Qeveria federale Berisha- Meta

29 Shtator 2011, 22:57Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Problemi real i kësaj qeverie mbetet fakti se koalicioni i Sali Berishës me Ilir Metën është kthyer në një lloj qeverie federale, ku Meta qeveris 20 përqind të Shqipërisë dhe Berisha 80 përqind të saj. Ndarja formale e pushtetit është kthyer në një ndarje reale të pasurive kombëtare të Shqipërisë. Berisha mund të ketë zili ose të revoltohet me ato që bën Ilir Meta, por ai nuk ka asnjë fuqi ta ndalë atë. Bile dhe shumë bashkëpunëtorë të Berishës, të cilët ai nuk ka dëshirë t’i afishojë si të tillë, po gjejnë strehë tek pushteti i pavarur i Ilir Metës në qeveri.

Rasti i skandalit të skrapit është tipik. Në Fier, në dy nga ish- uzinat më të famshme të kohës së komunizmit, ka filluar çmontimi i çdo cope hekuri, ende pa mbaruar tenderi dhe po grabitet me një çmim 40 herë më të lirë pasuria e shqiptarëve. Uzina ruhet nga vëllai i Ministrit, skrapi mblidhet dhe transportohet nga vëllai i deputetit të LSI dhe gjithë operacionin e komandon vetë Ilir Meta. Berisha, i cili shpikte dhe ato që nuk kishin kusure vëllezërit Koka vite më parë, nuk ka fuqi as t’i zërë në gojë në këto momente. Ata që ai i quante Klani i Zemunit, tani janë biznesmenë që fitojnë në emër të pushtetit të tij në rrugë të pandershme.

E njëjta histori e shëmtuar skrapi lidhet dhe me Fahri Balliun. Ai ka ndërmjetësuar për një kompani ruse pranë ish- Ministrit të Ekonomisë duke i premtuar pare, dhe më pas e ka realizuar operacionin duke ua dhënë rusëve atë që kanë kërkuar. Vepër më të pastër penale për prokurorinë për kapje shteti nuk ka. Balliu i ka fituar këto privilegje duke komanduar gjithçka nga shtëpia e Ilir Metës. Sali Berisha “ky patriot” që pretendon të na çojë drejt Perëndimit, në fakt i ka hapur rrugën mafies ruse dhe asaj ish- jugosllave në çdo segment të ekonomisë.

Por jo vetëm skrapi, por dhe sektorë të tjerë të ekonomisë që komandohen prej Ilir Metës janë jashtë kontrollit të pushtetit qendror. Qeveria federale Berisha- Meta, dita- ditës po mbijeton mbi ndarjen e plaçkës në ekonominë kombëtare dhe në bashkëpunimin e tyre vetëm kundër ndonjë veprimi të mundshëm të drejtësisë.

Kjo qeveri federale në të vërtetë nuk është se ndan djallin nga engjëlli. Të dy palët funksionojnë njësoj, pra të dy palët e quajnë pushtetin e tyre si mandat për të plaçkitur. Problemi është se duke qenë e federalizuar si qeveri, pra duke qenë të ndarë në sinoret e plaçkitjes, ata nuk ndikohen më nga opinioni publik. Mund të botosh çfarë të duash për Ilir Metën, për ministrat e tij, për tenderë korruptivë, për monopol ilaçesh, për skandale skrapi apo licenca hidrocentralesh, dhe asgjë nuk ndodh. Fuqia e tij qëndron tek fakti se palës tjetër i duhet për numër dhe kjo e bën të paprekshëm. Po ashtu funksionon dhe pala e Berishës. Edhe pse ata janë më të ndjeshëm për të qenë përgjegjës për këtë situatë, qeverisja e ndarë nga LSI u jep sigurinë se asgjë nuk e rrëzon dot pushtetin e tyre dhe për këtë sillen me Shqipërinë si pronë private. Ata kanë kuptuar fare mirë një gjë, që interesi për të plaçkitur të ndarë, në 80 dhe 20 për qind, është shumë më i fortë se sa çdo rrezik që mund t’i kanoset kësaj qeverie për plasaritje. Të gjithë e dinë se paprekshmëria e Ilir Metës nga drejtësia është një garanci për paprekshmërinë e çdo ministri që vjedh apo plaçkit. Standardet e pandëshkueshmërisë që ka vendosur kjo qeveri janë rekord. Në këtë vend duhet të vrasësh së paku mbi 26 vetë në një biznes politik që të kesh shans të dënohesh. Në këtë vend duhet të vrasësh mbi katër protestues paqësorë që të dënohesh. Në këtë vend si ministër duhet të vjedhësh mbi 230 milionë euro që të dënohesh, në këtë vend duhet të flasësh për afera mbi 5 milionë euro në 3 minuta që të ndëshkojë gjykata. Standardi që ka vendosur Berisha me mosndëshkueshmërinë dhe ndarja e pushtetit për të plaçkitur secili me vete me Ilir Metën, e bën qeverinë e tij federale, më uniken në botë, ku njëra palë mban tjetrën dhe të dyja mbajnë pushtetin duke qenë në pakicë. Fuqia reale e një kryeministri  dëshmohet tek liria që ai ka për të pasur nën kontroll pushtetin e vet. Fakti që Berisha kontrollon me dorë të hekurt për interes të Familjes së tij vetëm 80 përqind të pushtetit dhe nuk ka asnjë fuqi mbi pjesën tjetër, e bën atë një partner me kryeministrin Ilir Meta, i cili selinë e qeverisë së tij e ka zhvendosur në Lalëz, dhe biznesmenët e oborrit të tij po i bën milionerë me arrogancë dhe fuqi prej një kryeministri të vërtetë. Partner me të është Sali Berisha, që si shumë burra që i lë fuqia dhe i shtohen fjalët, po merr dita- ditës portretin e një plaku llafazan dhe anekdotik, që përpiqet të fshehë faktin që është bashkë-kryeministër me Ilir Metën.

 

36 komente në “Qeveria federale Berisha- Meta”

  1. nje lab nga durresi says:

    Po kush te degjon o Mero ziu.Keta po shqyejn kete vend,qe quhet SHqiperi,si hienat kermen.Dhe eshte per te ardhur keq,per kete popull qe eshte rrahur qe kulish.

    1. Vlora says:

      te gjithe lexojme ,,shikojme dhe ne fund themi bo bo cfar behet…..
      —–na kane hipnotizuar si popull….

  2. LORA says:

    ,,,,,,,,,une e di zgjidhjen z.Baze qe e nxjerr Shqiperine nga koma e bashkeqeverisjes kusare pd-lsi.
    Ajo eshte para syve te shqiptareve te ndershem e patriote dhe po pret me u kry.

  3. Fatmir says:

    Jamë dakortë me ty Mero, ‘Mundë të botosh sa té duash për ata, por nuk ndodh asgjë’ Né vendë të protestave, Opozita ia ka futur gjumit, populli fle, ne kalojmë kohën në internet, e Shqipëria ka marrë fundë!

  4. olti says:

    Ua ka thene edhe ai shalegjati Shqipetareve qe ky eshte rregjim pushtues por se degjuan dhe votuan per Lul Bashen. Mero ti i ke rene pikes fare. Keta jane nje qeveri ne minoritet qe shtypin forcen kryesore politike ne rradhe te pare dhe gjithe popullin Shqiptar me pas. Po te heqesh maxhorancen Shqiptare qe nuk del fare ne votime, te zbresesh edhe votat qe futen gjate drekes se komisionereve brenda kutive te picave fllucka e sapunit ne Shqiperi nuk eshte bursa apo cmimi i larte i apartamenteve: eshte numri i rreme i votuesve ne emer te te cilit kjo qeveri uzurpuese grabit Shqiptaret. Prandaj grabisin ne kete fare feje keta se nuk e shohin te ardhmen e tyre ne Shqiperi. Kush eshte fjalia me e degjuar ne kafenete e Tiranes? “Shqiperia nuk behet”, dhe kjo rrjedh pikerisht nga ata qe po e grabisin deri ne palce. Kur sbehet pse nuk ikin ne emigracion, epo paska akoma per te vjedhur kjo fare e keqe.

  5. Besa, says:

    Me duket se te gjithe po presin qe keta ujqer te shqyejne njeri tjetrin ,por mesa duket do vonoje.Eshte e cuditeshme qe edhe opozita pret a thua qe dikush do t’ua sjelli pushtetin ne preher . Ne keto kushte ideale per hajdutet dhe kriminelet qe na drejtojne ,mbetet vetem nje rrugzgjidhje, te vriten dy kapot, Do kete ndonje killer,sepse burrat kane mbaruar.

  6. fule says:

    Fenomeni me i ndyre politik i ketyre 20 viteve, kualicioni i turpit dhe degradimit, mafia ne pushtet Ilir+Sali

  7. dibrani i new york-ut says:

    Mero TEMA per mua eshte bere si ZERI I AMERIKES dikur.para renies se komunizmit,kur e degjoja tre here ne dite me shpresen e rrezimit te diktatures,nje ender qe me ne fund u realizua.E kuptoj qendrimn tend per te mos i bere opozite opozites,por pervec demaskimit apo diskretitimit te ketij klani mafioz ne pushtet do te ishte mire qe te tregohet dhe menyrat,rruget qe do te conin ne cmontimin e kesaj diktature te re.Gazetare te tjere kurajoz si ty,intelektuale te vertete e patriote,qofshin ne PS,PD,AK, etj.njerez pa parti,sindikaliste,sidomos nga organizatat rinore studentore te fillojne te organizojne nje forum te ri per demokraci te vertete e te marrin ne dore fatet e vendit.Nuk duhet pritur 2013.Klani mafioz ne pushtet do te jete me ifuqizuar pas kesaj plackitje.Me fjale te tjera duhet te organizohet opozite e vertete kunder rregjimit.Easier said than done.

  8. toke nasari says:

    po plehrat plehra jane sal+ilir ose vucitol+skrapar.

  9. skela says:

    Une them se Shpresa Becaj merr me shume. Ka punuar bashke me te bijen dhe e di me mire sa i peshojne koqet Ilirit .
    Eshte Shpresa, Sashenka, Fullani (adriana) dhe kjo karrota e fundit ne maje te bregut, qe vetem te marrin dicka, nuk u bene pershtypje asgje.
    Kete e quajne moral packa se vete ato ne i etiketojme te pamoralshme.

    ”Qeveria Federale BE-risha-CA-j & Meta”

  10. bbb says:

    Keto ndodhin aty ku nuk vendos ligji drejtesia. Shqioera eshte nje vend pa shtet, pa gjykata dhe pa drejtesi. Nje vend ku drejtesine e ben pushteti dhe paraja por edhe forca e parase. Cdo kush qe del kundra ose qe flet ndonje gje te vertet, vritet si Trebicka. Mjere ai vend…

  11. qorri says:

    Keta duhen varur ne mes te Tiranes, jo dhe aq per tradheti ndaj interesave te komit per shitjen e detit te shqiptareve per dy viza te qelbura qe i shtonin pushtetin Vucidolit, por per makuterine e tyre te papare per te vjedhur me duar e me kembe.

  12. brace1 says:

    Kta jane ndytsirat me te ulta te te gjitha kohrave,komunisti tropojane e dordoleci i lsi qe jane bere vasale te parase,harojne se kto para do tju hane koken,ktu do jemi ditet i ndajne,femijte e tyre do ti paguajne,shume shtrejte,do ta kerkojn vdekjen,qe mose te shohin femijte ne ate gjendje,po zdo te kene mundesi ta gjejne,ktu do te paguhen te gjitha poshtersite e krimet barbare qe kane bere kta vrases

  13. Drenica e Kuqe says:

    Kafshes qe i thua me fjale dhe nuk kupton kur e lute me te mire, duhet t’i hysh dru, se ai qe s’e kupton fjalen e di dhe e kupton vetem drurin. Te ata qe nuk ndikon opinioni publik, duhet marre masa tjera. Opinioni publik duhet te marre çdo mjet qe ka dhe t’i heqe prej ara dhe prej pasurive tona keta plaçkites te pangopshem skrapesh e skrapucesh. Kjo eshte qeveria federale e Serbise ne Tirane, qeveria “shqiptare” e hajnise dhe krimeve ekstreme antishqiptare…

    Drenica e Kuqe

    1. turi says:

      Po kush, moj Drenica, nuk ka me burra dhe djem. Shqiperia, Po hajde o njerez ta fillojme. hajde te mblidhemi te gjithe me 7 tetor ne pasdite rreth ores 6 tek sheshi Skenderbej dhe te ecim drejt bulevardit, le ta fillojme njehere urtazi dhe pastaj e dime vete. E bejme edhe ne grate kete pune pa burrat dhe djemte

  14. ana says:

    Nje nga ceshtjet qe Fan Noli ne v.1924 shtroi ne parlamentin shqiptar te asaj kohe per

    shoqerine shqiptare:

    Kolltukofagët jane krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me

    plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpusha që mund t’i copëtosh, por jo ti shqitësh

    nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon se në betejën navale të Salaminës, një

    athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ia prenë; atëhere e

    kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a

    prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të

    fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë antike. Që t’i qitësh këta tanët nga kolltuku duhet të

    preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin.

  15. debatiku says:

    Komentues me avash..eshte lehte ti kerkosh llogari …si ato te Lora etj….une kam bere thirje kaq dite…ku je o Mero……..e pra.z.Mero,boll qe ka kurajen guximin e mendjen e penden e te hap syte..ti o popull lexo,mos rri me te then tjetri si eshte sali e ilir hajnija…..
    Une kerkoje e beje thirje drejtesise nderkombetare ne emrin e mbare popullit ndershem patriot shqiptare…te vihen hekurat mafjes serbp ruse,kusarise berishe obortare ilir hajdutit tuj fillu nga vjedhja e arit e deri me e vogla pasuri kombetare…..para drejtesise…..e ne se vertet ka falimentuar drejtesia ne kete shtet i drejtohemi drejtesise nderkombetare…me ndihmen e SHBA….. A ndodh te jene te lire kryeminister e ministra hajdute te pasurise shteterore,kombit shqiptare…..shikoni Timoshenkon,ish kryeministren e Ukrahines ne pranga nga tenderat e gazit me mafjen ruse….
    Uroje fati i saj te ekzekutohet per sali kriminelin,antishqiptarin me obortare,qeveritare e familjare..
    Drejtesi zgjohu nga gjumi,turpi kombit,nga kush pret urdher?????????????????????????Mero e shume si Meroja ,qe me shkrime sensibilizojne popullin per shkaterrimin e shtetit,vendit,pasurise popullit jane heroj…sic eshte heroik ,trime kurajoz z.Brace dje mne parlament…ruaj zote nga ushtria vrarese kriminale e sali ilir hajnise…..Popull zgjohu…ke arme,gojen vepren.voten denanco e fol…se zeri i jane eshte plumb ballit per armiqt e popullit shqiptare………….oh sa ka…………..

  16. Arbion says:

    Te gjitha te thena e te sterthena o Mero,vetem se me e rendesishmja mungon ne analizen tende:rrugezgjidhja.Dhe gjithe sa ka ndodhur e po ndodh ketu e 6 vjet nuk e vuan kryetari i opozites,por populli opozitar dhe militantet e PS qe vazhdojne dhe e mbeshtesin megjithese shkojne nga humbja ne humbje.

  17. frosua says:

    Vete ne Pogradec te thone: E sheh kete kodren ketu? e ka gllaberuar koke lopa.
    Vete ne Permet te thone: i sheh keto ujerat termale ketu?- i ka rrembyer koke lopa.
    Vete ne malin e Tomorit e te thone: i sheh keta guret ketu?- i ka zhvatur koke lopa.
    Vete ne Bulqize e te thone: e sheh kete mineralin e zi qe shkelqen ketu? – e ka marre koke lopa
    Vete ne gjirin e Lalzit e te thone: e sheh kete rere e kete det? – i ka blere koke lopa.
    Vete ketej, e vete andej e te thone i ka koke lopa me Argiten
    E njerezit rrine e veshtrojne!!!

  18. partia e pirateve says:

    Perfect shkrim sir Mero,
    Kjo ceshtje duhet te shqetesoje analistet, dhe ti futen punes, jo ti bejne opzite qytetareve!
    Frazat, “prit gomar te mbij bar, gjer ne gju te mizes”,” pika turistike e plepave,pa plepa”,” fluturimi me presh ne bythe”, nuk jane gje perpara kesaj baderdije.
    Ose prisni, te iki vete, sic iku gjermani ne 28 nentor te ’44 me ndihme te Amerikaneve.

  19. popolo di Tirana says:

    Edhe skrapin po e ndajne “federalisht” , Meta ka marre persiper Fierin, ndersa Berisha gjithe Shqiperine.

  20. arber says:

    NUK DUHET TE SHQETESOHET KY POPULL QE KA 70 VJET QE PO TRAJTOHET SI KAFSH NGA NDYRESIRAT QE E KAN DREJTU E PO E DREJTOJN E NUK PO E TREGON VETEN .SHIFE EDHE KLERI KATOLIK QE KA DHENE JETEN PER IDEALIN E TYRE E NUK I JANE NENSHTRUAR KOMUNIZMIT DJE PRANOJN NE MBLEDHJE KRYE KOMUNISTIN E FUNDIT TE BALLKANIT, KRYE KRIMINELIN VETEM PER TE QENE SERVIL NE VEND QE TJA TREGOJN VENDIN QE I TAKON.

  21. xha Kasua says:

    E keni gabim ju qe thoni se shkrimet e Z. Baze nuk sjellin asgje. Nga keto shkrime neser do ngrihen akuza, kur mos jet me Kryeprokurore kjo cupa qe ja bejne sa para mbrapa Likja i Monikes me sal ram pall gerdecin. Ne si popull dihet ca menderi jemi, por ama historia na tregon se edhe nje mender populli si i joni politikanet i jane futur ne burg (kush mendonte se do hynte Nexhmije Hoxha dhe gjithe ata pleqte matufe te regjimit te shkuar ne burg, po Fatosi i Nanes, po Esat Pasha). Prandaj do vi dhe rradha e sal ram pall gerdecit dhe e Likes te Monikes. sal ram pall gerdeci me pare do coj femijet ne burg ose varr dhe pastaj do shkoj vete. Nuk cbehen dot gjithe ato vrasje dhe krime qe ka kryer dhe kryen cdo dite kjo familje. Prandaj jepi Z. Baze dhe mos u ndal, ti dhe Fiks Fare jeni OPOZITA E VERTETE ne Shqiperi.

  22. SERENA bAJRAKTARI says:

    Kunder BERISHES dhe METES si dy figurat me te korruptuarat dhe me te degjeneruarat ne SHQIPERI dhe te rrallat ne BOTE jane shkruar fjalet e shprehjet me te GODITURA qe ka fjalori YNE ,por ATA nuk duan tja dine,mjafton tju ece BIZNESI, VJEDHJA, dhe bashkveprimi ne KORRUPSION. Nuk di nese kjo KRUSHQI kaq e forte ne TRAFIQE ai ka bashkuar edhe me grate.

  23. shqiptari nga pekini says:

    Ana pershendetje i ke rene pikes po keta dy kusaret e shqiperise se sotme nuk shporren pa i grabitur ketij vendi edhe nje gozhde te vetme e ndryshkur qe do ngelet se do e shesin per skrap. per mendimin tim ne shqiperi populli eshte ne pritje te nje opozite qe ta udheheq ne kryengritje qe te shporren keta dhe te vihen ne banken e akuzes po opozita po fle se keshtu do europa kurve. ku ne po shohim protesta gjith andej edhe ne vendet me demokratike si ne angli,france ,spanje greqi etje.

  24. Landi- Sverige says:

    Mero. U ke bere qejfin duke i quajtur qeveri federale. Dikush do i krahasoje me federalizmin gjerman, amerikan etj. Ndoshta ata ngjajne si dy mafjoze qe drejtojne nje shoqeri aksionere me 80% njeri dhe 20% tjetri. Faleminderit per shkrimet Tuaja brilante.

  25. ERA says:

    Federalizem eshte nje term modern per keta allkauke, mendoj se ju pershtatet FEUDALIZEM , njeri ka dhene prova qe eshte filo serb qe ne kohen e milloshevicit, ndersa tjetri e thoshte me mburrje kur ishte ne opozite ,qe :Jam me te gjithe dhe me askend, sipas fjaleve te tij majtas apo djathas nuk ka asnje ndryshim, ndersa ne nje bisede ne kohen para se Kosova te shpallte pavaresine Thoshte: Pas shpalljes se pavaresise se Kosoves ,ne sernet i kemi xhan dhe ruset duhet te vijne se keshtu rritet cmimi i tokave dhe pronave. E kishte fjalen per vete sigurisht,te gjithe ata qe kane besuar se Meta ka principe apo ideale tashme e kane kuptuar. Pyatja eshte : deri kur do t’i durojme? Mendoj se ne vuajme nga sindroma e strucit.ne themi akoma ja gjurma e ujkut, kur kemi ujkun para syve, Migjeni thoshte: Ah si nuk e kam nje grusht te forte….. po ne sot e kemi; mjafton te duam shqiperine dhe te mos shesim voten ju lutem hiqni friken ! me lepurin ne bark i vdekur se i vdekur je.

  26. minatori says:

    Kryeministri ka dalë jashtë kontrollit!!!

    Nuk jep shpjegime përse u refuzua statusi i vendit kandidat për BE për herë të dytë, por flet përsëri për tunele, arrorë dhe ullinj. Asnjë kryeministër evropian perëndimor, apo i një vendi që ka aspirata nuk do të sillej kurrsesi në këtë mënyrë. As nuk do guxonte të thoshte një prej këtyre termave, duke kthyer opozitën në tabelë qitje.

    Por ky i yni guxon. Guxon sepse e nisi serinë prej vitit 2007, kur kaloi një rrugë gjigante që vlente sa buxheti i një viti për shqiptarët, me gjysmat e tyre që shkuan në xhepat e tij dhe të lobistëve. Guxoi sepse varrosi 26 vetë të gjallë në Gërdec më 2008 dhe nuk pagoi asgjë, edhe pse me fakte e prova djali i tij është i përfshirë në këtë krim. Guxoi sepse nga 2005-2011 ka dendur me koncesione e tendera firmat më të mëdha e kriminelët serb, lobin më antishqiptar në botë. Përsëri i përdor për aksidente, gjueti dhe snajperista nga zyra e tij. Guxoi sepse mori zvarrë opozitën për dy vjet me radhë dhe e bëri fajtore, kurse kur u fut në NATO dhe u liberalizuan vizat, mori merita personale pa ia kërkuar kush. Kurse opozitën e mënjanoi. Dhe aktualisht për herë të dytë, fajëson opozitën, duke mos njohur përgjegjësi. Prej dy vitesh na flet për kokrra ulliri, shege, arre, lajthie, patëllxhanë, domate, shartime, pjeshka, kanale vaditëse, tunele e gjithfarë tjetër që i pjell mendja. Vetëm e vetëm të heq përgjegjësin. Por guxoi edhe të vriste 4 vetë në bulevard me snajper dhe të mos i paguante kurrë.

    Guxoi të grabiste mandatin e Tirans live dhe përsëri përgjegjëse bëri opozitën. Të vjen keq ta thuash, por në Shqipëri shoqëria civile, shoqatat e pavarura dhe për turp gazetarët dhe media, janë bërë për të qarë hallin, njësh me Sali Berishën. Historia do i gjykojë rëndë dhe do e kuptojnë kur të jetë vonë, por nuk do u bëjë më punë. Këta kolegët tanë që lëpihen studio më studio. Kanë të drejtë, sepse mendjen e kanë vetëm të kurvërojnë, spiunojnë, servilosen, shfrytëzojnë, abuzojnë me detyrën dhe të mashtrojnë lexuesit apo dëgjuesit. Vetëm e vetëm që t’i binden atij, të madhit kryeministër. Po e nis këtë fjali dhe po e mbaroj me dy fraza të njëjta. Më 2008, pas Gërdecit, Efraim Diveroli, një biznesmen 19 vjeçar që kishte kontratë 300 milionë dollarë me Pentagonin shprehej; Kafshët kanë dalë jashtë kontrollit, unë jam i pafuqishëm përballë kësaj Mafie. Sot tre vjet më pas Dritan Prifti, ish-ministri që bëri katarsis duke denoncuar korrupsionin e Ilir Metës, deklaron; Kam 60 video përgjime, por nuk i publikoj, se kam frikë se më vrasin.

    Tani pas shpërthimeve të kabllogrameve të Uikiliks, dështimit në Nju Jork, futjes në karantinë dhe izolim si dikur Enver Hoxha, fytyra e vërtetë e kryeministrit po shfaqet pa dorashka. Mjerë ata që do i dalin para, sepse ky njeri, tashmë e ka humbur kontrollin edhe publikisht.

  27. minatori says:

    Për çfarë pavarësie na foli Shpresa Beçaj?!

    Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, na tha sot se sistemi gjyqësor duhet të jetë i pavarur dhe të zbatoj ligjet me korrektësi. Nuk ka rëndësi para kujt e bëri deklaratën, cilin takoi dhe nga ku foli. Rëndësi ka që foli pikërisht Shpresa Beçaj, i vetmi njeri i drejtësisë që nuk ka as të drejtën më të vogël të moralit për të dalë para teleshikuesve apo qytetarëve.

    Më e pakta duhet të kishte dhënë dorëheqjen që prej përmendjes së emrit të saj në video-përgjim nga Ilir Meta, i akuzuar për korrupsion dhe që ajo vetë tani po e gjykon. Mos kujton Beçaj se tani që ajo flet për pavarësi dhe zbatim ligji, shqiptarët do e kapërdijnë këtë “koqe ulliri”. Beçaj është personi i parë nga fillon apo duhet të fillojë reformimi i drejtësisë. Viktimat më të mëdha të krimeve po dalin nga shkallët e saj të gjyqësorit. Ju freskojmë pak kujtesën. Skerdilajd Konomi u vra pasi fitoi çështjen në Gjykatën e Lartë, Arjan Selimi sepse u lirua nga Gjykata e Lartë, Fatmir Mediu sepse i kthehu imunitetin Gjykata e Lartë, Lulzim Basha sepse i mbaroi procedurën Gjykata e Lartë.

    Para se të flasë për pavarësi në gjyqësor, Beçaj duhet të lajë gojën e saj të pistë dhe të bëjë një transfuzion të gjakut, sepse ka infektuar të gjithë sistemin gjyqësor dhe po e kalb nga dita në ditë.

  28. miri bushat says:

    Mero per shkrimin tend nuk kam fjale te tjera veç falenderime,por kam nje kerkese nese eshte e mundur,jam shume dakort me dibranin e New Yorkut qe TEMA eshte bere si zeri i amerikes por nga numri i madh i vizitoreve ne kete faqe eshte bere shume e veshtire te hysh ne nje pjese te madhe te dites,nese mundeni te rregulloni diçka sepse eshte bere gati e pamundur te hysh ketu sidomos ne oret e darkes.

  29. analist says:

    Jane formulime gabim keto z.Baze:
    Në këtë vend duhet të vrasësh së paku mbi 26 vetë në një biznes politik që të kesh shans të dënohesh. Në këtë vend duhet të vrasësh mbi katër protestues paqësorë që të dënohesh. Në këtë vend si ministër duhet të vjedhësh mbi 230 milionë euro që të dënohesh, në këtë vend duhet të flasësh për afera mbi 5 milionë euro në 3 minuta që të ndëshkojë gjykata.
    Duhej:Eshte e sigurte se te vrasesh te pakten 26 vete ne nje biznes politik nuk te ndodh gje.Te vrasesh deri ne 4 protestues nuk te prek njeri.Te vjedhesh deri 230 milion € eshte normale…..

  30. Leka says:

    Cfare vazhdon te ndodhe, Mero me kete gazeten tuaj ne internet.Kur bej te hap kete faqe, me del nje faqe krejt tjeter.Duket qe eshte nje devijim i qellimshem per te mos kontaktuar.Keni ndonje shpjegim per kete z. Baze?

  31. Kely J.Andress says:

    Ore z.Baze! C’eshte kjo opozite keshtu kaq e qete dhe tolerante! C’ben ky Rama keshtu ? Mos e ka blere dhe ate Berisha ? Besoj qe i lexon komentuesit e gazetes Tuaj, dhe presin rrugezgjidhje nga nje gazetar si puna e JUAJ, sado i zoti te jeni JU , nuk mund te na udhehiqni ne aksione politike ,dhe levizje qytetare kunder ketij regjimi te felliqur. Ku eshte presidenti Topi ? Ku jane studentet tane qe kane rene squke. Studente trima dhe revolucionare ka kudo ne bote si ne Kili, Kore, France Itali etjere. Vetem studentet tane jene bere ca bythqima dhe drogaxhinj qe eksitohen prej shaleve leshtore te Ingridit, prej gjoksit xxl te Ciljetes apo prej kengeve fshatareske te Sinanit me Seldin.Turp per rinine tone. Z.Baze faleminderit qe shkruani

  32. gjoni says:

    Nuk mjafton qe po vjedhin pasurine po tani po na sjellin edhe mbeturinat e botes ,o shqipetare qe jeni gati te vrisni njeri tjetrin per gjera fare banale,ngrihuni dhe mbrojeni vendin tuaj qe te mos e mbulojne plehrat e botes,neser do te jete teper vone,ky eshte poshterimi me i madh qe i eshte bere shqipetareve,e poshterimin nuk e ka pas duruar shqiptari po tani qfare ka ndodhur me rracen shqiptare??

  33. Poseidon Shqiptari says:

    Qeveria federale Berisha-Meta, apo më mirë të thuhet qeveria federale e Berreve me t’Meta. Kjo është qeveria “shqiptare” e hajnisë dhe e krimeve ordinere!…

    Poseidon Shqiptari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje