“Garantët” e Berishës

23 Nëntor 2011, 00:13Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Deputeti Dritan Prifti u shfaq dje para shtypit duke artikuluar disa fakte të rënda. Por mbi të gjitha pati një shpërthim kundër Ilir Metës lidhur me shantazhet që i bëhen atij dhe familjes së tij në gjithë këtë histori të turpshme të procesit gjyqësor. I gjithë shpërthimi dhe polemikat e dyanshme vijnë për shkak se Gjykata i ka lënë ato jashtë dosjeve të saj të gjykimit.

Po dje Familja Konomi në Vlorë, me një letër të hapur drejtuar medies shqiptare, ngre shqetësimin jo vetëm për moszbardhjen e vrasjes së gjyqtarit Konomi, por dhe pengimin nga e njëjta dorë të hipotekimit të pronave të tyre, të fituara me gjyq disa javë para se të vrisnin gjyqtarin Konomi.

Ajo që i bashkon të dy këto ngjarje është kërcënimi i heshtur i pushtetit ndaj kundërshtarëve të vet, duke mos ndëshkuar hasmin e tyre. Në konceptin e tij për pushtetin, Sali Berisha ka të ndërtuar në mënyrë të pakthyeshme modelin e ndëshkimit të kundërshtarëve duke u bërë palë me ‘hasmin’ e tyre. Vrasjet e kohëve të fundit, shumica mafioze, dhe mos gjetja e autorëve të tyre, është shantazhi publik që pushteti bën ndaj çdo kundërshtari. Mesazhi i tij është i qartë: Po u vrave, mos mendo se do të gjendet autori. Duke krijuar këtë mekanizëm shantazhi mbi kundërshtarët, pushteti po përpiqet çdo ditë të gjunjëzojë do faktorë opozitarë në vend dhe çdo individ që ngre zërin kundër tij.

Fjala vjen, nëse Gjyqtari Konomi ka prishur ndonjë pakt me njerëzit afër Berishës për tokat në Gjirin e Lalzit, ai u vra dhe vrasësi nuk do të gjendet, me qëllim që nëse ndonjë tjetër në Plazh të Gjeneralit, në Seman, në Nartë, në Orikum, në Borsh apo Ksamil do të kërkojë pronat pa marrëveshje, duhet të kujtojë më parë ç’i ndodhi gjyqtarit Konomi dhe mos gjetjen e vrasësve të tij.

Në rastin e Priftit terrori bëhet dhe më i fortë. Gjykimi i parë publik për skandalin e Ilir Metës është dhënë më 21 janar 2011. Dhjetë ditë pasi shqiptarët e panë me zë dhe figurë se ku ishte katandisur pushteti i tyre, dolën në rrugë dhe shpërthyen kundër qeverisë. Qeveria u ndje aq e trembur nga ky shpërthim, sa në frikë e sipër Sali Berisha dhe Lulëzim Basha morën vendimin më burracak të gjithë kohërave në Shqipëri, për të qëlluar mbi njerëzit. Katër të vrarët e 21 janarit dhe jetimët e mbetur nga ai reagim burracak i Sali Berishës janë deri më sot të dënuarit e vetëm të këtij skandali. Por për ta plotësuar deri në fund terrorin, ne nuk kemi sot asnjë të dënuar dhe asnjë përgjegjësi për vrasjet e 21 Janarit. Sali Berisha dhe Lulëzim Basha nuk kanë shkuar asnjë sekondë para drejtësisë për të shpjeguar çfarë bënë atë ditë dhe pse qëlluan mbi njerëzit. Bile edhe më keq. E kanë trembur aq shumë Kryeprokuroren, Presidentin dhe Gjykatat, sa as nuk kanë guxuar t’i thërrasin. 21 janarin drejtësia shqiptare nën trysninë e pushtetit po e gjykon sikur të ishte një zënkë mes policash dhe ca ‘kokëpalarëve’, siç u thotë Ilir Meta, pas së cilës vdiqën katër ‘kokëpalarë’. Duke e trajtuar në këtë mënyrë 21 janarin, Sali Berisha ia ka arritur të ndëshkojë jo vetëm individualisht do kundërshtarë të tij, por dhe kolektivisht gjithë opozitën. Mos ndëshkimi i 21 janarit dhe degradimi i atij procesi, është një paralajmërim në bllok për opozitën dhe frymën e saj të protestës. Vrasja e 4 qytetarëve paqësorë dhe mosndëshkimi i Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës, është një akt aq i rëndë ndaj demokracisë në Shqipëri, sa ç’kanë qenë pushkatimet politike në vitet e para pas komunizmit, që frikësuan njerëzit dhe i treguan vendin opozitës.

Dhe pasi ka kaluar fazën e kërcënimit të opozitës përmes vrasjeve pa autorë, pushteti po kalon në një fazë të re dhe më poshtëruese për shoqërinë. Kjo është faza e inkurajimit të biznesmenëve që kanë biznes blerjen e opozitës dhe forcimin e autoritetit të pushtetit kundër saj. Kjo ka bërë që në Shqipëri biznesi më i madh i biznesmenëve të oborrit të Sali Berishës të jetë përfitimi nga kapja e shtetit duke i bërë shërbime pushtetit kundër opozitës. Ky model, i cili në fakt është adoptuar nga modeli i shantazhit që Berisha përdor ndaj atyre që vrasin kundërshtarët e vet, është një formë terrori më e zbutur, por e njëjtë në thelb me ata që vrasin. Nëse i hetoni me kujdes biznesmenët e oborrit të Sali Berishës dhe ata që e shoqërojnë atë nga pas, do të kuptoni se ata nuk janë as më të talentuarit, as më të suksesshmit, dhe as më seriozët në Shqipëri. Përkundrazi mund të jenë më borxhlinjtë, më problematikët dhe evazionistët më të mëdhenj. Por ata i bashkon një gjë, ata kanë si ‘dhuratë’ për Sali Berishën hedhjen e gurëve mbi opozitën. Dikush ka një medie që sulmon opozitën, një tjetër financon qeverinë kundër opozitës, por të kryepreferuarit janë ata që ia kanë premtuar Berishës blerjen e opozitës. Ata ulen me kryeministrin në udhëtimet e gjata, i tregojnë si i kanë blerë vilë apo shtëpi njërit tek fshati i Sandrit dhe Zamirit, si i kanë paguar dikujt ndonjë shpenzim të papritur familjar, si kanë folur kundër Edi Ramës, si mund t’i lidhin këta me Ilir Metën, si mund të eliminojnë Bamir Topin, si të tregojnë ndonjë barsoletë për të apo ndonjë thashethem për korrupsion, si t’i ofrohen atij për të blerë vota nëse i duhen për KLSH ose të kundërtën nëse nuk i duhen… Pra, i vetmi biznes me të cilin Sali Berisha ka një raport miqësor, nuk është as ai që ndërton rrugë, as ai që ndërton fabrika, as ai që hap vende pune për shqiptarët, por ai që mbyll vende pune për opozitën dhe opozitarët. Kjo është pak a shumë dhe trupa shëtitëse e biznesmenëve të Sali Berishës, që herë duke e gënjyer e herë duke bërë diçka, po investojnë paret që fitojnë nga evazioni fiskal për të eliminuar opozitën në vend. Në thelb, kjo i ngjan shantazhit me vdekje dhe mos gjetje autorësh që Berisha i bën opozitës dhe shoqërisë shqiptare prej kohësh. Ky është fenomeni më i shëmtuar dhe më korruptiv që po prodhon Sali Berisha, kundër lirisë në vend. Taktika e tij e vetme për të qëndruar në pushtet, është heshtja ndaj mafias që i vret kundërshtarët, heshtja ndaj drejtësisë që nuk i ndëshkon mëkatarët dhe mirënjohja ndaj ‘parelinjve’ që i blejnë opozitarët. Këta janë ‘garantët’ që e mbajnë në pushtet. Por shpesh dhe ata që të tërheqin zvarrë pas pushtetit.

 

46 komente në ““Garantët” e Berishës”

  1. Familja Berisha, Shpellë Krimesh! says:

    Konomi, eshte i fundmi i Mohikaneve
    i krimeve te Shpelles
    me qellim grabitjen e mijera hektareve toke…

    1. raimondi says:

      Konomit ja beri koka ,se sic dukej donte te tregohej i pabese duke marre nje toke
      qe nuk ishte e tija ,dhe donte ta merte te gjithen vete–Ehe ata djemte e nenave e e bene ….Satelit

      — Po te ishte ketu ne USA absolutisht qe Konomi nuk e merrte ate toke –se i zoti i tokes e kishte lene ne testament se kujt duhej ti jepej toka.

      1. Dean says:

        KAFSHE e keqe.
        Ti duhet me hedh ne gjyq prinderit qe te kane dhene jete,o MONSTER.

        1. Vlora says:

          as me kafshen nuk mund ta krahasosh,,,,,,,,se i fyen,,
          por mund ta krahasosh me nje hale publike,,qe te gjith ven mbarojne pune dhe raimondin e lene atje,,,nje hale qe era e saj te qelb…..

          po keshtu eshte se familjet borgjeze i persekutoi dje baba enveri dhe sot i biri sali………
          dhe ti more monster je ritur ne ndonje shpelle qe laheshe ne lum nje here ne vit kur vinte vera…
          dhe ke goje ti te flasesh per ate familje….qe kan fjetur ne pupla kur ti e vije koken ne gure…..
          ptu….dordolec.

        2. Aishja prej Sauku says:

          Takohen Edi dhe Saliu ne gjyq.Gjyqtari e pyet Edi Ramen,me thoni per cfare e akuzoni ju Zotin Berisha? Edi i mbushur me urrejtje i pergjigjet,se me ka botuar fotografine nudo ku NUK kisha ereksion te organit mashkullor(Penisit ose ndryshe bibilushit).Keshtu qe me ka demtu reputacionin politik si burre me mikro OPOZIT .Po ju ,i drejtohet gjykatesi Sali Berishes perse e akuzoni Edi Ramen??? Edvini me ka fyer HUNDEN teme duke e krahasu me sqepin e SORES,keshtu qe gruja jeme prej frike mos ja kafshoj minushen,nuk me len ma me fluturu ne qiellin e lumturise ,ene kryetarja e parlamentit perdor vetem vibratorin elektronik,se s’ja mban me ma tregu ate voten e msheft,keshtu qi ngela vec tu fluturu sa ne Norvegji ne Izrael me pantallona ene jelek anti plum .Gjykasi mendohet mire per masen e denimit dhe vendosi.Saliu te bohet MRET se hunda i tij presanton SHQIPONJEN,fuqine komtare,ene Edi te bohet perseri Kryetar bashkie se organi i tij simbolison kullen e SAHATIT.Njikshtu u knaqen te dy pulitikanet tane more Dean ene populli shqiptar filloi te jetonte i qete.Nikshtu prallash i tregoj un fmive ne kopesht,kur shkoj me mledh ushqimet qi teprojne me ushqy gjon e gjalle,varferi hesapi……Ika noten e mire en, gute nacht per gjith fonsat e mij ne Gjermoni.Sherndanja ket barcaleten se e kum shpif vet.Ika se erdhi gjoja e gjalle,do zoti ene m’sjell nonji lek….

          1. Tironci Lugano says:

            Aishe
            Dro dro gjoja gjall ka sjell noi lek
            Gute nacht

            1. Aishja prej Sauku says:

              Ka vra komen ene ist krank.Koha eshte e keqe mre Tironsi i Luganos si ne Gjermoni ene in der Schweiz.Po mir beqavers jetojme ene ne knej, kemi vend te bukur ne veri.dil na boj nonj vizit.

          2. Dean says:

            Hahahahahahah…..shume e bukur kjo.
            Aishja prej Sauku?!,
            na ishin i here Nano dhe Birisha dhe po udhetonin me maqine kabruolet,si i thoni ju anej ka ”fshati”.Dhe qe thua ti me Ajisha prej Sauku, na u dalin perpara maskat dhe na i arrestojne.Kryetari i maskave,si bure i nershem dhe me namuz u foli hapur dhe shkoqur.
            -Per ju te 2,-tha ai,- kam vetem 2 lloj denimesh.
            1-Me ja u shti 1 here ne prapanice ose 2- me ju hedh ne kazon me uje te valuar.Keni 5 minuta per te bere zgjedhjen tuaj,-tha ai hijerende.
            Nano i boni shpejt e shpejt llogarite e veta dhe i tha Kryetarit te maskave:O i nderuar kryetar,une kom qen ne burg i her,e njof ate lloj sporti,nuk me fusni 1 te pallume shpejt e shpejt e te iki ne punen time?,-tha ai i shqetsuar se mos ja refuzonin zgjedhjen qe kish bo.
            Shume mire,-tha Kryetari dhe ju drejtua maskave te tjera.Merreni kete ,futini 1 te pallume dhe lereni me ik ne pune te vet.Dhe keshtu u bo.Na i vjen radha bandillit tjeter.Po ti,-i thote kryetari i maskave,-a e ke bo zgjedhjen tate.
            Po mor burr,-tha ai i Lumtur qe morri te drejten e fjales.Une jam prej malesie,-tha ai,-dhe andej ka anet tona burri rron vetem per 1 nder.Nuk jam si Nano une,qe eshte i pamoralshem.Ne kazan me uje te valum te me hidhni,me mir se me u cnderu,-tha ai Krenar per zgjedhjen e vet dhe shikonte me kenaqesi perreth tij i lumtur per zgjidhjen prej ”burri” qe boni.Kryetari i maskave,qe nuk e priste kete zgjedhje,filloj te kruante koken dhe i thote
            maskave,-te vihet Kazoni i madh,te mbushet plot me uje,te ndizet zjarri dhe sa te filloj se valuari uji futini te gjithe 1 te q…me ketij TRIMI.
            Kupto ti Aishja prej Sauku?
            Gjithe te mirat.

      2. fatmiri says:

        Ky raimondi duhet te jete pjese e vrasjes Konomit. Ketu duhet filluar se ky i ditka mire gjerat.

      3. fatmiri says:

        Ky raimondi duhet te jete pjese e vrasjes se gjyqtarit Konomi sipas atyre qe tregon se i ditka mire gjerat. Ketu duhet filluar.

      4. leon says:

        Bravo rajmond!!!Je goxha djale,bile trim i madh pro vrasesir Berisha!!!Shpejt do te gjejme adresen tende per te pire nje kafe me ty!!!Mos u merzit!Dil sa me shume me komente te tilla,djalosh!!

      5. A.A.A USA says:

        Komentuesi raimondi eshte nje person qe e prezanton veten si nje inferior
        te neveritshem dhe do te terheqi vemendjen e komentuesve te nderuar te temes nga artikujt e psiko-analastit nr 1 te shtypit shqiptar zotit mero baze.Menyra se si flet gjithe pordhe qe eshte ne usa dhe lidhjen qe ben me
        rastin e skardilajdit tregon se eshte “made in viqidolvilagge”
        Jo vetem qe nuk merr vesh se cfare behet me pronat ne amerike por dhe justifikon dhe vrasesit.edhe nje portorikan eshte ma i mencem se ky trapajan. PERVERSMEN

    2. fule says:

      Nje tjeter artikull i goditur nga Z. Baze

      Kam pare qe i genjen mendja shume opozitar se ne 2013 do jete aq i madh mllefi sa do permbyse cdo manipulim. Shenjat jane qe 2009 dhe 2011 do na duken si lule ne krahasim me ate qe pritet te ndodhe ne zgjedhjet e ardhshme. Dhe kjo nuk eshte problem aleancash parazgjedhore eshte problem i perballjes me “Garantet” e Saliut.

      Fjalia fundit eshte: “Por shpesh jane dhe ata që të tërheqin zvarrë pas pushtetit”

    3. reformer says:

      Paradoksi eshte se sa me shume qe NJE NJERI I VETEM i merr gjerat nen kontroll, aq me shume ato dalin jashte kontrollit. Dhe kjo sepse perkrahesit e tij me te afert abuzojne ne menyre skandaloze me pushtetin e NJESHIT, duke perfituar nga imuniteti politik per te plackitur gjithcka…

      Armiqte e vertete te Berishes nuk jane socialistet, por njerzit qe ai ka me afer, ata qe cdo dite e mashtrojne pa pike turpi duke i treguar perralla me mbret dhe duke e izoluar nga realiteti, duke e lyer me mjaltin e servilizmit, per te pasur te drejte te zhvasin sa me shume ne emer te tij…

      Por ky eshte nje film qe e kemi pare me shume se nje here…

  2. luis says:

    Ata qe kane pasur ndopak ambicie per nje jete me te mire kane ikur nga ai vend,ndersa vemjet dhe cofetinat jetojne ne llumin e kenetes me thithlopen gjigante qe e ka emrin qeveri qe ua thith edhe ate pak gjak qe kane dhe ashtu drejt fikjes bien ne gjumin e vdekjes dhe nuk jane ne gjendje as te leshojne as me te voglen britme.
    Mero ti dhe ndonje tjeter jeni zeri i fuqishem dhe i te paepurit qe therrisni me zjarrin e zemres ne ate shkretetire por qe nuk ngjalle kureshtjen e askujt sepse ai popull eshte i vdekur perfundimisht.
    Ndoshta mund tu duken nota pesimizmi por une nuk shoh as me te voglen shprese ne ate vend.
    Sot ka plot qe jane te zhgenjyer qe ia dhane voten Saliut per tu ringritur ne pushtet pas 97,por edhe sot jane plot qe per hire te interesit fetare nuk duan asesi te shohin nje te krishtere ne krye te qeverise.Islamiket radikal te kamufluar dhe qe nuk jane te paket ne numer jane gati te sakrifikojne gjithcka vetem e vetem qe te krishteret mos te sundojne ate vend.
    Kjo eshte fatkeqesi kombetare por mjere ata te krishtere qe mendojne se eshte atdheu i tyre dhe nuk e braktisin njehere e mire dhe tua lene talebaneve.
    Shqiperia as ka qene as nuk eshte as ka per te qene ndonjehere vendi i dashur i te krishtereve pavaresisht ilzioneve qe kane ushqyer tere jeten e tyre.
    Berisha nuk erdhi ne pushtet thjeshte se i bindi qytetaret e vet se do drejtonte me duar te pastra por sepse arriti te binde islamiket e vet gjoja ne emer te patriotizmit se dy udheheqesit kryesor qe ishin ne ate kohe dhe qe ishin te krishtere se keta po na shesin tek greku apo serbi,dhe qe ne fakt kurre te krishteret nuk ia kane kthyer krahet vendit te tyre perkundrazi sunduesit islamike kane bere gjithcka te keqe ndaj vendit te tyre dhe ndaj popullit te vet vetem e vetem qe te jene perjetesisht ne pushtet.

    1. kostandin says:

      ke thene nji te vertete te madhe dihet kjo gje ne cdo xhami radikalesh propogandohet per sali berishin si njeriu i tyre..kur esht politikani me i pabes qe ka pasur shqiperia,ne krahasim me sali berishen esta pashe toptano do te dilte patriot i kulluar…radikalizmi islam ka punuar shum keto vite si gjithmon ne bashkepunim me kishen greke e kan tradite turqia me greqin te jen gjithmon bashke kunder shqiperise..

      1. M says:

        Mire do te ishte qe feja te qendronte larg politikes, perderisa shqiptaret nuk eshte se jane praktikante te saj ne shumice. Eshte i vertete fakti qe ju sillni, por nuk mendoj se pallma e Imamit aty ne xhami arrin te fluturoje pertej mureve te saj e te mberrije tek muslimanet e tjere jo praktikant, por per inerci. Nuk e di ndoshta, por menyra e te berit opozite eshte vendimtare, nuk e kam fjalen tek agresiviteti, por tek serioziteti. Socialistet duken si te velur nga pushteti, jane pak dembele, si te çorroditur, nuk duken si nje ekip(l’esprit de corp mungon), e duan pushtetin perpara se te kene fitoren etj… ky eshte perceptimi real i njerezve. Zyrtaret nuk besojne ne fitoren e socialisteve, keshtu qe duan nje veze sot se nje pule mot (rrogat mbeten po ato, rritjet jane te vogla), ne jemi vend i vogel miqte i gjejme ne te dy krahet, tek socialistet shihen fytyra, qe riciklohen (paçka se nga halli, por ne shqiptaret inatet i ngreme mbi interesat kombetare). Opozites i duhet patjeter te gjeje çelesin. Cili eshte çelesi? Gongu ka rene, opozita eshte e shperqendruar, ajo duhet te organizohet te gjeje çelesin e fitores dhe nese ate e ka ne dore nje njeri kjo gje duhet te besohet aty, brenda krereve te rendesishem te PS qe te behet e besueshme edhe nga populli. Me fal se u zgjata, por Stefan Zveijk, tek “Momentet Fatale” shpjegon mentalitetin e krishtere dhe ate musliman. Konstandini i bente moral qytetareve per interesat e qytetit e te luftonin me heroizem se brezat do ti nderonin, por Sulltan Mehmeti u tha te veteve: ” turruni perpara, fitoeni qytetin e pastaj rrembeni gjithçka edhe merrni edhe pjesen time… edhe ata e gjeten ate “kerka porten e famshme”…
        Duhet te mesojme nga historia apo jo? Si te krishteret si muslimanet nuk jane engjej, por tokesore,
        Ciao

  3. Mili says:

    Artikull i persosur.shume i vertete

  4. Dean says:

    Ne fakt,e gjithe kjo situate e krijuar sot nga BARBARI i Vucidolit nuk eshte produkt i asaj KAFSHE shpellash per te perpiluar strategji largpamese dhe afatgjata,por me teper eshte PASOJE e paaftesise se tij per te menaxhuar dhe kontrolluar praktikat e tij prej BARBARI.
    Rasti Ilir Meta p.sh,nuk o pjese e ”strategjise” se tij por me teper 1 KUFOME e QELBUR politike qe ai eshte i detyruar t’a mbaje mbi kurrize derisa te gjeje vendin dhe momentin e duhur per t’a shkarkuar dhe groposur.
    Po keshtu,rasti Konomi nuk eshte pune e klanit te tij,por me teper futja ne loje e 1 KLANI teper te fuqishem te cilin BARBARI i Vucidolit e ka frike per vete.Maksimumi ky BARBAR di se kush e kreu krimin,por nuk ka as Deshire,as Mundesi dhe as Tope per t’u ballafaquar me ta,pasi eshte shume i DOBET dhe FRIKACAK per me u krujt me ATA.Megjithese per momentin,ky Klan,nuk i prish shume pune,ne afat te gjate e di shume mire se ata do t’i hane koken.Por BARBARI nuk ka fuqi te reagoje,pasi eshte VIKTIME eRealitetit qe vet ka ndertuar.
    Ndersa rasti ”OPOZITA”,per Ate MONSTER nuk eshte gje tjeter vecse 1 ”Eksperiment” me FRIKAT e tij.Duke njohur mire natyren e BUTE te Opozites, BARBARI i Vucidolit e luan here pas here kete karte vetem e vetem per t’i treguar vetvetes se eshte ”TRIM” dhe Jo BURRACAK,INJORANT,INFERIOR dhe FRIKACAK,ashtu sikurse edhe nenndergjegja e vet i DIKTON qysh prej viteve te femijerise se tij te dhjere.Po t’a shikosh me vemendje ai i zgjedh me shume kujdes ”viktimat” e tij nga Opozita,sikur Nano,Balla,Rama dhe Saimir Tahiri.Biles ne rastin e ketij te fundit kur e Sulmoi ne Kuvend,ai perdori edhe 1 shprehje te tille,-Nga te gjithe ketu,Ty(d.m.th., Tahirit) te njoh me mire dhe me shume.Pra,ai e di shume mire se ku ”godet”.
    POR fatkeqesia eshte tashme,JO BARBARI,pasi atij i ka ik bytha ne gardh,por ”Kultura” politike qe ai si i TRASHE krijoj si dhe MBARTESIT e rinj te kesaj KULTURE,te cilet ne shkembim e kane kuptuar shume mire se si funksionon Lufta per Pushtet.Dhe,pikerisht kjo eshte edhe gjeja me e keqe,pasi eshte 1 PARATHENIE per dekadat qe do vijne ne Shqiperi.Ai vete nuk eshte me i rrezikshem tashme.Ai ishte i rrezikshem ne vitin 2005,kur edhe erdhi ne fuqi.Ajo qe populli duhej t’a kish shmangur,por qe per fat te keq nuk ndodhi…..etj.

    1. Pelasgian says:

      pusho aty se nuk te pjerdh njeri ty-a O BARBAR I KANIONEVE TE SKRAPARIT ! si Ilir KOKMadhi je dhe ti !

  5. Agimi says:

    “luis”, qe ne fillim ti thua qe :

    “Ata qe kane pasur ndopak ambicie per nje jete me te mire kane ikur nga ai vend,ndersa vemjet dhe cofetinat jetojne ne llumin e kenetes me thithlopen gjigante qe e ka emrin qeveri qe ua thith edhe ate pak gjak qe kane dhe ashtu drejt fikjes bien ne gjumin e vdekjes dhe nuk jane ne gjendje as te leshojne as me te voglen britme.”

    ..dhe ketu une Agimi e nderpreva leximin se nuk ja vlente.
    Ata qe kane hikur nga Shqiperia , kane patur mundesi dhe kane hikur.
    Ata qe jane ne Shqiperi nuk jane “vemje” dhe “coftina”, ymf.

    1. Rani says:

      Jam dakort me ty.

  6. kukuleci says:

    SHpellar Berisha eshte gjakatar i shqiptareve,nje shkaterus i shtetit dhe i kombit.Sa mijra vete kane vdek ne regjimin e Berishes,kosovar tropojan,vlonjat dhe nga gjithe shqiperia dhe vazhdojne te vdesin per faje te shtetit.Sali Berisha nuk dihet sa kosovar ka vrar dhe bugosur ne regjimin e tij te pare, si Remzi Hoxhen qe me partupesine me te madhe nuk trgon as kockat e tij se ku i ka hedhur dhe vrasesit e tij per kareshillek i shperblen me ofiqe,gruaja dhe djali i tij i luten ti tregoje eshtrat e te dashurit te tyre.Burgosi herojin e kombit shqipetar Adem Jasharin nje nga familjet e rralla ne bote per te mos thene e vetemja qe dha aqe gjak nga familja e tij per token e vet.Arrestoj Ismil Qemalin e kosoves Ashim Thaçin nje nga zemer dhe mendje ndriturit qe e mbeshteti e gjithe bota demokratike ne luften e drejte qe bente me gjithe kosovaret e tije.Sa te tjere jane zhdukur pa nam e nishan,sa vinin kemben ne Tiran.Ai demokracine ne shqiperi e ketheu ne vllavrasje dhe hake marje por fale kultures se populit shqipetar ajo nuk mori shtrirje te gjere veçese ne nahijen e tije,por vetem ne tropoje ata jane me qindra te vrare e deri tek Azem Hajdari qe vetem Sali shpellarit i interesonte eleminimi i tij.Po sa ka vrare ne menyre mafjoze per te mbuluar zullumet e tij dhe te femijeve te tij shpellari Sali???????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!…………..Trebick, Gerdec, deputet, komunar, antar komisionesh zgjedhor, 21janar,Konome,e akoma si dihet fundi.Ai me admistraten e qeverisjen e tij i ka detyruar mbi nje milone e gjysem shqipetare te largohen nga ky vend i bekuar por qe ka nevoj per zot dhe jo diktator,hajdut dhe kriminel si ai,e qe vazhdojne te jene te pa sigurte e te pa shprese ne vendin tone, e qe ikin akoma per nje jete me te mire.Zullumet e shpellarit duan romane te pasqyrohen por do vije dita qe keto zullume do ti paguaj.

  7. sherifi says:

    Perfundimi eshte i qatre; Shqiperia sa te jete berisha vetem mbrapa do beje.

  8. Shpresa e re says:

    Z.Mero. I lexoj cdo dite shkrimet tuaja me aq vlere e drjtgjykim per gjendjen ne Shqiperi.Shpresoj qe te kemi me shume gazetare te guximshem e kritike si ju. Shpresoj qe populli yne i dashur e i shumevuajtur ti kuptoje keto analiza qe ju i afroni.Kjo pune e mbrekullueshme qe ju beni tregon dashurine e dhimbjen e madhe qe ju kini per Shqiperine , tregon gjithashtu rrugen e drites, e zgjimit drejt lirise….
    Ju admiroj e respectoj pa mase. Ju faleminderit

  9. D.SH says:

    Fatkeqesisht dhe mjerisht kjo analize eshte e vertete.
    Ka vetem nje shprese: ” Te bleret ” do te ishte mire te shohin se sa sgjat masa e perfitimit nga shitja e lekures se tyre.
    Te mos harrojne se zhvleresimi ne keto raste eshte i tmerrshem ; kjo rrace nuk vlen me as per skrap.
    Pas kesaj pritet qe Kuvendi i Jozefines t’i beje nje shtese ligjit , eksportimin e mbetjeve te gjalla.

  10. ajdin says:

    Luis qenke shume pesimist.fryma qe fut ti eshte negative sepse ketu ne kete zamallahi konfliktesh cuditerisht kemi harmoni fetare historike.Mos harro se te krishteret qe ti i ben thirrje jane ne minorance ne shqiperi

  11. ledi says:

    ata qe thone qe ketu ne shqiperi kane ngelur coftinat dhe vemjet mos te harrojne se atje ku jane lajne bythat e plakave dhe vine ne shqiperi duke u ngrefur me ndonje makine te marre me qera dhe japin keto mendime qe jep luisi

    1. elinor says:

      @ledi; me mire si ne emigrantet qe lajm bythe plakash sesa si ju qe i lani bythen Berishes cdo dite! Ferkojeni pak me fort kur ta lani heren tjeter se eshte tha dhe hiqet me veshtiresi!

  12. LILOLABJA says:

    Bravo z.Mero!Ndaj te njejtin mendim me Luisin.Me mire te lash plakat se te durosh zgjedhe.Ju preferoni te hani plumb b…. dhe çezma mos tu pikoj uje por me saliun.21 janari gjake emigrantesh mori mor njerez pa seder,se te ish per ju me makinat e ujit ju shtyp sala.

  13. elinor bahiti says:

    Mero; te gjithe ne lexuesit e Temes i kemi mese te qarte keto qe thua ti, por ti na bej nje nder: coja Rames me email kete artikull dhe shume te tjere se me duket ai ka kohe qe nuk e lexon gazeten tende. Ose, heren tjeter mos ia boto ato editorialet e tij se na lodhi nga trute duke qa e duke u anku si ato grate kur humbin leket ne rruge. Beja pak te qarte se cfare e pret ne 2013n qe te mos e genjeje mendja se do te mposhtet manipulimi me nje votim masiv!! Eh, ja u hengsha zemrat egjiptianeve, sa zili i kam! Paskan qene me te vertete trima, por jam i sigurte se kane edhe opoziten te forte qe din t’i organizoje. Kurse opozita jone nen drejtimin e utopist-pacifistit Rama s’eshte vecse nje leter higjienike per salafin. Nuk do ma kishte marre mendja kurre se mund te vinte nje dite kur une te mos isha ne gjendje te percaktoja ndaj cilit e kam mllefin me te madh: ndaj Berishes apo Rames!!

    1. anticensurë says:

      plotësisht të drejtë për fjalinë e fundit!
      ps:kuptohet dhe për të gjith komentin!

  14. inf says:

    Mero….tani thua qe konomi i fitoj ato nga gjykata e ketej
    thua, per rastin e prifit gjykata i ka lene ato jashte gjukimit
    Tani me thuaj po pate kohe kujt gjykate ti besojne njerzit asaj qe favorizon MET HAJDUTIN apo ate qe FAVORIZON MBIVENDOSJEN E KONOMIT.
    Apo ate qe hedh poshte FAKTET E DRITAN PRIFTIT.
    megjithate je NJISH , Urime dhe falenderimet e mia ..inf.Flm

  15. Luan Kolonja says:

    Me gjithe stilin dhe elokuencen gazetareske te tij, Z.Baze arrin te manipuloje duhe nxjerre konkluzione dhe pergjithesime aspak realiste.
    Si gjithmone ai sulmon Berishen duke i vene atij kusure qe shume pak ose aspak Berisha i meriton. Ketu nuk po perpiqem te “mbroj” Berishen dhe qeverisjen e tij, por nuk mund te pranoj si te vertete tablone qe krijon Z.Baze, ku fryma e urrejtjes se tij personale perpiqet te manipuloje dhe erresoje cdo gje. Ku ngjarjet dhe fenomenet jane thjeshte nje proces “Abnormal” i tranzicionit ne kapitalizem, ku qofte mafia, qofte abuzimi, qofte “Gold Rush-i” i njerezve per tu pasuruar me cdo menure, qofte mungesa e eksperinces qeverisese ne kushte te reja e shtigje te panjohura, qofte krijimi i nje sistemi legjislative e gjyqsor efikas dhe modern jane faktore determinues dhe bashkeshoqerues te pashmangeshem.
    Nese lexoni dicka lidhur me historine e zhvillimeve kapitaliste ne shoqerite dhe kombet qe sot jane ne krye te demokracive moderne, do te shikoni fenomene te tilla bile ne permasa shume me thella dhe agresive. Si te tilla, une nuk do t’i quaja keto tonat si fenomene vetem Shqiptare, apo te shkaktuara nga klane a parti ne pushtet apo ato ne opozite.
    C’duhet te bejme??? Pa dyshim qe ka shume per te bere nga te gjithe ne, qofte te inkuadruar ne parti politike, shoqata te shoqerise civile forume itelektuale e biznesesh etj.
    A duhet kritikuar qeveria? sigurisht qe po.
    A duhet te permiresohet qeverisja? sigurisht qe po.
    A duhen vleresuar arritjet? sigurisht qe po.
    A duhen propozuar programe social-ekonomike dhe zgjidhje e alternativa me adekuate dhe eficiente per faza te ndryshme te zhvillimit? sigurisht qe po.
    A duhet qe media e lire te jape kontribut duke pasqyruar realitetin pa manipulime dhe disinformime? sigurisht qe po.
    Dy fjale (jo per t’i injorur ato) per vrasjen e gjyqtarit Konomi dhe ceshtjen Prifti-Meta.
    Vrasja e gjyqtarit Konomi, ishte padyshim nje krim monstruoz i organizuar nga grupe interesi te pronave, dhe i ekzekutuar nga grupe mafioze te vrasesve me pagese. Kjo padyshim e lidhur me ceshtje te pronesise ku i ndjeri kishte interesa personale dhe familjare, pa hyre ne detaje nese ishte apo jo trashegimtar i ligjeshem, gje te cilen duhet ta zbardhe drejtesia. Por, duke supozuar kompleksitetin dhe organizimin e kesaj vrasje, mendoj se duhet kohe te behet zbardhja e saj.
    Ne kete kontekst, do te ishte mjaft interesante qe gazeta Tema dhe Z.Baze te ndermernin nje investigim gazetaresk dhe pastaj te vinin me konkluzione, ne vend qe te ngrinin hamendesime fantazmogorike duke lidhur sistemin qeverises me nje ngjarje te tille.
    Sa per ceshtjen Prifti-Meta, une e konsideroj ate nje show manipulativ i krijuar nga nje njeri ambicioz, i pa skrupullt, medioker dhe alucionist. Performanca e tij deri ne nivel ministror, akroballeqet politike, pasurimi maramendes, incizimet manipulative, reagimet e tij ne media, mos publikim i “Fakteve e provave” qe ai pretendon se ka; te gjitha keto se bashku e nxjerin ate nje njeri me karakter te dobet, pa dashur t’a percaktoj ate edhe si produkt i kohes qe jetojme ku e moralshmja dhe pa moralshmja jane miksur se bashku aq keq dhe ku betejen midis tyre shpesh here po e fiton imoraliteti, babezia, intriga, manipulimi,spekullimi dhe perversiteti moral e politik i individeve dhe grupeve.
    Une do ta konsideroja kete ceshtje te mbyllur dhe humbje kohe te Tema apo te Bazes.
    Se fundi, sa per bizneset e biznesmenet e lidhur me forcen qeverisese apo me ate te opozites, une nuk shoh asnje dallim midis tyre qofte te formave te luftes me ngjyrosje e pozicionime politike qe ato perdorin per te gllaberuar markete apo niche te marketeve, qofte ne “Imoralitetin” dhe agresivitetin e shprehur per te rritur fitimet gjithnje e me shume. Perpjekja per t’i paraqitur pjesen e ketyre kapitalisteve te lidhur me qeverine si me te keqij dhe pjesen tjeter me te mire, mua me duket aspak bindese.
    Lidhur me kete subjekt diskutimi kompleks,do te isha kureshtar te dija se si jane ballancat ne kapitale dhe sfera kontrolli te ekonomise nga keto grupime apo grup interesash.
    Por ajo qe di dhe kuptoj mire eshte fakti qe media eshte e ndare dhe funksionon ne mbeshtetje te ketyre grupime dhe grupeve te interesit.
    Sa per Tema dhe Baze, mund te them me siguri qe jane dukshem te pozicionuar ne mbrojtje te grupimit pretendues per pushtetin qeverises.
    Sigurisht qe kjo eshte zgjedhje e tyre, por kjo nuk i ben ato aspak me te “Ndershem dhe me te besueshem”

  16. Dean says:

    Uauuuuuuuuu,Luani nga Kolonja,jam pa fjale.Dhe a e di pse?????????????
    Sepse,Inferioriteti,Injoranca,Ligesia,Pafuqia,Poshtersia,Perversiteti…..etj.,cilesi te Ulta qe ne shqiptaret kemi fituar nder shekuj,ke komenti yt, duket se kane pesuar ate Mutacionin e nevojshem per t’u prezantuar si ”vlera te reja” morale,per te cilat ka nevoje ky popull i Poshteruar nga ”udheheqesit” e vet qe KURRE nuk i ka zgjedhur me vote te lire.
    Meqe ra fjala,cila eshte Garancia qe ti me OFRON mua,qe te besoj ato qe ke shkruar?????Je,Ti personalisht,diku i CERTIFIKUAR si Engjell apo DASHNOR i Sinqerte i Popullit Shqiptar,me qellim qe une te besoj se Ti dhe vetem Ti ke te drejte,dhe Mero Baze e ka Gabim e deshiron te me manipuloje mua??????????
    D.m.th.,a je ti dicka midis Jezu Krishtit dhe Muhamedit qe une te besoj ato qe ke shkruar??????????
    Po t’i boj gjithe keto pyetje,se thelle thelle ne Shpirtin tim,e ndiej se shkrimi yt eshte shume i HELMATISUR por shume mire i ”argumentuar”,ndjesi te cilen nuk e provoj kure lexoje shkrimet e Mero Bazes.Dhe per rrjedhoje e kam te nevojshme te Mbroje Vetveten nga tipa MANIPULUES si puna jote
    Dhe qe thua Ti,o ”DASHNOR i KRISUR” i Popullit Shqiptar,nga t’a di Une i mjeri se emri yt i vertet nuk o Artan Hoxha,Artur ZHEJI,Hamza Cili(a.k.a., Henri)…etj,qe me te vertete te besoje heren tjater????
    Luan nga Kolonja?!, shko ke PD-ja me mire,se ata REKRUTOJNE tipa si puna jote.Ky forum nuk o per ty kam pershtypjen.
    Gjithe te mirat.

    1. inf says:

      Dean
      mire ja ke numru ketij kolonjarit pak dhe skate po a ka per ta marr vesh ky koqenari,leonja jo me duket ,kam pershtypjen se eshte HAMZAI ai profesori i kashtes henri Memeci i sali met nanos .100%%%%
      HAMZA QILI e dredh si ato buçet e pazarit sa shikon se fiton ky apo ai i ngjitet me vrap si mut qe eshte pas kepuces .
      Profesor kam digjuar se drejton nji universitet ky HAMZAI.
      Turpi i madh une dhe me dele nuk kisha per ta dergu se kam frike se gjymsat do i humbasi rruges ku dobiç dhe zuzari i met hajdutit.
      kaqe kisha per ket leonen ose HAMZAIN e trullosur te qeverise se hajduterrise made in ALBANIA .PTUUUUUUUUUUUUUUUU O HORRAT E Salih plehnaxhiut jeni ju o shkerrdhatat e mutit ptuuuuuuuuuuuu…

    2. Luan Kolonja says:

      Per Ju Dean.
      Se pari, Ju falenderoj kete rast per etiken qe tregoni pa kaluar ne fyerje gje te cilen ju une kam vene re qe e keni manifestuar me te tjere.
      Une ne opinionin tim nuk mar persiper te bej ose te jem ne rolin e etalonit apo “garantuesit” te besueshem per ju apo cdo komentues tjeter. Une shpreh vetem opinionin tim. Nderkohe qe, Ju jeni i lire te besoni apo te pranoni si te vertete absolute ate qe ju serviret qofte nga Z.Baze qofte nga ato qe kane te njejten “Set of Mind” qe juve u pershtatet. Por kjo nuk do te thote qe une te mos kem modelin tim indipendent te te menduarit dhe te kuptuarit te gjerave. Ne natyren time, une thjeshte nuk nxitoj te pranoj apriori apo te ekzaltohem me cilindoqofte nese ajo qe thuhet nuk ploteson modelin tim, llogjiken time dhe informacionin qe kam per subjektin ne fjale.
      Se dyti, lidhur me insinuaten tuaj ndaj meje per dashurine per popullin tim qe besoj qe eshte edhe i juaji, une kam nje respekt e ndjenje admirimi te thelle per kete popull qe meriton pa dyshim me shume dhe qe po reket te gjeje vetevehten ne keto shekuj plot dallge e trazira te shkaktuara qofte nga fatalitetet historike qofte nga gabimet e lidershipit te tij.
      Se treti, nuk jam asnjeri nga ato qe mendoni ju, por jam thjeshte nje qytetar qe nxjer buken e perditeshme te familjes me djersen time dhe pa asnje lidhje me shtetin apo pushtetet ku ashtu si shumica perpiqem te mbijetoj duke u perpjekur te edukoj e shkolloj femijet e mije qe ato te kene nje jete me te mire se prinderit e tyre.
      Se fundi, nese kam mendime ndryshe nga ju apo Z.Baze, kjo nuk do te thote qe te mos lejohem te shkruaj opinionin tim ne kete organ.
      Ju faleminderit per mirekuptimin

      1. elinor says:

        @luan kolonja; you are full of shit!

        1. Luan Kolonja says:

          Per ju Elinor
          Nga fjalori qe perdorni duket se e beni mire ate profesion qe ushtroni ne Amerike si lares by… plakash (pune e ndershme kjo). Ju siguroj qe nuk meritoni me shume, prandaj lereni debatin politik pasi ajo ju konfuzon gjithnje e me shume sa qe nuk dalloni dot Ramen nga Berisha, sic e thoni vete me lart ne shkrimin tuaj.
          Happy Thanksgiving to you.

      2. k.kamberi says:

        HIQE MASKEN GJARPER I KOLONJES ???
        NGA KUSH KE FRIKE O BASTARD NE KETE PARAJSE DEMOKRATIKE.
        VIHU NE POZITAT E BARABARTA ME MERON QE PO VE KOKEN
        NE ANKAND.
        1000 MILJON % JU JENI FYTYRE E URRYER QE KENI VOZITUR
        NE TE DY SISTEMET..HIQE MASKEN NQS JE BURRE E MOS NA CA TRAPIN
        PER BUKEN APO HELMIN E PERDITSHEM ..

      3. Dean says:

        E para,Kornizen brenda te ciles zhvillohet 1 replike e vendose ti me komentin tat,prandaj nuk kishte as1 arsye pse une duhej te isha ”agresiv” me ty.Ne rastin tat,Ironia dhe Sarkazma ndoshta jane me efikase se komenti agresiv.Une ne pergjithesi jam ”agresiv” me persona te caktuar,e bej jo Instiktivisht por me Ndergjegje te plote dhe nuk kam as1 prob., edhe te ballafaqohem balle per balle.Keto mesime me ka dhene jeta.
        E dyta,ne 1 koment timin te mesiperm une jame kunder menyres se si e shikon Mero Baze problemin e ketij,me nder teje,”kryeminister” qe kemi.Pra nese Mero,pergjat editorialit por edhe ne pergjithesi eshte i mendimit se ky njeri planifikon para kohe,une mendoj te kunderten,se ky ”kryeminister” nuk eshte ne Kontroll te as1 fenomeni qe ndodh ne Shqiperi.Por kjo nuk me bene krenar se kam zbuluar te verteten finale,dhe aq me teper nuk me jep te drejten t’a therras Mero Bazen ”manipulator” sikur edhe ti veprove qysh ne rreshtin e pare.Pra,pavarsisht retorikes tate ne emer te se drejtes per te pas mendimin tat personal, ishe TI i pari dhe i fundit qe AKUZOVE dhe ushtrove Dhune verbale perkundrejt lexuesve,njeri prej te cileve jam edhe une.Per rrjedhoje,reagimi im dhe i te tjereve eshte thjesht natyral.
        E treta,persa i perket perpjekjeve te tua per te punuar me ndershmeri dhe per te ushquer Familjen tate dhe edukuar Femijet e tu,kjo eshte 1 gje teper personale e jotja dhe ajo qe mund te beje une eshte te Uroj me Sinqeritet Fat dhe Lumturi ne jeten tate te perditshme.Ta them me gjithe Zemer dhe ndjeje 1 kenaqesi te vecante kur e beje 1 gje te tille,pasi eshte 1 urim qe ja beje paralelisht edhe vetvetes.
        Dhe qe ta mbyll,pavarsisht cfare kam shkruar mesiper,Une prap jam i mendimit se komenti yt i mesiperm ishte 1 DEMAGOGJI teper e Sofistikuar.Per rrjedhoje e kam shume te veshtire te te besoj dhe me duhet te jem gjithmone syhapur me 1 tip si puna jote.
        Gjith te mirat.

  17. elinor bahiti says:

    @Luan Kolonja:
    1. A duhen vleresuar arritjet e qeverise? Aspak! Kjo qeveri ka kohe qe e ka humbur legjitimitetin e saj qysh me vjedhjet e zgjedhjeve te 2009s, vjedhjet e zgjedhjeve lokale te 2011s apo me korrupsionin masiv qe gjendet ne cdo nivel te administrates shteterore. Edhe sikur te mos ishin te verteta keto me siper, ajo qe ndodhi me 21 Janar te ketij viti i vuri kapak gjithckaje. Kater te pafajshem u vrane ne duart e qeverise, nga plumba te gardes dhe policise. Vetem kjo do te mjaftonte qe cilado qeveri ne nje vend demokratik perendimor te jepte doreheqjen te nesermen.
    2. Ne lidhje me gjyqtarin Konomi, sigurisht qe nuk mund te them me pozitivitet te plote se kush jane pergjegjesit, por vetem po te shikosh faktet, del e qarte se nga nje ose disa konflikte qe ai kishte me njerez te tjere per prona ne Gjirin e Lalzit ndodhi si pasoje ajo qe e pame te gjithe. Gjithashtu, dihen mire njerezit qe kane marre nen pronesine e tyre hektare te pafund tokash ne ate zone. Nqs njerez me lidhje qeveritare nuk jane te perfshire ne kete krim monstruoz, atehere eshte ne interesin e qeverise qe kjo ceshtje te zgjidhet sa me shpejt. Por fakti eshte se, edhe ne kete rast, qeveria i ka zvarritur kembet. Nuk diskutohet se ceshtja eshte e komplikuar, por mos harro deklaratat mashtruese te policise qe “jemi shume prane gjetjes se autoreve”!!
    3. Ceshtja Prifti-Meta nuk kerkon shume koment. Te gjithe e pame videon dhe dy kompani te ndryshme, njera amerikane dhe tjetra britanike, te cilat qendrojne ne biznes vit pas viti me ate pune qe bejne, thane se videoja eshte e paprekur. Mirepo gjykates sone nuk i intereson ajo qe thane ato dy kompani por punesojne dy “eksperte” te tipit deng pa marke per te analizuar videon me Windows Movie Maker!! Sa per Priftin, nuk shoh ndonje dallim ne mes tij dhe Metes. Ai thjeshte po na ben nje nder duke u munduar te shpetoje veten.
    4. Sa per bizneset qe favorizojne krahet e ndryshme politike, une di te te them se, te pakten ne Amerike dhe Kanada, donacionet e bizneseve per partite politike jane te ndaluara me ligj – vetem individet mund te bejne dhurime tek partia e tyre. Nuk jam i sigurte se cilat jane ato biznese qe sponsorizojne opoziten, por shumica derrmuese e tyre anojne nga qeveria, dhe kjo per arsyen e thjeshte se ato perfitojne favore te paligjshme ne tendera te ndryshem apo ne raportim te te ardhurave vjetore duke i ulur detyrimet ndjeshem. Prandaj neve sot na interesojne lidhjet e bizneseve me qeverine sesa me opoziten. Kur kjo e fundit te vije ne pushtet atehere do te merremi edhe me ate ane.
    Ne nje note te fundit, duhet te them se me cudit fakti qe njerez si ti, qe dallohen qe kane intelekt, nuk arrijne t’i shohin ato qe duken qarte por i vijne ne mbrojtje nje pushteti kaq regresist dhe mafioz qe po e shkaterron vendin dita-dites. Vetem nje shpjegim ka ketu: Ju vete keni interesa te mpleksura me pushtetin. Por duhet ta keni te qarte ama qe e drejta vonon por nuk harron.

  18. kokpalarusa says:

    ZOTI MERE BEN NJE ANALIZE PERFEKTE PER KETO GARANTE QE UNE DO TI QUAJA”GARANTE TE MBRENDSHEM”.POR ME TE FUQISHEM JANE “GARANTET E JASHTEM”
    QE BERISHA KA PAGUAR PER TE MBULUAR KRIMET E TIJ.
    Qeveria serbe ka vendosur që të pajtojë një nga firmat më të fuqishme në Uashington në fushën e lobimit, “Podesta Group”, që të lobojë për interesat e Serbisë në SHBA dhe se për këtë punë kjo firmë do të paguhet nga ajo (qeveria serbe) me 100 000 dollarë në muaj, bën të ditur gazeta e përditshme serbe “Blic”, duke iu referuar burimeve qeveritare serbe dhe duke saktësuar se marrëveshja përkatëse mes të dyjave palëve të interesuara është nënshkruar më 1 tetor të këtij viti. Sipas gazetës në fjalë, që gjithashtu boton në faqet e saj edhe dokumentin përkatës të kësaj marrëveshjeje, një pjesë e shumës së mësipërme, 25 000 dollarë, do t’i shkojë firmës “Robert Uajt” që angazhoi grupin e mësipërm amerikan të lobimit “Podesta Group” që të lobojë për interesat e Serbisë në Kongresin e SHBA-së. “Podesta Group”, në fakt, është një nga tre “shtëpitë lobuese” më të fuqishme në Uashington dhe ka ndër klientët më elitarë. Pronari i saj, sikurse vë në dukje gazeta e mësipërme serbe, vizitoi ditët e para të tetorit të këtij viti Beogradin, ku u takua dhe bisedoi me zyrtarët më të lartë të pushtetit shtetëror e qeveritar serb. Firma “Robert Uajt” është pjesëtare e grupit të mësipërm dhe ka lidhje të forta në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan. Me këtë rast, gazeta “Blic” thekson se sigurisht që interesat që Serbia parashikon të mbrojë përmes grupit të mësipërm të njohur lobist amerikan, kanë lidhje në radhë të parë me luftën diplomatike që ajo (Serbia) po zhvillon për Kosovën dhe me integrimet europiane të saj. “Blic” pohon gjithashtu se është përpjekur që të marrë disa detaje më shumë në qeverinë e Serbisë rreth kësaj kontrate lobimi, por pa sukses. As Ambasada e Serbisë në Uashington nuk donte të bënte ndonjë koment rreth kësaj. Grupi i mësipërm i lobimit është krijuar në vitin 2003 nga Xhon Podesta, i cili ka shërbyer si shef i stafit (1998-2001) të kabinetit të ish-presidentit të SHBA-së, Bill Klinton, dhe me detyra të përkohshme edhe në stafin e sekretares së Shtetit të SHBA-së, Hillari Klinton, dhe në përbërje të tij ka një grup njerëzish të pasur e të njohur si liberalë në fushën e politikës së jashtme amerikane me lidhje të forta, krahas Kongresit amerikan, edhe në Partinë Demokratike në fuqi në SHBA. “Podesta” është edhe një nga firmat lobuese e kontraktuar nga ana e qeverisë shqiptare. Falë këtij lobimi, muaj më parë u organizua në SHBA takimi mes forumit të biznesit shqiptaro-amerikan. Në këtë takim mori pjesë vetë Kryeministri Sali Berisha. Në këtë forum të investimeve morën pjesë edhe vetë përfaqësues të dy firmave lobuese amerikane “Podesta” dhe “Patton Boggs”. “Natyrisht, takova miq të shquar të tjerë të kombit tonë dhe që ju jam shumë mirënjohës, ambasadorin Wisner, mikun e shquar Tony Podesta”, tha Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së, të zhvilluar pas kthimit nga SHBA-ja. Në mars të këtij viti, qeveria lidhi një kontratë me Podesta-n. Ndërsa qeveria pak ditë më parë akordoi 200 mijë USD për firmën tjetër lobuese “Patton Boggs”.

  19. HAPPY THANKSGIVING LONI KOLONJA !! says:

    ej o luano,or figure a di na nji cike anglisht apo ?
    ej o amigo po t,coj nje gift per “thanksgiving”
    ej o amigo a e njef ket amigon ktu poshte,hidhi ni sy pash zotin
    ktij garantit sal’s dhe na bo na i koment .happy thanksgiving to you.
    ****Wisner was involved in a diplomatic gaffe during the pro-democracy uprising in Egypt in early 2011. The Obama administration asked Wisner to carry views to Egyptian dictator Hosni Mubarak, including advice that Mubarak should resign to defuse the crisis. Wisner was not successful in convincing the dictator of the wisdom of the administration’s suggestions. Just 4 days later, after a day in which Mubarak allies took violent reprisal against democracy activists, Wisner spoke to a security conference in Europe and called it “crucial” that Mubarak stay on in the interest of “stability”, in direct contradiction of the American policy he had been asked to convey. The State Department immediately disavowed his comments and disparaged his previous role, saying he had not served as envoy, but merely as an available conduit for certain administration views .Adding fuel to the furor over Wisner’s comments was the fact that after retirement from the diplomatic corps, he had been a highly placed official of a firm that has lobbied on behalf of the dictator, as well as serving on the board of the largest Egyptian bank.***

  20. vjosa says:

    Konomet jan Cifute.Nga na dolen pronar te hershem cifutet ne Shqiperi?!Te qerohen atje ne Izrael,se keto troje jan te Shqiptareve.Per inat te Saliut tu japim te drejte hajduteve Cifute?!

  21. elinor says:

    Luan; jam shume krenar per cfaredo lloj pune qe une bej. E theksova edhe njehere me siper, me mire ne qe lajme bythen e plakave ketej se njerez si ti andej qe u duhet t’u lajne dhe t’u puthin bythet shefave te tyre! Njerez si ti vuajne nga mungesa e identitetit dhe jane pa dinjitet. Ju ia keni shitur shpirtin shejtanit me kohe.
    Dhe sa per mua qe ngaterrokam Ramen me Berishen po te them se i dyti, edhe sikur ta shihja te varur nga kembet si Ducja, nuk do me ishte dhimbsur. Nuk i afrohet Rames as te thoi i kembes ai funderrine e ketij komb, ndac per nga intelekti e ndac per nga burreria!
    Dhe ti ben mire te shkruajsh me emrin tend te vertete, jo me emra qesharake te sajuar. Ti dukesh me shume si avokati i Metes, nga menyra se si flet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje