Një letër e hapur, e botuar me pseudonim në një nga gazetat më të mëdha të Venezuelës, “El Universal”, do të trondiste jo vetëm shtetin amerikano-latin. I drejtohet Presidentit Hugo Chavez, i cili, i shtruar në një spital të Kubës, po lufton me sëmundjen e kancerit. Një letër e guximshme, që mban pseudonimin Saul Godoy Gomez, por që mendohet se është shkruar nga ish-gruaja e parë e Chavesit, Nancy Iriarte Díaz. Titullohet “Disa konsiderata për vdekjen tënde” dhe nuk është letra e ish-gruas së tradhtuar, që tani, kur ai ndihet i pafuqishëm, kërkon të marrë hak për të gjitha zhgënjimet që ka pësuar në jetë. Nuk janë cic-mice familjare, por një shuplakë diktatorit…
Nuk dua që të ikësh nga botë pa të dhënë lamtumirën, sepse një numri të madh njerëzish u ke bërë një të keqe të pamasë, ke shkatërruar kushedi sa familje, ke detyruar turma të tëra bashkëpatriotësh të braktisin atdheun, ke zhytur në zi një numër të pallogaritshëm vatrash, ata që ti i quaje armiqtë e tu i përndoqe pa mëshirë, i mbylle nëpër qeli që nuk i meritojnë as shtazët, i poshtërove e i talle, jo vetëm se të dukej vetja tepër i fuqishëm, por edhe i pavdekshëm… Por edhe për të kujtuar se fundi nuk ishte me ty.
Por, ja ku erdhi edhe radha jote, shprehjes “cikli vital” të kontratës tënde i mbërriti fundi, ky “cikël” yti po shuhet pak nga pak, dhe jo në mënyrë të mirë; ka gjasa që të vdesësh në një shtrat i rrethuar nga të afërmit e tu të trembur, ngaqë do të të duhet të japësh llogari në grahmat e tua të fundit, se do të ikësh nga kjo botë tepër i frikësuar; pranë teje do të jenë priftërinjtë, të cilët ti i persekutove e i fyeve, përfaqësuesit e kishës, të cilët ti i përbuze me neveri, do të të mirosin me vajrat më të shenjta jo një herë, po shumë herë, veç ata edhe ti e dini se kjo do të jetë e kotë dhe nuk do të arrijë ta largojë sadopak panikun që të ka mbërthyer shpirtin, në çastin kur gjithçka merr fund.
Po vdes i sëmurë, duke vuajtur dëbimin, komplikimet e imunologjisë, efektet e tmerrshme dytësore të kurave që përpiqen të të zgjatin jetën; organet e tua po shuhen një nga një, aftësitë e tua po e humbasin shkëlqimin që i karakterizonte, lëngjet dhe aromat e tua po grumbullohen në qeska plastike me atë duhmën e vdekjes, aq e neveritshme për ty.
Në këto momente, para se të të bëjnë një injeksion për të të qetësuar sadopak dhimbjet e padurueshme që ke, a e ke kurajën të më thuash se nuk pendohesh për asgjë? Për udhëtimet nëpër botë, për pallatet e mrekullueshme ku të prisnin dhe paradat ushtarake për nderin tënd, për limuzinat dhe titujt honorifikë, për luksin e hoteleve me pesë yje dhe darkat madhështore të Shtetit… Më thuaj sinqerisht, tani që vjell qullin e kungullit që të japin me zor infermieret, nëse e kishe menduar këtë fund, tani që përmes monitorëve dhe makinave, të cilat të rrethojnë në orvatje për të të ringjallur, nuk përcillet më shkëlqimi dhe varaku, por tinguj dhe alarme sensorësh që përpiqen të matin e të rregullojnë shenjat e fundit të jetës sate.
A e dëgjon dot popullin tënd, tani, jashtë pavijonit tënd?… Duhet të jetë imagjinata jote ose efektet e morfinës, nuk jeton më në atdheun tënd, je në tjetër botë, shumë larg, ndodhesh mes njerëzish që nuk i njeh… Po, është e vërtetë se je duke vdekur në strehën tënde, midis një bande kopukësh, të cilëve je munduar t’u dorëzosh vendin tënd, çastet e tua të fundit po i kalon midis rrufjanëve dhe gënjeshtarëve, midis lajkatarëve të oborrit tënd, të cilët të shfaqin “dashuri” vetëm sepse u ke dhënë para dhe pushtet. Të gjithë ata që të rrethojnë, të shohin me shqetësim e inat, sepse asnjërit prej tyre, asnjëherë, nuk i dhe mundësinë për të të zëvendësuar, tani ata po i lë me duar bosh, ndërsa vendin tënd po e lë në prag të një lufte. Këtë paske synuar? Ky paska qenë vizioni yt në këtë jetë? I ke bërë keq llogaritë me të varfrit, sepse tani ka më shumë të varfër se ç’kishte kur erdhe në pushtet, e shkele rëndë drejtësinë dhe lirinë, kur praktikisht ia dorëzove vendin tënd një force të huaj, që tani do të duhet të dëbohet me forcë dhe me koston e shumë jetëve.
Kam përshtypjen se tani e ke kuptuar që je gabuar, sepse besove në një përrallë rrugësh, e pandehe veten revolucionar… të pavdekshëm, e bashkove veten me të vdekurit, me heronjtë e tu, me fantazmat e tua, të cilët besove se ishin gjallë, me Bolivarin, me Çenë, me Fidelin, me Marksin, të cilët nuk i njohe kurrë, por që i lexoje e i rekomandoje ata… Ecja pas të vdekurve të çoi te magjia dhe magjistarët, u fute e rrëmove varret për t’iu blatuar një rrethi demonësh e shpirtrash të këqij që tani të shoqërojnë… A e ndien praninë e tyre aty ku je, në spital? A e ndien se si vijnë të të vjedhin, të të grabitin edhe shpirtin, të vetmen gjë me vlerë që ke pasur në jetë, por që aq keq e fute në lojë me errësirën dhe të keqen? Epo tani, lamtumirë! Dua të të them edhe këtë: tani do të ngelesh në histori si një tradhtar dhe burracak, sepse nuk u korrigjove kur pate mundësi, por e le veten në dorë të fodullëkut tënd, të idealeve të tua të marra, të ideologjisë sate të dështuar dhe hoqe dorë nga gjërat më të çmuara, nga liria jote dhe nga liria e të tjerëve, harrove se vetëm liria bën njerëz.
Komunizmi funksionon vetëm në dy vende: në qiell, ku nuk nevojitet, dhe në ferr, ku tashmë e kanë.
Zoti të mëshiroftë!
Përktheu nga origjinali spanjisht Bajram Karabolli
*peshkupauje.com
”then I will stand over your grave till I’m sure that you’re dead”
Perfekt! (ta lexojne te gjithe te medhenjte e botes…)
Fantastike ajo fraza e fundit mbi komunizmin parajsen dhe ferrin.
Vetem se ne artikullin origjinal, nuk eshte…
http://www.eluniversal.com/2011/08/09/algunas-consideraciones-sobre-tu-muerte.shtml
Po Mero, jam nje tiranas qe studjoj per gjuhe Spanjolle prej shume vitesh, e qe tani jam ne fund te Doktoratures ne Spanje. E lexova origjinalin dhe variantin e perkthyer me difekte ne frazologji dhe fjale te peraferta me Shqipen. Dhe vertete ne teresi, por mbyllja eshte nje turp per ate qe e ka perkthyer, sepse ka keq perdorur me dashje fjale te peraferta qe ne gjuhen Spanjolle nuk kane ate kuptim (mundet te jete anti-Komunist zotria, por ne perkthim duhet realizem per lexuesin, dhe jo partizanizem Majtas apo Djathtas). Kaq kisha per ju si Botues i TEMA Online qe une dhe shumica e studenteve apo edhe emigranteve (takohem shpesh me shume emigrante -aq sa jane- ne qytetin Spanjoll ku jetoj e studjoj), qe ndjekin dhe besojne plotesisht ne TEMA Online dhe e dine fort mire kush jane Mediat pro-Berishes-Metes-Nanos, pra; rregjimit Mafioz qe fatkeqsisht u vendos po nga PPSH ne 1990/1991, e Demokracia dhe Kapitalizmi i vertete eshte akoma ENDERR ne cdo drejtim ne Shqiperi. Sepse cdo vere apo dhe dy here ne vit e vizitojme Tiranen dhe Shqiperine ne pergjithesi, dhe krahas do ndryshimeve prej efektit te Tregut te Lire dhe Emigracionit Shqipetare (sipas EUROSTAT_it jane mbi 1,5 Miljone Shqipetare te Shqiperise ne emigracion, dhe ne Perendim 98% e tyre), asgje tjeter nuk na hyne ne sy, sepse varferia, padrejtesia, vjedhja e votes dhe prones private e publike, cperfytyrimi totali i te gjitha institucioneve me militante+diploma te blera+spiune, mjekesia e arsimi e kultura ne kllapi e korrupsion te jashtezakonshem, kane mbuluar Shqiperine vertete. Shqiperia eshte ne NATO per pazare e interesa “tangerlliku” te Amerikaneve ndaj Slaveve (Loje me shume porta, por jo merite e Politikes Shqipetare e sidomos e asaj qe eshte ne Pushtet te pamerituar me Vote te Lire, por me Mafie-Pushtet), ndersa ne BE do te hyje ne fund te te gjitha shteteve te Rajonit, e per kete dime edhe ne dicka qe jetojme prej vitesh jashte Shqiperise dhe jo vetem pak, sepse kemi njohje dhe na therrasin here pas here per Perkthime ne do zyra…Ok. Te tjerat le ti kuptoje qytetari i vertete se maloket e fshataret e tipit Berisha-Meta e company qe u shkon atyre pas nuk kane kuptuar e skane per te kuptuar kurre ate cka eshte e duhet bere vertete ne cdo drejtim sic eshte: “DEMOKRACIA dhe KAPITALIZMI”. Prandaj Opozita Shqipetare aktuale me shumicen e popullit qe ka me vete dhe me vote tashme te super-verifikuar, por te vjedhur edhe ne sy te do nderkombetareve teper te korruptuar se ska se si te mbrojne Pushtetin aktual te mafias e votes se vjedhur, DUHET mese URGJENTISHT (nuk jam aspak njeri i Ultimatumeve, por aktualisht Shqiperia eshte ne buze te humneres si kurre ndoshta me pare ne Historine e saj) te perballet me cdo mjet e forme radilake dhe jo fjale e denoncime prej vite e vitesh, me Neo-Tiranine Berisha-Nano-Meta e company, per ta shporrur e konfiskuar totalisht kete Mafie qe tashme eshte njesouj e ndoshta me e eger se Diktatura Hoxhiste. Pra; nena e saj PPSH.
Z.Mero, Ju Lutem si profesionist i gjihes se huaj, mos lejo perkthime partizance ne Online tuaj te nderuar e te klikuar nga shumica e shqipetareve kudo neper Bote.
lum si ti qe jetoke ne spanje!!!!!! kam qene 3 muaj ne spanje edhe mund te them qe eshte vend fantastik.i vetmi me vend ne europe qe ja vlen te jetosh. <3 <3 valencia<3<3<3<3.
Zoteri. E kuptoj se kerkon ti japesh shume prioritet aftesise tuaj si perkthyes i spanjistes qe eshte e vlefshme vetem per futbollin . Besoj se je ne dijeni se ketu ne amerike eshte ngritur gjithe populli ne kembe ,sidomos te rinjte qe kane 1 muaj qe kane rethuar wall-stritin me parullen ta okupojme kete.Parulla kryesore eshte qe sistemi Kapitalist ka deshtuar dhe kerkojne rruge te reja per te shkuar shoqeria njerzore perparta. Nuk kuptoj se per cili n sistem Kapitalist ju flisni. Ketu ne amerike te pasurit dhe republikanet i trembin njerzit me socializmin Europian qe pjese perberse e tij eshte dhe Spanja. Prandaj kujdes sepse te krahasosh sot shqiperine me boten eshte nje budallallek i atyre qe ti i shan( PPSH). Prandaj kete verejtje tuajen e konsi deroj nje zero.
xhorxhi
te jete edhe letra e fundit per BERISHEN eshte perfekte per komunistin tone!!1ahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaa
hahaha…arber ,sa shkrim i bukur do te ishte po te ndodhte ne shqiperi …por dhe atje ku eshte ,eshte nje shkrim i goditur..
Do te ishte perfekt per Enver Hoxhen.
wow
Nje perl lamtumire per kto qenie delirante, e qe ndoshta do e ndihmoj ate qenie vulgare ne dihamat e fundit te lutet per maskaralliqet qe ka bere. Ishalla e ka fatin ta lexoj ai dhe gjith delirantet si puna e tij qe i genjen mendja se jane te pavdekshem e thyejn rekordet e rinise ne pleqeri.
Ok, Ka nje pasaktesi ne kete artikull…. Eshte shtuar nje fraze e tere. Fjalia e fundit. Krahasoni perfundimet e 2 shkrimeve. Ketu eshte origjinali( http://www.eluniversal.com/2011/08/09/algunas-consideraciones-sobre-tu-muerte.shtml ) i cili perfundon keshtu :
Bueno, me despido, solo quería que supieras que pasarás a la historia como un traidor y un cobarde, que no rectificaste cuando pudiste, te dejaste llevar por tu soberbia, por tus ideales, por tu ideología renunciando a los más preciado, a tu libertad y a la libertad de los otros, y la libertad nos hace humanos.
Dios tenga piedad de ti.
[email protected]
Ky eshte nje fund i pashmangshem per te gjithe diktatoret. Ne te semes vafshin
E gjen veten dhe Saliu Vucidolit ketu…
Une shoh shume urrejtje ne kete shkrim. Dhe po ashtu shume gezim per vdekjen e pritshme e Chavez-it. Por nuk gjeta argumenta bindese se çfare ka bere keq ky njeri. Duket sikur kjo leter eshte shkruar nga ndonje ekstremist i djathte fashisto – nazist. Me sa di une zgjedhjet ne Venezuele kane qene njohur si te lira dhe te ndershme. Di po ashtu qe Chavez shtetezoi pasurite e naftes qe ishin ne dore te multinacionaleve dhe te ardhurat e fituara i perdori per te varferit. Di po ashtu qe i bene edhe nja dy grushte shteti si Alendes ne Kili, por pa rezultat. Nuk e di nese eshte vertet diktator, por me duket se ka nje mbeshtetje te madhe dhe reale ne shtresat a varfera dhe te mesme te popullsise, njelloj si Lula i Brazilit. Di po ashtu qe ate e urrejne te pasurit e Uoll Stritit dhe te shumekombesheve. Prandaj me vjen çudi per gjithe kete mllef.
katarakti …ti ndoshta i di sic dine kosovaret ..se sali berisha eshte njeriu me demokrat dhe patriot qe ekziston sot ne shqiperi .po nuk jetove aty …nuk mund te jesh i sigurt..
Fund me te keq se ky do kete zarba tone salicka. Vrau sa deshi vodhi sa deshi, nje sy qorr dhe nje vesh shurdh per zarbat qe e rrethojne ne qeveri. E vodhen shqiperine deri ne palce dhe luftojne korrupsionin duke burgosur hajdutet e xhepave!!!
letren e ka shkruar nje mjeshter ne proze,po ndershmerisht me sjell shume dizgusto.Nuk mund ta perqeshesh kaq ulet vuajtjen dhe perpelitjen e tjetrit qe po mundohet te shpetoje nga vdekja.Eshte argument tjeter sesa diktator eshte Chavez,se ku ka bere gabime,dhe se çfare historie deshi te ndryshoje.Kjo eshte proze e nje intelektuali me profil te ulet njerezor.Dhe frazat e fundit per Marksin dhe marksizmin i ka jashte kuadrati,pasi Chavez eshte tjeter gje.Me vjen keq qe nuk dalloj klas intelektuali ketu,por nje urrejtje te verber;merrni dhe beni president nje autor te tille,e keni te sigurte nje Pinoçet me te eger akoma.
Zoteria eshte zgjatur shume,me bukur eshte shprehur per mua i madhi Lasgush Poradeci,kur vdiq Enver Hoxha :” Vdiq dhe ky qe ngordhi”! Besoj do te ishte nje shprehje shume e sakte per te gjithe ata qe i bejne popujt e tyre te vuajne…….
ky shkrim i pershtatet shume mire s.berishes,dhe do vije dita qe ky shkrim do ribotohet.
shyqyr qe doli nje amerikanolatinas qe ti tregoje dhembet amerikes, hale ne sy e kane sa keq qe do vdese
Komunizmi funksionon vetëm në dy vende: në qiell, ku nuk nevojitet, dhe në ferr, ku tashmë e kanë , kjo fraze i shkon per shtat, te tan atyne, qe ne jeten e tyne punune, per kete ideologji te Mallkume, ta marrin pra me vedi ne Boten tjeter.
Zoteri. Komunizmi nuk jeton as ne qiell dhe as ne ferr.komunizmi jeton ne mendjet me te ndritura te ketij planeti.Duhet te dish dhe besoj se ti e di qe komunizmi as nje here nuk ka egzistuar ne boten tone .Di qe shekullin e kaluar u vendosen sisteme totalitare,donkishoteske qe nuk
nu kishin te benin spak me komunizmin.Idet e komunizmit te vertete tani po mundohen ti vene jete popujt ne shoqerine moderne. Presidenti
Obama eshte vene ne krye te kesaj pune fillestare me teorit e tij te shprehura ne te gjithe fjalimet e tij.Gjithshka per klasen e mesme, per pjesen me vitale te shoqerise njerzore.
Kryeveper!
Ne fakt me dukej sikur e kisha jetuar kur vdiq Enver Hoxha. Tani do ta rilexoj kur te vdesi Saliu.
Vlerësimet e mia maksimale për përkthyesin!
Mos i qani hallin Chavez. Populli ate e do dhe e voton masivisht. Zgjedhejt atje nuk jane konestuar asnjehere, bile as nga vete USA. Chavez punon per te te varferit, nderton shtepi per, ka nje politke sociale dhe ka vene pasuriine kombetare ne sherbim te shtetit. Prandaj e do populli i vet se ne te kundert do ishin cuar. Diktator eshte ai
Diktator eshte ai qe vjedh zzgjedhjet e shtyp e vret popullin e vet si Berisha. Por e ka nje budallallek. Per cdo gje shkon kunder Amerikes dhe bashkohet me armiqte e saj si Iran, Kore, dikur me Gadafin…ne kete pike, kjo eshte shume politike idiote.