Presidenti, plehrat, integrimi

15 Tetor 2011, 19:06Editorial TEMA

Nga Edi Rama

www.edirama.al

Presidenti i Republikës ktheu ligjin për importin e plehrave. Dhe bëri shumë mirë. Ai ligj s’është një ligj për Shqipërinë Europiane. As për një Shqipëri më të pastër. Po është një ligj për të gangrenizuar me pasoja të pallogaritshme sot plagët e rënda të ndotjes së Shqipërisë. Dihet botërisht lidhja e mafias me plehrat. Njihen botërisht ngjarje tragjike për shumë vende të botës ku kjo lidhje ka arritur të bëjë ligjin. Por më shumë akoma, dihet botërisht se Shqipëria nuk pastron dhe nuk përpunon dot sot plehrat e veta. Të cilat në të shumtën e zonave urbane digjen ende si në mesjetë buzë lumenjsh apo mbi toka buke. Me efekte shkatërruese për shëndetin e njeriut e të natyrës. Si është e mundur që një vend si i yni, ku pas njëzet vjetësh liri, s’është vënë dot rend ligjor në shumicën dërrmuese të territorit për mbledhjen, grumbullimin, përpunimin e plehrave, të importojë plehra nga jashtë? Cila qeveri në botë i’a bën në këto kushte vendit të vet një peshqesh si ky, nëse nuk është e kushtëzuar nga lidhjet me nënbotën ku qarkullojnë në të zezë paratë e plehrave?  Për çfarë arsyeje në botë Shqipëria duhet të marrë mbi kurriz edhe plehrat e botës kur ende s’po e ngre dot kurrizin e mbuluar nga plehrat e veta?

Saliu e zëdhënësit e plehrave të jashtme në qeveri thonë se do vijnë vetëm plehra “të pastra” dhe këta zotërinjtë do t’i groposin në barkun e atdheut tone në këmbim të përfitimit ekonomik. Po kush nuk e di që ky shtet s’ka asnjë shans, asnjë mundësi, asnjë instrument, as për t’i kontrolluar plehrat që hyjnë në Shqipëri, as për t’i përpunuar ato sipas standarteve të Bashkimit Europian, as për të bërë me to gjësend tjetër përveç dëmit katastrofik që paralajmëron ky ligj plehrash? Të gjithë e dinë.

E më tej të gjithë duhet ta mësojnë se të njëjtin ligj, me të njëjtat argumenta, kanë miratuar në pseudoparlamentet e tyre qeveritë e vendeve të pazhvilluara si Shqipëria, të cilat e kanë paguar më pas këtë lloj ligji me plagosje të tmerrshme mjedisore e pasoja tragjike për njerëzit. Ligji i importit të plehrave në Shqipërinë e sotme është antikombëtar. Eshtë antieuropian. Eshtë antinjerëzor. Çfarë arsyeje kanë ata që do na e sjellin këtë peshqesh me duart e qeverisë shqiptare t’i bien plehrat në Shqipëri, nëse ky do të ishte një biznes i pastër fitimprurës e pa probleme komplekse? Asnjë arsye s’do kishte, po fatkeqësisht ka vetëm një: Shqipëria e tradhëtuar nga sundimtari i saj mund t’i mbajë në kurriz edhe plehrat e botës përveç të vetave. Shqipëria e tradhëtuar nga qeveria e saj mund të detyrohet të hajë plehrat e botës pa bërë naze. Shqipëria e sëmurë nga plagët e saj mjedisore që nuk kontrollon dot asgjë në hyrjet e saj, mund të gëlltisë symbyllur edhe plehra radioaktive. Njësoj si Somalia, si Haiti, si Etiopia e si të tjera vende që e kanë paguar shtrenjtë, me lëkurën e popullit, këtë ushqim helmatik që Saliu do t’i fusë Shqipërisë në bark me dhunën e kartonave të ngritur qorrazi nga shumica e tij e vjedhur.

Ja edhe një arsye pse Saliu vodhi votat për të qëndruar me pahir në pushtet. Që të importojë plehra e t’ia fusë Shqipërisë në fytin e sëmurë, ndërkohë që ujrat e lumenjve po idhtohen nga papastërtitë edhe pa plehrat e botës. Ndërkohë që toka e bukës po sëmuret nga papastërtitë edhe pa plehrat e botës. Ndërkohë që ushqimi i prodhuar në vend po kërcënohet nga papastërtitë edhe pa plehrat e botës.

Presidenti i Republikës e ktheu mbrapsht ligjin e plehrave që rrezikojnë ta mbysin Shqipërinë e përpëlitur mes plehrave. Ne e kemi kundërshtuar me zë të lartë këtë ligj dhe do ta kundërshtojmë përsëri edhe më fort. Saliu s’ka dyshim se do ta mbrojë edhe më me forcë. Duke mallkuar përsëri opozitën dhe padyshim edhe Presidentin. I cili me siguri i’a ka nxirë pamjen edhe më zi se ç’e ka këto kohë duke ia kthyer plehrat peshqesh në derën e Kuvendit, ku përbetohet se do ja bëjë opozitës fytyrën më të zezë se këpuca tamam ditën kur Bashkimi Europian i’a ka kthyer për të dytën herë, si askujt tjetër, Shqipërisë së qeverisur prej tij aplikimin për statusin e kandidatit.

S’ka dyshim se Saliu do ta ripaketojë edhe njëherë këtë peshqesh dhe do u’a çojë shqiptarëve derë më derë. T’i gëzoni plehrat e botës, kjo është një ditë e lumtur, një arritje historike, një vendimmarrje që tregon se Shqipëria ka ndryshuar aq shumë sa mund të marrë përsipër të lehtësojë edhe botën nga barra plehrave që bota s’i mban dot në oborrin e madh të shtëpisë së saj. Dhe mallkuar qoftë opozita që s’do plehrat e botës në Shqipëri. Opozita, opozita, opozita, në majë të gjuhës për të justifikuar çdo dështim e krim si ky i importit të plehrave që ka vetëm një shkaktar: Qeverinë. Saliun.

Opozita që bllokoi integrimin me luftën për votën e lirë, ndërkohë që BE-ja thotë: S’ka integrim, s’ka status kandidati, s’ka afrim të mëtejshëm drejt Brukselit pa zgjedhje të lira. Opozita që bëri puç me stilolapsa e çadra, ndërkohë që BE-ja thotë: S’ka kandidaturë për në BE pa zbardhur deri në fund 21 janarin e ndëshkuar ligjërisht vrasjet. Opozita që shpif, ndërkohë që BE-ja thotë: Korrupsioni është ngjitur në majën e qeverisë. Opozita që nxin realitetin e ekonomisë së dytë në botë pas Gjermanisë, ndërkohë që BE-ja thotë: Ekonomia shqiptare është në regres. Opozita që nuk voton ligjet me 3/5-at, ndërkohë që BE-ja thotë: Qeveria duhet të krijojë kushtet për një proçes gjithëpërfshirës. Opozita që propozon një pazar të ndyrë me 10 pika, ndërkohë që BE-ja thotë: 10 pikat e opozitës mund të jenë një bazë e mirë për të dalë nga ngërçi.

Nëse ndokush ka parë ndonjë opozitë në botën demokratike që t’i vejë pas me karton jeshil në dorë qeverisë le të ma tregojë. Unë kam parë vetëm qeveri që i venë pas opozitës kur u duhet vota e saj. Jo duke i thënë do të ta bëj fytyrën më të zezë se këpuca, po bujrum të flasim si mund t’i bëjmë votat bashkë për këtë ligj apo atë vendim madhor. S’ka bërë vaki ndokund në vendet ish-komuniste që sot janë në Bashkimin Europian kjo që bën vaki në Shqipëri. Prandaj ata janë atje ku janë dhe ne jemi këtu ku jemi, me plehrat tona mbi trup e plehrat e botës tek dera. Ata shkuan në BE duke ndarë qartë ç’është e shtetit dhe ç’është e pushtetit. Për ç’është e shtetit u ulën me opozitën dhe punuan si të barabartë për një kauzë kombëtare e historike, barabar të rëndësishme për të dyja palët. Për ç’është e pushtetit qëndruan përballë, njëra palë në shumicë e tjetra në pakicë, kundër. Si kudo. Ja si dhe pse hynë në BE. Kurse këtu, në Shqipëri, Saliu thotë shteti dhe pushteti janë një e të pandarë, opozita është armiku i Shqipërisë, i Bashkimit Europian, i botës mbarë. Celulë antieuropiane dhe bum me pushkë, bam me fjalë, bam e bum me shkatërrime e me plehra që oborri i tij të pasurohet sa më shumë dhe shteti të bëhet hije që e ndjek atë pas në luftën për heqjen qafe të opozitës.

Kur e dëgjon atë dhe korin e tij që kërkon ta bëjë Shqipërinë vendin e plehrave, duket sikur për të gjitha gjërat që shkojnë së prapthi e ka fajin opozita. Ndërsa për gjërat që kanë vajtur mire si futja në NATO apo liberalizimi i vizave meritën e ka qeveria që mundi opozitën. Ndërkohë që të gjithë e dinë se në NATO hymë pasi bëmë paktin e reformat që na u kërkuan. Ndërsa liberalizimi u bë pasi më në fund, me vite të tëra vonesë për shkak të Saliut, BE-ja hoqi vizat për shqiptarët për të mbyllur projektin e saj të lëvizjes së lire, kur qeveria arriti t’i bënte detyrat e veta të stërprapambetura. Të cilat s’kishin asnjë lidhje me opozitën, po me punë qeverie. Si mund të shkojmë më tej nëse nuk i referohemi përvojës së parafutjes në NATO? Si mund të vazhdojmë më tutje nëse ditët e javët ikin kështu, me avazin e vjetër të opozitës armike e të qeverisë heroike? Si mund të dalim nga provimi i dytë ngelës në Bruksel me mendje të mbledhur për të kaluar provimin e tretë, nëse nuk ndajmë përgjegjësitë dhe punët?

Ne e dimë kush është përgjegjësia jonë dhe i kemi bërë hapat tona, duke propozuar një pakt të thjeshtë, të qartë, të mjaftueshëm si bazë diskutimi për gjetjen e pikave të përbashkëta të axhendës së integrimit. Saliu jo. Ai e ka mendjen sesi të hedhë fajin mbi opozitën dhe ta bëjë Shqipërinë vendin e plehrave, duke nxjerrë fitime edhe nga plehrat e botës e jo vetëm nga paratë e shtetit, nga pasuritë publike, nga pronat e të tjerëve. E pastaj s’ka si mos ngatërrohet kur flet në publik e u thotë fshatarëve të varfër “Ju po punoni për të mirën e familjes time”, sepse në fakt kjo është e vërteta dhe aq shumë sa ai po merret veç me punët e tij në kurriz të njerëzisë, mendja e ka vështirë të ndërrojë gjthnjë marsh në çastin e duhur.

Kështu s’dihet sa zgjat, po është e sigurtë që për sa kohë të zgjasë ka vetëm zvarritje mes plehrash.

54 komente në “Presidenti, plehrat, integrimi”

  1. shefqet dushku says:

    o Edi boll me shkrime e komente se ta ka pire lengun ai, na more perseri me qafe,po vazhdove keshtu do te na lesh perseri edhe ne 2013 ne opozite.Per te ka vetem nje rruge, largimi me dhune,keshtu eshte mesuar shpellaku,nuk duhet te vonojme, na ke gati.

    1. Aqifi says:

      O Edi Rama! Ne Shqiperi ka gjashte vjet qe eshte vendosur pushteti i Salibaneve. Ne qofte se ke b… ngri popullin ne protesta dhe mbushi mendjen perendimoreve se cili eshte Krye-Salibani. Deri tani nuk ke bere as njeren dhe as tjetren. Zgjedhja e presidentit ne 2012 eshte testi i fundit dhe zgjedhjet e 2013 jane lufta jote finale. N.q.s. vazhdon edhe pas vitit 2013 regjimi Saliban, Shqiperia merr fund…

      1. raimondi says:

        Ky Edi keto artikujt do bente mire ti thoshte ne interviste me ndonje gazetar ne televizion

        — se ne ate menyre keto mendime kane efekt direkt tek njerezit qe do votojne….

        Ndresa kur i shkruan keshtu ne leter ,keto nuk kane efekt fare, sepse njerezit ne Shqiperi nuk rijne te lexojne

        Atje njerezit rijne me shume peprara televizorit –Keshtu qe duke i thene keto mendime ne tv ,ben nje efekt shume te mire pro kauzes socialiste ne popull

        Ndersa kur i shkruan keshtu neper gazeta online, keto i lexojme vetem ne qe jemi emigrante
        –Por ne nuk votojme , votojne ata shqipot atje

        Ndaj per ata atje duhet qe te gjitha idete dhe opinionet qe Edi ka ti paraqiti ne TV

        1. Vlora says:

          shum e sakte…..te dal ne nje program te perjavshem dhe te flasi per te gjithe shqiptaret…..
          televizioni shkon me mire ne familjet shqiptare se sa gazeta

    2. Dymi says:

      Cfare thua o Sefqet? E ke marre vesh qe ka rene komunizmi apo jo? Ne komunizem flitej keshtu e jo ne demokraci. S’ka me parrulla “pushteti lind nga pushke e mbrohet me gryken e pushkes” Me sa duket ti jeton ne nje kohe tjeter.

  2. tak fak says:

    Propozoni ligje alternative dhe per ato gjera qe nevojitet, deshmoni se kerkoni Shqiperi europiane, mos u terhiqni nga kerkesat legjitime dhe pastrohuni nga plehrat ne parti, se ndryshe as ju nuk ia hiqni dot plehrat Shqiperise.
    Saliun e njohim te gjithe!

  3. Vizionari says:

    Per Gramoz Rucin per Namik Doklen dhe ish-komunistet e tjere qe ke ne gjirin e Partise dhe prane teje c’na thua , po leri pallavrat ?

    1. Dean says:

      Me ke te luftoje me pare Ai,o ”vizionar” SYLESH????????????????????

    2. fatmiri says:

      Ti qe qenke dhe vizionar, po pastro plehrat komuniste nje here ne partine tende qe nga Sali krimineli e deri te jozi qe duartrokiste Enverin kur fliste per grekun. E ke pare videon? Tu kundervura nga shprehjete tua, pa nuk eshte etike kundervenia. Arsyeto ne vetevete dhe kthjello veten tende se te tjeret i dine gjerat shume here me mire se ti. Akoma me Sali Berishen?! Deri kur keshtu ma? Lexo Migjenin dhe Ali Asllanin.

    3. Fieraku123 says:

      Ki kujdes ore Vizionar,se kryekomunistin e keni brenda.
      A ka komunist me te madh se Saliu?Po thuaj sa te kete njerez si ty Saliu,do bertasi e pellasi,se i duket vetja i forte ngaqe ka sahanlepiresit si puna jote.

    4. ermiri says:

      O “vizionar”, po te mos ishin Ruci dhe Dokle ne PS, Berisha nuk do i vidhte me zgjedhjet?!!! Vec kesaj, je komplet jashte teme dhe te krijon idene se ben koment pa lexuar editorialin.

    5. mira says:

      o vizjonari.ku don me na cu me vizionin ten o tshperlafte mortja.po a kupton se sala esht edhe komunist edhe haidut edhe egoist.

  4. Dean says:

    Ik o EDO,c’a humbet kohen kot me shqiptaret.
    Boj ndo nji dore te mire lekesh dhe ik largohu nga Shqiperia.
    Vidhi paret e asaj PS-se dhe keshtu do te respektojne me shume.
    Mbas 1 vit askush nuk do kujtohet per ty.Ne jemi KOMB i TRASH,nuk behemi dot KURRE.
    Ti nuk je as me i mire dhe as me i zgjuar se Princ Vidi,Fan Noli,Gjergj Fishta…….etj.,te cilet deshtuan ne ate vend te dhim,qe quhet Shqiperi.
    Ne jemi KAFSHE te KEQIJA dhe INFERIORE,qe me shume se Xhelatin urrejme Viktimen.Ligesine e kemi vese tashme,ves te cilin e kemi fituar gjate Historise,ku nuk lame beteje pa humbur.
    Shqiperia nuk behet KURRE,EDO,kot harxhon kohen me debilat e Albanistanit.

    1. mustafa says:

      popull barbar, shemtira e zulleper ne sherbim te monstres se shpellave.
      forma anatomike i afron me njerezit, zhvillimi mendor eshte akoma ne stadin e xhungles, cuba me te dobetit-lango me te dhunshmit.
      shemtimi i intelektit human kalon c’do mase kur gjejne “faje” e “gabime” tek njerezit qe duan te ndalin monstren.

  5. Kalorsi i zi says:

    EDI, momenti ka ardhur, nuk ka metode me demokratike se te protestosh ne menyre paqesore, refuzimi statusit eshte fati i fundit per ty dhe per popullin shqiptar te lirohet nga Satanet. mos e humb rastin, mos degjo trojken e arvizu and co, historia ke treguar ”lirine nuk ta fal kush ajo fitohet” udhe te mbare ose bravo te qofte

  6. Tironsi says:

    Sikur SHUMICA e Shqiptareve te votoje KUNDER Saliut dhe PRO perparimit, – ai nuk do te kete mundesi te rrije ne pushtet.
    – por kjo behet sikur shumica te jete PRO perparimit.
    – por kjo behet sikur shumica te ndaloje pakicen qe voton dy here, dhe keshtu ata do jene te frikesuar prej shumices.
    – sikur shumica ta kete te qarte zhvillimin, dhe ta pranoje ate!

    Edi Rama nuk eshte shumica, por eshte nje perfaqesues PRO zhvillimit. Ai eshte thjesht nje person qe merr persiper te drejtoje udhen per zhvillim.

    Dhuna nuk eshte mjeti i duhur, me dhune nuk hiqet Berisha, dhe zhvillimi nuk eshte i qendrueshem!
    Nuk eshte koha per revolucione, popujt kane mundesi ta tregojne forcen dhe pa revolucion! Thjesht duhet te tregojne kete!

    Neqoftese ne do te merremi vetem me ankime per Berishem dhe Edi Ramen, nuk do te bejme kurre dot ndryshim!

  7. shpulla § says:

    Mos harro Edi, Zoti eshte me ty, mos harro 21 janarin te shpetoi per 10 metra, (mos hyrja ne kryeministri ku ta kishin pergatitur gracken) dhe dhjete votat me 8-maj ku donin te fitonin me pak vota per te nxjere ne greve si qaraman. Ky eshte fati i fundit. pershendetje vella

  8. gogo says:

    EDI,me pelqejne shkrimet e tua,jane teper te sinqerta e dalin edhe nga shpirti i yne.Por,”s’behet vreshta me urata,por me shata e lopata” dhe ”derri do plumb”,jane dy shprehje lapidar te mencurise popullore. Pra,Sali Shpellari eshte demagog dhe mashtrues i shkalles me te larte,dhe nuk shqitet nga pushteti me shkrime dhe me parrulla.Njerezit jane te gatshem te te ndjekin,por duan qe t’i drejtosh,t’i udheheqesh ne protesta masive te pandaleshme e jo ne protesta me grafik,nje here ne jave apo ne muaj.KESHTU,AI DEL NE DRITARE DHE NA E BEN ME DORE.Duhet termet nente ballesh,qe t’i dridhet toka nen kembe.E hume nje here shansin,pas 21 janarit,nuk na (te) lejohet ta leme perseri te sundoje kete satrap te shpellave.O na udhehiq,ose liroja dikujt tjeter qe ka bythe drejtimin!Ne te duam!Na duaj edhe ti!

  9. sonila says:

    Po i shkon thika ne palce ketij populli nga qevirisja e saliut.Populli shqiptar e fali dy here kete hajdut dhe vrases,dhe besoj e kam shprese qe heren e trete nuk ja fal.Ketij njeriu me emrin Sali po i vjen fundi politik,biologjik,por nuk duhet ta lejojme qe ti vije fundi shqiperise.Jam e sigurt qe pjesen e jetes tjeter Saliu bashke me familjen nuk do ta jetoje ne shqiperi,per dy aresye:

    1-Sepse kete vend e beri ndertime pa leje dhe legalizime dhe plehra alla mallokce
    2-Me leket qe ka diferenca me qytetarin e thjeshte eshte e madhe,ose duhet te jetoje diku larg shqiperise ose do ta dergoje ky popull ne ……

  10. Kely J.Andress says:

    Z.RAMA. Lexoi me vemendje te gjithe komentuesit e nderuar te gazetes TEMA. Pak kohe me pare nje pjese e mire e tyre (perfshire dhe mua), kane qene dakort me ty per shume gjera dhe te kane mbeshtetur. Por kohet e fundit po shoh qe nje numer prej tyre kane filluar te ftohen me TY, kane filluar te ndjehen te zhgenjyer dhe te braktisur nga qendrimet TUAJA eklektike dhe te pakuptimta. Me beso qe me keto qendrime nuk je ne sintoni me hallet dhe bindjet e njerezve. Ke rrjedhje nga ana e fansave TUAJ. Kam shkruar diku ne nje koment qe per mua figura e Saliut eshte me e urryera, por krahasuar me figuren e Fatos Nanos, figura e Saliut me dukej e bukur si kukulla Barby.
    Ju lutem mos me detyroni te bej krahasime te tilla dhe me JU.

  11. Aliko says:

    Po Partia socialiste perse e miratoi ligjin ne menyre indirekte duke e bere votimin e kriminelave te PD.se te vlefshem? Perse ndenjet ne sallen e kuvendit kur e dinit qe pa prezencen tuaj formale ai ligj nuk do te votohej?
    Edi mos fol per demagogji. Ti mund te thuash vetem dy fjale qe ne se ky ligj shqyrtohet perseri ne parlament deputetet e PS nuk duhet te jene fare ne ate salle.

    1. Epirioti II says:

      Kur te zgjuarit si puna jote jane kaq te trashe dhe nuk e kuptojne, vaj me det ku jemi si komb.

      1. Berisha punon gjithmone me dy plane rezerve. Plani bazeishte: Sapo te nuhaste se opozita do bojkotonte votimin, Jozi do bente nje marifet te trashe qe ta shtynte votimin nje dite tjeter, kur ti vinin ata qe mungonin nga PD. Kete gje e ka bere 2 here vetem ne muajin tetor.
      2. Plani B. Per kuorum nuk nevojitej opozita por vetem 2 deputete te saj “qe jane kunder politikave te bojkotit”.
      3. Plani C. E kujt i rruhet per kuorum sa kohe votat i numeron Jozi. Besoj qe e di qe ligji i Censusit u miratua pa kuorum qe eshte shkelje e dyfishte e Kushtetutes.

      Garnitura e planit: Saliu do leshonte zagaret e tij ne media dhe ne KE qe politika e re e Edi Rames zgjati vetem 3 jave. Ai u kthye perseri tek bojkoti.

      Shyqyr zotit Edi me ne fund e kuptoje qe me Salen duhet llogaritur shume shume mire levizjet, sepse Saliu te hap gropa thithese ne cdo hap dhe te akuzon ty se i kishe bere vete gropat. Pastaj atentatin e perfundojne mercenaret e shumte te tij ne media, ambasada dhe ne Parlament Europian.

      Duke qene se dukesh djale shume inteligjent nuk po zgjatem se besoj u kthjellove. Edhe po tu dhimbs vertete atdheu mos prit por bashkoju atyre qe po dalin dhe protestojne kunder plehrave.. Meso nga ajo qe beri rinia sot ne 1000 qytete te botes. Meso nga ajo qe bene Arabet aty ku nuk kishte fare opozite.

      1. aliko says:

        Une nuk po marr vesh sinqerisht. Mundet qe njohurite e mia per sallen e parlamentit jene mbase jo te plota por une pata mendimin tim. Ky nuk eshte ndonje konkurs qe po nuk more ndonje numer pikesh ndeshkohesh nga manjake kritizere te panjohur si ti. Sa per ate trashesine kisha qejf ta tregoja vetem nje here por mbase nuk ja vlen te merrem me ty. Une as te njoh e ti nuk me njeh. Reagimi jot eshte i cuditshem dhe jo racional. Cpate me mua more rob zoti. Po je semure thuaj te te ndihmojme me ilace. Ti je njelloj si ata femijet e mbrapshte qe u thone te moshatareve te tyre ” a do te zihesh?”. Ti je tipiku i atyre personazheve qe thinjen me problemet e te tjereve.
        Me solle ne shteg diskutimin e nje fenomeni shume te mbrapshte qe besoj eshte shume i theksuar ne shqiperi. Qendrimi i semure kritik.Me vend a pa vend, i ftuar apo i paftuar del e kritikon njeres te panjohur per te bere poza dhe per tu bere protagonist.Kjo eshte vertet e neveritshme. Une them se kjo kohe ka ikur dhe njerezit kane halle e nuk kane nge te degjojne marrezirat e te tjereve. Ty po ta mban dil e kritiko p.sh. Saliun apo plot mafiaozlleqe te tjera.
        Ti me menyren se si me drejtohesh mua tregon standard te ulet. Une shpreha mendimin tim dhe nuk debatova me ty, as te kundershtova ndonje mendim tendin e as qe di nga bie.
        Per sa argumenton skam asgje per te thene se ti ke mendimin tend dhe une as qe kam ndermend te debatoj.
        Me menyren si reagon ti duket se vuan nga ndonje eksitim i brendshem qe mund ta kete burimin nga ndonje substance e dyshimte apo qe mund te kesh lindur shtatanik dhe te kane dhe ne piper dhe uthull kur ke lindur. Ato pak mend qe ti ka falur zoti mos i bej nul me sjelljen tende te semure. Ti ke karakter te deformuar po ckusur kane njerezit atje tej te durojne marrezite e tua. Sjellja jote eshte e pakendeshme dhe asnje sdo te preferonte te te afrohej .Ti mund te jesh mbase ndonje politikan e deshtuar qe ke ngrene ne grazhden e partise. Me sa duket te ka marre urija perseri dhe si derri i egersuar u vervitesh kalimtareve te rastit.
        Koha i selekton njerezit ngjarjet dhe faktet. Ashtu do te veproje edhe me ty. Asnjeri seshte me imunitet.

        1. Epirioti II says:

          Aliko, si mund te kete dicka personale me dike qe nuk mund te njihesh? Sikurse e thua dhe vete Qendrimi i semure kritik ben dem. Une kam lexuar dhe degjuar shume veta kete muaj te thone po ate qe the ti, dhe thjesht zgjodha reply mesazhit tend per te trajtuar argumentin.

          Nje trainer i madh ne NBA ka thene “kur gjerat shkojne keq kritiko dhe kerko me shume nga lojtari me i mire, sepse te merresh me te tjeret nuk ka vlere”. Une tu pergjigja ty sepse mu krijua ideja qe ishe inteligjent, me integritet dhe qe e do me te vertete demokracine. Pergjigjia jote fundit nese eshte e sinqerte me bene per te qeshur sepse i paskam rene pak ne shenje.

          Te kerkoj falje qe u ndjeve “i keqperdorur”. Keshille miqesore, lexoji edhe nje here me qetesi mesazhet e tua me sy nga jashte. Te besh radiografine e vetes eshte sport shume i veshtire, por kur e ben arrin shume.

          1. Aliko says:

            FYI.
            Nuk eshte mire te kete keqkuptime. Ok une i terheq ca teprime te panevojshme. Duhet te jemi me te duruar dhe te matur kur flasim.
            Fjala eshte si plumbi. Po nuk e mate dhe e leshove nuk kthehet me e te vret shume. Ne bejme dhe gabime dhe e rendesishme eshte ti kuptojme dhe te reagojme pozitivisht. Jemi njeres ne fund te fundit. Vetem keshtu fitojne te gjithe.
            Ne per te shprehur te njejtin mendim u desh te bejme perplasje te panevojshme.
            Sinqerisht i terheq shprehjet e supozuara ne shenimin e mesiperm.

            Te pershendes dhe uroj mbaresi kudo qofsh.

      2. anticensurë says:

        epiriot i II!
        sala mund të ketë dhe planin 5,6,7,8,9,…..
        kjo nu kdo të thotë ndonjë gjë,por ti bëj atë që duhet të bësh!
        PSja të mos lejojë të krijohet kuarumi me deputetët e saj!këtë mendoj se mund ta bëjë,tjetër nuk mundet!kanë frikë!
        sa për ndërkombëtarët mos u merakos ata e bënë “burrë shteti”planifikuesin e mirë!dhe do ta quajnë të tillë përsa kohë nuk do ti dalë dikush kundër!sot për sot askush nuk është kundët tij!si rama dhe ti!ju jeni për gili vili!me gili vili nuk rrëzohet diktatura!maksimumi mund ta bësh të qeshë!

  12. Besa says:

    Kely e ke gabim, Edi luftoi por nuk e mbeshteten.Shiko se çben Kastrioti e te tjere. Nuk i dilet po nuk e mbeshtetem ne populli. Ai i beri me mish e me shpirt por nuk ja doli dot i vetem. Mos u zemero kot po lufton por ti e kupton qe eshte shume e veshtire, mezi binden njerezit ndonese e kane thiken ne palce nuk dalin te protestojne. Ky popull jemi ne.

    1. anticensurë says:

      besa moj pesimiste!
      ne jemi ai popull që luftoi fashizmin!
      sepse kishim udhëheqje!
      ne jemi ai popull që ndërtuam shqipërinë!
      sepse kishim udhëheqje!
      ne jemi ai popull që shkatërruam të gjitha ato që ndërtuam!
      SEPSE KEMI UDHËHEQJE!
      ne jemi ai popull që u ngritëm në maj’10 dhe në 21 janar!
      SEPSE MENDUAM SE KISHIM UDHËHEQJE!
      “Ai i beri me mish e me shpirt por nuk ja doli dot i vetem”
      me të vërtetë mendoni kështu moj zonjë!??
      po si është e mundur të mbajë tërë atë pushtet mbi partinë me mbështetjen më të madhe në popull?
      i vetëm!!??
      thirri mëndjes para se të shkruash!
      mendoje pastaj shkruaje!

  13. sadiku says:

    Drejt e ke O EDI por SALA eshte nje KRIPTO-KOMUNIST qe nuk bindet dhe nuk e leshon kolltukun pa ja djege me benzine.
    Nuk kam pa ne jeten time NJERI-IDIOT-GOMAR si KY krye/minister,dhe une qe shkruaj jam 67 vjec per fat te keq por i kam mbushe para 5 muajsh.

  14. nastradini says:

    Edi Rama, populli qe te perkrah pret nga ty jo shkrime te bukura per ceshtje qe i dine te gjithe. Ai kerkon nga Kreu i opozites ne radhe te pare: A do t’i nxjerre para drejtesise vrasesit dhe kriminelet, kusaret dhe mashtruesit e pushtetit mafioz te Sali Berishes? apo do t’i dergoje me pushime ne Vjene per te harxhuar paret e grabitura dhe per te kaluar ditet e mbetura ne lumturi idilike? sic bete me Sali Berishen ne 97-n dhe 98-n. Sic u procedua me Fatos Nanon. Por sic eshte proceduar edhe me pinjollet e Enver Hoxhes dhe me demonet e vampiret e tij. Sepse po degjojme zera qe kur te merni pushtetin do te silleni bute dhe me respekt per opoziten e Saliut. Qe e degjuma nga ditmir Bushati ne OPINIONIN e Fevziut. Sepse po te jete keshtu me mire mos shkruaj fare. Se shkrimtare ka me thase ne vendin tone.

    1. anticensurë says:

      nastro ramës nuk i leverdis mbështetja e popullit!ai nuk do ta rrëzojë berishën me “popull”,për të vetmen arsye se nuk do ti dënojë hajdutët e sotëm!po dënoi hajdutët e sotëm nuk mund tu zërë vëndin!në vjedhje kur të vijë ë pushtet!mesa duket ky është synimi i tij dhe i grupit që e ndjek pas!të “përzërë saliun” para se ai të ketë gllabëruar gjithçka!
      “ta përzërë”për të patur mundësinë për ta zëvëndësuar në gllabërime!
      ta bëjnë me rrotaciaon!”unë stë dënoj ty,ti mos më dëno mua”!

  15. luis says:

    Dean komenti yte eshte shume i sakte dhe pothuajse edhe une jam i atij mendimi,por nganjehere them se nuk duhet humbur shpresa.
    Shpresa vdes e fundit thote nje fjale e urte prandaj them se duhet pritur akoma.
    Jo se gjerat negative ne kete vend nuk kane arritur kulmin por sepse akoma nje pjese nuk eshte ndergjegjesuar per anet negative te kesaj qeverie,nje pjese e madhe jane te revoltuar por qe qendrojne pasive,dhe nje pjese jo e vogel qe jane komplet injorante dhe shpirtkeqinj qe edhe sikur mireqenja te ishte ne nivele europiane me Edi Ramen ne krye bie fjala,ata duan ta refuzojne ne menyre kategorike se nuk e duan prej tij.
    Kur them injorante dhe shpirtkeqinj nuk jane vetem ata te pashkolluarit dhe ruralet por jane edhe shume pseudo intelektual qe vuajne nga smira dhe xhelozia.
    Per nje komb te qyteteruar kjo qeveri do kishte marre fund me kohe,por tek ne duhet te presim.
    Mendoj se nuk eshte faji i Edi Rames per mosveprim konkret por i joni si popull,sepse per hallet tona nuk duhet gjithmone te na beje thirrje ai.
    Ai u corr dy vjet por indiferenca jone e la ate ne balte,e per kete arsye nuk u arriten ato objektiva qe i kishte parashikuar se do i realizonte me mbeshtetjen tone.
    Atij si mbetet arme tjeter perpos rruges se ligjeve,nersa ne sovrani po te jemi te vendosur ia tregojme vendin ketyre maskarenjeve.
    Besoj se do te me mirekuptoni se ne fund te fundit te gjithe jemi per nje qellim.

    1. Dean says:

      Shoku im?!, eshte e gjitha 1 iluzion.Ne nuk bejme gje tjeter vecse RICIKLOJME Injorancen,Perversitetin,Ligesine,Poshtersine,……………………………………………Frikat tona,qe kemi fituar nder Shekuj.Nuk ndryshojme dot ne per 2 vjet.
      Ne jemi si ajo foshnja qe ka lindur me demtime ne Tru.Sado te mire te jene doktoret perreth,eshte dicka Gjenetike,e Lindur dhe nuk mund te Rikuperohet.Shiko Mali i Zi dhe Maqedonia.Shtete te sapoformuara me Identitet te dyshimte,dhe prape kane me shume qetesi se ne,sepse nuk eshte problem vecse VARFERIA.Ka varferi dhe ka per te pasur sa te jete Jeta ne Toke,ne shume vende te botes.Ajo qe eshte e rendesishme eshte PAQJA Shpirterore dhe qetesia, qe ne si shoqeri nuk i’a kemi siguruar dot KURRE Vetvetes dhe Individit.Per rrjedhoje,gjeja me e ARSYESHME qe dikush mund te beje eshte te ARRATISET nga ”Atdheu” i vete.
      Ketu ku jam une,njerzit te marrin gjak ne vetull,krimineli qe eshte duke ndjekur me vrap viktimen e vet,me pistolet ne xhep,perplaset me ty dhe pak i skuqur ne fytyre te thote:”I am Sorry”.KAQ KRIMINELA te sofistikuar jane,e megjithate KURRE nuk kam pasur as1 problem me ata.
      Por kam pas problem me BARBARET e Shqiperise se Siperme,”My FUCKING Albanian Brothers”
      Prandaj ne nuk bohemi dot KURRE NE,sepse BARBARET e Veriut kane filluar 1 fushate per Dominimin e Shqiperise dhe e konsiderojne ate si PRONE te tyre.
      Zgjidhja: NDARJE.
      Ata ne pune te tyre,NE ne Punen tone,pa te presesh sa te edukohen ato MONSTRA NUK I’A vlen,pasi eshte vetem 1 Jete…………etj.
      Gjithe te mirat

  16. Leka says:

    Mire mo Rama, pa me thuaj kush ja la ne dere Shqiperise dhe shqiptarit plehrat shume me toksik, shpirteror dhe fizik, prej kaq vitesh.Qartesisht ju Rama.Shqiptari ju dha parlamentin,kryeministrine, bashkine dhe ju duke i lene qe t ja u marrin ato,ne dite me diell,hajdutet orientale-komuniste,ahere shqiptari ne planin praktik ju ndjen qe te jeni bere pale me ta.Ata dihet qe per ate formim qe ka i pari i bandes se tyre, vetem pune teper te mbrapeshta mund te bejne, kurse mbi ju, qe ke nje formim krejt ndryshe,vazhdon te rendoje nje pergjegjesi e paperballueshme per tere keto vite, jo te shkuara kot,por te nje thellimi te pakthyeshem te shkaterrimit shqiptar ne gjithe komponentet e tij.Kam mendimin se friken dhe squlljen ne partine tuaj e gjeneron kryesisht garda e vjeter, per te kaluaren e hereshme te tyre, apo per ato qe kane vene me pas dhe qe nuk duan ti humbasin.Demokracia qe te fitoje ne rradhe te pare duhet gjoks dhe mendje idealisti, mbasi ne vazhdojme te jemi, ne piken zero,pra ne fillim te viteve 90, ne planin e pushteteve.

  17. erind says:

    Rrofsh e qofsh ed efendi qe me keto tituj u tregon gjithe shqiptareve qe ti e topi jeni nje !

  18. berati says:

    O Ed rama edhe ne 2013 do ta fusi sala prap se e ariti qellimin bashk me gjith nanon po e percan ps dhe do te ikin nja 5a6 deputet do bejn parti me vete edhe ti prane vent numero po nuk zgjidhe ngercin ne ps se gje as ne zgjedhjet e ardhshme prap ate bishen do kemi ne krye dhe kjo do jet me fatalia per popullin shqipetar…

  19. Guri i Bletes says:

    Duke e lexuar shkrimin tend,mu kujtua dalja jote me mikrofon,ne fillimet tende te politikes.Dhe pikerisht sot me shume se kurre ka ardhur koha ,qe te marresh mikrofonin perseri dhe te flasesh po me ate ton,dhe ne krye te udheheqesh popullin,per pastrimin e vendit nga plerat ,qe po shkaterrojne kete vend,dite dhe nate.Vetem ju mund te rrezoni,kete pushtet felliqesirash.

  20. rroku says:

    Po si more djema, shkruani komente pa lexuar asgje rreth ketij projekt ligji te kthyer!
    Si ka mundesi qe nuk pyesni te pakten se si dhe cfar eshte shkruar ne kete projekt!
    A dini shkrim e kendim, a keni sado pak sens te mendimit te pavarur rreth se vertetes. Kesaj ne gjuhen popullore i thone: Fluturo gomari, po gomari fluturon!!!
    Vini re qe ne shkrimin e Rames behet vetem propagande pa dhene asnje argument perse dhe si duhet bere nje ligj me i mire.
    A e dini se me ligjin ekzistues plehrat po na mbysin dhe qe dicka duhet bere e ndryshuar. Futeni pak trurin ne pune dhe lexoni midis rreshtave.

    1. mira says:

      o rroku.dakort me ligjin per menaxhimin e plehrave tone spo themi gje bile sa kakaris si gjel tuj genjy e mashtru se bera ket e bera ate ti kishte menaxhu me koh plehra tona se ka 6 vjet ne pushtet por s’jemi dakort me plehrat e botes dhe se kuptoim cka doin ato ne shqiperi athuase ska toke italija,gjermanija ,austria etj ku ti perpunoin.kesai i thon te vij tjetri e te dhjes ne shpi e ti ta pastrosh.kete na spjego ti qe lexon se ne se kuptoim.

  21. ermiri says:

    Plehrave industriale mbase ja gjen dermanin me ane te riciklimit, por imagjinoni c’peshtjellim ka sjelle dhe do sillte riciklimi i “plehrave” politike.

    1. anticensurë says:

      nuk ka nevojë për imagjinim e ermir!
      po e shohim përditë!
      këta politikanë që kemi,janë plera të ricikluara!
      ata po bëjnë gjithçka për të qënë të riciklueshëm!

  22. luis says:

    Ty more Rrok te qenka bere koka rrote nga dashuria qe ke per Saliun.
    Po si te gjithe ju pseudodemokratet flisni me nje gjuhe si kryekari i juaj.
    Eshte e qarte se muti vetem miza mbledh rreth vehtes.
    Hajt tung Rrok shko e shkruaj tek koha e jone se atje e ke forumin e dashurise suaj e mos e perlyej kete gazete te dashur per ne qe deshirojme nje te ardhme pa plehra.

  23. Niko says:

    Berisha pjesen me te madhe te kohes nuk merret me pune te zhvillimit ekonomik te vendit dhe uljes se nivelit te varferise etj,sepse ai nuk eshte ne gjendje dhe punet ne kete drejtim ja u le ti bejne vartesit edhe ata ashtu si mundet e prandaj jemi ne kete gjendje te mjerushme.Por nje gje dije mire o Edi Rama,se Sali Berisha gjithe diten e dites mendon e krijon hamendesira si ti kundervihet opozites per cdo problem qe ajo ngreh dhe kete pune e ben shume mire.Prandaj mos u terhiq per ato cfare ke kerkuar ndaj beut Sali,por kembengul deri ne realizimin e tyre ndryshe po te morri edhe ato dy tre poste kyce qe kerkon behet mbret dhe atehere morri ferra uraten thote populli.Nuk shkulet me pushteti dhe shteti i Saliut jo deri sa ai te jete gjalle por edhe me tej.

  24. Leone-53 says:

    Keni dhe ju gabimet tuaja. Qendrimi ne salle kur votohej ligji ju “tradheton” keqazi! N.q.s pretendon se je i paster (kete mund ta them vetem per vitet e para, ‘2000) largohu nga ata qe jane bere “perbindesha” ne pasuri, qe mund te jesh edhe ti nder ata?!.. Populli shqiptar besoj se duhet te ket “frik” nga keto gjera!…

  25. sherifi says:

    Z.Rama po sali gerdeci e bene qellimisht qe te mes hyj ne europe shqiperia per; 1- nuk vjedh dot me se europa ka te tjera legjislacione dhe te nxjer bythen zbuluar, 2-nuk vret dot protestues ne mes te bulevardit, 3-dhe me kryesorja (qe ju me duket nuk po e kuptoni) qe te vjedhi perseri votat ne 2013 te mari dhe njeher pushtetiin ,te shesi dhe malet qe i kane mbetur shqiperise dhe pastaj ska me nevoj se vete per efekt te moshes deri ne 2017 do jua dorezoi juve, do ju dorezoi nje shqiperi qe me gjendjen qe e ka katandisur dhe do vazhdoi ta rjepi deri ne skelet pastaj eshte shum vone dhe ai vend nuk ka per ta marre veten kurre.prandaj mos u merni shume me editoriale por ngrieni popullin se po pre ti udhehiqni.

  26. Tirona says:

    po me llafe te merr ne qafe ti o Edi, po ce do qe deri aty shkon. para se te qurravitesh ne blogun tend thuaj atyre deputeteve k*** te partise tende qe te bejne bojkot ateher kur duhet. nqse nuk do kishit marr pjese ne votim ju do ishin vetem 69 deputete dhe nuk kalonte ligji. apo keni marr dhe ju pjesen tuaj nga mafia????

  27. ELENA GJIKA says:

    HA HA HA EDI RAMA FLET PER EVROPEN PO KU DI KY QESHTE EVROPA?

  28. sherifi says:

    Pyetje per z. Rama ; nuk e di nese i lexoni keto komente qe bein lexuesit? dhe nese i lexoni e kuptoni qe te pakten 80 perqind e komentuseve kerkoin qe ju te viheni ne krye te protestave ne mbare vendin. me kujtohet nje shprehje e nje tropojani te nderuar ne fushaten e v.2009 qe tha ;”nuk hik sala me lule o z. Edi une jam vet nga tropoja” tha burri i mencur.

    1. nor says:

      @sherifi; me te vertete qe na merziti me keto budalleqet e tij. pffffff, mendon se po pjerdh berisha nga editorialet!!!

  29. memecit na i erdhi goja says:

    urime presidentit qe ka treguar kurajo, force dhe integritet perballe qeverise se korruptuer te sali-babes dhe 40 hajduteve gjithashtu edhe mafias se plehrave. NUK ESHTE E LEHTE!

    urime dhe edi rames qe e mbeshtet presidentin dhe denancon kete qeveri plehrash.

    tani po tregon se je opozite, nese vazhdon keshtu populli do te mbeshtesi me shume.

  30. memecit na i erdhi goja says:

    edi rama e ngriti popullin ne proteste dhe sali krimineli qe ka ngjyer duart me gjakun e te pafajshmeve qelloi pa meshire.

  31. I paparashikueshmi says:

    Nga nje qeveri pleher dhe nga ca qeveritare plehra, ne kuptimin e pare te fjales, c’fare do presesh? – Vetem plehra! Ata duhet te fshihen dhe te groposen! Ndoshta ky ligj duhet te pershtatet per vet qeveritaret tane…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje