Në kërkim të dekorit për të pozuar si patriot

28 Nëntor 2011, 19:42Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeministri i Shqipërisë dhe deputetët e shumicës braktisën në shenjë hakmarrje ndaj Presidentit Bamir Topi, ceremoninë zyrtare të shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së Flamurit në Vlorë. Edhe pse Festa Kombëtare është një rast për të injoruar ndarjet politike dhe për të moderuar qëndrimet, Kryeministri dhe shumica e rreshtuar pas tij vazhduan të njëjtën traditë.

Për çdo shqiptar apo qytetar të huaj, është e vështirë ta kuptojë simbolikën e braktisjes së Presidentit ditën e Festës Kombëtare. Nëse kjo gjë do të kishte ndodhur në ndonjë vend perëndimor, njerëzit do të ngrinin pikëpyetje të mëdha për Presidentin, ose Kryeministrin, dhe debati nuk do të ndalej derisa të ndriçohej pala që kish të drejtë.

Arsyeja përse një President mund të braktiset në ditën e Festës Kombëtare duhet të jetë doemos kombëtare. Duhet të jetë një arsye që ka të bëjë me dinjitetin e kombit shqiptar, me cenimin e këtij dinjiteti prej Presidentit, me akte politike që fyejnë historinë tonë kombëtare apo me gjeste politike që i ulin rëndësinë kombit në tërësi.

Për aq sa zoti Bamir Topi ka qenë President, në të vërtetë ka pasur disa kauza, të cilat kanë pasur të bëjnë me dinjitetin e kombit shqiptar, që ai ka qenë në kundërshtim me Kryeministrin.

Çështja e parë kombëtare për të cilën janë përplasur Kryeministri dhe Presidenti ka qenë çështja e kufirit ujor me Greqinë. Presidenti tërhoqi vëmendjen që Komisioni ishte ngritur pa dijeni të tij në shkelje të Kushtetutës dhe Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë marrëveshjen e Sali Berishës me kryeministrin grek, nënshkruar në fillim të fushatës elektorale në shkëmbim të mbështetjes greke për Sali Berishën. Tashmë ish- kryeministrit grek Karamanlis i është harruar emri dhe grekët e kanë shpallur armik të vendit të tyre për shkak të zhytjes në spiralen poshtëruese të krizës financiare, por Shqipëria ende po rropatet të zhbëjë një turp të Sali Berishës. Në të njëjtën ditë janë nënshkruar dhe marrëveshje për një kordon në formë kufiri të varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri, përtej masës së pranueshme të një varreze simbol për ushtarët grekë të rënë në tokën shqiptare.

Një betejë e dytë me rëndësi për historinë e kombit shqiptar ka qenë beteja për ligjin e lustracionit dhe dënimin e krimeve të komunizmit. Bamir Topi ka mbështetur propozimin për një ligj serioz, të thellë, dhe të drejtë, ndërsa Berisha ribëri një ligj politik, i cili synonte vetëm shantazhimin e disa hallkave të gjyqësorit dhe administratës që sot i ka kthyer në ushtarë, duke humbur kështu shansin për të pasur një ligj që dënonte dhe vendoste drejtësi për krimet e komunizmit në Shqipëri.

Beteja tjetër e Berishës me Presidentin ka qenë për ligjin e pronave, po ashtu spekulativ dhe ndëshkues për pronarët shqiptarë. Edhe pse ky ligj ka një rëndësi esenciale për identitetin e shoqërisë shqiptare dhe të ardhmen e zhvillimit të saj, Berisha me arnimet e tij mbi ligjet ekzistuese synoi dhe vazhdon të synojë të legjitimojë grabitësit e tokave përmes mekanizmit të gjobëvënies në natyrë nga studiot ligjore të familjes së tij, që të kthejnë tokën për tua rikthyer aty, ndryshe përfundon si i ndjeri Konomi në Vlorë.

Një betejë me të vërtetë personale mes Berishës dhe Presidentit Topi ishte beteja për ditët e vështira pas 21 janarit, kur Shqipëria u fut në listën e vendeve që pushkatojnë qytetarë të tyre për arsye politike. Sali Berisha dhe Lulëzim Basha urdhëruan me qetësi vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës duke lënë dhjetë fëmijë jetimë dhe një Shqipëri me të ardhme të pasigurt përpara. Me duart ende të gjakosura dhe fytyrën ende të tmerruar nga krimi që kish bërë, Sali Berisha doli në ekrane me një pamje prej gjysmë të çmenduri dhe drejtoi gishtin e gjakosur mbi Presidentin, kryeprokuroren, kryetarin e SHISH dhe katër gazetarë puçistë. I akuzoi për grusht shteti. Shteti shqiptar asnjë herë gjatë këtyre 99 viteve nuk kishte pasur një problem kaq të rëndë mes një Kryeministri dhe gjithë institucioneve të tjera të shtetit, Presidentit, drejtësisë, shërbimit sekret dhe shtypit. Sali Berisha, njeriu që tentoi të krijojë këtë problem nën makthet e njeriut që kish vrarë dhe kish lënë fëmijë jetimë, u fut në një betejë pa kthim kundër Presidentit duke e cilësuar atë një ‘horr bulevardi’, ndërkohë që viktimat e veta i kishte cilësuar kokëpalarë. Kjo është në të vërtetë dhe fryma më antikombëtare që ndonjë kryeministër i këtij vendi ka përçuar në detyrën e vet ndaj historisë së shtetit të tij.

Një tjetër betejë ku Berisha dhe Topi u ndeshën në këtë mandat është beteja për ligjin e importit të plehrave, një betejë e cila i jep dinjitet atij shtetari që nuk firmos për të varrosur të ardhmen e vendit duke e kthyer atë në depo të lëndëve radioaktive dhe plehrave të mafies rajonale, e cila ka bërë pakt me kryeministrin e Shqipërisë për këtë biznes miliarderësh. Sulmet e Berishës kundër Presidentit u bënë tejet agresive duke e njësuar atë si aleat të opozitës dhe pjesë të ‘aleancës së plehut’, siç etiketon ata që nuk pranojnë plehrat e tij në Shqipëri.

Por kryedebati që ka Sali Berisha me Bamir Topin ngelet orientimi perëndimor i Shqipërisë. Me Sali Berishën kryeministër Shqipëria humbi dukshëm shansin për të marrë ftesën për vend kandidat për anëtar të Bashkimit Evropian. Përgjegjësi i vetëm i kësaj krize të Shqipërisë me Perëndimin ishte Sali Berisha. Kriza politike që ai prodhoi brenda vendit largoi Brukselin nga Tirana dhe mbajti institucionin e Presidentit si të vetmin institucion me të cilin komunikonte. Kjo e thelloi dhe më tej ndarjen dhe armiqësinë e Kryeministrit ndaj këtij Presidenti, derisa u detyrua ta sulmojë atë publikisht në gjithfarë rrethanash.

Më 28 Nëntor 2011 ai u hakmor politikisht ndaj tij duke braktisur Festën Kombëtare në Shesh të Flamurit, dhe duke theksuar faktin që interesi politik i Sali Berishës është mbi interesin tonë kombëtar. Nëse i hedhim një vështrim dhe më tej historisë së tij politike, ai ka qenë i vetmi lider opozite në Shqipëri që nuk e ka njohur Festën Kombëtare kur nuk ka qenë vetë President. Ai mungoi rregullisht në Festën Kombëtare pas vitit 1997, vetëm pse nuk ishte më President, dhe sajonte një festë të vetën me militantë të tij në ndonjë hotel apo motel të Tiranës.

Por përveç shpalljes së interesit të tij politik si interes kombëtar, Berisha po përpiqet tinzarisht të zhvendosë dhe rëndësinë e Festës Kombëtare dhe rëndësinë e Vlorës në këtë akt, drejt Tiranës. Duke qenë një qytet që nuk e pranoi kurrë Sali Berishën, ky i fundit mendon se mund ta fyejë atë qytet jo vetëm duke mos ia pranuar historinë, por dhe duke ia bërë të pavlefshme atë. Ai ka njoftuar se do të ndërtojë një tjetër monument pavarësie në Tiranë me qëllim që të shmangë sikletin dhe detyrimin që ka për të shkuar tek qyteti që e ka rrëzuar një herë nga froni i pushtetit. I pafuqishëm të hyjë në histori, ai mendon se mund ta zgjidhë këtë problem duke ndryshuar jo vetëm historinë, por dhe gjeografinë e festave dhe monumenteve duke i zhvendosur ata nga Vlora në Tiranë.

Arsyeja reale pse Sali Berisha nuk shkon dot në Vlorë dhe në Shesh të Flamurit, është se qytetarët e atij qyteti e vërshëllejnë dhe e fyejnë. Arsyeja reale është se Vlora dhe një pjesë e madhe e Shqipërisë nuk e pranon linjën e tij politike si linjë kombëtare, por si linjë antikombëtare. Për këtë arsye Berisha është në kërkim të një dekori për të pozuar si patriot, të një dekori ku para ka njerëz, por jo popull, dhe mbrapa ka statuja, por jo histori. Atij i prish punë çdo institucion shqiptar që respektohet, çdo politikan shqiptar që nuk ka bërë ato gjëma që ka bërë ai në historinë e këtij shteti. Ndaj e do festën vetëm dhe për vete, jo bashkë me të tjerët dhe për Shqipërinë.

31 komente në “Në kërkim të dekorit për të pozuar si patriot”

  1. Vlora says:

    sheshi i flamurit berishes i kujton ardhjen e tij per here te pare pas 97….. ku sali berisha i rrethuar nga te gjitha anet me trup rojat e tij…..ka bere shuren ne pahtallona ne ate shesh….
    dhe kete besoj se ska per ta haruar kurre…………..
    jo se vlonjatet do ti bebin gje,,,,, por per ate qe ju kish bere ai vlonjateve………….

    1. raimondi says:

      Ja keshtu si flet Mero te flasi shefi i opozites dhe Brenda muajit Salen
      do e mbysi gjithe Shqiperia me peshtyme……

      –Krye-opozitari duhet te dali ne Televizione dhe ta akuzoje Salen tamam per keto qe thote Mero

      —-Se ka plot fakte per ta akuzuar Salen si antishqiptar —Keto akuza
      qe ngre Mero ne kete Artikull, jane Leva e Arkimedit per ta rrezuar Salen
      nga pushteti dhe per ta rasur ne Burg

      ————Ndersa ato akuza me drejtim ekonomik qe ngre Edi ,ato jane kot fare dhe nuk e terheqin elektoratin ne shumice kunder Sales

      –Saliu eshte me fat, se PS-ja udhehiqet nga kauret, dhe keta e kane njecike si pa qejf patriotizmin…

      –Po te ishte ne krye te PS-se ndonje tip Mero, atehere Saliu tani do ishte ne hotel pa qera,…….

      –Kot sa shkruan ore Mero, populli nuk mund te ngrihet pa e udhehequr dikush…..

      1. Dino says:

        Megjithe mend enderon ti i dashur Raimondse po te flas Rama sic flet Mero Berisha rrezohet nga kali?????Beson ti se Berisha rrezohet me fjale?????Pak i ka thene Rama sy per sydhe me se fundi ne nje liber te tere!!!!

    2. hysni dajaku says:

      Sali Berisha eshte ai “Gomar mashkull”qe mendon se, sa me gjat te rrije ne pushtet do rregulloje palacolleqet dhe krimet qe ka bere me pare ,duke harruar.se jo ato nuk i rregullon dot por ben te tjera krime e gomarlleqe me te medha se te parat,,nje gomar i tille qe nuk ka guxim te shikoje mbas e te mendoje per nje moment ,si do ishte ai pa kembenguljen dhe deshiren e marrosur per te qendruar ne pushtet me force dhe pa deshiren e shumices!!!si do kishte qene sot Ai edhe shqiperia sikur te kishte ikur pas zgjedhjeve te 26 Majit 1996!!!si do kishte qene ai dhe shqiperia skur te ikte duke shperndar qeverrine e jo duke shprendar armet,per te vrare shqiptaret me njeri-tjetrin!!!si do ishte ai dhe shqiperia,pa ate ne opozite!!!e me te gjitha keto qe u ben e nuk duhet te ishin bere!si do ishte ai dhe shqiperia pa gerrdecin,pa 21 Janarin,,,te gjith si njerez normal,edhe pa patur gje ne dore apo edhe duke patur ne dore ndonje gje te vockel,kujtohemi, e na vret ndegjejgia per ndonje gje te bere gabim,per ndonje qef te prishur,apo dikujt qe i kemi rene ne qaf pa te drejte,e me gjith se nuk kemi guzimin te kerkojme falje hapur,ndihemi te ndrydhur ne shpirt duke menduar se po te na vinte perseri ai moment qe kemi vepruar gabim,do e rregullonim pa tjeter?/por ky lloj gomari mashkull kenaqet e hardaliset me gomarlleqet e tij,dhe nuk e koncepton dot iden se ka njerez qe nuk i pelqejne budallalleqet e tij,dhe me e keqja eshte se ai kenaqet vetem kur te shikoje qe e ka bere shumicen e shqiptareve si vetja,,se afersisht gjysmen me keqardhje duhet pranuar se i ka palosur e ven nder kembe,,nje gomar mashkull si pune e tij quan politike e fitore vetem se arrin te bleje lojtaret e kundershtarit,arbitarat e ca tifoza te shpalre,per te justifikuar,vjedhien e ndeshies,,nje monster e tille lulezon e hedh rrenje ne ate truall duke patur perball nje opozite te pa pregatitur per te luftuar Saliun si “fenomen shoqeror”,,nje opozite qe ka perball te njejtin kundershatar ne 21 vite,qe ben te njetat levizje nga mengjezi deri ne dark,te njetat gomarlleqe nga java ne jave,dhe nuk di ta telendisi e ta leqendisi ashtu si e meriton,,,opozita e di qe kur vete ne parlament per buxhetin,Sali Berisha do kthehet ne harixhofke e llafezane duke pergojuar e justifikuar veprimet qe ben,e opozita qe do ta kapi me shifra!!hallakatet pa gjetur fjalet qe ti pikojne ne koke!!opozita duhet te ket vetem nje ze,vetem nje fjalim,pa pjerdhur fare se per cfare behet fjale e cfare diskutohet,ashtu si Sai Berisha qe kur flitet edhe per festa fetare,tallet e ironizon opzoiten,,opozita edhe kur diskutohet per cilesin e qumeshtit,duhet te ngrihen nga i pari deri tek i fundit me nje fjalim qe te jet si hymni flamurit,,duke i thene nga mnegjezi ne dark ne parlament,sa here qe Sali Berisha te jet prezent,,”cilesi e qumeshtit nuk rregulloet sepse cobani Sali berisha e ka helmuar barin me barotin e Gerdecit,e ka helmuar shqiperine me gjakun e derdhur ne 1997-en,e ka helmur me gjakun e derdhur ne 21 Janar””nuk duhet ta lejoje opozita kete sharlatan,ta akuzoje e sulmoje e te qendroje me gojen kycyr ketij burracaku qe me hajdutlleqe e horrlleqe kerkon te gjunjezoje nje popull te tere,,opozita duhet ti ulerije e ti tundi kembet ketij badakciu,qe mbron hajdute si pune Ilir Metes e ka guzim te beje llogje me opoziten,e ka bere korrupsionin me mal nga ai mali Fatos Nanos,e loz e qesh me opoziten!!opozita duhet ti pergjigjet me te njeten monedh,pasi me shume mbahen mend sharjet qe Sali berisha u thot opozitareve se sa te vertetat qe opzoites

      1. Shefqet Cela says:

        Me te lumte!
        Eshte e tepert qe te shtoj gje tjeter.

  2. Epirioti says:

    Mjafton vetem ky citim: “Berisha është në kërkim të një dekori për të pozuar si patriot, të një dekori ku para ka njerëz, por jo popull, dhe mbrapa ka statuja, por jo histori” dhe eshte thene gjithcka per kete kërm antikombetare, antihumane, antimorale dhe djallezore.
    Rrofsh Mero, shpresoj qe edhe ata qe e quajne veten shqiptar ne Maqedoni, Kosove, Mal te Zi dhe Greqi ta kuptojne se origjina e Saliut nuk e ben ate patriot, veprat e prekshme tregojne se kush ka atdheun mbi kryet e tij.

  3. nigo says:

    Z Mero
    Nuk e di qe do e shofesh kete koment apo jo po me ka bere pershtypje flamujt e paraqitur ne rrugen nga Zogu i zi e poshete, drejt doganes, ku ne cdo shtylle ka nje flamur te Shqiperise dhe shtylla pasardhese ka stemen e bashkise se Tiranes. Falmuri ka pervec shqiponjes dykrenore ka dhe kuroren e Skenderbeut. Nuk e kuptoj, eshte ky flamuri i Shqiperise apo ndonje shpikje e re e bashkise? Kush ka te drejte te deformoje flamurin tone?
    pershendetje

    1. Andi says:

      Nigo.. Doja te shtoja dicka. Ajo e sapo thate eshte e vertete. Simboli i vendosur nga Basha eshte simboli i republikes se Shqiperise, a thua se kjo feste eshte vetem e republikes e jo kombit. E dime qe qeveria jone eshte kudner hartes ETNIKE sepse ju prishen interesat me fshqinjet, por festa eshte e cdo shqiptari. Dje ne panairin BLE SHQIP nuk gjen asnje flamur te qe kete sqep dhe gjuhe, por flamuri i vetem qe do te gjeni prapa fjalimeve te kryeministrit, varur perballe kryeministrise, apo flamuti varur tek komuniteti musliman me dimensione te medha jane te gjithe me LLAPE, per te mos folur per 100 tonalitetet e ngjyrave qe nisin nga lejlaja e deri tek portokallia. E kam ngritr kete shqetesim edhe tek fiks fare por TOPI eshte me i zene te merren me Aleancrat faqeseza. Ai qe e lexon kete shqetesim do te me kujtoje pas 3-4 vitesh kur flamuri jone kombetar do te behet me pellumb ne mes dhe ndoshata ngjyre jeshile.

  4. tekniku says:

    Duhet t”ja besh nenen qe te te thote baba.Kete nuk e bete tamam ju vlonjatet ne 1997.Berisha do ishte harruar me kohe dhe kombi shqiptar do te kishte shpetuar nga ai njehere e mire.

  5. BBB says:

    Dihet se PD eshte nje klan hajdutesh dhe gangsteresh qe nuk e kane ne axhenden e tyre pavarsine e Shqiperise. Te injorosh 28 nentorin dhe 19 nenorin si dita e luftes ndaj fashizmit(qe e feson cdo vend i botes me 9 maj) eshte te tregosh se sa antishqiptar eshte klani i rrigacve qe qeveris sot.

  6. kolaqi says:

    ky eshte mallkimi i fundit komunist i mbetur ne shqiperi

  7. geri says:

    o mero eshte fare e thjeshte vrasesit jane brenda kryeministrise ai duhet te tregoje kush jane ato,pastaj po te doje ti nxjerre te pafajshem? ose i bie qe eshte nje bande kriminale qe mbrojne vrasesit ose jane pjese e nje grupi vrasesish.dhe neser do pergjigjen si bande kriminale.nese komunistat e 90 shpetuan se thonin se zbatonin ligjet e kohes ky si do justifikohet?

  8. LORA says:

    Jam e sigurt qe festimi i Dites se Flamurit,ne Vlora,eshte bere sot me i bukur pa pranine e krethemelsit te kombit,dr.krimit.Edhe prania e Presidentit ka pasur hire te verteta te kryedinjitarit te shtetit ne raport me njerezine e historine.
    Ne udhen e tij te urrejtjes se pafre,dr.tyryry-ja eshte bere lemsh me veten duke e mohuar 29 Nentorin,e duke “nderuar” deshmoret e fitores se madhe mbi fashizmin ne daten 28.Eshte nje negativizem aq ordiner sa del cullak,pa piken e turpit ne syte e gjithe shqiptareve si premier-i qe perdhos cdo dite te shenjte qe eshte blatuar me perpjekje historike e me gjakun e djemve e vajzave te Atdheut tone.
    Per gjithe gjemat qe tij qe z.Baze rendit me lart,e per te tjera e te tjera qe shqiptaret nuk i harrojne,shpagimi eshte i afert.
    Ne do ta festojme 100-vjetorin e Pavarsise me nje bilanc me shpresedhenes e pa dr.krimin neper kembe.
    Faleminderit z.Baze qe je prane nesh ne perjetime kaq vibrante per zemrat tona!

  9. Mallakastrioti says:

    Po Mo MERO BAZE , i ke thene te gjitha, por ajo qe me bene “Budalla” eshte pyetja.1-Festa e Pavarsise eshte Vetem per Qytetaret Vlonjate..dhe zonat tradicjonale..Si Mallakastra, tepelenna..dhe pjeserishte Fieri, qe nuk eshte Pushtuar akoma nga Pjestaret e bandes Sali-Vicidolli..??Pra nese dikush eshte Deputet i “Demokarcise-Sali Vicidolli”, rrjedhimisht ai duhet ti shkoje mbrapa atij…Ose me Salin ose kunder tije??Dhe del se Keta “Demokaratet ” e Saliut nuk jane per Festen e Pamvaresise..dhe po keta “Demokarte2 jane Gati te ndjekin Sali-Vicidollin-Dhenderr _Serbe…kudo qe te Shkoj “Komandant saliu”, akoma jane gati te bejne nje Monument “Pamvaresie” ne Vividoll..vetem e vetem qe Saliu te mbetet “Heroi” i tyre, dhe te beje “Perurime” Monumentesh turpi..
    Sali berisha Bllokoj hyrjen e Shqiperise ne Eu..per ti Hapur Rrugen “Dajes” se fwemijeve te tije ..Serbise ..per ti lene Shqipetaret te fundit fare…ne europe..po turpi me i madhe bie mbi Shqipetaret qe i mbajne Avazin Ketij “Matufi” qe ben gjithcka per nje karrige..Por Sali Vicidolli, duhet te dishe se te gjitha Perandorite Bien nje Dite, kjo eshte e pa shmangeshme..ajo qe keni ne dore te beni sa seshte vone eshte:Qe fundi juaj te mos vije i Dhimbshem, ..por kurresesi nuk kane per tju falur….Rrofte Dita e Pamvaresise…

    1. Albann says:

      Shume mire e ke thene.E vetmja arsye qe Berisha vonon hyrjen ne BE eshte per ti hapur rruge Serbise .Ne fuksion te kesaj jane dhe vizitat e shpeshta ne Beograd.Po keshtu dhe vjedhja e votes ne Tirane qe menyra e Berishes per ti treguar BE se s ka interes per momentin ti bashkohet BE(sa te antaresohet Serbia me nje fjale….)

  10. Pena says:

    Mero! Sa here qe shkruan,na shton respektin dhe vleresimin per ty.Mua me duket,se keto perbejne nje kontribut te cmuar per gazetarine shqiptare dhe nje shembull i shkelqyer,qe duhet te sherbeje si pike orientimi per pjesen derrmuese te saj.Une te falenderoj nga zemra per gjithecka po ben per kete vend ne keto dite kaq te veshtira.Te uroj shendet te plote e mendje te fresket.Historia do te shkruaje me antipati per “katalanet”,por me simpati e respekt per “qerozet”,qe triumfojne mbi ta.

  11. Selam says:

    Shqiperise i ka mbetur nje shprese: Formimi i Partive te Reja. Shqiperia ka nevoje per nje permbysje rrenjesore, njerezit e rinj qe jane shfaqur ne skene, me ide te reja dhe kombetare, Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu, jane shoresa e se ardhmes. Berisha dhe Rama nuk duhet te jene ne qeveri nese deshirojme qe Shqiperia te qetesohet dhe te orientohet ne rrugen e demokracise evropiane.

  12. tomori beratit says:

    NJE E VERTET E MADHE po e hidhur.SHQIPERIN tone nuk e ndau turku per 500 vjet,as italia,gjermani .greku dhe ja vendin e tyre por edhe me keq doli nje i semur psiqik dhe po ben aktin me te turpshem kunder vendit te tij.Ndarjen e shqiptareve midis tyre.HARRAM qumeshti qe te ka dhene jotem o sal debili

  13. durrsaku says:

    bo bo dhe ju e keni kapur keq me berishen.pse duhet te festoj berisha per 1 cop flamurrrrrrrr . ai feston per ceshtje madhore si per shembull kur hidhet ne ere kulla e haklajve ,kur vritet trebicka ,kur plas gerdeci ,kur villen 200 milion euro ne rrugen e kombit ,kur na siell plerat e napolit ,kur na siell fasllicet dhe serbet,kur navjell votst para te gjith botes ,kur na vret ne mes te dites ne bulevard e shum si keto prapesi qe din ti bej vetem sali rrumpalla nga vicidoli.

  14. tezja ny says:

    O MERO TRIMI.Kam deshire te me besh nje ndere.Deshiroj qe ne nje shkim tendin te tregosh emrat e gjithe deputeteve dhe nga cili vit e deri kur kane qene KOMUNISTET E ENVERIT.Te lutem beja kete ndere SHQIPTAREVE.Eshte shume e nevojshme qe te dihet nga kush qeveriset .

  15. Eni says:

    Pesë Maji hije rëndë
    Erdhi atë ditë,
    Rrethuar me policë.
    Një nënë labe
    Mbi kërrabën e pleqërisë
    Te heroi i saj ish nisë,
    Ti shihte të birit sytë.
    E me lule të freskëta
    Të zbukuronte yll.
    Por lulet kishin xhëmba,
    Që shpojnë demokracinë.
    Liria është veç ëndërr,
    E ne nuk festojmë ëdërra
    Të historisë shtrëmbër,
    Tha kapiten Prenga.
    Shih qiellin si nërroi ngjyrë,
    E rrezet e diellit u sosën!
    E balta e zezë pa pik mëshirë
    Tokën e gjyshërve sot ka fundosur..
    Sheshin e Flamurit murtaja e re në fytyrë e goditë.
    Sa vetë Ismail Qemali i tronditur pyet:
    Mos erdhën osmanllinjët?

    1. ANDREA says:

      I PAHARRUAR E MIRENJOHJE TE PERJETSHEME DESHMOREVE TE LIRISE NE LUFTEN ANTIFASHISTE NACIONAL CLIRIMTARE SOT ME 29 NENTORE 2011,FALEMINDERIT PER VARGJET E KENGES SE SHKRUAR NE NDERIM TE DESHMOREVE TE RROJME E TI KUJTOJME PERHERE .

  16. brace says:

    Edhe ky shkrim i joti,Z Mero rradhitet te shkrimet tuaja me shumme vlere,tani dihet kushe eshte plehu komuniste,percares i popullit pore fundi tije erdhi,largimi i tije e i grupit te tije komuniste,eshte i pa shmangeshem.Tani vetem 1 nji Zote e dine ne cfare gjendje eshte ky zemer plehe qe po i vjene fundi i turpeshem i tije,antishqiptari i vertete,sajimet e tija poshtruese jane te pa fundeme,pore nuke mbeshteten me ne asnji qytet te vendit,tani me u binden kushe eshte komunisti,hajdute,kushe eshte vrasesi,kushe eshte percaresi i kombit,kushe eshte antishqiptari spiun(penicilina)ky eshte fshatari pler nga tropoja,me pare ze emrin e 1 nji muti,se sa te tijin.

  17. cimi says:

    zoti baze tvberisha perse nUK FOLI PER 28 NENTORIN NE VLORE APO DO TE ZVENDESOJ I QEMALIN SALA

  18. ceri says:

    Artikulli i Meros eshte si gjithmon i qarte dhe i goditur dhe mendimi im eshte se Saliu kerkon nje kornize qe te vendosi portretin e tije si patriot, por haron qe patriot behesh pas vdekjes dhe kete gje e bejne historjanet e vertete qe shkruajn historine pa ngjyra politike. Saliu do hyje ne histori si politikan i lokalizmit krahinor gje qe shqiperine e ka percare dhe kete do ta vuajne shqipetaret. Sa per vlonjatet dhe kengen e tyre qe ekan si hymn te tyre ;VLORA VLORA BEJA FORA BJERI MOR TE LUMTE DORA ; Saliu kure e degjon iduken fjalet si goditje elektroshoti.

  19. vlora 1 says:

    O Sali ule koken se vlonjatet te Q… motren
    Keto fjale i thoshin jo pak por 100.000 veta ne sheshin e Flamurit ne Vlore ne 97 dhe Saliu ka tmerr nga ai shesh aq tmerr ka,sa kur erdhi per here te pare pas 4 vitesh,u keput njeriu dhe e mbanin badigardet mos te binte ne toke.
    Ai deshiron ta ktheje Vloren ne industri t`i humbase bukurine gjirit me te bukur te mesdheut dhe nqs e keni pare i shtremberohet surrati duke bertitur -E meriton Vlora investimin miliarda dollare E meriton Vlora zhvillimin.
    Eshte hakmarres i semure por ne nuk do e lejojme qe nje cop plak i rrjedhur nga trute te prish bukurine qe natyra i ka dhene Vlores.

  20. babiloni says:

    I nderuar Mero,
    artikulli eshte si gjithmone i goditur dhe mjaft realist.
    Ke prekur thelbin e ceshtjes: problemin e madh qe ka ky njeri me te verteten dhe me te shkuaren e tij. Keto jane dy gjera qe Berisha nuk mund ti bleje kurre!!!!
    Ne kete rast sebepi ishte Vlora dhe festa e pavaresise. Ai njeri gjen cdo pretekst per te treguar indirekt fytyren e tij te vertete; te prishe edhe festimet me rastin e pavaresise vetem e vetem per te mos dale ne shesh problemi qe ai ka me te shkuaren e tij dhe me nje qytet si Vlora.
    Prandaj edhe “hakmerret” ne menyre primitive. Sali Berishen nuk e duan vlonjatet por kjo nuk do te thote qe kryeministri i vendit te mos shkonte dhe te bente detyren e tij ne diten e Flamurit. Asnje nuk do ta godiste me gure dhe as do ta shante; por problemi i tij eshte se e dinte qe nuk do ta prisnin me lule duke ditur brenda vetes se ka nje borxh te madh per te lare me Vloren. Prandaj zgjodhi mosshkuarjen ne Vlore, se nuk do ta prisnin sic e priten ne 2001-shin.
    Nejse, une doja te shtroja nje problem tjeter qe ndoshta mund te jete objekt i nje shkrimi tuaj te ardhshem dhe qe mund te mos vere dakort komentuesit e Tema-s: cila eshte festa e clirimit te Shqiperise, 28 apo 29 nentori? A duhet te kete nje rivleresim historik te fakteve ne fjale?
    Pershendetje!

  21. ANDREA says:

    NDERIM DESHMOREVE TE KOMBIT, FALEMINDERIT PRESIDENDIT TOPI PER VLERESIMIN HISTORIK TE FESTAVE TE 28 DHE 29 NENTORIT DUKE DALE MBI PALET POLITIKE E DUKE PARAQITUR E SHPALOSUR STOFEN E TIJ PREJ POLITIKANI LARGPAMES , TE PAANSHEM E DINJITOZ NE SYTE E CDO BAHKEKOMBASI TE NDERSHEM SHQIPTARE

  22. NJE SHQIPTAR says:

    E keqja, dihet sigurisht. Por kjo e keqe e madhe qe na ka pllakosur po sjell si kunderpergjigje ndaj saj, dy te mira te medha qe i kishim harruar, dashurine per atdheun dhe dashurine per njeri tjetrin, per njeriun shqiptar. E keni vene re se e keqja eshte tmerruar nga keto fenomene, po vertitet rreth vehtes si bishe e plagosur ne kafaz e perbuzur dhe abandonuar nga te gjithe. Po te vazhdojme keshtu ne kete rruge ne si popull, s’ka c’na ben e keqja dhe plaget e shkaktuara do te sherohen shpejt. Gezuar festat Shqiperi.

  23. Teta says:

    Kete koment e kam me Vloren se vertet Saliu mbase ka bere shurren ne pantallona heren e pare por ai erdhi dhe shurroi ne Vlore ne vitin 2005 plot tre here dhe sheshi i flamurit pellciste nga njerezit.Nuk mjaftoi kjo por mori edhe gjysmat e deputeteve te vlores.E pra keta jemi ne shqiptaret dhe ne vencanti vlonjatet.
    Sa per Saliun ai vazhdon rrugen e tij kriminale edhe me historine si me te gjitha fushat e tjera te jetes.Ai nuk e kerkon dekorin e ka te gatshem nga lakejte qe e rrethojne.

  24. Saimir koka says:

    I nderuar z.Baze!Je nje analist i shkelqyer e nje editoralist me nivelin qe s’ta ha qeni shkopin.Je sa i zgjuar aq edhe i rafinuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje