Të vërtetat që po kalbin Berishën

5 Tetor 2011, 22:17Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ish- ambasadori i SHBA në Tiranë, John Withers konfirmoi me kthjelltësi dhe përgjegjshmërinë e ish diplomatit raportimet e tij serioze nga ambasada e Tiranës drejt Uashingtonit, duke shprehur pikëllimin e tij që puna e vet ka vënë në siklet dhe ka krijuar rrethana të vështira për politikanë dhe njerëz publik në Tiranë. Reagimi i tij, në formën e një letre publike përmes Top Channel, na risolli dhe një herë në kujtesë klasin e tij prej diplomati dhe aftësinë e tij të papërsëritshme për të vizatuar realitetin tonë, më mirë se secili prej nesh. Por mbi të gjitha reagimi i tij ishte një përgjigje e hidhur për fushatën denigruese të Sali Berishës dhe medies së tij ndaj veprimtarisë së ambasadës amerikane në Tiranë.

Letra publike e ambasadorit Withers tashmë rihap probleme të reja serioze për Berishën, por mbi të gjitha i jep një fuqi të veçantë pikës më të sulmuar të paktit të ofruar nga opozita për integrimin evropian të Shqipërisë. Në pikën nr. 9 të atij pakti thuhej se duhet mbështetur prokuroria të hetojë politikanët dhe zyrtarët nën dritën e fakteve që kanë dalë nga kabllogramet e ambasadës së SHBA në Tiranë, rrjedhur prej Wikileaks. Berisha e sulmoi i pari këtë pikë të paktit dhe më pas gjithë njerëzit e tij në kor, duke e konsideruar kërkesën si antiamerikane dhe e bazuar në një gënjeshtër. Tashmë njeriu që i ka shkruar ato raporte jo vetëm që i mbron, por konfirmon se ka marrë dhe vlerësime pozitive për to nga Uashingtoni. Kjo do të thotë që të gjitha njollat e zeza të Sali Berishës, të përshkruara në një dosje gjigante prej ardhjes së tij në pushtet dhe në vazhdim, kanë një skaner real në Uashington. Tanimë nuk ka rëndësi nëse Berisha e pranon në rrugë, në zyrë apo në studion e Klanit që i biri i tij ishte pronar i Fabrikës së Gërdecit dhe ka shtyrë para me arrogancë atë biznes vdekjeprurës. Njeriu që ka raportuar nga Tirana, e konfirmon vërtetësinë e atyre që ai ka shkruar. Pas kësaj Sali Berisha ka vetëm një rrugë për të qenë dinjitoz, të shoqërojë të birin e tij në prokurori dhe ta rihapë çështjen e Gërdecit duke e filluar me hetimin e djalit të tij. Më tej akoma mbeten të hidhura vlerësimet për politikanët e lidhur me krimin apo vlerësimet për Ilir Metën, Fatmir Mediun, Lulzim Bashën, vjedhjen e zgjedhjeve dhe mbi të gjitha portretet frojdiste që i ka bërë Berishës, me gjithë dilemat që shoqërojnë biografinë dhe personalitetin e tij. Për fatin e keq të tij, John Withers nuk mund të futet në “celulën antiamerikane” të Tiranës, edhe sikur Zheji të marrë përsëri porosi për një shkrim të tillë, edhe sikur Frangaj të urdhërojë qoftë dhe më të mirin e tij, kolegun Bejte, për t’u kundërpërgjigjur. Berisha është përpjekur boll për t’i zhvlerësuar përshkrimet e tij, dhe po ashtu është përpjekur boll ta klasifikojë atë si armik personal të tij, duke dërguar dhe çanta me qindra- mijëra dollarë në Uashington për ta ndërruar. Asgjë e tillë nuk funksionoi. Ambasadori Withers dëshmoi ato të vërteta që i kemi parë të gjithë dhe bëri diferencën mes një vendi demokratik dhe një regjimi, të vërtetat që rrënojnë dita- ditës fuqinë e Sali Berishës për t’i rezistuar historisë së tij. Një vend demokratik, një diplomaci perëndimore si ajo e SHBA, thotë të vërtetën. Një regjim si i yni ka mision ta fabrikojë të vërtetën, ta mbysë, ta ndëshkojë dhe në fund të shpallë gënjeshtrat e veta si të vërteta.

Letra e ambasadorit Withers nuk tregon vetëm diferencat e tij me Berishën, por diferencat e shoqërive të lira me shoqëritë e korruptuara nga regjimet si kjo e jona. Reagimi i tij dhe mënyra si ai mbron atë që bën Amerika, bie në kontrast me reagimin e pushtetit në Tiranë dhe mënyra si mbulon ky regjim të vërtetat e hidhura të qeverisjes së tij.

Por, efekti më mbresëlënës i kësaj letre do t’i përkasë sërish Sali Berishës. Pavarësisht se ç’ka thënë publikisht dhe pavarësisht se si tërbohet nëpër zyra dhe tavolina kundër ambasadorit Withers, ai di dhe pranon me veten e tij një gjë që e trondit përditë e më shume, ai pranon në heshtjen e vet, në vetminë e vet në zyrë, në krevat apo kolltukun e shtëpisë, se atje në Uashington dosja e tij është shumë e zezë. Kjo e vërtetë e kalb çdo ditë. Kjo letër ia bën dhe më të rëndë këtë pohim. Kjo është gjëja që ai nuk e zhbën dot më. Pavarësisht se si do reagojë, si do sulmojë apo përbaltë ata që ndjehen të lehtësuar nga kjo letër, kur të vijnë orët apo minutat e vetmisë dhe qetësisë së tij, ai sërish mendon për të vërtetën përvëluese. Kjo ka bërë që qysh sa kanë dalë kabllogramet, ai të humbasë qetësinë dhe integritetin psikik në prani të ambasadorit të SHBA. Të gjithë e mbajmë mend se si më 11 Shtator, ai foli në krah të ambasadorit amerikan dhe ngatërroi tërësisht tekstin, duke ngatërruar 11 Shtatorin me 21 Janarin, pastaj me shkurtin dhe pastaj sërish 11 Shtatorin. Dje sërish ishte hera e dytë që dilte në krah të ambasadorit amerikan dhe e humbi fare, duke ngatërruar atë me Bamir Topin, pastaj zonjën Topalli me zotin Topalli dhe pastaj prapë ambasadorin me Presidentin. Mjafton prania e shtetit amerikan apo e një zyrtari krah të tij, dhe ai humbet qetësinë por dhe integritetin psikik. Thjesht del nga shinat, harron çfarë thotë, për kë flet dhe ku është. Dhe s’ka faj po të mendosh gjithë ato të zeza që flenë në dosjen e tij në Uashington, shkruar nga paraardhësit e këtij ambasadori. I vetmi lehtësim për të është që në këto skena degraduese mungon mes të tjerash shkrimtari i talentuar Withers, i cili mund ta vizatonte këtë skenë në një kabllogram të veçantë në rubrikën “Postcard from Tirana”. Ambasadori Arvizu mund të jetë diplomat po aq i mirë sa zoti Withers, por Berisha ka fat që nuk është shkrimtar aq i zoti sa paraardhësi i vet, pasi do kishte përveç dosjes dhe një vepër letrare më shumë për të.

 

 

49 komente në “Të vërtetat që po kalbin Berishën”

  1. Xha Sulo says:

    O Mero, mire artikulli, si gjithmone shume mire po keto germa qe ke zgjedhur tani per gazeten on-line sikur na vrasin syte, si te ngjeshura. Me ato te parat sikur ecte me mire leximi.

    1. Simbadetari says:

      SA NDODH ESHTE SA TRAGJIKE, AQ EDHE KOMIKE. ESHTE TRAGJIKE SE NJE SHTET I MADH KA BERE SKANIMIN E ASAJ QE NA QUHET KLASA JONE POLITKE, DHE NE RRIME E BEJME SEHIR TE ZEZAT QE NA KANE BERE NE VEND QE TE DALIM TE TERE NE RRUGE, ME OSE PA EDI RAMEN, DHE TE KERKOJME DENIMIN E TYRE SHEMBELLOR.

      PSE E THEM KETE:
      1- SE JANE KRIMINELE HAJDUTE TE PASURISE KOMBETARE.
      2- SE JANE HAJDUTE TE PASURISE INDIVIDUALE TE SHUME PREJ NESH.
      3- SE NE RRUGEN E TYRE KRIMINALE PER NJE PASURIM MARRAMENDES KANE BERE KRIME DERI NE VRASJE E BURGIME RRENQETHESE.
      4- SE NE RRUGEN E NDYRE TE KRIMIT KANE MASHTRUAR NJE POPULL NE ASPIRATAT E TIJ PER LIRI, BARAZI E DEMOKRACI, DREJESI E SHTET LIGJOR. 5- SE GJOJA SHEMBE NJE SISTEM KOMUNIST DHE INSTALUAN NJE SISTEM NEO-KOMUNIST ME NJE PLEHRE TE KOMBIT NE KRYE DHE PER POPULLIN NUK NDRYSHOI ASGJE, NDERSA ATA U PASURUAN AKOMA ME SHUME, U BENE AKOMA ME GJAKPIRES.

      TE GITHA KETO JANE SHUME, JASHTEZAKONISHT SHUME PER TE NA NXJERRE NE SHESH PER TE RREZUAR JO VETEM SALI BERISHEN, POR KEDO QE ESHTE PJESE E KESAJ VEPRE KRIMINALE GJIGANDE, MONSTRUOZE, QE HISTORIA E SHQIPERISE NUK DO E FALE KURRE, AS POPULLI SHQIPTAR. ESHTE KOHA TE NA PERGJIGJEN EDHE FATOS NANO, ILIR META, FATMIR MEDIU, E DERI TEK NERITAN CEKA PSE NA VODHEN DEMOKRACINE, LIRINE, BARAZINE, PASURINE DHE NA VRANE E PRENE NE E AQ ME SHUME EDHE RININE TONE TE MREKULLUESHME. I AKUZOJ SE NA MORREN 20 VJET JETE, TRE MILON SHQIPTAREVE, QE ESHTE NJE KRIM QE NUK FALET, POR NDESHKOHET SHUME RENDE.

      NDESHKIMI DO NA BEJE TI TREGOJME PLEHRAVE SE KY VEND KA ENDE BURRA. KETU DO MBAROJE EDHE TRAGJEDIA JONE. ATA QE QEVERISIN DO MESOJNE SE NESE GABOJNE, NUK MUND TE NA GENJEJNE DHE DO NDESHKOHEN DERI ME NJE NJE. KJO NA SHPETON. NDESHKIMI SHEMBELLOR I ATYRE QE I KANE BERE DEME POPULLIT SHPETON SHQIPERINE. ESHTE IMPERATIVE, O SOT O KURRE.

      NDRYSHE, DO JEMI DISA LLAPAZANE QARAMANE QE DO PRESIM TE NA DALIN MBI KRYE DISA MASHTRUES TE TJERE, QE NJESOJ SI KETA QE JANE NE PUSHET, ATA QE KANE QENE NE PUSHTE, APO EDHE ATA QE I VUNE KETA PLEHRA MBI KURRIZIN TONE E TE NA SKLLAVEROJNE AKOMA ME KEQ.

      O SOT O KURRE ME. MOS SHKONI ME SHPRESAT E DEGRADIMIT PSIKIK TE NJE TE SEMURI QE DIHET KUSH KA QENE E KUSH ESHTE. ATA QE E VUNE KETE PLEHRE E KANE GATI TJETRIN, ME TE CMENDUR, ME HAJDUT, ME KRIMINEL, I BEN TE TILLE PARAJA DHE BABEZIA PA FUND. TE MARRIM FATIN TONE NE DORE, NDRYSHE JEMI TE HUMBUR PERGJITHMONE.

    2. Edi says:

      I thuaj webmasterit te shkoje tek styles.css dhe te rregulloje line-height

    3. Vlora says:

      —–xha sulo te mbedhtes,, nuk po mesohemi dot me kete faqe te re te temes…..
      sa futemi tema eshte gazeta e pare qe lexojme,,dhe ketu i marim informacionet shum te sakta…
      ju lutemi ju te temes na i ktheni sic ishte…..

  2. 21janari says:

    S’ka problem qe nuk eshte me Withers.
    Po shkruan ti Mereo per Saliun se do te shkruante Limprehti, Withers e Arvizu bashke.

    1. olti says:

      Eshte e vertete ajo qe shkruan 21 Janari. Jeni ju zoti Mero qe shkruani pa frike kunder regjimit te Salise e jo Withersi.
      Zoti Withers shkroji per Departamentin e Shtetit e jo per shtypin Shqiptar. Ishte Wikeleaks qe i beri keto shkrime publike ne disa media e jo zoti Withers. Per me teper letrat e zotit Withers nuk jane lexuar nga departamenti i shtetit se ndryshe nuk do ta linin Shqiperine ne duart e Satrapit. E dinte Departamenti i Shtetit se Salia cenonte pavaresine e institucioneve dhe perseri zoti Countryman e trajtonte si politikan te denje per te drejtuar popullin tim ne keto dite te veshtira? Perse? Salija shtypi Shqiperine duke perfituar edhe nga imazhi qe krijoji mbi popullin e genjyer se ai ishte partneri kryesor i Amerikes. Tani qe ai doli i semuri i Amerikes kjo eshte akuze per diplomacine amerikane qe si dukur ne Ameriken Latine mbeshteste diktatura gjakatare per hir te stabilitetit. Por ne Shqiperi situata eshte me tragjike sepse Lufta e Ftohte mbaroji para 20 vjetesh dhe nuk kishte kontext te ngjashem me Ameriken Latine. Kush eshte aresyeja zoti Withers qe ju lejuat qe Salia te digjte te gjitha fazat e zhvillimit te Shqiptareve. Cfare kabllogramesh shkruan sot zoti Arvziu? A jane ato ndryshe nga tuajat apo do presim zotin Assange te na informoje?
      Sot Shqiptaret me zemergjeresi e respekt per Ameriken po ju nderojne si hero kombetar ndonese ne e dime qe ju ose institucioni qe ju per faqesoni braktiset popullit shqiptar. Ju jeni ne pension por xhelati yne ekzekuton ende ne bulevard.

      Ju thjesht mbrojtet sot veten tuaj dhe kujtimin e karrieres suaj dhe per kete ju respektoj.

    2. Majlinda says:

      Dhe une konfirmoj qe dhe Mero eshte i talentuar ne shkrime, dhe ja ka thene Saliut dhe 100 here me shume se kabllogramet e Withers. Ky ambasador te ishte akoma ketu, dhe ne Maj nuk do ishin vjedhur dot zgjedhjet. Por Sala e ka frike dhe Arvizu, se ai i qesh dhe buzeqesh ca si shume, por kabllogramet per te nisen cdo dite atje ne Uashington, dhe ata ja kane bere “bene” Sales tone, ketij do ti vi fundi si Gadafit, apo atij te Egjyptit, do ti haumbase te gjitha ato qe ka vjedhur dhe vazhdon te vjedhe, nuk ka per ti gezuar as ai as familja e tij e korruptuar. Si nuk ka frike ky njeri, nuk ka turp qe shkon ne USA dhe atje besoj se e tregojne me gisht kush eshte. Ne kete situate, dore te hekurt duhet ta ndermarre Prokuroria e Shqiperise, qe fle gjume, se ne njerezit e thjeshte nuk kemi gje ne dore, ne po te dalim ne proteste Sala na vret, Duhet Pushteti ligjor, qe ai te na mbeshtete ne ne protestat tona.

  3. MEMEDHETARI says:

    T`u lumte,z.Mero qe ia ke cjerre fare masken zagarit…
    Nuk mund ta quaj me tjeter emer,na hengri 20 vjet nga jeta…
    Nuk jane pak !!!

  4. flamurtari says:

    o mero une jam imendimit se sali k..i ka rrjedhur komplet.ai ka nevoje te menjehershme te shkoje ne psiqiatri dhe ti veshin ate jelekun qe mbajne per ata te cmendurit fare

  5. Teodor Nushi says:

    Zoti Mero!
    Ju e njihni mire zotin Berisha, ndaj dhe nuk e keni aspak te veshtire te shkruani per ate. Shkrimi i mesiperm eshte fort i goditur. Por une nuk jam i nje mendje me ju kur shkruani:”Mjafton prania e shtetit amerikan apo e një zyrtari krah të tij, dhe ai humbet qetësinë por dhe integritetin psikik. Thjesht del nga shinat, harron çfarë thotë, për kë flet dhe ku është”. Nuk jam ne nje mendje, pasi sipas ketij paragrafi del se Berisha, ne pergjithesi eshte i qete dhe humbet qetesine kur eshte ne krah te nje amerikani,ose del nga shinat, humbet qetesine. Me thoni, ju lutem, a e keni pare ndonjehere Berishen te qete, te qarte, ne gjendje normale psikike, te ece ne shina? Ai nuk del nga shinat kur eshte prane tij shteti amerikan. Ai nuk ka ecur asnjehere ne shina, ka qene gjithmone jashte shinave. Ne ato momente qe thoni ju, te gjithe ne e shikojme se edhe ambasadori Arvizu e pa Berishen te fliste si e ema e Zeqos nga maja e thanes, e pa se ky njeri nek eshte normal psikikisht, se ka karakter te deformuar. Me siguri, qe ambasadori Arvizu, i ka derguar nje kablograme Departamentit te shtetit, duke i kerkuar qe te mos e marre seriozisht cilesimin qe i beri ky Berishes si burre shteti, tre dite pas 21 janarit.

  6. eni ;leka says:

    mendoj se nuk ka gje mangu ,ne rast te kundert ok terhiqem

  7. mirel says:

    Mero, nuk ka asnje fije dyshimi qe raportimet (kabllogramet) vazhdojne dhe do vazhdojne te postohen rregullisht nga ambasada e SHBA-ve drejt Washingtonit.
    Nuk besoj se ndryshon permbajtja lidhur me personahet e shumelakuara, ndryshon vetem koha dhe konteksti.
    Mirel

  8. lexuesi usa says:

    Z. Artan Hoxha piken 9 te paktit e quajti cmenduri, jam shume kurioz cdo te thote Z. Hoxha per letren e Withers por mendoj se do te akuzojne Top-channel se e ka montuar…..

    1. leon says:

      Fytyra e VREROSUR e Artan Hoxhes eshte e njejte me ate te SANCO PANCOS ne sherbim te DON KISHOTIT TE MANCES!!!Ky sahanlepires eshte SOJI me i ndyre i kalemxhinjve,se i sherben me zell te madh nje REGJIMI KRIMINAL!!!Asnjehere nuk i ndryshon MIMIKA PER ALLCIJE ketij te VREROSURI,se e di,qe shkruan e thote MASHTRIME KRIMINALE KUNDER POPULLIT SHQIPTAR!!!Do te vije shpejt dita,qe keta BOSHIBOZUKE si ky dhe H.Cili,L.Dervishi(edhe ky fytyre VREROSUR),B.Fevziu,F.Cupi,etj,do te perballen me te verteten, drejtesine dhe popullin per POSHTERSITE ,qe kane bere ne sherbim te KRIMIT POLITIK te Berishes!!

      1. katarakti says:

        Jo Leon. Asnje nga ata qe permend ti nuk do te pergjigjet para gjyqit per poshtersite qe i kane bere ketij vendi. Ata perveç vilave qe kane ndertuar ne Shqiperi me djersen e ballit, kane punuar me kohe dhe kane ku te banojne qofte ne Europe, qofte ne Amerike, apo ne Turqi. Llogarite neper banka i kane te majme. Me nje kerkese per strehim politik si te perndjekur nga kamunistat e rikthyer ne pushtet ata do te kalojne lumin shume kollaj. Mjere ata qe mbeten ne Shqiperine “demokratike” te mbjellur me plehra.

  9. miku says:

    -Tema pershendetje, une qe para dy ditesh ju dhash idene per opcionin e gemave, beni dicka se do humbni lexues.
    P.S. s’ka nevoje qe kete ta publikoni.

  10. arian says:

    me duket se dhe per ramen ka thene qe eshte njesoj si berisha si njeri autoritar ne parti dhe te le te kuptosh qe eshte nje politikan pa te ardhme dmth karte e djegur

  11. albani says:

    Njeriu ka nje moral, thote populli e cfare eshte ky moral sot!!!! parat jane morali per keta kodoshe qe vrimave i shijojne ato para, avukatet do jua marri. shikoni se cfare perfaqesojne ata lloj tipash qe mbrojne nje te semure, nje matyf te pa moralshem me keq se ata qe e mbrojne. vonon por nuk harron prandaj i dashur Mero ai po vdes nga angthi i te nesmes se tije dhe familjes se tije.
    Te falenderojme per kurajon qe po tregon ne lufte kacafyteshme me te keqen e vendit e te kombit, te ndjekim me kenaqesi dhe na jep shprese per nje te ardhme me te mire te vendit tone. Urime nga zemra.

  12. leni says:

    Mendoj se tani qe z Withers eshte nje pensionist dhe nuk gezon me imunitet diplomatik, ai mund te vije ne Shqiperi dhe keto te vertetat qe di t’i thote ne prokurori, perndryshe ngelen llogje pazari si puna e asaj qe na tha se nuk do futeshim ne Nato dhe u beme anetar pas 6 muajsh !

  13. Dyrrahu says:

    Ish ambasadori amerikan qëllon në zemër dy njerëz.
    E qëllon ambasadorin e tanishëm amerikan dhe Sali Berishen.
    Ambasadori i tanishëm amerikan ka humbur kredibilitetin e tij që nga mbështetja publike që i bëri dhe po i bën Sali Berishes, prandaj letra e zotit Withers me njërin teh të sajin e pret zotin Arvizu dhe me tehin tjetër Sali Berishen.
    Kështu duhet kuptuar paraqitjen publike të zotit Withers.
    Sali Berisha edhe mund ta shpërndaj gjysmën e buxhetit të Shqipërisë nëpër botë për ta ruajtur veten e tij, por jo ai është vetëm i sëmuri i Shqipërisë dhe uguri i zi i popullit shqiptar.
    Përsëri le ta votojnë ata që nuk e dinë se kush e bëri Shqipërinë paçavure.

  14. Leone-53 says:

    Me gjithe keto “lulurina” qe dalin per Saliun nuk e di se si ndjehen “pedeistet” e PD! Une personalisht jam i djathte, por do te “ofendoja” vetveten n.q.s do te ndiqja pas comunistin Sali Berisha! Do ofendoja dinjitetin e cdo shqiptari te thjeshte!..

  15. Kely J.Andress says:

    Une i besoj te gjitha kabllogrameve qe ka shkruar z.Withers. Por nje gje me ben pershtypje qe qeveria amerikane i ka ditur te gjitha keto te zeza dhe maskaralleqe per qeverine tone dhe ne vecanti per tragjikomokun Sali, dhe nuk ka nderhyre aspak per te ndryshuar sado pak gjendjen. Mos valle amerikanet po behen si europa plake dhe kurve dhe nuk po i intereson demokracia ne Shqiperi, mjafton qe te kemi nje cike qetesi kendej nga Ballkani ? Jam pak i zhgenjyer nga amerikanet,sepse kur behet fjale per demokraci dhe zgjedhje te ndershme ata nuk te falin. Saliu ja vodhi votat para syve te Edi Rames,por mos te harrojme qe Sala i vodhi votat dhe para hundes se Z.Arvizu. Nuhati gje ky apo jo? Pale se perveshi menget dhe i numeroi vete votat.Ah sa do te doja te lexoja ndonje kabllogram qe dergon sot Z.Arvizu ne qeverine e tij per Salen dhe dhe pislleqete tij.

  16. duljo says:

    Vetem ti e ke zhveshur sali zagarin lakuriq ne mes te tiranes.
    Po saliu nuk ka gale se i dalin k….. perjashta
    eshte mesuar ai me ne nuk i ben pershtypje.
    Vetem nje qeveri demokratike mund te prangosi saliun dhe saljanet e tjere per mekatet qe i kane bere shqiperis dhe shqiptareve.

  17. toke nasari says:

    JU lutem ju te redaksise TEMA ju lutem por ju lutem botoni nje foto te sales ne cdo shkolle qe ka qene dhe te EDIT ne cdo shkolle qe ka qene dhe do shikoni ndryshiminse shqiperia nuk behet nga maloket dhe .katunaret por nga qytetaret

  18. luan kolonja says:

    atdhetari mero baze thote:
    “berisha është përpjekur boll ta klasifikojë atë si armik personal të tij, duke dërguar dhe çanta me qindra- mijëra dollarë në Uashington për ta ndërruar.”
    PAS GERY KOKALARIT JENI DHE JU ZOTI MERE QE I KENI HEDHUR KRITIKAT DHE NE WASHINGTON DHE BENI SHUME MIRE.MENDOJ SE KA CELULA TEPER TE FORTA PRO FASHISTIT BERISHE DHE JANE PERSONA QE DIHEN DHE MUNDOHEN TE FSHIHEN.
    NUK ESHTE SEKRET TE THUHET QE NJE NGA PERSONAT QE VIJNE ME PARA KESH
    ESHTE FARI BALLIU MIKU PERSONAL I ELIOT ENGEL.NUK ESHTE E RASTIT QE NJE FIGURE E NDERUAR SI WESLI KLARK “FUTET” NE LOJE NGA KLANI I BERISHES NE WASHINGTON QE TE BEJE KAZINO GJIGANDE NE SHQIPERI….QE TE RREZOHET BERISHA DUHET DENONCUAR KJO CELULE ANTISHQIPTARE QE DETYRON DHE ARVIZUNE TE DALE NE MBROJTJE TE SHEMTUAR TE KRIMEVE TE PATOLERUESHME TE BERISHES.RREZIMI I BERISHES DO MARRE ME VEHTE OSE DO DEMTOJE DHE PERSONA TE CAKTUAR NE AMERIKE DHE KJO PRITET TE NDODHE SHPEJT.NUK ESHTE GABIM ZOTI MERO TI DREJTOHENI DIREKT KONGRESIT AMERIKAN TANI QE HEKURI ESHTE I NXEHTE..si perhere falenderime per mero bazen

  19. rrapi i celos says:

    ju nuk e njihni SALI BERISHEN mire por ju nuk njihni mire as gjarperin arvi zulune .Ky plehre mban ne pushtet funderrinen Sali berisha.une e urrej kete gjarper ARVIZU SE NUK PERFAQESON SHTETIN E NDERUAR aMERIKAN TE CILIN NE E NJOHIM

  20. hysni dajaku says:

    Plaget e Gjergj Elez Berishes

    E kerkova dhe e gjeta,shtrire ne byth te pishes
    Lengonte me plag te shumta,trupi Gjergj Elez Berishes
    E si qenke kantandisur,o komandanti legjendare!
    I kam marr do plag te renda,ne beteja me Shqiptare

    Une kujtoja se luftoje,me armiqte e kombit tim!
    Te kane genjyer more djale,nuk eshte ky misioni im
    Qenkan bisha Shqipetaret,dhe udheheqsin legjendare
    E kane bere cope e cike,dhe shpirtin ja paskan marre

    Pa mi trego t’gjitha plaget,o Gjergj Elez Berisha!
    Se kohe kemi sa te duash,edhe hije na ben pisha
    Kjo ketu eshte plage e pare,qe kam ne kete kembe
    Ishte ne zgjedhjet lokale,sa me dhembi “o moj nene”

    Qe nga 92-shi,e akoma s’eshte sheruar?
    Ja shikoje si eshte,sikur dje me kane qelluar
    Kjo plaga te kemba tjeter,eshte nga referendumi
    Kur kushtetuten qe bera,vajti dhe e mori lumi

    A te mallkuaret shqiptare,te paskan masakruar
    Po pse s’ike more burr,te shpetoje pa lenduar
    E po ,po te ikja une,kush e di si do ish bere
    Do ish djegur ane e mbane,do ish shkretuar e tere

    Vertet mire qe su largove,patem fat se ishe trim
    Te kish qene ndonje tjeter,do ish prishur vendi im
    Imagjino nje moment,mos ishin betejat e mija
    Do kish humbur ne EUROPE,pa u ndier Shqiperia

    Kjo plaga ketu te barku,qe dhe zorret mi tregon
    Eshte nga 97-a,e shikon a se shikon
    Paska qene lufte e madh,cili ishte kundershtari
    Di une? u ngrit gjith populli,smerrej vesh kush ish I pari

    Po kjo e prere shpate,qe ka dale brinje me brinje
    Eshte e tenderit te rruges,nga Durresi ne Morine
    Vjen kryeprokurorja,dite per dite e mjekon
    Edhe veteriner Topi,s’gjen ilac qe e sheron

    Po ti paske nje plage,qe dhe zemren te ka shpuar
    Eshte nga lufte e Gerdecit,nuk e di o I uruar?
    O bo bo si te ka marre,cdo hero do kishte vdekur
    Jam Gjeregj Elez Berisha, rritur me buke te thekur

    Ti paske dhe dekorata,nje nga nje as mi tregon
    Jane per fitoret e tua!,apo dhe te popullit tone?
    Paske qene nje koke trash,duket je fare gdhe
    Se paske marr vesh akoma,une dhe populli jemi nje

    Po mire mos me ofendo,.o udheheqsi legjendare
    Pse nuk flet me edukate,dhe tamam si qytetarer
    Te flisja si kerkon ti,do me hiqnin njerzit zvarr
    Vazhdojme ku e lame,se nje kembe e kam ne varr

    Kjo eshte per zgjedhjet e para,qe fitoi demokracia
    Eshte e 22 Marsit,ku gezoi e tere shqiperia
    Tjetra eshte 26 Maji,100% kur fituam
    Ku nga rrezultati jone,gjith armiqte u terbuan

    Kjo ftesa qe ke ne qafe,nga Nato qenka nenshkruar
    Mos te ishte kjo mor djal,do me kishin perveluar
    Kjo ishte zjarrefiksja,qe me fiku shpejt Gerdecin
    Se do me kishin ven posht,e do me fusnin bodecin

    Po kjo lista me shifra.,qe ke varur ne kurriz
    Eshte formulari pervitshem,deklarimi pasurise
    Bejme biznes brenda familjes,mbahemi me leke hua
    Une I jap para vajzes,pastaj ajo mi kthen mua

    Po tani cfare prêt me!,plage e dekorata ke
    Emri jote do permendet,sa te ket Shqiptare mbi dhe
    Po pres te vi Balozi,te bej dhe nje dylyftim
    E me nder e me para,te iki nga posti im

    Po mire, Balozi po s’erdhi,te fusi 7 pash ne dhe
    Ty ne krye do te kemi,gjithmon ketej nga Ne?
    Po nuk erdhi vet Balozi,te me qelloje me Topuz
    Mua ne krye me keni,vidh e hidh ndonje romuz

    1. beso says:

      …po s’me erdhi vete sovrani,qe te ma thyeje topuzèn,
      mu ne qafe do te me keni,çdo mengjes t’ua plas buzen..

      Vjershe shume e bukur Hysni Dajaku/Topuzi/Kerbaçi;po vertet shume e bukur.Po shikoja ndonje kompliment,po asnjeri nuk e kishte bere.Kjo eshte per faqe te pare.Shendet!

    2. nga deti kuq e zi says:

      edhe un te bej kompliment per cdo gje ke permendur, vetem qe habitem si ke patur durim e stomak te besh kaq gjate djalog me gjergj elez skenderbeun !

  21. xhixhi kacurrels says:

    Kto germat bejini me te vogla heren tjeter qe do riformatoni websajtin qe ti lexojm me mikroskop

  22. Devolliu says:

    Nuk ka patur, nuk ka dhe nuk mund të ketë në Shqipëri një monstër kaq të urryer sa shpellari Salih Geddaf Gërdec Gërdalla.
    Ky hajdut, ky kriminel, ky tradhtar, ky vrasës, ky Hitler i pa gdhendur e i çmendur, i ka sjellë dëme kolosale Popullit Shqiptar.
    Duhet shpëtuar Shqipëria nga kypërbindësh!

  23. Dj Acmed i kil you says:

    Dosje te DASH e me radhe CIA e ledh me qime, jane kot,,,,,,,,plaku matuf vazhdon te jete ne krye,,,,,dhe para se te themi pse e lene amerikanet te shikojme veten tone,,,,,,sepse gati gjysma e shqipateve vazhdon ta votoje,,,,

  24. Eri says:

    Ne gjithe kete fushe lojrash diplomatike-politike fajin e kemi ne “antiamerikanet” qe dijme ta dallojme te zezen nga e bardha, fajin e kemi ne qe s’i themi dot nje krimineli “burre shteti”, si themi dot nje hajduti “i nderuar zoti kryeminister”. Per me teper na vjen tharte kur Ambasada e nderuar e SHBA-se njofton disa dite me pare se do mbylli zyrat dhe do evakuoje personelin diten e protestes se opozites apo kur ajo denon me teper dhunen e demonstruesve se sa dhunen e shtetit mbi qytetaret e vet.

  25. Skela says:

    Duke lexuar letren e Withers po bindem ne ate qe po te ishte ky person ambasador ne 21 Janar, nuk do te rridhte gjak shqipetari.

  26. ismet says:

    sala tani sapo ka marre leket e kabllove optike leket e censusit dhe po pregatitet per leket e hipotekimeve ne tirane

  27. Laterza says:

    Edhe Arvizu dergon kabllogramet çdo dite,njesoj si Widhersi dhe sigurisht qe raporton te verteten, per kete nuk duhet te kete asnje dyshim…Pseudo analistet e vetedeklaruar u jane djegur letrat dhe kane filluar te behen kopje e Berishes, ndonjeri si Frok Çupi edhe eshte çmendur fare…Amerika e kap lepurin me qere…dhe berisha e di mire kete, ai po mendon se ne cilin burg do ta degedisin se bashku me te birin pas disa vitesh…nuk besoj se do kete ndonje amnisti per te dhe shpuren e tij te cilet i kane vjedhur shqiptaret ne keto 6 vjet…

  28. Salushi says:

    Z.Edi Rama,
    Populli po prete Opoziten.
    Populli eshte gati te qerrije keta Bandite qeverisin duke Vrare e vjedhur,
    Z.RAMA populli po pret sinjalin nga ju si Opozite ,populli eshte gata cdo moment per te larguar kete Tirani,Prij pra Opozita,
    Cfare presim me???

  29. nor says:

    Po, po, po kalbet berisha!! Ai sapo ia kufizoi edhe me teper kompetencat shikut; kjo tregon se po vazhdon projektin e tij te zellshem per tu vetshpalle mbret!!!

  30. baba says:

    zoti Baze une qe po ju shkruaj jam nje polic tek komisariati nr 4.Pardje oficeri shoqerues i jozefina topallit major Isa Mella ka tentuar te perdhunoje nje vajze te re te cilen komisariati 4 e ka mbajtur te fshehte.te lute interesohu pak.

  31. koli says:

    mire e ke o mero saliu eshte cmendur fare nga gjymtimi qe po i ben ketij vendi shqipnise sic i thote ai

  32. xhemajl says:

    Ndoshta per njohesit e rrethanave te dukurise berishiste eshte e tepert, por megjithate duhet perseritur nje dicka qe kishte thene Bill Clinton diku ne vitin 98 kur I. Rugova me Bujar Bukoshin i kerkuan qe Berisha te behej edhe njehere kryetar. Ai pos tjerash kishte thene: ” Berisha nuk duhet te behet edhe njehere kryetar i Shqiperise, ose i njejti uje nuk mund te kaloje dy here ne mes dy brigjeve”. Verjtja e komentuesit: Me siguri i njejti uje po te kaloje edhe nje here ne mes dy brigjesh, do ta infektoj vendin perkates, sepse eshte ndyresuar tejmase derisa ka ardhur edhe njehere ne te nejtin vend. Keshtu, ndodhi pra me Berishen “tone te famshem”. Ai kur erdhi edhe njehere ne pushtet edhe pse mjaft i ndyre, e ndyresoi edhe me shume Shqiperine, degradoi moralisht tejmase nje pjese te mire te shqiptareve. etj. etj.

  33. BARO CORROGJAFI says:

    KA TE DREJTE ZOTI FRANGAJ APO Z. FEVZIU TE VRASIN MENDJEN PER TE GJETUR

    ANALISTE ME PERVOJE PER T’JU PERGJIGJUR ISH AMBSADORIT WIDHERS.ATA JANE

    DHE E BEJNE SHUME MIRE PUNEN SE PAGESEN E KANE TE MAJME.MOS JA U HANI

    HAKUN ARTAN HOXHES (ANALISTIT ),HENRI CILIT ,ANDI BEJTES,APO EDHE NDONJE

    TJETRI.JA, DO T’ MBLEDHE FEVZOJA KETO DITE .

  34. toronto says:

    Mero si gjithemone je korrekt.Te lutem rregulloni shkronjat e tekstit se na u vrane syte.

  35. Xhevdet says:

    Po me intereson se si Z. Baze nuk lodhet te shkruan vetem per Sali Berishen, ku e gjen tere kete frymezim?! Mendoj qe eshte mire per te qe si gazetar serioz, ta nderron pak temen!

  36. shefqet dushku says:

    Pershendetje Silviadetari /Nuk ke cfare ti shtosh me komentit tend.Le te bashkohemi te gjithe per te njejtin qellim- Te shpetojme vendin tone, jeten tone.

  37. Montekarlo says:

    “Dosje ezeze e Berishes ne Washington” Cfar do te thuash me keto akuza o Mero? Cfar doje te “zeze” ka Berisha ne Washington qe ti e din dhe neve qe jetojme ne Amerike nuk e dijme? Ku eshte ajo dosje kur presidenti Amerikan dhe sekretarja eshtetit Amerikan e peqafojne Berishen si babain e Vellain e tyre? Amerikanet e qujne Berishen si nje aleat te besuesshem e te vendosur pro tyre kurse socialistet i quajne sherbetore te Rusit.Jam nje i mbrendshem i Washingtonit dhe e dij shum mire keto qe deklaroj ne kete forum.

  38. joice says:

    sali leshi ai esht nji cop mishi me 2 sy

  39. kujtim says:

    Gjithmone i sakte,konçiz dhe shume kurajoz ne çdo shkrim tuajin.BRAVO!Prandaj edhe jam nje lexuas apasionat i shkrimeve tuaja.Ju uroj nga zemra shendet e suksese te vazhdueshme ne punen Tuaj per te qene gjithmone brilante!S U K S E S E!

  40. simbad says:

    pse lodheni kot o shqiptare nuk e zbrisni dot malokun nga kali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje