RIPRODHOHEN NGA SERVERI DHE CDO HARD DISK I CDO KOMPJUTERI. PROKUROIRIA MBASE JO, POR FBI I KA SEKUENCAT FILMIKE TE RIPRODHUARA. AMERIKANET E DINE MIRE SE CFARE ESHTE BERE ATE DITE, E KANE PARE NGJARJEN NGA BRENDA. KETE E DI GJERGJ LEZHJA, KETE E DI LUL BASHA, KETE E DINTE NDREU, KETE NUK DON TA MESOJE SALI BERISHA. SE ESHTE INJORANT DHE KUJTON SE MUND TE MBRETEROJE KUDO, MADJE EDHE MBI FBI.

    3. MERO, fajin direkt per vrasjet e 21-Janarit dhe gjithe vrasjet nga 1991 e ketej i ka; Ai bisha e Vicidolit, sepse ngado te rrotullohesh e te shohesh vetem Ai (emerin nuk dua per asnje arsye tja permend se te gjithe Shqipfolesit kudo ndodhen e kuptojne kush eshte Ai bisha i Vicidolit). E megjithate perseri eshte ne pushtet fale bashkepunimit Mafioz ne te gjitha drejtimet me Fatos Nano e Ilir Meta, te cilet per pasuri marramendase personale dhe te banditeve qe mbajne nga pas qe jane ne fushen e biznesit (90% e ketyre biznesmeneve jane me para droge+kontrabande armesh e karburantesh e ushqimesh+prostitucioni+ etj.)-ne fushen e mediave (90% e ketyre boss_ve te mediave ne Shqiperi jane teresisht nen kontrollin e koalicionit qeveritar dhe mire paguhen me miljona privatizimesh+koncesionesh+ndertimesh deri dhe me droge merren),- ne fushen e drejtesise (nje kapje dhe nje korrupsion i papare ndonje here deri me sot, E sa per artikullin e djeshem; koha e Nanos kryeminister eshte a nuk eshte 10% kapje dhe korrupsion si sot ne kohen e Berishes kryeminister e dje te Metes kryeminister. Kete e pranojne edhe te Huajt dhe vete servilet e sherbetoret e Berisha+Meta, qe pas 2005 kapja e shtetit 100% dhe korrupsioni, jane ne nivelin me te larte te mundshem: pra; rregjim Diktatorial. Por, Berisha+Meta+Nano kane bere lobing duke paguar me qindra-miljona Dollare apo Euro, dhene Koncesione pafund kudo neper Shqiperi, futur firma Mafioze Sllavo-Ruse ne Privatizime, vetem e vetem qe te qendrojne ne pushtet pafundesisht dhe te vjedhin e te vrasin pafundesisht. Prandaj askush ne Perendimin (qe dukshem eshte pseudo-Demokratik me kete qendrim ndaj Diktatures se re Shqiptare) nuk thote gjysem fjale per vjedhjen e Votes se Lire sa here shte ne Pushtet Berisha dhe Meta, po ashtu asnje fjale per vjedhjen marramendase te pronave publike e private te Shqipetareve nga familjet biologjike e politike te treshes Berisha+Nano+Meta e bashkepuntoret e tyre me te afert. Kjo MERO eshte e VERTETA, qe Demokracia Perendimore i endrrave te medha me 8-Dhjetor-1990, ka 21-vite qe e mban kete popull e vend me rregjime Neo-Diktatoriale te treshes se komanduar nga PPSH_ja e Sigurimi-Shtetit (mjafton te shohesh do fotografi apo xhirime filmike e elektronike te atyre diteve dhe *Pardesyt e Bardha* ne Qytetin Studenti e takimet me Ramiz Aline, sheh pernjehere te futurit me shumice te PPSH+Sigurimi Shtetit. Vetem nje Revolucion i tipit LIBIAN me humbje e sakrifica te medha vertete,por mese te domosdoshme dhe nxjerrja perpara Ligjit te sekuestrimit dhe denimit Penal maksimal te shumices derrmuese te klases Politike aktuale ne Pushtet por edhe ne Opozite (kjo e fundit Lidershipi Opozitar eshte pjese e kapjes dhe e korrupsionit, prandaj i le gjerat ne mes te rruges dhe e ka futur ne gjume letargjik elektoratin e saj, qe eshte te pakten 65% e popullit, qe duke shtuar krizen e gjithanshme e papunesine mbi 1.2-miljon, kjo shifer e popullit ne krize e varferi po kap shifren mbi 85%).

  2. Poliksenos says:

    E bukur! Çdo gje shkruhet sikur eshte degjuar nga goja e tyre qe kane bere vrasjet dhe nga ata qe i kane pare vrasesit. BRAVO Mero.

  3. asso says:

    per cilin po flet o Mero, ku eshte ky njeriu i ndershem qe e vtritka ndergjegja????Mos ke ngaterru adrese,se ai e njeh mashtrimin me mire se askush se ndryshe nuk do ish aty, se nuk ishin p[resh po ishin bij nenash ato qe u vrane me armet qe edhe ky burri me mustaqe i ka prekur.Derisa sa i zhduku!!!!!!Po shpeton dhe ai si tjeret.Pa merak!!!!

  4. Drenica e Kuqe says:

    Kjo e rendon edhe me vrasesin e 21 janarit, Sali Berishe Fazlliçin, sepse tash mund ta deshmoje edhe FBI se ky eshte krim me paramendim.
    Te fshihen provat e vrasjes se kater qytetareve te pafajshem, perben vrasje te dyfishte, me paramendim.
    Prokuroria te veproje me shpejtesi, se neser Saliu do beje edhe me zi!…

    Drenica e Kuqe

  5. tosi says:

    “Rama eshte pak i semure mendor” tha Daul. I ngjashem duket edhe topi qe sala e beri deri president, por qe ju duk pak de do te behet kryetar partie me 0.1%. prokuroria duhet te veproje patjeter. fillimisht me organizuesit dhe nxitesit, perfshi ata qe u mcefen tek lokali i fidelit, dhe natyrisht me pas edhe me ata qe kane qelluar mbi njerezit duke sqaruar rrethanat apo nese qitja ka qene direkte apo rikoshete. Natyrshem ky do ishte nje standart shume me i larte sesa ai qe pati prokuroria ne 13 dhe 14 shtator 1998 ku u vrane 3 persona dhe u plagosen dhjetra te tjere, por nuk u akuzua asnje zyrtar i shtetit, por vec 12 perfaqsues te opozites se atehershme.

  6. Bali Staka says:

    …Nje mbyllje fantastike, zotri Mero! Edhe per shkrimin Tuaj, edhe per 21 Janarin!

  7. 21janari says:

    Te gjithe shqiptaret jane “Gjergj Lezhja”!
    Prandaj, te futim ne burg Atë, qe te fitojme lirine ne populli, qe jemi “burgosur”.

  8. homeri says:

    Z,Mero bravo qe shkruan per 21 janarin. Zbardhja e 21 janarit eshte fillimi i demokracise Shqiptare.
    …Urdherdhenesit dhe vrasesit i pane te gjithe ,provat jane duhet te filloje procesi vetem ashtu qetesohen shpirtrat e familjeve te te ndjereve .
    …..Ne 21 janar eshte vrare opozita shqiptare,eshte vrare demokracia ,ambasadorit qoftexhi i themi se 21 janari i takon te kaluares vetem atehere kur te denohen urdherdhenesit e vrasjeve ketij ambasadori dhe z. ARVIZU I KUJTOJME SE DJE NE PERVJETORIN E VRASJES PA DASHJE TE DJALOSHIT NE GREQI pati protesta ku nje pjese e protestusve pati nje axhende te ndryshme nga te tjeret qe qelluan me gure forcat e rendit dhe nuk qelluan mbi ta me plumba.Si duan keta ambasador te protestojme me lule per korrupsionin e qeverise dhe vjedhjen e vatave ,keshtu mendojne se jemi ne demokraci ,aspak e drejteNe opozitaret por kushdo tjeter duhet te mbeshtesim EDI RAMEN SI TE VETMEN SHPRESE PER VENDOSJEN E SHTETIT LIGJOR NE VEND.
    —-N mbeshtetje edhe te artikullit te meparshem tuajin EDI RAMA duhet te mbeshtet me shume tek te rinjte ne strukturat e ps si individ qe nuk kane qene te lidhur me strukturat korruptive te qeverive te meparshme

  9. like says:

    Po mire une nje gje nuk kuptoj .sala me lulin e kane bere ne mend te rine me shekuj ne qeveri asnjehere nuk do bien keta ndejti dhe enveri 45 vjet dhe e pame se cnodhi me ata Nuk kane frike keta se do te ndodhe e njejta gje me femijet e tyre me vone kur ata mos jene me ne pushtet Dhe keta qe i mbrojne tani nuk e mendojne se nje dite mund te pergjigjen per fshehje krimi.kur sala te mos kete me kete fuqi qe ka tani?

  10. landi says:

    Ka dy probleme kryesore qe lidhen me 21 janarin. I pari eshte qe prokuroria nuk do e zgjidhi ceshtjen edhe pas ketyre fakteve mafioze qe kane dale ne drite. Do vazhdoje zvarritjen, dhe ne perfundim do dali qe s’dihet kush ka gjuajtur, dhe fshirja e materialeve ka qene nga nji difekt teknik etj.
    Problemi i dyte eshte me Edi Ramen, i cili sot duhet te dilte para popullit e te kerkonte largimin e qeverise. Rama e la 21 janarin ne doren e drejtesise, por kjo s’do te thote qe te presi zvarritjet e prokurorise apo mbylljen e ceshtjes ne gjykate sic po behet me ilir meten.
    Sot, u faktua perfundimisht per kedo qe donte tia linte drejtesise fjalen e fundit, qe krimi jo vetem eshte kryer nga qeveria, por ka qene aq i qellimshem sa strukturat qeveritare jane angazhuar drejperdrejt ne zhdukjen e provave.
    Pra sot, eshte dita kur kjo qeveri eshte vertetuar se ka kryer krim me paramendim, aq sa eshte perkujdesur te zhduke gjurmet si cdo grup mafioz ordiner.
    Le te mos harxhojme kohen kot me dilemat e Lezhjes, apo te Ilirit. Keshtu dilemash kane te gjithe ne PD sic kishte dhe Lulu e shume te tjere. Por te gjitha keto dilema e gjejne zgjidhjen kollaj se saliu ka mberthyer cdo institucion fale pasivitetit te opozites, dhe e vetmja rruge per ta ndalur eshte zgjimi i opozites.
    Eshte koha opozita te leje strechingun, e te leje turravrapin per te promovuar librin pertej kufijve. Populli po vuan cdo dite te kesaj qeverisje, e nuk largohet saliu me cicerima.
    Rama te kerkoje nje ore e me pare largimin e qeverise. Por edi nuk e do kete gje para vitit 2013, duke u bere keshtu bashkefajtor me qeverine per keto dy vjet qe ka vendosur te beje te urtin e u thote njerezve ju beni dallimin mes rruges tone dhe atyre.
    Sot ish guvernatori Blagojevic u denua me 14 vjet burg vetem se donte te merrte nje post ne administrate ne rruge te pandershme.
    Zgjohu Edi rama nga gjumi, se nuk vihet drejtesi me reforma kur nuk zbatohet ligji. Rama po shfajson saliun duke bere pakte, a thua se e kane pasur fajin ligjet.
    Shqiperia ska problem reformat, por ka problem qeverine qe ka shkelur cdo ligj. Me kursin e ri te rames kjo qeveri jo vetem do ia hedhi pa u lagur, por do dali dhe matane 2013-es. Genjeshtrat se saliu do izolohej apo denohej nga faktori i jashtem dolen sheshit. Kemi nevoje per ndrrim kursi opozitar, jo per rrenat e rradhes. Rama tani po ndjek kursin qe i kerkonte blushi me kacin qe i thonin futu ne parlament e mos kerko zgjedhje te reja. Mjafton kaq per te kuptuar qe eshte kurs i deshtuar dhe i turpshem.

    1. xhoni says:

      Cfare kerkon nga Edi Rama,ti PLEHRE???Ne te gjithe boten,ja ne Greqi,sa per ilustrim,populli ngrihet vete ashtu sic u ngritem ne 97-ten!!!Pra kur te hyn THIKA NE PALCE NUK PRET Edi Ramen te organizoje protesta!!!Edhe kur Edi Rama organizonte protesta ne gjithe Shqiperine,kelyshet e Berishes,si ti,prap me Edi Ramen u moret!!!Jo,po duhet dialog,jo po Edi Rama po i con njerezit para plumbave,jo po Edi Rama kerkon pushtet etj!!!EDI RAMA NUK ESHTE ENVER HOXHA ME TE GJITHA FUQITE E TIJ!!!ENVERI ISHTE ZOT NE SHQIPERI DHE E KISHTE CDO GJE NE DORE,DUKE FILLUAR NGA POPULLI!!!Ndersa Edi Rama nuk ka ASGJE NE DORE,VEC POPULLIT!!!Por sot nuk mjafton populli,por VENDOSIN NDERKOMBETARET SIPAS INTERESAVE TE TYRE!!!U VRA GERDECI,HESHTEN AMERIKANET SE ISHIN VETE BRENDA!!!U VODHEN VOTAT NE 2009-ten,KERKUAN FAKTE E PROVA!!!Ja UA DHA EDI RAMA NE 8 MAJ TE GJITHA PROVAT,ME FILMIME E TRANSMETIME LIVE NE TV,BILE VETE AMBASADORET ISHIN DIREKT NE SALLE,PRANE TAVOLINAVE KU BEHEJ NUMERIMI I KUTIVE TE FUNDIT!!!E PANE ME SY DHE E DEGJUAN ME VESHE SE EDI RAMA FITOI ME 10 VOTA ME SHUME!!!E NJOHIN KODIN ZGJEDHOR,SE E KANE BERE VETE,POR HESHTEN KUR BERISHA NDERROI RREGULLAT(ne cilin vend te botes nderrrohen rregullat ne fund te numerimit?)DHE VONOI NUMERIMIN SE PO SELEKSIONONTE KUTITE E FLETET DUKE I SHQYER E MBUSHUR ME GRUSHTE ME FLETE FALLCO ,QE TE PERMBYSEJ REZULTATI!!!CFARE BENE KETA TE HUAJT???PRANUAN BASHKEPUNIMIN ME BERISHEN NE KRIMIN MAFIOZ,BILE E BENE EDHE “BURRE SHTETI”!!!TURP I MADH!!!BOTA PERENDIMORE ESHTE AQ DEMOKRATIKE SOT,SA ISHTE EDHE HITLERI!!!NE SHQIPTARET KEMI 21 VJET QE PO E PROVOJME NE KURRIZ!!!SALI BERISHA,MBESHTETET NGA BOTA E KRIMIT PER TE SUNDUAR ME GJAK OPULLIN SHQIPTAR!!!KUR TA KUPTOJE DHE NDJEJE MIRE KETE SITUATE POPULLI,ATEHERE TE NGRIHET VETE ,PA PRITUR EDI RAMEN !!!!PER DERISA POPULLI MJAFTOHET ME LLAFE NE FACEBOOK APO NE GAZETA ONLINE,BERISHA DO BEJE QEJF!!!

  11. arber says:

    bravo mero! pershkrim i sakte i situates qe e ka futur sali berisha, ne fakt ai po tenton te bleje edhe disa muaj pushtet, sepse vetem duke rezistuar ai e di shume mire se mund te mposhti vullnetin e shqiptareve per ndryshim…te pakten edhe per nj 5 vjet

  12. shqiponja says:

    Te gjithe ne ndihme te gazetes Tema dhe gazetarit te palodhur Mero Baze!!
    Te gjithe qe e vleresojne kurajon dhe guximin e tij ne nxjerrjen ne drite te te palarave te rregjimit Salinist duhet te ndihmojne sipas mundesive.
    Une me kenaqesi sapo bera dhurimin e dyte prej 20 dollaresh. Kjo eshte me e pakta qe mund te behet per te falenderuar dhe per te mbeshtetur Mero Bazen dhe gazeten Tema.

    You sent a payment of $20.00 USD to Tema Newspaper
    ([email protected])

    It may take a few moments for this transaction to appear in your account.

    ——————————————————————————–

    Merchant
    Tema Newspaper
    [email protected]
    Instructions to merchant
    You haven’t entered any instructions.

    Description Unit price Qty Amount
    Donation to Gazeta Tema
    Item# 0 , Website: http:// $20.00 USD 1 $20.00 USD
    Subtotal $20.00 USD
    Total $20.00 USD

    1. fule says:

      bravo, une kam dhene 100 dollare qe diten e pare

  13. analist says:

    Sakte gjithshka!

  14. saimir says:

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=224515&ref=fp
    Kete lajm duhet te shikoni. Mua me vjen keq qe ky e ka ngrene keq fare, e kam fjalen per ish guvernatorin e illinoisit, i cili e paska ngrene per korrupsion nja 14 vjet dhe kot fare. Vetem tre ekspertat tane i duheshin dhe do ja kishte hedh bythes

  15. fule says:

    21 Janari eshte nje ngjarje qe per provat dhe faktet qe kane dale ne drite ja ben muuuu, se kush jane vrasesit gjakatare dhe urdheruesit e tyre.

    nqs. Sali Berisha i thoka te tyre se kane dashur ta vrasin me 21 Janar bashke me mbesat, qenka katandisur tamam si shumica diktatorve perpara fundit qe i afrohet

  16. xha Sulo (jo kapedani) says:

    Cudi me keta ekspertet amerikane, ne laptopin e Priftit gjeten edhe videot qe ishin fshire dhe i publikuan, ndersa ne harddiskun e serverit nuk e gjeten ate qe ishte fshire. Asgje nuk fshihet plotesisht?!

  17. emigranti i panjohur says:

    Gjergj Lezhja
    Kombësia Shqiptare
    Datëlindja 14. 10. 1957
    Statusi civil Martuar, 2 fëmijë
    Arsimi
    1970 – 1974 Arsimi i mesëm, gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Durrës
    1981 – 1986 Universiteti i Tiranės, Fakulteti Inxhinierisė Mekanike, dega Transport.
    Kualifikimi
    1993 Kurs specializimi nė Shėrbimin Civil, Itali, SISDE
    1993 Kurs specializimi nė Shėrbimin Civil, Itali, SISDE
    Përvoja në punë
    1986 – 1987 Kontrollor Cilësie në repartin mekanik, ORMN Durrës.
    1987 – 1991 Shef i kontrollit dhe cilësisë,ORMN Durrës
    1991 – 1992 Shef i Zyrës Privatizimit pranë Komitetit Pluralist, Durrės
    1992 – 1993 Shefi i Sektorit tė Pėrgjithshėm nė Komisariatin e Durrėsit.
    1993 – 1994 Kryetar i Shėrbimit Informativ Kombėtar, Durrės
    1994 – 1995 Drejtor i Pėrgjithshėm i Policisė Financiare, Tiranė
    1995 – 1996 Drejtor i Shėrbimit Informativ tė Rendit nė MRP me gradė “Gjeneral Brigade”
    1997 – 2005 Shef i Personeli dhe Organizimit pranė Partisė Demokratike tė Shqipėrisė
    2005 – 2007 Zëvendësministër i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë
    ….Kam 20 vite qe jam larguar nga shqiperia dhe e keqja me e madhe
    e asaj qe ka ndodhur aty eshte shperfyterimi total i shume drejtuesve te klases politike shqiptare ne te gjitha nivelet.Njoh disa figura te jo pa rendesi qofte te PD apo PS midis te cileve dhe kete zoterine.Ngelet proverbiale dhe sot nje thenie e ish k/m me fuqiplote te shqiperise mehmet shehu i cili tha dikur diku.SHUME SHOKE NA MORI LUFTA POR ME SHUME PO NA I MERR P…..Kjo po ndodh dhe me lezhjat qe kane ngelur ne shqiperi dmth ka ngel vetem lleshi dhe nikolle lesi
    ai hajvanezi i tajvanit..AH MEDET

    1. ajdin says:

      ti emigrant i panjohur qe paske mbajt dosjen e gjergjit nuk je emigrant por je nje shok i tij qe don ti besh gropen

  18. Shqiptar Homeri says:

    Zoti Mero, kam dëgjuar një thënie të qëlluar prej një shkrimtari shqiptar, i cili, thotë afërsisht kështu: “Të vetmit në botë që i kanë la (larë) duart prej “burrave të mirë” janë vetëm shqiptarët!” Fatkeqësisht. Vrasësi e shtisi një qëllim kanë, ndërsa, ata që orvaten ta fshehin krimin e tyre janë më të këqij, para Zotit e para robit!…

    Shqiptar Homeri

  19. tradita says:

    sa bukur, pastaj me doli gjumi.

  20. tom says:

    Tani do te thone qe i kane fshire ne Amerike….

  21. M.B says:

    Te lumte dora Mero.Nje pershkrim fantastik.

  22. SHKODER LOCJA says:

    AGRISIVITETI I SALES U PA NE ZGJEDHJET LOKALE NE TIRANE KU NUK PRANOI HUMBJEN NE TERREN DHE E FITOI ME DHUNE NE TAVOLIN,AI BERI CMOSIN QE BASHA TE FITOI PER TE MBAJTUR NENPRESION PROKURORIN DHE GJYKATEN,GJITHASHTU PER TE THENE QE POPULLI I TIRANES E DO Z BASHA DHE URREN Z RAMA .HUMBJA E BASHES ISHTE DHE FUNDI I BERISHES .SA TE JETE BERISHA NE KRYE TE QEVERISE NGJARJA E 21 JANARIT NUK DO TE ZBARLLET KURRE PROKURORIA ME KTE KRYE PROKURORE NUK KA FUQI TE BEJE AZGJE CDO GJE NE DORE E KA MAFIA,QE DREJTOHET NGA KRYEMAFIOZI BERISH AL SALIH……………..

  23. Zalua says:

    BRAVO, BRAVO, BRAVO MERO BAZE! Nje dite do te jesh nder ata shqiptare te paket qe e kane merituar emrin Nder i Kombit. Ti i bene nder Shqiperise me te vertetat qe ke guximin ti shkruash.

  24. landi says:

    E para punes terhiq fjalen plere, se pervec pler ti qenke dhe gomar komplet se ke bere pyetje per pergjigje qe i kishe te shkruara me lart, po kshu eshte kur e ha shiritin ne rruge anale dhe flet pa menduar.
    Shiritin vazhdo xhiroe per kenaqesi tenden, por meqe ke shtruar ca pyetje po ti perseris edhe nji here cfare dua nga rama. pik se pari rama duhet te kerkoje largimin e qeverise cdo dite, e jo te thote mbaheni mend per 2013-en sic po thote tani. E dyta, Rama duhet te terhiqet nga paktet me saliun, sepse keto pakte japin mesazhin qe s’ka qene faji i saliut por i ligjeve. E treta, jam kunder kthimit te Rames ne parlament pasi ky ishte kursi qe kerkonte kaci dhe blushi, keshtuqe sdo mend qe eshte i gabuar.
    E mos na trego si budalla qe rama na tregoi si vidhte saliu, se populli e dinte prej kohesh e ia thonin tere kohes rames qe te mos futej ne zgjedhje me saliun. por ishte rama qe me kokfortsi tha qe s’do e lejme te na vjedhi prap, dhe prap e vodhen. Kshuqe ishte populli qe po i hapte syte rames, e jo rama popullit. Rama ka bere gabime se s’ka degjuar njerezit e thjeshte, kuptohet jo ata hajvane si ti xhon lesh curri.
    Te tera keto i kishe te shkruara me lart, e ti i shkrete je kaq i pa afte sa te duken sikur mbeshtesin saliun. Apo je kaq ramadan sa kush kritikon ramen duhet me qene me saliun?
    Boll kerkuat nga populli ti megjithe ca hajvane te tjere. Ska si te dali populli kur rama ben pakte e kthehet ne parlament.
    Te kishte qene rama ne 97-en s’do kishte ikur saliu kurre se do kishte bere edi protesta te heshtura.
    E prapseprape edi duhet te vije te qeverise, por s’vihet ne pushtet me kete kurs, e kshu hajvanesh qe e mbeshtesin qorrazi vetem i sherbejne te mbaje saliun.

  25. tg usa says:

    kot e kini
    ai nuk jep urdhra me shkrim edhe ne ngjarjet e 97 nuk ka gje te shkruar.birisha urdheroi me telefon p.sh.qe aviacioni te qelloje kunder vlonjateve por nuk ka asnje te shkruar

  26. harilla says:

    Mero,je i madh!Te admiroj per kurajon tende civile qe aq shume i mungon atij populli.JE ME TE VERTETE NJE ANALIST I ASAJ SHOQERIE QE ESHTE ZHytur ne KORRUPSION DHE NUK PO NGRE ME KOKEN.shkrimet e tua jane nje demaskim i plote i atij sistemi te kalbur qe vjen era qelb.Te uroj shendet ete vazhdosh te shkruash se kemi vertet nevoje per emra te tille kurajoze qe po ei çjerrin maskat s. berishes e kompani.

  27. scoobydoo says:

    Se mos e ben si Nako Spiru ky i shkreti, i heq nje plumb kokes (se tij) dhe e mbyll me nder jeten.
    Jo per gje se edhe kjo mund te jete nje (rruge)zgjidhje.
    Zgjidhje e pranueshme edhe per kryetarin e qeverise-besoj une!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje