Homazh për një gjeni... dhe injoranca e shtirë e Topallit

6 Tetor 2011, 20:03Editorial TEMA

Nga Mimoza Dervishi

Steve Jobs nuk jeton më dhe sot bota vajton humbjen e një gjeniu. Kur të gjithë kanë diçka për të thënë për njeriun që ndryshoi mënyrën sesi ne komunikojmë sot, kur secili bën homazhin e tij në mënyrën e tij, nuk mund ta kapërcej dot lajmin se Jozefina Topalli ka kthyer parlamentin shqiptar në një vend homazhi. Eshtë një idiotësi e paparë, në një vend që udhëhiqet nga njerëz të papredikueshëm. Nuk ka nevojë të tregoj se zonja Topalli hyn tek njerëzit e palexuar dhe është e fundit që të shkon në mendje kur flitet për high-tech apo Steve Jobs. Aq më pak më duhet të flas, se kur personalitetet botërore kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes deklaratave siç e do zakoni, kjo e jona kalon çdo cak dhe kthen një institucion politik në një vend homazhi për një njeri, që jo vetëm s’ka lidhje me politikën në përgjithësi, por s’ka pikë lidhje me atë sallë të shëmtuar dhe bajate ku bëhet politikë alla shqiptarçe. Por kaq për Topallin dhe injorancën e  saj…

Ajo që dua dhe më vjen të shkruaj sot, është diçka tjetër, është një homazh i munguar që Topalli, Berisha dhe të tjerë të racës së tyre, nuk e bënë kur ishte dita.

Po flas për një Steve Jobs shqiptar, një nga ato vizionarët e rrallë që revolucionarizoi televizionin “made in Albania” dhe i bëri shqiptarët ta shohin ndryshe botën. Mua sot me vjen t’i kthehem dhe njëherë trishtimit të madh, kur nga bota jonë e vogël shqiptare u largua Dritan Hoxha. Nuk njoh dhe nuk di askënd tjetër përveç tij që t’i ketë dhënë aq shumë botës moderne shqiptare, teknologjisë dhe medias, e sidomos-sidomos më kryesorja, asaj për të cilën kaq shumë vuajmë sot: lirisë së të shprehurit. Nuk e di nëse Berisha do ishte në pushtet sot, nëse Dritan Hoxha do ishte gjallë. Nuk e di nëse 4 njerëz të pafajshëm do ishin vrarë në 21 janar, apo nëse Lulzim Basha do ishte në Bashkinë Tiranës. Sado i ekzagjeruar të ngjajë ky dyshim dhe të tjera të këtij lloji, prapë më vjen në mendje ta bëj, sepse kaq e madhe ishte vlera e atij njeriu të vetëm. Kam patur fatin e madh të punoj në Top Channel dhe të përjetoj nga afër atë do ta quaja epoka  pas Tanit.

Sot kur dëgjoj çfarë thonë kolegët apo ata që e njohin Steve Jobs, se ai ishte i vëmendshëm për detaje që askujt nuk i binin në sy, më kujtohen kolegët e Topi-it që shpesh tregonin sesi Tani i kushtonte vëmendje detajeve, që për këdo tjetër mund të dukeshin fare të parëndësishme. Shumë herë për situata të ngatërruara politike dëgjoja shprehjen “po të ishte Tani gjallë…”. Shpesh e kam thënë dhe vetë dhe vazhdoj ta them.

Kam përshtypjen se ende e thonë dhe të tjerë me zë apo pa zë. Unë dhe gjithë shqiptarët e njohëm përmes asaj çka na dha dhe përmes asaj çfarë ai la pas. Në përgjithësi nuk jam për kultin e individit, por ndonjëherë bota lind gjeni të tillë dhe nuk ke si e shmang dot vlerën dhe përmasat e tyre. Dje gjatë mbrëmjes në CNN dëgjoja shpesh pyetjen se çfarë do vijë tani e mbrapa për kompaninë që la Steve Jobs, për teknologjinë botërore, për investitorët e kështu me radhë.

Për t’ju kthyer asaj botës sonë mikro, e di që pyetje të tilla u bënë dhe atëherë. Sepse në Top Media ishin të punësuar qindra vetë dhe Dritan Hoxha shndërroi një radio të vogël private në një perandori mediatike. Sepse në Top Channel punohet me teknologjinë më të përparuar në Shqipëri, në Ballkan dhe në Evropë. Top Channel solli ide dhe spektakle novatore të papara dhe të padëgjuar më parë aty, duke i hapur dyert kështu, një fryme të re, jo vetëm në mënyrën sesi bëhej spektakël dhe gazetari, por sesi mendohej, gjykohej, jetohej. Gjenialiteti i Hoxhës nuk qëndron vetëm tek sjellja e botës globale në fshatin shqiptar, por tek përfshirja e këtij fshati tek bota, tek guximi për të ndryshuar atë fshat, tek intuita për ta përshtatur modernen në një realitet të ashpër e në disa raste shpellar. Por pak më poshtë për Berishën…

Nëse Shqipëria e viti 1991 dukej si një vend i ngecur në mesjetë, Shqipëria e Dritan Hoxhës e viteve 2000, ishte pa frikë Shqipëria e mijëvjeçarit të ri.

Sot kanë kaluar vetëm orë nga vdekja e Steve Jobs dhe nuk rri dot pa kujtuar kur kishin kaluar vetëm orë nga vdekja e Dritan Hoxhës. Presidenti Obama bashkë me zonjën e parë të SHBA-së nxorën një deklaratë që mbrëmë nga Shtëpia e Bardhë dhe më pas në Twitter, duke shkruar fjalë zemre e duke e parë e quajtur Jobs për atë që ai ishte. Por dhe për atë që Jobs do të thotë për Obamën, një vizionar, një amerikan gjeni që i dha shumë botës dhe ekonomisë se vendit që ky president drejton.

E mbani mend besoj se ç’bëri Berisha kur kishin kaluar vetëm pak orë pas vdekjes së Dritan Hoxhës. Ishin ato momente kur njerëzit ishin ende të shokuar nga dhimbja dhe vështirësia për të përtypur këtë lajm, kur sidomos kolegët e Top Channel ishin mes lotësh dhe nuk dinin sesi ta nderonin dhe t’i jepnin lamtumirën e fundit, një njeriu për të cilin ajo që bëri dhe la nuk kishte fjalë të përshkruhej.

Eshtë turp të përshkruhet skizofrenia nekrofilike e Sali Berishës se atyre orëve. E kam quajtur në një shkrim të atyre ditëve, thjesht një psikopat që ka frikë nga Dritan Hoxha edhe pse i vdekur. Ndaj sot është ca e vështirë për tu gëlltitur të dëgjosh Topallin apo Berishën të pikëlluar për Steve Jobs. E reja dhe modernia nuk ka lidhje me këta njerëz regresistë, që kanë kohë që mbajnë peng Shqipërinë. iPad, një nga produktet e famshme të Steve Jobs, në duart e Berishës, më duket si një nga pushkët e gardës që vranë njerëz të pafajshëm. Në duart e Topallit…, që nuk di as të flasë shqip, shumë- shumë mund të ngatërrohet me një pasqyrë ku të shihet në mëngjes se mos ka harruar të krehë flokët.

Ata që nuk dinë të nderojnë gjenitë e vendit të tyre, nuk mund të besohen tek bëjnë sikur nderojnë gjenitë e botës. Ata që vrasin me fjalë dhe me akte vizionarët e Shqipërisë, nuk mund të vajtojnë për vizionarët e botës. E pakta që u kërkohet në këtë rast, është të mos e privatizojnë dhimbjen për diçka që nuk u dhemb.

109 komente në “Homazh për një gjeni… dhe injoranca e shtirë e Topallit”

  1. Learti says:

    Nu ke cfare te thuash me shume , por kujt ja thua?

    1. loni says:

      Falenderimet jane pak per ju zonja Dervishi, ju uroj pune te mbare dhe sa me shume shkrime te verteta si ky i mesipermi per t’i demaskuar injorantet dhe kriminelet qe behen shume qesharake kur duan te duken sikur dine….uroj me gjithe zemer qe ne zgjedhet e ardheshme t’i dergojme atje ku e meritojne me burh kush ka bere krime dhe per te fshire WC tipat si topallja e debilat e tjere qe po pengojne ecjen e vendit

    2. nderime... says:

      sot ne oren 12 behen homazhet te Komiteti Qendror, ngushellimet i pret Jo-Se-Fi-Na

      ……………………………………………………………..ia futi Ber-ish-s ?

    3. Majlinda says:

      Jozi nje ogur shume i keq per Kuvendin e Shqiperise, dhe per Shqiperine e Shqiptare. E pikelluar so korkodili, qe qan, ne menyre qe te te kafshoj me shume. Nje sjellje deri ne neveri, nje e folur jo shqip, nje ngaterestare qe i ben lemsh deputetet, qe vetem intelektuale nuk mund te quhet, njesoj me berishen. Hipokrizia e saj nuk njeh kufi, e jep qe ne pamjen e saj. ne kemi mbi krye njerez qe jane te keqinj Shqiptaret, dhe te “mire” me boten. Motoja e tyre eshte te fitojne para, dhe te kee privilegje te pa merituara. Me mire te mos i kesh. Jane te neverithem, pa kufi.

    4. Shqipo says:

      Berisha TURPI YN
      Topalli LAVIRJA JONE

  2. Sinani says:

    Respekte zonja Dervishi! Ke 1000 here te drejte dhe 1000 arsye per te shkruar ne kete menyre per gjeniun shqiptar Dritan Hoxha, njeriun qe u ka mbajtur gjalle shpresat shqiptareve ne nje kohe kur kryeministri i tyre betohej se do t’ua thante buzeqeshjen! Faleminderit zonja Dervishi!

    1. Gezim says:

      Po Stivi eshte shume larg me Tanin dhe vepren e tij.

      1. Mira says:

        Gezim,per ne,popullin e vogel shqiptar ishte gjeni per ate revolucion qe beri per median.Sot teknologjia qe na la Tani i Topit,eshte krenari per ne.

        1. fieraku 71 says:

          O ti shoqja mira Tani punoj mire dhe organizoj mire punen, teknollogjine e te ciles e bleu me lek bashke me vajdim lamajn.Steve e shpiku ate teknologji.Mos flisni marrezirra bashke me Moza marrazin.Nuk mund te besh krahasime te tilla se ulet shume piazza.
          Tung

          1. kris says:

            Fierak71 .S’duhen ngateruar gjerat. Stivi ishte gjeni se shpiku nje teknologji ndersa Tani ishte gjeni se e solli nje teknologji te re ne Shqiperi.Ishte pararendes ne sjelljen e teknollogjise me te perparuar ne Ballkan.Shume te tjere kane patur shume me shume para se Tani por nuk rrezikuan. Pra te dy jane vizionare ne llojin e vet.
            Por shkrimi i Mozes nuk ka kete fakt si qellimin kryesor.
            Per mua Moza eshte nje gazetare e zgjuar ,brilante qe trajton temat me mjeshteri dhe finese.

  3. ilir says:

    o maza e madhe je ,po ruaj koken dhe familjen se edhe aty ku je sala ta gjene vendin.
    pershendetje

    1. Dita says:

      Me trima si ty Ilir,Shqiperia do te ishte akoma nen sundimin turk

    2. mondi says:

      Mjaft me kete psikoze te neveritshme, frike e nenshtrimi!

  4. koli says:

    Po Jozi dava katnare, shef malokun e tropojes qe pellet nonsens per ipadin dhe si ne kohen e enverit qe dilte lenka apo pali me nisma si ne diten e enverit, keshtu del dhe jozi per te kenaqur klyshin e serbve.
    salishoviqi e jozinka skane asgje te perbashket me ate cfare filozofia e nje gjeniu te madh si steve jobs ka, ata jane thjesht provinciale idiot, tipikal i orientalizmit ballkanik.

  5. julius says:

    thjesht, qarte dhe therese!

  6. Arberor says:

    Pershendetje Moza, ke bere nje artikull teper interesant, si gjithmone..po duhet te dish nje gje, nuk merr vesh dhia nga tagjia. Ne Shqiperi u duket e modes te lartesojne me teper te huajt se gjenite e vendit te tyre, me gjithe respektin per Steve Jobs dhe punen e tij.

  7. harresa e qellimshme says:

    Dakord me Mozen persa thote per gjith personazhet e permendur. Por ka dicka qe ka kaluar si neper ‘terr informativ’. Cfare? Nga Topi dhe media ne perghithesi, pervec ndonjerit, nuk u tha nje fjale per ate vajzen qe ishte bashke me te ndjerin ne makine. Cfaredo te ishte lidhja e tyre ajo ishte njeri dhe i vdekuri respektohet njesoj. Por terri informativ per vajzen e gjore tregon patriarkalizmin dhe botekuptimin hermetik e mesjetar te shqiptareve dhe as Topi “modern” nuk i shpetoi. Prandaj Moza duhet te besh autokritike dhe te thuash dy fjale edhe pse me shume vonese edhe per ate vajze, njeri te gjore, qe iku bashke me ish pronarin tend. Dakort je?!

    1. Arberor says:

      Jam i sigurte qe ajo nuk u harrua qellimisht, mbasi ishte dicka qe dihej..keto jane gjera personale..mos te harrojme edhe Steve Jobs u martua dy here dhe nuk dihen pse u nda per here te pare..por kur vdes nje gjeni flasin per cfare ka bere per te revolucionarizuar, jo sa dashnore kishte. Derisa ata venin fshehurazi me njeri-tjetrin, ma merr mendja qe te dy nuk do te donin te beheshin objekt bisede edhe mbas vdekjes se tyre.

    2. ti harresa e qill..ke shkruar egzakt cfare ka shkruar per dritan hoxhen
      gazeta RD qe eshte bere si gazete koreanoveriore.5 rrjeshta ke shkruar
      por dukesh qe je tip shtrige si ajo biseksualja prej venecies te shkodres.

    3. Landi- Sverige says:

      Me dukeni pak cinik ne komentin tuaj. Moza ne shkrimin e saj eshte shprehur bukur e sakte per rolin e individeve ne shoqeri. E nis shkrimin me gjeniun Jobs dhe disa sharlatane te parlamentit tone qe kerkojne te hane dhe ata nga personaliteti i tij si mizat ne mjalte. Ne te njejten kohe po keta personazhe, nuk u ndjene, kur nje figure tjeter e madhe per Shqiperine e vogel u nda nga jeta.
      Ne kete shkrim nuk diskutohet jeta personale e tyre, por cfar i dhane dhe i lane shoqerise dhe disa karnavale qe dalin komplet fallco me ato qe thone dhe me ato qe bejne.

    4. sorge says:

      Ke zbuluar “AMERIKEN”,me kete qe po prallis!!Eshte loja e ndyre e Berishes dhe KELYSHEVE te tij(sic je edhe ti),qe t’i futen sajimeve te tilla!!Ne se ne nje makine,qe RREZOHET NE HUMNERE,eshte Berisha brenda(ishalla u befte realitet) me 3-4 vete te tjere,me siguri,qe KELYSHET E BERISHES,nuk do merren me te tjeret,por me PASHAIN E TYRE-HERO!!!Ne varrimin e Tan Hoxhes ishte e tere Shqiperia,ndersa ne VARRIMIN E BERISHES DO TE JENE VETEM FAMILJA E TIJ DHE GARDISTET VRASES!!!Ne varrin e tij do bejne fole KORBAT!!!

    5. Kosovar Vokshi says:

      Jo mor ti i harruar! Nuk po flite sot per jeten private te Steve Jobs, se po flitej ai ka shume mekate. Njerzit flasin per gjenine krijuese te tij dhe suksesin e arritjeve e transformimeve te realizuara. Nen kete fryme duhej te shihej edhe Tani. Jeta e tij publike eshte cfare na intereson ne si publik. Jeta private le te jete e tille, pa interes publik!

    6. ela says:

      heshtja per vazen tregon respekt per te. Apo ju duket se e respektoni duke e permendur ne TV. Ne fakt nuk ka lajm me makaber se keto qe degjojme cdo dite per te vdekur ne aksidente ne TV.

    7. riu says:

      lerini te vdekurit ne qetesine e tyrem zonja dervishi permend Tanin per vepren qe la pas, dhe jo per ate se c’ben berisha me topallen ne bruksel(??)zaten berisha nje cope bolshevik alla shqiptar eshte nga ata qe lepijne pa pagese

    8. verteta says:

      po si nuk te vjen turp moj rrugaqe qe ke edhe guxim te permendesh ate maskara(me fal o Zot , se ai eshte tani ne ferr duke u pergjegj per fajet e tij )qe le gruan me femije ne arrati ne Itali e per vete terbohet me zuzka ne mes te nates…e jo me ta krahasosh me Steve Jobs…no more comment

    9. E verteta says:

      Dhe pse tani ajo vajze eshte e ndjer dhe sipas zakonit nuk flitet keq, ajo vajze ishte ne vendin e gabuar. Tani kishte nje familje me te cilen krenohej.Kjo kohe solli dhe shume imoralitet dhe dhimbje. Tani po nderohet per vepren e tij , per ato te mira qe i solli popullit shqiptar.

  8. njeri says:

    Bravo Mimoza!

    1. ja vdekje ja liri says:

      O njeri mos je ai qe mendoj une pash zotin,nqs je ai me shkruj ne fcb,rrespekte gjithsesi

  9. Shqiptar-Krenar says:

    [img]http://www.ama-news.al/wp-content/uploads/2011/10/jozi.jpg[/img]

    Ja dhe Lokja ne Ekstaze duke hip ne Motorr se mbase burri ka kohe qe si hipen me siper

    1. shqiptarja says:

      Shqiptar , tammam e ke thene . Topalli me shoqe jo vetem qe ja kane hipur mbrapsh cdo gjeje por me idiotesine e tyre japin shembullin me te keq. Krahaso S. Jobs dhe Topallin . Kjo injorante e veshur shume shik , ska asgje te perbashket me shkencetarin S. Jobs . ata jane kahet e kundert te njeri tjetrit. Topalli tere diten para pasqyres dhe Jobs para Compjuterit . Ai i thjeshtederi ne madheshti ajo e sterlyer dhe renduar nga tualeti. Turp per nje fare Topalli te beje gjoja sikur rron me kohen . Koha sot nuk kerkon njeres te tipit Topalli , ajo vetem guacken e siperme ka te sakte.

  10. Akritas Konomi says:

    Shume e cuditshme ne menyren e te shkruarit dhe argumentuarit kjo Mimoza Dervishi. Me duket sikur lexoj tekste te Erica Jong. Komplimente Mimoza!

  11. Albann says:

    Nuk e kane fajin injorantet qe rine ulur ne kolltuk.E ka fajin injoranca qe eshte ulur kembekryq me shqipetaresh.Luftoni injorancen e popullit jo injorantet….

    1. tourkofagos says:

      sakt,nje popull qe ka 600vjt me koken posht e by….n larte,thjesht popull me bisht……….

  12. vangjel says:

    Thone .ndoshta jane llafe kafenesh .se ndonje “difekt teknik” i frenave apo nanje lende e hedhur ne pije solli kete fatkeqesi .
    Me vjen keq kur lexoj shkrimet e kosovareve injorante per gjera qe ata nuk e dine qe ekzistojne

  13. tourkofagos says:

    hahahaha,vetem ne parlamentin e Albanistanit ndodhin gjera te tilla,te peshtira,imagjinoni kur te vdes Erdogani,se c’mund te behet ne parlametin e Albanistanit…….!!!!!!!!!

  14. spartak dija says:

    Nje shkrim per tu admiruar.Sakt e qart.Per Topallin e Saliun vdekja e Jobs qe nje rast i lumtur per te bere shou.Kjo klike uzurpuese enderon vrasjen e obames,nje sulm te turqise ndaj izraelit,nje akt terorist me shume viktima te pafajshme ne mes te romes,parisit apo Berlinit…nje lufte civile ne greqi…e cdo cmenduri tjeter, mjafton qe kjo shqiptareve tju terhiqte vemendjen nga problemet jetike te dites…Kjo qeveri shemtaraqe ndjen mbytjen e saj,por vrimat nuk i kerkon tek anija por ne oqean…ne uje.Nese Tani do ishte gjalle edhe Shqiperia do ishte tjeter…se paku do ishte pa saliun.

  15. azem rrocka says:

    Me qe e paske merak ate te dashuren e tij dhe qenke PeDer po te kujtoj po kur u vra
    bosi i lazaratit azem hajdari pse nuk u nderuan dhe truprojat e tij
    njelloj si azem kubiku ? Pastaj sipas partise se ylli pangos ju e quani
    civilizim me pas dhe nga nje dashnore..
    Pas zotin o nimko mos e ndrro kaq shume ate nikun se do te merren mend..

  16. ardi says:

    o Nimiko mavriu, kush nuk ka dashnore, po thuaj kete, nuk kemi trute e Dritanit, dhe kjo u ben juve deshtak..sepse Dritani edhe mbas vdekjes jeton ne ate qe ndertoi, ndersa ju sapo te vdisni nuk do tu permendi as familja juaj. hik mor qurravec.

  17. Fan Mirdite says:

    ky njeri nuke ishte qaves qe do isha i tmerruar por ishte ai qe beri ate qe une ti kthej pergjigje nje te pa informuari dhe nuk di qfar eshte e mire apoe keqe te shkruhet per publik sepse ishit mesuar te qensuronit gjithqka .tani menyra se si e beri jozepina kete nuk ka asnje lloj rendesie sepse ju i quani te gjitha keta te mirqena se liria eshte normale te drejtat normalishte demokracia e lehet pra tuto okej. shiko zonje jame me demokracin qekur kam internet skam lezuar dhe zdo lezoj kurr dy gazeta rd dhe zp eshte shum e thjeshte e din ate fjalen qe thomi ne nga fani i mirdites nqs une jam budalla ti do me besosh mua jo ,do pyes nje tjeter…………………………..

    1. Dymi says:

      Lum si ti qe e di me siguri qe je budalla( sic e ke thene edhe vete).

  18. Lulip says:

    Artikull vleresues mbreselenes per Steve Jobs e Dritan Hoxhen,njeri amerikan e tjetri shqiptare me kontributet e tyre perkatese.Nje vleresim te tille e ben opinioni progresiste kombetare e boteror dhe nje mendje e ndritur si Mimoza Dervishi.Per Steve Jobs,me nje kontribut te jashtezakonshem shpikjesh ne fushen e Informatikes,kishte vend ta benin Institucionet shkencore si Akademia e Shkencave(nese ekziston) apo Universitet,ndersa Parlamenti eshte vend i politikes dhe mund te nderoje figura te shquara te politikes boterore.Mos prisni kurre veprime te mira e te drejta ne cdo fushe nga Berisha e Topalli,ata kaq dine e aqe bejne.

  19. Monda says:

    Pyetja qe gjithkushs do te deshironte nje pergjigje si gjithnje mbetet: Edhe sa kohe do mund ti duhet popullit Shqiptar te arrije te shoh ngjyrat e forta te ketyre pluhrave qe kane zene shtrese te harruara nga komunizmi?
    Si gjithnje pergezime per shkrimin Zj. Dervishi, e cmoj shume thjeshtesine, qartesine dhe guximin.

  20. Ardian Duro says:

    Krahasim i pagjetur. Artikull i pavlere dhe i politizuar. Nuk mund te perdoret vdekja e nje njeriu te madh ne historine e njerezimit per tu hedhur ne akuza per kundershtaret politike. Kam pas respekt per ty si gazetare por ky nuk eshte nje shkrim i mire.

    1. ardi says:

      Si nuk perdoret, ja tek e perdoren vete politikanet tane, dhe jo ashtu sic duhej nepermjet nje mesazhi sic e dhane te gjithe lideret e tjere te botes, por na perdoren kuvendin per tu dukur. Mos u fut edhe ti sa per tu dukur ketu, se nuk the ndonje gje te lije mbresa.

    2. sorge says:

      Injorant dhe ZAGAR SULMI,je o ARDIAN DURO!!Fakti,qe ti kelysh e ke vene emrin e plote,nuk tregon se je trim,por se je SAHAN LEPIRES i REGJIMIT KRIMINAL TE BERISHES!!!Je injorant,sepse nuk e ke kuptuar se shkrimi i MIMOZA DERVISHIT,pikerisht ate demaskon:SHPERDORIMIN POLITIK TE VDEKJES SE NJE GJENIU TE TEKNOLOGJISE ME TE PERPARUAR,NGA INJORANTE TE TIPIT TOPALLI,BERISHA DHE FATKEQESISHT EDHE TY( kelysh je ,por po te fut ne radhe bashke me te zotin tend)!!!

    3. fieraku 71 says:

      Nga steve jobs tek viktimat e 21 janarit te cilet do ti mbronte tan hoxha.Me gjithe respektin per ate djale i cili investoj shume shume dhe beri dicka te hajrit nuk duhej ky krahasim.Njeri beri nje shtepi pjeset e te ciles i bleu te gjitha te gatshme ndersa tjetri i sojoi vete te gjitha pjeset e shtepise dhe e NDERTOI VETE .keshtu qe please lere te qete Tanin per boten tone te vogel shqiptare.Steve jobs ishte novator gjigand ne PLANET.Hajt tung

  21. shkodrani says:

    nuk ka si me e permende topallja Dritan Hoxhen se ate e vrane vete politika e shteti i degjeneruar qe vazhdon tuj na rrahe e torturu per dite me gjithfare poshtersinash,mos pritni nderim nga te pandershmit.
    Dritani e sa te tjere do te nderohen kur te mos jene ma ne pushtet keto pushta.
    Njerezit e ndershem dhe te afte nuk i duan keto hajdute e injorante qe kane gllaberuar Shqiperine.

    1. vullnet says:

      O pusht Shkodre.Te duket krahasimi i drejte i Stiv Jobs me Tanin.Po ja beni qejfin Alesandrit de pretendoni se ewshte konkurent i pare i Top Qenit

  22. Brazili says:

    Homazhi i Jozefines eshte njesoj sikur ti bejne homazh talebanet per Stiv Jobs.

  23. artur 68 says:

    “Egziston nje nivel i fallsitetit ekstrem qe quhet ndergjegje e paster” do te thoshte Niçe ose ndryshe “Fali o zot se nuk e dine se ç’bejne”- behet fjale per Salen dhe Jozin ….

    1. fieraku 71 says:

      Po keta te shkretet pane qe gjithe globi dhe burrat e globit i bene homazh dhe thane te rreshtoheshin dhe keta te te fuqishmit e botes.

  24. xha Kasua says:

    Shkurt, BRAVO Mimoza!

  25. Sinani says:

    Pse kaq mosmirenjohes more Arsen? Ty ndoshta te kane vene nje emer te vjedhur (Arsen Lupen) ndersa Dritanit i kane vene emrin e drites qe ai solli per te ndricuar te gjithe shqiptaret madje edhe mendje te erreta si puna jote. Tan Hoxha eshte ndoshta figura me e ndritur e shqiptareve qe nga 1912. Te gjithe shqiptaret kudo qe jane duhet ti jene mirenjohes atij pasi i ka bashkuar ata si rralle kush!

  26. ardi says:

    Pse nuk ishe i zoti te beje dhe ti nje dicka te tille si Dritani, por vetem leh gazetave?

  27. tekniku says:

    QENI leh atje ku i japin per te ngrene,ne oxhakun e Saliut dhe te PD.

    1. Tepelena says:

      Injoranca dhe vulgariteti i speaker-es se Parlamentit tone eshte vertete i pamate. Shkon e mbledh gjithe administraten e Shkodermentit e ben homazhe per Jobes, u pika ne koke thuaj. Po meqe bashke me injorantet e saj jane bere gati per vaki qe dje, le te vazhdojne dhe sot me homazhet per ish-udheheqesin komunist se dizenjatores i takon te jete dhe ne qoshe ne kete rast.

  28. sorge says:

    Jo ,more plehre,mos valle per kete kishte FAJ DRITAN HOXHA???Berisha me qendrimin dhe fjalet e tij tregoi HAPUR se DRITANIN E KISHTE ARMIK!!!Doemos,keto 21 vjet,ky bandit serb te gjithe njerezit e MENCUR dhe te ZOTE i ka bere ARMIQ!!!Me e pakta i ka SHARE ME LIBER SHTEPIJE,ndersa a zakonshmja eshte LEVA PAS KOKE,HEDHJA NE ERE E MAKINAVE ME TELEKOMANDE,OSE “AKSIDENT AUTOMOBILISTIK?!!!Mjeshter i MASHTRIMRVE dhe i vjedhjeve te VOTAVE,ku pushteti i tij bie ere GJAK!!!

  29. jurgeni says:

    Dritan Hoxha me lodren e tij cudiberse Top Median e ben te dridhet e sot e kesaj dite Sali Berishen.Sado qe te perpiqet ky njeri duke e mosperfillur figuren e gjeniut shqiptar per ate qe ai beri pasi ishte gjeniu Dritan Hoxha ai qe beri revolucionin ne median shqiptare dhe jo servili dhe batakciu sander frangaj. ashtu si edhe Mimozes qe ndonjehere thonte sikur te ish Tani gjalle ashtu themi edhe ne ah sikur te ishte Tani gjalle valle do ta ngrinte ndonje here koken batakciu sander frangaj , une besoj se tani ishte vite drite larg ketyre batakcinjve per arsyen e vetme sepse Dritani mendonte dhe i konceptonte gjerat ne nje menyre krejt tjeter nga se i konceptojne batakcinjte te tipit frangaj. Ah sikur te ishe gjalle Steve Jobs shqiptar……..

  30. NYC says:

    Mos duhet ta ndryshosh pak titullin e dashur. Duhet te ishte keqardhja e PESHTIRE e Jozefines. Nuk eshte e shtire sepse e shtire do te thote qe e kamuflon pak. Ajo nuk di te kamufjoje as budallallekun as ndonje ndjenje tjeter, thjesht idiote e lindur. Dhe per te lindurit nuk ka kure. Mjere Shqiperia dhe shqiptaret ke mbajne me taksa.

  31. miri bushat says:

    Edhe ne kulmin e punes e ndoshta edhe telasheve qe puna i ka per nje sipermarres kur shoh firmen tende ne nje shkrim e lexoj pa pritur fare sepse jam i bindur qe ja vlen dhe kurre nuk me ke zhgenjyer.BRAVO MIMOZA DERVISHI

    1. fieraku 71 says:

      I verbuari te verbuarin do ose marrazi do marrazin.Cfare mesove ndonje gje te re sot ?Por shoqerise sone i jane errur syte,sa keq.

      1. miri bushat says:

        Megjithese nuk je i qarte(ndoshta me qellim)ne pergjigjen tende po mundohem te hamendesoj(nese nuk gaboj).Nese i jane erresuar syte kujt ne kete vend jane ata qe nuk shohin korrupsionin galopant e te pashoq qe kemi ne shqiperi,nuk shohin ekonomine qe po merr tatepjeten dhe nuk dihet si do te jete fundi,nuk shohin rendin e sigurine publike qe eshte per faqe te zeze,te mos flasim per burokracite e arrogancen qe hasim çdo dite ne zyrat e institucioneve tona.Ka aq shume probleme ne kete vend sa nuk dihet nga tja nisesh e nuk kane fund.Per keto eshte e mira te mos mbyllen syte nese duam vertete te jetojme ne kete vend ku na lane te paret.

        1. Di se c`flas says:

          Ke shume te drejte, ata qe mundohen te thone te kunderten e kesaj situate te dale jashe kontrollit, jane kriminela.

  32. Gazetari says:

    Mbas 20 vite demokraci sot po shikojme nje dalje te hapur kunder revizionisteve, kjo nuk behej kaq hapur as para 15 vjeteve, por mbas 2005 kjo u be nje dukuri e natyres qe pothuajse gazetaret e majte bashke me ndonjerin si Dervishi apo Baze te dalin hapur kunder (Imperializmit Amerikan) dhe revizionizmit. Ne qe ju shkruajm jemi punetore dhe nuk e kemi kapacitetin e nje gazetari apo gazetareje, por mediokriteti i shume gazetareve, apo semurja psiqike e tyre ne favor te padroneve te le shume per te deshiruar. Ketyre fetyrave te ndyra nuk ju vjen mire kurre qe te ju lavderosh ata qe kane ndihmuar shqipetaret qe te shkulin nga rrenjet putanen Komuniste ne Shqiperi. Me vargje te tilla Moza nuk ben gje tjeter veç ja shton dashurine shqipetareve per Ameriken dhe per gjithe vendet e zhvilluara. Rrofte Shqiperia dhe gjithe miqte e saje ne te gjithe boten, vdekshin komunistat kudo qe ndodhen.

  33. Fatmir Mehmeti says:

    Për Tema Online, është hera e 3 që po ju shkruaj, e nuk po i botoni komentet e mia! Përse! Duhet të themë Bravo Mimoza për ato që shkruan, që ti botoni! Apo Bravo Tani!

  34. Mark Gjonaj says:

    Ah, me te lumte kethjelltesia e thellsia e mendjes moj Mimoza Dervishi, i ke rene pikes. Sa e shemtuar dhe e peshtire eshte, te besh sikur ke dhimbje per te huajne, ndersa per tendin…! Faleminderit nje shkrim i perkryer!

  35. Artur says:

    Moj Moza po boll iu servilose këtij të vdekurit se po na e bëni si Skënderbeun.Nuk besoj se Shqipëria sot me Dritan Hoxhën gjallë apo pa Top Channel do të ishte ndryshe nga ç’është.Në vitet 1990-2000 Top Channel nuk ekzistonte e megjithatë të gjithë e dinin ç’po ndodhte në vend.Lajmet në Media dalin kur të gjithë e dimë se ç’ka ndodhur.Për Tanin tënd të paharruar kemi dëgjuar 1001 të zeza ,që nga mënyrat si i fitoi paratë për këtë bisnes e deri tek vdekja e tij që tregoi se virtyti moral nuk ishte “miku” i tij i ngushtë.Edhe fëmijët e dinë që të krijosh një TV të fuqishëm në Shqipëri duhet të jesh “ushtar” besnik i një “gjenerali” PD-ist ,PS-ist apo LSI-st(Frangaj,Dulaku,Santo etj).E pra shumë merita po i jepni ushtarit duke lënë në hije gjeneralin…..

  36. Mimoza i lexoj shkrimet e tuaja dhe me pelqejne shum per kete dua te pershendes por edhe per vet faktin se jeni nje gazetare trime,por me vjen keq kur lexoj disa pergjigje per shkrimin tuaj qe ne vend te te japin kurajo bejne te kunderten,mua personalisht me vjen mir qe ne shqiperi ka njerez qe shkruajn te verteten edhe pa frik,me vjen shum mir dhe jam krenar qe ne shqiperin ton te dashur ka gazeta si TEMA,SHEKULLI,SHQIP,dhe me kryesorja jemi me fat qe ne shqiperi kemi nje kanal televiziv nje nga me te miret ne ballkan edhe ne evrop TOP CHANELL qe ne te shumten e rasteve percjellin fjalen e njerezeve te thjesht.Sa per shkrimin e sotem je shum e sakt nuk kam cfar te them me teper un do te uroja dhe do te jepja kurajo te vazhdoni keshtu suksese

  37. anonta says:

    Ka shume gjera te tjera te pathena po ato qe jane shkruar jane ne kufijte e perfektes, vetem nje verejtje nese me lejohet, per titullin – jo “injoranca e shtire” por ” topinjoranca” mendoj se do ti pershtatej me shume(megjithese as kjo nuk e shpreh tamam me duket).

  38. Ediruci says:

    MIMOZA QE NUK CELI KURRE, NUK NA THA SE BASHKE ME TANIN, VDIQ DHE NJE VAJZE E RE QE MOZA NUK DON T’A PERMENDE, SE MOS (QOFTE LARG) PO NJOLLOSET TANI. PSE MOZA NUK NA THOTE RRETHANAT E VDEKJES SE TANIT EDHE NE FERRARI TE BLINDUAR? PSE AI JETONTE NE TIRANE NDERSA E SHOQJA NE ITALI DHE “RASTESISHT” VDES NE FERRARI ME DIKE TJETER? NE SHBA, E VLERSOJNE CLINTON POR NUK E FSHEHIN QE AI PATI NJE AFERE SEKSUALE ME ZONJUSHEN LEVINSKI. MIMOZA NUK I JEP HAKUN TANIT.

    1. Di se c`flas says:

      A te shpelafte mortja, shiko shtepine tende dhe leri te vdekurit rehat,neperke .

  39. bbb says:

    Une kam dyshime per vrasjen e Dritan Hoxhes…Nuk besoj qe nje Ferrari te shperbehet ne ate menyre

  40. Bjorg says:

    o njerez,,berisha dhe topalli dje degjuan per here te pare kush eshte Steve Jobs ,,,,keta jane kokrra malokut po duan te hiqen si te zgjuar,,jane qeniet me injorante te Planetit

  41. toke nasari says:

    Bravo dhe te lumte pena MOZA.por alabaku sal dihet qe njollosi kredibilitetin e atij populliqe ka care ne emigrim me shkollen e enverit qe bashke me korbene zeze te kuvendit.Zbardhe vrasjen e AZEM HAJDARIT o krimineli sali.

  42. Zonja Dervishi,zoti Baze,tennderuar gazetare te gazetes Tema!!Ju me jepni shprese per dite me te mira per Shqiperine tone te mjere.Paci bekimin e Perendise dhe te Shqiperise.

  43. vullnet says:

    Te shkruani fy fjale per ate qe ju mundesoj eren e internetit Stiv Jobes.
    Apo kini inat se e respektoj Jozefina.ASte e mbani ne politike me sharjet tuaja se i jipni force per te tu perballur lehtesisht me kete grup llapazanesh dge frikacakesh

  44. eni ;leka says:

    e dashura moza shume artikull i goditur nuk ka nevoje per shume fjale .ne qeverine wshqiptare dhe ne bashki te tiranes vjen ere e qelbur,prandaj tani ka qene gjithnji ne lufte me keta zagare e zagaresha,ai na hapi syte na solli atdheun ne shtepi te cdo shqiptari.i perjetshem do jete kujtimi i tij .rrespekt dhe suksese moza te perqafoj eni

  45. Infra says:

    Bravo Moza!Ja hoqe dhe tangat qe i kishin mbete veshe Xhozit para Shqiptareve.Urime pa fund!

  46. luis says:

    Nuk ka si pershkruhet me sakte figura e dy shemtirave te kombit,Saliu maskara dhe Jusufa trakapjerdhe.
    Te lumte dora dhe mendja e nderuar gazetare.

  47. vlora 1 says:

    Kjo puna e Xhoz kryeinjorantes dhe e Sal psikos me kujtojne filmin `Koncert ne 36`kur xhandaret e zogut rrinin si hunj para pjanos dhe njeri qe me i zgjuar se tjetri se i dinte emrin-`oksidenti e quan pjannnnooo`
    Edhe Saliu u prezanton shqipetareve teknologjine e Jobs duke thene se kjo ishte edhe endra e tij qe i vogel kur ishte bjeshkar
    Ndersa kjo trendafilja e parlamentit ben pulitik te malle (madhe)me vdekjen e gjeniut
    Paskemi qene popull i mallkuar

  48. gentian says:

    eshte po aq injorance te krahasosh dritan hoxhen me gjeniun Steve Jobs zonja mimoza,historine e Steve Jobs e njofim te gjith qe ja nisi nga zero e arriti majat boterore me mendimet e me vizionin e tij per boten moderne,kurse i ndjeri dritan hoxha ja nisi me kondrabande me vrasje deri sa u be pronar i top medias,prandaj jane dy gjera shume te ndryshme te krijosh me vizionin tend sic beriS teve Jobs,e te copjosh programe televizive nga mediat boterore e te blesh teknollogine me leket e fitura ne menyre te dyshimte,,,,

  49. Kanina says:

    Nese ka nje simbol te injorances se veshur me pushtet, atehere kjo eshte Jozefina.

  50. Montekarlo says:

    Zonja Dervishi ju ishit me fat qe nuk ndodhet ate nate ne makinen e Tanit qe fatkeqesisht ajo partnerja e juaj humbi jeten.Fajin e ka Berisha por tani po na del se e ka edhe Topalli.Ti moj zonje kujton se heronjte e tuaj dhe te PS jane edhe heronjt e demokrateve qe te dhane lirine qe edhe ti ofendosh.

  51. Lili says:

    bravo per kete demaskim te hipokrisise te pushtetareve kot!

  52. Johnny says:

    Cja fusni kot ndonjehere me ndonje artikull dhe ju. Inovatori shqiptar tani i topit?
    me fal ne cilin qytet te botes ke jetuar?

    kush eshte ky inovator, ai qe mori ne qaf jeten e nje personi per te pare se sa shpejt mund te eci nje ferrari? apo i njejti person baron droge qe ju gjeten ne te njejten ferrari 2 Kg droge e paster

    Top-i ka luajtur rolin e opozites ne nje vend ky fjala opozite shkelet me kemb perdite, po kjo sju jep te drejten e te ndriturit ne piedestal te personave te tille.

    Ndonjehere duhet te tregoheni me racional ne mendimet qe keni.

  53. aziz says:

    me e forta eshte se i ndjeri jobs nuk do e merrte as per pastruse ket idioten e parlamentit qe qesh si gomar dhe ate plakun mere qe kemi ne krye as per te ngrit e ul traun ke parkingu i makinave qe e kishte pas enden e vet ipadin atje ne mas bjeshkes me lop e dhi ky endra me e madhe e moshatareve te tij ishte te shikonin detin

  54. injoranti says:

    Koment
    Per sa thote per Znj. Topalli dhe te tjere kryepoltikane jam dakord me artikullshkruesin, por te heqesh paralele te te madhit S.Jobs me Dritan Hoxhen ( i ndritte shpirti atje ku ka shkuar), eshte me injorance se ajo qe permendet ne fillim te shkrimit. Qe S. Jobs e ka filluar punen e tij duke mbledhur kanace Coca Cole kete e di gjithe bota, por sesi e ka vene pasurine D. Hoxha qe ngriti “perandorine mediatike” ne Shqiperi kete nuk e di askush, ose edhe nese e dijne ca,nuk e tregojne.
    Prandaj mos e ngaterroni S. Jobs me Shqiperine sepse ketu nuk keni per te gjetur asnjehere te tille.

  55. parim belaja says:

    O Zot,cfare kohe qe po jetojme.Super-hipokritja e parlamentit po mban zi per Jobs.Z.Jobs ju siguroj qe e fliste shqipen me mire se Xhozi.Cfare alergjie qe krijon Z.Topalli kur del ne media.Eshte e vetmja ,per te cilen shkodranet e kulturuar,jo vetem qe nuk mund te krenohen ,por u vjen dhe turp per hipokrizine e deputetes se tyre…

  56. ISABELE says:

    moj mimoza a ke mend te tjera

  57. usa says:

    Bravo z.drvishi vertet per te ardhur keq per cfare politikanesh kemi vertet do ishte shkelqyeshem te kishim gjalle tanin tone

  58. Leone-53 says:

    Ne maturen e shkolles se mesme (te larten as me dylbi s’mund ta shikoja sepse isha djal i te burgosurit politik) me ra pyetja: Rroli i masave dhe i individit ne histori. Pas provimit e kam lexuar e rilexuar. Individi ka rolin e tij ne histori. Ai nje proces apo levizje mund ta pershpejtoj ne favor te masave. Fati yn i keq eshte qe kemi njerez medioker ne krye nga te cilet pritet regres dhe kurr progres! Dritan Hoxha na la nje “dhurate” qe quhet Top Channel dhe per kete ne shqiptaret kudo qe ndodhemi i themi:FALEMINDERIT SHUME!.. Milano…

  59. Engjell Sulstarova says:

    o te majte pse kini kaq shume urrejtje per BERISHEN dhe z.TOPALLI.Kujtoni pak te kaluaren tuaj sa mijera njerez jane futur ne burgje per nje fjale goje pa le te shahej ndonje nga kriminelet qe drejtonin Shqiperine

  60. bahri says:

    dy sqarime:

    *Jozefina Toplli eshte nje nga familjet me patrotike dhe me aristokrate te Shqiperisw
    * Jozefina Topalli flet aq bukur gjuhen shqipe te Buzukut, Budit, Bogdanit,Bardhit e Brletit.ajo flet gjuhen e Fishtes, Mjedes, Migjenit, Koliqit, Martin Camait
    * nuk ka asnje faj Jozefina se per ju gjithçka fillon e mbaron tek illulli juaj Enver Hoxha

  61. Aliko says:

    Moza te pershendes. Ti je heroine duke i dale ballas injorances qeveritare. Ti je heroine se i ke dale ballas egersires, antinjerezores dhe injorantes Topalli. Ti je heroine se je nje ze me shume qe tregon se standartet morale ne shqiperi nuk kane vdekur. Ato jane ne ndergjegjen e popullit te shumevuajtur shqiptar dhe do te ngrihen me me force per te deskritituar injorancen qeveritare.
    Dua te shtoj edhe dicka qe qeveria cpik lloj lloj figurash apo ngjarjesh qe te spostoje vemendjen nga vrasjet vjedhjet plehrat dhe dhunimin kolektiv qe po i bejne popullit shqiptar duke e lene te papune ne mjerim.
    Me vjen keq vetem per nje gje. Populli shqiptar u perdhunua kolektivisht nga ky kryeminister i marre dhe nuk doli nje njeri te vinte nderin ne vend ne emer te popullit shqiptar. Sikur nje i mbaruar nga mjerimi ne vend te hidhej nga pallati le te bente nje sakrifice ne emer te popullit shqiptar dhe do te mbahej mend perjete me respekt.
    Stiv Job eshte nje njeri krejt i zakonshem dhe ska asnje lidhje me shqiperine. Keta kriminela qeveritare bejne homazhe per te fshehur duart e tyre te gjakosura me popullin e tyre shqiptar.Kerkojne te spostojne fokusin e ngjarjeve te perditshme, te harroen vrasjet vjedhjet, perdhunimet, mjerimin , papunesine.
    Kryeministri i marre duke mashtruar me shifrat po e fundos me keq veten e tij duke konfirmuar edhe tek PD istat se eshte komplet i rrjedhur dhe i pa deshiruar.
    Cpune ka Steve Job ne shqiperi. Ne Amerike as 5% e Amerikaneve dine qe ekziston nje Steve Job apo qe ka “Apple” si pasuri apo qe ka vdekur keto dite. “Who cares” se vdiq nje njeri si gjithe te tjeret.

  62. beso says:

    nuk eshte as hipokrizi,eshte nje derr injorance qe nje derr gruaje injorante kerkon te shese fasade high tech perpara botes.Kjo derr injoranteje duhet te kete respekt per familjen biologjike dhe aziendale te Steve Jobs,se jane ata qe pranojne ngushellimet dhe jo …sokaku i Parlamentit shqiptar.Parlamenti shqiptar duhet te”priste”ngushellimet per 2000 te vraret e’97 dhe aq me shume per 4 te vraret ne mes te bulevardit.Mbase kjo derr injoranteje qe ka te vetmen merite se mbush me bythe ate karrike ne podium(dhe me pordhe burri ate mikrofon),mbase merr vesh nga kompjuteri dhe teknologjia,por eshte jashte vendi fare qe te harbohet per te pritur ngushellime ne vdekjen e nje eprsoni qe ishte jashte politike.Po hajde,se edhe kjo i kish mbetur pa bere!

  63. Pena says:

    Zonja M.Dervishi je nje talent i vertete ne gazetari.E lexoj me respekt cdo shkrim tendin.Kam vec nje verejtje te vogel per ty.Ve re,jo pa keqaedhje,qe talenti yt i shkelqyer nuk perputhet me rendimentin.Mendoj se njeriu atje ku ndihet me i forte dhe i susesshem,atje duhet te shpenzoje edhe energjite kryesore.Ti,per arsye nga me te ndryshmet,mund te mos ecesh gjate ne politike,si deputete ,etj.por mund te behesh e pavdekeshme ne publicistike,qe kur flasim midis nesh,te themi:”…..si Moza dervishi”.Perderi sa talenti nuk te mungon,lenda e pare eshte me te tepert dhe fare e lire,moshen dhe shendetin e ke,vendi ka shume nevoje per pena te tilla,pra edhe pritet shume me teper prej teje. Me dashamiresine e nje prindi,te uroj shendet dhe sukses.

  64. kristjana says:

    Pershendetje, vetem ky qe nuk quhet artikull gazetaresk, ka probleme te renda me strukturimin, dhe lidhjen logjike dhe mbi te gjitha stilin dhe gjuhen e perdorur,here tjeter te keshilloj te mos e shash kryeministrin e vendit tend pasi eshte shume joetike per nje artikull, ka me mijera meyre te tjera te moderuara per te thene qe Sala eshte idiot. Nese vazhdon per gazetari sinqerisht te uroj te ndryshosh dege ose te pakten te fillosh te lexosh se si shkruhen artikujt.E dyta ajo cka keni shkruar eshte teresisht e nje anshme dhe eshte mendimi juaj personal i bazuar ne cilat fakte?Pra duhet ta kishit argumentuar pse e urreni kaq shume qeverine.Qeveria i ka bere homazhet e duhura Dritan Hoxhes kur humbi jete, dhe kjo qe paska bere ndaj Steve Jobs eshte pak e tepruar por eshte ne shenje respekti, pastaj me thuaj si i krahason ti nje shkenctar qe i ka dhene gjithe botes,Apple i ka ndryshu jeten e perditshme njerzve ne shume aspekte, po Media sa % te shqiptareve i ka ndryshu jeten? E di qellimin e mire qe ka por flasim me vepra.Pastaj s ke nevoje te kapesh fare te nje rast kaq banal per te shprehur urrejtjen tende ndaj qeverise, po hedh akuza per te cilat nuk ke prova, do ishte shum me mire sikur te kishe shkruajtur nje artikull ku te demaskoje qeverine me fakte sesa kete artikull ku je kap me nje gje per te cilen nuk duhej te ishe kapur

  65. Fali o zot mendjen e corientuar dhe te mbushur plot djallzi e gjelozi te Moza SAimpatikes. Eshte e trishtueshme se si nuk marrin kurajon te shruajne per bemat dhe vrasjet qe ka bere Dritan Hoxha, E nisi me prostituta dhe e mbaroi me prostituta. Cfare e bere ne kete bote do ta bejne. Moj e shperfytyruar si te vjen me ta nxjerr vajzen ne Itali per prostitucion. Shkruaj nje llaf per prostitucionin qe organizoi Tani qe te dhimbset dhe te behesh e besueshme. Shkruaj se nga kush u vra bashkpronari tjeter dhe pse u vra. Shkruaj cfare lidhje ka Rama i Dash Pezes me ete vrasje. Dhe pastaj fol per Tanin Yllin e vogel te krimit te organizuar.

  66. Daja says:

    Zoti mero tek komisariati nr kater major isa mella shoqerues i topall it ka tentuar te perdhunoje nje shtetase,ngjarja este mbajtur e fashehur,

  67. Ann says:

    Te me falesh zonja Mimoza Dervishi ( me shume vemendje lexoj shkrimet tuaja e kam nje konsiderate te vecante), por krahasimi qe po ben sikur ska lidhje fare. Eshte injoranc e nivelit te larte e kafshes Topalli por edhe kjo e jotja , sikur nuk ben shume sense.
    Kush eshte Dritan Hoxha ?Cfare ndryshoi ne jeten time? Pervecse solli nje rrjet televiz qe ne fund te fundit dikush heret apo vone do ta sillte.Apo jo?

    1. Stela says:

      Dua t’ju pergjigjem une juve zonja Ann; Nqs ju nuk jeni ne gjendje te vleresoni c’fare ndryshoi ne jeten e shqiptareve gjeniu Dritan Hoxha,padiskutim qe nuk jeni ne gjendje te vleresoni dimensionet e gazetares Mimoza Dervishi.

  68. artan says:

    o tepelena cke me shkodren mor ‘mik’shkodrani shoket tuj i ban nadje.sa per topallin shaje si politikane se ke adhe tepelenas si puna e saj.pse tan oficerat e policet jan nga ju

  69. shkodrani says:

    Per ne shqipetaret dhimbjen me pare ta kemi per shqipetaret, e pastaj dhe per te huajt. Por Topallit kur nuk i u dhimbesen njerezit qe vriten ne mes te sheshit dhe ne sy te botes, ska si ti dhimbeset i huaji, Shqiptari vlene me shume busti Tapalli.

  70. suli says:

    Shkrimet e tua Mimoza jane me te vertet te shkelqyera.KOMPLIMENTE.

  71. guizepe siciliano says:

    E nderuar Z MOZA te pershendes me gjithe zemer jeni teper e sakte ne ato qe shkruanim,jeni shume e guximshme sa mire do te ishte te kishim mjaft gazetare si puna juaj dhe jo sahanlepires te tipit cupi,frangaj,cili lubonja e plot te tjere.RESPEKTE

  72. EMIGRANTI says:

    NUK KE CA THUA PER JUZEFIDHEN SE INJORANCA E SAJ E KALON CDO CAK DHE KUFI,I LUMTE KUR JA BLEU TRURIN SALES DHE E FUTI ME TRINA NEPER MAL,E FUTI NE QORRSOKAK,E BERI VENDIN LEMSH E KOKERR,SA PER DRITAN HOXHEN NUK KA KOMENT FARE,PO TA FILLOSH NGA MOSHA DHE PASIONI, KUSHEDI KU DO KISHTE ECUR,SI SHUM TE TJERE NUK TE LENE KETA TE NGREJ KOKE I AFTI,PO VETEM LLUMI QE KA PLLAKOSUR VENDIN SI JUZJA,ETJ,ETJ,ZOT MAJE DOREN E HAPI NJE DRITE JESHILE SHQIPTARVE…..

  73. Stela says:

    Respekt, Respekt, Respekt, per gazetaren Mimoza Dervishi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje