All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - Scripts - 4
Desktop - General - 1

A e shkruan dot Berisha historinë e tij?

1 Tetor 2011, 20:50Editorial TEMA
A e shkruan dot Berisha historinë e tij?

Kjo pyetje më lindi ndërsa nisa të lexoj librin e Spartak Ngjelës, një libër mbi diktaturën dhe raportin e tij me të. Duke filluar ta lexoj këtë libër të shkruar mjaft mirë, mu ngulit më shumë ideja se diferenca mes njerëzve që i kanë dhënë historisë biografinë e tyre dhe atyre që kanë vjedhur nga historia kontributin e të tjerëve, bëhet e qartë vetëm në një pikë, tek guximi për të shkruar historinë tënde.

Mu kujtua duke medituar rreth këtij akti një intervistë e stërpërsëritur e Sali Berishës për raportin e tij me historinë. I pyetur në vitin 1997 nga një prej gazetarëve të njohur të shtypit britanik, Tim Judah, nëse ndonjëherë Berisha do të shkruante historinë e vet, ai e kundërshtoi atë prerë. “Nuk do të shkruaj kurrë kujtime”, tha. Më pas e ka përsëritur disa herë këtë “premtim” duke dashur ta konsiderojë të parëndësishme fuqinë e një politikani dhe njeriu aktiv në politikë për të shkruar historinë e tij. Në të vërtetë kjo është një çështje që ndan njerëzit që i kanë dhënë historisë nga njerëzit që kanë vjedhur historinë. Sali Berisha vërtetë nuk mund të shkruajë dot një libër historie për veten e tij. Në historinë e tij prej komunisti nuk ka asgjë demokratike, dhe në historinë e tij prej demokrati ka gjithçka komuniste. Edhe kur tenton të flasë nëpër studiot e veta rreth historisë së tij politike, ai nuk flet dot për detaje, por vetëm për korniza që përpiqet t’i modifikojë sipas konjukturave të sotme politike. Ai tregon ndryshe historinë pse u bë komunist, ndryshe historinë pse u bë sekretar partie, ndryshe historinë pse regjimi e mbante në paradhomë, por kurrë në sofër, ndryshe historinë pse lejohej të shkonte në Francë me vjehrrë serbe, ndryshe historinë si dhe pse u përfshi në lëvizjen e studentëve në vitin ‘90 dhe thuajse e ka groposur gjithë historinë politike të Partisë Demokratike. Në këto kushte ai s’mund të shkruajë një libër për historinë e tij. Dhe jo vetëm ai. Të kthesh kokën pas dhe të shkruash të vërtetën është një çlirim i madh, por është veti e njerëzve të lirë. Nga fuqia për ta kthyer kokën pas dhe për të parë çfarë ka ndodhur me jetën tënde, dallohen realisht qytetarët që i vlejnë një vendi. T’i bësh vetë dhe sipas mënyrës tënde bilancin jetës tënde, përveçse guxim është dhe një sistem vlerash. Njerëzit që në jetën e tyre s’kanë bërë asgjë nga vetja e tyre, por kanë vepruar gjithnjë si pjesë e mekanizmit të regjimeve, përveçse nuk kanë ç’të tregojnë, kanë dhe makthin e asaj që kanë bërë. Në rrugëtimin e tyre drejt pushtetit, ata shpesh kanë shkelur mbi vlera themelore të lirisë, mbi kufoma njerëzish dhe mbi krime të fshehta që nuk mund t’ia dëshmojnë më as vetes. Si mund ta shkruajë për shembull Tritan Shehu skenën kur ka prishur Kishën e Tiranës si konsomolas i regjimit, si mund ta përshkruajë Berisha luftën e tij poshtëruese për tu zvarritur drejt postit të Sekretarit të partisë, por më keq akoma si mund të përshkruajnë këta dy monstra atë që i bënë Partisë Demokratike dhe shpresës për një Shqipëri demokratike me regjimin qesharak të vitit 1992- 1997 dhe tashmë me rikthimin e regjimit të Familjes pas vitit 2005. Sali Berisha nuk shkruan dot as si i zboi nga PD gjithë bashkëthemeluesit e saj, as si përndoqi deri në tentim për vrasje Azem Hajdarin, të cilin më në fund e vrau me ndihmën e armiqve të tij, as për fillimin tragjikomik të krizës së vitit 1997 me kapjen rob të Tritan Shehut në Lushnje, as për humbjen e personalitetit të tij dhe njerëzor në ditët kritike të marsit 1997, tentimin për hipjen në helikopter për të ikur drejt Vilës së Kostandineskut në Rumani, dhe më pas rikthimin në pushtet. Si mund të ulet ai për shembull e të shkruajë momentin kur i biri i ka kërkuar të bëjë një fabrikë municionesh në Gërdec dhe ai u investua i tëri në qeveri për ta bërë atë, siç del dhe nga protokollet e mbledhjes së qeverisë, si mund t’i përshkruajë ai konsultimet me të bijën për çdo leje koncensionare në lumenj, nga Devolli e Vjosa e deri në Valbonë, si mund të përshkruajë ai momentin tragjik të 15 Marsit kur fabrika e të birit shpërtheu dhe vrau 26 vetë mes të cilëve dhe baxhanakun e vet, si mund të përshkruajë ai momentin e vrasjeve më 21 Janar, kur me qetësi ka ekzekutuar Aleks Nikën, Ziver Veizin, Hekuran Dodën dhe Faik Myrtajn… Një politikan që ka në biografi këto ngjarje nuk mund të shkruajë një libër. Një jetë e tillë është një burg i madh, nga i cili del kur vdes. Sali Berisha është një nga të burgosurit e mëdhenj të historisë së tij, nga e cila ai nuk shpëton dot. Si të gjithë ata që janë plaçkitës të historisë.

Guximi i Spartak Ngjelës për të shkruar historinë e tij me diktaturën, jetën në Bllok dhe në burg, dhe raportet personale me njerëzit e hekurt të diktaturës, është një liri e madhe që bën diferencën nga njerëzit që na qeverisin sot. Është historia e një njeriu të lirë.

 

All - ArticleEnd - 1

79 komente në “A e shkruan dot Berisha historinë e tij?”

  1. kunji says:

    na myten maloket

    1. miri bushat says:

      Jam plotesisht dakord me shkrimin ne mesiperm te Meros,por nuk mund te jem dakort me mini komentin tend.E para nuk jane maloket ata qe po bejne kerdine ne shqiperi te pakten per kete legjislature,por jane LSI-stat e Ilirit ata qe duke e ditur se nuk do te kene me shansin as te mbijetojne politikisht, po shfrytezojne pertej maksimumit kete mundesi te arte qe i dha ky “popull”per tu bere pjese e administrimit te pushtetit e po gllaberojne çdo gje me çdo kusht e pa kufi.Per te ta thene ma bukur mini komenti yt eshte nga nje dore qe nuk di te argumentoje por thjesht ofendon.

      1. arsen says:

        Perdorimi qe i ka bere kunji fjales MALOK nuk ka te beje me origjinen prejardhjes nga mali por njeriut me mentalitetin e malit ku mungojne nocionet e respektimit te te drejtave te TJETRIT.

        1. REFORMER says:

          nuk do ta perdorja fare termin tuaj poshterues. Sa per malesoret ata jane fare pa faj ne historine e Sali Berishes. E keni qe te dy gabim, si ai qe shan edhe ai qe i mbron me ate term perbuzes. Ky nuk eshte vecse nje racizem krahinor dhe si i tille duhet te hidhet poshte me neveri.
          Shpjegimet psikologjiko-krahinore jane sidoqofte te pamjaftueshme dhe e shumta mund te shpjegojne profilin e personazhit Berisha, por nuk mund te japin thelbin social-historik te ketij personazhi tragjiko-komik te historise moderne shqiptare.

          1. shqiptari says:

            I lexova me vemendje komentet tuaja. Me vjen keq qe ne shqiptaret akoma pas 99 vjetesh panvaresi, vazhdojme te luajme lojen e çakejve, qe rrethojne kombin tone. Dua t’u ve ne vemendje diçka, e gjithe historia e malokut dhe labit, nuk eshte shqiptare por eshte serbo-greke. Eshte menyra me e mire per te perçare nje popull nje komb. Pa dashur ta citoj pasi nuk ka qene ndonje burre i mire, Duçja ka thene “Divida e d’impera” perça dhe sundo. Ky eshte problemi me i madh i yni, qe ne krye te halleve tona kemi vene nje njeri qe ka bere pakt me djallin “Serbo-Greket”, dhe per hir te ketij pakti po vjedh, grabit, vret dhe shet kete komb. Ky njeri qe vetquhet Mbret Saliu i I-re, nuk eshte se ka ndonje dashuri te veçante per malesoret apo per leberit, ai thjesht deshiron ta fshije nga hartat dhe nga librat e historise boterore emrin SHQIPERI, ashtu si zogu u mundua te fshinte nga zemrat e njerezve, Bajram Currin, Avni Rustemin e shume e shume patriot te tjere. Kam deshire t’u bej vetem nje thirrje shqiptareve HAPNI SYTE DHE SHIKONI KOMBIN TA SHPETONI, i vetem askush nuk mund te beje gje por te gjithe bashke mund ta rrezojme Sadamin (Salin) tone

    2. antikomunisti i betuar says:

      Ik o malok tepelene, koke plence se le nam se po ben vetem rolin e nje gruaje te lige lafazane
      qe mer te tjeret neper goje ik or trap.Gjithe inteligjenca e shqiperis tall bythen me ty duke te thene shiko ky “filozofi” apo me mire trapi

    3. dikush says:

      Ska kala qe smarin komunistet.
      Sa per maloket qe kane ardhur ne Tirane minimumi kane vjedhur token ku kane bere shtepine dhe shume prej tyre vasale te sali topallit po vjedhin vendin dhe gjysmen tjeter te Shqiperise qe paguan taksat.

    4. REFORMER says:

      Thelbi tragjiko-komik i personazhit Berisha pasqyron historine tragjiko-komike te njeriut shqiptar: Berisha ka bere ne politke ate qe secili prej nesh ka bere ne jeten e tij, dmth sipas meje nje lemsh te madh!

    5. baca mertur says:

      ke te drejte ,na myten maloket… e skraparit…nqs te myten maloket ,bjeru ballit,te siguroj qe marrin vesht,problemi asht se ketij spo del kush me i ra ballit,

      sa per shkrimin e zotit baze,i goditur!

  2. Kris says:

    Spartaku eshte nje njeri i lire.Me vjen keq per Lubonjen qe e shiti trupin dhe shpirtin!

    1. raimondi says:

      Sala do ngelej pa histori fare , ose me mire te thuash do ngelej ne kujtesen historike te popullit si shkaterruesi me i madh i Shqiperise sepse gjate viteve te tij u shkaterruan te gjitha –Industria, e lehte dhe ushqimore–Industria e rende me kombinatet , Industria e nxjerjes s e naftes dhe perpunimit te thelle te saj –Industria textile qe kishte kombinate gjigande,
      Industria kimike qe kishte uzina te sodes ,PVC-se,Kombinate superfosfati etj , Bujqeisa, Shendetsia neper fshatra u shkaterua plotesisht –u shkaterruan Armatimi i rende dhe i lehte i vendit–u shkaterruan akademite ushtarake tokesore, detare dhe ajrore ,
      U shkaterruan industria e peshkimit qe kishte me dhjetra ndermarje e peshkimi,
      U shkaterruan pyjet ne cdo rreth te Shqiperise , agrumet , pemet frutore , sistemet mekanizimit te Bujqesise ,Sistemet e drenazhimit te tokave –U shkaterrua Kultura shqiptare Akademia,
      U shkaterrua jeta artistike ne qytet dhe ne fshat -U shkaterua arsmi ne fshatra totalisht ———–Pra te gjitha keto e bene zerooooooooooooo ne saje te drjetimit kriminal te ekonomise qe beri Sala

      -Pra keto jane te metat e punes se Sales ne drejtim –Te meta te cilat paten dhe akoma kane nje ndikim shkaterrues ne jeten e shqiptareve , dhe per te cilat Sales do ti nxihet faqja ne historine e Shqiperise nga brezat qe do vijne …. se Sala e ktheu Shqiperine ne piken zero
      –Kjo ishte Tragjedi ku i zoti i shtepise shkaterron shtepine e tij me duart e tij

      –Ndersa ato qe thote Mero jane tipike lufte partiake per te marre e ruajtur pushtetin qe ndodhin kudo , jo vetem ne demokracite fillestare , por edhe ne ato vende te konsoliduara ne demokraci

      -Por Saliu si dhelper qe eshte , kur ishte ne opozite e kuptoi qe do mbahej mend vetem si Neroni shqiptar —
      —–si nje plackitesh dhe si nje Barbar qe ne vitet ne te cilat ai jetoi berri vetem shkaterrime dhe azgje tjeter , ndaj sa erdhi ne pushtet filloi te ndertoje ruge -ne menyre qe te pakten do mbahet mend qe ndertoi dy gjera dhe keto do i shkruaje ne hsitorine e tij

      –Por qe Sala justifikohet , sepse PS-ja me Nanon ne kyre ishte me skandal se Sala –Ndersa kjo PS qe ka ardhur tani , mbase eshte me e mire por nuk di te beje politike pasi ka ngelur e bllokuar nga kthetrat e grekut –

      ——–Keshtu qe Sala , me kete opozite langarqe ,te mbushur me spiune te grekut sa te iki nga kjo bote
      do jete ne krye te Qeverise….sepse do jete gjithmone FITUES kundrejt spiuneve te rendomte dhe budallenj qe vegjetojne ne kryesine e PS ,

      -Por mos harrojme se historine e ben ..Fituesi

    2. CFURKU says:

      FATOS LUBONJA MBETET NJE SHERBETOR RREGJIMESH SI EDHE I ATI I TIJ – TODI LUBONJA – LAKE I ENVER HOXHES. LUBONJA LAKE I SALI BERISHES.

      1. raiomondi says:

        Lubonja eshte dava qelbesire dhe kush e paguan e ben per vete –Lubonja sa here del dhe flet me te huajte shan Shqieprine –Ai eshte tamam krimb –Ndaj opinionet e tij nuk i merr parasysh asnje se eshte njeri pa moral –Tani e paguan Sala dhe ai flet pro Sales ,neser po ta paguaje Edi do flasi pro Edit

  3. martini says:

    Tritanin e kan marr peng ne Lushnje dhe jo ne Fier.Nje pyetje me vjen natyrshem kur ju i dinit te gjitha keto kush ka qene arsyeja qe keni bashkpunuar me Salen Z.Mero?

    1. raimondi says:

      hahahahahahahahahaha –Gjuajtje e bukur —

    2. patrik says:

      edhe Mero ne Lushnje ka thene, jo ne Fier.hapi syte!

    3. alban says:

      arsyeja eshte e njejte si ne rastin e Ngjeles.

  4. Ben Dibrani says:

    Lubonja do te kete ngrene ndonje luge corbe te prishur diku ose e bashkon prosllavizmi me salen.ose … ai mund te kish qene nje prift greko-orthodhoks i shkerdhyer.

  5. Berisha largohu says:

    Edhe si kur ta shkruaje Berisha historine nuk do te vleje per popullin shqiptar.

    1. olti says:

      Berisha nuk do te shkruaje historine e tij sepse e para eshte heret per te ai ka bere llogari te jetoje 100 vjet, shaka e tija; e dyta ai po pergatitet te na behet mbret, shaka ne kurriz tone. Mbreterve do tjua shkruajne kujtimet te tjeret si puna e Frrok Cupit (shkruante reportazhet per Enver Hoxhen), Blendi Fevziu, Fahri Balliu, deputeti Marku (e adhuron si vet Jezu Krishtin) etj. Ne rast se Edi Rama do ta nxjerri ne pension politik sic ka premtuar por se ka bere deri me sot, atehere Salija do te shkruaj kujtimet e tija do te plasi gallate se atij i mungon cdo lloj strukture analitike. Do te jet si ne Parlament, llafe kazani. Por do te marre ne qafe shume vete duke filluar nga vet Bill Klintoni qe si ai si zedhenesi i asaj kohe Genc Pollo e quanin Derr te Kuq komunist.
      Le te beje Edi Rama detyren se do i durojme kujtimet e Sales zoti Mero.

    2. olti says:

      Berisha nuk do te shkruaje historine e tij sepse e para eshte heret per te ai ka bere llogari te jetoje 100 vjet, shaka e tija; e dyta ai po pergatitet te na behet mbret, shaka ne kurriz tone. Mbreterve do tjua shkruajne kujtimet te tjeret si puna e Frrok Cupit (shkruante reportazhet per Enver Hoxhen), Blendi Fevziu, Fahri Balliu, deputeti Marku (e adhuron si vet Jezu Krishtin) etj. Ne rast se Edi Rama do ta nxjerri ne pension politik sic ka premtuar por se ka bere deri me sot, atehere Salija do te shkruaj kujtimet e tija e do te plasi gallate se atij i mungon cdo lloj strukture analitike. Do te jet si ne Parlament, llafe kazani. Por do te marre neper goje shume vete duke filluar nga vet Bill Klintoni qe si ai si zedhenesi i asaj kohe Genc Pollo e quanin Derr te Kuq komunist.
      Le te beje Edi Rama detyren se do i durojme kujtimet e Sales zoti Mero.

  6. Pena says:

    Si gjithenje i sakte…deri ne perpikmeri.Ne cdo shkrim te imponon respekt.

  7. Kely J.Andress says:

    Ore Zoteri ! Ti qe shkruan keshtu per saliun tregon (ndonese pa dashje) se ke respekt te madh per ate monster. Ti mendon se ai nuk mund ta shkruaje historine e tij dhe te Shqiperise sepse po ta bente nje gje te tille duhet te kete brerje ndergjegjeje, autokritike per ate cka bere deri tani, pishmanlleqe te shumta per krimet dhe denimet e panumerta, duhet te kete skrupuj dhe moral te ndershem, pse jo dhe kod nderi dhe burrerie. Jo ore Z.Baze !!! Ai ska asnje nga keto qe thashe me siper. Ai do ta shkruaje historine e tij sipas deshires se tuj pa ju dridhur qerpiku nga paturpesia dhe pena nga injoranca. Ai do te vetshpallet hero kombetar. Me thoni valle kush do ta pengoje ta beje nje makabritet te tille ?????

    1. NYC says:

      Asnje nuk do mund ta ndaloje. Keni shume te drejte. Nje njeri qe edhe kur merr fryme ben prapesira, nuk e ka per gje te shesi te zezen per te bardhe.

  8. fule says:

    Fatkeqsisht historia e Saliut eshte liber i paperfunduar dhe askush nuk thote dot se nuk na ka rezervuar kapituj te tjere te pergjakshem…ky monster.

    Sa per Tritan Shehun te gjitheve i kujton Lushnjen, ndaj Tritan, mos fluturo me “pras ne byth”.

  9. LORA says:

    Per mua,zoti Ngjela beri histori kur u be gardh per cmendurite e shkeljes 12-here te Kushtetutes nga
    dr.tyryry-ja.Si asnje tjeter,deri me sot ne PD, e denoncoi publikisht rrezikun e kesaj qeverie me ne krye sojsezin tyryry per shqiptaret e Shqiperine, pa ber hesap koston ne karrieren e tij politike.Ky akt i z.Ngjela shndrit si kontribut i vyer per popullin e tij.

  10. pango says:

    TE LUMTE PENA MERO ,LUBONJA SHITI TE KALUAREN DHE MOHOI TE ARDHMEN ,NUK BARAZOHEN KURRE NE VLERA ME SPARTAKUN…….

  11. elba says:

    Nje shkrim shume i goditur .Bravo Zoti Baze .Je vertet i madh.poshte Sali Rame Berisha.

  12. LezuesiTemes says:

    Ky nuk eshte problemi vetem i Berishes, Ky eshte problem Kryesor i Shqiptareve!

    Ne ndihemi rehat kur dalim nga karakteri, kur bejme zullume, sepse e kemi bere si mode qe,
    ose NUK E SHKRUAJME HISTORINE, ose E SHKRUAJME ATE TE MODIFIKUAR SIPAS INTERESIT TONE!

    A nuk eshte bere keshtu gjithe kohes? kthehuni mbrapa dhe lexoni histori-te e Shqiperise! Enver Hoxha arrite deri sa dhe te retushonte fotografite!!??

    Sa me shume te shtohen njerzit qe shkruajne HIstorine aq me mire do ece ky vend!

  13. H.Joga says:

    Biografine e tij saliu vetem ne var mundet ta shkruaje,atje ka kush ja lexon.

  14. PALI says:

    LUMTE PENA ,BUKUR KE SHKRUAR ,NUK MUND TE VIHET SHENJA E BARAZIMIT NDERMJET SPARTAKUT DHE LUBONJES ,JANE SHUME LARG NJERI TJETRIT EDHE SI KARAKTER

  15. tezja ny says:

    Perpare se te shkruajne biografite,kujtimet dhe historite e tyre te famshme politikanet tane do te ishte mire te hapeshin DOSJET.Perse SALIU nuk do?Kaq keq ka bere sa ka frike?Perse nuk kerkohet nje RREFERENDUM per kete?Kaq frike e kane (trimat) shqiptare?Po ato qe kane punuar me sigurimin e shtetit a thua te gjithe jane bere DEMOKRATE?Nuk paska mbetur nje per be?Ne qofte se ka ndonje te beje mire nje here ne jeten e vet e te tregoje haptas gjithcka.Te penduarin qe i sherben nje populli asnjeri nuk e percmon perkundrazi. Te gjithe te perndjekurit sidomos ato te pare e Tepelenes vuajne per buken e gojes ndersa ato qe kane qene komunista rrahin gjoksin se jane DEMOKRATE.Sa e turpshme eshte kjo………………..

  16. Lil Toronto says:

    Historia e Berishes i ngjan nje pikture qe fillon me drita te ndezura per te perfunduar me ngjyren e zeze.

  17. Rrapi i Celos says:

    Zoti Mero! Me habit vetem nje fakt,ku e gjen gjithe kete muze? Ne fakt nuk eshte poetike por jane analiza te persosura deri ne infinit .tema super aktuale te pershkruara me nje gjuhe shume te paster dhe shume shqipe.kur ngrihem ne mengjes dhe kur kthehem nga puna mezi pres te lexoj shkrimet e tua qe jane super realiste.Eshte detyre kombetare te shkruash per kete GJARPER QE DHE KUR FLET DUKET SIKUR PJELL GJARPERINJ ,por ai ne fakt eshte nje NEPERKE. EDHE mendja me idiote e nje demokrati me nivel te ulet e di shume mire qe ai i eleminoje te ashtuquajtur “Bashkethemelues te P.D.” POR PER DISA 1 APO 2 BERI MIRE QE I VRAUse kudo ku shkonte njeri vetem gjak behej.Sali Berisha eshte rekrutuar qysh ne fillim nga sherbimi jugosllav pastaj nga ai shqiptar me vone nga ai i U.S.A DHE TANI SE FUNDI DHE NGA SHERBIMET GREKE.N.Q.S.NUK FILLOHET ME Saliun qysh ne vitet 1966-1967 asgje nuk zgjidhet .EKAM CILESUAR me perpara qe ai personifikon karakterin me te erret njerezor mirepo dhe disa te dobet nga kampi opozitar ne vitin 1997 kane faj qe na e lane peshqesh,sido qe kete peshqesh e kemi dhe nga DAJ SAMI te cilet e lane ne gjendje latente dhe e aktivizuan kur u duhej,sepse u duhet eshte puna e tyre por sic thone malesoret nje shprehje :KENA ME JA PA SHERRIN”..AI KA MARE DETYRA SPECIFIKE TE NA PERCAJE NE FILLIM Jug–Veri pastaj jugun e kombit me veriun e kombit prej Sarande deri ne Mitrovice. Bashkepuntor ka ate cobanin Rumuno-Grek Genc Pollo qe eshte i verdhe nga fytyra por cinik dhe shpirtezi ne kulm.Kurse persa i perket Tritan Priftin kur ti e permend une ndjej krupe ,ai eshte nje idiot si ska pak turp dhe del ,por ku ka turpi turp.Ai eshte nje trup amorf.

    1. Deni says:

      Tritan Shehu thuaj

  18. gello says:

    historine e tij do ta vuajne femijet dhe niperit dhe mbesat pjelle kriminelesh dhe matrapazesh

  19. Devolliu says:

    Mero; Sali Shpellari nuk mund të shkruajë edhe për faktin e thjeshtë se është një injorant dallkauk i rritur me dhi nëpër shkrepa, pranë ujqërve dhe arinjve.

  20. Nikolla says:

    EDHE MERO E DIN SE ESHTE NJE PALO-LIBER POR NUK E THOTE SE ASHTU ESHTE PUNA. POR DO BENTE MIRE TE HESHTE.

  21. luan kolonja says:

    Në historinë e tij prej komunisti nuk ka asgjë demokratike, dhe në historinë e tij prej demokrati ka gjithçka komuniste.

  22. vehap cani ct says:

    Berisha ka histori por ka frike se si do te mbaroje dhe parandjen nje fund tragjik .Si e njoh une historine e berishes Ai zbriti nga nje fshat tejet i humbur dhe nga nje familje totalisht analfabete.Kam qene student ne ato vite dhe berisha ishte nje EGOMANIAK qe per te dale i pare ne mesime kishte nje servilizem exterm dhe masterbohej kur fliten per partine dhe shokun enver.Keto tipa si ky pervers
    dhe i kishim frike se shiheshin dhe me njerez te sigurimit qe rrinin verdalle neper konvikte.Ajo qe ishte karakteristike per keto provinciale ishte mugesa e inteligjences dhe kete e kompesonin me
    kohen shume shume te madhe qe harxhonin neper bibliteka..psh nqs nje studenti te civilizuar i duhej
    1 ore per te pervetsuar nje mesim ndersa ky PESHKAQEN (PESHKOP) 5-6 ore dhe i mesonte permendesh jo me llogjike.Ne vitet e para keto malosoruce dhe meshiroheshin nga shume profesore
    duke pare dhe sakrificat e tyre dhe devoteshmerine e tyre per partine pasi qe ne bankat e studentit
    keto ballaboksa per kariere futeshin ne parti dhe i kishin te zhvilluar spiunlleqet per studentet qe ishim me te mire bile dhe per profesore te nderuar qe “i hanin noten”
    Kete natyre SKUTHI e shfaqi dhe ne vitet 90′ ku nga nje zjarrfikes i RAMIZ ALISE u kthye ne
    nje zjarrvenes te SHQIPERISE..fotografia e sales ne varke me ilir hoxhen dhe e tritan pras shehut
    kaq prane xhaxhit enver tregon se shqiperine e udheheqin ata qe lepinin menderen e diktatorit dje
    dhe sot kullufisin me te njejten kenaqesi bolet e ambasadoreve.Per nje gje jam i sigurte 100%
    berisha do kete fatin e azem hajdarit dhe do perfundoje si qen.Pikerisht per kete ai po lufton per jete a vdekje .Amerika duhet tu ktheje shqiptarve ate qe rajersoni dhe berisha shkaterruan ne fund te 91″
    qeverine e stabilitetit sepse qofte berisha apo rama duhen te largohen nga politika sepse
    te dy ata me veprimet e mosveprimet e tyre kane shkaterruar shtetin dhe dinjtetin shqiptar.
    AMERIKA E LA NE BALTE SHQIPERINE NE 97′ DHE NUK DUHET TA PERSERISE TANI
    DUKE MBYLLUR SYTE PARA VRASJEVE DHE VJEDHJES VOTES NGA MAFJOZI K/M
    ….NESER DO JETE VONE …20 VJET REPUBLIKE E PESHTIROSUR AMBASADORIALE
    ME NJE KATNAR XHANDAR JANE SHUME..
    falenderoj zotin baze qe po mban ndezur kete fryme qytetare kunder devilit dhe debilit te vicidolit.

  23. skener palla says:

    sot po mesoj per here te pare per historine e prasit te Lushnjes..vertet me vjen keq per ate Tritanin se ai ka hequr keq ne jete,,,,nga e shoqja e kam fjalen…dhe kjo i eshte dashur mavrise.. prasi…apo nuk behet ai kodosh prasi ne kanalet e Lushnjes ,,si bisht kazme!!!!! shendet… shendet e b…..te forta Tritan,,jot shoqe ka mbajtur me shume…me beso mua……. dhe kurre nuk eshte ankuar

  24. shqiptari nga pekini says:

    Po per urdherin qe dha ne vitin 1997 kur si komandant i forcave te armatosura me avionet e ushtrise te bombardohej jugu i vendit cdo shkruaj sala ? po qe erdhi nje moment tper kritik po ne v.1997 qe u be gati te shkeputesh komplet me perendimin dhe ameriken dhe do lidhej me islamizmin cdo shkruaj ? po per vjdhien e votave dhe pastaj vjedhien e gjithe shqiperise cdo shkuaj ? po per gerdecin apo 21 janarin cdo shkuaj ? cfare do shkuaj me pare ky apo kur dilte neper mitingje dhe ne krahe mbante vebiun ,cenain , kamberin ,gjallicen,xhaferrin ete .me deklaraten e fameshme kur tha mos kini frik se parat e shqiptareve jane te pastra , dhe mileti i gjore degjoi presidentin dhe vershuan duke derdhur lum parat neper firma dhe nje pjese shiten edhe shtepite cdo shkuaj sala ? sali kriminelin nuk ka lume qe e lane, nuk ka avokat qe ta shpetoi nga prangat e drejtesise ne rast se nje dite do te kete vertet drejtesi ne ate vend.

  25. detar sima says:

    Z. Mero ajo qe me shqeteson sot ne PD eshte mungesa e idealisteve me sa duket dhe ajo po venitet ngadale ose me sakte Berisha po e merr me vete. Ndoshta ka radhur koha qe ky problem te shtrohet me force qe te mos arrihet deri atje sa PD te lihet trashegim dhe keshtu te humbase gjithe vlerat e krijuara deri tani.

  26. brace1 says:

    Historia e zeze e ktije komunisti diktatore vrases,paseardhes i denje,zbatues i vijes se paraardhesit te tije,do ti behet nga shqiptaret,ashtu sic i beri hysmetin si vrases barbare,i popullit te pa fajshem,duart e tija jane te lara ne gjake,gjynahe te humbim kohe me shume se kaq me kyte koministe,barbare antishqiptare.

  27. mjalti says:

    Kam bindjen e forte,se bemat e sales mund ti shkruaj te sakta vetem KERMA godo,paterica e tij.

  28. lili says:

    historine e saliut ma se miri e di Mero!Prandaj shkruani nje histori te Sali Berishes,prej fshatit deri ne maje te albanistanit!

    1. Neorealizmi says:

      Ide e mire. Titulli: BERISHA ME KASANDRAT.

  29. h says:

    Historine e Sales e ka shkruar z, Baze disa here , dhe ne fund kur te mbareoje(z.Baze) do ti permbledh une te gjithe artkujt e tij ne nje liber dhe histori me te bukur nuk ka

  30. Landi- Sverige says:

    Qe te shkruhet historia e atij njeriu duhet te ngrhet nga varri Miguel Servantes per te rishkruajtur Don Kishoti i Mances mbas 500 vjetesh. Botimin e ri do ta quante Don Saliu i Shqiperise. Aty do te pershkruhet me hollesi jeta e tij qe nga femijria kembezbathur ne Vicidol mbi gomar deri ne fundin e tij maj kalit duke luftuar me cadrat plumbhedhese, shkopinjte me helm gjarpri dhe stilolapsat me bomba lejzer. Te tjerat po ja le fantazise suaj deri ne daljen ne librari te ketij romani.

  31. arber says:

    historia e berishes eshte historia e shtypjes dhe injorances…keta jane tirane dhe dishepuj te denje te enver hoxhes!komunizmi ne shqiperi fatkeqesisht jeton ende!

  32. SERENA bAJRAKTARI says:

    Si SPARTAK NGJELA jane te rralle ose s’ka fare burra te drejte e trima qe i perkushtohen ketij vendi me shume ndershmeri e sinqiritet.

  33. guizepe siciliano says:

    tezja ny kieni bere nje koment shume te bukur por harroni qe per 20 vjet ata dogjen gjithe arshivat e institucineve te shtetit, sa per dosjet i kane zhdukur dhe rregulluar si kane dashur vete……..respekte tezja ny.

  34. fush-milot says:

    ZOTI MERO nje shkrim i perpikte,do zoti qe kur lexojme shkrimet e tua nuk na del ndonje pune urgjente se
    nuk do ta bejme kurre,per pa lexuar shkrimin tend. persa i perket historise se sali berishes, ne qoftese do te
    marre kurajon qe ta shkruaje, libri duhet te jete me KAPAKE TE ZINJE DHE ME NJE FJONGO TE ZI.
    kjo do te ishte e gjithe historia e SALI BERISHES.

  35. tg usa says:

    nje njeri hajdut dhe genjeshtar gjithe jeten ,si diktatori i shqiperise ,nuk e ka problem te genjeje ne nje liber
    ai genjen cdo dite, te vetet e degjojne se ju leverdis ,per kundershtaret as qe pjerdh fare. saliu thote ju votoni une numuroj

  36. Leone-53 says:

    Tani qe comunisti Sali Berisha la ne krah “pionierin” e Enverit Ilir Meta qeveria “demokratike” e PD eshte e “blinduar” si qeveri superkomuniste!…Merite per kete kane te gjithe ata qe e mbeshtesin duke e mbajtur me paterica (e befshin me dashje o pa dashje meritojne te njejten medalje).

  37. vlora 1 says:

    Cohu Sali nga gropa ku je futur dhe na jep ndonje argument kundra ketij shkrimi…nqs nuk cohesh dot se je plak i regjuar mos ca kok se te ndihmon pronari i Klan dhe ai analisti me gjyslyqe Tani me duket e ka

  38. skerdi says:

    Edhe po ta bej 1 liber historie per veten e tij,,, ai me kalamqte e tij kriminela do te digjen me fletet e librave te historise….

  39. ERA says:

    Te jesh i lire eshte fitorja me e madhe tek njeriu, por dhe per te arritur deri ne kete pike duhet te sakrifikosh shume nga vetja ,nga familja e me gjere,.sa jane te lire shqiptaret eshte pyetja! Mendoj se shume pak,perse? Ka nje sere faktoresh Mero, edhe ju nuk keni keni qene i lire,tani keni arrite pjekurine dhe kurajon,por me cfare kostoje? Prandaj nuk jemi te gjithe heronj ,e rendesishme eshte eshte te kemi te tille mes nesh, une shpresoj dhe mendoj qe kemi dhe do te shohim te tille shpejt , sepse ata dalin ne momentin e vlimit kur koha i therret domosdoshmerisht , ne a jemi te pergatitur per ta?

  40. inf says:

    Po te gjithe e dine biografine e tij nji biografi e qelbur e mbushur me tradheti dhe me hajni
    e mbushur me spiunlliqe dhe me vrasje me turtura dhe me rrembime nji biografi qe eshte turpi i madh keshtu siç e ka te shkruhet dhe te botohet .
    Per çfare do shkruash per horrin e tropojes nji katnar pa horizont nji bishe dhe hakmarres nji njeri i pa bese i pa fe i formuar vetem per dallavere nji punist dhe nji puçist si Enver Hoxha .
    Hala ne gjakun e tij te prishte Vlon gjaku i diktatorit vlon spiunimi dhe vrasja vlon hajnia dhe
    Tradhtija vlon fjalori i tij i poshterr dhe i pa fre .
    per çfare te shkruash per ket psikopat per ket verremli per ket goje mut qe i rrin gjithe diten ne Fytin e
    tij ,fjalori i barboneve dhe i kloshareve ,per çfare do shkruaje ky pis milet ky qenef qe po shet trojet e shtetit ALBANIA per çfare do shkruje ky rrugaç i tropojes kjo familje kriminelash dhe faqezinjsh
    kjo novojtore Viçççidolit ,,do shkrujne per 1997 -katarhuren ALBANIA apo per GERDECIN 26 Kufomat ne Toke per Remzi Hoxhen apo per Azem Hajdarin qe e vrau me Rojet e veta.
    Biografi per ket horr lapangjoz ,ky tradhtare duhet vra me plum ballit ,ky shkerrdhate duhet qeru nji sahat e ma para ky bazhibozuk ,turpi i madh per te gjithe Intelektualet e çdo lloj krahu i beri
    Rrote nji cop mishi me dy sy ,nji qelbesire i beri lolo te gjithe shkollaret e asj kohe dhe te kesaj kohe .
    Turpi ju mbulofte o shkollaxhinj qe keni Frike nji katnar malok tropojet turpi i madh eshte per ju
    o te mjere qe keni frike nji plak fishkaraq te pjerrdhur .
    çohuni ju o popull se per keta shkollaret ne si popull kemi marre fund pergjithmone .
    Biografia e ketij lopçarit eshte vdekja varje ne litar te kodrat e Liqenit.pik.

  41. maja says:

    NJE LIBER I SHKRUAR ME DASHURI … PER LIRINE…PER NE

    Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, dhe të mos kisha dashuri, do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që tingëllon.
    Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja nga vendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë.
    Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfërit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë!
    Letra e PALIT, drejtuar Korintasve
    Spartak Ngjela, me statutin e tij te nje intelektuali te vertete, eshte njeriu qe nuk hoqi dore nga mendimi, refleksioni dhe i rezistoi dje genocidit dhe sot i ben balle tiranise. Shqiperia e viteve 70! Me penen e tij fine, Spartak Ngjela, skicon Shqiperine si nje fytyre, nje ze,si nje njeri tmerresisht te izoluar…Enver Hoxha e ka marre peng. Spartaku na flet per dramen e vendit ku lindi , per dramen e vet nen diktature, duke rrezuar keshtu murin e heshtjes.Nje intelektual autentik nuk perkulet kurre, nuk ben leshime ndaj pushtetit ne dem te drejtesise, ne dem te vlerave dhe te vertetes.Ky eshte kushti…Intelekualet e vertete jane te ralle. Spartaku, tregoi se eshte nje nga ata..Duke lexuar librin , te vine vetvetiu pyetje te tilla : si ka mundesi qe jetojme ende me genjeshtren, me shemtimin e shpirtit , a jemi duke i bere, edhe sot , hile vetes tone perseri? Si i durojme tiranine, ish-sigurimsat qe na drejtojne, shperberjen e vendit, rrezikun e rreshqitjes ne sfera influencash dhe hegjemonish te ndryshme.? Me kete liber , Spartak Ngjela, njeriu qe i perket etnise se shqiptareve e flet gjuhen e tyre u drejtohet atyre qe ende sot vazhdojne te mendojne..te mos e humbasin lirine e brendshme , se ajo liri do jete shpetimi yne..
    Spartak Ngjela po i i le popullit te tij nje deshmi te qarte , te vertete , nje deshmi historike qe i shtohet thesarit te pakte, intelektual , por te cmuar e te vertete te popullit shqiptar. Spartaku hyri me kete gjest te bukur te shkrimit, me kete dhurate te madhe per ne , ne plejaden e te Medhenjeve, ku renditen penat e arta shqiptare.
    Ky njeri qe i njohu te gjitha rrathet e ferrit ka pervojen jetesore dhe intelektuale per te na drejtuar. Na nderon ! Shume urime zoti Spartak ! Duke lexuar librin tuaj, u binda dhe me shume se ku jetoj sot dhe se cfare kerkoj. Nje liber voluminoz qe lexohet me nje fryme , nje liber qe te meton lirine qe te jep shprese se ajo ekziston por duhet dinjitet ne cdo hap per ta fituar ! Presim vellimin e dyte me skicat e zhgenjimit , intolerances, genjeshtres, mashtrimit, vjedhjes, shitjes se kombit, Kthejeni librin vellimin tuaj te dyte ne nje figure emblematike te rezistences sone.

  42. suli says:

    Mero.Je fantastik dhe je nga te paktet qe na ke hapur nje dritare ku ne po shikojme me te vertet kete qe ka ndodhur e po ndodh tek ne vertet nje kasaphan,por nga ti dhe nga shkrimet e tua Mero ne mbushemi me besimin qe nje dite keto qe po ndodhin do te paguhen.

  43. Teta says:

    Me te drejte z.Mero keni bere pyetjen: a e shkruan dot Berisha historine e tij? Plot komentues kane theksuar se historia e tij eshte nje pellg gjaku, historia e nje buri qe mori me force pushtetin dhe per ta mbajtur ate per vehte dhe familjen po ben te pa munduren.duke shkelur me kembe nje popull te terePor mos harroni se ka ca lakenj si F.Cupi. F.Balliu qe jane gati te bejne historine e Saliut ashtu sic e do ai.E kane treguar me te gjitha menyrat qe jane te gatshem te shkelin mbi cdo parim e moral per tiu servilosur.Aq me teper tani qe jane pjese e pazareve dhe hajdutlliqeve te familjes.Besoj se mbas ketij editoriali ata do te kene filluar te shkruajne rreshtat e pare per heroin e kombit vucidolsin Sali.!!!!

  44. toke nasari says:

    Ju lutem jepeni debatin midis spartakut dhe saliut qe kane bere midis tyre qe salushi duket si plehre po te afrohet hakmarja jo ke ty por aty ku do te djeg ne shpirt athere te shohim a do vesh mend eshte hakmarja e ARBEN BROCIT,AZEM HAJDARIT deri te SKERDI KONOMIT.

  45. toke nasari says:

    nuk behet histori me NEVOJTORE.

  46. santa says:

    shqiptaret e thjeshte puntor dhe emigrant te ndershem qe luftojne cdo dite me faktin e korupsionit vjedhjes vrasjeve varferise e dine mire historine 20 vjecare te ketij vendi dhe historine e atyre qe shkruajne jo per te verteten e vendit por per bisnes .keta shkruajne romane peralla me ujq dhe dhelpra por ne fillim te kopertinave duhet te bejne ne rradhe te pare biografine e tyre qe populli ti besoje artikullit te dije se kush eshte ky qe shan sistemin e kaluar dhe kush eshte ai qe mbron dhe propagandon per keta politikan te sotem me prejardhje teresish te erret .per dike ne libra apo gazeta thone se ka qene faji i sistemit qe i ka detyruar te beheshin te keqij kurse per ata qe e kane vuajtur ? u denuan fajtoret per kafe jo per krime .Zanafilla fillon tek zgjedhjet e lira se po te kishin qene te tilla sot do te kishim nje klase te re qeverisese per 20 vjete pruralizem nuk do ta quaj demokraci me librat e tyre dhe historite qe shkruajne mbrojne njeri tjetrin dhe veten e tyre .

  47. nastradini says:

    Sali Berishes nuk i duhet HISTORIA. Sepse si tropojan qe eshte e shikon Boten ne menyre reale dhe pragmatike. Pa syze roze. Pa mallengjime dhe trishtime dhe pa ngjyra. Jo si Fatos Nano Pijaneci dhe Fatos Nano Bixhozi. Qe kujtonte qe HISTORIA i shonte nga prapa. Jo si Edi Rama Artisti. Qe kerkon ta ftoje Saliun ne duel kaubojsash. Jo alla amerikance me kobure ne brez, por me debate dhe llafe mallengjyese. Saliu e pa ku perfundoi mesuesi i tij dhe diktatori makaber i shqiptareve Enver Hoxha. Kur e shurruan te gjithe ne mes te sheshit. Dhe ka nxjerre mesim si komunist pragmatist qe eshte. Prandaj gjithe energjite i ka perqendruar tek PARAJA dhe po i meshon vetem kauzes se LEKUT qe fiton pushteti i tij mafioz per familjen e tij. Dhe s’do t’ja dije per asgje tjeter ne kete Bote. Dhe mendon se kur do t’i lere lamtumiren Shqiperise dhe shqiptareve. Me helikopter apo me avion nuk dihet, sic e ka vene ne dukje edhe gazetari Baze. Qe e njeh nga afer. Pasi ta kete vjelur mire dhe paq kokepalaret dhe mjeranet e Edi Rame Artistit. Qe enderron debate publike me kete DEMON te demokracise. Ne vend qe t’i tregoje prangat dhe burgun. Ku e ka vendin qe ne 1997-n. Per zullumet qe i ka shkaktuar vatanit. Prandaj nastradini qe Edi e talla per SHKOPIN e tij thote: Saliu nuk ka HISTORI sepse oPOZITA shqiptare nuk ka qene e afte per t’ja shkruar qe nga koha e enver Hoxhes.

  48. Lulip says:

    Edhe ketu si gjithmone Mero Baze argumenton te vertetat e dy boteve,te dy mentaliteteve,dy botkuptimeve e veprimeve te dy njerezve te politikes shqiptare.Spartak Ngjela njeri i lire ,i drejte ,nuk durone padrejtesine te cilen e ka treguar me vendosmeri ne sistemin qe shkoi dhe ne kete te riun qe jemi futur dhe nuk e dime se cfare eshte.Ne kete sistem Spartaku ishte me te gjitha te mirat por Ai i braktisi ato dhe ju kundervu Berishes se po vepronte ne kundershtim me demokracine dhe interesat e vendit.Mos te radhisim shume por kundershtimi qe i beri disa ligjeve ne kundershtim me kushtetiten dhe perplasjen perfundimtare me Berishen e bejne Spartakun njeri te lire e jo zvarranike,personalitet te spikatur me vlera te padiskutueshme per demokracine e politiken shqiptare.Por kete personalitet Berisha e largoi si dhe te tjere se ka mentalitet tjeter dhe gjithcka per te ruajtur karrigen e jo interesat e vendit.Shifni kush drejton vendin,as qe mund te krahasohen me Ngjelen,por ata jane memece dhe goja do tu vije ne nje moment por atehere nuk vlene.Ndryshe nga zvarraniket e lepirsit, Ngjela eshte krenar, i lire e plote dinjitet.Merua i ka thene te gjitha per Saliun.Nuk po them per te tjeret por me ben pershtypje nje Tritan Shehu kur del e mbron ne menyre te shtrember cdo gje,si ska trurpe ky njeri.Po te kishte turp ky njeri duhet te ishte larguar nga politika pasi eshte bere teper i padurushem.

  49. kuqi says:

    O mos u habitni se Sali Berishe njihere ka linde nena….e per Spartak Ngjelen e kam veq nji fjale ai eshte ::cefalotoraks.

  50. shezo says:

    Mos merrni mundimin te lexoni plehrat e Ngjeles, ketij njeriu megalloman, kokebosh, bir i bllokut Komunist, ku ky u rrit dhe u edukua. Cfare m..t disidenti eshte ai qe u denua sepse dhe erdhi nje dite qe babai i tij do te behej viktima e radhes e Enver Hoxhes. A nk jane denuar te gjithe djemte e bllokut kur prindi baba ra nga fiku!? E si nuk e donte Ngjela rregjimin e Hoxhes, kur ishte pjelle e atij rregjimi famekeq. Shikoni ju lutem levizjet politike te Ngjeles. Skandaloze, pa asnje fare morali : Ne Partine Demokratike, Legalitet, Aleanca Demokratike, dhe pastaj hap partine e vet !!! O zot cfare politikani pa moral, qe vetem di te fryhet si gjel, sidomos kur e thrasin “avokat”, sepse i vjen mire se si avokat nuk ka fituar asnje ceshtje.

  51. sul korriku says:

    Eshte e vertete qe Saliu nuk mund ta shkruaje historine e tij pasi, edhe po beri ndonje tentative, nuk mund ta perfundoje pasi me pare do te perfundoje ne çmendi.
    Por ka disa te tjere qe mund t’ja shkruajne historine. Ata jane FAHRI BALLINJTE. Por edhe BALLINJTE kane interes t’ja shkruajne historine vetem per se gjalli, pasi pas vdekjes, edhe ata, nuk do te kene me kohe per te humbur.

  52. Illo says:

    Me qarte se sa ka shkruar Mero , nuk mund te shkruhet .Te vendosesh te zezen mbi te bardhe , eshte pergjegjesia me e madhe e sejcilit frymor . Llafazanet flasin , pa mbarim ,por nuk shkruajne , sepse ato qe thone , kane nevoje t’i mohojne , kur thahet boja ne leter .Kjo ndodh dhe me genjeshtaret . Kur te dy keto vese perzihen , problemet maisen , sic eshte rrasti i Saliut . Saliu , ne 90 mohoi te tera ato , qe kishte pohuar ne diktature . Ne 97 tha te tjera , qe duhet t’i mohoje pa tjeter . Keto qe thote sot duhet t’i mohoi neser , per arsye ekzisteciale . Te shkruash eshte sinqeritet , guxim , ndershmeri , pa tjeter edhe kulture . Te shkruash kujtime pergjegjesia dyfishohet .Shkrimtari i eshte dorezuar opinionit pa kushte . Ka njeri , qe beson se mund te dorezohet Saliu ? Po te shkruaj kujtimet Saliu , do te turperohen dhe te vdekurit . Askujt nuk i duhen kujtimet e tij . Ato nuk perbejne eksperience . Illo

  53. Elba says:

    Mero baze je njeri i madh ,per cfare shkruan jane te gjita te verteta. Populli jone nuk po e shijon Demokracine.ajo paska qene per rrufjane e mashtues politike te tipit Sali Rame K…ri.Tritan Koqeja lul faqe ziu,xhozi jevga e tjere.

  54. jurgen says:

    z.Baze ti je njeriu i cili e njihni me mire nga te gjithe kete monster , dhe une mendoj se ky monster nuk do ta shkruaj kurre historine e tij sepse ky njeri nuk ka hyre ne histori si nje njeri qe ka punuar vertet per popullin shqiptar , nqs do ta kishte bere kete gje per shqiprine jam i sigurte se do ta kishte shkruar germe per germe.

  55. beso says:

    saliu e beri historine e tij;pak rendesi ka qe e shkruajne te tjeret apo ai vete.Po ta shkruaje ai behet i palexueshem,se perdor shume superlativa.Imagjinoni qe nje liber i lexuar ne bote quhet”Mein Kampf”;pra ne te mire ose ne te keqe historia shkruhet,qofte dhe autobiografi.Megjithese editoriali eshte nje kapje e bukur,keta komentuesit qe shprehen per Z.Mero ne menyren habitore(sesa i madh eshte,kur ai vete shkruan me shkronja te vogla)nuk e kuptojne ose bejne sikur,qe problemi keryesor eshte sesa KEMI BERE NE SI POPULL QE HISTORIA TE SHKRUHEJ NDRYSHE.

  56. partia e pirateve says:

    Hi sir Mero,
    Eshte tronditese te keshe ne krye te qeverise, nje qenie qe nuk njeh vlerat e kapitalizmit.
    Paqia dhe liria jane bekimet e kapitalizmit.

    Wikileaks tregon, qe mr sokol olldashi eshte trafikant droge! Analisti mr artan hoxha, nuk duhet te trembet nga kjo gje, por te reflekoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

All - General - 32
All - General - 6
All - General - 2
All - General - 5
All - General - 17
All - General - 7
All - General - 8
All - General - 9
All - General - 10
All - General - 11
All - General - 12
All - General - 13
All - General - 14