As paqja as lufta... i duhet e vdekur opozita!

3 Tetor 2011, 21:21Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Refuzimi nga Sali Berisha i ftesës për debat publik rreth paktit të ofruar nga opozita për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, po forcon debatin nëse Berisha luftohet më mirë me luftë apo me paqe nga opozita. Partizanët e këtij debati kanë plot arsye t’i besojnë të dyja variantet. Qëndrimet radikale të opozitës ndaj Berishës kanë ekspozuar atë para shqiptarëve si vrasës, ndërsa qëndrimet paqësore dhe komunikimi me të kanë prodhuar për të imazhin e frikacakut dhe njeriut që i ik debatit. Në të dy rastet pra duket qartë se nuk është problem metoda, por për të është problem ekzistenca dhe fuqia e opozitës.

Akti i fundit i opozitës e provoi këtë. Një paketë modeste e ofruar nga Edi Rama për dialog u refuzua kategorikisht, bile dhe u anatemua, vetëm pse ajo rizgjon dhe risjell në tavolinën e Berishës gjithë krizat e ngrira të tij me institucionet e vendit. Nëse do të pranojë paktin, ai do të pranojë që Prokuroria e Përgjithshme të ketë mbështetje në hetimin e 21 Janarit dhe kjo nënkupton që Sali Berisha dhe Lulëzim Basha të hetohen për vrasje. Nëse pranon paktin, ai duhet të pranojë të dorëzojë në prokurori të birin e tij, të akuzuar si njeri që ka bërë presion mbi Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë për biznesin e tij vdekjeprurës. Nëse pranon paktin, duhet të pranojë që Prokuroria e Përgjithshme është një autoritet hetimi i parefuzueshëm dhe mbi të gjitha zonja që e drejton nuk është “lavire bulevardi”. Për të mos u zgjatur më tej, ai duhet të pranojë propozimet e Presidentit për Kontrollin e Shtetit, Avokatin e Popullit, Guvernatorin dhe të futet në një debat shterues për hilet e tij të fundit në Kodin Zgjedhor. Nuk ka ndërmend ta bëjë këtë.

Por para se të vinim tek kjo ditë, opozita u përball dhe Berishën tjetër, atë që vret duke qëndruar pas xhamit të dritares së zyrës. Në një demonstratë politike si ajo e 21 Janarit, ai humbi qetësinë dhe vrau pikërisht pse nuk duronte dot një opozitë që i prishte ëndrrën e tij për pushtet. Vrau vetë Sali Berisha. Nuk ka rëndësi nëse armën e ka shkrepur Sadiku, Arjani apo Ndreu, njeriu që urdhëroi me qetësi vrasjet ishte në zyrën e tij në katin e dytë të kryeministrisë. Asnjë hetim për 21 Janarin nuk mund të bëhet tani e 100 vjet më vonë, pa u hetuar ky njeri për këtë krim. Në mos arrin dot Ina Rama, dhe ka gjasa të mos arrijë, do të arrijë pasardhësi i saj ose pasardhësi i pasardhësit. Pinoçeti dhe Mubaraku kanë shkuar dhe me barela në sallën e gjyqit, ndaj mos u çudisni që Sali Berisha ta bëjë këtë ushtrim në moshë më të thyer dhe me bebelina me vete. Nuk mund të them të njëjtën gjë për Lulëzim Bashën, se atë me siguri do ta kapë në moshë të mirë kjo ditë.

Pra, si opozita e ashpër dhe radikale, ashtu dhe opozita bashkëpunuese, Sali Berishën e shqetësojnë njësoj. Arsyeja është e thjeshtë. Ai nuk qeveris dot me opozitë. Në gjithë përvojën e tij politike, ai ka investuar gjithë jetën të kontrollojë opozitën dhe ta ketë atë një lodër në duart e tij. Energjitë e tij të pafundme prej vitesh harxhohen si të arrestohet lideri i opozitës pastaj si të denigrohet dhe së fundmi pas vitit 2005 si të zëvendësohet. Zengjinët e rinj të oborrit që shoqërojnë Sali Berishën, duket se ja kanë kuptuar këtë ves dhe po bëjnë miliona me një plan biznesi të padëgjuar më parë në këtë vend, duke i treguar atij se po financojnë kundërshtarët e opozitës. Kështu, falë këtij gjysmë thashethemi dhe gjysmë të vërtete, ai devijon rrugën kombëtare t’i çojë biznesmenit që u blen vila kundërshtareve të Ramës autostradën tek dera e supermarketit, i jep dhjetëra leje për fshatra turistike, reparte ushtarake me qindra mijë metra tokë nga Palasa në Gji të Lalëzit, dhe plot përfitime të tjera. Falë këtij vesi, çdo njeri që do të bëjë pare me Sali Berishën, nuk ka nevojë të thërrasë ‘rroftë Sali Berisha’, por mjafton t’i çojë fjalë se po paguan për “ata” që do zëvendësojnë Ramën dhe ai u fal gjithçka. Falë kësaj taktike, Drejtori i Tatimeve për bizneset VIP, ose siç njihej rëndom “Kunati i Gimes” u shkarkua javën që shkoi se nuk kish mbledhur as gjysmat e lekëve që duhet t’i mblidhte biznesit VIP, pasi të gjithë VIP-at e biznesit hiqen si biznesmen të Familjes dhe ai nuk i prekte dot, pasi dëgjonte prej tyre çdo ditë çudira se si ata hanin e pinin me Doktorin dhe flisnin si të hiqnin qafe Edi Ramën. Ndërtimet i ka Zamiri dhe atij s’i merren lek, naftën e ka Taçi dhe ai i tregon fotografinë me Lirinë, kafene e ka Gimja dhe atij s’ka si t’i marrë, të tjerat i ka Bashkimi dhe me atë nuk flitet… Dhe në fund del që miliona euro që duhet t’i shkojnë buxhetit, shkojnë në xhepat e njerëzve që bëjnë biznes duke hapur fjalë se po paguajnë për të shfarosur opozitën.

Kjo është logjika me të cilën qeveris Sali Berisha, duke  harxhuar gjithë energjitë për të shkatërruar kundërshtarin dhe jo për të konkurruar me të. Ai është një njeri që e tremb gara, e tremb konkurrenca, e tremb normaliteti, e tremb lufta, ndaj ka tiparet e përkryera të frikacakut që të vret. Mos u lodhni kot të mendoni pse nuk e pranon pikën e parë, të dytë, të pestë apo të nëntë të paktit. Nuk pranon asgjë, asnjë shenjë paqe dhe lufte që vjen nga opozita. Ai nuk pranon opozitën.

 

51 komente në “As paqja as lufta… i duhet e vdekur opozita!”

  1. Drenica e Kuqe says:

    Berishes, si dikur Rugoves dhe rugovisteve sot, shqiptaret u duhen vetem te vdekur, ne menyre qe t’u thurin “kenge lavdie”, te cilat do t’i dekoroje presidenti berishian Topi… Berisha di te luftoje vetem kunder shqiptareve se ashtu e ka mesuar shkina e shtratit antishqiptar… Sa mire e thua edhe ti, Mero!…

    Drenica e Kuqe

    1. fkpartizoni says:

      Mire e ke, Drenice!

    2. Aqifi says:

      Mero Baze dhe shkrimet e tij jane kulmi i opozitarizmit ne Shqiperi. Si gjithmone analize perfekte psikologjike e Berishes dhe shpjegim po aq perfekt i sjelljes se tij skizofrenike.

    3. Simbadetari says:

      NUK ESHTE POLITIKAN I ZOTI – ASPAK. AI ESHTE NJE INTRIGANT I PA SHOQ. AI KA TE NJEJTEN MENTALITET SI AI QE E VURI NE PUSHTET – RAMIZ PUSHT ALIA. PER TA PUSHTETI DUHET TE MBAHET VETEM ME NJE OPOZITE LOLO – SI DIKUR BASHKIMI I GRAVE APO AJO ORGANIZATA PA EMER E MEHMET ELEZIT DHE REMZI LANIT. KETE MBESHTESIN EDHE PLEHRAT SI KASTRIOT ISLAMI DHE ARBEN MALAJ E REXHEP MEJDANI. PRANDAJ – KOMUNIZMI DUHET RREZUAR KETE RADHE – MADJE ME RRENJE, DUKE ZHDUKUR ATA QE E MASHTRUAN POPULLIN, NGA RRENJET.

    4. Dj Achmed Silence! says:

      Epo me ne fund degjoj nje shqiptar nga Kosova qe te flase qarte per Saliun qe eshte anti-shqiptar,,,,,,,,,,,

    5. tg usa says:

      kush eshte buri i shkines?

    6. Re-form-ku-je says:

      Te gjitha i ke shkelqyer, vetem ne nje gje e ke gabim Mero: Berisha nuk i trembet luftes, perkundrazi lufta e bazuar tek percarja e popullit eshte burimi i fuqise se tij!

    7. O Drenica e Kuqe…. Te pershendes se je bash atdhetar qe i kerkon demaskosh kedo qe i ka bere keq Serbise. ne Serbet jemi me ju ne keto momente te veshtira qe ju po mbyteni çdo dite dhe me shume. Ka ardhur koha qe njerez si ne qe duam Milosheviçin, Enverin, etj te heshtim pak se jane 98% te atyre qe nuk e harrojne kontributin e Ibrahim Rrugoves, Adem Jasharit, etj etj, po ashtu dhe ne Shqiperi jane mbi 98% qe jane gati te flijohen per Sali Berishen qe e quajn nje strateg te shqiperise vogel Moderne. Megjithate te pershendes O Dreniconi i Zi dhe shpresojme qe te mos shuhet kaq shpejt kjo fara jone e zeze, se ndryshe sdo te besojne brezat qe vijne qe ka patur shqipetare qe donin me shume Serbine se Shqiperine e madhe.

  2. fule says:

    Nje provincial i pashoq dhe ish-stalinist i eger si Sali Berisha normale qe nuk e pranon kete opozite. Do nje opozite tip Azerbaxhani apo Irani, si fasade per pushtetin e tij, mirpo harron se nuk ka vetem shpellare dhe kelysha shpellaresh ky vend. Te pakten udheheqjet diktatoriale te ketyre vendeve e kane nje fryme nacionaliste, ky i joni s’ka asgje te shenjte.

  3. Erjon says:

    Argumentat qe sillen ketu jane plotesisht te verteta e te drejta. Kupa eshte mbushur dhe po derdhet nga Ky,feudali Sali Berisha dhe klani i tij. Si do jete zgjidhja?….Me duket se verem nena Natyre do na shpetoje nga ky cakall u pangopur…. sa inat…. duhet te presim dhe ca….

  4. Besa says:

    Sali Berishes i jane zberthyer brinjet dhe cdo qelize e trurit nga ana lizat e bera,prandaj Mero ,nje rruge dhe vetem nje ka .Edi t’i drejtohet popullit direkt me pasterti duke marre pergjegjesite e nje atdhetari mbasi te rrezojne Salen Sala iken vetem me popull ne shesh

  5. njeri says:

    Baze, vertet Saliun e shqeteson si opozita radikale, ashtu dhe opozita bashkëpunuese, por opozita radikale (me demek radikale, se s’ka qene kurre e tille), kishte shanse ta largonte nga pushteti saliun, kurse opozita bashkepunuese e mban ne pushtet gjate, sic dhe ka rezultuar deri tani, perderisa behen plot 8 vjet ne 2013-en.
    Te pretendosh qe po demaskohet saliu me paketat qe i ofron opozita, eshte nje gabim i rende, pasi kete vit shqiptaret pane me syte e tyre vjedhjet e vrasjet e kesaj qeverie; kush e votoi qeverine pas videos se ilirit e vrasjes se 5 te pafajshmeve, nuk ka per tia hequr voten qeverise per nji cop pakete ligjesh qe as nuk i lexon njeri.
    Opozitaret kane nevoje te shohin nje opozite qe trondit qeverine, jo nje opozite qe perdor gjuhe te ashper vetem ndaj mbeshtetesve te vete, qe u kerkon llogari se pse s’cohen ne protesta pa lidership.
    Opozita duhet te heqe dore nga leshimet. S’ka kuptim qe deklarohet ne korrik “aksion popullor per te larguar qeverine”, e ne shtator te futesh ne parlament. Duhet hequr dore nga kursi i nenshtrimit, se ndryshe rrezikohet riperseritja e humbjes se padrejte te opozites, dhe do jete nje gabim i pakthyeshem. Te shohim a do kerkoje opozita largimin e qeverise pas refuzimit ne tetor, apo do ofroje ndonje pakete tjeter.

  6. bike ndroqi says:

    sa shkruhet me siper eshte e vertete.

  7. Vetem protestat si ne 97, e largojne Berishen. Rruga qe po ndjek Edi Rama eshte komplete e gabuar, kjo qeveri ka dale nga kontrolli. Nese nuk do te zgjedhi rrugen e protestave, ne 2013 ka per te humbur 100%, ata kane vjedhur e do te vjedhin. O Sot! O Kurre! Ne 2013 ka per te qene teper vone.

  8. Do i kerkoja liderit te Opozites, pas refuzimit te Saliut, Kush eshte zgjidhja!

  9. artur 68 says:

    Paradoksale apo jo eshte fakt se me te rrezikshem per Berishen jane treguar vete zagaret qe ka rrotull.As opozita dhe prokuroria bashke nuk e kane shqetesuar aq sa i biri,e bija,Iliri,Luli,Ruli,Kuliçi,Mediu apo Fahriu.
    Te gjitha gjasat jane qe dhe fundi t’i vije nga gjarperinjte e shumte qe ka rritur dhe ushqyer te cilet ne kohe thatesire (ekonomike) e kane helmin me te forte.

    1. Fatmir Mehmeti says:

      Një opozitë e dobët, bën që të rrijë në pushtet Berisha, jo deri në 2013, por edhe më pas. Si do i vejë fundi, një Zot e di.

  10. Gomari says:

    C’fare duhet te beje Edi Rama qe te mos e beje realitet deshiren e sales per nje opozite mosekzistuese?

    Te vazhdoje te shkruaje artikuj? Ku po na s’jell kjo rruge e cuditeshme e Ed Rames? Cfare bejne deputetet socialiste dhe te gjithe ata qe jane ne kresine e PS apo te koalicionit opozitar?

    Hajde djema, beni thirrje popullit te dale ne demostrata!

  11. beso says:

    eshte normale qe kur je ne pushtet e do opoziten te ngordhur,se vdekja eshte term me i rende.Po nese opozita i ka dhembet te mprehur nuk e ke kollaj te mbash freret e qerres:ne demokraci kjo eshte loja dhe keto jane rregullat.Ka me keq;kundershtareve u nxjerrin dashnore te qena e te paqena,dhe behet gurguleja qe rivalet te nxjerrin sho-shoqin nga luftimi;po edhe kjo eshte loja dhe rregullat jane pak a shume keto.E theksoj,qe puna me e madhe per mbajtjen sus te opozites behet pas kuintave.Por saliu ia ka dale paq ne te pakten dy krime te medha,si ai i Gerdecit dhe i 21 janarit.Opozita provoi ti perdorte keto dy ngjarje,por sa here qe merrte vrull do ndodhte qe te frenohej.Cili ishte shkaku?Mendoj se nder eksponentet e opozites shume prej tyre nuk duan te humbin privilegjin e pushtetit te premtuar,sepse po te dalin,fjala vjen,mbi tank si njehere ushtar Beni ne’97,kane frike se Amerika dhe Volfartet do ti skartojne nga qeverisja.Kjo,mendoj une eshte nyja gordiane e opozites,dhe jo lufterat tropojane te saliut,te cilave u mungon fantazia dhe finesa.Ai loz keq dhe trashe,por fiton se ka perballe kalkulatore ne pritje te llotos”amerikane”.Ata asqe e llogarisin potencialin popullor,dhe kjo i ka larguar mjaft nga baza.Te me falni nese shkruaj gjate dhe mendoj keq!

    1. plaku says:

      beso,
      Ku i gjen keto shprehje more mik :
      -“,mbi tank si njehere ushtar Beni ne’97….
      “mendoj une eshte nyja gordiane e opozites,dhe jo lufterat tropojane te saliut,te cilave u mungon fantazia dhe finesa.Ai loz keq dhe trashe,por fiton se ka perballe kalkulatore ne pritje te llotos”amerikane”
      Ti e di se lexoj me endje shkrimet e tua. Pershendetje

      1. beso says:

        plaku,une gjej qe saliut ia mbajne hapur rrugen ata qe paguhen per tia mbyllur.Edhe ne kemi faj,po ne jemi lexues shqiptare te shpartalluar ne vende te ndryshme;te pakten bejme lufte dhe shtiem ne forume.PS eshte ne lufte te brendshme,me duket,se ia kane varur fare protestave dhe kerkimit te doreheqjes se saliut.Pershendetje!

  12. Teodor Nushi says:

    Pardje nje mik me tha: Shqiperia eshte e semure rende dhe semundja e ka emrin “Sali Berisha”. I thashe se ka kopjuar nje thenie te Arben Imamit ne vitet kur ishte ulur ne preherin e Fatos Nanos. Miku vazhdoi: Ka dy rruge per te shpetuar nga kjo semundje. E para eshte te dale nje “Avni Rustemi”. I thashe se ka kopjuar nje pergjigje te Filip Cakulit, dhene gazetarit Mustafa Nano, ne nje rubrike me pyetje -pergjigje ne Respublica.al. E dyta eshte ne dore te perendise. I thashe se Saliu eshte marre vesh me perendine dhe ajo do e mare ne gjirin e saj pas me shume se 35 vjetesh dhe do e coje drejte e Kryeminister apo President ne Ferr, pa organizuar fare votime. Edhe po t’i organizoje ato Saliu do t’i vjedhe.

  13. tekniku says:

    Turpi per kete mendesi idiote diktatoriale duhet ndare edhe me ata nderkombetare si Arvizu qe e do kete debat nen tutorimin e tij se mos Berisha thote ndonje fjale me shume ne nervozizem e siper.ZOTERINJ AMBASADORE QE DILNI TRE HERE NE DITE NE TELEVIZIONIN SHQIPTAR(NDOSHTA MA SHUME SE EDHE VETE SALIU)lereni debatin dhe lirine e te shprehurit sidomos te politikaneve ne Shqiperi jashte censures tuaj.Ne se duhet te vine ne ambasadat tuaja per te zbrazur thesin ata po e bejne cdo here pa merakun se do ti etiketojne spiune.Lereni demokracine shqiptare te rritet vete.Nuk ka arsye per tu marre leje edhe sa here duhet te shkojme me nder ne q…..f.

  14. Plaku Berati says:

    Meshira ne kohe lufte duhet respektuar nga te dy krahet njelloje. Sepse ndryshe do te ishte si ajo kenga jone. Gjermane te vrare shoke 250 vete…. dhe nga shoket tane vetem 2-3 vete… sepse gjermani nuk kishte nishan. Prandaj duhet ti konsiderojme njelloje edhe pse nje pjese e humbesve tani gjenden ne gjendje presioni dhe depresioni. Sonte ne kanalet e Top chenell degjova se do formohej partia e shoqates Azem Hajdari, por kjo nuk do te mbeshteste PDne, perkundrazi do te konkuronte kundra. Ne keto kushte mendova qe te krijoj dhe une nje parti me shoqaten Enver Hoxha, qe do te kandidojme me PDne dhe shoqaten Enver Hoxha. Le te krijojme parti per te miren e atdheut tone qe e duam aq shume.

  15. 21janari says:

    Perfundim shume i drejte: Ai nuk pranon Opoziten. Ai eshte nje diktator tipik.

  16. Berisha largohu says:

    Z. Mero Baze ti shkruan bukur dhe ben nje opozite sikur te ishe lider i opozites, por opozita nuk mund te vazhdoje me metodat e mohimit te protestes. Pa protesta nuk ka rrug zgjidhje, opozita po mundohet te prese 2013 per te shkuar me Berishen ne zgjedhje, por kjo eshte nje turp i deshtuar i opozites sepse Berisha do ti vjedhe perseri votat. Kjo opozite te perdore popullin per te protestuar, c’far opozite eshte kjo pa proteste? Kjo opozite po na cudite me kete politike duke mbajtur Berishen ne pushtet. Edhe 10 kerkesat e opozites jane te kota, opozites i duhet vetem nje kerkese largimin e Berishes nga pushteti me revolte popullore. Te tjerat kerkesa te opozites jane vetem humbje kohe.

  17. ing. n. elezi usa says:

    Ka 2-3 muaj qe jam nje lexues i rregullt i gazetes TEMA dhe e vlersoj
    shume si nje shprese per te sheruar shqiperine qe eshte katandisur
    nga berisha ne nje “back yard for sale” Megjithese analizoni me mjeshtri
    frikacakun e cartun te vicidolit ju keni bere gjysmen e punes.
    Gjysma tjeter eshte vete opozita e majte qe eshte veteshkaterruar
    me teper nga vetja se nga berisha.Imagjinoni sikur te ishin bashke rama,meta,nano,dhe ish aleanca demokratike me ceken,imamin dhe me shume
    me teper te tjere si ne 26 maj 1996.(DEMONSTRATA ME DINJTOZE E BERE NE SHQIPERI QE U INJORUA NGA USA DHE BE DUKE TOLERUAR FASHISTIN BERISHE)
    Nje faktor kryesor eshte dhe perkrahja qe amerika dukshem eshte me sali berishen.dhe sado opozite e forte te jete me ameriken nuk mund te matet dot.Por nje gje e ka ne dore opozita dhe te mos kete frike:duhet te flase hapur me zotin ARVIZU dhe t’ja beje te qarte se politika e strucit me berishen po e shkaterron perfundimisht shqiperine .
    Me sa ka ndodhur ne vitin 2011 dhe ndihma e amerikes per kosoven apo per naton eshte zhvleftesura fare.Eshte koha qe zoti RAMA t’i
    drejtohet Kongresit amerikan ku te kerkoje ndihme per ringjalljen e shtetit shqiptar.Po ashtu dhe boterisht te kerkoje nga ky kongres
    amerikan sqarime per rolin shume konfuz te ambasadorit arvizu
    per provokime te “celulave amerikane” ne shqiperi qe per mendimin tim
    eshte nje ofendim i kombit mbi 10 miljonesh shqiptar .Marrja e egzagjerur me berishen eshte humbje kohe.Atdhetari GERI KOKaLARI I ESHTE DREJTUR ZOTIT ENGEL PER MBESHTETJEN E TIJ PER BERISHIN NE MENYRA TE DYSHIMTA.kekesa e zotit arvizu qe berisha dhe rama te takohen “privatisht” para debatit
    me ka zhgenjyer perfundimisht. Kjo eshte nje dalje e tepruar nga korniza dipllomatike ne nje rruge aspak demokratike.. Si qytetar amerikan
    i bej apel zotit arvizu te ndaloje talljen me dinjitetin e shqiptarve
    Nuk eshte e drejte te jepni receta per mos berje protestash apo per takime te tipit KORKODIL durimi e ka nje fund sic thoshte i madhi
    MARTIN LUTER KING..te shpresojme ne endrren qe amerika do te gjeje
    menyren per largimin e turpshem te kufomes berishe.
    DHE EDI RAMA NUK DUHET TE MPREHI DHEMBET PER NDONJE KARRIKE SEPSE DHE AI DUHET TE IKE ME BERISHEN SI BASHFAJTOR.

  18. sherifi says:

    O njerez Berisha nuk e do shqiperin ne europ ,ai nuk do opozit ,ai do te vrasi e te vjedhi cfar ka mbetur me pa vjedhur ne kte truall qe po lengon. po per mendimin tim kte verem nje gje e zgjith ,; nje revolt mbare popullore si ajo e v .1997. le te shkeputen pleherat qe i kane mbetur opozites qe jane karierista dhe qe mendoin se me ardhjen e opozites ne pushtet e dine qe nuk do kene me karrike si arben malaj ,kac islami apo harasani dhe kerkoin te krijoin parti te re . ata perball opozites perseri do jen shum,shume pake dhe do mbeten si te menderosur. prandaj z.Rama dili ne balle popullit dhe verini para drejtesise keta vrases dhe vjedhes qe e shkaterruan komplet kete vende. z.Rama dili ne balle tani se mo vone do jete shume vone. urime.

  19. grava says:

    Mero,nuk te kam dashur dikur dhe ndofta kam argumentat e mia.Por je diagnostikuesi perfekt i amalgames misherore, trunore dhe shpirterore, te Sali Ram Berishes,te neotiranise se tij qe disa e quajne qeverrisje, ne aspektin e kontributit real per te miren e ketij vendi.Me fort bjeru oficereve nderkombetare, qe nga Arvizu e gjer tek bufoni i OSBE-se, qe paguhen me fondet e vjedhura prej pareve tona, nga kryekusari.

  20. vullnet says:

    Personalisht me pelqen ajo letra e re qe do i niset Ina Rames.Por jam shume kurioz kush do ta shkruaje.Une mendoj se Rama shkruan me mire.Budallalek me brire.Te fala administratorit

  21. VLADIMIR MEZINI says:

    nuk e di se sa e vertet eshte por mora vesh se sali rrempalla bashke me hysni milloshin me malaj islami harasani blushi meta dhe nano do te krijojne nje parti te re komuniste

  22. luis says:

    Disa thone duhet nje 97 e dyte per te hequr Berishen,disa thone se duhet ti drejtohet popullit se kjo qeveri nuk durohet me e te tjera.
    Po mire do kisha nje pyetje per te gjithe ju qe sinqerisht jam ne anen tuaj edhe per ato qe thoni,po beri thrrje Edi Rama ne filan date duam te protestojme dhe nuk do ndalemi e nuk do largohemi deri ne rrezimin e kesaj qeverie,sa popull thoni ju do mblidhet dhe sa ore do qendrojne ne shesh.
    A mundet dikush te me jape nje pergjigje.

    1. Fatmir Mehmeti says:

      Populli atë pret, fillimin e protestave me në krye opozitën. Nëse populli, nuk i përgjigjet thirrjes së Opozitës, atëhere ta mbajmë Saliun deri në vdekje, e të mos merremi më me llafe! Ka më thjeshtê, nga kaq!

  23. saliu ti haj mutin opozites jo ta shofi te vdekur ,se ne opozit eshte nji popull i ter,dhe ky popull e do te pjekur dhe jo te vdekur salin dhe cfare perfaqesoin salin,jo per gje por thjeshte per faktin si e ka katadisur kete vente duhet te zhduket nji sahat eme pare ky kafsh.

  24. vlora 1 says:

    Te lumte Mero
    Por nese une do zgjidhja mes dy rrugeve pa dyshim do ishte rruga e protestave te forta qe fatkeqesisht deshtuan per bythpambukesine tone.Edi Rama i ka matur mire forcat dhe ka vendosur rrugen institucionale.Kjo rruge kam frike se edhe nqs PS vjen ne pushtet do vije e dobesuar nga bisedimet kompromiset me njerez dhe forca politike qe nuk jane rreshtuar ne anen e ligjit por te hajdutit

  25. Dule Bisha says:

    Mero, si gjithnje i perpikete…
    Edi si gjithnje tre hapa prapa me ata njeres qe ka perreth..

  26. askushi says:

    Mero, llogjika eshte e thjeshte,Berisha ka deshtuar ne menaxhimin e 12 prioriteteve,ku futet brenda dhe opozita.Kjo e ben ate pa vlere para ndrkombtarve.Nuk mund te vazhdoje te terheq karocen e demokracis.Kjo eshte pika kulmore e krizes.Te tjerat vijne pas saj

  27. keni says:

    si nuk i bie ndermend dikuj prej deputeteve qe nga nji here te lexoj keto shkrime ne parlament kur eshte berisha prezent do te isha shume kurreshtare se qfare do te pergjigjej ky dhenderr i shkines dhe si do te kercnonte opoziten dhe qfare do ti thonte meros

  28. sul korriku says:

    Zoti Baze,
    Me Saliun duhet ndruar taktika.
    Populli opozitar dhe njerzit e mencur e te ndershem kane nje motiv te madh per te protestuar. TE NGRIHET KUNDER IMPORTIT TE PLEHRAVE.
    Te jeni te sikurte qe kjo proteste do te na çoje ne largimin edhe te plehres me te rezikshme te shqiptareve, kudo qe ndodhen.
    Pas kesaj Shqiperia do te meritoje edhe pozicionin gjografik te saj ne Europe.

  29. Lulip says:

    Mero Baze, si gjithmone ka te drejte.Me Berishen nuk ka bashkebisedim,nuk mund te kete kurre mirekuptim e bashkebisedim me opoziten per ceshtjet e shqiperise.Marreveshjet me opoziten Berisha i shikon teje te rrezikshme per pushtetin e tij, prandaj historia e deri tanishme e ka treguar teje e ndane katerciperisht se ky njeri perhere e gjithmon nuk e do opoziten.Pranaj opozita te kaloje ne variantin tjeter pa u terhequr me asnjehere ne ate te demokracise masive qe eshte protesta popullore mbarekombetare.Nuk ka rruge tjeter,Populli nuk duron me cic-micet e Berishes me padrejtesit qe i jane shkaktuar ketij populli me nje politike te mbrapshte dhe nje pushtet anti popull e armiqesore me popullin e tij.

  30. england says:

    Nese ti ke qene,je dhe do mbetesh k.. me syze!!!
    me ndryshimin e koherave ndryshojne dhe njezit
    sikur ndryshoi dhe Saliu yt o ditezi,Argita dhe Shkelzeni
    u rriten,kishin pretendime per jeten se helbete femije kryeministri,nuk mjaftoheshin me nje apo dy biznese,oreksi vjen duke
    ngrene,dhe femijet e Saliut filluan te fitojne para me menyra te
    ndryshme sa arriten te marrin ne qafe jete njerzish,kjo eshte e mjaftushme per t’ju kundervene kryeministrit,pa llogaritur dhe
    shume mekate te tjera,por qe do i shlyej ne kete jete sapo te bie nga kali qe ka hypur me pahir o Elizir

  31. aleks says:

    Bravoooooo Mero.

  32. Miranda says:

    Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës dhe Ambasadorit Amerikan Arvizu : Lexono link-un si janë tallur me popullin shqiptarë Amerikanët dhe Amerika http://bit.ly/jAL5ep

    1. i drejti says:

      z miranda!nuk tallen amerikanet me popullin shqiptar por jane shqiptaret qe tallen me popullin shqiptar.

  33. era says:

    Une nuk kam njohur kurre diktator trim,vecse paranojak ,nuk kam njophur kurre diktator qe le pushtetin me paqe,vecse me revolucion,e kam fjalen per rebelim popullor, eshte provuar shkencerisht qe energjia me e madhe qe leshon organizmi i njeriut vjen nga frika, prandaj eshte i rrezikshem Saliu e salianet, jemi ne nje moment krize ekonomike katastrofike, e normalisht kete e pershpejton ajo politike . Une nuk jem mesia per te treguar rrugen e shpetimit ,por nje gje e di me siguri , keshtu nuk mund te jetohet. Jete i thoni ju kesaj?

  34. Pena says:

    Kam shume respekt per shkrimet e tua dhe per ty si person.Te lumte goja.S`te bie poshte asnje fjale.Je edhe i mencem,por edhe trim.Per te tille ka shume nevoje sot ky vend.Te urojme te rrojsh per te miren e ketij vendi.

  35. i drejti says:

    ne gjithe karieren e tij politike (fatos nano)ka thene vetem nji gje te sakte -mallkuar qofte ajo dite qe berisha u fut ne politik – sot une them:nano dhe per ty mallkuar qofte ajo dite(mos ka qene nat)kur u fute ne politik.ne duart e kujt do na lesh bir – te tha nena -nano – dhe ti e mbajte amanetin e le popullin ne duart e saliut.bravo.

  36. az98 says:

    fajin e kan shqiptaret qe votojn salen aq shpejt kane harru se qa ndodhi ne 97 ne shqiptaret. jemi te maru

  37. Frank says:

    Shume e vertete Mero ! Fiks fare !

  38. lushi says:

    nuk mund te jesh burr kur ofendon grat, nuk mun te jesh kryeminister kur nga goja e ketij njeriu degjon te gjitha fjalet ofenduse ,per mua ky esht nji i qmendur dhe qe e kan frik te gjith ata qe rethojn,per mua esht nje esteric dhe fajin per kete e kemi edhe ne, se jemi ne qe e votojm se kemi ate menimin do votoj pd por pd me salen ne krye ka merdhif me koh pershendetje te gjitheve dhe ne veqanti mikun ton te dashur mero baze se na knoqi me kto shkrimet

  39. Nuk me genjen dot says:

    Mero pengesat per nje zhvillim ideal te vendit mos u mundo tia faturosh te gjitha Berishes.Tani ne Shqiperi jetohet ndryshe dhe kete besoj se e ka te qarte gjithkush.Mijrat e makinave,apartamenteve lluksoze etj….Por ju kerkoni dicka tjeter.Nje pushtet te pakufizuar per te vjedhur.Kerkoni te faktorizoheni per te bere pasuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje