Që “hajdutët” të mos abuzojnë me emrin e Liri Berishës

10 Nëntor 2011, 23:31Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Fondacioni i zonjës Liri Berisha ka bërë një njoftim publik ku kërkon të distancohet nga disa persona që kërkojnë lek në emër të atij fondacioni. Lajmi u bë dhe më interesant kur një shoqatë rinore ironizoi që edhe në emër të saj po kërkonin lek disa të rinj të tjerë. Simbolika  e ironisë ka të bëjë me faktin e thjeshtë dhe pyetjen që ja bën dhe vetes çdo qytetar: Përse hajdutëve u shkon mendja tek emri i Liri Berishës për të abuzuar?

Unë nuk e di kush janë ata vajza apo djem që kanë dalë të kërkojnë lek në emër të zonjës Berisha, për të mos thënë që dyshoj nëse ka ndonjë një ngjarje të tillë. Dyshoj pikë së pari, pasi zonja Berisha ka më shumë shanse t’i kapë dhe t’i arrestojë këta njerëz se sa t’i denoncojë si të tillë. Por dhe nëse është e vërtetë, ajo vetëm sa zbulon problemin që ka prodhuar kjo zonjë me veprimtarinë jotransparente të të ashtuquajturave fondacione të saj.

Pikë së pari fondacionet e saj, se nuk është një i vetëm por janë disa, kanë një praktikë të pazakontë të mungesës së transparencës. Rreth 800 biznesmenë të klasifikuar si biznese VIP marrin rregullisht një ftesë nga Drejtoria e Tatimeve VIP që të shkojnë në mbrëmjet e bamirësisë që organizon herë pas here zonja Berisha dhe natyrisht të paguajnë aty një shumë që kurrë nuk është më pak se 1 mijë euro. Shto pastaj dhe skenat teatrale të ankandeve që kjo zonjë bën p.sh duke shitur bluza futbollistësh të njohur me një trafikant nafte në krah sipas burrit të saj, dhe duke pasur klientë të saj njerëz që në dëshminë e tyre të penalitetit kanë vite burg për krime apo probleme të tjera me ligjin. Në raste të tjera më “mondane”, piktorë apo skulptorë mediokër kanë shitur shtrenjtë veprat e tyre në ankandet e saj, blerë nga biznesmenë servilë të Familjes. Gjithë kjo veprimtari e “ethshme” financiare e zonjës Berisha nuk ka si të mos bjerë në sy të publikut dhe të ngjallë mitin e gruas që po pasurohet duke shtuar gjerdanët e floririt në qafë dhe duar, dhe natyrisht pasuritë e saj në banka. Disa shërbime që ofrojnë bizneset e saj në Tiranë për fëmijët autikë, jo vetëm që nuk janë falas, por janë aq shtrenjtë, sa shumë prindër nuk kanë asnjë fuqi t’i bëjnë “nder” zonjës Berisha për t’i dhënë ca lek më shumë.

Por ajo që është më e errët në këtë histori është se zoti Berisha, që bën sikur deklaron paret që ka fituar i biri nga shitja e tokave apo vajza nga puna si avokate, nuk ka detyruar kurrë gruan e tij të bëjë publike konkretisht sa pare ka mbledhur nga një aktivitet financiar bamirësie, sa ka harxhuar dhe si i ka harxhuar.

E keqja e dytë e madhe e “bamirësive” të zonjës Berisha është trafiku i influencës që lind nga këto mbrëmje bamirësie. Disa biznesmenë shkojnë aty të paguajnë 1 mijë euro dhe të dalin në foto me zonjën Berisha apo vajzën e saj. Një të tillë e mbaj mend vite më parë në vitin 2008, që me një foto të tillë të shumëfishuar,  arriti të zaptojë një tokë në Grykë të Këlcyrës, të ndërtojë pa leje një fabrikë uji, pastaj nga frika të mos marrë ujë nga burimi, por të shpojë një pus dhe të shesë ujë pusi dhe gjithë Përmeti e Këlcyra të thonë tani që ajo fabrikë uji që mbushet nga pusi është e Argitës dhe Lirisë. Në fakt nuk është e tyre fare. Është e atij horri që ka zaptuar gjithçka me fotografinë që ka dalë me nënën dhe bijën në mbrëmje të tilla bamirësie.  Foto të tilla të shpërndara nga ai gjen në çdo lokal apo klub nga Tepelena në Këlcyrë dhe tek çdo njeri me të cilin ai ka pasur punë për të bërë “letrat”. Nuk e kam dëgjuar zonjën Berisha të ankohet apo të bëjë ndonjë deklaratë për shtyp për këtë biznesmen apo për biznesmenë të tjerë që e përdorin foton me të si kartëvizitë për ta kaluar maunet me naftë D2 si naftë bruto, apo të spostojnë postblloqe policie me naftën virgine. Pra, opinioni publik ka ndeshur në disa biznesmenë, për të mos thënë në dhjetëra, që flasin dhe bëjnë trafik në emër të zonjës Berisha apo fotove që kanë dalë me të dhe kjo zonjë nuk ka reaguar. Reagimi ndaj disa djemve apo vajzave që kërkojnë lek në emër të saj natyrisht është shumë fyes për të, por dhe shumë foshnjarak për tu besuar nga shqiptarët. E siguroj zonjën Berisha se asnjë shqiptar nuk do tu ketë dhënë ndonjë lek se askush nuk beson se ajo ka ngelur keq për disa qindarka të kërkuara rrugëve. Lekët e vërteta në emër të saj bëhen me maune nate, fabrika të ndërtuara në emër të saj, histori të pastrimit të biografive kriminele në emër të fotove me të, e deri tek arratisje nga burgjet për shkak të lidhjeve me të. Këto janë gjëra të rënda dhe për këto zonja Berisha duhet të bëjë çmos të distancohet që ne të kuptojmë që jo pas çdo trafiku dhe fabrike të paligjshme në këtë vend qëndron hija e fotove të saj me biznesmenë që bëjnë bamirësi për fondacionet e saj.

Pra, zonja Berisha nuk e ka problemin se mos dikush del e mbledh ndonjë qindarkë në emër të saj, por se shumë të tjerë, ata me të cilët ajo pozon në foto nëpër mbrëmje e stadiume, me zinxhirë floriri në qafë dhe me një pamje të ngrirë si kukull japoneze, bëjnë miliona euro evazion fiskal në emër të saj, bëjnë biznese të paligjshme, prishin procese gjyqësore dhe krijojnë atë imazh tashmë të ngulitur të pareve të pista që ajo përpiqet t’i pastroj përmes fjalës bamirësi. Kjo është arsyeja pse shqiptarët nuk do jenë gënjyer dot nga ata djem apo vajza që kanë trokitur në dyert e tyre për të kërkuar lek për Liri Berishën, por më lehtë besojnë ata dhjetëra biznesmenë që ky pushtet i trashëgoi nga pushteti i kaluar i socialistëve, që u mjaftoi të lidheshin me zonjën Berisha për t’iu harruar që ishin “trafikantë nafte nga më të mëdhenjtë e Ballkanit”, “të lidhur me sillogjet greke”, “njerëz që kanë futur armë në Shqipëri për të përmbysur Berishën”. Me këta e ka më lehtë po të dojë të distancohet. U di emrin, mbiemrin, u ka fotografinë …dhe numrin e llogarisë. Le ta bëjë.

 

17 komente në “Që “hajdutët” të mos abuzojnë me emrin e Liri Berishës”

  1. dymi says:

    Trafiku i influences! Edhe sikur te mos kete vjedhur asnje qindarke ky trafik eshte nje poshtersi me vete. Eshte gruaje e Kryeministrit ejjj.

    1. Vila says:

      KJO ZUSKA BEN CDO GJE. AJO PA JU DREDHUR QERPIKU BERI KURBAN KUNATIN QE MBLIDHTE PARATE NE GERDEC – E SHPALLI TE VDEKUR KUR AI DIHET QE ESHTE GJALLE – JETON NE KUVAIT ME PARATE E SALES DHE FAMILJES

  2. tomori beratit says:

    Eh te lumte pushka o MERO TRIMI,top tu befte per te miren e ketij vendi qe po vuan nga thundra berishjane

    1. Vlora says:

      trim e kaluar trimit…………….
      trimi qe i duhet shqiperise me shum se ne cdo kohe tjeter……….

  3. Albann says:

    hahahaha.Berisha nuk can gryken qe te pasurohen te tjeret.Sigurisht qe pjesen me te madhe do e marre vete.Shteti sot eshte nje kufome ku grabiqaret shqyejne c te munden.Zonja Berisha dhe Berisha vete po shqyejne pjesen e tyre.Dhe kur gjejne njerez injorante ,pse mos abuzojne…

  4. Nik says:

    Keto fondacione jane fasade per pune te pista mbrapa. Si do qe te jene keto Fondacione vjedhese duhet te jene transparante dhe parate qe marrin duhet te behen publike.

  5. xhemal metollari USA. says:

    Bizesmenet qe mbeshteten NGA LIRIA DHE QEVERIA jane mafjoze se japin nje thele dhe marin nje pele. nuk e dime cili esht kontributi i liri berishes ne te holla sepse djali dhe vajza e tij, njeri sekser per shitjen e pasuris se popullit,KOMBETARE. TJETRA JURISTE PER SHITJEN E PRONAVE TE GRABITURA PADREJTESISHT, NGA PUSHTETI I TE ATIT, NGA GJIRI I LALEZIT DRI NE SARANDE, KANE AQ MILIONA EURO SA PO TA DIJ POPULLI REALISHT DO TI HANTE TE GJALLE. DUKE I URUAR MOS I GEZOFSHIN, UROJME TE JAPIN VET NJE QIME NGA LEKURA E DHJAMOSUR E ARIUT. VETEM GARDEROBA E LIRI BERISHES PO TE SHITEJ ESHT SHUME HER ME E MADHE NGA VLERA EROBAVE TE SHOQES TE OBAMES DHE ASAJ TE NIKOLA SARKOZIS. PA LLOGARITUR DEPOZITAT NE VALUT , BRENDA E JASHT VENDIT. I KUJTOJME VLERESIMIN E NJE GAZETAREJE KETU NE AMERIK, KUR I THA QE; CNDIHME KERKONI JU KUR VETEM ROBAT QE KINI VESHUR KUSHTOJNE 15000 EURO.

  6. geno says:

    O TEMA, plaka Liri Berisha genjen, se nuk jep asnej leke per ate fondacion, mbasi Liria u ka marre leke te gjithe bisneseve e kafeneve me liste

  7. kastrioti says:

    Po me zonjen Liri cpaten mo xhane qe e ironizojne,ajo eshte si enjgjell i ndershmeris,lum ai qe e ka grua.

  8. xuxo says:

    Zonja Berisha ose me mire Imelda Markos

  9. Sali shporru says:

    Imelda Markos ose Liri Berisha paste fundin e saj

  10. nela says:

    Cfare u be u be, nuk e ka pasur ne dore populli. Por nje gje ka ne dore populli. Perpara zgjedhjeve ti vere kusht opozites qe te gjithe keta do shkojne perpara drejtesise-jo me fjale por me vepra, dhe historia te mos perseritet si ka ndodhur keto 20 vjet.

  11. xhoni says:

    Lexova nje palo shkrim te nje fare Nexhmedin Spahiu nga Kosova,qe e quante KRIMINELIN E 4 SHKURTIT 1943,ne Tirane MINISTRIN E BRENDESHEM TE KOHES SE NAZIZMIT,BANDITIN KOSOVAR XHAFERR DEVA,SI NACIONALIST TE FLAKTE!!!HAPU DHE TE FUTET KY ARMIK ANTI SHQIPTAR!!!KY KELYSH SERB E QUAN PUSHTIMIN GJERMAN SI TE MIRE PER SHQIPTARET,SE GJOJA NA BASHKOI TROJET TONA(nuk thote na pushtoi)!!!KY BANDIT CETNIK,MBAN TITULLIN PROFESOR,NJELLOJ SI SALI BERISHA QE VJEDH E VRET NE SHQIPERI!!!TE TILLE JANE KOSOVARET!!!HALLALL JU BEFTE SERBEVE PER ATE CFARE U KANE BERE KOSOVAREVE TE TILLE!!!MERITOJNE URREJTJEN ME TE MADHE NGA NE!!!

  12. Ardi says:

    Mero,
    …kete se kam vetem per ty por edhe per median ne pergjithesi ne shqiperi…
    po mire mer vlla a shikoni ju cbehet neper bote????…te pakten flas per ketu ku jam une…USA
    …po ju i mbysni lajmet e gazetat me Salen, Ramen Jozin etj etj…e di qe ashtu shitjet jane me te shumta, por njerzit atje duhen drejtuar mer dhe media eshte e vetmja qe duhet ta bej kete, e ti e di me mire se une etj….ne news dueht te jene hallet e njerzve e perditshmja, buka, uji, dritat, shendeti, shkolla etj etj… e pastaj zeniet e pisave qe kemi mbi koke, cfare thote njeri apo tjetri….duhet me ndryshu mentaliteti i njerzeve por ne fillim i mediave….ku jetoj une personalitet e politikes ne news zene me pak se 10% te sasise se kohes, dhe gjithmone me pak se 10% te cilesise se lajmit…po tek top channel qe shikoj Sala ze 30% te lajmeve me fjalimet idiote qe nuk i hyne ne pune asnjeriu….
    …e di qe leku eshte gje e modhe shume, dhe atij kushdo i shko nga mbrapa me cdo menyre po media duhet te jete e fundit qe te beje kete….hajdutet nuk do shterohen ndonjehere secili ne menyren e vet….

    ….

  13. Teta says:

    Une mendoj se e ka bere per te terhequr vemendjen mbi te ne menyre qe te bjere disi interesi mjaft i madh i publikut mbi bemat e Saliut.
    Edhe Liria ben cben ka filluar te shfaqet neper ekrane, thua se na preu malli per te.Jane familjarisht hajdute e te inkriminuar.Ne mos eshte ajo me te bijen qe levizin fijet e marionetave berisha ,basha etj ne Shqiperi.

  14. kv says:

    O lire me kujton dikur nexhmijen

  15. Emigranti says:

    I jurojm familjes Berisha te kete te njetin fate me Gadafin. Nqs nuk do te kete te njetin prufundim ateher turp per shqiperine dhe popullin qe duron hajdutest serb me origjine shpellore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje