Ka ardhur koha që Shqipëria të shpalosë plotësisht potencialin e saj

12 Tetor 2011, 22:13Editorial TEMA
Ka ardhur koha që Shqipëria të shpalosë plotësisht

Nga Štefan Füle*

Ishte një arritje historike për Shqipërinë, kur shtetasit e saj përfituan nga regjimi pa viza në Zonën e Shengenit në fund të vitit të kaluar. Regjimi pa viza është prova më e mirë që reformat në vend sjellin përfitime të prekshme për qytetarët dhe progres në lidhje me Bashkimin Evropian. Dhe kjo është domethënia dhe logjika e transformimit – shpërblehesh kur punon me përkushtim.

Megjithatë, këtë vit, shansi për progres të mëtejshëm drejt Bashkimit Evropian humbi. Skena politike vendase në Shqipëri është dominuar gjerësisht nga vazhdimi i ngërçit politik dhe zhvillimet e mëtejshme konfliktuale e kanë penguar miratimin e legjislacionit të nevojshëm dhe zbatimin e reformave.

Vjeshtën e kaluar, Bashkimi Evropian përcaktoi dymbëdhjetë prioritete kyçe, të cilat duhet të plotësojë Shqipëria, me qëllim që të arrihet hapja e negociatave për anëtarësim. Këto prioritete kanë të bëjnë, mes të tjerash, me funksionimin e duhur të parlamentit, zhvillimin e mirë të zgjedhjeve, respektimin e shtetit ligjor dhe antidiskriminimin. Progresi në këto fusha, jo vetëm do të avanconte Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së, por mbi të gjitha do të ishte një përfitim për shtetasit Shqiptarë.

Shqipëria ka filluar të punojë për plotësimin e këtyre 12 prioriteteve kyçe. Ka pasur përparim në disa fusha si lufta ndaj krimit të organizuar, përmirësimi i trajtimit të të burgosurve, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve. Qeveria gjithashtu ka përgatitur një plan veprimi, i cili përbën një bazë të mirë për punën e mëtejshme, por kjo duhet të jetë një përpjekje gjithëpërfshirëse dhe mbetet për t’u parë në bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara.

Gjithashtu, për të pasur progres të mëtejshëm, Shqipëria duhet të adresojë mangësitë e mëdha që u shfaqën gjatë dy zgjedhjeve të fundit dhe të rishikojë kuadrin e saj ligjor. Vendi gjithashtu ka nevojë të bëjë përpjekje të vazhdueshme dhe të arrijë progres të dukshëm në fusha si administrimi publik, gjyqësori, politikat antikorrupsion apo reforma për pronën.

Suksesi i Kroacisë në mbylljen e negociatave të anëtarësimit këtë vit, tregon se ndryshimi është i mundshëm. Është një sinjal i qartë ndaj vendeve të tjera në rajon, përfshirë Shqipërinë, që politika e zgjerimit e BE-së është e besueshme dhe sjell rezultate. Megjithatë, ky është një proces sfidues që kërkon përgatitje të plotë dhe rigoroze, bashkëpunim ndërmjet qeverisë dhe opozitës për të arritur rezultate konkrete. Adresimi i suksesshëm i këtyre sfidave do të ndikojë në afrimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Unë inkurajoj të gjitha forcat politike në Shqipëri të rivendosin dhe të ruajnë një nivel të dialogut politik, i cili lejon funksionimin e institucioneve demokratike kyçe dhe zbatimin e reformave kryesore.

Ka ardhur koha që Shqipëria të vazhdojë të ndërtojë më tej në arritjet e saj dhe të shpalosë potencialin, i cili deri tani ka mbetur në hije nga retorikat negative dhe konfliktet. Unë kam besim se Shqipëria ka kapacitetet e nevojshme dhe mundësitë për të arritur standarde të larta, të cilat nevojiten për negociatat e anëtarësimit.

 

*Komisioner për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë /  Ky artikull u dërgua për botim me rastin e daljes së Progres Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, në 12 Tetor 2011.

23 komente në “Ka ardhur koha që Shqipëria të shpalosë plotësisht potencialin e saj”

  1. tourkofagos says:

    ,,,,,,ka ardhur koha,qe shqiptaret te ngrene marmidat,,,,,,,!!!!!!!!
    teper e besueshme,se jemi te vonuar.

    1. V.F.L.P says:

      Turkoleshas, ti do jesh dashnori i konsullit Grek ne Korce dhe qe na ben propagande nga depot e konsullates per 200-mij lek te vjetra…duhet te jeshe nje gungac,njeri pa qafe,i uryer nga shoket e klases kur ke qene ne shkolle,pa jete ne fytyre,nje quravec i demoralizuar qe te rrihnin c’do dite etj etj..Ky eshte perfundimi im,per faktin qe kompiuteri yt nxjer vetem bajga, eshte nga e kaluara jote TRAUMATIZUESE qe te ndjek nga pas, tipa si ti jane shum te dobet dhe ne te njejten kohe te rezikshem per njerzimin,ti shum thjesht mund te shnerohesh ne nje serial killer!Keshtu qe urimi im per ty eshte qe t’e thahen gishtat e te jetosh ne agoni qe te mos na bezdisesh me me ate antishqipetarizimin tend!!!

      1. tourkofagos says:

        Arapi im,une nuk jam antishqiptar.Mos harro se existenca nder shekuj e stergjysherve te mi ndaj dhunes turke,beri qe ti te flasesh sot shqip e te shkruash me germa shqipe e jo arabe,,,,!!

        1. Mqeqe qenke Pro shqiptar le ti themi robt ku ti kete si turku dhe greku. Por dhe ty robti ku ti kesh turkofagos.

      2. EDI DETROIT says:

        V.F.L.P. Sakte. Ky majmun ka pesuar nje perdhunim kur ka qene femije, gje e cila e ka lene me pasoja psikike.Mbasi fyen te gjithe shqiptaret si asnje tjeter,ne 100 komente merr 95 ofendime dhe 5 mbeshtetje.Nje njeriu normal kjo do ti bente pershtypje per te ndryshuar qendrim ose per te mos komentuar me, ketij monstres kjo gje i jep vetem kenaqesi????.Shkenca duhet ta studioje rastin e kesaj monstre.

    2. AltiniNC says:

      Do ngrejm marmiden e satame me perpara

    3. CFURKU says:

      NA DUHET NJE 97 TJETER – PA SHKATERRIME, VETEM ME NJE VIKTIME, TI TREGOJME VENDIN KAFSHES.

  2. Labi Vlore says:

    Ka ardhur koha qe populli Shqipetar te marri ne dore vete fatin e tij.

  3. toni says:

    E tourkofagos ku je trimi stergjyshit hahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  4. Besa,Canada says:

    Ja me ne fund Saliu e Majlinda mbeten pa goje,ndersa populli paguan.Paguan shtrenjte saqe do te duket e pabesueshme.Shpagimi behet me vote ne sistemin demokratik,por Saliu ta vjedh dhe qerpiku nuk i dridhet,ashiqare mbi tavoline e ne prani te medias.Evropa nuk do vije te gjykoje berishizmin,por,ja te ben bllokaden.Logjika ta dikton shume paster;O popull,Saliu po na terheq drejt fundit te gremines,Ngrihuni se ndoshta zgjohet nga gjumi dhe opozita !

  5. riu says:

    fjalet e shumta fukarallek, keta europianet jane nje arsye tjeter, vec te tjerave, pse sala ben si i do kokrra e qejfit me ket ven.kur te kujtohen keta sala do jete bo gedaf

  6. Per Atdhe says:

    Ka nje te vertet dhe turko fuck off-i ka bere rezistenc ndaje turqise. Po mos te kishte qene turqia ne do te ishim asimiluar tani. Ne sot do ishim gjysma grek dhe gjysma serb ashtu si ndodhi me camrin. Perse nuk e permend camerin ti turko fuck off apo dhe ate e shkaterroje turqia!!!!!???????? Turqia ishte ajo more turko fuck off qe hapi e para bazat e saje per sulmin e natos kunder serbis. Apo dhe ky nuk eshte fakt? Ato te krishteret serbe vrane femi dhe gra shtatezana ashtu si bene greket me popullsine came. Por ti meson vetem historin greke dhe te ortodoksizmit grek. Por ti duhet te ndjekesh ortodoksizmin e Fan Nolit dhe jo te Janullatosit or turko fuck off.

  7. Marko Bocari thote says:

    Ore ju akoma nuk e keni marre vesh se ky m.t fagosturkos eshte nje mushke. Nje hibrid. As mish as peshk.As shqiptar e as grek jo e jo. Ai shan shqiptaret dhe turqit qe ti mbushe mendjen vetes se eshte grek. Ai nderhyn ne forum si nje njeri pervers, i kompleksuar. Sa me shume qe i pergjigjen ai aq me shume mendon se eshte grek. Pjerdhin greket per hibrite si puna e ketij. Lereni o dh……..i.

  8. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Pa protesta nuk behet ndryshimi dhe largimi i Berishes.

  9. tironci says:

    ska faj europa me sali greko serbin kurre nuk do shkoj SHQIPERIA drejt EUROPES ////////

  10. Luan Kolonja says:

    Nje perkthim shume korrekt dhe i bere me profesionalizem.
    Nese te tille perkthyes dhe gazetare na sjellin Real Stuff, opinioni i lexuesve do te jete i mire informuar, dhe pa dyshim qe gjykimi i tyre do te jete i paster,i pa influencuar e pa manipuluar.
    E theksoj kete fakt, pasi per fat te keq, jo vetem nga Tema, por dhe pjese te mediave te tjera, ka nje tendence te qellimeshme per te perzgjedhur dhe censuruar me kujdes e djallezi dhe servirur ato aspekte apo ngjarje qe i sherbejne qellimit te propagandes dhe aspak te informimit te publikut me ngjarje e fakte reale.
    Tashme te gjithe shqiptaret, pavaresisht nga pozicionimi e preferencat politike, jane te informuar rreth konkluzioneve te progres raportit te komisionit Europian, ne te cilin shprehet qe vendi yne nuk i kaloi testet per fillimin e negociatave te pranimit te vendit kandidat.
    Reagimi i lidereve politike, te dy forcave politike kryesor, Z.Berisha dhe Z.Rama,pas publikimit te ketyre dokumentave, kane dhene prononcimet e para te shprehura me nje gjuhe disi diplomatike dhe me nje aparence premtuese per lexuar, studiuar dhe reflektuar rreth tyre.
    Gjykimi im reth ketij raporti duke e shprehur ate krejt te thjeshtezuar e konkret eshte si me poshte:
    1. Persa i perket kritereve politike;
    Ato jane plotesuar ne pergjithesi persa i perket pjese se obligimeve te qeverise, pervec ngercit politik te sajuar dhe amplifikuar nga opozita e cila edhe sot po vepron pa pergjegjesi duke krijuar kudo konflikt dhe duke sajuar pretekste per mos angazhim e mos veprim.
    Duhet punuar me tej per strategjite dhe politikat per reformat ne sistemin gjyqesor, ate te pronesise, ne fushen e te drejtave te njeriut, medias, minoriteteve, luften kunder korrupsionit dhe reformen zgjedhore.
    2. Per kriteret ekonomike
    Te gjitha treguesit makro e mikro ekonomike jane plotesuar e kapercyer, por mbetete te kontrollohet e te mbahet ne nivel te qendrueshem borxhi publik dhe raporti tij me GDP.
    3. Legjislacioni sipas modelit te BE,
    Ky faktor ka shenuar progres ne pjesen me te madhe, por kerkohet te permiresohet dhe shpejtohet ne drejtimet e levizjes se lire te punonjesve, te drejtave te pronesise intelektuale, prokurimet publike, transporti ajror, mediat e mjedisi.
    Kerkohet perforcim i kapaciteteve administrative per venien ne zbatim te legjislacionit.
    Shikoni me kujtes dhe objektivisht mund te konkludoni qe qeveria i ka plotesuar dhe vashdon te punoje shume per ti kompletuar te gjitha kriteret dhe standarted sipas kerkesave te marveshjeve te Mastrihtit, Kopenhagenit dhe udhezimeve direkte te komisionit Europian.
    Krahasoni nderkohe se si reagon opozita, cfare zgjidhje ofron ajo, cfare ka bere opozita per me se dy vjet per te permbushur te pakten obligimin per te votuar ne parlament keto ligje te domosdoshme per kompletuar te pakten kornizat dhe hapsirat ligjore.
    Ne vend qe te marre pergjegjesite qe i takojne, ajo sajon lloj lloj pengesash artificiale, non sens, vetem e vetem per te frenuar e sabotuar arritjet e deritanishme.
    Nese lidershipi i opozites mendon se strategjia me efektive e saj eshte te frenoje e te pengoje me cdo mjet cdo perpjekje per progres, se keshtu mund te fitoje zgjedhjet e ardheshme, kjo eshte nje strategji regresioni per shoqerine dhe pa asnje rezultat pozitiv per ate vete dhe per vendin.
    Se fundi, disa pyetje te thjeshta per ju komentuesit e tjere:
    A mendoni dhe deshironi ju qe Shqiperia dhe Shqiptaret t’i bashkohen Europes? Nese po, a jeni te bindur qe lidershipi i majte e deshiron ate? A mendoni ju qe maxhoranca nuk deshiron kete? Ne se besoni qe maxhoranca nuk e deshiron kete, a mendoni se Edi Rama do te mund te realizoje kete ender te shqiptareve pa maxhorancen e sotme apo, apo nese supozojne ate si minorance pas zgjedhjeve te 2013?
    Llogjikisht e perfundimisht ne nuk mund t’i bashkohemi Europes dhe civilizimit pa vullnetin e te dy grupimeve politike te vendit.

    1. Selfo Qorri says:

      Nuk mbulohet muti me shure o luan, sa do bukur ta shkundesh

      Tema e komenton shume keq. 55 dhe RD por edhe keto te LSI i komentojne shume mire keto pune. Te kenoqin shpirtin me rrenat e tyre.
      Perparim, sukes, zhvillim, rruge fahati, ullishte e kallamishte, rritje pensinesh me 2 Euro, e plot te tjera. Pa le keta kamunistet duan dhe uljen e TVSH, per te demtuar biznesin

      Nuk e di pse disa fiksohen te Vrasjet e pazbardhura, plumbat ne koke demostruesve, bizneset e Sherkdhenit, Aishes (majmunit Gita), Sllobodankes, shokut Fazlliq, Mane-fane-dane, universitetet e Cilve, fjalimet rrumpalle pre skicofreni te Kyreministrit, e budalliqe te tilla.

    2. vdekje_sali_berishes says:

      Palku i rrjedhur Sali, e ka treguar sa e do integrimin. Kur i qau punet e ketij vendi me 92-97, me anti-tank ne sup kur ishte ne opozite me shoket Meta e Nano dhe tani kur rropatet te fshije gjurmet e Shkelzenit dhe te tijat nga Gerdeci dhe 21 Janari. Harron qe ka 3 milion deshmitar jo 2-3.

      Nuk ka amnisti per vrasje dhe plackitje edhe sikur ta kete me tere mend e zemer punen e integrimit, mos e harro kete.

  11. santa says:

    ne qoftese ne komentet tuaja do te lexojme sharjet fyerjet banale te pa kuptimeta do ti lutesha juve ne rradhe te pare dhe gazetes tema si lexues i rregullt ti shkurtoje komente te tilla nuk ka rendesi per cilin e ben komentin pro apo kunder por ka rendesi te shkembejme mendimet tona rreth temave te dhena ne menyren e mendimit te secilit .respekte te gjithe komentuesve te me falin edhe ata qe ndoshta nuk i vjene mire. kalofshit mire dhe dite te mbare .

  12. Linda says:

    Shihet qarte ndryshimi ndermjet Amerikes dhe Europes ne raport me shqiptaret. Keta palopolitikane edhe kur ishte koha per t’u futur ne NATO bene “Gerdecin” per t’i treguar botes se ky vend nuk i ka parametrat per t’u futur ne NATO. E megjithate Amerika firmosi qe ne te futeshim ne NATO. Ndersa Europa nuk e paska kuptuar se keta politikane jane te interesuar qe te mos plotesohen parametrat qe te mos futen ne BE. Edhe 1000 vjet t’u jepej mundesia ata te njejten gje do te benin, vetem e vetem qe te qendronin ne pushtet e te vidhnin, sepse Europa ka te tjera parametra e nuk do t’u linin dore te lire te vepronin. Te jene te trashe europianet ne kete pike, apo jane pale me politikanet shqiptare?! Ose mund te themi se ata si gjithnje nuk e duan Shqiperine dhe shqiptaret, ne te kundert do te kishin bere nje sy qorr e nje vesh shurdh e te pranonin Shqiperine e te vendosnin standardet e tyre te demokracise ne kete vend, qe do te thote largim te klikes uzurpuese e shfrytezuese nga drejtimi i Shqiperise dhe shqiptareve. Asnje justifikim nuk gjen refuzimi qe ata i bejne Shqiperise dhe Shqiptareve, vetem me faktin se jane pale me klasen politike shqiptare ne grabitjen e ketij vendi. E kishin shansin historik qe nga zgjedhjet lokale doli hapur qe klasa politike ne qeverisje vodhi zgjedhjet e Tiranes dhe demaskimi u be publikisht. Mjafton nje prononcim i europianeve per kete vjedhje dhe cdo gje ishte e zgjidhur. Populli shqiptar ua dha mundesine duke ua dhene koken e Berishes ne tave. Po behen cope per te ndihmuar Greqine, qe del hapur nje vend i kalbur e me njerez hajdute, qe nuk kane deklaruar sic duhet te ardhurat e tyre per te derdhur tatimet, e per me teper paskan vjedhur pensionet e te afermeve te vdekur ne shumen e trembëdhjetë miliardë eurove dhe Europa po kerkon te gjeje mundesi per t’i lehtesuar borxhin e nuk ndihmojne kete vend e kete popull ndaj te cilit kane mbi te gjitha detyrimin moral e historik qe e kane copetuar e trajtuar si bir kurve e kuptohet ne kete rast kurva vete eshte Europa sepse Shqiperia eshte Europe. Ata duhet te ndjejne pergjegjesine morale se edhe nese ky popull ka mungese kulture demokratike eshte per fatin e keq historik te tij te copetimit, te lenies nen diktatin sllav, te varferimit te…….. e cfare s’mund te themi per kete duke u futur ne histori. Por mos harroni se drejtesia hyjnore eshte e fuqishme. Mos i beni gropen tjetrit se bini vete brenda. Ky vend eshte i shenjte nga Zoti dhe fakti qe po e perdhosni keshtu do t’ju bjere mbi koke.

  13. Linda says:

    Po Serbise perse pritet t’i japin statusin e vendit kandidat apo si kasap i Ballkanit?!

    12 Tetor 2011 – 12:30 | Rajoni TRANSLATE

    Serbia pritet të marrë statusin e kandidatit për BE

    BEOGRAD- Diplomatët thonë se BE-ja do t’i japë Serbisë statusin e kandidatit për anëtarësim, pavarësisht mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mbi Kosovën, njofton agjencia AP.

    Por, komisioni ekzekutiv i këtij blloku nuk do të hapë bisedimet zyrtare të pranimit, deri sa Serbia dhe Kosova të normalizojnë lidhjet e tyre, i kane thënë agjencisë AP dy diplomatë evropian në kushte anonimiteti, për shkak të embargos mbi raportin.

    Bashkimi Evropian nuk e ka vënë njohjen e Kosovës si kërkesë zyrtare, por insiston që Beogradi duhet të stabilizojë marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën.

    Serbia, është pritur të marr statusin e kandidatit që nga arrestimi i të përndjekurit për krime lufte Ratko Mlladiq, dhe ekstradimit të tij për në Tribunalin e Hagës.

    Ndërkohë, komisioni do të rekomandojë nesër që BE të hapë sesionin e bisedimeve me Malin e Zi.
    (s.g/rel/Balkanweb)

  14. tezja ny says:

    Mos u merni me te tjeret,shikoni vehten tuaj.Te huajt qe ju i merni neper goje ju kane thene me te gjitha menyrat COHUNI JU PER TE SHPETUAR NGA KJO DIKTARURE,atehere ne ju ndihmojme.Ato nuk mundin te fusin hundet kur ju rrini neper kafe Mblidhni mendjen e kokes se ju kane dhene te hani tru bullari thote nje shprehje e vjeter.

  15. Selim Rroshi says:

    Berisha mund të digjet për të njëjtin motiv si Toptani: Greqizimin e jugut

    Nga Kritika
    Kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë këtu e 100 vjet më parë, ai shprehu tendencë për bashkepunim me Greqinë vs. Serbisë. I ndodhur mes dy fqinjëve grabitqarë, Ismail Qemali mendonte se një Greqi 100 vjet tashmë e pavarësuar, nën një orientim Britanik, do ishte më konstruktive se një Serbi e sapo pavarësuar me ndihmën e Rusisë, që kishte gllabëruar gjysmën e territorit shqiptar.

    Por Ismail Qemali injoronte faktorin “e brendshëm” Esat Toptani në atë kohë (si ne sot Berishën). Esat Toptani në luftën e tij të marrë për pushtet, i nxitur qartë nga Serbia (nga njëra anë), por me çduket sapo kishte gëlltitur edhe çorbën greke (nga ana tjetër), vendos të krijojë Vorio Epirin sipas versionit grek – greqizimin e jugut të Shqipërisë. Dhe pikërisht në këtë kohë ndodh eleminimi misterioz fizik i Ismail Qemalit, ndërsa grekët vendosin të suportojnë hapur Toptanin, i cili bëhet lideri i vetëm i Shqipërisë, tashmë në shërbim të dy fqinjëve agresivë.

    Por Toptani kishte harruar (ose nuk e njihte) me çduket nacionalizmin shqiptarë në jug të Shqipërisë, që një ditë të bukur ja krisi në mes të Parisit, duke e lënë përfundimisht në letër idenë e tij të greqizmit të jugut.

    * * *

    Por ja kalojnë vitet, dekadat, dhe historia harrohet (me çduket) nga “disa”, dhe një shekull më pas, na del një kriç prej Tropoje tashmë, dhe vendos të permbush amanetin e Toptanit për greqizimin e jugut të Shqipërisë.

    Hapini syte rreth-e-rrotull o njerëz, ne Ballkan por edhe më gjerë, cili vend po bën nje rregjistrim të tillë të marrë popullsie si Sali Berisha? Cili vend në Ballkanin sensitiv (nga aspekti nacional) po i deklaron shtetasit e tij nën kombësinë e vendit fqinj? Mos po e bën këtë Serbia me serbët? – Serbisë nuk ja mbajti ta bëjë këtë me shqiptarët qe i mbajti 100 vjet nën sundim, jo më të deklaroj serbët (bie fjala) në kroatë etj. Apo mos po e bën këtë Greqia me grekët? Greqia i përzuri çamët sepse nuk pranuan asimilimin kombëtarë. Apo mos po e bën Bullgaria, Kroacia, Rumania? Cili vend po i deklaron shtetasit e saj (bie fjala) nga grekë në shqiptarë, apo nga bullgarë në rumunë, nga kroatë në serbë, nga kosovarë në maqedonas, e kështu me rradhë??? C i l i?

    Natyrisht a s k u s h! Këtë marrëzi, tradhëti, poshtërsi (quajeni si të doni) po e bën vetëm Sali Berisha që po i deklaron shqiptarët në grekë, ditën për diell, brenda territorit të tyre shekullor (shumë brenda territorit, sepse gjysmën na e kanë përlarë me kohë e me vakt tashmë), den-baba-den të lindur e të rritur në Shqipëri, të cilët s’dinë asnjë fjalë greqisht, por vetëm shqip, shqip, shqqqqippppp…, dreqi ta marrë këtë punë…
    Nga Kritika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje