21 janari, Topi dhe kabllogramet degradojnë Berishën

10 Tetor 2011, 22:02Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Tanimë më nuk është çështje emocionale, as politike dhe as oratorie. Në Rrajcë të Librazhdit, aty ku nuk kish në krah Presidentin Topi dhe as përballë Ambasadorin Arvizu, i cili e trazon me makthin e SHBA, por thjesht “ish- kooperativistë” që dikur kanë pasur shef Ridvan Boden, kryeministri e humbi sërish fillin e bisedës. Ngatërresa e parë erdhi me emrin e kryetarit të komunës, e cila shpesh justifikohet. Më pas ka dashtë t’u flasë për kullotat dhe u foli për kulloshtrën deri sa erdhi ngatërresa e tij fatale, e cila duket i rri e fjetur në mendje qysh kur është rikthyer në pushtet në vitin 2005. “Çdo shqiptar duhet të punojë që të krijojë sa më shumë të ardhura për familjen time”. Kjo fjali pak a shumë është bërë refren i kritikëve të Berishës thuajse nga viti 2006, kur metastazat e familjes së tij filluan të shtrihen në ekonominë shqiptare. Fillimisht me emërimet në poste kyçe të njerëzve që mund të përdoreshin për të “kapur shtetin” dhe më pas me fillimin e bizneseve direkte të familjarëve të tij siç ishte biznesi vdekjeprurës i Gërdecit, konfirmuar tashmë dhe nga kabllogramet e Ambasadorit Withers, pushteti i Familjes në Shqipëri u bë shumë familjar. Pas vitit 2007, ai është një realitet i pranuar me dëshpërim nga shumica e shqiptarëve. Djali i tij ishte një tutor i biznesit në Gërdec dhe më pas një sekser zyrtar i shitje- blerjeve të tokave në bregdetin shqiptar, për të cilin deklaron dhe fitimin e tij si biznesmen. Vajza e tij është dokumentuar nga media si avokate që u kërkon përqindje biznesmenëve të huaj, që duhet të marrin koncesione në Shqipëri me firmën e babait të saj siç ka qenë rasti i një biznesmeni arab që kërkoi të ndërtonte në TEC në Portoromano. Gruaja e tij njihet për darkat “bamirëse” të fondacionit të saj, ku ftesat tek biznesmenët shkojnë nga drejtoria e VIP-ve në tatime dhe kush humb prej tyre kanë rastin të dalin nga një foto me të dhe ta përdorin si kartëvizitë nëse dikush u bie më qafë. Në ato lista gjen emra të dënuarish ordinerë dhe të akuzuarish për kontrabandë, biznesmenë të ndershëm dhe të hileqarë, por që të gjithë barazohen në faktin se janë kontributore të “Asaj”.

Ky perceptim popullor për Pushtetin e Familjes, është shprehur qartë në disa prej kabllogrameve të diplomatëve amerikanë nga Tirana, të cilat kanë theksuar se Pushteti i Familjes po dominon drejtësinë dhe institucionet e tjera nga frika e ndëshkimit.

Sali Berishës siç shihet i është bërë shume familjare kjo fjalë. Nuk dua tu hyj as shpjegimeve frojdiane për subkoshiencën e tij në ngatërresa të tilla, dhe as degradimit të tij të frikshëm kohët e fundit, por dua të theksoj faktin se kryeministri ynë është familjarizuar me qëllimin e pushtetit që ka dhe ky qëllim është pikërisht “pasurimi i familjes së tij”.

Para kësaj gafe të gjithë mbajnë mend ngatërresën e tij të 11 Shtatorit me 11 Janarin, e cila na kujton se makthi i tij për katër të vrarët në bulevard për arsye politike, po e degradon. Kaloi ka kohë dhe në skenë u shfaq presidenti Topi si sfidues politik i tij dhe fill pas Topit ai skandalizoi gjithë pjesëmarrësit në festimet e 20 vjetorit të hapjes së ambasadës amerikane në Tiranë duke i thirrur edhe zonjës Topalli, edhe zotit Arvizu në emrin dhe postin e Bamir Topit. Tashmë pas konfirmimit nga ambasadori Withers me dinjitet dhe vendosmëri të punës së tij si diplomat në Tiranë, ku volumin kryesor të tij e ka zënë kontrolli mbi Sali Berishën dhe analiza psiko-politike e tij, Sali Berisha shfaq makthin e tij të radhës, fatin e Pushtetit të Familjes. Nëse makthin e parë ia kish krijuar 21 Janari dhe duart e përgjakura të tij në atë krim, makthin e dytë ia krijoi Bamir Topi, këtë të fundit që është një perceptim shumë popullor për të, ia krijoi me sa duket konfirmimi nga ambasadori Withers i atij që quhet problem i pushtetit të Familjes Berisha në Shqipëri.

Pamjet filmike të transmetuara dje publikisht nga Fiks Fare, flasin qartë për një udhëheqës që nuk komunikon me njerëzit me mesazhe politike, por me makthet e tij, të prodhuara nga keqqeverisja dhe abuzimi me pushtetin. Mesazhet e tij politike tashmë janë të diktuara nga ato që ai i konsideron probleme për fatin e tij politik, siç është 21 Janari, kundërshtari Topi dhe Pushteti i Familjes. Janë tri makthe që po e bëjnë qesharak dhe gati- gati pacient që duhet të mbahet i izoluar dhe larg njerëzve. Të gjithë qeshin dhe tregojnë anekdota me ngatërresat e tij, por asnjë mjek nuk është i aftë ta shpëtojë nga rruga ku është nisur. Edhe nëse e qetësojmë duke i thënë se nuk do të ketë hakmarrje për 21 Janarin, dhe nëse e bindim se nuk do të rrëzohet prej Bamir Topit nga pushteti, dhe nëse i themi se Familja jote do të jetë e qetë po ike nga pushteti, ai nuk beson më asnjë premtim. Ai ndryshe nga shumë prej nesh e di se çfarë ka bërë, ndaj nuk e qetësojmë dot me asnjë lloj premtimi për ta falur. Përditë e më shumë do të dëgjoni se si ai do të belbëzojë makthet e veta në vend të ideve të veta dhe si do të ngatërrojë fatin e tij dhe Familjes së tij me fatin e pushtetit dhe atyre që megjithatë e kanë votuar duke menduar se do të jenë në pushtet.

55 komente në “21 janari, Topi dhe kabllogramet degradojnë Berishën”

  1. Ari says:

    Ju lutem ndryshoni llojin e germave…..eshte shume e veshtire sidomos per njerezit si une qe mbajne syze……Mero si gjithmone realist, i qarte …..te lumte

    1. tourkofagos says:

      hahahaha,po nick-un pse e ke vene Ari,kur ti qenke bakerrrrrrrrrr!!!!
      mgjt shikim te rehatshem………….!

    2. asso says:

      vertet,shkrimi eshte veshtire i lexueshem!Flm

      1. Palla says:

        Zmadhoje, a lexon ne computer, ose copjoje dhe bej past ne word.

      2. raimondi says:

        Me kete qe ka thene Sala –tregon se –Askush nuk mund ta akuzoje Salen per mungese sinqeriteti looooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool

        hahahahahahahaahahahahahahaha — Dhe mire ka thene se kjo demorkacierdhi vetem per Salen,Nanon dhe gjithe llumin e shoqerise
        –Populli i gjithi vuan nga varferia ,dhe gjithe pasuritee Shqiperise i mori Sala ,Nnao dhe shokete tyre ….ndersa ne morem ..Ruget e botes

        –Por ka dicka Sala qe e merr veten perseri, sepse kjo opozite eshte shume e dobet
        -Dhe njerezit pavaresiswht se Sala ben thagma skandalzoe ,prape e votojne
        –Se kjo opozite e mbushur me spiune te grekut –nuk te ben per vete kurre

        -Shiko sa dinak eshte Sala ——– Deri dje Saliu i shante fshataret saqe i quajti cecene bashkefshataret e tij ,dhe opozita atehre nuk u ngrit ta diskretitonte Salen
        …… ,Ndersa tani Sala nderoi direkt lekuren ,se ka vajtur ne mes te fshatareve dhe i mburr fshataret

        Mashtrues klasi Sala –ndersa opozita i ka komplet njerez te ngathet …..

        –PS-ja ,nuk krijon dot unitet me njeri tjetrin dhe jo me te beje per vete shtresat e ndryshme te popullsise …

        1. sorge says:

          Shkon nga shkon,ti ZAGAR I BERISHES,fjalen e mbyll kunder OPOZITES!!Thua:I KEQ ESHTE BERISHA,POR ME I KEQ ESHTE EDI RAMA,QE NUK PO I BEN GJE ATIJ,QE NUK KA ALTERNATIVA ME TE MIRA SE AI!!!Pra,le te RRIJE BERISHA AKOMA NE SUNDIM,MEQE NUK KA KUSH TJETER TA BEJE ME MIRE!!!Haaa!!GJARPER ME SYZE JE,O KELYSH I SALES!!!NJEREZ SU TY,ENVERI DIKUR I VARTE NE LITASR PREJ GJUHE DHE MIRE BENTE!!!EDHE TI,JE NGA ATA NJEREZ SOT,QE DUHESH VARUR PREJ GJUHE!!Hyyyyy,BUSHTER E ZGJEBOSER!!!

    3. Piro says:

      Me pelqen te lexoj cdo artikull tuaj. Per saktesine dhe forcen e tyre, ju pergezoj, ju lumte.

      Kush do qe ti zmadhoje germat kur lexon ne nje artikull te veproje si me poshte:
      Mbaje te shtypur tab Ctrl me te majten dhe puno me te djathten me roten e mausit poshte ose lart. Ne kete menyre do te zmadhoni ose dote zvogeloni dimensionet e germave. Per mua Web Site eshte perfect.

      Falemenderit edhe nje here per shrimet e tuaja te fuqishme.
      Pershendetje nga Bostoni.

    4. syziu says:

      Plako, edhe une mezi lexoj ne PC, por me mesoj djali si ta zgjidh. Mbaj shtyp CTRL ne tastiere dhe leviz scroll wheel (butoni i mesit i mousit)dhe te behen germat si kumblla.

    5. CFURKU says:

      PD NE ALARM. KRYETARI DHE NJEHERAZI KRYEMINISTER E SUNDIMTAR I VENDIT ESHTE NE PRAG TE CMENDURISE. KUSH DO E ZEVENDESOJE PASI NDRYSHE MUND TE FILLOJE NJE RROKULLIME E LLAHTARESHME. PROBLEMI ESHTE SE:

      – SALIU NUK E PRANON QE KA CYRYFJEPSUR,
      – MINJTE E PD KANE SHUME FRIKE NGA TIGRI I CMENDUR,
      – NUK KANE ASNJE SHANS, MADJE AS NJE MACE TE NGORDHUR PER TA VENE NE KRYE TE KOPESE SE KOPUKEVE.

      E VETMJA ZGJIDHJE: TE ADOPTOJNE FATOS NANON. FATOS NANO NE VEND TE BERISHES – HAHAHAHA; KJO ESHTE FANTASTIKE, EDHE I NDJERI RAMIZ E KA LANE AMANET.

    6. pergjigje says:

      mbaj te shtypur tastin Ctrl dhe njekohesisht rrotullo rroten e mausit.

  2. i drejti says:

    he se po pjerth avash avash.zgjou xhozi -nuk e ndjen ern e pordheve.

  3. Tommy says:

    Zoti te na e ruaj mekatarin sahli

  4. Claus says:

    Shihni me vemendje Sali Berishen duke folur, duke ecur, duke ndenjur ulur. Ai njeri kur flet ne foltoren e Parlamentit gjestikulon vetem me krahun e majte, krahu i djathte eshte pothuaj inaktiv. Ne jubileun e 20 vjetorit te ambasades amerikane kur qendronte ulur ne karrike ai kishte anuar ne menyre te pavetedijshme komplet ne anen e djathte. Gjate pershendetjes po ne ate ambasade, ai perseriste pa vetedije emrin “Topi”. Ai eshte ne gjendje teper te rende nervore. Sistemi nervor dhe qelizat e tij ne tru po degradojne ne menyre rapide.
    Me tej nuk dua te spekulloj, per mua shenjat jane te qarta…

    1. fule says:

      Per ta pershpejtuar kete proces degradimi, mundues per Saliun dhe Shqiprine, shpresoj qe naten pas ores 2 kur sic thone lundron shpesh ne Internet te kaloj ketej dhe te lexoj artikujt e Temes dhe komentet.

    2. Andreas says:

      Enveri e filloi degradimin aty nga viti 1974, po vdiq pas 11 vjetesh dhe diktatura e tij zgjati edhe 6 vjet te tjera pas vdekjes.
      Shqiptaret jane popull ba bythe e pa shtylle kurizore dhe i lehte per tu dominuar nga diktatoret e çdo lloj tipi.
      Gjithe diktatoret qe kane sunduar kete vend, kane vdekur nga pleqeria dhe jo nga mekatet qe i kane bere ketij populli njeqelizor. I fundit vdiq javen qe kaloi. Natyrisht nga pleqeria. Jo vetem kaq, po vdiq edhe si person vip.

    3. plaku says:

      Claus,
      E di qe, kjo verejtja ime nuk do te thote gje por, une kam lexuar dhe pare ne tv gjerman “phönix” se eshe STALINI kishte po keto probleme qe ka edhe Sala me krahun e djathte.Pershendetje.

      1. sorge says:

        O plako,me qe lexoke shume,pse nuk na e thua se sa PORDHE LESHONTE STALINI NE MINUTE???Jo,per gje,por ESHTE MIRE PER RININE E SOTME,QE T’i HAPIM SYTE!!Per me shume,DEMOKRACIA JONE KA NEVOJE(jo ne hale) per hollesira te tilla,se keshtu NA SHTOHET YMRI,RROGA APO PENSIONE ,BILE NA RRITET EDHE “BILJA”!!!PIKA,QE S’U RA!!!

      2. Claus says:

        Ndoshta plaku nuk e di kete me Stalinin, vetem di qe Stalini ka vdekur nga hemoragjia cerebrale. Ai nuk kishte shenja plakjeje, ky i joni tani ka kaluar ne degjerim total te trurit. Fillon dhe flet brockulla dhe historira si nje gjysh qe tregon perralla.
        Tipa te tille i ngjajne patologjise se Hitlerit qe edhe pse i rrethuar ne Berlin akoma besonte se kunderofensiva me divizione qe nuk ekzistonin do te bejne permbysjen siuates!!
        Tere gjeneralet qe kishte askush nuk mori guximin qe lufta kishte marre fund me kohe, kjo situate eshte e ngjashme me ata burrat qe rrine ulur ne mbledhjen e qeverise dhe ai llap e llap pa fund.pershendetje

  5. llazi says:

    Mero,
    Nuk duhet te jesh i vetmi analist.
    Ku jane analistet,dhe gazetaret qe duan demokracine.
    Ketij paranojaku po i vjen fundi,por kush do te jete ai qe do ti heqe fronin.
    Besoj instiktet e Frojdit.

  6. valbona says:

    hahahaha sa kam qeshe ,o Mero te lutem a mun ta futesh ne tybe thenjen e ketij idioti;;)))))))))))))))))))

    1. rroku says:

      C’keni ju Bona, mos u merzitni sepse Mero do te ta fuse ne tub ate dhe do te gajasesh fare me siguri

  7. arber says:

    me mir te plasi lufta brenda llojit te shprifur qe ka PD ajo esht me keq se PPSH, sali berisha mezi po pres qe te na ikesh se i more ne qafe kete popull te varfer..qofsh i mallkuar legen

  8. hekuri says:

    sala,gjithmon ka pas veshtiresi ta coj der ne fund fillin e mejtimit,tani gjendja eshte renduar,duhet shtuar doza e prozakut,zantakut.

  9. Rezi says:

    Hajde me nje skleroze te thelle,ne koke dhe te tjereve……..

  10. Gole Labi says:

    Eshte me se e dukshme gjendja psikike e renduar e kryeministrit. Ai ka gjynahe te medha mbi shpine. Ato nuk ka si e lene trurin te punoje normalisht. Ato i prishin gjumin dhe i peshtjellojne mendimin. Ai degjon qysh ne mengjes tek “News 24” urrejtjen e shprehur nga qytetaret e fshataret,dhe me vone prej te intervistuarve ne emisionet e ndryshme dhe ne shtypin e dites, nga komentet e artikujve nepermjet internetit etj.
    Ai cdo dite do te rendohet duke e humbur gati fare kontrollin mbi vetveten. Nuk perjashtohet vetvrasja si rezultat i perjetimit te zullumeve dhe mekateve te panumerta. Vetem te vrare e te zhdukur ne periudhat e qeverisjes prej tij jane mbi 30 mije. Flaka e gerdecit dhe fluturimi i pjeseve te trupit te njerezve, vrasja me urdher te tij te personave qe i shikonte me tmerr nga dritarja e kryeministrise, vrasja e Remzi Hoxhes me torturat me cnjerezore, zhdukja e Xhindit, e Trebickes, e komunarit te Pukes, e sa e sa te tjereve, qe i shfaqen cdo nate ne gjume. Kjo ben qe ai te flere me lambe ndezur. Kjo e shpejton edhe me tej degradimin psikik dhe e ben me te paperballueshem tmerrin e hakmarrjes. Jo me kot leviz me mjetet e blinduara i veshur ne antiplumb.Ai perpiqet te largoje pak friken duke shkelur ne fshatra te vogla me popullsi te kontrollueshme. Por edhe aty ai perseri nuk arrin te kthjellohet, por flet percart, si cdo i semure me probleme te ngjashme. Te ardhme te tmerrshme i paska caktuar i madhi zot. Po me ne cpati xhanem. Pse na e beri dhurate kete qenie keqberese. Cberi ky popull! Ke me te duruar ne bote? Jo!
    E pse ta besoj me perendine atehere!

    1. vullnet says:

      o bole labi deli para e te shofesh sa frike ka.Lab i keq fare e keqe

      1. sorge says:

        O vullnet MALOKU!!Po te ishte trim nuk jepte URDHER NGA FRENGJITE E KRYEMINISTRISE KUNDER PROTESTUESVE PAQESORE!!!Po JELEKUN ANTI PLUMB ,PSE E MBAN VESHUR KY KRIMINEL I NDYRE???A e mban mend se me sa GARDISTE SHKOI NE TROPOJE???Per 5 dite i tere SHIK-u dhe 1000 GARDISTE E SPIUNE TE TIJ KREHEN TERE TROPOJEN DUKE QETHUR CDO KACUBE SE I DUKEJ SE FSHIHEJ NDONJE TERRORIST!!!Haaaa!!!E mban mend se CFARE I BENE LUSHNJARET ne 97-ten,qe sa doli ne tribune ja mbathi si ZABERHAN,duke mbushur breket!!!SHPEJT DO VIJE DITA,QE TE JAPE LLOGARI PARA POPULLIT KY BANDIT,BASDHLE ME JU KELYSHET E TIJ!!!

  11. flamurtari says:

    o gole hallall babale se me nxore mallin e dajos

    1. dolofonos tou tourkofagou says:

      Rrofte Vlora heroike…

  12. hysni dajaku says:

    Politika dhe Bagetija
    O politika shqiptare, e ju kryetaret e gjate
    Ju ministra simpatike, ju kam nder mend dite e nate
    Ju partite bukuroshe, me antare te kulluar
    Ju gjen gjithmon duke vjedhur, asnjeher duke punuar
    Do kendoj politiken, qe ti vendi im ushqen
    Qe vendthit e bekuar, dit per dite i genjen
    Ti politike me jep pare, me jep emrin pushtetar
    Korrupsionin ma mesove ,plot me deshire e me zjarr
    Shqiperi o nena ime, ndonse jam i merguar
    Shtypin ne interrnet, nuk e le pa e lexuar
    Kur degjon bemat e tua, si e le mendja te zone
    Vjen me vrap e me deshire ,aty ku lufta valon
    E ne paste te tjera halle, e billa per te paguar
    E ta trembin ajo sndahet, nga politike e uruar
    Ku buron paraja, lume ku pihet raki e vere
    Ku plas sheshit qelepiri, e mishi pjekur me ere
    Ku i fryn bariu kosit , te tjeret lopen kullosin
    Cjapi me zile ne hell ,rrofsh politike njemij here
    Na i bere mendjen ere….
    Per ata qe kan pushtetin ,djelli qesh hena gezon
    Fati edhe bardhesia, edhe fisin ua mbulon
    Nata eshte tjeter nate, edhe dita tjeter dite
    Per ata qe skan pune, dhe pushtet nga partite
    Mendja merr fushat dhe malet ,larg larg nga qyteti
    Bredh nga zyrat nga doganat, edhe del te parlamenti
    Sa lezet ka parlamenti, deputet si bagetija
    Vijne vetem per tu zene, i bekofte perendija
    U mungone blegerima ,si kan len gje bagetis
    Pini qumesht trima pini ,pini nga sise e partise
    Edhe gjith gje e gjalle, ndjen ne zemer nje deshire
    U kujtohet fjale e urte ,qe budallai s’ka brire
    Bijen zile e kembore , bien daulle e xhuraja
    Politika eshte qelbur, si nga fundi si nga maja
    Shume njerez jan pa pune,e me zemer te brengosur
    Te keputur te mjeruar, te grisur e te rreckosur
    Tomorr o mal i bekuar, fron i larte qe rrinte zoti
    Ke pare shume politikane, duke filluar qemoti
    Qe nga qeverri e pare, per te qeshur per te qare
    Duke rrahur duke share ,duke vjedhur si kusare
    Mbreti qe me simpatiku, mori parat edhe iku
    Nuk pa me prapa miku,paska qene prag prej fiku
    Dyqind komunista ,nuk te ben dot lule
    Pesdhejt vjet shqiptaret, trana e fasule
    Filluam te hame te pime, te shijojme demokracine
    Lame punen bagetine ,parat vet filluan te vine
    Vota filloi te vidhej ,laku sa vinte e mblidhej
    Me me tutje smund te vihej, kjo nga te gjith dihej
    Krisi sherri lum miku,automotik me dru fiku
    Lum kush pati kemb e iku ,se s’dallohej me armiku
    Ca kerkonin parat tona, ne donim parat e tyre
    Nje lemesh i papare, edhe lufte edhe qyfyre
    Edhe ti mali plak i larte, qe me syt e tu ke pare
    Luftra te medha shume ,politikane e kusare
    Ca karriken donin te mbanin, te tjeret te gjall te hanin
    Te canin e te perlanin, bosh ta linin sahanin
    O malet e shqiperis , o bregore bukuroshe
    U mbushet plot me hajdute, te linin me xhepat boshe
    Vetem politikani ecen, e can udhen me vertik
    Nuk ka frike nga kusari ,as nga ujku nuk ka frik
    As nga korrupsioni strembet ,as gogolet nuk e hane
    Ka arme te forta me vete ,ndaj asnjerit nuk ja mbane
    Miqte e tij perdite jane, shqerrat dhite dhente
    Cjapi me zile ne hell ,e kockat qe lepine qente
    Elektorati e sheh , i qesh e i shkon nga pas
    I mblidhet rreth si kurore, e leviz bishtin plot gas
    Eshte burre i mire thone, e nga shpirti babaxhan
    Nuk i trembert syri kurre, ka dy vila ne Tiran
    E po hallall le ti ket, se ka bere per kete dite
    Kush luftoi si ai, kush qendroi si petrite
    Mire qe lindi politika ,qe na ndau nga bagetia
    Na i dha kete shoke jete ,si dhurate perendija
    Te mos ishte politika ,si do benim ne te shkrete
    Do punonim barabare, se cili ne hall te vete
    Politika te mban gjalle, te vesh ushqen e zbavit
    Sidomos kur ecen mbare, jeten ta perterit
    Cdo njeri e sugjerojme ,qe politiken ta doje
    Te kujdeset ta mbaje mire, se per te kemi nevoje
    Ben vaki qe politika ,mbase eshte edhe e mire
    Por nga kjo qe kemi pare, te gjith kemi peshtire
    Politike bukuroshe ,qe ma tjer te shkreten fjale
    Here me vjen si puhize ,e here si deti me vale
    Te kisha fuqine tende ,dhe efektin qe ke ti
    Ndo ndryshoja shume ,gjera ne bote e ne shqiperi
    Me mire qe nuk i kam ,as une as tjeter njeri
    Se rremuje do kishte bere,do e bente lesh e li
    Politike o meme’z e dheut, o te falte zoti urate
    Qe na sjell mijra te mira, edhe kurr nuk na le thate
    Te keqen o politike ,shikome nje here ne sy
    E di qe ti me do shume, por me shume une ty
    Kur shikon mbrekullit ,qe mendjet e ndritura kane bere
    Njeriu me pune me zemer ,ka ndryshuar boten te tere
    Kur bledh te mirat e tua, ne kandar mundoj ti ve
    Perpiqem kot e mundohem, per bes nuk me del asnje
    C’fare ke bere moj lanete ,qe na bere kaq per vete
    Luftra sherre halle derte, e mbahesh me salltanete
    Ti i shton botes zhurmen , per njeriun je bere ushqim
    Te gjallet i ben te vriten, te vdekurve u prish qetsin
    Ti ne dimer te jep vap, ne vere te fut tartakutin
    Te fut ne sherr me te mirin ,te ben shoke me harbutin
    Ti na zgjuan qe me nate, na ve perpara si qete
    Na prish gjumin e qetesin, na i fut me lezete
    Lum ata qe pa u lodhur ,pa pune e pa mundime
    Bejne ate qe nuk e bejne, gjith ata si puna ime
    Puna ka duk e urate,zoti madh e ka bekuar
    Njerin mbi faqe te dheut e dergoi per te punuar
    Bejeni zemren te gjere ,edhe shtoni dashurine
    Flisni fjale te pelqyer, te foroconi miqesine
    C’do njeri ben nje fare pune, ne te mir te shoqeris
    Vec Politikanet tane, i ven flaken shqiperis
    Gjith populli e njerezia ,me mundim jeten e shkone
    Ju krekosur si kaposha, s’ju vjen turp kush u shikon
    C’do njeri kerkon nje pune ,te punoje ne kete jete
    Ju merrni leke duke ndenjur ,o mori djalli vete
    Te genjesh ate qe s’di, te vjedhesh ate qe s’ka
    Zgjuaresi e madhe s’eshte, trimeri ketu nuk ka
    S’mirret vesh edhe kjo pune ,edhe ne na doli boja
    Kur ikim nga Shqiperia ,athere na vjen dhe goja
    Na hipen ndershmeria, na vjen keq per memedhen
    Na dhimbsen njerezia, e ata qe pase leme
    Edhe ne si gjith te tjeret, kur ishim te gjith aty
    E menderosem ate pune, njesoj si edhe ju
    Do ti qe kur iken jashte,te hipen nje zell e deshire
    Qe po te k’thehesh prapa ,shume pune do i besh mire
    Kjo ka vetem nje shpjegim ,si maj e malit me bore
    Njeriu eshte i mire i ndershem,kur nuk ka gje ne dore
    Secili ulerin, per c’do pune qe mire nuk shkon
    Kur e merr pjesen e tija,e qep gojen e pushon
    Ne e para ulerim ,se nuk na degjon njeri
    E dyta na vjen inat,qe nuk kemi me fuqi
    Kalojme kohen e mendojme, punet qe lam pa mbaruar
    Pejme te gjith si profesore,si shkencetar te kulluar
    Dhe atje ku kemi vajtur ,s’na i le njeri qoshen
    E para se meritojme , e dyta fare s’ja vlejme
    Mos u luti qe te vijme ,se s’do shihni nga te vini
    Do tu leme me gisht ne goje,.kocka s’do leme te lepini
    Po punojme dite e nate, po lajme pjata e kazane
    Per pak leke pa punuar ,dhe ne zemra po na qane
    Per pak leke korrupsioni ,shpirti na eshte zhuritur
    Ere e tija na can hunden ,edhe zemren e cfilitur
    Ju prisni nga diaspora, te vij t’ju ndertoje vatane
    Neve po na bien pendet ,s’po paguajme dot qerane
    Tregohuni shqipetarve ,udhen e punes se mbare
    Bashkohuni behuni vellezer, edhe thjeshte shqipetare.
    …por! pa Sali Berishen ne ball!!!

  13. albani says:

    Shoqeria e coroditur shqiptare eshte sot viktime e nje manipulimi antishqiptar te studiuar e te investuar fuqishem nga jashte e nga brenda. Varferia e skajshme, ngujimet e gjakmarrjes, korrupsioni i shfrenuar qeveritar, krimi mafioz i organizuar e i kontrolluar nga pushtetaret, shkaterrimi ekologjik i vendit, degradimi total i arsimit, atrofizimi kulturor e shpirteror i shoqerise, nxitja e shthurjes morale galopante te brezit te ri e fenomene te tjere negative, aspak te rastesishem, erresojne te ardhmen e vendit dhe kanalizojne energjine e popullit ne dem te tij. I derguari i Asfalise ne Tirane, Janullatos, e ka ndere rrjeten e merimanges se zeze ne gjithe Shqiperine e drobitur, qe eshte katandisur si Rosinanti e mezi qendron ne kembe. Ai do e mbjelle se shpejti token shqiptare me eshtra grekesh, per t’iu shtruar rrugen me kurora planeve aneksioniste te Athines ndaj vendit tone. Varferia i ka detyruar nje pjese te shqiptareve te lene jo vetem vendin e tyre, por edhe kombesine, veprim ky i nxitur nepermjet perfitimesh te castit nga organizatat vorio-epiriote. Minoriteti grek ne Shqiperi ngjiret duke thirrur se jeton ne tokat e tij, nderkohe qe te paret e tyre kane jetuar si bujq me meditje tek pronaret shqiptare dhe nuk trashegojne asnje pellëmbe toke shqiptare. Ndikimi i ekonomise dhe kultures greke ne disa qytete te jugut eshte dominant dhe rritet vazhdimisht. Ne te ardhmen, duke perfituar edhe nga legjislacioni i nje Evrope tinzare vetëm ne pamje, Athines do t’i mjaftonte organizimi i nje referendumi ne zonat jugore te Shqiperise per t’i kaluar administrativisht ato nen kontroll te saj. Nderkohe ndaj rinise shqiptare ushtrohet nje propagande e shfrenuar per braktisje te ndjenjes kombetare, ne emer te evropianizimit, te globalizimit, «te qytetarit planetar». Tullumbace diplomatike me destinacion vendet e pazhvilluara. Ne Hene valevitet flamuri amerikan, jo ai i OKB, qe do te perfaqesonte gjithe planetin. Per te perballuar krizen e përgjithshme ekonomike, që ka pllakosur botën e industrializuar, në teori përpilohen plane të përbashkëta, por shpejt hiqet dorë prej tyre dhe aplikohen plane proteksioniste kombëtare të shteteve më të fuqishëm, siç qe dhe ky i fundit i presidentit Obama. Ndërsa shqiptarët duan t’i katandisin t’ju vijë turp një ditë të quhen të tillë. Ajo që duket sot në bulevardet e Tiranës dhe qyteteve të tjerë është vetëm fasada e një drame të heshtur, metastazat kanceroze të së cilës po paralizojnë gradualisht shoqërinë shqiptare. Adelbert Shamizo ka shkruar: Gjithkush i a ka për borxh atdheut gjak e gjithçka, Dikush ia ha me qejf atdheut gjak e gjithçka.» Në Shqipërinë e sotme punohet me të gjitha mjetet, që shoqëria të prodhojë sa më shumë monstra që ia hanë me qejf atdheut gjak e gjithçka. Për këtë shfrytëzohet sukses trashëgimia e egërsisë së diktaturës komuniste. Dikur, një grup oficerësh sigurimi i prenë këmbët me sharrë për së gjalli ish sekretarit të Gurakuqit, Lazër Shantoja, duke i bërtitur derisa dha shpirt ky atdhetar i shquar: «Hë, po tani, a e do më Shqipërinë Etnike?» Bën mëkat t’i quash njerëz krijesa kaq të përçudnuara, pa le më shqiptarë! Ëndrra e armiqve të Shqipërisë është ta shikojnë shoqërinë shqiptare të dominuar pikërisht nga të tillë kanibalë. Politikanët shqiptarë janë thjeshtë marioneta. Ata janë zgjedhur me kujdes, si individë që janë të gatshëm për të bërë gjithçka, për hir të karrierës së tyre të pamerituar. Pavarësisht se u pëlqen të vetëquhen qeveritarë, ata janë në të vërtetë skllevër rrethanash. Për rolin e ulët që kanë marrë përsipër në dëm të popullit e të atdheut të tyre, ata janë të padenjë t’i urresh, veç t’i neverisësh. Në këto kushte, mefshtësia e pjesës së ndershme të inteligjencies shqiptare i krijon hapësirë së keqes. Dhe vjen një ditë që e keqja ose do të të bëjë për vete, ose do të të nxjerrë jashtë shtëpisë. Sa më gjatë ta lësh pa sulmuar sëmundjen, aq më i vështirë bëhet shërimi prej saj.

    1. ''evgjitngrenesi'' says:

      ashtu eshte alban ,po puna eshte se me antikombetaret vijne nga te ashtuquaturit ”antikomuniste”

  14. tezja ny says:

    Eh more vellezer.Me duket se SALIU PO SAKRIFIKON VEHTEN PER TE SHPETUAR FAMILJEN.Kollaj shtiratet si i MARRE per te krijuar mundesi vehtes qe mos te denohet,kurse familjen e vet e shpeton.A mund ta denoni ju LIRIEN me shume se ai qe denoi NEXHMIEN???????????Nexhmies Sala i ka numerur vetem kafete,po ju Liries cfare do ti numeroni????????????/

  15. Per Atdhe says:

    Si gjithmone i mrekullushem me shkrime tua z. Mero. Por ai dhe familja e tij duhet te kthejne pasurin e popullit bashke me genc rulin lul bashen e kompani.

  16. pelivan says:

    “Gjuha shkon ku dhemb dhembi…”

  17. Alidemsi says:

    do paguaj shtrenjet maloku bashke me kelyshet e tij ..ska ku shpeton…do paguaj per cdo krim qe ka kryer qekur ishte sekretar partije … cmimi do jete pertej imagjinates tij

  18. Agimi says:

    e dashur TemA online,
    Sot ,( e Hene, 10-Tetor 2011 )eshte botuar nje analize nga z. Mero Baze ku ndermjet te tjerave thote :

    “Pamjet filmike të transmetuara dje publikisht nga Fiks Fare, ..”

    Pyetja ime eshte:

    Dje, te Dielen, me 9 Tetor..ka transmetuar Fiks Fare program ?
    Nese po, ndonje orientim se kur mund te jete e mundur on-line?

    Ju faleminderit ne se keni kohe per pergjigjen.

  19. grava says:

    Pah ç`fare ngjashmerie !” Ne 38-ten, ne 58-ten , ne 68-ten ti Vito me sa dollaro e kemi blere..”?
    Pyetjet e Enver Hoxhes, drejtuar Vito Kapos…. kur kish kohe qe i thoshte kembes dore.Ja si Salihu sot! Na heq na heq ky dreqozakoni… i pesimit te fajeve
    E po ne dite te tija

    1. Latif Dreqi says:

      Je i madh, ku te ka vajt mendja ? Eshte ketu Vito Kapo? po shoku Enver, ne i kemi realizuar planin, ato qe kishim vjet, i realizuam, sivjet na mungon si te thuash lenda e pare per industrine..por themi qe do i realizojme..

  20. tironci says:

    SA KEQ SALI HAJVANI AKOMA VDHJEDH KETE SHQIPERI

  21. VLADIMIR MEZINI says:

    EDI RAMA PO TE JETE I MENCEM DUHET QE TE DEKLAROJE CDO DITE QE KUR TE VIJE AI NE PUSHTET TA GARANTOJE SALI BERISHEN SE AI DHE TE GJITHE SERVILAT E TIJ E KANE VENDIN NE BURG KESHTU AI DO TE JETE I QETE DHE NE KEMI SE ME CFARE TE ARGETOHEMI JU GARANTOJ QE SALI RREMPALLA DO CMENDET FARE

  22. mjalti says:

    Bravo mero.Flasim e flasim por a mund te perfytyrojme se si do vene punet kur te iki i ikuri nga mente e kokes.Ubene shume cakej rreth tij qe po bejne kerdine dhe drejtesia eshte pervete per ne burg.Ne kete vend te gjithe shikojne veten e vete e pak u intereson se a ka buke tjetri.Nuk eshte vetem frika,por shoqeria eshte e kalbur dhe do kohe te ndertohet me keto mentalitete kaq te shtremberuara.Rinia,keq me vjen ,por jeton ne tjeter planet dhe pret shtyrje nga kush,nga ata qe do e tradhetojne neser.Ata qe i mbajne ison ketij regjimi e kane vendin neser afer biografise se ramizit as me shume e as me pak.Kane heshtur dhe kane justifikuar vrasje ,vrasje vrasje,ne pune per buken e femijeve,ne bulevard se shqetesuan kryehorrin bir lavireje.Me keta politikane te pabese e ardhmja do jete e veshtire.Duhet nje termet shoqeror te zgjohet ky popull i vene ne gjumm e i tradhetuar.Nuk mjafton vetem ti MERO.Nuk ka mundesi nje popull kaq i gjalle nga natyra te lere fatet e tij gjithmone ne duar te gabuara.Kete nuk e meritojme.

  23. liburni says:

    Sa po me vjen keq,deri tash ja paska marr ish kapo-ja i tij Ramiz Alia gjysmen,ma ne fund qenka liruar, e tha, nuk e pati me shume zor,o burra ,te gjithe te punojme per sali berishen,sepse nuk e pasa arrite ala pasurine e enver hoxhes.
    P.S.///shume i nderuar popull,mos u merzitni,ne fund te fundit gjynah,ta pasurojme edhe salin,i vjeter eshte ,mund edhe te vdesin,si ramizi,durojeni edhe pak,ne kemi kohe…..

  24. Kapedani says:

    Ka qene pak i hutuar se i vdiq “babi” Ram..iz! Pastaj , ne fund te fundit, te verteten ka thene. Edhe pa e thene Sala, ne e dime se per familjen e tij po punojne te tere!

  25. Tepelena says:

    I qofte e lehte mavrise!!!

  26. beni says:

    O ZOTI MERO: KETE PALLE QE TE VJEN ZOR KUR E SHOFIM QE DEL NE TELEVIZOR E FLET PER BUMET E SHQIPERISE-VETEM PO U NGJALL ENVER HOXHA MER FUND;

  27. gjon zaveri says:

    Shpresa e fundit per te shpetuar nga saliu eshte dhe degradimi i tij psiqik deri ne cmenduri.Mundesia e pare na u dha ne vitin 1997 ku e perzuri populli me protesta duke futur dhe ushtri te huaja,por per fatin tone te keq,e nxorem nga dera dhe hyri nga dritarja me 2005 ndersa per largimin me vote eshte thjeshte nje iluzion,sepse ai i vjedh ato sy per sy,mbetet shansi i fundit qe mero po na ngroh pak,cmendja e saliut simptomat e para po duken.Kam frike se ne kete gjendje te vazhdoje per shume kohe dhe me perpara te cmendet populli,rrezik qe eshte shtuar,pas cdo dalje ne publik te kryeministrit vetvriten 2-3 persona,nje gje eshte e sigurte nqs ne 2013 vjedh perseri zgjedhjet do te qeveris nje republike te cmendurish.

  28. anticensurë says:

    artikull i preç zogajt në “shekulli”

    “Mos me pasë frikë nga regjistrimi”

    anticensurë 11/10/2011 12:29
    preço,që të kishte rënë niveli i të shkruarit,këtë e kam parë kohë më parë.por që të filloje të dilje hapur në krahë të saliut dhe të grekërve me “mëndjelehtësi”këtë nuk ma kish marrë mëndja!ky shkrim tëndi dhe shkrimi i temës me titull:”Rama: Saliu duhet të tregojë nëse kërkon të bashkëpunojë për integrimin”,i vënë vulën “opozitës”të vetquajtur e tillë!ju nnuk jeni gjë tjetër vetëm një shtojcë e regjimit diktatorial berishjan!
    ti flet për kundërshtarët e “regjistrimit”,ose CENSUSIT,që ta kuptosh më mirë si flisnin sërbët për “uçk”në!si një organizatë mbi baza fetare!jo o preç shumica e atyre që shkruajnë këtu dhe të tjerë,pa përmëndur “intelektualët” e dinë shumë shumë mirë që feja nuk ka të bëjë me kombin!e dinë shumë mirë se njerëzit e ndryshojnë besimin në kohë,kështu që në çdo regjistrim ai mund të dalë ndryshe!ti thua se shqipria ka mbijetuar në kohëra!ke të drejtë o preç,por për të qënë më i saktë duhet ti shtosh disa gërma emrit tënd!mjafrojnë ZION!o preç përsa nuk thua se kemi mbijetuar POR JEMI TKURRUR GJITHNJË!tkurrja e fundit ishte dhurata e zogut për sërbët!vetëm gjat periudhës së “rregjimit më të egër në galaktikën tonë”shqipëria nuk u tkurr!mbeti ajo që ata morrën në dorë!sot po pregatitet tkurrja e rradhës!360 km2 det dhe ky rregjistrim!
    ti na flet për tolerancë,mendim demokratik e ku ta di unë se çfarë qyfyresh mashtruese!
    PO PËRSE MOR PREÇ NUK FLET NDONJË FJALË PËR TË GJITHA PROVOKIMET QË BËJNË SHPIKSIT E DEMOKRACISË!grekët të vijnë në mes të shqipërisë dhe të provokojnë nme diplomatët e tyre,të përzënë njerëzit nga greqia,nuk lejojnë prindërit të takojnë fëmijët e tyre dhe ti o preç nuk e hap gojën!thua se i kërkon europa!mor perç je ti i marrë apo do të na bësh ne?po ti kishte kaq të rëndësishme europa këto gjëra PËRSE NUK JA KËRKON GREQISË????
    HË MOR PREÇ DJALI?apo për ty e rëndësishmja është që ti të përfitosh atë që të mundësh nga politika!
    PREÇ KY REGJISTRIM ËSHTË NJË KURTH I MIRË PREGATITUR NGA GREKËT DHE MOS NA TREGO ME “IRONI”INJORANTI SE NE DUHET TA HAMË SAPUNIN PËR DJATH!
    PREÇ ky artikull i vuri vulën MORRALIT TËND!

  29. EMIGRANTI says:

    APSOLUTISHT QE ESHTE NJE GAFE E FORTE,PO MUND TA QUAJME PASJONI I TIJE PER TE QENE NE PUSHT..ET,DHE TREGON QARIR PERFITIMIN,SHUM SHPEJT DO TI BEHET FOBI POPULLI I VET,NUK DO VDESI SI RAMIZI APO SHUM TE TJERE TE LIRE PO DO E LIDHI VETEN PARA SE TI DAL SHPIRTI KAQ SHUM I KA HY NE HAK KETI VENDI,PLUS QE KA PJERRDH NGA MOSHA DHE VETKENAQSIA….

  30. nuçi says:

    21 janari ,Topi, kabllogramet dhe Baze e tmerojnë Salën duhej të ishte titulli i shkrimit se per opozitë alla Edi Rama nuk pyet doktori,

  31. gazi says:

    o Mero kush do ti thote ketij matufi qe eshte bere si plaku Mere qe paska rrjedhur fareeeeeeeeeeeeeee!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  32. BARO CORROGJAFI says:

    MAKTHE,MAKTHE DHE VETEM MAKTHE DO TA NDJEKIN NGA PAS KETE BASTARD ,I CILI PO BEHET PENGESE PER DEMOKRACINE SHQIPTARE.E NDJEN FUNDIN DHE MAKTHET SHTOHEN PER ‘TE CDO DITE E ME TEPER.

  33. Montekarlo says:

    Zoti mero Baze u ban 7 vjet qe komenton kunder Berishes dhe ai jo vetem qe do te jetoj dhe ket suksese ne poklitike por ai do te rizgjidhet perseri kryeminister ne zgjedhjet e 2013 sepse ai ka si kundershtar nje apozite patetike,nje kryetar opozite qe viziton Greqine dhe Papandreun shum shpesh dhe biles e bien ate ne Tirane per perkrahje kur dihet se shumica dermuese e shqiptarve nuk jane ortodokse.Kush ka per ta e votuar at Edi Ramen si kryeminster te shqiptarve Papandreu apo Janullatos? Zoti Mero behu rialist dhe pragamtik sepse 21 janari nukishte Berisha por ishte ligji imrojtjes se instuticioneve te saj nga anarkia apo strategjia e PS qe edhe bufi e din shum mire se kerkonin te merrnin pushtetin me force ashtu sic ndodhi me 1997.Pa Berishen shqiperia bahet nje Sudan dhe persa i perket atij te nipit te Esat Toptanit Presidentit Bamir Topi qe pispillohet si grate ai nuk ka vlera tek votuesit shqiptare dhe as nuk krahasohet me Berishen e Vicidolit te fshatit me te famshem shqiptar qe ka prodhuar berishen si kolloz te madh te ketij Kombi

    1. Dordon says:

      Montekarlo!
      Gjej një psikiatër për vete edhe po është i aftë , sugjeroja adhuruesit tënd …

  34. tulipani says:

    cmendurija e tij po kerkon qe kete popull ta fusi ne vella vrasie,eshte si ai i mbyturi qe te mbyten.prandaj ky e ka ndare mendjen qe te na fusi ne nje corrsokak.i bej thirrje ushtareve te gardes se republikes,dhe policise se shtetit,se nuk keni leverdi qe te qelloni mbi vellezerit tuaj shqiptar per nje te cmendur si sali berisha.nuk ja vlen se pastaj do te pendoheni dhe do te kuptoni sec cfare keni bere.mos degjoni tallallet e top-halleve dhe te lulzimeve apo dhe te ilir derr metes qe dita e fundit e tyre po afron.keta zagare po kerkojne nje 97-te te dyte,dhe ku ka me hadh se sa te maresh vesht se ke vrare vellane tend per nje palo sali apo per nje rroge qe nuk shkon as deri ne hale me te.do te ishte vertet nje katastrofe per shqiptaret dhe nje cudi per boten,kur te marin vesht se prej nje te cmenduri jane vrare nder vete.i bej thirrje te gjithe qytetareve te shqiperise qe me 21 janar te 2012 ti bashkohen rrevoltes popullore,per te larguar kete kusar nga pushteti i kthyer ne plackitje dhe ne grabitje dhe nje vuajtje per shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje