I dashur Ambasador Withers

8 Tetor 2011, 19:18Editorial TEMA

Nga Edi Rama

www.edirama.al

 

Fort i nderuari Ambasador Withers,

Ju shkruaj në emër të shumë njerëzve që e lexuan me vëmendje e respekt të thellë letrën Tuaj publike dhe dëshiroj t’Ju them, që në krye të herës, se të gjithë ata që unë njoh ruajnë prej Jush mbresat e shkëlqyera të një miqësie të posaçme, të cilën Ju e ndërtuat me shqiptarët në vitet e shërbimit Tuaj këtu si një shprehje të prekshme të miqësisë së madhe mes Shqipërisë e Shteteve të Bashkuara.

Ju do të mbaheni mend gjithnjë me respekt nga shqiptarët dhe do mbeteni në kujtesën e tyre, si zëdhënës i admiruar i ndjenjave të popullit amerikan ndaj popullit shqiptar dhe përçues i vlerave të paçmueshme të demokracisë amerikane, i interesimit të veçantë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara për ecurinë demokratike të Shqipërisë dhe i mbështetjes së pakursyer të shtetit Tuaj në sfidat tona drejt NATOS e Bashkimit Europian. Po njësoj do të mbeteni edhe për mua një njeri i nderuar, shembull për t’u marrë në shërbimin e devotshëm ndaj funksionit publik, i hapur e i drejtëpërdrejtë në opinionet dhe kritikat ndaj bashkëbiseduesit, gjithmonë me ngrohtësinë e një miku që asnjëherë nuk la vend për të ngatërruar miqësinë me punën në shërbim të interesave të vendit të vet, për të mirën e vendit tonë.

I kujtoj i dashur mik bisedat tona të shumta gjithnjë interesante dhe do ta çmoj gjithnjë sinqeritetin e tyre, ky i sotmi është rasti për të thënë se koha Ju ka dhënë të drejtë edhe për ndonjë çështje ku nuk kemi pasur dakordësinë që ka karakterizuar vijimësisht marrëdhënien tonë të punës. Ju jam mirënjohës për këndvështrimet kritike që dashamirësisht më keni bërë me dije, në ato raste të pakta por jo të parëndësishme kur na është dashur të debatojmë për ecurinë e punëve në këtë vend, dhe Ju siguroj se e vlerësoj si një nderim ndaj miqësisë sonë të qenit Tuaj i drejtpërdrejtë në shprehjen e mosdakordësisë për të ndihmuar në mbarëvajtjen e gjërave.

Letra Juaj publike ceku një çështje delikate, shumë të nxehtë e të shumëdiskutuar në mjedisin shqiptar, por çka vlen si fjalëkyçi i saj është nënvizimi prej Jush i faktit të patjetërsueshëm se Shtetet e Bashkuara thonë të vërtetën. E në të vërtetë kjo i ka bërë Shtetet e Bashkuara mikun më të madh të të gjithë qytetarëve të kësaj bote që aspirojnë liri, të drejta, demokraci e mirëqeverisje, dhe armikun e të gjitha forcave e individëve që ushtrojnë influencë, presion, terror, mbi liritë njerëzore e mbi shoqëritë ende të paçliruara prej regjimeve antidemokratike apo pushteteve hibridë kudo në botë. Kjo e vërtetë i ka bërë Shtetet e Bashkuara edhe mikun më të madh shpirtëror të shqiptarëve, kohë më parë sesa Ambasada Amerikane të riçelte dyert e saj në Tiranë njëzet vjet të shkuara, përvjetor që u kremtua para pak ditësh në një pritje të bukur të dhënë nga Ambasadori Arvizu, po dhe në aktivitete të tjera e në biseda të lira mes njerëzve të zakonshëm.

Dalja në dritë e shumë fakteve rrënqethëse prej publikimit të kabllogrameve të Ambasadës Amerikane, shkak për të cilën u bë një pirateri e dënueshme dhe e dënuar me të drejtë botërisht nga shteti Juaj, e ka pështjelluar opinionin publik shqiptar me të vërteta të njohura botërisht e fakte të paditura më pare. Por mbi të gjitha u ka dhënë gjithë shqiptarëve një provë të re, të qartë si drita e diellit, për vëmendjen e jashtëzakonshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj vendit tone. Për seriozitetin mbresëlënës me të cilin shteti Juaj vlerëson çdo detaj të problematikës së zhvillimeve në vendin tonë. Për shqetësimin e pandërprerë të shtetit Tuaj që punët e vështira të demokratizimit të Shqipërisë të shkojnë përherë në drejtimin e duhur.

Përvjetori i njëzetë i rihapjes së shumëpritur të dyerve të Ambasadës Amerikane në Shqipëri është momenti i duhur për të kujtuar me respekt Ju dhe të gjithë paraardhësit Tuaj në këto vite, njerëz energjikë e drejtpërdrejtë të përkushtuar për demokratizimin e vendit tonë, krah për krah me popullin shqiptar, pa të cilët Shqipëria s’do i’a kishte dalë mbanë në shumë orë të vështira dhe as do ishte sot e ulur si anëtare në tryezën e Aleancës së madhe të Atlantikut të Veriut. Përkimi i këtij përvjetori me rastësinë jofatlume të daljes në dritë të gjithë atyre fakteve e provave shqetësuese, na vendos ne shqiptarëve, klasën politike shqiptare në rradhë të parë, përpara përgjegjësisë së lartë për të parë e vlerësuar, me shumë seriozitet, mospërputhjen ende tejet të ndjeshme mes vlerave e parimeve demokratike që mishërojnë e promovojnë Shtetet e Bashkuara dhe asaj çka janë sot e gjithë ditën politika, institucionet, qeverisja e rendi ligjor në Shqipëri.

Unë mbroj bindjen se ne s’mund ta kalojmë këtë moment vetëm duke deklaruar konsensualisht, me rastin e njëzetë vjetorit të rikthimit të trupit diplomatik amerikan në Tiranë, nderimin real dhe përkushtimin e plotë ndaj miqësisë strategjike që lidh të gjithë shqiptarët, pavarësisht përkatësive të këtushme politike, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por edhe duke menduar e punuar që të gjithë shumë seriozisht për të ndryshuar shumëçka nuk shkon dhe s’mund të vazhdojë më kështu sip o vazhdon. Duke reflektuar thellë edhe mbi ato që u botuan, lexuan, komentuan e vazhdojnë të komentohen mes njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, si provat e të vërtetës së madhe se Shqipëria s’mundet të shkojë vërtet përpara pa u çliruar prej të këqijave zinxhir që e kanë penguar njëzet vjet me rradhë. E sidomos në vitet e fundit, kur futja në NATO duhet të qe kthyer në cilësi të re demokratike të jetës së shqiptarëve, këto të këqija e kanë penguar të bëhet shteti i së drejtës që aspiruam kur shembëm murin e diktaturës më brutale të perandorisë komuniste; shteti i barazisë së të gjithë qytetarëve para ligjit dhe i mundësive të barabarta për çdo qytetar në hapësirën e lirë të konkurencës demokratike; shteti që mishëron në qenien e vet ato vlera e parime që e bëjnë Amerikën e dashur vendin e ëndrrave të mundshme të çdo njeriu të lirë dhe të zgjedhurit e saj përfaqësues të përulur të vullnetit sovran të qytetarëve të vet.

Kujtoj më kënaqësi të veçantë ditën kur pas zgjedhjes emocionuese të Presidentit Obama, i cili përfshiu tërë botën në ethet e garës së tij fantastike drejt Shtëpisë së Bardhë, duke bërë të ëndërrojnë jo vetëm amerikanët po të gjithë ata që aspirojnë një botë ku ëndrrat e shpresat e askujt nuk janë të pamundura, Ju ftuat në një takim publik gjithë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve. Ishte një takim i bukur sepse të gjithëve ne, partnerëve Tuaj në Shqipëri, na dhatë rastin të shprehim emocionet e atij triumfi demokratik në Shtetet e Bashkuara dhe të rinënvizojmë admirimin për fuqinë rrezatuese të demokracisë amerikane, si edhe përkushtimin tonë për forcimin e miqësisë që lidh pazgjidhshmërisht Shqipërinë me Amerikën. Por ishte njëkohësisht rasti për të dëgjuar prej Jush si përfaqësues në Shqipëri i Presidentit të sapozgjedhur amerikan, domethënien e thellë të fjalës së inaugurimit të presidencës së tij, jo vetëm për amerikanët po për të gjithë ata qytetarë anembanë që tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës shohin, si edhe shqiptarët, udhëheqjen demokratike të botës, duke nënvizuar mes të tjerash edhe pasazhe kuptimplotë të asaj fjale ndër të cilët kujtoj “E u themi të gjithë njerëzve e qeverive që na shohin sot, nga kryeqytetet më të mëdha tek fshati i vogël ku u lind im atë, dijeni se Amerika është miku i çdo vendi dhe i çdo burri, gruaje e fëmije që synon një të ardhme me paqe e dinjitet… Ndërsa atyre që kapen pas pushtetit përmes korrupsionit e mashtrimit dhe mbylljes së gojëve të kundërshtisë, dijeni se jeni në anën e gabuar të historisë…”.

Sot kur Shqipëria duhet të dalë nga udhëkryqi ku ju e latë në fund të shërbimit Tuaj dhe kur pasardhësi Juaj po bën, bashkë me tërë komunitetin ndërkombëtar, të gjitha përpjekjet për ta ndihmuar drejt rrugëdaljes që të ecë me shpejtësinë që shqiptarët meritojnë drejt Bashkimit Europian, ne këtu jemi në vigjiljen e humbjes së përsëritur të provimit të Brukselit për statusin e vendit kandidat. Fund i hidhur i një tjetër viti shansesh e mundësish të humbura në një krizë që është njëkohësisht edhe një mundësi e jashtëzakonshme ndryshimi në drejtimin e duhur. Kjo mundësi s’duhet humbur, kjo krizë s’duhet as të zgjatet dhe as të mbetet pa hapur rrugën e ndryshimit të duhur, për të cilën ne kemi propozuar një pikënisje, një hap, një drejtim të përbashkët me disa stacione lehtësisht të arritshme, ku duhet të gjejmë mirëkuptimin e munguar në dobi të Shqipërisë e për të e të gjithë shqiptarëve. Të cilët meritojnë një përpjekje sinfonike të klasës politike për zgjedhje vërtet të lira e të ndershme; për një parlament funksional; për reforma shtetndërtuese me standartet e Bashkimit Europian; për institucione të pavarura; për një drejtësi të çliruar nga thonjtë e pushtetit e të korrupsionit dhe për lirinë e garantuar të gojëve të hapura të kundërshtisë. Si edhe po ashtu, për çlirimin e vetvetes nga cilido politikan që sot apo nesër, kërkon të kapet pas pushtetit përmes mashtrimit. Në këtë sens edhe çka u botua dhe komentohet mes shqiptarëve, prej konstatimeve e shqetësimeve shumë serioze të shtetit Tuaj, meriton sipas nesh të adresohet politikisht, me një gjest publik të të gjithë të zgjedhurve shqiptarë, për të lehtësuar veten e popullin tonë nga barra e padurueshme e një fajësie që s’mundet në asnjë mënyrë të mbetet kolektive, ndërkohë që Shqipëria vuan triumfin e kulturës së pandëshkueshmërisë.

Lejomëni i nderuar Ambasador të përfitoj nga rasti që më dha letra Juaj kuptimplotë në adresë të shqiptarëve, për t’Ju uruar nga zemra momentin e bukur festiv të njëzetë vjetorit të rihapjes së derës së Ambasadës Amerikane në Shqipëri dhe pranoni Ju lutem i dashur mik i paharruar i shqiptarëve shprehjen e respektit tim më të lartë për gjithshka bëtë për të gjithë ne në vitet e punës Suaj të palodhur për një Shqipëri më demokratike. Paçi shëndet e të gjithë lumturinë që meritoni në familjen Tuaj.

 

Sinqerisht si gjithmonë,

Edi Rama

81 komente në “I dashur Ambasador Withers”

  1. Ardhmeria says:

    Faleminderit Edi! Pasi lexoj kete leter te bukur them qe ke falenderuar dhe ne emrin tim Ambasadorin Withers!

    1. raimondi says:

      Kjo leter eshte nje perpjekje e mjeruar per te mbuluar gjendjen e pashprese
      ne te cilen ndodhet PS-ja, perballe politikes se ashper te Berishes

      1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

        Pasi lexon kete leter,qe ne te vertet eshte teper normale po te jete shkruar nga nje qytetar i thjeshte shqiptar,por kur e din qe e ka shkruar kryetari i PS pra i Opozites,ai qe neser don te behet Kryeminister te ngel nje BOSHLLIK ne mendje dhe DESHPERIM ne shpirt.Sa politikan i dobet qe eshte ky more jahu.Me teper se nje HOSANA per Ameriken nuk ka asnje vlere inteletualo-politike.

    2. raimondi says:

      O Edi dergoi nje leter ngushellimi familjes se Ramiz Alise…se eshte turp te mos shprehesh ngushellimet nje drejtuesi politik

      1. Landi- Sverige says:

        Ajo leter eshte nje perpjekje per te zbuluar gjendjen e mjerruar dhe te pa shprese te Saliut tende o Rajmondi. Kaq shume je verbuar sa tashme nuk dallon dot diten me diell nga nata e erret.
        Gjithashtu, qe te respektosh nje njeri qe largohet nga jeta nuk eshte tradheti por eshte kulture, per te cilen, Ju dhe raca Juaj jeni shekuj mbas.

    3. GRISELDA says:

      DHE NE EMER TE AMBASADORIT HOLANDEZ DHE GRUPIT TUAJ……..

      1. Mr. G says:

        Kjo eshte e bukur..ha….ha..ha…Grupi i Ylberjaneve deshe te thoshe?

    4. Tirona_ime says:

      e kuptut ju antiamerikonet e leshit, si duhet fol me ameriken apo jo.Po ta kesh shok luanin asigjo nuk te gje.po te rrish me rusin apo kinezet,,,,dmth,hienat,,,,,,,hiene do vdesim,,,,,,,,,,i lutem antiamerikonve ta kuptojne se ,,pa usa nuk ka te ardhme

      1. DJ Achmed i kil yiu says:

        hahahahah mos ta mori vesh mytiu_fluturues se te erdhi me avion mbi koke

        1. Mr. G says:

          Ti edhe per pake kohe dhe do te shofim te shesesh “boze” rrugve te Tiranes.

          1. DJ Achmed i kil yiu says:

            ore ti jeniceri turkoshak—–te shesesh boze eshte pune e ndershme te pakten jo te hedhesh lot krododili si ju per neo-otomanet
            Un e skam asnje shance qe te ngel rrugeve se punoj perdite dhe sikur te ngel i papune—buken e kam te sigurte——–pa ju lepire askujt.

  2. tourkofagos says:

    EDO,leri falinderimet drejt amerikanos por si do te behet me islamistin Sali Berisha,ai vetem me plumb largohet…….

    1. Stela says:

      Je pak i ashper, por prape me pelqejne komentet e tua
      .

      1. LexuesiTemes says:

        me nje korrigjim te vogel: Salih Berisha nuk eshte Islamist, ai eshte kriminel dhe diktator. Nga ana Fetare le te jete c’te doje!!

        1. tourkofagos says:

          O no,shiko vendet arabe[nuk besoj se te genjen mendja se nuk je nje vend i tille!!!!]karakteristike e tyre eshte dhuna dhe eleminimi fizik ndaj kundershtarit,gjakderdhja….!
          Vetem nje islamist,mund te jete VRASES….doreheqje bene edhe Nano,apo Majko….por nuk terrorizuan apo vrane asnje kundershtar politik apo popull te thjesht!!!Ky eshte ndryshimi i madh,mes kristianizmit e myslimanizmit!!Bej nje bilanc se sa ka vrare islamisti shqipfoles Sali Berisha!!!!!Ne cilin parrlament evropian,kryeministri kercenon opoziten,live,duke u thene;Une hoqa zvarre baballaret tuaj[!!!!]keshtu do tju heq edhe juve……!!CNJERZORE!!!!!!!!

          1. Vlora says:

            JAM PLOTESISHT DAKORT ME KETE KOMENTIN TEND DHE KA QENE GJTHMONE BINDJA IME QE ISLAMISMI ESHTE I DHUNSHEM JO PER GJE TE DY DIKTATORET TANE I NGJAJNE SHUME NJERI TJETRIT PO ASHTU NGJAJNE ME DIKTATORET ARAB. KUJTOJ DHE NGJARJET E ’97 NE VLORE KU ZANI DHE AI TERRORISTI TJETER VRANE, PRENE E DOGJEN NJEREZ NE MENYRE KAFHERORE. MUA ME SEKUESTRUAN VELLANE DHE ME NEGOCJATA ARRITEM TA SHPETONIM.
            ESHTE NJE E VERTETE E HIDHUR QE SHQIPTARET MYSLIMANE NUK E PRANOJNE GJENETIKEN E TYRE TE DHUNES.
            MESAZHI IM ESHTE QE KJO NUK DUHET TE BEHET MOTIV PERCARJE POR TE GJITHE DUHE TE BASHKOHEN KUNDER DHUNES PUSHTETARE E CFAREDO FEJE QOFTE PASI TE GJITHE I VUAJNE PASOJAT E KESAJ DHUNE PA DALLIM FEJE.

          2. ina says:

            po sa ka vrare Hitleri o njeri dhe nuk kishte asnje lidhje me Islamin? Po sa ka vrare Stalini dhe nuk e lidhte asnje gje me Islamin? Sa miliona njerez u vrane pergjate kryqezatave dhe inkuizicionit? A ka ndonje gje te re qe ka patur dhe do te kete gjithmone politikane si Berisha qe do te perdorin besimet fetare per te qendruar ne pushtet. asnjehere nuk e kam marre vesh nese je duke luajtur ndonje loje apo vuan nga urrejtje patologjike ndaj myslimaneve? nese ke probleme mendore, Zoti t’i lehtesofte njeri, por boll volle vrer se e nxive jeten tende. Duhet te jete tmerresisht e trishtuar te jesh rreth e qark nje njeriu me kaq zemerim sa ty.

      2. tourkofagos says:

        e verteta eshte e hidhur,por duhet pranuar dhe trajtuar ashtu si eshte,black !
        thx.

        1. genti says:

          nje nga ato te vertetat e hidhura eshte dhe injoranca jote qe shprehet per fete.nuk eshte feja por eshte truri qe i ben ato gjeja.feja shfrytezon hapesirat bosh te trurit.sic ua ka zene grekerve ne keto vite e qe po i paguajne keto kohe.nejse provokimet i ke te bukura:)je konferencier i koncertit:)

        2. Tirona_ime says:

          greqia per lesh,,kete kuptova

    2. Mr. G says:

      Degjoje kete skupiren e sillogjeve o “BABE”, se ky eshte “shqiptari” me i madhe i Vorjo-Leshit. Separakalo file Edi!

  3. xhoni says:

    Nuk besoj ,se nje leter e tille,do te mund t’i drejtohej edhe ambasadorit te tanishem te SHBA-se zotit ARVIZU,qe ka mbajtur nje qendrim komplet pro SALI BERISHES edhe kur ka vrare edhe kur ka vjedhur votat hapur para syve te tij!!!

  4. tironsi vendali says:

    je vetret njeri me kultur europjane edo

    1. tourkofagos says:

      mos harro se eshte nje kristian,teper normale qe te jete me kulture evropiane.

      1. Tirona_ime says:

        ik mer palle kaurre.Ik puno tashi torkosuma se sjep mo lekas gjermoni per ty e sorrollopin tat.Mire qe je tashi????se ne 44-en ta kishte fut ne plum ballit.Puno dhe jeto.Kristian,kaurr,hajvan,bektashian,mjaft jetove si parazit grek,futju punes si turku s,,,,s.Se edhe pak,do quheni grqinshtang,edhe do punosh per noi gjermon pervers,ku i dihet,,,,,,,,,e qa ti ate pune,perdridhesh mire si greke ti.Pastaj po e pe keq, dil knej ka shqipnia,se e pranojme nje greke si ty

      2. genti says:

        prap ne macuk te matit ti?!:)

      3. dorand says:

        ashtu eshte turkofagos eshte kristian prandaj ka kulture pas pak do filloje te abuzoje me kalamojte se edhe ajo kulture kristioane eshte sic e di

  5. Tani97 says:

    Mjaft me editoriale. Sidomos kur kujtoj qe Withers te quante thjesh artisti. Sidomos kur kujtoj se cfare tha Arvizu: nuk je as numri tre.

  6. sali arrori says:

    po na ben te derdhim lot.ik,or edi,se ti je me i lig se sali berisha.megjithate ai kablogrami i tmerrshem per ty shume shpejt do te publikohet.populli yne thote per njerez si ty e sali berishen:mut njeri e kak tjetri.

    1. Vorra bomsi says:

      Ke deshire ti krahasosh te dy por nuk jane njelloj.Ky eshte gabimi qe bejme ne shqipetaret dhe ky eshte fati juaj qe keni te drejte qe dhe ju larot e sale kriminelit te shkruani dhe te devijoni diskutimin.

  7. Viola says:

    I nderuar Edi Rama,mos flisni vetem per eliten apo sic quhen rendom intelektualet,pasi ata jane qenia me e zbrulet ne shoqerine shqiptare, e kane leshuar veten,jane friguar dhe luftojne per copen e bukes.Me mire drejtohuni thjeshte popullit megjuhen e tij qe kam bindjen se do ju kuptoje dhe mbeshtese.
    Nuk mepelqejne disa ankesa e deri fyerje per ambazadorin Arvziu.Duhet ta keni te qarte se eshte njeri i mencur dhe po punon me strategji te qarte per ta futu dhe kete vend e keta politikane ne udhine e demokracise.

  8. Fatmir Lamaj i burgosur politik nga Fieri says:

    26 spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane

    Publikuar te Enjten, 29 Shtator 2011 03:00
    Shkruar nga SOT NEWS Lista e spiunëve dhe ish-komunistëve të Ambasadës

    Geri Kokalari, jep një panoramë të qartë të fenomenit që mbërtheu mjedisin shqiptar, pas viteve 90-të, por ai jep edhe një listë të plotë të ish-komunistëve dhe ish spiunëve, që u punësuan në ambasadën amerikane. Këtë listë, ai e ka pasqyruar me emër dhe mbiemër. Por, për efekte etike dhe për të zbatuar korrektësinë e ligjshmërisë, ne, po i botojmë vetëm inicialet e emrave dhe mbiemrave të tyre. Kjo edhe për faktin, se ligji i hapjes së dosjeve të spiunëve, ende nuk është miratuar.

    Tabela e spiunëve të punësuar në ambasadën amerikane

    1- A. P, nga Tirana, ish-shofer i Enver Hoxhës

    2- B, C, nga Peshkopia, ish-shofer i Kadri Hazbiut

    3- B. M, nga Vlora, ish punonjës i Punëve të Brendshme

    4- E,B, nga Kukësi, ish-shef i kampeve të internimit.

    5- H.S, nga Skrapari, ish kuadër i Sigurimit të Shtetit

    6- S. L nga Peshkopia, ish-oficer zbulimi

    7- A. B, nga Gjirokastra, ish komunist dhe prokuror

    8- B. M, nga Erseka, ish-oficer, dhe bashkëpunëtor i Sigurimit

    9- S.H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    10- V. V, nga Tepelena, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit

    11- B.P, nga Erseka, ish sekretar partie, ish punonjës sigurimi

    12- Q. B, nga Tropoja, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    13- K.Y, nga Skrapari, ish komunist, ish punonjws sigurimi

    14- A. H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sugurimit

    15- A. N, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    16-B.D, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    17- Sh Xh, nga Përmeti, ish komunist, ish-punonjws sigurimi

    18- H. M., nga Vlora, ish-komunist, ish punonjës sigurimi

    19- F. H, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    20- M. A nga Vlora, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    21- I. L, nga Erseka, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    22- A.SH, nga Tirana, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    23- M.I, nga Fieri, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    24- H. H, nga Erseka, ish sekretar partie dhe punonjës sigurimi

    25- J. K, nga Saranda, ish oficer i lartë, ish punonjës sigurimi

    26- RR. H, nga Skrapari, ish komunist dhe ish punonjës sigurimi

    1. raimondi says:

      Kjo liste duket qe eshte nje genjeshter e trashe tipike e atyre qylafxhinjve
      qe per pasuri e pushtet beheshin edhe me Hasmin

      –Nje gje te dijne te gjithe qe nqs ishte komunist nuk mund te ishe spiun i sigurimit
      –Ishte e ndaluar me ligj.

      -Gjithe spiunet e sigurimit ne pergjithesi ishin ish te persekutuar dhe totalisht ishin jo anetare te Partise se Punes

      Keshtu qe Geri Kok-palari me atE liste ka treguar vecse ligeisne e tij qe i buron nga e kaluara tupreshme e ORIGJINES SE TIJ
      dhe injorancen e tij,–C’ka eshte e zakonshme per ate koke trashe

    2. fatmiri says:

      po ti nga i di apo ke qene bashkepuntore dhe ti e flet per te tjeret?

    3. Tirona_ime says:

      po ne si popull,jo spiuns,ku ti deshifrojme kto iniciale ,po mir e ke ti.

    4. LunadiO says:

      E keqja e shqiptareve eshte frika qe i mbeshtjell si prezervative. . I ben hipokrite, te paqarte, genjeshtare. Fillojne te te tregojne nje realitet dhe e shnderrojne ne nje grumbull inicialesh.

      Sot ndodhin shum vrasje, por publikohen vetem iniciale. Nga e kaluara na vijne iniciale njerezish qe kan marre me qafe te tjere. Ne te tashmen kemi serish iniciale njerezish qe pervecse marrin ate qe paraardhesit tane e kane paguar me koke, kane paturpesine e tmerrshme edhe te te perdhosin duke i dhene vlere pikerisht deformimit te shemtuar te vetvetes, antivleres te kthyer ne vlere me pahir.
      Keto jane nje grumbull inicialesh. Jo emra te qarte.

      Ne kemi te bejme me nje komb te korruptuar deri ne shpirt. Sepse perndryshe do te ndjente neveri dhe do ta mposhtte te keqen qe ka mbi krye, nese jo, se paku do ta luftonte.

      Ky eshte vend i shpresave te lodhura, te neveritura, te zgerlaqura. Kemi deficenca te theksuara ne lidhje me planifikimin e se nesermes,me te miren e perbashket. Ne jemi nje shoqeri qe duhet te qetesohet disi nga egersia e pangopesise, nga uria seksuale e shpellareve, nga sensi i te fortit, nga e padrejta. Duhet te c’varferohemi, c’katundarizohemi, edukohemi dhe padyshim te lahemi.

      Sot eshte dita kur te neperkembet dinjiteti nga njerez qe duhet te ishin duke u kalbur burgjeve, si llumi i ketij vendi. Padyshim qe papastertia do te precipitoje nga uji i turbullt i koherave te veshtira, do te bjere ne vendin qe fle gjithmone. Pikerisht ne FUND. Por kjo nuk do te ndodhe neser, ndoshta as pasneser…

      1. turi says:

        Me pelqen komenti i juaj , I ketij mendimi jam edhe une. Kenaqem kur lexoj komente te tilla qe jane shume reale,te papolitizuar. Vetem ky lloj mendimi dhe kjo lloj llogjike te con perpara, por kush i len keto njerez te ecin…….

    5. ed says:

      nuk e di se c,kupton ti me ish punonjes i sigurimit te shtetit por me regullat e asaj kohe agjentet e sigurimit nuk ishin anetare te partise se punes , mbase kane qene operative qe njiheshin publikish si punonjes te sigurimit por jo informatore te maskuar…ndersa bashkepunetoret keta ishin agjentet nuk ishin anetare te ppsh ….

    6. fadili says:

      na i jep edhe emrat qe te kemi kujdes

  9. grava says:

    Gjitheçka ne vendin e vet e me nje kulture qe reflekton te shkolles dhe formimit te vet e te origjines familjes qytetare.
    Ndoshta mundej pake me shkurt, sepse sikur i thote ketij te riut..”Nuk jeni, ndaj dhe nuk ju konsiderojme… te barabarte me paraardhesin T`Uaj…

  10. luis says:

    Fat dhe tragjedi.
    Fat qe e kemi nje te tille si Edi Rama,tragjedi qe kemi nje Sali ne pushtet.

    1. GRISELDA says:

      FAT ? E GEZOFSH, ME APO PA POTURE.

      1. turi says:

        Je shume koncize ne komentet e tuaja. Me pelqen.

  11. Astrit says:

    Edi, je i paarritshem: Tani i mbetet Sales te falenderoje Widhersin per letren e derguar. Megjithate, i dashur Edi, mua me ka mbetur si gozhda ne tru artikulli i D. Priftit. “Eshte ekonomia o idiot”. Te lutem lexoje per dite kete artikull.

  12. graniti says:

    kesaj i thone te shprehesh sinqeritetin me ane te hipokrizise….

  13. Luan Kolonja says:

    Nje leter e shkruar me pasion dhe sakte.Pas leximit letra do te shkoje
    ne koshin e plehrave si dhe te tjerat.Rezultati nje zero me shume..
    Zoti rama ju duhet ta kuptoni se ne 2011 u vrane shqiptare te pafajshem
    dhe u vodh vullneti i popullit para syve tuaj dhe para ambasadoreve.
    Pra kete vit fillon numerimi ikohes qe shqiperia ndodhet e pushtuar
    nga fashisti S.R.B.
    Ju kemi mbeshtetur fuqishem dhe pame qe ne 2009 dhe 2011 ju fituat
    por nuk qete ne gjendje te mbroni voten tuaj dhe tonen si rrjedhim
    eshte e detyrueshme qe te jepni doreheqje sepse dhe nuk mund ta merrni dhe te mbani pushtetin nqs se rrethanat do ta lejojne nje gje te tille.
    Kjo doreheqje duhet dhe nga gafa foshnjore qe ju u futet ne zgjedhje me vrasesit berisha & basha.Ju pas 21 janarit duhet te kerkonit
    kategorikisht doreheqjen pa kushte te berishes dhe bejbit te tij.
    Sot qe ju shkruani letra keni mbi shpine mallkimin e jetimeve te 21
    janarit qe ju kerkuat “mosbindje” dhe 5 heronjte dhane gjakun
    per bythen tende dhe MIMOZA RUCIT.
    Ju po flisni ne kete leter dhe po godisni me pambuk LUSHNJE
    arvizune dhe berishen dhe kjo eshte me keq akoma.Ju duhet ta kuptoni
    ndryshimin midis ARVIZUSE DHE WITHERS i pari eshte nje ambasador i porositur me rekomande nga berishistet e washingtonit dhe i dyti
    ishte nje ambasador i shkelqyer qe ne menyre shume te sakte
    ka nxjerre jashte loje arvizune.Mos harro se ne amerika ka XHON
    KENEDI DHE MARTIN LUTTER KING-e por ka dhe njerez qe i vrasin
    dhe te nesermen i vene lule(shyqyr qe jane pak).ME KETO LETRA DUKET QE ARVIZUJA TE KA URDHERUAR QE TE MOS BESH PROTESTA DERI NE 2013 dhe deri
    atehere berisha do kete mbaruar shitjen 100% TE PASURISE KOMBETARE
    DHE DO GJESH NE THESARIN E SHTETIT VETEM CITJANET E ARGITES.
    me keto blegerima delesh ne media po tradheton vetem dhe 80%
    te shqiptareve te ndershem.Eshte koha te ikesh pa te mbuluar akoma plehrat e berluskonit.

    1. beni says:

      o Luan je shume sakte,kur lexova cfare ke shkruajtur mu duk sikur e kam shkrur vete .shume e sakte ,opinioni im.

  14. Ramy says:

    hahahahaha , nga bunkeri lanson editorialin e radhe ne drejtim te amerikes , turpi i shqiptare eshte ky

  15. Viktor says:

    Z.Edi ! Koha dhe populli ti kane dhene shanset per ta ndryshuar kete vend por nuk i ke shfrytezuar. Je artist dhe si i tille nuk e pranon te besh te fortin ,mashtrusin,demagogun. E tille eshte edukata jote familjare.Ke perpara nje kuceder qe ka bere per vete gjithe mediat ,ka zaptuar gjithecka ekonomikisht,ka nenshtruar gjithe te dobetit politikisht deri gjykatesit,istitucionet e pavarura i ka bere te varura. Ai flet pambarim kercenon ne vazhdim dhunon gjithecka.Cdo te besh? Ish ambasadori ka thene ato te verteta qe cdo shqipetar qe di te lexoje dhe te mendoje vete i di .Pyetja eshte cdo te besh. Opozita eshte ne ditet me te keqia te mundeshme sipas meje.Mendoje me mire strategjine e luftes politike.Populli pret ndryshime.

  16. O Edi i madh je ja ke futur tere Amerikes me hipokrizine Staliniste. Te gjithe Amerikanet pas shkrimit tuaj jane duke qare per ty o Edvinka qe te vish ne pushtet me ato mafiozet e PS dhe pastaj jepi ca milliona tjera Withersit dhe Bamkes se vorrit te te sjellin ne pushtet me lobet Serbe e Greke. O Edi na ke emocionu me letren por keto letra qe shkruan ti ,une mund te beje 50 ne dite. Aman lere hipokrizine dhe pergjigju per vrasjet qe ke bere me Tanin e Topit. E di mire se per ke e kam fjalen. Vini re Withers lavderon Ramen dhe diten tjeter Rama lavderon Withersin. Por nuk jetojne me Shqiptaret ne injorance ore injorante. Perparim Hasa

  17. Labi Vlore says:

    Letra e ambasadorit Withers eshte nje leter shume kuptimplote dhe nje thirrje e hapur per kushtrim.
    Ambasadori Withers mund te kalonte ne qetesine e tij ne Amerike vitet e pleqerise e te pensionit pa shume kokecarje per Shqiperin e vocer si nje pike ne mes te oqeanit boteror.Por,nuk e beri.
    Ai me nje dashamiresi te pashembullt,drejteperdrejte u dergoi nje leter Shqipetareve,ku u shpjegonte rrezikun e madh ne te cilin po jetojne.
    Letra e hapur,jo pa qellim drejtuar drejtepersedrejti Shqipetareve eshte nje uleritje e nje miku te Shqiperise,me shpresen qe ishalla me ne fund Shqipetaret te zgjohen nga gjumi,te shporrin tej friken dhe te perballen njehere e pergjithmone me bishen qe ka mberthyer atdheun e tyre.
    Te mposhtin e te flakin,me refuzim te furishem njeriun qe shume Shqipetare i coji ne fund te detit si ushqim per peshqit.
    Te mposhtim e te flakim me guxim atdhetar sot dhe per femijet tane neser njeriun qe ka qene dhe eshte bllokuesi kryesor i rruges se kombit Shqipetar drejt perparimit dhe zhvillimit normal.
    Ne dokumentet e Wikileaks,te cilat Withers i quan si te verteta e si aspak opinione personale po na thote hapur,qarte,dukshem dhe kumbueshem,se koha tashme nuk pret me.
    Pavaresia e institucioneve Shqipetare eshte e kompromentuar,qe do te thote se ne Shqiperi nuk ka drejtesi,ai qe duhet te jete ne qeli,bredh si horr rrugeve te Shqiperise duke kercenuar,plagosur,vrare e marre peng njerezit e ndershem,thjesht e vetem sepse gjuqesorin e ka ne dore Saliu dhe denohet kush do Saliu e nuk mund te denohen miqte e tij te ngushte,qe me terrorin e tyre gjakatar kercenojne me jete cdo Shqiptar diten e votimeve.
    Letra e ambasadorit Withers na thote se Shqiperia po shitet,po grabitet nga Shkelzeni dhe miqte e tij,po vriten njerezit ne mes te dites,pa patur asnje fajtor.Ministrat e vdekjes dje,jane ministra perseri sot.
    Njerezit e tij te ngushte,me parate e pista te mashtrimit,vjedhjes dhe korrupsionit ndertojne pallate ne cdo qytet ne Shqiperi dhe ngrejne qytete turistike qe nga Velipoja deri ne Sarande,kurse Shqipetaret po ikin edhe sot,por si keto 20 vjetet e fundit pa nam e pa nishan ne cdo cep te Europes e te Botes si zogjte e korbit.
    Kane ikur dhe nuk kane ndermend te kthehen deri sa ai vend te futet perseri ne binaret e shtetit normal.
    Letra e ambasadorit Withers eshte edhe nje ndeshkim i madh historik per ne Shqipetaret.
    Ne vitet qe do te vijne,brezat e ardhshem do qeshin me ne si cakenjte nder male,kur te lexojne se nje ish ambasador na thote te verteta te hidhura te sundimit dhe vrasjes masive qe po na ben nje malok i cmendur,dhe ne rrime duarkryq duke pranuar te na q….ne mase te gjitheve ne b…..
    Ne jemi te gjithe b………..ra dhe femijeve e niperve tane do u vije shume turp qe do te jene pasardhesit e deleve te rreshtuara qe plaku Mere ua hipen e zbret si te doje.
    Shume njerez ketu,kritikojne linjen e Edi Rames kundrejt Saliut,nderkohe qe asnje proteste spontane nuk po organizohet kunder regjimit te birit te Dulles.
    A jemi ne ne gjendje te ngrihemi te gjithe kunder tij,pa pyetur krahun politik,te majte e te djathte kunder ketij bajraktari te se keqes???
    Nuk po e bejme.
    Si ka thene presidenti Keneddy.
    Mos pyet se c’ka ben Amerika per ty,por se c’ka ben ti per Ameriken.
    Mos te pyesim se c’ka po ben apo nuk po ben Edi Rama per Shqiperine,por se c’ka po bejme ne per te.E ne nuk po bejme asgje,rrime te qete te na sundoje,vrase,grabisi,te na talli,vjedhi votat tona sy per sy e ne diten per diell nje mut frikacak Sali.
    Na ka hyre frika ne palce nga Saliu.Ta pranojme te gjithe sebashku.Si popull e historia do te jete shume e pameshirshme me ne,duke na quajtur popullin me fodull,me pavetedije civile,demokratike e qytetare.
    Qe preferojme te jemi te sunduar sesa te jemi te lire.
    Tani i kuptoj te gjithja fatekeqesite e tona.
    Ato jane fatekeqesi per fajin tone,sepse Greket,Serbet,Italianet e te tjere,kane qene shume me te guximshem,trima e te zote se ne.
    Ne jemi popull pa vetedije kombetare dhe qytetare.
    Biles,une dua te shkoj edhe me tej.
    Propozoj ndryshimin e historise.
    Te mos permendet kurresesi ne asnje vend,ne asnje fjali apo kapitull te se njejtes fjala “Trimeri”.
    Ne nuk jemi popull trim,ne jemi popull delesh.
    Enveri na i dinte koken dhe u tall me ne,Saliu po ashtu na i njef frikacakllekun dhe po tallet po ashtu.
    Te mos na vije aspak keq.E verteta gjithmone eshte e hidhur,por edhe pse e tille,ajo mbetet e vertete.
    Populli i Vlores e ndoqi pas kembe per kembe,per ta kapur e therur Saliun,kurse populli Tiranes,pinte Raki e hante qofte diten e vjedhjeve te Zgjedhjeve.
    U kritikua shume Vlora ne ato vite,dhe u qesh anembane Shqiperise,si gjoja popull qe shkaterroi vendin,Vloren dhe gjithe Shqiperine per nje Sali te ndyre,por ja qe na doli se paskeshin patur te drejte,se pa largimin e bushtres dhe kulisheve te tij,mos pretendoni e lere me te shpresoni perparim per Shqiperine.
    Une kam edhe nje pyetje tjeter,kesaj radhe per Edi Ramen?
    Si ke ndermend te vish ne pushtet zoteri??
    Hiqe mendjen nga marrja e pushtetit paqesisht me vote.
    Nuk dorezon Saliu pushtet me vote as ne vitin 2013.
    Te jesh i bindur per kete.
    Ai ka per ti vjedhur votat perseri.
    E as ka per te care koke fare.
    Atehere,c’fare do te besh ti zoteri??
    ASgje.Mos pretendoni rrezimin nga pushteti te Saliut me vote.
    Nuk e leshon Saliu mor lum miku.
    Ai ka per te bere vjedhje te zgjedhjeve edhe me spektakolare ne vitin 2013.
    Disa vota do i bleje me leke ne dore e disa te tjera,me emerime neper vende te ndryshme per njerez pa dinjitet,dhe ne Shqiperi njerezit qe shesin si voten si b….jane shumica,se ata qe kishin sado pak dinjitet u larguan anembane botes.
    Pjesa tjeter e votave qe do i mungoje do i vjedhi nepermejet KQZ-se.
    E ti asgje s’ke epr te bere.
    Une kam frike,se mos mendon se ai s’ka per ti vjedhur me votat.
    Po qe se mendon keshtu,me mire ik qe sot nga posti i kryeatarit te PS.

  18. i drejti says:

    edhe me hapur – me troc gjerat se -populli nuk eshte i gjithi dipllomat – i dashur edi!

  19. turi says:

    zoti rama.na nderone te tere ne shqiptaret qe skemi mundesi te falenderojme ameriken.une te kuptoj qe e keni te veshtire te thyeni berishen,jo se eshte i forte po eshte i po skrupullt,dhe ne shqipetaret ta themi te verteten mos te kemi frike nga ajo,jemi vete qe na pelqen kur na i hypin.poshte sali ujku rofte shqiperia

    1. turi says:

      me duket se ky eshte emri im ne kete faqe ,prandaj do besh mire ta ndryshosh, per me teper se nuk paskemi as te njejtat koncepte per politiken shqiptare.

  20. rrapi i celos says:

    degjo EDI! WITHERS ESHTE FORMER kurse gjarperi meksikano-japonezo -indian-amerikan ARREZ-ZIU e komandon kete vend sepse ai nuk vepron ne emer te tij por ma do mendja ,ne emer te U.S.A. DHE ti duke i thurur ditirambe nje ISHI MIRE BEN .PO dua te te pyes .pse e degjon ti kete gjarperin e shkretetires? NE janar kishje 75% te popullit me vehte tani qe te beri injeksionin ARVIZUI NUK E KE ME ATE MBESHTETJE.POPULLI e ka thiken ne kocke ,por ti nuk je i zoti qe ta udheheqesh sepse je brume i gatuar ndryshe. LER ndonje tjeter ndonje GJALME–ZI QE ta udheheq popullin dhe mos prit keshillat e gjarperit ARREZ ,sepse ai po te shtyh ty per ne kalendat greke. Mos prit si dhelpera per ato te Dashit se nuk i bien.

    1. Mr. G says:

      Kete referatin e ketij benjaminit tend ketu me larte nga “Rapi i qoles” o “bab” Edi do ta kishte zili dhe “White Pride Forum”.

      Hail..Fyer ‘BAB Edi”!

  21. sherifi says:

    Z Rama letra shume e sakte dhe nje mirenjohje po cto behet me kriminelin berisha? dihet qe diplomacia ne gjithe boten vetem jep keshilla dhe jo urdhera. p.sh. per paketen me 10 pika qe ju propozuat nderkombetaret e vleresuan si shume te drejte,po ashtu dhe kerkesen tuaj per debatin publik bile per mendimin tim abasadorit amerikan ju be aq qefi sa deklaroi qe per kete debat u hap shtepin time. po sala te dyja i hodhi poshte. ju e dini qe sala nuk e do shqiperine ne europe por ne islamizem. atehere lind pyetja nga publiku i gjere cdo behet me keta hajduter ? edhe sa do duroi ky popull i stermunduar dhe i raskapitur?

  22. Dardhari says:

    z.edi edhe ne qofte se ti nuk do ta ngushellosh familjen e alise nuk do te thote qe ti nuk do ta besh fshehur brandaj nuk ka pse te kesh frike ju nuk shkeputeni dot nga baba

  23. eni ;leka says:

    un kam shume rrespekt per geri but nuk e kam pa as lexu gjekundi po si thoni ti marrim keto njerez dhe ti vrasim, jo more te dashur mendoni cte beni for future no to think for behinde no nuk jam dakort ,ajo kohe iku dhe mos u kthefte me.

  24. asmin says:

    a e dini o shqipetar se saliu na pyeti .do me lini te hyp jne her ne pushtet sa ta provoj . dhe heren e dyt po keshtu na tha dhe ne elame .heren etret i tham vet hajde dhe jne her se mase nuk behet zakon

  25. Elio Gora New York says:

    FATMIR LAMAJT iah i burgosur politik nga rrethi i Fierit.Ne rradhe te pare me vjen keq qe paske qene nje nga mijra viktimat e kohes se diktatures.Lexova komentin t’uaj dhe me terhoqi vemendjen lista e ish spiuneve(sipas teje)ish komunisteve dhe ish punonjesve te sigurimit te shtetit qe jane punesuar ne ambasaden amerikane ne Tirane.Jam kurioz te di se kaq shume te shqeteson ty punesimi i ketyre personave nga kjo ambasade?Se dyti :Ku e ke mesuar ti qe disa prej tyre paskan qene ish bashkpuntore apo spiune.Deri tani une nuk di te jete botuar ndonje liste me emrat e spiuneve.U ne mendoj se duke patur besim te plote tek autoritetet amerikane duhet te krijosh bindjen se nuk perben krim te kesh qene komunist,nuk perben krim te kesh punuar dikur si oficer i sigurimit te shtetit.I nderuar Fatmir,eshte mire qe nga keto fakte duhet te shkundesh per te larguar nga vetja menyren e te menduarit qe nuk i pershtatet realitetit.Ti nuk e kupton se edhe pse ke qene i denuar politik ti mendon si komunist kur kujton biografite e te tjereve.Kjo eshte nje lufte e re klasash i nderuar Fatmir.Mendjet amerikane pikerisht se nuk mendojne si ty,kane pare tek ata ish punonjes sigurimi profesionalizmin e tyre dhe jo etiketat.Une sinqerisht ndjej dhimbje per vuajtjet tuaja ne diktature dhe shpresoj qe shteti demokratik te te kete siguruar strehim dhe kompensimin ne te ardhura financiare per vuajtjen e denimit qe ke kryer.Te uroj shendet dhe jete te gjate.

    1. urani says:

      Z.Elio mos ke punuar me DSJ. http://bit.ly/jAL5ep.

  26. baba says:

    o mero shikoje pak tek komisariati nr 4 tentativen per perdhunim te kryer nga major isa mella oficeri topallit,ngjarja eshte mbajtur e fshehte.

    1. Rajmonda says:

      Nuk e di i lexon Mero te gjitha komentet apo jo,sepse jane shume,por une kete komentin tend e kam lexuar 2-3 here.Prandaj siper ne te majte te monitorit kur lexon Temen eshte shkruajtur “Leter botuesit”,shkruaja aty Meros kete problemin tend dhe te shpresojme qe ai arrin ta lexoje.

  27. Nabukodonosor says:

    O Edo me gjithe respektin per intelektin tend,akoma nuk e ke kuptuar se si e do opoziten Sali Berisha.
    E them me dhimbje te thelle po vazhdove keshtu je ne opozite deri ne 2017.

  28. saimir koka says:

    I respektuar z.Rama :Me vjen shume keq qe jeni katandisur ne nje editorialist i kesaj gazete e qe per çudi e ironi te ketij populli ka dale fjala e Sali Berishes qe “Jeni i mire per opozite por jo per pozite”.Te gjithe ata qe vehten e tyre e quanin “Atdhetare”,e lane publiçistike e iu perveshen revolucionit per atdheun e tyre te dashur.E kunderta konstatohet tek persooni Juaj ku :Late revolucionin e iu kthyet publicistikes.Se fundi do te doja te dija “A thua qe inxheksioni i doktor rrumpalles te kete bere efektin e tij”Mjerr ky popull!

  29. Latif Dreqi says:

    Sa e paska sperdredhur gjuhen Rama..gjithe keto lajka, gjithe keto levdata, gjithe keto pershendetje..Letra e Withers ishte e thate dhe fshikulluese per gjithe politiken shqiptare, bashke me Ramen..Nuk me pelqen hic hipokrizia e ketij, cdo dite tregon qe eshte nje politikan i vogel, qe pushtetin e do permes kulisash te vogla..Edhe nje qen po te kish ngordh ambasadorit do i kish derguar ngushellimet…mban zi pa pike turpi per vdekjene Jobs..ndersa u fsheh pa turp, asnje fjale per vdekjen e Ramizit. Te kene turp! Cfare dinjiteti keni ju qe mohoni te shkuaren!Ramiz Alia e meritonte nje fjale..a thua ishte askushi..Vdiqen ca dasmore para do vitesh ne Farke..Edua shkoi gjithe pikellim atje…politikan i vogel..

  30. nastradini says:

    Mos e shani o milet i egerrsuar Edi Ramen. Qe i beri nje leter te bukur Withersit. Sepese i hoqi masken BURRIT te Shtetit te Avrizut. Edi Artisi apo Edi Shkrimtari le ta lavderoje sa te doje demaskuesin e Sali Komunistit. Per zullumet qe i ka bere ketij populli. Por Edi Opozitari nuk mund te ljeje menjeane faktin se ishte pikerisht ambasadori Withers qe shkoi ne aeroport me kriminelin Mediu. Per te hequr etiketat kineze nga arkat me fisheke te Ushtrise se Bamir Topit. Te bera gadi per ne Afganistan. Pa dijenine e askujt. Por me bekimin 300 milione USD te Bush-it. Qe ja kishte falur nje adoleshenti aventurier si Diveroli. As Edi Rama dhe askush ne vendin tone nuk ka guxuar ta pyese ish-ambasadorin Withers per nje gje shume te thjeshte: “A ndjen faj Shteti Famoz Amerikan, DASH dhe Pentagoni per menxyren e GERDECIT?” Pse fianacuan nje operacion te dyshimte duke i besuar nje shume maramendese prej 300 milione USD nje aventurieri torollak si Diveroli dhe nje diktatori komunist, i njohur ne te kaluaren per mashtrimet e tij si Sali Berisha? Pse Kongresi amerikan dhe sekretarja cokollate e Bushit Kondoliza Rajs e mbyllen me finte dipllomatike halene e GERDECIT? Kur sekretari ushtarak i ambasades amerikane kishte dhene alarmin? A ka ndermen ndonje here Shteti Amerikan te demshperbleje te mbijetuarit e GERDECIT? Qe u be me financimin fatal amerikan? Keto o miq jane pyetjet qe Edi Rama duhej t’i drejtonte ish-ambasadorit Withers dhe jo ta mbushte shkrimin e tij me mallengjime alla Enver Hoxhiane per “MIQTE” e tij te perjetshem. Qe i nderronte si Mbreti grate. Sepse shqiptareve dhe sidomos GERDECAREVE keto mallengjime alla socialiste i duken si flluska laro-laro sapuni.

  31. Montekarlo says:

    Te kerkosh ndihme politike dhe te absolutosh si dicka te rendesishme dhe te drejte mendimet e njeriut te popullit te Food-stamp apo te welfare si Withers eshte per te qare me llahinka Greke.Kush te tha o Edvin se ato qe shkruan Withers jane te verteta,jane riale dhe me te vertet kane ndodhur?Nuk lufothet Berisha me trillimet e Withers qe ushqehej me informacione te genjeshtra nga kamekazet socialiste antiBerish,zoti e ruajte “inteligjencen” shqiptare nga semundja e primitivitetit.Une jetoj ne Aerike qe prej 40 vjetesh dhe informacionet e dipllomacise apo te inteligjences Amerikane per shtetet e huaja jane 50/50 me te verteta sepse burokracia dhe hamendjet e tyre nuk jane te verteta dhe ato here pas here jane te ekspozuara ne shtypin Amerikan por te pranuara edhe nga vet administradat Amerikane e pranojne nje gje te tille.Ndoshta informacionet apo “Analizat” e Withersit Fodd-Stamp-Welfare (Komunizem)mund ti ndryshojne mendjen shqiptarve qe te votojne per ju.PS dhe Edi Rama jane ne mjerim te plote politik qe me te vertet kerkojne ndihme nga cdo indivit ne Bote dhe kujtojne se Withers eshte “shpetimtari” i tyre.Ah moj shqiperi kush te ka dh….,me kujtohet Faik Konica apo nje shqiptar nga Tirana qe ishte arratisur nga shqiperia me 1950,tave i cili e quante shqiperine.Mut ishte,mut eshte dhe mut ka per te qene;(Une nuk u pajtova dhe pajtohem me mendimet e ketyre indivitve dhe e kuptoj se ato i thane ato nga deshperimi shum i madh dhe jo nga zemra)

  32. tani says:

    Z.Rama!Letra brilante dhe e domosdoshme,pak me koncize dhe me thjeshte,…por Ju duhet te lexoni cdo dite shkrimin e Dritan Priftit,”Eshte ekonomia,o idjot”, dhe ti jepni shprese gjithe popullit,fukarenjve,te papunve,pronarve pa pronat,te persekutorve politike,fshatarve,emigranteve,se nen qeverisjen Tuaj do te mund te rrojne me djersen e ballit dhe me te drejten e Zotit!

  33. martin says:

    leter e bukur. nuk besoj se ka shqiptar qe mendon ndryshe. Do kishte te njejten vlere edhe sikur te mos ishte bere publike. Kam bindjen se edhe Erion Veliaj do beje nje leter te tille sonte pas Rames siç e ka zakon.

  34. ervin says:

    Keq puna…, Opozite te tille qe bazohet ne editoriale nuk e gjen as ne Norvegji.

  35. Prend Dedja says:

    Edi e ke parakaluar Saliun se deri para pak kohesh ai hidhte vickla e sajonte debate te kota per tu larguar nga debati real.Urime

    1. Mr. G says:

      Pse “Dum Baben Edi” ishte pjesmares ne ndonje gare makinash me “Pezhon” e tij qe ja PARAKALOI………

  36. nastradini says:

    Degjo nastradinin o kolonjar nga vendi i Cercizit dhe i patrioteve shqiptare. Ata luftuan turkun dhe jo opoziten o mik kolonjari. Turku tani per ne eshte Sali Komunisti. Sepse ai po na vret, vjedh dhe mashtron si otomani dhe si Enver Hoxha pas tyre. Ne asnje vend te Botes nuk fajesohet opozita per fatkeqesite politke qe i ndodhin vendit. Sepse ata kane “celesat e kashtes” o mik djali. Celesat prej verteti i ka qeveria dhe kur kryeministri drejton si BOS komunist celesat e integrimit i ka ky BOS. Qe ka nenshtruar te gjitha institucionet dhe do te nenshtroje edhe opoziten. Para ligjeve me 3/5 apo me 5/10 qe citon ti more mik kolonjari Saliu dhe Qeveria e tij duhet te plotesoje ligjin themeltar te BE-se dhe te Demokracise ne Bote. Ose ligjin e mbiligjeve. Ose MBRETIN e ligjeve: TE ORGANIZOJE ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME. Sepse ne te gjithe Boten vjedhja dhe shit-blerja e votave perben krim te rende nderkombetar. Qe denohet nga e gjithe Bota e civilizuar. Saliu me sejmenet e tij te KQZ-se jo vetem qe nuk ka siguruar zgjedhje te lira dhe te ndershme, por i vodhi vete ato si magyp ne mes te dite. Per kreun e Bashkise se Tiranes. Prandaj o kolonjar nga vendi i Cercizit, lere Edi Shkrimtarin ne mallengjimet e veta dhe meru me Sali DEMONIN e Partise se Punes. Se po renon vendin dhe po shuan shqyptarine.

  37. tepelensi says:

    Ediiiiiiiiiiiiiii… do ja dalesh o BOS, kur te behet deti kos!

  38. beso says:

    Edi i shkruan editorial ish-ambasadorit?Dy here e kalova she nuk shkrova gje,po pastaj nuk mu ndejt.Nuk eshte e mundur qe te jesh i kthjellet ne politike dhe ti besh nje leter per gazete(se mund te ish chat personal,apo mesazh ne facebook,por duket qarte se shenja nuk eshte ish-ambasadori,por saliu dhe ambasadori aktual)nje diplomati qe erdhi,pa dhe fitoi…Veni,Vidi,Vici.Per çfare do falenderojme ish-ambasadorin Withers?Sepse beri detyren e tij karshi shtetit te tij?Pse,gjykoni qe Arvizi nuk po ben te njejten gje karshi orientimeve dhe proçedurave te Departamentit te shtetit?E di çfare?Duke q

  39. beso says:

    Edi i shkruan editorial ish-ambasadorit?Dy here e kalova she nuk shkrova gje,po pastaj nuk mu ndejt.Nuk eshte e mundur qe te jesh i kthjellet ne politike dhe ti besh nje leter per gazete(se mund te ish chat personal,apo mesazh ne facebook,por duket qarte se tabela nuk eshte ish-ambasadori,por saliu dhe ambasadori aktual)nje diplomati qe erdhi,pa dhe fitoi…Veni,Vidi,Vici.Per çfare do falenderojme ish-ambasadorin Withers?Sepse beri detyren e tij karshi shtetit te tij?Pse,gjykoni qe Arvizi nuk po ben te njejten gje karshi orientimeve dhe proçedurave te Departamentit te shtetit?Apo ndoshta Withers nuk ka qene fort thashethemexhi te dergonte kabllograme per barcaletat e salinjve mbi gustot e veshjes se Edit dhe sesi del plazheve te botes?E di çfare?Duke qene simpatizant i majte po mundohem ta le me kaq,se me vjen keq kur shoh peme qe u bien gjethet.Eshte vjeshte!Edhe gjeneraleve po u bien spaletat kur fillojne te shtrihen ne pozicionin e ushtarit.

  40. Denko77 says:

    Nje pyetje kisha, perse nuk komentohen nga “Fort i nderuari Ambasador Withers” pallatet dhe veset e Edi Rames!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje