“Lakmuesi” Adrian Fullani

26 Tetor 2011, 21:40Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha nuk e ka mik Adrian Fullanin. Edhe pse ky i fundit njihet si njeri që di të shtrojë dreka dhe darka pa fund, biles të gatuajë dhe vetë nëse është nevoja, ai nuk ka mundur t’i shtrojë ndonjë darkë apo drekë Sali Berishës. Nuk hyn tek njerëzit konfident të kryeministrit dhe as tek njerëzit që Berisha ka ndonjë keqkuptim që është profesionist i zoti. Biles në momentet e para pasi erdhi në pushtet pas vitit 2005, u mat dhe ta ndërronte, por nuk e kishte të sigurt firmën e presidentit.

Adrian Fullani i përket një brezi nëpunësish, që së bashku me zonjën e tij, janë një rast emblematik se si në shoqëri zënë vend, biles maja, njerëz mediokër, vetëm për shkak të rrumbullakësisë së tyre, jo vetëm fizike. Të përkushtuar deri në fund pas shefave që kanë në dorë emërimet e tyre, të kujdesshëm për bërë ndere me postin e tyre në adresë të njerëzve të pushtetit, dhe gati banalë në raport me njerëzit që kanë ndikim aty ku merret vendim për ta. Tipa të tillë janë të parezistueshëm për t’i lënë në kënaqësinë e tyre të servilosjes, deri aty ku fillojnë e të shkaktojnë bezdi. Ky është pak a shumë dhe raporti që Adrian Fullani ka ndërtuar me Sali Berishën. Nuk është konfident i tij, dhe falë kësaj distance ai është kokë e këmbë i përulur para një grupi sekserësh të kryeministrit, në medie dhe biznes, të cilët i ka kredituar, financuar dhe shpërblyer me miliona euro. Një prej tyre, pronari i TV Klan, përfitoi prej Guvernatorit një tender prej 12 milion euro për një kompani të afërt me të, për rikonstruksionin e Bankës dhe Hotel Dajtit. Një tjetër biznesmen i afërt me Berishën ka përdorur Fullanin për dhjetëra skema kredish në biznesin e tij, ku fut gjithmonë banka dhe merr gjithmonë garanci nga Banka Qendrore. Këto dy vitet e fundit, kur Shqipëria është thuajse në recesion, Guvernatori e ka kaluar me dreka e darka pa fund me këta njerëz. Por asgjë nuk ka qenë e sigurt. Sali Berisha, duke llogaritur bezdinë që ndjen nga një sistem i tërë kapilar që lidhet me Fullanin, nuk kishte ndërmend ta emëronte atë Guvernator.

Por fati i qeshi dhe Fullanit. Ilir Meta, ish- zëvendëskryeministër i Shqipërisë, po zvarritet nëpër salla gjyqi, për shkak të një skandali të padëgjuar më parë në Shqipëri, ku ai u filmua me zë dhe figurë duke bërë pazare për miliona euro nga taksat e shqiptarëve. Shteti u mobilizua i tëri ta mbyllë këtë skandal, sidomos pas 21 Janarit, kur efekti i nxehtë i këtij skandali bëri që njerëzit t’i dalin në rrugë të zemëruar, dhe Sali Berishës e Lulëzim Bashës ju desh të vrisnin katër vetë në panik për t’i ndalur ata.

Pas kësaj filloi procesi i manipulimit të gjyqit të Ilir Metës. U gjendën skema nga më banalet deri tek më të sofistikuarat, por në fund gjithçka do të vendosej nga trupi gjykues. Qysh në seancën e parë u pa ndarja. Dy gjyqtarë qartazi kundër Metës, dy qartazi pro tij, dhe një gjyqtare që sillej dhe bënte sikur mendohej. Adriana Fullani, gruaja e Adrian Fullanit, që ka ngjitur shkallët e karrierës në drejtësi me një rekord botëror, duke u bërë kryegjykatëse pas nje posti te fituar politikisht sic ishte Drejtoresha e Shkolles se Magjistratures. Ajo dukej se po shtrydhte mirë rastin që i kishte ardhur në dorë. Në vilën e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit gjatë verës u shfaq çifti Fullani me asortimente ushqimore me vete dhe shërbim kateringu pas tyre. Vizitat e tyre në vilën e njohur të pazareve dhanë frytet e veta. Ilir Meta u bë garant në emër të votave të LSI për kandidaturën e Fullanit, ndërsa Fullani garant për procedurat gjyqësore që do shkatërronin gjyqin më flagrant të historisë së Shqipërisë. Në këtë klimë të një konflikti të pastër interesi dhe kapje të shëmtuar të shtetit, Sali Berisha u detyrua dje të shqiptonte emrin e Ardian Fullanit si kandidat i qeverisë për Guvernator. Ky është rasti i parë kur një guvernator shqiptar merr dy mandate radhazi, ndërkohë që “Alan Greenspan”-i shqiptar ka lejuar qeverinë të fusë duart në kursimet e qytetarëve, të zhysë vendin në borxhe që po çojnë ekonominë drejt falimentimit dhe që e ka çuar borxhin publik 5 herë më lart se sa e ka gjetur kur u bë guvernator.

Pra, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë arsye profesionale përse Ardian Fullani të rimandatohet. Ka vetëm një arsye dhe ajo është politike. Ai është piketuar tashmë si njeri i përshtatshëm për pazaret e këtij pushteti, pasi ka arritur të bëhet pjesë e historisë së mosndëshkimit të politikanëve shqiptarë të lidhur me krimin. Nga ana tjetër ai është modeli i zyrtarit që përdor favoret e postit të tij për të favorizuar rrethin e afërt të njerëzve në pushtet, të cilët i “respekton” duke filluar me miliona euro kredi apo tendera, deri në punësim fëmijësh apo të afërmish në Bankën Qendrore, me kriterin e vetëm që t’i bëjë ndonjë qokë. Nuk është agresiv me askënd, dhe po të ish për të, në vend të Kushtetutës në këtë vend do të ishte më mirë të funksiononte pazari, miqësia apo tarafllëku. Dhe ja doli. Me një CV banale, me rezultate minimale studimesh, me një biografi mediokre bankieri nën drejtimin e të cilit thuajse falimentoi një bankë, ai ka sot shansin të rizgjedhet Guvernator, duke na treguar të gjithëve se sa i pafuqishëm është ky pushtet të zgjedhë një njeri të aftë në krye të Bankës Qendrorë. Në rastin klasik, në  momentin që aty do të shkonte një Guvernator, do të binte pushteti, i cili ka futur duart tek paratë e qytetarëve. Në rastin konkret, në rast se atje nuk do të shkonte Fullani, do të binte pushteti pasi drejtësia do ishte e lirë të çonte atje ku ka vendin, patericën kryesore të regjimit, i cili u kap me zë dhe figurë duke vjedhur. Kjo është arsyeja e vetme përse Berisha kërcen si prifti nga belaja me shaminë e famshme të Fullanit në dorë.

Opozita nuk ka fuqi ta ndalë këtë turp, pasi nuk ka vota dhe as mekanizëm politik. Por ajo mund të premtojë që sot ky njeri duhet të ikë bashkë me regjimin, Po mbijetoi, kujtohuni se regjimi i ri që do të vijë paska nevojë ende për pazare. Lakmuesi është Adrian Fullani.

45 komente në ““Lakmuesi” Adrian Fullani”

  1. Lakmusi says:

    Ne fakt, znj. Fullani ka qene per reth 5 vite gjyqtare ne Apel te Tiranes. Qe nuk di asgje nga e drejta, ky po eshte nje problem i madh.

    Pertej barsaletave deh gatimit, asgje nuk di cifti Fullani. Servila dhe medioker te shkalles me te larte.
    Shpresoj t’i kete njohur E. Rama, se Nano ka patur rastin t’i njohe.

  2. Tani97 says:

    Nuk i kerkojme shume Edi Rames. Mjafton te thote qe po erdhi ne pushtet nuk ka ndermend te haje dreka e te beje ndere njerezve qe sot po na marrin ne qafe. Psh:

    Sandri
    Zamiri
    Fullani
    Iliri
    Bashkimi
    etj…

    Do te ishte mire te fillonte qe tani t’i kritikoje por ndoshta po pretendojme shume nga Edi.

  3. Brazili says:

    Mero je i vetmi ,qe ja njeh shume mire mendjen e malokut.

  4. besa says:

    Fullanet jane pasqyre e administrates se larte alla berish ilir

  5. james says:

    Cifti Fullani eshte nje cift vemjesh. Obez te shpifur servila ordiner qe ne kohen e Enverit.Ajo plera bythdere sapo mbaroi shkollen i jati i saj shtronte dreka dhe darka Aranit Celes deri sa e emeroi gjyqtare ne Tirana pleren bythdere.Ndersa ky burri i saja K,,,r me nyje i shtronte dreke dhe darka Qirjako mihalit ish ministrer i finanaces ne ate kohe per ta emeruar ne banke.Per kete Adrian debilin ne ate kohe qarkullonte dhe nje histori per te,,,,,,,,Nje dite ky debili i kerkon nje shokut te tije celes shtepi se do te shkonte te bente sex me nje dashnoren e tje dhe ky shoku gabimisht i jep celsin e njres prej dhomave te shtepise ,pra jo celein qe hapte deren kryesore te shtepise.Dhe mbas disa oresh kur u takuan prape ky shoku i ketij debilit tone pra Adrian trapit i i thote te me falesh se ndodhi nje keqkuptim se gabimisht nuk te dha celesin e duhur…dhe ky debili jonr pra Adrian trapi i thote…..jo cne ore une e hapa deren dhe u kenaqa hahahahah,,,,,,,pra genjeu si derrr

  6. Torino says:

    Cfare ke shkruar me lart Mero eshte me se e vertete,por kjo tregon se Berishes i intereson te qendroje ne pushtet me cdo cmim ska rendesi kush do te jete guvernatori i bankes se Shqiperise. Popull i degjeneruar, njerez te degjeneruar do te dalin.
    Fullani eshte edhe pederast mos harroni

    1. Spartan says:

      Haaa, jemi popull unik ?

  7. valbona says:

    Fullani ka qene nje idiot qe ne gjimnaze ,cdo gje e ka pase nga i jati qe ishe shef i arbitrzhit ne kohen e enverit prane kryeministirse,ne gjimnaze po te mos kishte te jatin do ishe ngeles ne klase,por i thone nje fjale beme baba te te ngjase ,te njetjta huqe kishet i jati servile dhe i poshter te njejtat ka dhe ky pler bashke me ate by…..palaren .

    1. Arberia says:

      i mi Valbona duhet te kesh qene ndonje nga ato gocat e gjymnazit qe Fullani nuk i ka hedhur as qurret.
      Sa per mend e per zotesi i marin te ligat ata burrat e tjere.

      1. Dominique Strauss-Kahn says:

        po qyqja mi arberie po ku e gjete at nickname aq t’bukur moj me qafsh,
        po pse po te djeg qe po ta shajn at fullonin a si po thoni ju anej nga tropoja e re (bythorja) at jaronin.mos u merzit moj gru se paske qene me fat t’modh se ty ta paska hudh at qyrren fulloni qe kenke knoq se fliske
        sikur je ne orgazem akoma.a lum si ti ,e paske te modh …fatin

  8. Fakt says:

    Ky eshte nje nga ato rastet kur autori provon qe eshte mjaft i sakte ne cfare na thote e shkruan. Njoh mire njerezit per te cilet flitet me lart dhe nuk do te hiqja asnje presje nga te vertetat e Bazes.
    Ky cift – sa medioker aq banal, sa snob aq provincial (jo ne maniera por ne deformimin e tyre) , sa spitullaq aq arrogant e i rrezikeshem , eshte sot , (bashke me ca te tjere te ngjashem si nga cilesite edhe nga zullumet ) rrethi i dyte me i rendesishem, i fuqishem dhe i felliqur i kryeministrit pas atij te parit qe eshte familja.
    Ne kete rreth bejne pjese sot nje shpure e frikshme qe eshte zhytur dhe pasuruar deri aty sa zot na ruaj cfare mund te bejne per te mos “ikur”

  9. Edi + says:

    Si gjithmone ke qelluar drejt z. Mero. Vetem nje korigjim: zj e ka emrin Ariana Fullani (Xhaja) dhe i perket asaj race qe duhej ndeshkuar me kohe. Por fatkeqesisht edhe ti e fillove me shume vonese kete lufte titanike. Ta kishe filluar ne vitet 1993-1994 ose te paktyen andej 1997-1998 ai vend nuk do ishte ky qe eshte dhe shqiptaret nuk do ta kishin braktisur me shumice Shqiperine. Tani kam mendimin se Fullanet dhe Fullaneshat tallin menderen me shqiptaret pasi sot flitet me milona euro dhe jo me lloqe dhe editoriale.

  10. Montekarlo says:

    Nuk pajtohem me zotin Baze; Ardian Fullani e gjeti banken ne buze te falimetimit dhe e pruri aty ku eshte sot me nje lek te qendrueshem,me inflacion te kontrolluar e shum te ulet po ta e krahasosh me shum vende te Europes dhe jo vetem kaq por nen kujdesin e tij banka shqiptare krijoj reputacion shum te mire sa qe huadhenesit e huaj e hapen thesin per investimet e shqiperise.Ne kohen e shkelqim Canit qeveria e atehershme nuk mund te merrte as 25 milione dollar hua sepse nuk i jepnin dhe nuk kishin besim tek banka shqiptare dhe tek ish qeveria socialiste.Ardian Fullani per pune te mire u dekorua edhe nga institucionet Italiane etj.Tani kemi nje problem qe ai qe sillet mire dhe me kulture neve e quajm te korruptuar,Oportunist etj.Une mendoj se Ardian Fullani eshte Allen Grenspan i viteve te parta se edhe ai me regjimin e Bushit deshtoj dhe u terhoq nga ajo detyre (Me keshillat e tija falimentoje Feny-Mack ,Huadhenese e kredive per Banesa).Ardian Fullani deri me sot eshte nje Gavernor i mire,i zoti,shum i kujdesshem dhe shum korrekt me parate e shqiptarve dhe i uroj atij suksese me ne rizgjedhjen e tij ne ate detyre.Mero po ban Wich-hunt (gjuatje shtrigash) kunder Guvernatorit te shquar e te suksesshem shqiptar.Persa i perket kredive e kontratave per riparimet e Bankes dhe te Hotel Dajtit drejtohuni zotit Bode dhe qeverise dhe jo Guvernatorit qe nuk ban kontrata ndertimesh.Respekt te madh per zotin Fullani;Vemendje te gjith shqiptarve;Po ti analizojme gjerat ashtu sic ben zoti Baze te gjith shqiptaret na dalin mafioze,hajdute,te Korruptuar,Imorale,Neopotist kriminele etj. dhe ketu duhet te futet edhe vet zoti Baze ,por kjo nuk eshte e sakte dhe nuk eshte e gjitha ashtu.Debati ne kete forum ndihmon te gjith lexuesit per te gjetur te verteten dhe e verteta nuk gjendet pa fakte por me fakte te shumta dhe te sprovuara.

    1. Fevzo i Klanit says:

      O montekarlo, si i justifikon veprimet dhe takimet mafioze te Fullanit tend me Meten, tani kur ceshtja e tij diskutohet ne Gjykaten e Larte ku Fullani femer me voten e saj ben ligjin? Si e justifikon fryrjen prej gjeli te Fullanit kur kredite e kesaj qeverie do ti zene frymen shqiptareve. Ku do te shkoje Fullani yt kur kriza e bankave do te mbrije ne Shqiperi.Sic duket i ke mare dhe ti ca para te qelbura dhe i ke luajtur ne Montekarlo se bashku me shefin tend Fullani, qe e ka qejf ruloten dhe pokerin ?! Leri more perrallat, se te gjithe e njohin kush eshte cifti mafioz Fullani, qe jane aq te “afte” sa edhe kur PS-ja te vije ne pushtet, do te gezojne po keto privilegje

    2. bernard madoff says:

      komentuesi montecarlo (i njejte me luan kolonjen) dhe eshte nje kritizer per gazeten tema i paguar i qeverise se hajdutit & vrasesit & tradhetarit berishe.cdo qeveri ne shqiperi eshte me fat te madh se gjysma e fuqise
      puntore dhe intelektuale punon ne perendim dhe cdo vit dergon apo investon
      rreth 1 biljon dollare ne shqiperi.sado keq te adminstrohen bankat ne shqiperi ato i perballojne djersa dhe gjaku i pothuaj 1 miljon emigranteve
      fisnike qe po e mbajne ate vend.dhe ato te vertetat qe thua ti o luani i kolonjes montekarit kane filluar te shiten .. njerez si puna jote shisnin dje prapanicen per nje pashaportizim ne tirane kurse ju sot ju shisni
      motren,gruan dhe nenen per nje tender…NEVERI

    3. Angus says:

      Carlo monte – Fullani nuk gjeti asgje ne prag te falimentimit, ne fakt ai falimentoi Banken Italo Shqiptare – e per shperblim qe ajo u mor falas nga Intesa San Paolo, e bene guvernator. Nuk e di ku jeton, po Banka Italo Shqiptare kishte shume llogari problematike ne ate kohe, kryesisht dyshohej per pastrim parash.
      Fullani ishte njekohesisht edhe kryetar i shoqates se bankave, sic mund te deshmojne disa drejtoresha sektoresh prane bankes se Shqiperise, me pare sekretare te tij e ndoshta edhe me shume.
      Me nje mesatare prej 5 – eshte i famshem si njeri qe di te shitet shtrenjte e mire, ne publik. Nuk e ka dyshuar ndonjehere njeri per ekspert financiar, e kete mund ta shikosh ne cdo fjalim qe i shkruajne (e sidomos ne faktin qe nuk del dot ne debat publik per financat e shtetit).
      Momentalisht, eshte fajtor per fshehjen e borxhit, rritjen me disa here te shpenzimeve te Bankes (kryesisht per dreka darka), shpenzimin e fitimeve te Bankes (pra parave te shqiptareve) per te bere ndere arkes se shtetit, dhe sidomos per lepirjen pas Bodes (deri sa kuptoi qe ai mund te doje vete Banken). Veten e ka rrethuar me njerez qe te mos i tregojne vendin intelektualisht, ndaj sot Banka e Shqiperise eshte thjesht nje institucion qe lutet qe e keqja te mos vije, dhe shpreson qe me nje mandat te dyte te fshehe gjithe genjeshtrat publike (mbi gjendjen e financave te vendit) qe ka bere deri tani.
      Ne te pelqen per guvernator, ky nuk eshte faji i askujt, por shiko pak ne pasqyre. Greenspan vete ishte nje manipulator, ku joni … thjesht nuk eshte aq i zgjuar!

  11. ny men says:

    faleminderit zoti mero qe po mban gjalle kete fryme rebele kunder tradhetarit & kriminelit Sali rom berisha.jam shume dakort me analizen perfekte per “ciftin e lumtur”qe notojne mbi miliona.por kjo nuk eshte kryesorja do te gjente berisha fullane te tjere se rradha eshte shume e gjate..ku eshte e keqja e kesaj tragjedie 20 vjecare kush dhe kur filloi
    dhe kush e mban gjalle akoma.le te shkojme dy dekada prapa 1991 ku berisha dha urdher personalisht te prishej qeveria e stabilitetit biles
    ne kete vit u rrezuan tre qeveri dhe nuk u njohen votimet e 31 marsit
    1991..shkurt dy persona ishin te interesuar qe te shkaterrohej shqiperia
    gjoja “komuniste” dhe keto ishin sali berisha dhe william rajerson..
    ketu duhet ta kerkojme zanafillen e kesaj tragjedie qe vazhdon dhe sot
    troc muhabeti shqiptaret duhet te kerkojne nga dipllomacia amerikane
    te korrektoje qendrimin ndaj berishes qe u vu “ne krye” te demokrateve
    kur amerika e kishte mire me jugosllavet..komentet e metejshme nuk kane nevoje ..dhe arvizuja ne vend t’i hiqte gradat berishes cuditerisht e gradoi gjeneral burre shteti..zoti e shpetofte shqiperine amen..

  12. hysni dajaku says:

    ama! eshte bere nje lemsh o Mero vellai,qe nuk po e merr vesh me i pari te 25-in,,nje here na del Sali Berisha qe perdor Ilir meten si kobure qe qellon me para per te shpartalluar socialistet qe nuk gjejne vrime te futen nga tufat me leke qe i ndjekin kemba kembes,,pastaj na del Ilir Meta qe e perdor Sali Berishen si gogol duke trembur demokratet,LSI-istat,socilaistat edhe popullin qe ha bar e edhe popullin qe fle gjume edhe popullin qe eshte ne boten e pertejme,,pastaj del perseri sali Berisha qe leshon Ilir meten si qen qe duket se do u shqyej xhepat edhe pantallonat te gjitheve,e pastaj na del Meta qe mban Saliun si klloun per te trembur gjyqtar e qyqar qe kan ngelur akoma ne ato ferrat e shqiperise,,e pastaj na del ndonje here ne skene regjizori i gjith kesaj katrahure Tritan Prifti qe ka filmuar te gjith kete estrad qe nga fillimi e deri ne fund..e pastaj shitjet e blerjet ne kategorine e dyte me qarqet e e carqet qe po i mori edhe keto Saliu do i ndrisi nje lloje si ka ndritur gjith sektoret e tjere,,sikur ka ngelur ndonje gje qe nuke ka ne dore Saliu edhe ndaj nuk po i ecen puna vaj!!nje gje me habit mua,,,pse nuk del Edi rama edhe qe mos te lodhet fare Saliu me Ilirin duke blere lojtare e tifoza te deklarojne qe ja kan falur te gjitha edhe ato bashki e komuna qe ka ti marri ti gezoje Saliu e le ti bej lesh e li si ka bere shqiperine,,se me keto budallalleqe,gomarlleqe e degjenrim politik qe ka arritur,,asgje nuk ka me vlere ne shqiperine e pa vlere!

  13. detar sima says:

    Artikulli juaj me kujtoi nje thenie te Leonard Demit, Po te do Berisha te do Zoti, sa qesharake gjithe kjo situate.

  14. Fevzo i Klanit says:

    Z. Baze, je mjeshter i gazetarise, humorit te holle, i detajeve dhe krahasimeve te gjetura me finese. Pershkrimi i Fullanit ne pjesen e pare te shkrimit eshte i mrekullueshem, i gjetur dhe shume real.Cdo fjale e sakte ne kete shkrim, dhe nuk ke cfere ti shtosh me teper ketij personazhi Cehovian. Me ciftn Fullani mund te behet nje veper e bukur artistike pa patur shume nevoje te fantazosh. Bravo Mero !

  15. Fevzo i Klanit says:

    Z.Mero, je mjeshter i gazetarise, i pershkrimeve te bukura, detajeve te gjetura, humorit te holle.Pershkrim dhe CV me te gjetur nuk mund tja beje tjeter njeri ketij personazhi Cehovian, servil, te paafte,megalloman dhe hajdut. Nga ky shkrim behet nje skenar i bukur per nje film hollivudian me personazhe Fullanet. Nje njeri kokebosh qe njeh vetem tavolinat dhe pazaret qe behen ne to, per disa vjet eshte bere nje milardier ne euro nga banka qe falimentoi vete dhe nga banka e shtetit te mjere.Vila e tij stermadhe ne plazhin e Qeretit, vetem shtohet, rritet, zmadhohet dhe zbukurohet nga viti ne vit, ne krah te viles te Zamirit te QTU-se, e Mediut te Mjedisit.Te lumte Mero,qe ke gjetur mjedisin dhe personazhet e duhura per te shpalosur talentin tend!

  16. Hari says:

    Je si nje makine e kalibruar mire z. Mero! I sakte ne cdo fjale dhe ne gjithe strukturen e shkirmeve!!! Shpresoj ta lexojne te dy Fullanet e rrumbullaket kete shkrim!!! hahaaahahaaaaa

  17. arian says:

    Kete fullanin e mbaj mend qe e ka vene ps ne pune kur ishte ne pushtet

  18. nigo says:

    Z Mero
    Kur lexoj shkrime te tilla per njerez te tille, e te tjere, qe jetojne me ne, te hypen nje merzi e madhe. Me duket sikur gjithsha eshte e pa shprese. Si eshte e mundur te jetojme ne nje vend te tille me te tille njerez, qe nuk jane pak. Si duket regjimi i Hoxhes, ka kultivuar thelle, duke arritur te rrise njerez te tille. Ai rregjim ka arritur te ruaje vazhdimesine. Shume deshperuese.

  19. dublin says:

    megjithese nuk jam dakord me meron per shum tema qe i kap ne menyre te njeanshme per kete rast i jap 100% te drejte . si ish bankier dhe un kam pas rast te punoj me te . eshte modeli me klasik i nepunesit medioker te paafte por me aftesine e jashtezakonshme ti serviloset deri ne perkulje cdo shefi , nuk e ka problem te jape dhe b… per te arritur aty ku do . idem dhe e shoqja nje gjyqtare ndoshta me e paafta qe ka pas sistemi gjyqesor . po nese zgjidhet jam i sigurte edhe po erdhen soc. ne pushtet ky njeri do mbijetoje po nejsoj .. flm

  20. xuxogjumush says:

    ishallah nuk i kane te gjata ditet se vdiqem te gjithe

  21. xuxogjumush says:

    ishallah i kane ditet te numeruara se vdiqem te gjithe

  22. pirro says:

    Edhe une nuk jam dakort me komentet e tua lidhur me zj.Ariana Fullani, duke e shkruar gjerat bardhe e zi.Ariana Fullanin e njof personalisht qe ne gjimnazin Qemal Stafa, Fakultetin e Drejtesise ku ka qene nja nga nxeneset me te shkelqyera me medalje ari.Po keshtu ka qene nje nga gjyqtaret me te mira ne gjykaten e tiranes dhe te apelit dhe drejtuesja me e mire e shkolles se magjistratures.Ajo e meriton plotesisht vendin ne gjykaten e larte si nga ana profesionale ashtu dhe nga ana njerezore.

    1. gramoz peshko says:

      po kujt i plasi se pirroja nuk eshte dakort me meron.edhe pse ka qene e shkerdhyer apo e shkelqyer nuk ka rendesi..ato nuk jane me ekonomiste te zote por nenpunes te bindur dhe te neveritshem te doktorr malokit.cfare ndodhi ne 1996′-1997′ …nuk ishin ekonomistet “e shkelqyer” MENDER GENC RRULI DHE “DISIDENTI” I BLLOKUT GRAMOZ PASHKO QE MEGJITHESE ISHIN TE ZOTE
      NUK GUXUAN TE THONIN NJE GJYSEM LLAFI PER FIRMAT PIRAMIDALE POR U BENE PER VETE “SHEIKE” DHE SHQIPERIA SHKOI PER LESH??????????????????
      zoti e coi gramoz pashkon dhe azem hajdarin ne ferr dhe kete fat do ta prese berishen dhe fullanat e genc rulat e QIRJO genc pollon do apo nuk do
      pirro leshi..

  23. Faiku says:

    Falenderojme zoti Baze per keto shkrime qe jane nje serum per popullin tonë.

  24. skenderi says:

    teper i sakte zoti mero ne analize,pa komplimente por per momentin je njeshi sot per sot,ne te vertete,si qytetare tirane qe jam, pak a shume fytyrat autoktone te tiranes i njohe mire qe atehere por do te desha prej teje,kuptohet neqoftese e ke ate aftesi qe pasi te bjere legjimiteti i vjedhjes se njerezve,cfare do te ndodhe me keto lloj plerash vipa,a thua do te vendoset drejtesia nga kjo lloj shoqerie e falimentuar tashme, keshtu po” – qe do te vija 10-me yll.gjithesesi je 1 sot per sot.

  25. ivani i madh says:

    EPO MIRE BEN DO TE JE TOJE EDHE AI SE NJERI ESHTE NE KETE KOHE SULMOHEN NJERZIT E PREKUPUAR DHE NE BERIAJ SE ESHTE I LIG SE E PROPOZON QEVERIE DHE TE PROPOZOJE DHE OPOZITA DHE KUSH TE FITOJE TE DREJTOJE AI ESHTE I AFTE PER DERISA PREPROPOZOHET DHE DIHET AKTIVITETI I TIJ BANKAR.

  26. arber says:

    bravo mero je i madh, opozita duhet te iki sepse po merr ne qafe kete vend dhe kete popull!!

    1. miku says:

      bravo arber mo mir do kish qe me e vu emrin gjarper se vec me picku dhe me hedh helm dini dhe me vu na nji cop llamarin anej ka bathorja ‘osht e xanun”

  27. hakmarja e popullit mbi ty says:

    jems ke te drejte po me nje korigjim qe kur i ktheu celsat shoku e pyeti a ishte kenaqur e fullani ju pergjigj ooooh ndersa shoku i tha duke qeshur ti ktheje celsat se i kishte dhene gabimisht celsat e garazhdit e kete shok fullani e kishte bodiguard deri para disa muajsh e me pas e punesoi diku tjeter duke i mare te biri ne pune , keta jane keto horat e pushtetit

  28. jim morrison says:

    Une dua te pyes dicka: Nese Fullanin se pranon Presidenti cfare ndodh? Ai nuk emerohet….mirepo presidenti ska si mos e pranoj kur e bija e tij eshte punonjese qe Fullani e ka marre ne pune. Ja ku u partua Sala dhe Bamiri

  29. Luap says:

    I dashur Mero,

    Analizat tuaja jane super pa asnje medyshje.
    Njerez te paafte kapin pune qe se meritojne. Konkurimi me CV, interviste etj duhet te jete rruga per te merituar vendin e punes.
    Ne Shqiperi kjo eshte zevendesuar me miqesi, perfitime te paligjshme,
    jo legjitimitet, korrupsion, shkelje te te drejtave te njeriut etj.
    Tek ne s’ka te drejta njeriu, zenia e punes qe eshte nga me te rendesishmet per jeten e njeriut neperkembet nga qeveria e nje njeriu
    perandor te pa civilizuar, monster, Sali Berisha.

    Mero kam nje sugjerim:
    Te lutem, per te miren tuaj dhe te familjes tuaj, si edhe te njerezve
    te ndershem e punetore shqiptare, eshte e domosdoshme qe ju te
    kandidoni per deputet ne vitin 2013. Kjo gje eshte e mire sepse:
    t’i do kesh mundesi te kesh nje rroge disi te mire, do kesh
    nje pozicion qe do te ndihmoje ne punen tende si analist, gazetar,
    politikan dhe talenti tuaj duhet te vihet ne sherbim te ceshtjes Shqiptare. Mendo sa posht eshte niveli i parlamentit Shqiptar.
    Ka disa te mencur atje, por t’i i duhesh atje. Do shihet qarte kontrasti midis Meros dhe injorances se Jozit, Sales, Patosit etj

    Te lutem kandido.

    Mireu degjofshim perseri.
    [email protected]

  30. valbona says:

    po i pergjigjem atij zonjes arberia ,fullanin kur ishe gjimnaziste te gjithe e tallnim ,do prishe fjalorin po ishe nje IDIOT i lindur /////,siduket ja ke vare ti dhe nuk ta ka feshkelly ai ,se dhe kur deshe te zinte ndonje shoqe ai pyeste babin dhe mamin

  31. beso says:

    Eshte normal qe fullani do luaje te tjitha zaret per tu rizgjedhur,mund ta quajme ego profesionale,apo interesa te tjera;te gjithe kane interesa.Kam pershtypjen se z.Mero,po ndenjti tre ore me nje ngjizje artikulli mundet edhe Krishtin e ben çalaman,por duhet pranuar nga ana tjeter,qe i njeh skutat e administrates berishiste dhe mentalitetin e saj.Nuk e imagjinoj sesi nuk kane frike fullan-et,kur shesin dengla per lulezim ekonomik,ndersa ne syte tane eshte hapur nje goxha grope qe s’e mbyll dot as perendia.Keta palaço i kane bere video njeri-tjetrit,me keq se Tan Prifti,dhe mbajeni mend,duhet lufte titanike me arme ne dore te shkulesh keto kepusha nga bishti i kalit.Shikoni si u degjenerua Proçesi i Gerdecit me 26 te vdekur,mbi 300 te plagosur dhe tre-kater fshatra te katandisura si Fukushima;e ku e çajne bythen keta per ca llafe te Metes ne kameran e Priftit?Ku e çajne bythen keta per potestat e Ditmir Bushatit dhe Sajmo Tahirit;ketij te fundit gjuykata e shkerdhyer e sali berishes i futi nje gjobe sa dhjete rroga deputeti.Te isha une jo dhjete rroga,por dhjete koqe plumbi do i beja gati,po ku merr Edi Rama fshatare?Ai i do te tere profesor-doktora qe pa mbaruar universitetin(pardon,universitetet),sikur jemi keq per mendje ne shqipot,dhe jo per inisiative.Ta haje gezuar pjaten me fasule fullani,perderisa kauret po bejne Kurban-e per Bajram…

  32. Blerina says:

    Mero, Faleminderit per artikullin kaq sqarues dhe te guximshem. Me pelqen sidomos kur thua: ” Kjo është arsyeja e vetme përse Berisha kërcen si prifti nga belaja me shaminë e famshme të Fullanit në dorë.” Kam qeshur nga ky pershkrim. Fiks fare. Bravo!

  33. reali says:

    mos u lodhni kot historia e shqiperise tregon se ai qe e mer pushtetin e le ate vetem kur vdes zogu,enveri saliu,kush te kete mundesi tia mbathi qe aty se aty vetem dy rruge jane ose behesh horr i pabese servil,kriminel,sharlatan i peshtire,mashtrus ose varfanjak qe se ngre dot koken per njerzit e mesem aty nuk ka vend sa me larg atij vendi aq me e sigurt eshte e ardhmja juaj

  34. nada says:

    Doni te jeni te suksesshem ne boten bankare? Atehere perfundoni fakultetin me mesataren nen 6!!! Vetem me keto rezultate mund te arrini deri ne karriken e guvernatorit, sic arriti Fullani

  35. skela says:

    Kam neveri te flas per kete cifte , jane si vemje qe zvarriten per te perfituar , keta jane gati te bejne gjithcka dhe me banalja qofte mjere femijet e tyre sec prinder muti kane.

  36. Nano says:

    O permetar i zoti ,po ben nje pune qe se ben kerkush , ja ule breket ciftit lapangjoz.sahan lepirsve bajat ,

  37. Abc says:

    Permetar i zoti je .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje