Dje ju kushtua shumë rëndësi shkarkimit të Drejtorit të ALUIZNI-t të Tiranës, Ferdinand Shehu, për mungesë të “integritetit moral” siç thuhej në njoftimin zyrtar. Gjëja e parë që më shkoi në mendje ishte ndonjë skandal seksual, por sqarimi ishte shumë më poshtërues. Zotëria në fjalë në një copë letër që e ka paraqitur si CV të tij nuk paska shkruar se ka qenë ekspert në dispozicion të hetuesisë në fund të viteve 90-të dhe më pas ekspert kriminalistike në Ministri të Rendit Publik. Këtu serioziteti i kësaj qeverie merr fund. Ky njeri ka 6 vite që punon si nëndrejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, një post shumë me rëndësi, i emëruar direkt nga Sali Berisha. Po ky njeri ka qenë kandidat për deputet i Partisë Demokratike në listën e vitit 2009. Si ka mundësi që ky person i ka mashtruar zyrtarisht edhe qeverinë, edhe Shaban Memin, edhe parlamentin dhe Komisionin e Verifikimit të Figurave për 6 vite me radhë? Dhe ç’është me e keqja i ka mashtruar për thuajse asgjë të keqe në jetën e tij, pasi ai nuk është oficer sigurimi, por një inxhinier i zakonshëm mekanik që ka punuar në hetuesi. Nuk dua të mbroj figurën e zotit Shehu se për të kam dëgjuar gjëra shumë të rënda si nëndrejtor i ALUZNI-t, që e turpërojnë më shumë qeverinë e tij dhe atë vetë, por dua të theksoj faktin se sa e rastësishme dhe arbitrare është qeverisja e Sali Berishës. Unë nuk e kam njohur kurrë këtë njeri para vitit 2005, nuk e kam identifikuar kurrë para atij viti si ish- mbështetës të opozitës dhe fare papritur u gjend në një post kyç. Dikujt nuk i shërbeu pas gjashtë vitesh dhe hiqet fare papritur, jo për gjëmat reale që mund të ketë bërë si Nëndrejtor i Përgjithshëm apo Drejtor i Tiranës, por për një gjë, për të cilën nuk duhet të ndëshkohet ai, por shefat e tij. Pra, e morën nga rruga për ta përdorur për interesa të tyre, dhe e flakën në rrugë duke shpikur një akuzë që nuk është as ligjore, as morale dhe as defekt i karrierës së tij.
Në të njëjtën kohë paralelisht me këtë histori, qeveria po dëgjon përditë nga disa media si Top Channel apo Tema historinë e skandalit të skrapit në Fier dhe nuk reagon. Prokuroria ka nisur hetimet për shkak se kompania turke Kurum Internacional ka fituar një tender në thyerje të ligjit dhe kam frikë se po shërben si pastruese e një skandali financiar, që ka të bëjë me grabitjen e pasurisë publike. Një kompani nënkontraktore ka hyrë mes Ministrisë së Ekonomisë dhe firmës Kurum dhe është kthyer realisht në një pronare de facto e pasurisë sonë në ish- Uzinën e Azotikut dhe Uresë në Fier, duke mbledhur sipas të dhënave më shumë hekur se sa ka autorizim nga tenderi zyrtar dhe duke shërbyer kështu si kanal shkarkues i parave të zeza tek buxheti i atyre që e kanë favorizuar. Nëse një gjë e tillë verifikohet nga prokuroria, atëherë ndëshkimi rrezikon jo vetëm sekserët, por dhe ata që po ua mundësojnë këtë pazar dhe që janë drejtuesit e Kurum. Në krye të këtij operacioni si ndërmjetës “me autoritetet” është Leonard Koka, një person i njohur i nëntokës politike në Shqipëri nga koha e Fatos Nanos, i dalë nga burgu pas akuzave për trafik cigaresh dhe lidhje me organizata kriminale në Durrës dhe që tani komandon makina me skrap dhe kërcënon gazetarë që shkruajnë për të.
Çfarë standardi moral ka Sali Berisha, kur ekonominë shqiptare sot e komandon Leonard Koka, dhe Nasip Naço, njëri sipas Berishës “pjesëtar i Klanit të Zemunit” dhe tjetri hetues zyrtar i diktaturës? Për çfarë standardi moral flet ky njeri dhe kjo qeverisje, kur ata që po plaçkitin Shqipërinë janë po ata për të cilët shqiptarët i besuan Berishës rikthimin në pushtet për t’i luftuar? Sot biznesmenët më të mëdhenj aleatë të Sali Berishës dhe Familjes së tij janë Leonard Koka, Rezart Taçi, Mihal Delijorgji, Zamir Mane, Agim Zeqo, Armand Duka, etj të gjithë njerëz besnikë dhe pjesë të shpurës shëtitëse të Fatos Nanos, të cilët Sali Berisha i anatemonte para publikut. Një prej tyre bile e mbaj mend që ndryshoi tri herë ditën e dasmës se nuk gjendej Fatos Nano në Tiranë. Ishte “guximi” i Sali Berishës që t’i dënonte me emra këta njerëz si pjesë e sistemit mafioz të Fatos Nanos, që bindi shumë shqiptar që ky e kishte seriozisht me luftën kundër korrupsionit. Mirë Ferdinand Shehu që nuk paska treguar ku ka punuar dy vjet, po Sali Berisha që na ka gënjyer se do t’i ndëshkojë këta biznesmenë që kanë përfituar miliona në kurriz të taksave të qytetareve shqiptarë pse duhet mbajtur në pushtet? Kush ua pastroi biografinë këtyre biznesmenëve, sipas Berishës të lidhur me strukturat mafioze të Fatos Nanos, pas vitit 2005?
Përgjigja e vetme është se ata e kanë blerë statusin e tyre të ri pranë Sali Berishës, kurse ky Ferdinandi kaq i ka pasur mundësitë dhe nuk i është dashur më njeriu. Standardi moral me të cilin ai u largua dje nga detyra, është një letër higjienike e bërë pis qysh muajin e parë të pushtetit nga Sali Berisha, i cili nuk doli dot nga WC-ja e pistë që i dorëzoi Fatos Nano.
Minjte gjithmone levizin para se te bjere termeti.Dhe sot pame levizjen
e tan cekes me finese per te dale nga qenefi i berishes i cili eshte ankuar
per eren e keqe aty jo vetem te grykes se WC por me teper nga kembet e palara te kollarexhive.
Berisha po jeton me siguri javet e fundit dhe nuk ak obame apo engel ta shpetoje .Nje nga shkaqet kryesore qe do iki eshte se ai i ka bere tashme gropen vetes,por dhe artikujt e mero bazes kane qene nje nderhyrje
kirurgjikale perfekte ne trurin kanceroz te serb-erishes
Pushka top tu befte o fisniku mero baze dhe ruaj veten dhe familjen.
hakmarrja do jete barbare. te ruajte zoti dhe arvizuja !
MOS JA FUT KOT. NERITANI DON TE BEHET AKADEMIK DHE PER KETE NUK DUHET TE JETE ZYRTARISHT NE PARTI POLITIKE. I BEN ME NDER GLASEN POLITIKES DHE KERKON NJE PENSION TE MIRE SI AKADEMIK I LESHIT. KURRE MOS E HENGERT PASURINE QE I KA VJEDHUR POPULLIT. ESHTE LEGEN E SHKUAR LEGENIT – NGA ATA QE ENVERI I VINTE TI LANIN PRAPANICEN. HAJDUT.
HAHAHAHAHA.ME KUJTON BABANE E GENC RULIT – DESH E PERJASHTUAN NGA PARTIA PER MUNGESE SINCERITETI. TANI MU KUJTUA KJO PUNE; PPSH TE NDESHKONTE PER MUNGESE SINQERITETI. NJESOJ EDHE SALI KOMUNISTI; I VETMI KRYEMINISTER KOMUNIST NE EUROPE. ZOTI MERO – TE LUTEM SHKRUAJE DIKU ME TE MADHE NJE ARTIKULL MBI FENOMENIN SHQIPTAR QE MBAN NE KRYE TE VETMIN KOMUNIST NE EUROPE SI KRYEMINISTER.
Te dashur miq lexues te Tema,
Politikanet shqiptare jane te tere te korruptuar dhe kete e dime ne te gjithe, por kjo krijone ca probleme qe thoni ju.
1) Sala; Basha dhe te tjere te implikuar ne vrasjen e Janarit duhet te merreshin nen hetim dhe te gjykoheshin. Ligji eshte njelloj per te gjithe, apo jo.
2) Rama kerkon debate te hapur me Salen. Ky eshte nje krim nen vehte.
Dhe u a them une psene.
a) Rama ka vene para plote por nuk ka vrane njeri, por ndihet fajtor dhe ka friken e tija nga dalja e ndonje te palare. Keshtu qe nuk mund te perball Salen fuqishem duke aktivizuar levizje te fuqishme nga baza.
b) Rama duke kerkuar te debatoje me berishen nga njera ana e ve ne pozita kete te fundit se ska si ti pergjigjet per krimet te kryera, vjedhjeve dhe korrupsionit gjithashtu ekonomise qe eshte si gjithmone e zhytur ne mut. Por te dashur miq kjo qe bene Rama eshte dhe nje fare rehabilitimi per Salen. Pasi na e bene ate si te vlefshem kur ne fakt eshte turpi kombit.
Afrimi
Rama gabon qe kerkon debat me Berishen por nuk ka vene para nga tenderat publike.
Akuzat me te renda qe ju bene socialisteve nga Berisha deri ne 2005 kane qene :blerja e energjise me prokurim te drejtperdrejte,shitja e Albtelekomit,Parku energjetik ne Vlore etj dhe keto te fundit u realizuan nga vete PD mbas 2005.Ku ta gjesh e korrupsionin e socialisteve.Ata as vrane dhe as rrahen njeri, nuk mbyllen gazeta dhe nepunesit e administrates publike&kompanive shteterore(qe sot jane mbushur me injorante)nuk kishin frike te flisnin dhe nuk ju bente njeri presion para zgjedhjeve.Ne vitet 2001-2005 vendi pati zhvillimin me te madh ne ekonomi dhe eleminoi plotesisht pasojat e 1997.
Tani ne Shqiperi realisht nuk ka me korrupsion( e shikoni pra qe Berisha e mbajti premtimin) sepse vendi eshte pushtuar nga Mafia.
Shqiperia ka vdekur dhe yjet rrine e veshtrojne.
afrimo, ja ke fut si ai miku peles. nuk e kuptoj: me dhune nuk doni, me debat nuk doni, me kryengritje nuk doni, me atentat nuk doni, me helmim nuk doni, me gudulisje nuk doni, me damlla nuk doni, me viagra nuk doni. me thoni si e doni xhanem qe ta shporrim shpellarin. ta pallojme ne bythe? jeni te gjithe bythpambuke, doni qe te fitoni me duart e te tjereve. burra burrece.
Ti qenk tamam per partine e ardhshme Islami-Harasani. Aty pastaj nxirrjani “bojen” Rames me skandalet qe gjoja ju dini.
pffff, po pati nevoje Sala per “levizjen” e mendimit ndryshe brenda PS, i paska me te vertete punet keq sic thone disa.
tu befte pena bombe berthamore qe ta shkulesh nga rrenjet ti o POPULL kete regjim satrap te shpellarit berisha. Mero urimet me te mira. Nuk kam c’te shtoj me gjate pasi komentuesi meparshem e ka bere tamam ate.
Ketij ja futen se duhet te hapi krahun per dike tjeter,por puna qendron se kedo qe te analizosh nga ata qe kane poste te tilla ne qeverisje,me “difekt” ne biografi jane.Dhe kjo nuk eshte rastesi,por nje strategji e salibanit.Pse Ristani mos ishte me i mire se ky Shehu qe hoqen?
Mero,po ku ka moral Sali Berisha.Ai turpin, e ka ngrene me buke,si i thone nje fjale. Eshte skandaloze qe eshte sot kryeministri i Shqiperise,sepse eshte autori i 1001 te zezave qe po perjeton populli yne.Ai ka mashtruar,ka vjedhur,kA VRARE NJEREZ.Ai eshte autori i shkaterrimit te ekonomise mbas ’90 e, c’te them me?Ndaj tij ka akuza publike si tradhetari i kombit shqiptar,m gj ate ,ai eshte perseri kryeminister i vendit tone.Ne nje rast tille nuk duhet te pretendojme per moral kur ne krye eshte nje moral qelbur , te cilin vetem buldozeri e shkul me rrenje .
Mire e ke moj Besa, por c’e do qe ngelen neper gazeta (dikur) e ne komputera (tani) keto fjale, mendime, sugjerime e mllef. A do rrije edhe shume ky popull ne gjume?
C’te them per keto te verteta, qe njihen prej te gjitheve?!
i madh mero vazhdo me kete ritem, sepse ato qe paten kurajon te rrihnin shanin dhe te bejne atentate po e ndjejne eren e kapitullimit…vetm mos harro!
Fatkeqsia me e madhe atje eshte populli me barkun bosh keshtu e la enveri kete beri sala I genjen me ca lek per fushate dhe zgjedhin hajdut dhe injorant pastaj
Hahaha eshte e vertete Gimja, e ka bere tre here dasmen,biles nje e nisi ne Selanik se mendoi se do ishte Nanoja atje,ndersa Zamiri qurravitej per makinen e sapo blere qe i goditi Nanoja duke e ngare,e ky pastaj i tha Timit ne dogane t’i linte ca maunka pa dogane………Ne dasmen e Gimes nga opozita e kohes ka qene vetem Fatmiri i Mehdillareve dhe Ridka i Bodellinjve,lidhjet me Berishen u realizuan pas operacionit te tij ne Austri,tashme jane pjese e pandare e familjes,pasi e shoqja eshte stilistja e Familjes! Keta jane aristokracia shqiptare, turp per kete popull qe udhehiqen nga qeveritare te komanduar nga bijte e pastrueseve,faturinove,shitesve eku di une se cfare!
Megjithe respektin qe kam per Ramen,dua t’i theme atije qe,nuk e shoh me vlere takimin perballes! ,Ju do e pyesni ate,a ka ndonje te mire qeveria e tije? E dim te gjithe qe kjo qeverri s’ka as nje te mire. Do e pyesni per te zezat qe ka sjell saliu dhe qeverria e tije? Ato jane aq shume sa dhe plehrat qe po n’a i grumbullon tek dera,se per vete ai dhe familja ka ajrin e Dajtit…Pra jo ju duhet perballur me te,por ju dhe gjithe opozita duhet t’a tundni dhe te shkundni prokurorin deri sa te dal uje i zi,vetem prokuroria duhet t’a beje takimin ball per ball me saliun,kjo prokurori qe s’ka guxuar t’a therras qofte dhe nje here te vetme sot e nje njezet vjet kete bicimsesin balash.10.te pikat e ofruara nga ju e kane mare konfirmimin brenda dhe jashte,edhe ketu s’ke pse te pyesesh saliuh nese i pelqen ajo,ato s’jane 10,cilsit e komunistit qe sala do i kish vertet me per zemer…
Skandalet e kesaj qeverie nuk perbejne me lajm.Pas kilotoneve te Gerdecit,qindra milion eurove te Rruges se Kombit,figures dhe zerit te zv-kryeministrit si dhe vrasjeve ne Bulevard cdo “zbulim” i ri eshte i destinuar te vuaje nga inferioriteti ndaj megaskandaleve.
Eshte njelloj sikur dikush ne Itali te zbuloje se Berlusconi eshte pare ditet e fundit ne shoqerine e nje prostitute.Lajm do te ishte nese ka qene me 20 te tilla brenda nje nate dhe me pas nuk i ka paguar….
Pse eshte Shqiperia e fundit? Pse ne 20 vjetet e fundit, ajo u katandis te sundohet nga nje tufe hajdutesh, imoralesh, mafiozesh ta paskrupullt? Arsyeja e pare dhe kryesore eshte se populli qe mbeti ne Shqiperi pas eksodit masiv te nje te tretes se popullsise, u nenshtrua pa kushte bandes plackitese te radhes, karrieristeve te semure te ish-regjimit te vjeter, te cilet e ndane veten ne gjasme partiza te djathta e te majta. Por ne fakt, ishin ish-sherbetoret e bindur te regjimit te vjeter. Ata kishin ngjitur shkallet dhe benin nje jete shume te mire se shumica e popullsise edhe me regjimin e vjeter. Merrni me radhe te gjithe, nga Saliu, tek Fatosi, nga Shabani tek Iliri. Njesoj, sherbetore servila me karakter te deformuar, pa dinjitet personal apo politike. Populli i toleroi shume gjate dhe tani po shijon mrekulline e tyre, retoriken dhe maskaralliqet e tyre. Po grabisin pasurite kombetare, po shesin interesat kombetare shume me keq e me rende se gjithe dallkauket e me parshem. Tani kete e bejne hapur dhe pa frike. Ata nuk kane me frike, se populli eshte i frikesuar dhe i tradhetuar. Populli eshte i varfer dhe i pafuqishem per ti ndaluar. Populli i sheh grabitjet e perditshme, vrasjet, skandalet gjigante dhe sillet me to sikurse te flitej per nje vend tjeter jashte kontinentit, e jo per te, per te ardhmen e tij dhe te femijeve te tij.
Ata mallengjehen nga idiotizmave te ketij apo atij ambasadori a thua se jane ata qe drejtojne Shqiperine. A i keni pare (b)analiste te tupit te Artan Hoxhes se si perpiqen nga studio ne studio te teverave, te krijojne nje realitet virtual duke cituar organizma e media te huaja, te cilat i kane vetfurnizuar me te dhena te rreme mbi nje realitet te rreme?
Po c’mund te behet? Populli bashke me opziten duhet urgjentisht te shemb kete realitet virtual. Ne nuk kemi nevoje te na thote as ambasadori dhe as Tani i Kleptocracise dhe as Sali pashai i pushtetit se sa mire jetojme. Sa eshte rritja ekonomike kete e shohim ne tovolinen e ngrenjes cdo dite.
Perkunder sulmeve e pritave te pushtetit te mirearmatosur, padyshim Rama ka bere opoziten me te sukseshme deri sot. Fale opozites se tij, sot maska e Sales eshte cjerre ne menyre te pariparueshme. Sot si brenda ashtu edhe jashte eshte zgjeruar ndjeshem numri i atyre qe e shohimn Salen si diktator, hajdut dhe vrases. Ka rene perfundimisht miti i tij si demokrat dhe i ndershem. Fatmiresisht ne menyre te pakthyshme! Por Rama nuk ka pse i kerkon debat! Debat behet me nje demokrat, jo me diktator. Ai nuk ka bere e as ka pranuar debat ne brenda partise se tij, ku sundon me grusht te hekurt qe prej 20 vjetesh. A e keni pare qe u ben monolog cdo dite 70 deputeteve te tij dhe asnje nuk piptine? Po ne qeveri? Atehere cfare debati mund te bej me Ramen? Po rdhe sikur ta beje, cfare do te merrte ai ne konsiderate?
Pas skandaleve kaq te renda, pas deshtimeve te renda e me pasoja sic do te jete mos pranimi i kandidatesise per ne BE ne ditet e ardhshme, opozita dhe populli qe e perkrahe ate, duhet te mbaje pergjegjes personalisht Saliun dhe te kerkoje zgjedhje te parakohshme te organizuara nga nje qeveri teknike. Opozita duhet ta braktise pergjthnje parlamentin, deri ne plotesimin e ketij kushti. Mos u ligeshtoni nga presionet e bufoneve te ambasadave dhe do shihni se renja e regjimit te qeverise se korrupsionit do te jete me e lehte se renja e diktatures!
Që shqipërin e drejton P.P.Sh. (Partia e Punës së Shqipërisë)kjo nuk është zbulim. Po vetëm se ka një ndryshim thelbësor. Ndërsa punistët e asaj kohe, ishin fukarej si ne populli, punonin dhe ju binte bretku si ne populli, por për çudi shtypnin popullin pa pare, sepse i shërbenin partisë, punistët e sotëm janë milionerët e Shqipërisë. Ata formojnë Borgjezinë e kuqe me të gjitha format e shtypjes së të tmerrshmes “Diktaturë e Proletariatit”. Pra pritja e ndërtimit të demokracis nga këta ngangësterë të shpërndar në Pd dhe PS është naivitet. Unë mbështet Edin sepse nuk ka lyer duart me gjak dhe nuk është pasuruar me taksat e popullit, sepse i pasur është në rangun e milionerëve. Së dyti mendoj se Edi mbështetet nga ndonjë rrymë progresiste ndërkombtare dhe ka vizion për popullin. Së treti mendoj se Edi sa të marrë pushtetin nuk do na drejtojë më me sekretarët e bzrosë, kryetarët e kooperativae, sigurimsat etj. në të kundërt lumi që na mori. Ndërsa ballaqfaqimi me Berishën është taktik e mirë nuk i kuptoj disa pse janë kundër. Berishës duhet ti dali dhe ai kallaj që ka. Ok?
Analize perfekte.
Shporreni sa me pare kete palaco politik,produksion i Ramiz Alise, njekohesisht hajdut ordiner,malok qe nuk di ti bie ciftelise, pale lahutes sone kreshnike te Mujit e trimave te Jutbines, komunist me triske, fanatik i poshter qe ka vrare me mijra vete kur tentoi te bente nje lufte civile Veri Jug.
Ky edepsez folklorik,pordhaman e frikaman qe ne vitin 97 ju be vrima e miut peseqind grosh e per qime desh i fluturoi koka,ka gjetur gallofin Edi Rama,djalke rishtar qe kerkon te llafoset me dhjete pika (Pse jo 9 apo 11 pika?)
Lerini ju lutem ,llogjet e Kavajes me partira e ambasadore e “nderkombetare” te tipit te pleqve Doris Pack e nje plehre duduk e i peshtire si Grossruk.
Kqyrni veten e vini gishtin kokes e veshtroni se si nje grusht fshataresh te varfer si psh. Salahudin Rahmadan Sheqere Berisha, Shaban Mehmia e mjaft katrigare e rufjane politike qe i lepijne sumen ketij dallkauku qesharak qe kur llafos anglisht te heq barku e nuk ka nevojtore te te marre ne dorezim.
z. Savo! Saliut s’i ka mbetur me as nje gram kallaj,tashme eshte nudo… Vetem me prokurorine duhet perballja,Ok?
Pershendetje te gjitheve
I nderuar Mero,
Urime nga zemra per keto shkrime kaq te domosdoshme per popullin tone ne keto kohra qe po kalon. Ne cdo shkrimin tend eshte e verteta.
Une jam larguar nga Shqiperia ne vitin 97, dhe kur kam lexuar se ne qeveri eshte nje fare Nasip Naco, jam shokuar….eshte me se e vertete se ai ka qene nje “prokuror i devotshem i diktatures” Kjo eshte qeveira qe vereris vendin tone. C’fare mund te presesh nga kjo qeveri? Rezultatet po i shikoni perdite. Hapsi syte shqiptare dhe dilini zot vetes. Mbeshtetni opoziten ne aksionet e saj politike. Zoti qofte me ju.
Anila USA
je i paarritshem Mero Baze
zoti mero te pershendes cdo dite per shkrimet e goditura kunder qeverise krimbur ,une nuk e di se cfare po presim ne shqiptaret cdo dite qe shkon asnji gje per kete popull dhe zoti neritan ceka paska qene plaku me i poshter qe ka pas vendi qe ka kaq vite qe i shkon pas kryeplakut te shtetit nga pas dhe ky ka eisite e veta duke shetit neper parti te ndryshme si qeni i rrugve ku llogarite se kush e merr nji nate per streh.zoti mero un ekam shume rrespekt per ju si gazetar me taban kombetar pertej gjithshkaje qe denonconi pisllekun etjpor mos kujto se je vetem te do gjithe populli shqiptar qe cdo dite merr informacion te shpejte dhe te sakte gjithashtu ti ke mbeshtetjen mbare bashkeatdhetareve te tu anembane globit rrespekt per ty si vella dhe familjen tende te mrekullueshme qe ke ne krah te duam shume ,,…eni familjarisht