I duhet armik Stefan Fyle!

17 Tetor 2011, 19:43Editorial TEMA

Nga Mero Baze

I duhet një armik i rëndësishëm në Evropë. Dhe duket e ka gjetur. Quhet Stefan Fyle! Këtë javë e nisi pikërisht me atë. Në fjalimin e tij të përgatitur me kujdes për tu dukur skandaloz, Sali Berisha foli për armiq evropianë të Shqipërisë, por nuk e la në ajër fjalinë. Foli për armiq që i dolën në krah Edi Ramës në mosplotësimin e 12 detyrave që Bashkimi Evropian i la qeverisë shqiptare për të plotësuar si kusht që të merrte ftesën për vend kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian. Evropiani më i rëndësishëm që na firmosi lënien jashtë Evropës, Komisioneri Stefan Fyle, ishte dhe evropiani më përgënjeshtrues për Sali Berishën në retorikën e tij të dështuar se jashtë Evropës na la opozita. Stefan Fyle ishte i vetmi, jo vetëm nga përgjegjësia që ka, por dhe nga objektiviteti me të cilin ndjek procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, që deklaroi qartë se Shqipëria nuk përmbushi “ASNJË” nga 12 kushtet. Kjo deklaratë i jep fund spekulimit me fajtorin dhe kthen debatin tek përgjegjësia e qeverisë për këtë dështim.

Berisha në të vërtetë po matej nëse do ta përqendronte fushatën vetëm kundër opozitës apo ta shpërndante dhe më gjerë tek evropianët. Një gazetar që Berisha e përdor për qendër zëri qysh ditën e parë të dështimit bëri një test duke folur në një emision lajmesh, jo vetëm për faje të opozitës, por për faje të evropianëve që paragjykojnë Shqipërinë dhe tentoi ta shpjegojë këtë me faktin se Evropa është xheloze se ne jemi të lidhur me SHBA.

Deklaratat e djeshme të Berishës nuk janë as gafa dhe as lajthitje nga ato që dëgjojmë prej tij çdo javë. Berisha është realisht i interesuar të ketë një krizë me Evropën si një mënyrë për të justifikuar dështimin e procesit të integrimit dhe për të gëzuar realisht frytet e të mbeturit një geto feudale jashtë Evropës. Në fjalimin e tij të sotëm ka tri prirje të rrezikshme që do të diktojnë politikën e tij në të ardhmen.

Së pari fokusimi tek Komisionari Stefan Fyle si një “armik” i Shqipërisë, që ka qëndrime të njëjta me opozitën shqiptare. Fyle, i cili vjen nga një vend ish- komunist, e njeh mirë këtë retorikë dhe teori konspiracioni anti-evropiane që ish- komunistët e përdorin sa herë vihet në rrezik pushteti i tyre, ndaj nuk shqetësohet për pozicionin e tij në raport me Shqipërinë. Ai është i qartë se Shqipëria ndihmohet duke u futur në BE dhe jo duke u lënë jashtë saj, dhe rruga e vetme për ta ndihmuar është që populli t’i bëjë presion qeverisë për të realizuar detyrimet. Pikërisht këtu shfaqet tendenca e dytë e rrezikshme e Berishës, që do të dominojë të ardhmen e lëvizjeve të tij politike. Berisha i është kundërpërgjigjur Fyles se presioni i Evropës kundër tij është “prodhimtar” për Berishën, pasi i jep koalicionit të tij më shumë vota. Me këtë kazus Berisha kërkon të paraqesë shoqërinë shqiptare si një shoqëri të orientuar anti-evropiane, pra që reflekton kundër presionit për tu futur në BE, dhe tenton po ashtu të legalizojë vjedhjen e votave si zgjedhje të lira. Tendenca për ta paraqitur shoqërinë shqiptare si shoqëri që reagon duke votuar kundër “armiqve evropianë” është në të vërtetë strategjia për të justifikuar kursin e tij të ri anti-evropian. E kam theksuar muaj më parë se ai është thellësisht i interesuar të qëndrojë jashtë mbikëqyrjes evropiane në pushtetin e tij personal dhe familjar në Tiranë. Tashmë ai po dizajnon dhe arsyet përse kemi mbetur jashtë Evropës dhe pse “populli i tij” e mbështet në këtë kauzë anti-evropiane. Deklarata e tij se armiqtë evropianë kanë bërë që ai të ketë 140 mijë vota më shumë se koalicioni kundërshtar, përveçse është spekulim politik i pastër, është një stërmundim për të gjetur mbështetje popullore tek kursi i tij anti-evropian. Nga ana tjetër ai përmend në këtë argument elektoral dhe vjedhjen e votave të Edi Ramës në Tiranë, të pranuar ndërkombëtarisht si të tillë nga raporti i ODIHR. Kjo do të thotë se ai po synon jo vetëm të gjejë argumente anti-evropiane tek spekulimi me shifra pa sens elektoral, por dhe tek legalizimi i votave të vjedhura që Evropa i ka dënuar. Pra, e ardhmja e Berishës “pa armiq evropianë” tani e tutje do të jetë një parajsë elektorale ku çdo votë e vjedhur do të quhet votë e dhënë nga inati i armiqve evropianë dhe çdo qëndrim i mëtejshëm i Berishës në pushtet një përgjigje ndaj atyre që “nuk na duan” në Evropë. Ky është një degradim tipik i një horri të degraduar që po përpiqet të gjejë fole për pushtetin e vet tek sovraniteti dhe pavarësia nga Evropa, ndërkohë që vendi kërkon të jetë pjesë e saj.

Tendenca e tretë e rrezikshme, të cilën po e përsërit për herë të dytë në karrierën e tij, por tashmë në sens të kundërt, është përpjekja për të ndarë Evropën nga SHBA në raport me Shqipërinë. Të njëjtën gjë tentoi të bëjë në vitin 1996- 1997 pa sukses duke u shpallur në kulmin e krizës me amerikanët si pro-evropianë. As njëra palë, as tjetra nuk e hanë këtë broçkull të tij dhe ai e di mirë, por tenton ta përdorë për pjesën jo urbane të Shqipërisë, atje ku mendohet se Shqipëria është në qendër të botës dhe Obama me Barroson para se të flenë në darkë flasin dhe një herë si e kemi Saliun në Tiranë.

Bashkimi Evropian dhe SHBA jo vetëm kanë pikëpamje të njëjta dhe janë tërësisht të bashkuar në parimet mbi të cilat Shqipëria duhet të qeveriset për tu bërë vend i BE, por SHBA ka dhe kujdesin e posaçëm që të përdorë pikërisht procesin e integrimit të Shqipërisë si presion demokratik mbi qeverinë shqiptare për të korrigjuar defektet e rënda të demokracisë së saj. Nëse u hedh një sy kabllogrameve të ambasadorit Withers dhe udhëzimet e tij për Departamentin e Shtetit për mënyrën se si duhet të sillen me Berishën, e shikon qartë se një mjet i fortë presioni rekomandohet të jetë procesi i integrimit në BE. Legjenda e re e Berishës se “armiku” amerikan Withers iku dhe tani këta që janë në Tiranë dhe Uashington janë “miq të tij” është provinciale, e lig dhe fyese për diplomatët amerikanë në Tiranë dhe Uashington. Ajo është dyfish fyese kur tenton t’i përplasë dhe me politikat e Brukselit ndaj Tiranës dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë.

Këto tri tendenca negative që Berisha i shpalosi hapur dje në fjalimin e tij për armiqtë perëndimorë, duhen marrë seriozisht pasi ato më të gjitha llogaritë janë mënyra e vetme që Berisha të degradojë imazhin e Shqipërisë dhe ta kthejë atë në një tip Bjellorusie, ku vjedhja e votave të quhet zgjedhje, armiqësia me Perëndimin të quhet patriotizëm dhe pazaret personale të tij në kurriz të Shqipërisë të quhen miqësi popujsh. Berisha nuk ka asnjë shans të qëndrojë në pushtet nëse vendi futet në ombrellën e Bashkimit Evropian dhe qeveriset si një vend kandidat për anëtar të Bashkimit Evropian. Mbetja jashtë dyerve të Bashkimit Evropian dhe rikthimi i Berishës tek teoritë e konspiracionit që lidhin kundërshtarët e tij me armiq perëndimorë, janë mënyra e vetme që ai të qeverisë si një feudal i degraduar lindor në çifligun e Familjes së tij, që ai ka frikë mos ia heq nga duart Perëndimi. Për këtë shkak i duhet armik Stefan Fyle, për këtë shkak i duhet një krizë me Evropën, për këtë shkak i duhet një alibi për vjedhjen e votave dhe një rivalitet i shpikur SHBA Evropë për shkak të tij!!!

61 komente në “I duhet armik Stefan Fyle!”

  1. xtreme says:

    Ky eshte i gjithe thelbi ?

    1. V.F.L.P says:

      Nje ferr o Mero je shnderuar per monstren, neqoftese para se te flinte ne jeten opozitare i duhej vetem nje ilac gjumi, tani duhet ta kete 5-fishuar dozen, sepse dhe koha qe shfaqet editoriali yt FANTASTIK, perkon para nates se gjate, shpresoj tja arish qellimit:) Tu befte pena Top.

      1. fule says:

        Ai analisti i pare qe artikuloi kete tezen e armiqve evropian, ishte Artan Hoxha (i njohur si qorri pushtetit) te ABC.

        1. xha veli says:

          ne fakt ishte Blendi Fe(v)ziu.

          1. Rajmonda says:

            Edhe une mendoj qe ishte Fevziu.Por njelloj jane nuk eshte Larua por eshte Balua(pune qensh).

      2. raimondi says:

        ..Mero thote :
        “… Për këtë shkak i duhet armik Stefan Fyle,
        …. për këtë shkak i duhet një krizë me Evropën,

        …. për këtë shkak i duhet një alibi për vjedhjen e votave dhe një rivalitet i shpikur SHBA Evropë për shkak të tij!!!

        ___Por ke harruar te thuash me kryesoren ore Mero — qe eshte :

        ……….per kete shkak duhet qe opozita me Edin ne krye te ngrihet ne protesta
        te fuqishme per ta ndaluar njehere e pergjithmone __kete kurs politik Anti-Europian te Sali Berishes
        —Kjo e fundit eshte edhe Zgjidhja

        —– Ndaj ore Mero kur jep analizen e nje krize te pushtetit,apo te nje tendence negative te tij
        , mos harro
        te japesh edhe nje Alternativ e Zgjidhjeje,

        Se ne te kundert, ben nje lloj si ai piktori qe ben nje portret te bukur ,
        por harron t’i vendosi koken protretit

        —Piktro Edi i ka per zemer keto “piktura” gjysmake ,ne politike domosdo,
        por qe jane me pasoja per nejrezit e thjeshte …

        1. pergjigje says:

          po pse o raimond mero baze duhet ti jape alternativat opozites shqiptare??? pena top mero …shyqyr qe te kemi ty (ç’fatkeqesi)

      3. Besa,Elbasan says:

        Mero,fjala e VFLP,ne vesh te Zotit i thone nje fjale,por ta lesh ne dore te fatit kete punen e Sales eshte e pafalshme sepse po e shohim qe jemi ne renie disheze per tu shqetesuar Une nuk arrij te kuptoj PS ne kete metoden e re te luftes qe ajo po ben,ndoshta ta ka lene ty pergjegjesine? Te uroj sukses !

      4. aleko says:

        nuk ju ndave ore MERO salihit si SKENDERBEU turqeve . Te shtujme dhe ne oren se nuk shtyhet ketu ne emigrim ….

  2. dori says:

    …As njëra palë, as tjetra nuk e hanë këtë broçkull të tij dhe ai e di mirë, por tenton ta përdorë për pjesën jo urbane të Shqipërisë, atje ku mendohet se Shqipëria është në qendër të botës dhe Obama me Barroson para se të flenë në darkë flasin dhe një herë si e kemi Saliun në Tiranë… +++++

    1. Pelasgian says:

      LOL !!! BRAVO !! shume vertet ajo qe thua !

  3. razo says:

    Analize e mprehte! Nga te paktet qe mund te shohin pertej kuatratit ne te cilen eshte futur shoqeria dhe media shqiptare. Mund te shtoj edhe per tentativen e turpshme keto dite per te ndare shqiptaret ne geg e toske, kujto 97 dhe turmat e genjyhera qe donin “hakmarrje”. Fatmiresisht, nuk ka me turma te genjehen, shqiptaret e njohin me mire njer-tjetrin si kurre me pare. Shiko Tiranen sot dhe pupullsine e saj!

    Nuk eshte e thene qe te kesh te drejte, por padyshim qe eshte aftesi.

  4. XHEP-MEDANI says:

    FYLE VS ARVIZU OSE BAROSO VS OBAMA. HAHAHAHAH DHE TRAPI XHON LENON VS MERILIN MONROES. ARMIQTE E SHQIPERISE JANE PRAPE NE PERENDIM. NJESOJ SI ENVERI DO NA VERE TE BEJME ZBOR E TE NDERTOJME BUNKERE. GADI ESHTE IMAMI DHE OLLDASH BALLUKU,

    1. xha veli says:

      Sa per sqarim Olldashi eshte nga (blloku) por nuk eshte balluk.Nuk po ta them qe te pyesesh e ta gjesh.

  5. england says:

    Ky shkrim eshte apsolutisht brilant!
    por a mjafton kjo qe Mero Baze ben nje analize me te goditur
    sa analizen e meparshme ?
    Dhe ne qe lexojme e presim me padurim nje tjeter te radhes?
    mendoj se me largimin e Topit nga presidenca,disa ish figura
    te PD si Biberaj,Zogaj,Mustafaj apo dhe Dash Shehi dhe ju Baze
    duhet te angazhoheni per ta bere te mundur shporrjen e plehrave
    qe kane mbytur shqiperine,jam i bindur se nese krijohet nje parti
    e re me njerez qe si kane lyer duart me gjak,dhe qe nuk kane si
    alternative korrupsionin,ashtu si lexojne shkrimet e tua,do te
    mbeshtesin dhe ne jeten aktive te politikes…

  6. analist says:

    Tentativa e z.Baze eshte e qarte,te fuse ndonje pyke ne mardheniet BE-SHBA-Berishe Viçidoli,por e ka kot.Ata e mbeshtesin Berishen mbasi ky ka gjetur vendin e duhur ku paguan super-bakshishet ne Bruksel dhe Uashington,te ato grupe lobingjesh qe po e cojne gjithe globin ne kolaps!

  7. plaku says:

    Mero Baze, si gjithmone, respekt. Me pelqeu shume pjesa :
    “As njëra palë, as tjetra nuk e hanë këtë broçkull të tij dhe ai e di mirë, por tenton ta përdorë për pjesën jo urbane të Shqipërisë, atje ku mendohet se Shqipëria është në qendër të botës dhe Obama me Barroson para se të flenë në darkë flasin dhe një herë si e kemi Saliun në Tiranë.”
    Pershendetje.

  8. luis says:

    Kjo nuk eshte nje strategji pa vend e ketij kopuku,sepse kur je ne gjendje te mbashe te nenshtruar popullin tend asgje nuk eshte e pamundur.
    Keshtu veproj edhe ati i tij shpirteror Enver Hoxha ua futi lepurin ne bark nje populli te tere,dhe as lindja as perendimi nuk munden ta luajne nga pushteti,jo se nuk kane force per ta bere nje gje te tille por se nuk u intereson nje vend me nje popull servile qe nuk dine te ngrihen ne vlerat e duhura njerezore.
    Me kujtohet nje fragment fort i goditur ne filmin Nentori i dyte kur i thote ai turku se me nje te ngritur flamurit kujtoni se do na zhdukni,pas do na keni tere jeten dhe vertet ato fjale jane profetike sepse cdo gje te trasheguar prej asj kohe te qelbur,po e ruajne dhe e kultivojne me fanatizem.
    Nuk eshte nevoja ta shohesh vetem ne zonat rurale te Shqiperise kete fenomen te felliqur por edhe tek ata pseudointelektualet te rritur ne mes te Tiranes per te kuptuar nje gje te tille.
    Tek ne nenshtrimi eshte mode.
    Tek ne servilizmi,super mode.
    Tek ne shkelja me dy kembe i atij qe eshte i zgjuar dhe perparimtare eshte mode.
    Tek ne injoranca dhe fodulleku eshte krenari.
    Tek ne patriotizmi ekziston vetem tek fjalet se shesim gjithcka per ca kacidhe deri dhe nderin e motrave dhe te grave te tyre sic kane bere shume prej tyre duke i nxjerre ne rruge per ti shkerdhyer plehrat e europes.Menjefjale nuk mund te gjendet nje komb me kote se kombi shqiptare,prandaj dhe te huajt na kane hale ne sy sepse ne vec i felliqim keto kombe dhe asgje te mire nuk mund tua sjellim.
    Me eshte dukur ekstremist i tepruar nganjehere ky Turkofagos por mesa shoh ai ka plotesisht te drejte.

    1. rroku says:

      Per luis-in
      Cdo gje e sheh me obsesionin e mohimit dhe urrjetjes. Asnje argument nuk sjell vetem verer e shpifje.
      Ju e fusni Enverin thjeshte per reference te nihilizmit ultra-negativ qe keni ne shpirtin tuaj te zi, por ne fakt jeni nje monster enveriste, nje deshtak, dhe nje intrigant i pa skrupullt.
      Vrerin tend te zi e shfryn edhe mbi ato qe jane ne zonat rurale, qe sipas teje jane injorante, por edhe tek “pseudointelektualet”
      E thene thjeshte, ju jeni as me pak e as me shume nje dallkauk enverist, nje deshtak pa asnje vlere intelektuale, qe vegjeton ne parazitizmin e nje marketi qe me siguri te ka flakur si te paafte dhe qe prêt per ndonje cope te majme pas shpreses se rikthimit te enverit dhe enveristeve ne pushtet.

      1. loni says:

        Ore ti rroku, po te vjen keq ha ha ha, por luis ka shume te drejte ha ha ha me thuaj nje vend te botes qe ka universitete sa vendi i plehtave Shqiperi dhe ku njerezit nuk jane te afte te ndertojne asnje gje…sa per zonat rurale po t’a perseris jane super injorante e mjere ky vend per monstrat qe ka…budallenj, te keqinj e te pabese…njerez qe nuk bejne asnje gje qe e kane kthyer ambjentin ku jetojne ne nje hale te madhe…ndersa intelktualet jane pasqyra me e mire e ketij realiteti te dhimshem te gjithe pa perjashtim medioker dhe jo intelektuale sepse or zoteri nje intelktal i vertete nuk i lepin bythen horrave, nuk denjon te merret me horra si berisha, basha, topallja, mediu etj por jep edhe jeten qe vendin te futet ne binaret e vertete te demokracise dhe te ligjte si puna e berishes e bandes se tij te shkojne ne burg…nje intelektual i vertete behet keq kur sheh surratin e satrapit sali dhi berisha dhe rrugen pa krye ku ka futur shqiperine, nje intelektual kerre nuk do t’i sherbente ketyre krimineleve qe nuk po lene gje pa vjedhur, ndersa ato qe i sherbejne per mua jane kriminele po njesoj si berisha e banda e tij jo me te quhen intelektuale. Uroj me gjithe zemer qe shqiptaret e zonave rurale te zgjohen nga gjumi te heqin nga kurrizi banden kriminale te sali qen berishes dhe te hapin mendjen per arsim e kulture sepse vetem dituria do ti beje njerez dhe do t’i jape pavaresi e aftesi te dallojne njerezit e mire nga banditet e horrat dhe vetem dituria do ti jape krahe drejt nje jete dinjtoze e normale.

  9. Bjeri haramin ketu tek une se eshte dhe kohe e mire.

  10. njeri says:

    Saliu sulmoi Withersin, derisa erdhi dikush ta quante burre shteti pasi vrau. Sulmoi Boschin duke e quajtur megafon, derisa erdhi ky tjetri qe foli para pak ditesh per konfliktet e shqiperise ne 1914-en, nje dite pasi saliu foli per konfliktet e toptaneve (cfare papagalli!).
    Edhe sulmi ndaj Fyles eshte ne te njejten strategji. E verteta eshte qe Fyle ka mbajtur komplet anen e sales, duke bere leshime vetem per saliun e aspak per opoziten. Por pikerisht ne kete pike ka degraduar politika shqiptare, qe nese dikush nuk perkrah krimet e qeverise, sulmohet si anti-shqiptar e anti-integrim derisa ai o terhiqet ose behet komplet me saliun.
    Keshtu ndodhi rishtas dhe me Topin, i cili kurrsesi s’beri sa duhet pas 21 janarit dhe as pas vjedhjes se zgjedhjeve nga saliu, por prapeseprape eshte saliu qe e akuzon fuqimisht si anti-qeveritar, apo anti-integrim.
    Pra, te tere ata qe kane mbajtur mbyllur nje sy ndaj krimeve te qeverise, por nuk e kane mbeshtetur fuqimisht, akuzohen nga saliu si te anshem, nderkohe qe duhet te ishte e kunderta; duhet te ishte opozita ti akuzonte ata si te tille.
    Opozita vete-kenaqet me faktin qe neper korridore e biseda informale te tere e denojne salen, por kur vjen puna per qendrime zyrtare te tere ia kane futur opozites e kane mbyllur syte para krimeve te qeverise.
    Prandaj ne fund del i fituar saliu pasi opozita jo vetem s’po mbron dot shtetin, por s’mbron dot as te drejtat e saja, duke vazhduar nenshtrimin pa kushte.
    Keshtu ndodhi dhe me Ina Ramen, qe nuk zbardhi asnji nga dosjet e krimeve qeveritare, e prapeseprape eshte saliu qe e akuzon per te anshme, nderkohe qe duhet te ishte opozita qe ti kerkonte cdo dite o te zbardhte dosjet o te largohej.
    Sulmi ndaj fyles, qe u iniciua nga fevziu, ka dhe nje arsye shtese: ai behet per te mos pranuar 10 pikat e opozites, pasi saliu mendon qe po te pranoje ato pika humbet shumicen ne kqz, ose me vone i kerkojne president konsensual. Keshtu saliu kerkon te hedhi poshte kerkesat nga fyle per konsensus me opoziten duke filluar nga bisedimet per 10 pikat e paktit.
    Eshte e kote te thuash qe rama s’duhet te leshoje asnji nga ato 10 pika, pasi ato jane fare minimaliste, e vazhdojne ne rrugen qe opozita nuk arrin te marri mbeshtetje as kur ben leshime.
    Kursi i ri i opozites ve ne rrezik fitoren e 2013-es.
    E vetmja zgjidhje eshte mosnjohja e qeverise dhe e parlamentit per te kaluar ne zgjedhje te parakohshme, ndryshe opoziten do vazhdojne ta tallin sic e talli dhe sot nji cop mishi si jozefina.
    Nuk zgjerohet elektorati me Edi-toriale.

  11. gjon zaveri says:

    Ah sikur vertet te ishte keshtu si shkruan mero atehere shume kollaj berisha do te ish larguar nga politika me heret.Une kam dyshim se jane pikerisht nderkombetaret qe mbajne berishen,komentet duhette behen per te sqaruar.PSE-ne?

  12. Per Atdhe says:

    Mero nuk e kame lexuar akoma artikullin Por me zi pres ta Leslie dhe do te jete fantastik.

  13. tomori i beratit says:

    Mire e thua ti england qe te mblidhen disa politikane te djathte midis tyre edhe dash shehi.Per dash shehin edhe pse ruaj nje konsiderat se eshte popullor nuk mund te kesh me besim sepse ai prap beri koalicion me salen dhe po ti jepte sala nje kock dashi te jesh i sigurt do ta merte do zinte nje qoshe e do lepinte kocken e nuk do ndihej me.Sa per Meron qe ti e propozon per tu futur ne politik gabon rende.Meroja sot eshte ikona e gazetaris shqiptare e ti kerkon ta qelbesh me ndonje kock.Kjo nuk do ndodh kure me MERO BAZEN,njeshin e opozitareve ne shqiperi

  14. fush-miloti says:

    BRAVO ZOTI BAZE. JENI NGA TE PAKET GAZETARE
    QE PO LUFTONI KUNDER HITLERIT TE FUNDIT NE EUROPE.

  15. Montekarlo says:

    Zoti Baze je shum i ashper kunder Berishes.E quan Berishen Horr…. dhe se ai deshiron qe te fusi Ameriken ne konflikt me Europen per hire te shqiperise.Ofendon fshataresine e tone qe gjoja mendojne se qendra e botes eshte ne shqiperi kur dihet qe edhe ti je me origjine Fshatar.Zoti Baze nuk i vij ne ndihme Berishes sepse ai eshte i zoti i vetes dhe nuk ka nevoj nga une apo te tjere per tu pergjigjur por ajo qe thot Berisha per Europianet eshte me se e vertet,eshte me se e qarte dhe nuk ka fakte me te medhaja qe ta e vertetoj ate se sa futja e Serbise fashiste ,Malit te Zi etj ne kandidatesine e BE dhe shqiperia lihet jashte.Zoti Baze e di se nuk je naive ne politike qe te mos kuptosh perse Turqia lihet jashte dhe shqiperise i vonohet sepse shqiperise nuk mund ti moheohet anetaresimi ne BE sepse prania e shqiptarve ne shum shtete te tjera te BE dhe te ballkanit e ban te pamundur qe te barazohet shqiperia me Turqine por zvarritja e saj nga qelbesirat apo “Europa e vjeter” (Europe kanibaliste)behet me qellime politike dhe “raciste” fetare.Berisha ka te drejte sepse asnje shtet qe eshte pranuar apo po pranohet ne BE nuk eshte shikuar apo po shikohet me teleskope si shqiperia.Dihet qe Opozita shqiptare eshte nje bande rrugacesh qe mendojne vetem per veten e tyre por nuk eshte e gjitha ajo ,ajo eshte vetem nje justifikim i “Europes se Vjeter” per ta e zvarritur anetaresimin e shqiperise ne BE.Berisha ka te drejte dhe po ashtu edhe prapambetja e jon kane te drejte Europa e vjeter nuk ka te drejte.Nuk fajesohet qeveria sepse ajo beri te pamunderen per tu bere kandidat i BE por……..Feja myslimane…… eshte kunder interesave te tona dhe kete e kemi te trashguar nga gjeneratat paraardhese dhe kjo nuk mohohet dhe nuk duhet te nenvleresohet sepse ne te vertet eshte besimi Fetar dhe jo gjendja demokratike qe ndodhet shqiperia sot.Edhe vitin tjeter do te na e shtyjne perseri duke gjetur vegje per tu kapur apo justifikime nga me te ndryshmet.

    1. klara says:

      uuuuuuuuuuuuuuuuuuuf sa kot qe e ke more zotri

  16. pikoto says:

    http://www.mediazone.al/?p=598 interesant ky qendrimi i Besnik Mustafajt!!!

  17. partia e pirateve says:

    Lumi i Lanes, dikur ka qene uji i paster.
    Tani eshte shume i piste, rrjedh uje i zi. Nuk ka faj mrs Majlinda Bregu per ujin tmerresisht te ndotur te Lanes.

    Faji i saj eshte qe duron pordhet e zyrtareve te BE-se!
    Nuk duroj dot pordhet e askujt any more, te thote pa frike, duke dhene doreheqien.
    Kjo eshte demokraci…Lumi i Lanes, do rrjedhi me uje te bardhe nje dite,apo jo? sir Mero.

  18. dymi says:

    Armiqte na kane ne gryke te pushkes, ne i kemi ne gryke te topit. E dini kush i ka thene keto fjale? Po i ditet, mire, ndryshe pyetni me te moshuarit

  19. Mina Maleshova says:

    Eshte aq e sakte sa te frikson kjo analize. Njerezit te dalin ne rruge me njerezi sa me pare. Ky i cmendur duhet derguar jashte vendit bashke me disa te tjere. Duhet filluar nga e para…ndryshe humbem!

  20. ULËRIMA! says:

    Si gjithmonë Z- Mero me këtë analizë rreptë shkencore jep dhe një herë opinionit publikë dhe opozitës së bashkuar të bëjë trysni pushtetit Berishian, i cili jo vetëm se është fajtori i përherëshm i ngeljes së Shqipëris Jashtë Evropës, por ai dëshiron indirekt që të mos futet kurrë në Evropë. Këtë dëshirë ai po e ndihmon për faktin se po të futet në Evrop nuk e le Evropa të livadhisë me pushtetin e tij familjar.
    Mero, argumenton tre tedencat e Berishës për të na lënë jashtë Evropës. Analizës nuk ke ç,ti shtosh, por të bashkohemi si popull rreth Intelektualëve patriot, që nuk kanë lyer duart me gjak. të pa korruptuar dhe trima për të shpëtuar popullin si Mero Baze, Bamir Topi (Po vazhdoi sikurse e ka filluar), Bledi Mane, Mimoza Dervishi, Andrea Stefani, Mustafa Nano, ILIR YZEIRI dhe dhjetra të tjerëve që unë nuk munt ti njohë. Z. Mero Bëhuni inisiatorë të siguroni një forum të intelektualëve dhe iteligjentëve patriot, për shpëtimin e kombit nga diktatura post komuniste. Mendoj se ju kini bërë një punë kolosale duke rrezikuar dhe veten nga diktatura primitive neostaliniste. Athere pse të mos bashkoheni ta trondisim nga themelet këtë qërmëtyrë?. Të mos presim më nga opozita sepse më tepër se ju s,ka kush e di se kushedi se sa agjentura veprojnë kundra Edi Ramës. Mobilizimi ndën një forum civil me intelektual krsesisht gazetarë do provojë dhe opozitën, se sa e pa korrupzuar është në zotimin e saj për rrëzimin e diktaturës. FLM.

  21. Frank says:

    Mero, i ke rene pikes ! Je model !

  22. tironci says:

    . te lumte Mero .. berisha eshte bere me keq se ne kohen e xhaxhit .. i kerkon armiqte ne europe ..
    kur europa e shikon sec cfare mostre e drejton SHQIPERINE ..
    do shkulur ky njeri nje ore e me pare para se te perfundoje si kadafi

  23. Tony says:

    A mund te ndalet konfliktualiteti politik ne Shqiperi apo do t’na coni ne fund te gremines se ne gremine jemi.Te gjithe me duken te cmendur ashtu sic dukej Enveri qe ia festuan ditelindjen ne Ferizaj.Te gjithe te cmendurit e medhenj mendojne se jane te pavdekshem edhe pasi behen te vdekshem, ne te gjalle po se po. Habitem po nuk e pane keta se Enverit ia hoqen statujat zvarre dhe i bene zhvarrim? Ku po e coni Shqiperine, o te cmendur per sherr.Po c’na duhen sukseset tuaja ne, ku Shqiperia fundoset per dite, dhe po e lene perseri pas gardhit te Evropit? tash na u desh dhe sherri i sajuar ndergjuhesor, c’jane keto marrina Apo po u vjen ndonje krize me e thelle dhe doni te humbni mendjen e njerezise?
    Tony nga Nju Jorku

  24. skela says:

    Sipas Berishes : – Ne ne goje te ujkut hedhim valle.
    I ka ngele sahati ne kohen e Enverit.
    Po kush ti ha keto o nastradin Saliu, vetem Jozi me Bregu-Karroten edhe njecik sa e lepin ajo ”virgjeresha”Bulku se nuk e ha dot kjo e fundit se eshte shume e ndercme.
    Ha, haaaaaaaaaa…………..

  25. albani says:

    Z. Mero, je si gjithmon i sakte por tani kjo monster nuk duhet komentuar por duhet menduar per debimin e tije. Une e di qe ju nuk mundeni me shume se kaq por te tjeret duhet ta bejne tani jo neser dojet shume vone, tani i kerkohet dorheqja dhe jo ta lene dhe te tregoje dokrra por eshte fatkeqesi qe nuk kemi opozite.

  26. aliko says:

    Mero je i respektuar dhe virtuoz. Asgje nuk humbet kur punon per te drejten atdheun dhe per popullin. Shperblimi dhe pasuria me e mire jane nderi dhe respekti qe ti ke perfituar nga te gjithe shqiptaret e ndershem dhe njerezit e thjeshte.
    Roli yt eshte heroik inteligjent dhe trimeri e rralle. Ky eshte mision i larte sepse nuk i sherben klaneve, interesave te biznesit te pangopur por i sherben drejtperdrejte gjithe shoqerise dhe kombit shqiptar. Koha tregoi se te merresh me nje monster si Saliu nuk eshte e lehte po ti me forcen e arsyes ngrite nje barriere te forte e te larte qe eshte barriera e se drejtes dhe e principeve te larta morale.

    Personalisht te pershendes dhe te uroj suksese ne sfiden e perditshme me pushtetin gjakatar.

  27. aliko says:

    Saliu te vere para sa te doje per familjen dhe brezat e tij.
    Kur eshte e grabitur paraja eshte haram dhe asnje nuk ja ka pare hairin deri me sot. Nje shprehje thote qe Derri atje ku e ve dhjamin atje e le.
    Paraja e Saliut ska asnje vlere dhe do ti dali per hundesh me breza. Eshte para e vjedhur dhe e lyer me gjak. Nuk te jep kenaqesi por vetem mort, vuajtje dhe fatkeqesi ne familje.

  28. Luan Kolonja says:

    Per te qene objektiv, ky eshte nje nder shkrimet me “Sharp” te Bazes, packa se sensi i arsyetimit tij eshte i prirur nga negativiteti dhe urrejtja e tij pothuaj pathologjike ndaj Berishes.
    Duhet pranuar qe vlerat gazetareske intriguese te Bazes jo vetem po komplementojne por mund te them se po paraprijne ne ide dhe taktika opoziten tashme te plogeshtuar dhe te coroditur.
    Per kontributin qe po jep ndaj “Ceshtjes se te majtes” Baze po futet ne kontribuesit generous me te efektive dhe me te devtoteshem.
    A e larteson ate ky qendrim?, koha do te tregoje.
    Do te perpiqem te spekulloj dhe te intrigoj me poshte rreth nje skenari imagjinar, se cfare do te ndodhe nese perpjekjet e Bazes, lufta e tij, sakrificat dhe “konsumimi moral” i cili ndodh rendomte ne te tilla raste kur dhe pasioni me i zjarrte, urrejtja me thlle dhe dashuria me e madhe zveteniten e shuhen, kur koha heth tisin e harreses, kur fitorja dehese dhe e pa merituar ngazellen e deh liderin fitimtarin duke I krijuar atij vizionin e te madhit dhe te zgjedhurit nga perendia per te qene lider.
    Imagjinoni nje dite qe opozita do te vije ne pushtet, kur Rama e kompani do te fitojne zgjedhjet, kur pas orgjive te rastit deri ne te gdhire, vjen nje dite e re; kalon nje jave, dy, nje muaj dy e tre, gjashte muaj. Gazeta Tema, nderkohe, i ka konsumuar burimet e Wikileaks prej kohesh, Saliu nuk eshte me ne detyre, Luli vashdon indifferent menaxhimin e bashkise, Jozefina kalon ne minoritet me grupin e saj parlamentar, Olldashi e ish-ministrat e tjere kalojne ne biznese private e keshtu me radhe .Iliri i mban 5 vendet qe kishte me pare. Topi ka fituar tashme 4 vende, Islami ka fituar 3 vende, Gjinushi ka fituar 1 vend, minoriteti grek ka fituar 1 vend, po keshtu nga nje dhe disa te tjere. Gjithsej 1o parti me nga nje deputet. Ngjela pa asnje deputet, i premtuan postin e ministrit te drejtesise.
    Edi si kryeminister i ri dhe karizmatik, vashdon te tregoje barcaleta hokatare me ambasadore te cilet qeshin nga te qeshurat e te pranishemeve por ne fakt nuk kuptojne asgje nga ky humor, megjithes ato jane aty te perserisin per te njeqinden here mbeshtetjen e tyre per vendin te hyje ne Europe. Pas zbrazjes se gotes se trete te shampanjes, Edi u kthehet atyre dhe me ze kumbonjes u thote: Te nderuar zoterinje, ne nuk jemi gati per te shkuar ne Europe, ju jeni lodhur kot duke i besuar Sales e Lulit. Ne nuk na duhen as vizat e Shengenit dhe as ndihmat tuaja. Ju jeni bijte e kurves plake qe quhet Europe qe perhere na e ka pasur me hile ne shqiptareve. Por sot ky vend ka zot dhe ju duhet te largoheni se skeni me pune ketu. Nderkohe qe ambasadori Amerikan perpiqet te thote dicka, Rama e nderpret duke i thene atij :edhe ju merrni kete flamur te shemtuar me vehte, duke hedhur flamurin e simbolit te vene mbi tryeze bashke me flamuj te tjere perfshire flamurin shqiptar, dhe largoni personelin sa me pare. Ai vashdon: dhe sa per ate dreq Nato, qe me duket si nate dimri, na sillni trupat ne shtepi sa seshte vone, jo jo, e dini cfare; nuk na duhet fare, mbajini atje ku i keni.
    Papritmas, fillon nje rremuje dhe perplasje si nje stuhi ne qiell te kthjellet; qeveria nuk eshte formuar akoma pasi te gjithe duan nga 2 ministri, 3 zv.ministra dhe nga 2 ambasadore dhe nuk bien dakort me nga nje minister dhe nje drejtor drejtorie te premtuar. Edi, pasi eshte kthyer nga nje pushim i gjate dy mujore ne Europe dhe Katar, shkon ne podium the thote: Kush nuk pranon kushtet e mija te shkoje nga ka ardhur, nuk me duhet as qeveri dhe as parlament, me mjaftojne keto kingat qe kam, bile dhe ti Gramoz shko andej nga Tepelenda se ketu ne Tirane nuk me duhesh me.
    Kurse ti Mero, hajde na bej ndonje reportazh atje ne plazhin e Ri te Nudos tek gjiri i Lalzit, se nuk ke me asgje te sulmosh, bile hiqe fare ate tema OnLine sepse ca gomore rrine gjithe diten atje duke share mush e keput. Tashti qe nuk eshte me Sala, do fillojne te me shajne mua. Baze i terbuar nga inati flet neperdhembe: Me q.. nen.. po sta bera fyturen me te zeze se kepuca e Tahirit.
    Te me falin lexuesit per kete humor me zarar qe bera. Sidoqfte let te kthehemi tek subjekti i Z.Baze:
    Se pari, Baze, duke harruar qe e ka cilesuar Berishen per lajthitje, kete here pranon se Berisha nuk ka lajthitur, por e ben cdo gje me qellim. Ku kete ralle, ai ka sulmuar Fyle-n si armik i Shqiperise dhe Shqiptareve dhe se Fule eshte shkaktari i mospranimit ne negociatat e vendit kandidat.
    Tani, te pakten per mua nuk eshte e qarte nese eshte apo nuk eshte i lajthitur Berisha, pasi ate, Baze e ka paraqitur te lajthitur, te semure, te vjeter, qe harron, qe nuk din se cflet e tjera. Ndersa tani na del shume i sofistikuar dhe dinak.
    Se dyti, Baze deri tani e ka akuzuar Berishen qe ky nuk do qe vendi te shkoje ne Europe, duke sabotuar e mosplotesuar kushtet e pranimit. Por po te ndjekesh arsyetimin e Bazes, del qe Berisha, si gjithmone shume ambicioz, arrin te quaje Fyle-n armik te Shqiperise. Logjika e thjeshte te con ne ate se, gjithmone duhet te jete nje motiv per cdo veprim qe ben njeriu. Ose ndryshe, duhet qe Berisha te jete shume I pa kenaqur me mos arritjen e ketij objektivi pa te flase per armiqe qe e penguan ate ne arritjen e ketij objektivi.
    Se treti, Baze me qellim spekullon qe Berisha ka cilesuar Fyle-n si armik te Shqiperise. Spekullimi dhe intriga qendron ne artificen e genjeshtert se Berisha ka permendur emrin e Fyle si armik, por ai ka stigmatizuar faktin qe ka individe e forca ne keshillin e Europes qe per nje arsye apo tjeter (lobingje te Rames), kane influencuar negativisht ne vleresimin per vendin tone, arsyetuar qe vende te tjera si Serbia apo Mali i Zi, jane toleruar ashtu si Kroacia me pare, ne kuptimin qe standartet nuk kane qene te njellojta per ato dhe per vendin tone. Kjo pike mund te haje diskutim, por nuk mund te perjashtohet kategorikisht.
    Se katerti, Baze aludon me djallezi, duke sjelle argumentin qe Berisha luajti karten e preferences Europiane versus Amerikes ne 97, dhe per kete u ndeshkua nga Amerikanet.
    Ne se e marrim kete hipoteze si te vertete, na rezulton :
    1. Berisha eshte teper finok dhe inteligjent dhe aspak budalla.
    2. Berisha punon per interesat e vendit te tij (qofte per motivin e lavdise tij personale) duke bere lojra te forta me te fuqishmit e botes sic jane Amerika dhe Europa. Shume interesante kjo.
    3. Me qe Europa nuk e dashka Berishen, eshte Amerika qe e suporton dhe e mban Berishen, pasi Amerika dhe Europa kane interesa te kunderta me njera tjetren.
    4. Meqe Amerika e mban Berishen (qofte per interesat e saj), rrjedhimisht, Amerika nuk do mbeshtese apo pranoje Ramen apo ndonje tjeter, por vetem Berishen.
    Pra Baze duhet te mendohet mire per ato qe shkruan, pasi njerezit arsyetojne dhe konkluzionet i nxjerrin vete, shumica i mbajne ato per vehte dhe kur vjen koha e votes, dine se ku ta cojne voten.
    Ne gjuhen popullore kesaj i thone autogol.
    Natyrshem lind pyetja, a eshte Baze nje actor real apo ne fakt con uje ne mullirin tjeter.
    Sigurisht qe une nuk pres qe partizanet e zjarrte te me kuptojne, por mendoj se ky arsyetim hedh drite sado pak ne te vertetat dhe te pavertetat e medias dhe te politikes sotme ne shoqerine tone, duke sjellur deformacine dhe dizekuilibre shqetesuse dhe te panevojshme.

    1. CN tower says:

      Çfare fantazie!!!

  29. Andreas says:

    Mero, ti e dizenjon shpesh here Saliun si super kalkulator. Nga analizat e tua del se kemi te bejme me nje person teper te shqehtesuar menderisht por edhe teper inteligjent njekohesisht. Levizjet e tij, ne baze te shpjegimeve te tua, i qendrojne nje skeme te mire pregatitur. Ti natyrisht qe e njeh me mire se une, po mua nuk me duket mjell i thesit te tij e gjithe kjo “inteligjence”, as kur i mer e as kur nuk i mer ilaçet.
    Konkordoj me ty faktin qe per te dominuar popullaten shqiptare(ti thua rurale, po fute dhe ate qytatare se ka plot ai dhe aty. ne te kundert, behesh justifikues. megjithate, zgjedhja jote kjo), nuk do ndonje inteligjence te llahtarshme. madje me teper se inteligjence, nevojitet djallezi dhe pashpirtesi.
    Po nese do te konkordoja me ty edhe ne faktin qe levizjet e tij jane te llogaritura dhe gjithnje me qellimin qe ti shpjegon, do te me lindnin natyeshem pyetjet; kush qendron pas Saliut? kush eshte mendja e tij? kush eshte Virgjili i tij? eshte e mundur qe çdo gje qe ai ben, te jete vetem pjelle e ketij njeqelizori qe ne çdo tre fjali, dy i gabon?!

  30. tironsi says:

    Berishes nuk i nevojitet integrimi ne Bashkimin Europian, sepse ai integrim nenkupton ligje te zbatuara, standarte te permbushura, norma demokratike te respektuara!!!! Prandaj as tani as sa te jete ne pushtet ai Shqiperia nuk integrohet ne BE!!!!

  31. vlora 1 says:

    Ore po me te birin e Sheqeres do merremi prape ne?Kaq pak vlen jeta jone?
    Ky eshte psiqik qe deshiron te jete gjithmone ne qender te vemendjes si puna e nje pisi grek te ketij forumi.
    Cohuni ju doktoret e te cmendurve dhe ndihmojeni kete njeri se ai po kerkon ndihme ne menyren e vet ose merrini nje kanatjere a jelekun dhe t`ja kendojme te hoxha ose ose te dale njeri dhe t`ja fuse me shpulle mbase i vine trute ne vend…

  32. arjani says:

    Kjo eshte arsyeja me e madhe se pse shqiptaret duhet te ngrihen kunder sali bishes. Ai kerkon te heqe dhe ate pak liri e demokraci qe ka ne Shqiperi duke u thene shqiptareve se ne po hedhim valle para ujkut (BE) apo ata na kane ne gryke te pushkes kurse ne i kemi ne gryke te topit etj etj etj….KY eshte biri politik i dulles.

  33. cimi says:

    qe eshte i lajthitur ajo dihet, po qe ,po na mer ne qaf edhe kjo dihet, por qe dhe europa ja ka me ile vetem ai e di, po si nuk po diskuton njeri se po tna kishin pranuar ca te mirash na vinin nga bashkimi europian …si na i beri per futjen ne nato. qe ishte suksesi i madhe dhe do na ndimonin, esht nje gje e mir qe Mero Baze po shkruan dhe ne po i marim vesh , se jo ky popull esht i vjetur dhe kenaqen me buk that,,

  34. simbad says:

    mero lodhesh kot ate bishe nuk e heqim me dot nga pushteti. kjo u duk qarte ne 21 janar ai vrau ne mes te dites dhe shqiptaret si frikacake qe jan u struken se iu kujtua enveri.ai do i vjedhe zgjedhjet prape e keni degjuar kur kercenon qe ne 2013 une do i fitoj prap zgjedhjet. ai e din qe nuk i fiton dot por kercenimi eshte se do ju a vjedh prap. a e shikoni sa frike e ka bamirin ka ngritur gjithe legenat e shkodres qe te recitojne kundra tij. zoti e din se si do shpetojme nga ky vampir qe po i thith gjakun shqiperise dhe shqiptareve

  35. sherifi says:

    Epo ky luan kolonja na qenkerka njeniu i llampes magjike moj korbani,ky ja vleka per k/minister e jo sali se ky paska shume fantazi, he me te lumte more luan “Pula veze e veza pule” dhe ishalla ska aq shume shqiperia si juve dhe si saliu se per zotin do ja kishim kaluar edhe amerikes per mirqenie dhe demokraci dhe do ishim vendi me i lumtur ne kte glob.

  36. luis says:

    E kisha ndermend te replikoja me kete Rroten Rrok por nuk ia vlen sepse nuk mund te replikoj me bukur se ckishte replikuar Loni.
    Faleminderit Loni,por cte besh kur mendoj se ka plot rrota fshataresh ky Berisha qe po sjellin qyteterimin fshatar.
    Hajde dru me pre Rroku i dashuruari i Sales.

  37. Galbaq says:

    I nderuar Mero çdo dite ben editorial per votuesit montanjare sepse zhirondinet e njohin mostren Sali .

  38. klea says:

    bravo me pelqeu shume shkrimi keshtu e do ky maskara

  39. kosovari says:

    BRAVO MERO BRAVO JE VERTET H E R O

  40. askushi says:

    Berisha mbrohet duke sulmuar.Per te mbrojtja me e mire eshte sulmi

  41. Montekarlo says:

    Shqiptaret kunder shqiptarve;ato shqiptare qe ndjekin rrugen kunder Berishes eshte si rruga qe ndoqi Fan Noli kunder Zogut dhe cfar i bani rruga e Fan nolit shqiperise me 1924. Tani lezonjeni nje shkrim te Lazer Shantojes qe i dergonte Fan Nolit kur u permbys revolucioni i qershorit (grushti i shtetit);Jo shumë kohë ma parë, shkrimtari erudit Rudolf Marku, ka botue nji shkrim të plotë studimor për Lazër Shantojën. Në artikullin e tij, Rudolf Marku na ban me dije për nji polemikë brilante që Lazër Shantoja ka pas me Nolin, të cilin e vlerëson si erudit dhe letrar, por që e konsideron aventurier politik. Shkruen Lazër Shantoja, tue ju drejtue Nolit në dhjetorin e vitit 1924: “Qesh, o pagan, o peshkop i pa shkop, o fetar i pa fe, o imzot i pa Zot, o nacjonalist internacjonalist, o toskë gegofob, o shqiptar bolshevik…Pse t’i, o vigan i penës, u fshehë ket herë nën pseudonimin e një studenti xhuxhmaxhuxh. Del në fushë, sikur dole tash vonë para aeropagut të Internacjonales së Moskoves për me predikue ungjillin e komonizmës tanë hiperortodokse. A don me ta përsërit edhe ma rrumbullak? Utopia e jote, dhe fjala Utopi asht shprehja ma e butë për gafat e tua të pakualifikueshme, e mori në qafë Shqipninë, o Fan Nol!…Sa për malcort, mos i xen me gojë aspak, pse nuk je i denj. Nji copë e vogël e lkurës së tyne me zdrale asht shumë ma e vlefshme se të tanë tolla (qerosa) e jote e lagun me ujë kolonjet…Ndeje gjashtë muej në Tiranë, o kryeministër ideal…i Shqipnisë, e nuk begenise me shkue makare një herë të vetme deri në Lezhë të shifshe ata malcorë që të dhimbsen aq fort, ata malcorë që luftoshin për Shqipni kur t’i loshe si paljaço nder theatro e kabarete… Tye e shokve të t’u nuk u dhimben jo malcort qi paskan fikun Don Loro Caka, por u vjene keq e ju ka arrite vneri der te hundet pse n’at gegnin e keqe paska prapë njerz të cilët, edhe pse vdiq Bajram Curri, Lugj Gurakuqi e Elez Isufi, janë të zot me çue në kambë një popull, ndërsa t’i me kompaninë tande e me tanë dijen e qitapeve tueja e t’hueja nuk je i zoti me çue nga gjumi as katër pleshta në tanë Shqipninë (Toskërinë…inkluzive!)..,, Zoti Mero Baze kete kerkoni ju zoterote te bani shqiperi me ate urrejtje kunder Berishes si ajo qe ate qe beri Noli me 1924 apo ajo e 1997?

  42. beso says:

    saliut i duhet nje dru e mire,po drune nuk ia jep as Fylja dhe as Lady Gaga,se ata kane çfare te hane ne darke.Drune duhet t’ia jape populli shqiptar dhe ata qe po varferohen çdo dite nga kqeqeverisja.

  43. EMIGRANTI USA. says:

    FALEMINDERIT MERO BAZE PER ARTIKULLIN E MESIPERM. JU I ZBERTHENI DHEMBET E DHEMBALLET SALI KRIMINELIT QE KA 20 VJET QE PO E SJELL VEDALL SHQIPERIN DHE SHQIPETARET ME KEQ SE ENVERI ARMIQTE I KERKON DHE I LUFTON SI BRENDA DHE JASHT VENDIT. SI DJALL ME BRIRE TE KEQEN E TIJ QE SHQIPERIA MBETI JASHT BE. E KERKON TEK OPOZITA DHE TEK ATA PERSONA QE JANE KRITIK NDAJ QEVERISJES TE KEQE. ESHTE OPOZITA DHE STEFAN FYLE QE BEN CMOS QE SHQIPERIA U PRANUA NE NATO. DHE LIBERALIZIMIN E VIZAVE, PAMVARSISHT SE SALI MAFJOZI JA ATRIBON QEVERIS SE TIJ QE ESHTE ME E KORUPETUARA NE BOTE.

  44. i drejti says:

    NUK E PRISH BERISHA ME FULEN MERO – SE NUK LEJON MAJLINDA -KUPTON TI APO JO?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje