Nuk besoj se Lulëzim Basha e ka dashur këtë fat, por ka fatkeqësinë të jetë i pafuqishëm të kundërshtojë. Në historinë e politikës shqiptare, Lulëzim Basha është rasti emblematik, që ka hyrë në politikë dhe vazhdon të ecë mbi tri gjëra të ndaluara parimisht për politikanët, mbi vjedhjen, vrasjen e gënjeshtrën. Nga mënyra se si funksionon shkolla politike e Berishës, dimensione të tilla e bëjnë atë një figurë të ‘dënuar’ për të qenë përjetësisht aty, një figurë që duhet të ‘kalitet’ për të përballuar armikun, pikërisht përmes këtyre sprovave, pa mundur të vendosë vetë për fatin e tij.
Beteja e tij e parë e madhe politike, ishte mënyra se si, ai dhe partia e tij, e mbrojtën nga një proces gjyqësor, në të cilin akuzohej për shpërdorimin e 220 milionë eurove. Me kulaç, dhe kërbaç, me presion dhe me deformim të procesit, ai ia doli të mos shkonte në gjyq për shkak të procedurës së vonimit një fundjavë të dosjes së tij. Dosja, e cila i mbeti në dorë Lulëzim Bashës, dhe e cila mund të rihapet në çdo moment, pasi të ndërrohet pushteti, është një dëshmi e qartë e inkriminimit që Berisha i ka bërë atij për ta ‘kalitur’ si politikan që duhet të mbajë mbi supe peshën e një skandali të madh financiar, i cili si çdo horrllëk shqiptar, është mbuluar me flamurin e patriotizmit.
Sprova e dytë e rëndë e Lulëzim Bashës ishte 21 Janari. Ata që janë afër tij, dhe ministra të tjerë të kabinetit, e përshkruajnë Lulëzim Bashën të trembur, të frikësuar dhe gati në gjendje shoku nga ajo që po ndodhte. Por ka mjaftuar një telefonatë e Sali Berishës për ta thirrur në zyrë të vet, për ta nxjerr pas xhamit të blinduar të dritares dhe për t’i treguar se ‘si kalitet’ një politikan vrasës. Urdhëroi me qetësi në sy të tij dhe komandantit të Gardës hapjen e zjarrit mbi qytetarët që po shpërndaheshin qetësisht dhe sot dhjetë fëmijë shqiptarë janë jetimë për shkak të Luëlzim Bashës. Ata rrijnë para ekranit të televizioneve dhe dëgjojnë se si babai Lulëzim Basha, ikën çdo fundjavë me avionin e kompanisë thuajse të vet private në Hollandë, harxhon qindra- mijëra euro për fëmijën e tij, që ka pasur një problem shëndetësor, dhe kthehet i kënaqur të hënën në Tiranë të vazhdojë të zëvendësojë lekët që harxhon në fundjavë për familjen e tij hollandeze. E bën këtë në sytë e Anës, vajzës 12 vjeçarë të Ziver Veizit, që disa shokë të klasës ‘demokratë’, i kanë thënë që ‘Luli përveç babit do të vrasë dhe mamin se je socialiste’. E bën këtë në sytë e fëmijëve të dibranit Hekuran Deda, të cilët kanë përcjellë babanë e tyre të papunë në botën tjetër dhe ëndërrojnë që dikush të bëjë diçka për jetën e tyre si jetimë në periferi të Tiranës. E bën këtë në sytë e djalit të mbetur të Faik Myrtajt, të cilit Lulëzim Basha i ka vrarë babain dhe më pas vëllain nga dëshpërimi që ngjalli arroganca e vrasësve ndaj viktimave. E bën këtë ndërkohë që dy vajzat e vogla të Aleks Nikës, presin babin tu vijë çdo ditë në shtëpi se nuk e kuptojnë ç’i ka ndodhur dhe askush nuk i gënjen dot tu thotë që ka ikur me avion në Hollandë dhe do vijë një ditë.
Ky njeri i mori përsipër këto vrasje dhe fatin e këtyre jetimëve,sepse ja kërkuan t’i merrte përsipër. Dhe si për ta noterizuar krimin në emër të popullit, e futën në garën për Tiranën. Edhe pse me një infrastrukturë të manipulimit industrial të votave, me miliona të hedhura rrugëve, me bomba në dyert e kandidatëve dhe zarfe në duar të renegatëve, ai nuk ia doli dot të fitonte. Zoti e la dhjetë vota mbrapa, aq sa jetimë ka lënë më 21 Janar. Por si nuk mundi të bënte më mbrapa, i rrëmbeu ato dhjetë vota me një Kolegj Zgjedhor të ndëshkuar ndërkombëtarisht për atë që bëri. E rrëmbeu, bëri kurban një qengj para Bashkisë, dhe hyri brenda. Sprova e tij si njeri që vjedh dhe vret tani u përforcua dhe si njeri që duhet të përballej me mashtrimet e veta.
Dje paskëshin kaluar 100 ditë nga dita kur ky njeri zaptoi atë ndërtesë. Dhe foli se ka realizuar premtimet. Unë e kam ndjekur ç’ka bërë këto 100 ditë. Ka marrë vajzën e tezes së gruas e ka bërë Drejtoreshë të Kuadrit të Bashkisë, ka marrë Kunatin e ka bërë sekser, ka marrë motrën e shoferit të gruas, e ka bërë Drejtoreshë për Taksat, ka marrë arkitektin e pallatit të Kunatit, që po ndërton jashtë rregullave në Vlorë, e ka bërë shef urbanistike, ka varrosur 4 milionë euro investime në Sheshin Skënderbej, pa i dhënë llogari askujt, ka marrë një polic dhe e ka bërë edhe shef Policie Bashkiake, edhe shef të Inspektoratit të Ndërtimit, dhe puna e vetme që ka bërë deri më sot është që ka vjedhur lulet nga çdo trotuar lokalesh që ka gjetur në Tiranë, dhe ka anuluar planin rregullues të Tiranës, për ta ndryshuar atë në favor të miqve të vet. Ah po, harrova, ka dalë dhe dje dhe thotë kam realizuar premtimet. E thotë këtë se do ta poshtërojë shumëfish këtë qytet, duke e detyruar të pranojë se i ka premtuar që Tiranën do ta drejtoj Kunati, vajza e tezes, motra e shoferit, urbanisti i pallatit të vjehrrit e kështu me radhë. Thjesht po bën sprovën për ‘tu kalitur’ si mashtrues i rëndomtë.
Dhe po e bën këtë me një kosto të rëndë jo vetëm për kryeqytetin, por për gjithë Shqipërinë. Po zhytet aq keq në spiralen që i është hapur përpara nga vjedhja, vrasja dhe mashtrimi, sa nuk bën dot më asnjë hap pas deri sa të kemi punë me të si një trashëgimtar të denjë dhe të ‘kalitur’ të Sali Berishës. Ai duket qartë që nuk ka fuqi t’i mbajë mbi shpinë gjithë këto të zeza, por Berisha po e kalit me idenë se ‘armiku’ përballë kështu e do kundërshtarin, dhe ai po e pranon këtë si një model i shëmtuar politikani në shekullin e 21. Si një politikan që ka merita se ka vjedhur dhe nuk është gjykuar, ka vrarë dhe nuk është dënuar dhe po gënjen pa shqetësim se nuk është besuar.
Nje artikul i madh. Si gjithmone eshte kenaqesi te lexosh shkrimet e juaja Zoti Mero. Urime tonat me te mire. Jemi familje shqiptare me banim ne USA dhe vleresojme cdo dite punen qe ju beni per shqiperi.Urime dhe pune te mbare te gjitheve.
amerika, Mero Baze i ka kushtuar jeten fitores se Demokracise ne Shqiperi. Per kete arsye, ai ka nevoje per perkrahjen tuaj morale; por ne luften e paepur qe po ben kunder Diktatorit Postkomunist Sali Berisha, ka nevoje edhe per mbeshtetjen tuaj finaciare.
Keta titujt artikujve te Meros jane si ..Lethal Injection –hahahahahahaha
—– Eh ,Mero shkruan per revolucion ,por opozita jone eshte paqesore ,nuk i pergjigjet dot
-Vecse keta artikujt e Meros e bejne pushtetin me te rrezkishem kundrejt opozites ,
e egersojne ate , sepse Mero po i tremb ata qe nqs humbin zgjedhjet do vene ne burg
-Keshtu qe ata do bejne te pamunduren te vjedhin votat me cdo cmim, ndryshe i pret burgu –
—Dhe kuptohet, kushdo qe te ishte ne vend te tyre , ashtu do vepronte ,
se nuk do lejonte te tjeret ta conin ne burg, kur po te vjedhi votat i shpeton burgut
—Sipas meje Mero me keta artikuj Pikante vepron gabim Taktikisht ……
ke të drejtë raimond!
deri diku!ë! të kuptohemi!
kur thua se mero bën një gabim taktik jam plotësisht me ty!POR kur thua se saliu trëmbet nga artikujt e meros harroje!
saliu nuk e bën të tërë këtë shtypje sepse tashti ka frikë,por ssepse është një sociopat!është një njeri që për të qënë në pushtet nuk ndalet përpara asgjëje!vret e pret si kundërshtarët po ashtu dhe ata që ka në krahë të tij!
tashti gabimi taktik i meros është se vazhdon akoma të sulmojë anën e gabuar!atë anë që nuk i ka mbatur gjë për të demaskuar!
diktatura pati dy kulme të saj!
I-ishte 21janari,me vrasjen e 5 shqipëtarëve!
II-grabitja e zgjedhjeve të majit!
vetëm me këto dy veprime diktatura berishjane është demaskuar në maksimum!por ajo vazhdon të jetojë,dhe jo vetëm!ajo lulëzon e forcohet gjithnjë e më tepër!
këtu fillon gabimi taktik i meros!
përse po lulëzon kjo diktturë?
rajmond a e ka bërë ndonjëherë këtë PYETJE MERUA?
jo asnjëherë!
a ka shtruar merua pyetjen “çfarë bën opozita”?
asnjëherë?
rajmond pyete njëherë meron përse nuk i bën këto pyetje?
pyete një herë se mos ka ndonjë difetk në nuhatjen e tij gazetareske?ndoshta hunda i ndjenë vetëm një erë!atë të kërmës dhe jo atë të mutit!
kërma është e huaj,kurse me mutin mësohet njeriu kur rri tërë kohües ne hale!
Rajmondi dhe anticensura jane kopje e shemtuar e te njejtit kelysh berishian!!!I qan halli zorraxhinjve per opoziten!!!Haaaa!!!Ju keput ushkuri PLEHRAVE se mos Merua po e tremb Berishen,se gjoja OPOZITA nuk i pergjigjet egersise se SHKRIMEVE TE TIJ!!!Kaq derra jeni,more te MARRE,sa t’ua haje mendja,qe ka njerez qe mund t’i besojne keto MUFKAT TUAJA???Elektorati kunderr Berishes,dallon nga ai pro Berishes,se nuk i punon bytha,por mendja!!SHPELLARET SI JU VEPROJNE ME URDHERA DHE JENI QENIET ME TE POSHTRA QE KA NXJERRE KOMBI YNE!!!Ju jeni armiqte me te medhej te shqiptareve dhe jeni aq te rrezikshem ,sa doni te provokoni njerezit me QELBESIRAT TUAJA QE VIJNE ERE KERME mijra kilometra larg!!!
teoria e makbethit per tu zhytur me thelle ne krime,per te mos paguar ato krime qe kane bere me pare, duket se i qeteson shpirtrat e trazuar te disa “demokrateve”…
Neser do lexoni per Gerdecin. Nje aksident apo nje kamuflim i vjedhjes me spektakolare te 100 vjeteve te fundit ne Shqiperi.
shume mire
Lulezim (Basha) Berisha eshte pjella politike e Saliut. Vetem se kjo pjelle ka dale nga nje vrime e panatyrshme dhe eshte shpirti i zymte dhe hakmarres i te jatit i futur ne kellefin e nje buzeqeshje te perhershme mbi faqet e buta te nje studenti europian.
Kjo eshte nje arme vrasese, sepse ajo eshte krijuar ne menyre monstruoze, duke klonuar babain politik, por me nje perfeksionim te metejshem, qe te mos kete difektet e renda te babait: te mos kete te shkuaren e njollosur politike, te mos kete mungesen e nje arsimimi te vertete europian perendimor dhe mbi te gjitha te mos jete nje fetyre tejet e konsumuar si vete Berisha!
Ato qe shkruan ti Mero kane te bejne me permbajtjen e personazhit, por ky personazh dmth Lul Basha Berisha, eshte nje qenie pa shpirt, eshte vetem nje kukull ne duart e babait, i cili e perdor ate here si kamikaz dhe here si silur, gjithmone duke i thene ne konfidence qe te mos e beje qejfin qeder, se nuk ka per ta gjetur asgje dhe nuk do te pergjigjet per asgje…
Sa e uli cmimin e bukes luli, se e kishte merak para zgjedhjeve bashke me punesimin?
Jam kurioz:
Ke ka me shume inat Saliu? Meron apo Ramen?
Kush i jep me shume alergji Saliut? Mero apo Rama?
KUSH JA KA NXJERRE ME SHUME BOJEN SALIUT? Mero apo Rama?
Per te fundit, hamendesoj Meron. Jo vetem per penen e holle, asgjesuese, te sakte, investiguese,THERESE; por edhe per faktin se duke qene dikur afer tije, ja njeh kellirat ne te gjitha skutat e shpirtit.
Kë ka më inat Saliu?.. Thonë se Hitleri ishte betuar se kur të pushtonte Moskën, të parin do të vinte në litar… spikerin e RadioMoska. E mmerni vesh tashti se cili i krijon më shumë alergji një diktatori?
Eshte rast unikal ne bote qe qytetaret te shkrujne ne voten e tyre siper emrit te kandidatit: VRASES…dhe vata i numerohet vrasesit.
inderuari Baze, punen qe ju po beni per popullin dhe kombin…,kurre nuk eshte per te haruare, nga shqiptaret e vertet. Ne kete kohe te zeze e te gjakosur nga agjentet Sali,Ilir, Luli me shoke. Dhjetor do te jete dita e zeze dhe E gjakosur per familjet e “agjentev” aqe sa dhe foshnja ne barkun e nene do te dridhet nga tmeri, pemet dhe shtyllat e Tiranes do te mbushen me trupat e qelbur te agjenteve…etj.etj.
Pershendetje Mero si gjithmon ini shume i sakte fm ,lexova te shkrimi i financierit qe kerkon mbeshtetjen tone morale qe e ka me shpirt dhe me zemer ,por ne te njejten kohe dhe financiare ,nuk dime se si na jepni nr e llogarise ,besoj se per ne shqiptaret ne emigrim eshte e vetmja gazeta juaj qe marim veshe informacione te sakta.
Edhe nje here ju uroj per guximin e madhe Z Mero perpara nje perbindeshit Sali
Valbona,nqs shikon ne te majte te faqes,lart eshte donation nepermjet Paypal.Nqs ke Paypal,vetem vere shumen qe do dhurosh,vere passwordin e Paypalit dhe pagesa behet pa problem.Nqs ske ,mund te hapesh Paypal ne 2 minuta.
Valbone moj bije, po te jeshe me kerkuese per donacion kalo njehere deri ne fundin e faqes paso do te gjeshe disa info bankare si psh:
Raiffeisen Bank (SWIFT SGSBALTX) TemA USD Iban AL53209111080000100731700203 Euro Iban AL64209111080000100731700102 Lek Iban AL75209111080000100731700001
ose ngjitu nga fillimi ne kryefaqe per te paguar online.
eshte tronditese,eshte per te ardhur keq,por per fat te keq eshte e vertet.shqiperia eshte katandisursi mos me keq,dhe me keq une nuk besoj se ka,aq keq sa nje pjes e madhe e ketij qe quhet popull (vec mercenareve te hardhur nga te 4 anet me vellezrit kosovar bashke dhe ata banore te kasolleve dhe haleve qe nxirte “fiksi”)por nje pjes e votuan sepse nuk u intereson se kush eshte luli,u intereson “thesi i miellit”.vertet ne “popull” jemi por jo dhe kaq sa te votosh lulin pas gjith bemave te tij,si shkruante dhe widhers prisja te ishte ne gjyq.por jo dhe kaq “popull”sa te votosh ilir meten sidoms pas videos se tij rezultat qe e vlersonte dhe dekani shezai rrokaj?te ciliti kishte plasur cipa fare se nuk shpegohet ndryshe.e po jo dhe kaq “popull” te votosh sali berishen.
ai dekan ka bere milion leke kur ishte ne detyre ….
Artikull teper interesant. Kam shume respekte per kurajon tende Zoti Baze, je vertet nje shembull ideal qe te gjithe Shqipetaret duhen te ndjekin. Nuk e kuptoj pse njerzit heshtin edhe jane kaqe indiferent. Trashgimia e komunizmit, varferia,frika?
Nuk jame pe PD as PS por me njerz qe ofrojne me shume per Shqiperine. Duhet te vi ajo dite sa me shpejt qe te denojne keta politikan te korruptuar, falso. Eshe vertet e trishtuar se si nje qytet po mbahet peng nga njerz qe skane pike interesi per popullin edhe imazhin e shqiperise.
I ziu Lul po rreket mes burgut,dhe nje strehimi politik ne hollande
se i pjerdhuri nga mendja e kokes shum shum dhe disa muaj ymer ka
Saliu nuk i del koha ta mbroj pasi semundja po perparon me shpejtesi
ilacet qe merr nuk po kane me efekt,jo me kot cdo jave ben nga nje budallallek te ri,mbetet per tu pare se cfare do bejne socialistet!
NUK VDES AQ KOLLAJ I CMENDURI OR JO, PA MIRE DO ISHTE……
si gjithmone je perfekt MERO ..berisha i ka ditet te numeruara
ajo qe shkruan ti Mero eshte e drejte,por realiteti do provoje te kunderten per inatin tend ,timin dhe te cdo shqiptari qe pretendon per drejtesi,,lulezim basha ka nje karrier te sigurt,ne te ardhmen dhe kjo nuk do shume mendje,,se pari ai dha prova besnikerie ndaj sali berishes dhe gjith atyre qe e mbeshtesin Sali berishen duke mos kursyer gjak njerzish te pafajshem,,ai e beri me ndergjgje te paster dhe kjo e ben me te besushem tek PD-ja,e cila e ka deri me tani liderin e ardhshem qe megjith pordhet dhe ekstremizmin e shtire te Jozefines per ti zen vendin ai duket se e ka te ardhmen e sigurt,dhe mos te na duket cudi kur nje dit te shohim kryeminister,,,cfare e gjeti Fatmir Mediun qe vrau 26 veta,asgje do thuash se eshte akoma Saliu ne pushtet,,te garantoje qe zor se denohet edhe neser kur te vije PS-ja,cfare e gjeti Sali Berishen qe beri 97-en qe nuk ka kandar e peshore qe ta ngreje e qe keto luludhaqet e Lulit duken lule para saj!!ja ku eshte kryeminister me dy mandate,,po Ilir Meta qe ishte po aq hajdut e i poshter edhe kur ishte me Fatosin edhe kur ishte shok me Edin edhe sot qe eshte me Saliun,asgje??po Tritan Prifti qe ishte prift e kaluar priftit si andej e si ketej,,jan mpleksur aq keq gjerat sa qe edhe po arriti opozita ta bej kurban Lulin mire tja beje e nenen ti leroje,po jane aq shume sa zor se do u dali koha te kujtohen per ta e te merren me ta,jan prishur raportet e nje shoqerieie demokratike dhe kete Berisha e ka bere me vetedije e me nje plan qe asnjeri nuk e zgjidh dot me,,shqiperia kishte nje shanc te behej ne 90-en kur kishte 90%njerez te ndershem e idealist,,por ather u pompua ideaj sikur kishte patur vetem te persekutuar qe kishin hequr te zit e ullirit dhe komuniste qe kishin ere kokrren e qefit,kur ne fakt keto dy kategori nuk perbenin as 5 %ja po futim edhe mashtruesit ,hajdutet e hileqaret e po i bejme 10%,,por gjithmon u fol ne emer te tyre e u harru se 90 % e shqiptareve punonin jetonin me ndershmeri e sakrifica dhe ishin gati te skarifikonin perseri per nje te ardhme ndryshe por pa badakcinje e harbuter,,
keto probleme do zgjidhen si duhet se lider nuk eshte nano por Rama te tjerat meren me mend.. do ishte ideale te kishim ne kete lartesi opinionistesh ca te tjere qe jane por ndjehen pak
Shkrim i goditur. Realiteti gjithmone duhet thene hapur. Populli ti lexoje e te mos i HARROJE. Ditet e bardha per popullin Shqiptar do te vijne se shpejti.Keta kryeqeveritare qe krimi e korrupsioni i ka mbuluar dhe si te tille sot e ndjejne vehten te lumtur do i paguajne se shpejti.Fatkeqesisht jeta ka ngritje dhe zbritje, por zbritja e tyre do te jete gremine e thepisur(po te kete drejtesi qe ti zbatoje ligjet)
Ju faleminderit Z. Mero.
Zoti e la 10 vota mbrapa aq sa jetim ka lene me 21 janar..e madhe kjo dhe zoti se ka harruar.
,,,,,mire qe i zhveshe fare,po cullak.
Qe kur ka ardhur Belul Basha ne bashki ne banoreve te nj 5 na jane prere dritat e rrugeve neper lagje. Kete situate qe po kalojme e kishim harruar,por ja qe qenka e veshtire te shkeputesh nga erresira!Te gjithe pd-istat e kesaj lagje jane te kenaqur qe nuk kane drita,sepse mund te vjedhin ndonje çante gruaje ne erresire,ose ndonje pasqyre makine.Dua ta pyes belulin,a ka drita tek lagjia e tij?Ne qofte se po,ne pse nuk kemi? Thone qe kane vjedhur kabullin,po kush e vodhi?Apo s’ka polici?Ca te tjere thone qe e ka vjedhur kabullin Edi Rama. O belul leri punet e medha,hipoteka, xhami,tram e ku di une se çfare,bej ore keto te thjeshtat. Ne kerkojme dritat e rrugeve qe i kishim ne qofte se ke bythe beje.Ky eshte zeri i qytetareve,degjoje pra…
Shkrimi eshte nder me te miret qe kam lexuar deri me sot,sidomos ajo pika e perputhjes se votave me jetimet.Por nuk e di pse,gjithshka me zhveresohet sapo coj ne mend se,jemi vete fajtore qe i sollem ne pushtet keto monstra.Ne rradhte te pare,Nanomeritokracia dhe pastaj,dymetrori,me mua fillon historia.Pak e kemi dhe mire te na behet.Nga ky kendveshtrim,nuk me bejne me pershtypje ato qe shkruhen e ndodhin.Thjesht them se,po merremi me vetveten per gabimet qe kemi bere.E meritojme edhe me keq,sic thote Skender Gjinushi.Respekte.
Z.Baze, me vjen mire qe sa here qe shkruan per berishen dhe bashen,nuk le pa u permendur krimin e 21 janarit.Kam pershtypjen se kur lexojne shkrimet e tua u ngrihet tensioni,(nq.kane pek seder?). Eshte me te vertete goditja me e forte qe u bene ketyre VRASESVE ordinere.Si gjithmone, shkrim shume i arritur.
E vertete e thene shume bukur!
si gjithmon te verteten thua…….te lumte dora o mero baze………..
O Baze duke qene se erdha nga Tirana para nje jave, po te them se atje nuk do te ndodhe asnje revolucion nga ata qe i duhen aij vendi. Ai vend qe te levize duhet te nderroje banoret se ata banore qe jane atje as qe e vritnin mendjen per te kerkuar te drejtat e tyre, kishin deshire per te shkuar per te pire kafe dhe per tu marre me thashetheme. Eshte e çuditshme se si abuzimet ishin te perditshme dhe prape njerezit pajtoheshin me situaten. Them abuzimet se u perballe vete me abuzimet te spitali “Nene Tereza” dhe te CEZ-i dhe kur fillova te flas mare e prape u çuditen edhe te spitali edhe te CEZ se nuk e pritnin, se populli yne dele nuk guxon ti kundershtoje keta pederaste te piste. Atje flasin per korrupsion, nderkohe qe ai eshte i dukshem diten per diell mjafton te shkosh te spitalet se ça behet dhe bindesh menjehere. Edhe njerezit pajtohen me kete situate dhe durojne e durojne. Atje ka ardhur koha per revolucion me arme si ai i Bastijes se ka shkuar thika ne palce nuk mban me. Po natyrisht qe s’do te ndodhe se nje pjese te popullit i ka mbyllur syte dhe mendjen trashesia dhe matuferia ose me shqip injoranca me te cilen e vleresojne Saliun. Me beri pershtypje ne Rinas kur zbrita ne shtator mora nje taksi dhe i mata pak tensionin taksistit dhe ngela i befasur kur me tha “ere Sala nuk eshte i keq po ata qe i ka perqark jane legene se sikur te ishin ede ata si Sala do ishim me mire” edhe ishte tiranas i vjeter per me teper jo nga ata qe disa kane qejf ti quajne “maloke”. Keshtu qe Baze artikujt do te vazhdojne dhe asgje nuk do te ndodhe nga ata qe duam ne, se mesa duket as Bashes as Saliut nuk do ti ndodhe asgje ne vendin e deleve qe ka rene ne gjume. Une kesaj radhe i hoqa vize perfundimisht qe atje mund te ndodhe diçka e madhe se reagimi i njerezve ishte zero. Ne fund te fundit po keto njerez qe nuk kane kujtese zgjodhen prape Saliun ti shkaterronte per se dyti e per se treti…………….Ne nje vend ku askush nuk eshte denuar per 97 nuk mund te presesh me shume……….
Rani, ke thene te verteten me te madhe dhe njekohesisht me te hidhuren me te cilen duhet te perballen cdo dite shqiptaret -….ne nje vend ku askush nuk eshte denuar per 97 nuk mund te presesh me shume….
Mos kujtoni se i ben pershtypje me berishes kur e sulmojne,jo ai perkundrazi ka fituar aq imunitet me keto gjera sa nuk i ben me aspak pershtypje.
Atij i ben vetem nje gje pershtypje por nuk ka kush ta beje,ta terheqesh zvarre diku ne ndonje shesh dhe tje numerosh ne lule te ballit,aty do ta shihni se sa i vlen lekura ketij horri maskara.
Pergezime per editorialin z.Baze dhe me pelqen qe je kthyer tek vetvetja.Nje verejtje te vogel per Ju i nderuar ,ku do te doja te nenvizoja, se Lulin i nderuar nuk e mbane ne fuksionet qe ka, Saliu por A…u!E mbajne pasaportat qe ai disponon e ata per te cilet ai punon si pasardhes i profesorit te tij Sali.E mbajne Tom Rixhet qe paguhen me parate e taksapaguesve shqipetare,e mbajne ata qe duan trafiqe armesh,e lloj lloj punesh te pista qe u sherbejne interesave te atyre,vrrasjeve te panumerta e qe per ironi te fatit u vishet epiteti “Burra shteti”.E mbajne ata qe naten fusin fletet e votimit neper kuti votimi e diten pijne birrat per sukseset e politikave te tyre te nates!Mbyllini kete rubinete i nderuar z.Baze duke i diskretituar me artikuj bombastike e do te shikoni si bie si Saliu edhe miu,si Luli ashtu dhe Ruli!Deri sa te jete hapur ky rubinet do te rroje Saliu e Luli.
ah…. na kenaqe zoti baze,mjeshter i penes je sikur te ishe dhe i kembzes,sic thoshin qemoti,dhe i kesaj dhe i asaj ,eh……..
un mendoj se z.Baze po ben punen e tij deri ne fund , eshte nder te paktet gazetar qe i nxjerr ne shesh poshtersite e ksaj qeverie , tani e ka rradhen populli qe te cohet dhe ta hedhe poshte kte qeveri !
Opozita nje mut eshte , si pozita , edhe ata vjedhin sic kan vjedhur me para , ndoshta pak me pak se saliu por perseri mbeten HAJDUTE
vijn nga e njejta shkolle , kte shqiperi te mjer duhet ta marre ne dore RINIA dhe te ndryshoje 360 grad mentalitet ! VETEM KSHTU MUND TE ECIM PERPARA ! perndryshe sic i themi ne nga anet tona ,
KAP NJANEN E MSHOJ TJETRES , PD PS = SAME SHIT !
Une them me bindje se Tiranen deri tani e ka drejtuar Sala.Eshte e njejta dore,i njejti stil,e njejta metode si ne prishjen e Zogut te Zi.Luli nuk ka force te veproj pa urdherin e Padronit.
Duke Lexuar Artikullin e Meros, shikon trishtim, per viktimat qe la pas
Diktatura e Berishes, trishtim per Femijet Jetim, ne n je vende ku nuk ka mbeshtetje Socjale, ku nuk ke ku te Ankohesh, dhe asnjeher nuk ke mundesi te fitosh te Drejten tuaj..Artikull-Shkruesi u bene thirrje SHQIPETAREVE..NGRIHUNI KUNDER BANDES se Berishes, dhe Basha eshte nje
Vegel ne duart e Sali Vicidollit…Mire eshte qe Lexojme :Por une si Qytetare pyes veten dhe te tjeret qe duan Shqiperine:Deri kur keshtu??
Nuk eshte koha ti themi Durimit Mjaft??
zoti mero Makbethi … nuk u denua 50 vjet
as makbethi tjeter………..qe ngushellimet ja benin fshehurazi
po keta trasheguan ate shkolle nuk ndryshojne
.-se mos jane me te mire ata te kongresit
jep ndonje alternative tjeter ne shqiperi,,.
respekte
I thua o mero po kujt ti thuash ky populli tone po fle mbi mut e spo ben gje, gjithmone kemi qene te friksuar dhe sguxojme te flasim ne sy dhe bejme gamgam prapa krahve.
Zoti mero je bere nje gazetar i rralle ne shtypin e sotem shqiptar por doja te shtoja pak fantazi ne kete artikull brilant duke e lidhur me boten
shtazore nga ngjason me instiktet e grabitqareve dhe kryeqelbesira yne:
Berisha tani eshte nje ujk plak qe po i bien dhembet dhe ka mare me vehte
dhe bebin ujk udbashin e bashkise.ujku i tropojes e mori me vehte
bashen ne vjedhjen e rruges,vrasjen e 21 janarit,dhe vjedhjen e bashkise
duke i mesuar instiktet se si ta gjuaje,si ta mbertheje nga qafa,dhe si ta
haje gjahun bashkarisht dhe me trajneret e tjere te xhungles arvizune,
dhe dy zagaret e tjere.
Zoti mere kam vetem nje verejtje :mos u merr shume me berishen por shiko
ku e dorzon gjahun,qofte dhe tek rruga e elbasanit,tek ai qe i thote
burre shteti..
Mero Baze.rajmondo e antiçensura jane dy zagar qe marin rogen nga vrasesi sali jane keta plehra dhe shoke te tyre njerezit me te pa fytyre qe mund te kete ruzulli tokesor.MERO BAZE ESHTE DHE DO TE NGELET SIMBOL I LUFTES KUNDER KUçEDRES ME EMRIN E LIG sali-
Mero, dua te te kujtoj diccka nga “vepra” e ketij Lulezimit dhe Atij Salibanit duke marre hua nga Fishta i madh:
…Do ministra-e Kryeministra,
Tjert prefekta-e nënprefekta,
Kta n’Botore ata n’Foshnjore,
Disa antarë-disa gjygjtarë:
Kush me da tokën e Shqipnisë…
Ju rrugaça e sallahana,
Vagabonda, shakllabana,
Rriqna t’ndyet, mikrobë të kqij,
Qi të mjerës moj Shqypni
Thellë hy i keni në mushkni,
Pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
Po der kur, bre batakçi!
Bre coftina kalbë mbi dhe!
Der kur ju tu’ u tallë npër ne,
Do t’na qelbni fis e atdhe?…..
– Deri kur kshtu ma? – do te pyeste Migjeni.
Ndersa shqiptaret sot e kane humbur dhe shpresen e bardhe tashme.Ne horizontin e nxire nga Berisha me zagaret e tille si Lulezimi qe ka te shkruar ne balle vjedhjen, vrasjen e gënjeshtrën..
Edhe njeher urime z Baze,shum i goditur shkrimi por me shum ne ket shkrim me pelqeu kur shkruan se me gjith vjedhjet dhe mashtrimet me kosovar te regjistruar si tiranas dhe simpatizant besnik te plerave te sali berishes te rregjistruar edhe ata ne tiran ai perseri nuk arriti te fitoj dhe zoti e la me 10 vota me pak aq sa dhe jetim te mbetur,brravo z Baze te uroj te vazhdosh keshtu dhe te inkurajoj.
Mero Bazes po ja falimentoni gazeten me keto komente qe beni neper shkrime te ndryshme, sa njerezit normale nuk ja hedhin me syte asaj.
Kur kjo gazete te nise e te ndahet nga komentet e lumpenit, atehere ndoshta ka shprese.
Cfare beni more?
Kerkoni perfeksion,kerkoni gjithcka sikur ne te kemi qene nje vend super i zhvilluar,me njeres te ndershem ,me njerez te drejte.Jooo.
Ne kemi qene ata qe mbanim 70 perqind te popullit ne fshat me 40 leke te vjetra ne dite(mund te blije nje buke ose as gjysem pako kafe ose 4 kokra veze)E mbanim ne nje gulag te papare ndonjehere.
Te gjithe ju qe doni te na mbushni mendjen per eldoradon e komunizmit por edhe ate qe mund te presim nga nipi i antarit te byrose politike (e. Rames)jeni ne mos hajdute budallenj.Lereni kete popull te ece ne rrugen e tij dhe mos mendoni se po te mos vidhni ju dhe po te mos jini ju ne krye gjithcka eshte katastrofe.Mos e beni diten nate.