Përse kaq nervozizëm ndaj Bamir Topit?

20 Tetor 2011, 22:33Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Presidenti Bamir Topi nuk do ta ketë të vështirë të jetë tani e tutje protagonist i debatit politik në vend. Kryeministri Berisha po bën ç’është e mundur ta mbajë atë prezent para shqiptarëve çdo ditë, qyshkurse ai deklaroi se ka ambicie politike dhe do të rikthehet në politikë pas vitit 2012. Sulmin  e parë nuk e mendoi gjatë. Sapo Presidenti tha që Jozefina e flet shqipen si injorante, ai i turri gjithë ithtarët e dialektit shkodran për të akuzuar se ka fyer Shkodrën.  Presidenti e mori në fillim seriozisht dhe desh të sqarojë që s’ka gjë me dialektin shkodran se zonja flet një zhargon rrugësh prej injoranteje, por fushata nuk u ndal. Qëllimi është të mbahet larg veriut ambicia politike e Bamir Topit, atje ku Berisha mendon se ka kështjellën e vet. Nuk ka rëndësi se bën qesharake Jozefinën dhe vë në sedër një qytet si Shkodra, të cilit i ka rënë për pjesë të mbrojë edhe dialektin e vet, edhe Jozefinën. Aq entuziast ishte në idenë se Bamir Topin po e ndëshkonte për faktin se nuk pëlqente zhargonin e Jozefinës, sa në debate publike, zhargoni i Jozefinës u shpall një vlerë më e madhe se gjuha e njësuar në vend. Bile u shkua dhe më tej sa vlerat lokale apo deformimet e tyre të shpallen si mbivlera kombëtare.

Pasi u bë objekt barsoletash në Shkodër me aksionin e tij për të shpallur Jozefinishten gjuhë kombëtare, dje kaloi tek plehrat. Bamir Topi ka kthyer për rishqyrtim ligjin e plehrave dhe Sali Berisha gjeti rastin ta sulmonte dje duke e quajtur Aleanca e Plehrave. Duke mbajtur një fjalim të gjatë kundër gjithë bashkiakëve socialistë, që sipas tij po ndotin mjedisin, ai sulmoi Topin si kryetar të tyre.

Nesër, pasnesër dhe në ditët në vazhdim do të ketë ngjarje të tjera në këtë vend. Mos u çudisni që çdo gjë e keqe tani e tutje ka lidhje me Bamir Topin. Nëse bie ndonjë kometë, nëse del Hëna blu dhe ka përmbytje në Shkodër, nëse ka aksidente dhe plehra në rrugë, nëse ka korrupsion apo krim të zhvilluar, nëse ka rritje abortesh apo vetëvrasjesh, fajtor do të jetë Bamir Topi.

Sali Berisha e ka të qartë se deri në vitin 2013 ai ka përpara vetëm një armik të strukturuar, atë që ka pasur nënkryetar të partisë së tij dhe që përfaqëson brenda asaj partie anti-berishizmin.

Pikërisht këtu e ka problemin më të madh Sali Berisha. Për të mundur Bamir Topin, nuk ka nevojë për kaq shumë luftë. Për ta mundur atë dhe për ta shmangur nga mbështetja brenda PD-së mjafton që Berisha të shmangë pakënaqësitë dhe zhgënjimet që ndodhin brenda asaj partie nga drejtimi i hekurt i partisë prej Familjes Berisha. Mjafton që Berisha të bëjë në kohën e duhur kuvendet e partisë, të bëjë gara të hapura, të mos fusë në parti pa garë një tufë dashnoresh të shokëve të çunit për tu dukur parti trendy dhe të respektojë kontributet e individëve në atë parti. Ky është një ekuacion i vështirë. Nëse Berisha bën këtë, ai demokratizon partinë, dhe nëse e bën këtë, ai e humbet atë parti. Nëse ai nuk e bën këtë, që siç shihet s’ka ndërmend ta bëjë, ai automatikisht ka prodhuar një frymë jo të vogël kundër tij që shkon heshturazi tek Bamir Topi.

Ka plot zëra, bile autoritarë brenda PD-së siç është rasti i Mustafajt apo dikujt tjetër që bëjnë thirrje formale që Bamir Topi të mos krijojë parti të re, por të demokratizojë PD. Kjo është thjesht një përpjekje për t’i kujtuar Berishës atë që nuk ka fuqi ta bëjë dhe jo t’i kujtojnë Bamirit atë që duhet të bëjë. Partia Demokratike nuk është seli dhe as shpellë e Dragobisë. Ajo ishte një ideal dhe ideali nëse do ta respektosh, gjen strehë kudo. Sali Berisha di pikërisht faktin se rreziku i vjen nga ata që nuk ka fuqi t’i mbajë brenda gardhit. Në çdo qark, në çdo rreth, në çdo qytet dhe fshat, ai ka një njeri që e ka të komanduar të Familjes dhe një rival të tij të hidhëruar nga ky pushtet i pafundmë dhe pa kuptim. Ai e di dhe e ndjen se këta njerëz do ta tradhtojnë në ditën që ai do të përpiqet të rikonfirmojë njerëzit e Familjes në atë parti. Për këtë arsye ia ka nisur punës, që çdo ditë të merret me Bamir Topin, me çfarëdo teme dhe subjekti politik që ta nisë bisedën. Atij i duhet tu thotë mbështetësve të vet se ai nuk është më i tyre, është i armikut, është pleh, horr, faqezi, dhe bile nuk pëlqen as të folmen e Jozefinës. Ai kërkon doemos të përdorë kundër tij krahinarizmin, militantizmin, antikomunizmin, komunizmin, të majtën, të djathtën, të persekutuari, persekutorët, pronarët, grabitësit e pronave, gjithçka që ka në dispozicion të tij si mbartës i gjithë pushteteve në këtë vend. Dhe të gjithë këtë e bën vetëm për një shkak, se nuk ka më në dorë të vendosë për fatin e një njeriu, të Bamir Topit. Dhe akoma më keq, ky i fundit mund të vendosë për të.

45 komente në “Përse kaq nervozizëm ndaj Bamir Topit?”

  1. Kalorsi i zi says:

    te lumte pena Z,Mero. Saliu nuk ka qene kurre ndertues por shketrrues kundrejt cdo vlere, vetem per te mbrojtur pushtetin e tij.

    1. XHEP-MEDANI says:

      SHKODRA PERMBYTET ME 27 DHJETOR PERSERI. KETE HERE ASKUSH TE MOS THOTE ASGJE. E MERITOJNE TE JENE ME BYTH TE LAGUR – DERI TEK BOLET. JANE IDIOTE KOMPLET SI QYTET. PA DALLIM

      1. baci says:

        vetem desha te dija a NG i merr ti kopetencat per te ofenduar te gjithe nje qytet? une jam nga shkodra dhe jam shume i pakenaqur qe ne vazhdojme te votojme nje qeveri qe na ka permbytur disa here por ne te njeten kohe nuk mund ti perfshi me nje fyerje te gjithe. ne vitin 2009 ndodhi ajo qe te gjithe e dime ne gerdec dhe pak muaj me vone ne gerdec fitoi PD, a mund te fyhen te gjithe populli i gerdec? vetem desha te thoja qe do ishte mire qe ti me komentet tua te tregosh pak me i kujdesshem.

      2. shkodrani says:

        Ndigjo mor ti pyk(Xhep-MUT Medani)na rrush per vere se dimnit na mban xete…vetem Sali Mut Berisha ka perdore kete politike.Nuk mund te pergjithsosh tan shkodranet me nji grup Malsoresh qe jane perkrahet te kesaj qeverije hajnash e kriminelash.Qytetaret e Shkodres e kan kuptu qe hala jena nen regjimin e diktatures komuniste,prandaj te keshilloj te mos futesh te gjith Shkodranet ne thesin e PD.

        1. ditmarku says:

          o miq nga shkodra. e kuptoj shqetesimin tuaj. por ama jeni pak. per fat te keq shumica ne shkoder nuk mendon me llogjike por votojne mekanikisht

  2. Mato Gruda says:

    Eshte cop e but ky Bamiri per dhembet e nje Barbari si Salahudini…

    Regjimi eshte strukturuar kaq mire sa eshte e pamundur te tronditet e jo me te rrezohet… nga Bamiri

    Cdo dite qe kalon ky regjim behet gjthnje dhe me i forte…

    Ne 2013 do te jete edhe me i forte, edhe me i papergjegjshem, ndoshta edhe me i falur/pranuar nga “Nderkombetaret” e tipit Wolfrouth, Harviziu, Seqiu, Grrrrorrruck, fcuk, Dorris Pack e plot llumra te tjere te mir paguar nga gjaku e djersa e shqiptarve… derdhur pa kursim ne “Rrugen Barbaro-Kombetare”

  3. rezi vlore says:

    po ben te njejten gje qe bente nga faqet e rd per azem hajdarin deri diten e vrasjes se tij. ka 20 vjet qe perdor te njejtat taktika demode te tipit enverist po der tani ka patur sukses kte radhe kam sensacionin qe sdo ja dale. po i vin fundi pleres

  4. Blerina says:

    I drejt per drejt dhe guximtar si gjithmone. Me pelqen sidomos kur flet per kometen, hene dhe permbytjet ne Shkoder. Ky pushtet drejton gishtin gjithmone te rivali pa shikur fajet dhe mekatet qe ka bere me vite.

  5. albani says:

    Sali Berisha nuke sulmonte F Nanon , I Meten , E Ramen apo B Topi tani ai sulmonte dhe sulmon gabimet e tije ne mbrojtje te krimeve qe i ka bere keti kombi! Ati ja ka fajin vetja e tije qe lindi njeri , se eshte vetm nje kafshe me dy sy .

  6. analist says:

    Mor une kam nje pyetje qe mund te jete dhe objekti nje shkrimi me te gjere dhe “te drejten e autorit” jua delegoj juve z.Mero me kenaqesi.Behet fjale per gjuhen e Fishtes dhe Mjedes etj etj qe ne fakt jane korifej te kultures shqiptare.Po kur ky dialekt gegerisht mbart aq vlera sa eklipson dhe duhet te eklipsoje gjuhen e sotme letrare (zyrtare) shqipe sipas zhargonit rrugaç qeveritar,ne nje kohe qe katundaria injorante ne radhe te pare tropojano-malesore ka te gjitha fijet e pushteteve deri mediatike-kulturore ne duart e saj te rreshkura nga kallot e te palara nga pislleqet,atehere,pra atehere perse nuk shpallet kjo gjuhe respektivisht gjuha e rrugicave te Gjuhadolit te Jozefines gjuhe zyrtare shqipe?Kush e ndalon viçidolasin Berisha dhe qenushen e tij Xhozi qe ndermarrin kete akt qe do te kishte aq vlera kombetare?Pse gjuha letrare qenka gjuhe e imponuar nga Enver Hoxha dhe tosket komuniste ne kurriz te gegeve (ne mase spiune te te siperpermendurve),nderkohe qe ky “gabim” mund te korigjohet shume me kollaj se sa fallsikohen dokumenta korrupsioni,laptope,prova,gjyqesore e ambasadore?

  7. Fatmir says:

    Populli trim i Libisë, i tregoi vendin diktatorit. Ne Shqiptarët kemi vetëm llafe, pas vdekjes së Skënderbeut, pér 500 vjet nuk ngrihej askush kundra turqve. Për 40 vjet nën udhëheqjen e diktatorit Enver Hoxha, nuk u ngritëm kurrë si popullë.Nè 20 vitet e fundit, kemi parë vjedhje, vrasje, trafiqe armësh, droge etj. nga politikanët e të dyja palëve, e prapë si popullë nuk jemi ngritur kurrë, për të drejtat tona! Mero Baze nga zemra té përgèzoj për punën që bén, por Shqipëria ka për të ndryshuar njé ditë, kur ti vij vdekja naturale Saliut. Ne nuk jemi aq trima, si populli i Libisé,Egjyptit, Sirisë, e fqinjét tanë Italia, Greku e Serbi.

    1. Nabukodonosor says:

      Shume dakort.

    2. profano says:

      Jam plotesisht dakort dhe fatkeqsisht ketu po fiton plani b. Do riciklohet plera Nano dhe do te ripastrohet Meta dhe ku ishe hicgjakundi. Na duhet te presim edhe 20 vjete te tjera tranzicion se Ed tironsi nuk reziston dote dhe po kapitullon pa kushte. Vertet ky eshte nje popull oportunist dhe nuk bene gje pa pasur nje interes dhe gjithashu eshte frikacak por ketu hyn ne loje Lideri. I thoni Edit te mos degjoj te huajt dhe mos ta haj presionin e tyre se po pate popullin me vete jane po ata (te huajt) qe do te vijne mbrapa, te mesohe nga Libia. Fatkeqesisht po fitojne antivlerat dhe kjo me ndihmen e vendeve “Aleate”. Shiperin po e merr lumi pi i vihet zjare, Shqipetar mos rri po duku shqipetare

  8. Une them... says:

    Bravo Zoti Mero eshte tamam realiteti, te pergezoj dhe respekte sepse ju shkruani te verteten e hidhur qe te tjeret e fshehin se nuk i vjen mir ta degjojne.

  9. ermiri says:

    Si eshte katandisur PD-ja. Lufton Bamirin dhe fton Greten. Me kete ritem, kur te shohim dhe Lek Plepin ne rradhet e saj.

  10. Brazili says:

    Mero me e u kthy Bamiri tek Pd-ja,(nuk do e lejojne te futet tek dera,legenat e Sales) jo qe kjo parti nuk demokratizohet,por ai te kete kujdes per veten.Nuk me duket ide e mire qe te kthehet tek Pd-ja,Sala besoj ate deshiron,qe ta shkeli fare.

  11. tironci says:

    po i vjen fundi kadafit te SHQIPERISE po e ndien eren e vdekes qe po i vjen rrotull ..

  12. Kely J.Andress says:

    Je romantik z.Baze. Akoma mendon se Saliun mund ta nervozoje, kercenoje apo eliminije (politikisht), qofte nje figure e kalibrit te madh si ajo e Topit ??? Harrove Azemin, Pjetrin, Eduartin, Spartakun, Besnikun etj.? Ku jane ata tani ? Disa kane vdekur fizikisht (u prehshin ne paqe) dhe disa te tjere kane vdekur politikisht. Dhe besoj e dini qe shkaktari direkt ose indirekt i ketyre vdekjeve eshte Saliu. Nuk e rrezon dot ate as opozitari editorialist Rama, as gjuhetari dialektist Topi, e as gazetari opinionist Baze. Qe te mos vdesim ne te tjeret si popull (qofte shpirterisht) duhet tja bejme PAU, e me pas zj. Clinton tja beje UAU !

    1. ditmarku says:

      me vertete se ma kujtove ameriken. ne e kemi nxjerre njehere nje avni rustem. thone qe vrasja eshte veprim qe nuk duhet te behet. por ama avniu doli i pafajshem ne france pasi vrau toptanin. nderkohe qe ne vendin me demokratik SHBA, ne bote gjate historise se tyre politike jane vrare 4 presidente pa permendur vrasjet “minore” si kenedi tjeter apo luter kngu. dhe pastaj vijne te ne dhe na kerkojne dialog……….

  13. Frank says:

    Mero, si gjithmone je mjeshter !

  14. ani says:

    Berishen e karakterizon pikerisht ky tipar qe thote mero baze se”……………………Sali Berisha di se rreziku i vjen nga ata që nuk ka fuqi t’i mbajë brenda gardhit”
    z.Mero-komplimenta per analizen, kurajon dhe kenaqesine qe na dhuron.

  15. Pisha Flamur ! says:

    Sali Berisha është vërtet tigër prej letre sikurse thoshin dikur Kinezët për Imperializmin Amerikan. Dhe me gjithë se Enveri këtë e quante kinezëri ajo kishte bazën filozofike të fshehur. Ajo nënkuptonte se një kine një miliardë e bashkuar edhe superfuqinë e kthente një tigër prej letre. Pra një Bamir i pa korruptuar, pa krim, intelektual i spikatur, atdhetar, me trashgimi patriotike, nuk mbështetet vetëm nga elita kombtare e Pd-së, së cilës i ka zënë derën komunisti stalinist, por mbështetet nga e djathta kombtare, ish të persekutuarit e ndërgjegjes, nga iteligjenca e pa parti, nga e majta perëndimore nga e djathta e qëndrës. Pra ky Sali që po hiperbolizohet plot dinakëri, se qënga i pa thyshëm ikën me një erë të lehtë. Ai mbahet në këmbë nga një pjesë e mafjes evropiqane dhe agjentura Sërbe e cila përbën ushtrin mercenare të tij. Ka vetëm një rrezik se mos thyhet Bamiri. Në rast se Z- Topi don Shqipërin, të dali si udhëheqësi i Shqiptarëve dhe jo i partive. Saliu Të ifekton si virus, por asnjë herë diktatorët nuk janë trima. Ata pëllasin neveritshëm para ekzekutimit. I pat fotografit e “Trimit” Kadaf si lutesh para një djaloshi. Neveri….

  16. Niko says:

    Si gjithmone i sakte i guximshem mbi te tjeret qe lexojme.Me qe jam i rri me interesojne te zgjidhim ekuacionin e dashnoreve te shokeve te te birit etj.Po ku i gjen kaq bukur dhe vendos atje ku duhet kete lume fjalesh te rrjedhshme tamam sikur te te ti vendose vete kompjuteri.Sa per Salen mos u bej merrak lere te flase, sa me shume te perdore fjale fyese dhe poshteruse ndaj Topit por edhe deputeteve ne Parlament dhe kudo aq me shume do ti largohet njerzit e ndershem ne P.D. te cilet nuk jane pak.E di shume mire Sala se vite me pare disa njeres te tij si Pollo me shoke u shkeputen prej tij dhe krijuan nje Parti te re dhe morren 6 perqind te votave te Partise se Saliut dhe jo me Partia e Topit me shoke qe do te marrin qysh me Zgjedhjet e vitit 2013 15 deri 20 perqind. Dhe vetem keshtu pushtetit te Berishes te shkuara ti kete.

  17. skela says:

    Sali pinokut i kane mbaruar argumentat, se u be boze
    duke ”luftuar” komunistet, se komunist eshte vete
    duke ”luftuar” spiunet, se spiun eshte vete,
    duke ”luftuar” pucistet, se puciste eshte vete,
    duke ”luftuar” hajdutet, se hajdut eshte vete,
    duke ”luftuar” korrupsionin, se i korruptuar eshte vete.
    Ka ”luftuar” shume i shkreti, po do luftoje dhe ne boten tjeter e perseri plehre ka per te ngelur ose sipas shprehjes se tij me i zi se kepuca(ja bera pak qefin ketu)dhe shpresoj te me falenderoje.
    Doni me per Saliun…………..?

  18. cendurimmadhi says:

    Ky njeri qe heq zvarre politiken shqiptare prej 20 vitesh,me intriga e genjeshtra,me vjedhje e kercenime,me vrasje “live” e okulte,me shantazhe e mashtrime eshte i pa desherueshem ta kesh bie fjala, komshi,jo me ne krye te shtetit.

  19. Permetaria says:

    Gadafit tone po e vjen fundi dhe e di shume mire kete gje prandaj te gjithe i duken armiq. E pafsha ate dhe familjen e tij ashtu sic pash dje Gadafin e Libise. Besoj se dita nuk do te jete e larget.

  20. toronto says:

    Nje shkrim pacavure sic eshte dhe artikullshkruesi.

    1. toronto says:

      Turp te kesh qe ke vene adresen time.

  21. brace says:

    Z Mero meritat ti ka dhene mendja jote e ndritur,je Gazetar i rradhe i zgjuar,rrealiste,keshtu ndihmon shqiptaret qe te dine kushe jane armiqte e tije qe e plackisin e vrasin,kta antishqiptare jane komunistat e spiujte,modeli eshte dizinjatorje e Penicilina,kta duan plumbin,e kane hake,kta plehra i largon vete Z Bamir Topi me krijimin e partise rreale te djathte.

  22. tg usa says:

    Te lumte Zoteri MERO BAZE
    Megjithate saliu eshte i pa parashikueshem nje hiene plake dhe nuk di sa do te jete ne gjendje te mbahet bamirua.

  23. Haxhi Qamili thote says:

    Populli e ka kuptuar besoj se S.Berisha luften kunder kundershtareve te tije e fillon shume kohe perpara se te fillojne fushatat elektorale,ai e ben kete qe te pregatise terrenin qe i pelqen dmth.genje mashtro bertit shaje se dicka do ngeli ne mendje te popullit,shikoni eshte e njejta loje qe ka bere gjithmone,por te jeni te sigurte se nuk ka per ti shkuar me.Ai e di e ndjen e shikon veten ne pasqyre si ajo shtriga ke perralla me bore bardhen,dhe e shikon fundin e tije,po prap e ngushellon se e di qe ky Popull nuk eshte i zoti per gje vetem te ngopet me llafe,por a do te jete i zoti B.Topi ta tregoje veten se ai eshte BAMIR TOPI qe ka dinjitetin e tije e jo si ata zagaret qe i lepihen Saliut .

  24. Pensionisti says:

    Ooooo Mero o djale te lutme mendja e dora.

  25. Haxhi Qamili thote says:

    Te lumte Mero per shkrimet qe na jep,e mos u ndalo ne diskretitimin e kesaj Qeverije qe kurre nuk perfaqeson interesat e Popullit.Shpresojme se B.Topi do te dije ti japi pergjigjen e merituar Saliut,Jozefines dhe atyre qe u jane erresuar syte nga keta te dy.Por dhe Populli i Shkodres duhet te jete i ndergjegjshem qe B.Topi nuk eshte nga ata qe fyen popullin e cfaredo krahine te jete.

  26. misionari says:

    Si gjithmonë, Mjeshtër i Madh Mero Baze. Mendoj se nje analize e përafërt duhet berë për frikën dhe jermin (siç do të shprehej Dostojevcki)të Sali Berishës ndaj Bamir Topit, për shkak se diplomacitë demokratike europiane dhe amerikane e kanë abandonuar në bllok ish-sekretarin komunist, autoritarin e korruptuar Sali Berisha dhe shpresojnë te figura e re demokratike dhe e papërlyer e Bamir Topit. Po qe për rrezik nga ndonjë forcë e brendshme, Sali Berisha është i sigurt se sundon deri sa të shuhet natyralisht. Sipas gjykimit tim, politikëbërësit ndërkombëtarë kanë shumë besim se Bamir Topi do ta gjejë gjuhën e përbashkët me Edi Ramën dhe partinë që ai kryeson. Pse u duhet më tepër bashkëpunimi sesa kontradikta midis tyre, do thoni ju? Sepse planet për Shqiperinë përgatiten në kanceleritë e Europës së Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës; çka do të thotë, se ata duan në krye të shtetit shqiptar një ekip ekzekutuesish politikë seriozë, të urtë, të mençur e bashkëpunues për plotësimin e 12 projekt-detyrave konkrete që kanë shqiptarët për të zgjidhur. .

  27. besim says:

    Per kete “tironsin e bute” qarkullojne zera te forte brenda sistemit te drejtesise se e ka kthyer ne pazar te majme punen e emerimeve te gjygjetareve dhe prokuroreve. flitet qe rekordin e mban emerimi i kryetarit te gykates se faktit ne TIRANE, me 300.000 mije euro. llokma ndahet me Kreshnikun. ky brez plehrash, i te gjithave ngjyrave, blu, kuq dhe roze duhet flakur i teri ne kosh, eshte koha per rotacion brezash.

    1. i says:

      o besim… gjyqtaret e gjykates se larte votohen ne parlament, dhe keto vitet e fundit kush ka qene i propozuar nga topi nuk eshte votuar ne parlament

  28. ledi says:

    O popull mos i shani shkodranet. Une kam jetuar dy vjet ne shkoder,shkodranet jane njerez te mrekullueshem te dashur mikprites etj.Mua me pelqen gjuha e folur nga ata,eshte shume e embel,nazike,delikate ka shprehje qe ne nuk i kemi ne dialektin e shqiperise se mesme ,shquhet per komicitet etj. Por nuk ka lidhje me zhargonin e rende te xhozit ndryshon 100%.Persa i perket te qenit keshtjelle e pd e keni gabim , deri tani mashtruesi ka abuzuar me luften kunder komunizmit se e ka te qarte se Shkodra eshte 100% antikomuniste por tani Shkodranet e kane kuptuar se kush jane komunistat e vertete me te cilet ai mbahet me dhune ne pushtet

  29. Iphone5 says:

    Mero, përse gjithë ky promovim ndaj Bamirit? Nuk ja vlen, e njoh personalisht është bukëshkalë me të gjithë; që nga i vëllai e deri tek 10 deputetët që presionuan Berishën, për tu bërë ai president. “Njohuri të përcipta, inteligjencë mediokre dhe arrivist i pasofistikuar”. Në një dembelhane orientale si Shqipëria e Mesme profesioni i “hajvan doktorit” (veterineri – turqisht), mund edhe të jetë në nivelin e akademizmit. Por ne meritojmë më shumë.

    1. i says:

      armiku i armikut tim, eshte miku im

      e dyta :
      topi mund te jet cfare te duash ti, por duke qene se ne duam demokraci dhe jo autoritarizem (nuk na duhet nje lider, por nje tuf me njerez), bamiri me cduket nuk do te jet i vetem nuk do te veproj vetem por do kete njerez me mend rreth e rrotull qe do i japin mend (gje e cila duhet ne demokraci), e kunderta ndodh ne PD njerizit me mend largohen dhe merren injorant te pa shoq, qe te komandohen si te doje sala

  30. beni says:

    Saliut i duhet uruar fati i Gadafit.Vec jo me koston qe paguan libianet.
    Ai[Saliu] sic duket e di qe ne sjemi ende gati te paguajme,ndaj tallet.
    Nderkohe,e di qe se kalon lehte,dhe sulmon aty ku i duket pa qeder.Per
    mua Topin e mendon si pa qeder.Nuk do te doja te ishte keshtu por kam frike se kjo eshte e vertete.Ne PD

  31. shkodranja says:

    z.Besnik Mustafaj eshte nje personalitet ne politik dhe ne kulture.Kure u “vetelargua” nga detyra e Ministrit te jashtem ka bere nje figure te mire dhe ktheu edhe koken mbrapa, per t’ju thene se po jua le tope e mos e beni grop.
    Macoku plake do mij kerthi thote populli, sepse i ha me gjithe eshtera(kocka) per te forcuar dhembet.

  32. qytetari says:

    Mero me kompani ku perfshihen edhe plot komentues ketu!
    Keni harruar se c´keni thene per Bamirin kur u zgjodh president?
    Gje s´kini lene atehere,e tani pa pike turpi e perkrahni.
    Te gjithe nje mut jane me Sali,me Bamir me Edi Rama turp per ju qe i shkoni pas per interesa.

  33. Luljeta says:

    Cdo gje ne bote ka nje fillim, nje kulm dhe nje mbarim, ky ligj nuk ndryshoi as per mbreterit.Si cdo gje e tepruar qe ha vetvehten. Shqiperia jone e vogel, ka nevoje per njerez te ekuilibruar, u lodh nga zhargoni dhe genjeshtra e trashe.

  34. Albana says:

    Artikulli shume i vertete dhe i paraqitur bukur.

  35. lana says:

    Jo me larg se nje vit me pare, ne nje konflikt qe Z. Obama pati me rivalet e tij politik, te cilet e akuzonin se nuk kishte lindur ne amerike ( pasi ligji Amerikan e kerkone qe Presidenti he kryetari i shtetit duhet te jene Amerikane te lindur),ju kerkua me kembengulje te bente publike, nepermjet mediave, certifikaten e tij te lindjes.Dhe ai pra Z. Obama kete e beri me kenaqesi. Pra provoi se punonte pet token dhe kombin e tij, Ameriken. Ndoshta eshte koha qe Z.Topi, demokratet e ndershem, dhe githe shqiptaret qe shpresojne ne me te miren duhet te bejne te njejten gje me Z. Berisha? Ndoshta eshte koha te mesojme nga vjene ky lloj geni? Eshte shqiptar? grek? apo serb?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje