Referimi tek “konfliktualiteti” i klasës politike shqiptare po bëhet një refren i neveritshëm. Sa herë dështon Shqipëria, sa herë ne nuk arrijmë të plotësojmë dot detyrimet për të qenë një vend me statusin e kandidatit për anëtar të Bashkimit Evropian, apo sa herë në vend rritet tensioni politik, gjithmonë shfaqet receta e neveritshme e “konfliktualitetit” që formulohet jo vetëm nga diplomatë të huaj, por dhe shqiptarët.
Kjo situatë nuk është vetëm tani, por ka qenë po kaq e pështirë dhe kur dualiteti në vend ka qenë mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës.
Së pari, nga pikëpamja politike, termi konfliktualitet nuk mund të konsiderohet i dëmshëm në një demokraci të shëndoshë. Debati politik, bile dhe tonet e ngritura, nuk i bëjnë aspak keq demokracisë, nëse ajo funksionon dhe impakti i opinionit publik reflektohet në zgjedhje të lira.
Problemi që ka Shqipëria nuk është konfliktualiteti politik, por mos respektimi i rregullave të lojës, të cilat do të vazhdojnë të prodhojnë gjithë jetën konflikt.
Le t’i hedhim një sy historisë të të ashtuquajturit konfliktualitet “Berisha- Rama”. Konflikti i tyre i parë ka pasur të bëjë me përpjekjen e Berishës për të diktuar autoritetin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, duke anuluar dhe prishur një vepër publike siç ishte mbikalimi tek Zogu i Zi. Në themel të konfliktit ishte një interes privat i Familjes Berisha për një pronë që ia ulte vlerën mbikalimi, por në opinion publik u paraqit si një përpjekje e Berishës për të diktuar pushtetin lokal të Ramës. Konflikti shkoi nga rruga në Gjykatë Kushtetuese dhe ajo i dha të drejtë Edi Ramës. Por pasojat mbetën. Askush nuk kërkoi që Berisha të paguante për këtë që bëri për interes të shoferit të djalit të vet.
Konflikti i dytë i madh politik mes tyre kanë qenë zgjedhjet lokale të vitit 2006, të cilat u shtynë për vitin 2007 nën dyshimet e Edi Ramës se Berisha nuk po jepte garanci për standarde zgjedhjesh të lira. Berisha pranoi të ulej në bisedime pasi konsumoi në krah të tij dhe Fatos Nanon, dhe i humbi thellë zgjedhjet në Tiranë.
Konflikti i tretë i rëndësishëm i tyre ka të bëjë me zgjedhjet e vitit 2009, ku pas një krize më shumë se një vjeçare, Berisha nuk pranoi as të hapte kutitë dhe as materialet zgjedhore të atij procesi të manipuluar. Falë koalicionit me LSI, Berisha arriti të bëjë numrat për të qeverisur dhe diktoi gjithë shmangien e procesit të transparencës së zgjedhjeve. Askush nuk këmbënguli që Berisha duhet të paguante për këtë poshtërim publik të opozitës dhe dhunim të parimit të transparencës së zgjedhjeve.
Zemërimi popullor u rrit ndaj qeverisjes së pushtetit të Familjes dhe më 21 Janar mijëra njerëz dolën në rrugë të zemëruar dhe thuajse jashtë kontrollit të opozitës. Ata u përplasën dhunshëm me policinë, e cila i shpërndau lehtësisht, dhe pikërisht kur demonstrata po përfundonte, dy njerëz burracakë të fshehur pas xhamave të blinduar të kryeministrisë, Sali Berisha dhe Lulëzim Basha dhanë urdhër të qëllohej për të vrarë. Katër vetë mbetën të vdekur dhe dhjetëra të tjerë i ruajti Zoti dhe vetëm i plagosën. Dhjetë fëmijë kanë mbetur jetimë nga urdhri mizor i Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës. Ata janë të vetmit jetimë në botë që kanë parë me sytë i tyre si ua kanë vrarë prindërit. Ndryshe nga jetimët që s’dinë ku e kanë nënën apo babanë, ata jetimë jo vetëm dinë si u janë vrarë prindërit, por dhe kush ua ka vrarë. Jam i sigurt se silueta e hijes së dy burracakëve pas xhamit të blinduar nuk ka për t’i ikur kurrë nga mendja secilit prej atyre fëmijëve dhe kur të bëhen burra derisa të ndahen nga kjo jetë. Unë nuk di ndonjë arsye tjetër më të madhe se kaq për të qenë në konflikt pala e vrarë me vrasësin. Pas këtij krimi të shëmtuar dhe të pashembullt në asnjë vend të Evropës Lindore dhe Perëndimore pas vitit 1990, Sali Berisha jo vetëm nuk u ndëshkua, por dhunoi hapur kryeprokuroren e Përgjithshme duke e kthyer në letër higjienike urdhrin e arrestit për gjashtë gardistë të akuzuar si të dyshuar për vrasës. Ai po ashtu nuk ngurroi ta quajë kryeprokuroren lavire, Presidentin horr, kryetarin e SHISH-it puçist dhe gazetarët pjesë të pucit. Të gjithë, sidomos disa diplomatë perëndimorë, harruan standardin e demokracisë, harruan viktimat dhe u përqendruan tek kujdesi për të qetësuar vrasësin. Të gjithë kishin hall si të qetësonin Sali Berishën se mos çmendej akoma më shumë. Të vrarët në një demonstratë në demokraci u tentua të harrohen dhe filloi të njëvleftësohej ankesa e të vrarit me ulërimat e vrasësit duke u quajtur konfliktualitet. Nën këtë klimë të pështirë amorale që barazonte viktimën me xhelatin, u shkua në zgjedhjet e 8 Majit, të cilat u fituan në gjithë qytetet e Shqipërisë në mënyrë plebishitare nga opozita. Sali Berisha futi duart në zonat e errëta të vendit, në fshatrat e braktisura dhe të pashpresa, duke blerë dhe manipuluar rezultatin e duke kthyer Aleancën për Qytetarin në një fitore në zonat fshatare të Shqipërisë, në mënyrë të pamerituar. Në Tiranë, me gjithë industrinë e manipulimit të votave, Edi Rama u shpall fitues me dhjetë vota para. Pa asnjë mëshirë dhe turp, Berisha përmbysi rezultatin me një Kolegj Zgjedhor të ndëshkuar ndërkombëtarisht nga raporti i ODIHR. Përsëri asnjë pasojë. Përsëri filloi të relativizohet e keqja dhe të legalizohet vjedhja. Njeriu që kish vrarë katër muaj më parë, tashmë filloi të buzëqeshë nga zyra e vjedhur në qendër të Tiranës dhe të organizojë aktivitete servile me qëllim të përfshinte diplomatët e huaj në fotografi në krah të tij. Disa i thirri në zyrë e të tjerë i begenisi duke u organizuar festa në bulevard dhe i mori ato fotografi. I mori, por konflikti mbeti. Vjedhja mbeti. Të vrarët mbetën. Jetimet janë po aty.
Dhe tash kur kthen kokën pas për të parë përse ka “konfliktualitet” mes Berishës dhe Ramës, shikojmë se ka vetëm për vota të vjedhura, për pasuri publike të shpërdoruara, për interesa të Familjes Berisha dhe për të pushkatuar politik në mes të bulevardit. Për histori të tilla “ky që quhet konfliktualitet” në Shqipëri është një luks. Për të pushkatuar politik dhe zgjedhje të lira, njerëzit kanë përmbysur vendin. Është pikërisht ky relativizim që i bëhet shkaqeve të konfliktualetit, që bën që ne të kemi faktorë të dobët opozitarë në vend dhe të përpiqemi të mbysim opozitën zyrtare në një lugë ujë.
Shqipërinë e ka penalizuar pikërisht mungesa e një opozite të fortë, mungesa e një infrastrukture opozitare që duhet të mbyste revanshin anti-perëndimor të Sali Berishës. Dhe kjo s’ka të bëjë me opozitën zyrtare. Ajo është viktimë e këtij procesi. Ajo është vjedhur dhe vrarë dhe shumica e atyre që flasin për demokraci dhe Evropë Perëndimore e kanë lënë në baltë. Nëse media, shoqëria shqiptare dhe diplomatët do të ishin në një zë se Sali Berishës nuk do t’i falej vjedhja e votës, nuk do diskutonim sot për konfliktualitet. Nëse të gjithë do ishim dakord se Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës nuk do t’i falej gjaku i katër të vrarëve për arsye politike, sot nuk do flisnim për konfliktualitet. Nëse do binim dakord se Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës nuk do t’i falej përmbysja e rezultatit në tavolinë, kapja e shtetit dhe drejtësisë dhe përpjekja për të eliminuar opozitën, sot nuk do flisnim për konfliktualitet. Konfliktualiteti ka kuptim në një shoqëri ku dy palët janë bashkëfajtore dhe bashkëpërgjegjëse dhe krijojnë konflikt artificial për të tërhequr vëmendjen nga përgjegjësia. Këtu një palë është hajdute dhe tjetra e vjedhur, një palë është vrasëse dhe tjetra e vrarë dhe askush nuk mund të barazojë brohorimat e atyre që u gëzohen vrasjeve dhe vjedhjeve me rënkimet dhe dhimbjen e të vjedhurve dhe të vrarëve. Ky vend do të shkojë drejt Perëndimit kur ta meritojë dhe do ta meritojë kur t’ia bëjë të padurueshëm jo vetëm qëndrimin në pushtet, por dhe qëndrimin në liri Sali Berishës, Lulëzim Bashës dhe gjithë atyre që kanë vjedhur për të qeverisur dhe kanë vrarë për të mbajtur me dhunë pushtetin. Asgjë me perëndimore se konflikti me këtë specie nuk ka për Shqipërinë dhe asgjë më anti-perëndimore se barazimi i viktimës me xhelatin nuk ka në këtë histori.
DUHET FUTUR NE HISTORI AJO DITE QE TE KA SHKEPUTUR TY O Z. BAZE NGA SALI KATRAHURA…..
ME GJITH KETO ANALIZA TE TUAT E KE KTHUER TAMAM NE LETER HIGJENIKE…..
SADO TE REZISTOJE PRAP VENDIN NE HALE E KA…..
Mero, bej nje pune te mire dhe jepja ndonje nga keto shkrime brilante Edi Rames qe ka ngelur ne dore te truthareve snobe si Erion Velia dhe Saimir Tahiri. Boton idiotesira me Marilyn Monroe dhe Jon Lennon dhe pastaj ankohet pse Ben Malaj, Ben Blushi dhe ata pak njerez qe i kane mbetur PS-se pijne kafe me Nanon. Po pse do te presin Edin qe ka 6 vjet kryetar i PS-se dhe nuk ka hedhur nje ide per te qene, por pret pas b… se Saliut si puna e qenit pras topeve te dashit. Bojkotoje ate soj legeni dhe parazitet qe e rrethojne se, me sa duket, Tema eshte e vetmja opozite qe i ka mbetur ketij vendi.
Perderisa Shqiptaret do te lexojne artikujt e Meros e do te ndjehen te lire; do te degjojne batutat e Edit dhe do tu vijne humori Salih Berisha do te beje cte doje ne Shqiperi si deri me sot. Ne se ka pasur nje njeri qe cdo llogari e mbrapshte i eshte realizuar ai eshte Neroni i Shqiperise. Saliu e ka kuptuar se ne ende presim lugen e floririt, Shqiperine si gjithe Europa…. nga lart si nje here e nje kohe. Ne akoma presim Liderin si Ebrejte Messian.
Shqiptare, zoti Mero po ju hape syte qe ju te merrni fatin e femijeve e familjes tuaj ne duart tuaja si qytetare e jo si huligane. Mero e kreu misionin e tij guximtar, tani jeni ju qe do shpetoni ate qe mund te shpetohet ne mes te kesaj katrahure. Ofshamat e ankesat lirojne vuajtjet por te keqen e lene po aty. Nderkohe si cdo tiran Saliu vazhdon i qete rrenimin e Shqiperise.
Shqiperia eshte lodra e tij sepse secili nga ne e ka braktisur.
Hallall o MERO BAZE,je ti qe po ben 1.ooo.ooo here me shume opozite dhe je bere Figura numer nje e gjithe popullit tone.Populli te nderon e te respekton brenda e jasht Shqiperise .Hallall o MERO BAZE.
Z. Mero Baze!
Shkrimet e tua jane nje ndricim i madhe per njerezit e ndershem, per ara shqiptare qe duan liri, demokraci, nder dhe drejtesi. Problemi eshte teper i nderlikuar. Ne, populli, mund te themi shume gjera dhe te kerkojme largimin e ketij kryeministri karagjoz, sa keq per nje popull kur kryeministri i tyre eshte karagjoz, te ngrihemi ne protesta dhe manifestime, por te gjitha keto nuk do te kene vlere, per sa kohe qe ky karagjoz perkrahet, mbeshtetet dhe financohet nga “nderkombetaret” qe kemi ketu. Persa kohe keta do ta mbajne ne pushtet, edhe me force, ai nuk largohet nga karrigia. E verteta eshte se e duan, e duan dhe shume madje, sepse ky kryeminister i ka paguar, u ka dhene karta bianke per cdo gje, per biznes dhe interesa te tjera qe jane edhe kunder interesave te Shqiperise. Dhe populli i njeh keta “nderkombetare” qe po “cfiliten” per te “ftohur” gjakrat. Ne dime se sa trim eshte Sali Berisha, por kur nuk e kap njeri per veshi dhe t’i thote “Ndal!”, ai keshtu ka per te vazhduar ne jete te jeteve.
MERO je nje gazetare i pa hariteshem ne fushen e gazeterise, cdo gje te shkruar na ju dhe zoti BLEDARE MANE e lexoj me vemendje te vecante .PSE? Sepse jeni realiteti i diteve te veshtira qe po kalone SHQIPERIA, na nje grup politikanesh te pa pergjegjshem per as gje qe i perket ekonomise dhe krenarise kombetare, megjithe ju flm te gjitheve njerezve te mire e patriot qe perpiqen sa do pak per te miren e kombit .
kjo eshte e verteta e e konfliktiti te inskenuar djallezisht e qe cuditerisht perendimoret,vazhdojne ta kodojne thjeshte, si konflikti “berisha -rama ” ….Djallezisht e kodojne keshtu kodoshet antiperendimore,te perendimit,por qe sipas te gjitha gjasave,jane blere shtrenjte nga vrasesi,hajduti dhe antiperendimore Sali Berisha…Une ju pergezoj i nderuar Baze ,per kete qendrim permanent Tuajin,si te paktet njerez ne kete vend,qe finses antishqipetare te Sali Berishes, ja kini hequr e vazhdoni t’ja hiqni petkat , duke e shfaqur,perpara opinionit te gjere, lakuriq ,paskrupulltesine e tij…
qe cuditerisht perendimoret,vazhdojne ta kodojne thjeshte
Nuk ka asgje te cuditshme zoteri.Worfarth eshte derguar me nje mision te qarte nga Grosuk, miku i familjes mafioze Berisha.Arvizu eshte derguar me mision te qarte pas lobimit te Clark dhe Engel per kontratat dhe aferat me qeverine dhe mbeshtetesit e qeverise Berisha.
ka mundesi te jete keshtu,,,, ose ka mundesi ta bejne per shkak se s´duan trazira ne rajon,, ose per shkak se s´u intereson shume…..
Per c´fare d lloj arsye qe ta bejne ata,,,, NE S´DUHET TE KOMPLEKSOHEMI SI KALAMAQ DHE TE PRESIM TE NA SJELLIN DEMOKRACI CA BUROKRATE ORDINERE QE U DUKET VETJA DHE SILLEN SI ROCK STAR KETU::::
Kur 10 fshatare nga Lazarati marrin rajonin e policise se nje qarku (Gjirokastres) 1 here ne 6 muaj kur u bllokojne “barin” do te thote se ky shtet bie po te behen 200 veta,, jo me tulla si ne 21 janar, po ashtu sic e ka hak ky pushtet fshataresh…
eshte fatkeqesi per ne qe je i vetem….sikur te kishte dhe disa te tjere te shkruanin te vertetat e regjimit ,ndoshta do te zgjuhej ky popull…
Konflikti i salinucit me edvinin filloi atehere kure salinuci kuptoj se po frynte nje ere e re politike ne Shqiperi, pas ikjes nga politika e Fatosit . Kjo ere e re do mirte me vete plererat qe do ti dilnin perpara aty filloi frika e salinucit. Dhe me kalimin e kohes plehrat u mblodhen bashke nano,meta ,salinuci dhe jane bere toke bashke i si merre dote me era ! Te flasesh per c’fare ka bere salinuci na kane lodhur vetem kur i mendojme e jo ti kesh heq si populle , c’fare do shkrimi c’fare do qe ti thuash mjerani nuk degjone ,ai eshte bere si ai luani plake qe po jep shpirt dhe do sa me shume te marri me vete .Nje gje te mire ben ne Rumani pas renies te diktatorit e zune dhe vune plumbin ate fate uroje te kete edhe sali berisha .
Shume e drejte
S’kemi c’te komentojme, pervecse te falenderojme. Faleminderit Mero !
per ate kercenim te ndyre qe beri sala ne parlament çfar qendrimi mbajten partneret e tij?duhet te ikshin te gjithe,por kjo eshte ngjyra e politikaneve ne vend.llapin,ofendojne,harrojne problemet e popullit,e ngrihen gjerat personale te tyre.jane njelloj,e pa nivel.
Nji analize e perkryer dhe nji vlersim i shkalles superiore,vazhdoje ta lexoje artikujt tuaj z.Baze edhe te Bledit e te znj.Dervishi….me lajn me goje te hapur,kjo qeveri vrasese dhe hajdute meriton edhe ma shum ,por ju jeni me shume kulture dhe edukate,bani mire me marre edhe ndonji shprehje tonen popullore(p.sh…keshtu ka share shkodrani)sepse meritojne edhe sharje aty ku te jene ma te ndytat per kete malcore te pa gdhendun
Mungesa e një opozite të fortë, një rini indiferente, sindikata të mbaruara, etj. bëjnë të mundur, të kemi këta mostra. Shqipëria ndodhet në një situatë të vështirë, por nuk duket asnjë fije shprese, për të dalë nga kjo gjendje.
Baze, pervec perpjekjes kolosale qe ke bere, i vetmi vleresim i gabuar qe ke pasur gjate ketyre muajve ka qene qe edhe ti si Rama, besonit ne iluzionin se Saliu po izolohej cdo dite e me shume nga “arbitri”. Ky editorial eshte nje vleresim tashme realist deri ne fund, qe shkeputet nga ky iluzion, dhe kerkon zgjidhjet gjetke.
Pse arbitri eshte kompromentuar kaq rende per interesa te ngushta nga nje qeveri qe vrau nen driten e diellit, as s’ka rendesi fare.
Rendesi ka care duhet te beje opozita per te larguar pakicen e pavotuar nga pushteti.
Fatkeqsisht opozita po vazhdon kursin e nenshtrimit pa kushte, dhe rrezikon realisht qe ne 2013-en te pesoje te njejten humbje te pamerituar, por tashme te paralajmeruar nga cdo opozitar qe i sheh gjerat me me realizem sesa sofizmat e importuara te lidershipit te opozites.
Rama po sillet me saliun me bute sesa opozita amerikane me obamen, dhe mjafton ky fakt per te kutpuar qe ky kurs s’ka si te jete i duhuri, e kurrsesi s’mund te justifikohet me ndonje tentative per te kapur elektorin gri qe ne shqiperi eshte me i vogel se kudo tjeter.
Opozita s’ka pse te kete komplekse ndaj politikes se bllokimit. Politika bllokuese eshte politik plotesisht legjitime qe perdoret me krenari nga opozita amerikane e gjetke edhe ne keto momente. Te bllokosh qeverine e saliut eshte nder per kombin, jo siklet qe duhet te harxhoje kohen edi te justifikoje me kot.
Opozita duhet te bllokoje institucionet e te kerkoje zgjedhje te parakoshme, ose minimalisht zbardhjen e 21 janarit e skandaleve te tjera. Kjo gje, do motivonte edhe elektoratin e opozites qe tashme po humb shpresat perdite.
Keto dy vjet qe rama i sheh cinikisht te shkurter, do jene oksigjen per qeverine, e cila do forcoje pozitat e veta, duke shtuar rradhet e veta me te kapur e te blere rishtas. Gjithkush mund te shohi vete sesi cdo muaj del nga nje media e re ne sherbim te qeverise, si pjese e projektit te fitores me dhune ne 2013-en.
Pranimi i vjedhjes se Tiranes ishte nje gabim i rende i opozites, pasi i la peshqesh shqiperise trashgimine me te keqe te partise demokratike. Opozita duhet te mos njohi qeverine e parlamentin, duke kerkuar zgjedhje te parakohshme qe jane tashme shume te vonuara.
ja pse nderkombetaret mbrojne pleren
http://www.youtube.com/watch?v=DeeEsgUFWuI&feature=related
Po eshte ekzaktesisht,ashtu si e analizoni Ju z.Baze, asnje faktor tjeter nuk ka.Ky nuk eshte konfliktualitet,por si te kater faktoret qe permendni Juve,duhet ti shtojme nje te peste,qe do te thote:Per paudhesite,vjedhjet,vrasjet,dhe veprimet e erreta e antikombetare,te zhbejne opoziten,duke eliminuar lidershipin e saj,per te arkivuar zullumet e derisotme,dhe per te qene te qete ,ne sundim dhe zullume te reja.
Tim Judah e quante,dje, raportin per Shqiperine si raport-stanjacioni e jo raport-progresi ne procesin tone integrues me Europen e Bashkuar, qe aspirojne shqiptaret qysh nga dhjetori i 1990-es.Druhej,i shquari analist,te na paralajmeronte se karari i dr.tyryry-se dhe qeverise se tij tyryry do te na siguroje raport-regresin ne fazen qe do te vijoje.
Me bejne per te vjelle raporte burokratesh europiane te cilat shpalosin,pa doreza,synimin e tyre te hapur,ruajtjen e krizes permanente ne Shqiperi.Te perfaqesuar nga nje kerme-kryeminister,ne takime me faktorin europian,qe eshte i gatshem te shkaterroje edhe financat publike per nje foto lapangjoze me ta, ne marrim si pergjigje raporte te tilla fyese qe vetem ne plage dhe tek pergjegjesit e drejtperdrejte nuk e vene gishtin,por stisin konflktualitetet politike si shkaqet kryesore te ngecjes ne ate kilometrin e fundit qe u bene pese vjet pa u sosur .U bene dy vjet qe na cajne trapin me “ngercin” e tyre, kur me syte e ballit shohin qe Shqiperia lengon ne krize ose me sakte ne paralize totale.
Por njerzit nuk kane nevoje per raportet e kurverimit te dr.tyryryse me fatin e tyre, ne dyert e kurvareve homologe te tij ne Bruksel.Ata e kane cdo dite e ore,ne kurriz,peshen e nje pushtet-shteti gangster qe i vjedh, i vret dhe pasketaj u nxjerr gjuhen.Une jam nje nder keta njerez qe kam vendosur jo vetem t’ja beje dr.tyryryse e qeverise se tij tyryry te padurueshem qendrimin ne pushtet por tu siguroj prangat kusareve e krimineleve te popullit tim ne 20 vjetet e fundit.
Zoti Baze,ky eshte per mua editoriali yt me i drejtperdrejte per qytetarin shqiptar dhe shenon nje stad te spikatur ne respektin e
gazetarise per lexuesin e saj,si faktor vetvendoses, ne vecanti dhe te qytetarit ne pergjithesi.URIME.
Te gjithe diktatoret nje fytyre kane .Ndiqen nga turma injorantesh dhe sahanlepiresish ,sa jane ne pushtet ,dhe ne fund ,perfundojne ose si HITLERI ne bunker ose si CAUSHESKU i pushkatuar .Historia na tregon se ka nje dite te keqe dhe per ta .Nuk do te vonoj dhe dita qe ky diktator i peshtire te kete nje fund ,si te gjithe diktatoret e felliqur te njerezimit .
Mero je i Madh me shkrimet qe ben dhe realitetin qe tregon ne keto shkrime jan te verteta keto qe thua per salen lulin edhe per te tieret.por un jam shum pesimist se edhe partia socialiste te njejten gjo do bej kur te vij ne pushtet do viedhin sa te munden..me thuaj kush do punoi per popull do punoi sala.luli.olldashi.apo nga ps kush do punoi gramos ruci.erion velina.erion brace.tom doshi.fidel ylli.e shum e shum tetier politikan te diatht apo te majt.me pak fial zoti baze mier shqiperia dhe mier shqipetaret qe jetoin aty.se ai vend ska per tu ber ndonjeher.me vien keq qe ne shqiperi nuk ka as dhe nje politikan qe te mendoi qoft edhe pak per kete popull te mier……..
MERO LEXOJE:-) Je nje psikoanalist, qe per dhe menyren se si e pasqyron situaten, me shtyn te mendoj se (c’ilaci mer):-) Ji ne rugen e duhur, dhe sinqerisht faleminderit…:)
Te lumte Z.Mero nje analize e perktyer.
Urime, 1000 here urime.Se pari shkrimi te lexohet nga te gjithe se cdo gje qe shkruhet perben nje fakt dhe do te vije nje dite kur e verteta do te dale dhe drejtesia do triumfoje.Por kur do te jete ajo dite.Per kete duhet te luftojme, sa me shpejt me mire.Ndryshe do te vazhdojme te thellojme me tej padrejtesite dhe demokracine ta fillojme ta ribejme nga e para.
Eshte realisht trishtuese Mero kur sheh se lufta e palodhur (e kuptueshme) e te liges permanente, Saliut, ka dhene jo pak efekt, deri dhe sot, shume njerez opozitare kane rene ne gracken e tij duke kategorizuar dhe Ramen si problem te ngjashem me te. Jo per personin e Rames, por rasti i tij tregon, per fat te keq, pafuqine e shqiptareve per te qendruat me te verteten dhe te mos i hapin rruge te liges… dhe gjithashtu tregojne nje paaftesi gati primitive te odentifikimit te te keqes reale…shpresoj qe pjekuria te na vije shpejt… Per te huajt nuk ka shume per te folur, ndonjehere ndihem krenar per sjelljen e Enver Hoxhes dhe atij shteti ne marrdhenie me boten…
Z.Mero Baze, cilido popull, sado i civilizuar qe te jete, sado i irrituar, zemeruar e pse jo edhe i poshteruar, gati per tu ngritur ne revolte, ka nevoje per nje lider. Duket se deri tani e kemi kerkuar rolin e liderit te luhet nga nje njeri i cili edhe pse eshte ne krye te asaj qe quhet opozita e bashkuar nuk eshte ne gjendje te jete lider i popullit. Me sa duket Z.Mero ju jeni Lideri qe i duhet ketij populli per ta udhehequr ne revolte. Ketu diskutohet se revolta popullore do krijonte nje tragjedi per kombin shqiptar, cdo gje eshte e mundur, por le te mos harrojme thenien e famshme se “fatet e popujve te vegjel dalin nga dyert e tragjedive te medha”. Ne fund te fundit me mire nje fund i tmerrshem i ketij rregjimi, sesa nje tmerr pa fund per hir te nje paqeje te genjeshtert qe cdo dite merr jete njerezish.
What a great article. I did read the article twice and I do recommend it to everyone. Tema is a great news paper one of the best albanian newspaper. It is a shame that you have so many financial troubles. Supporting you it will be something useful.
I would like to know how secure is the site if we support you by using the credit card, because nothing is secure in Albania. Sorry
tema perkrah lajmeve te reja mos harroni dhe padrejtesine qe ju be punonjeseve femra ne bashki.
eshte nje abuzim flagrant i te drejtave te njeriut dhe vecanerisht te femrave ne shqiperi nga plehrat ne pushtet.
me vjen habi qe edi ky politikan modern nuk tregoi qytetarin e tij ne kete ceshtje apo ka vendosur edhe ai te luftoje kundershtaret e tij duk i krahasuar me merlin…
Z.MERO daullet le te bjen per ata qe kan vesh, nuk durohet me ne po shkoim drejt islamizmit e jo drejt europes.
TE LUMTE O MERO PER FRYMEN LUFTARAKE TE DEMASKUSE TE SHKRIMEVE,POR NJE PJES ENUK KUPTON FAKTIN QE MERUA NUK SHAN OPOZITEN NE SHKRIMET E TIJ POR SALI BERISHEN DHE STANIN E HAJDUTEVE TE TIJ,DHE KETA FILLOJEN E SHAJNE EDI RAMEN PER IRONITE E TIJ.OPOZITA PO LUFTON E MBESHTETUR NGA NJE DORE GAZETARESH TE TIPIT OPOZITAR POR POPULLI DUHET TE NDJEKE ME MIRE OSHILACIONET E SULMIT DHE TE TERHEQJEVE TAKTIKE TE SAJ PER HIR TE NDERKOMBETARVE.KUR POPULLI TE AVANCOJE OD SHOHE SE OPOZITA DO HIDHET ME TE E GJITHA NE SULM.POR KRIMINELVE U DUHET BERE DEMASKIMI I PLOTE PER INJORANCEN QE KANE PER TU NEVERITUR PLOTSISHT NGA POPULLI DHE ATHERE DO TI JEPET RRUKULLIMA ATYRE KRIMINELAVE.TE GJITHE DUHET TE JEMI ME NJE ZE SULM NDAJ KRIMINELIT BERISHA DHE STANIT TE TIJ.
me je bere si oksigjeni ,z . mero bravo , se na jepe krahe me shkrimet e tua, per mua gazetaret e zerit te popullit flene gjume ,qe aty te filloje z rama gjerisa nuk gjene asnje artikulle te gjalle si artikujte tuaj o z mero . a eshte opoziteapo jo , te ruajte zoti . e
Shkrim i jashtëzakonshëm! Mero, në kohën e fillimeve të shkrimeve për proçeset demokratike në Shqipëri, ti u njësove me Sali Berishen; tani, në kulmin e prodhimtarisë tënde plotësisht të arrirë publiçistike, ruaju të mos njësohesh me asnjë personalitet të politikës aktuale. Vetem kështu ti do të mbetesh një personalitet origjinal dhe i fuqishem në historinë e gazetarisë shqiptare dhe botërore.
Dikur ne vitet 80 ishte nje grup i famshem nga Suedia me emrin e njohur duran duran.
Ne ata kohe ne Shkoder u perhap si barcolete ku u ndryshua emri i ketij grupi duke cilesuar shqiptaret nen regjimin komunist me emrin e ri duron duron shqiptari.
Dhe vertet megjithe keto horlliqe qe ndodhin ne kete vend habitem si e kane nje durim te tille ky popull mjeran.
Hajt tung grupi Duron Duron Shqiptari.
Te lumte Mero nje analize edrejte dhe shum e sakte .Nuk e kuptoj pse behet ky barazim nga nderkomtaret, se per keta analistet tane te gjith jane te blere me nga nje vend pune e ndonje pages ekstra neper T.V.Ne e keqja na vjen nga mosfunksionimi i shtetit.Nuk ma mer mendja se ketu do regullohet gje, se votat prap do ti vjedhin ndersa njerezit nuk dalin me ne rrug se nuk kane me besim,kane frik,jan te kercenuar me vendin e punes.Ky regjim ariti nje gje ariti te barazoj hajdutin me te vjedhurin,vrasesin me viktimen.
Z. Mero, si gjithnje analizat tuaja jane te sakta.
Nga ana tjeter, ne njerezit i lexojme, lehtesohemi pak sepse shqetesimet tona jane hedhur ne leter dhe ne publik, dhe pastaj vazhdojme punet e dites. Per me teper presim nga Zoti.
S’ka konfliktualitet ,por nje perpjekje te sukseshme te agjentit te serbve ,per te percare dhe lene ne varferi shqiperine .Nje shqiperi e stabilizuar dhe ne presporitet nuk ju intereson fqinjve,sherbimet e tyre te fsheta jne aktive.Eshte e dukshme platforma agjenturore e Berishes ,mbraqpa tij qendrojne institute dhe stafe anti shqiptare qe i ndertojne strategjine.Populli shqiptar fle !
I dashur Mero,
Ashtu si ne shumicen dermuese te rasteve, edhe trajtimi i aktualitetit nga kjo pjese e njerit prej kendveshtrimeve eshte i sakte, konçiz, i gjetur ne kohe, konkret dhe thellesisht kontribues ne veshtrim te epilogut te ketij shkrimi. Nese ne shqiptaret nuk do i largohemi mentalitetit te te shtypurit drejt mentalitetit te njeriut te lire, qe lufton pambarimisht ti administroje vete fatet e veta, qofte ato personale, qofte ato kolektive.
Opozita duhet te dale hapur qe NE NUK MERITOJME TE FUTEMI NE EUROPE, madje MOS MARRJEN E STATUSIT duhet ta quaje fitore te saje, ndaj mashtrimeve te qeverise.
Per mua futja e merituar ne Evrope eshte fitore e madhe e popullit dhe me pas e politikes.
Mosfutja ne europe kur nuk e meriton, eshte humbje vetem e qeverise dhe e lakenjve te saje, nderkohe qe perseri mbetet fitore e popullit dhe opozites ndaj mashtrimeve te qeverise.
Nje here u “noterizua” nderkometarisht puna e Qeverise me futjen ne NATO, megjithese sapo kishte ndodhur gjema e Gerdecit.
Nese “noterizohet” serisht (nderkombetarisht) puna e zeze e Qeverise me marrjen e statusit te famshem, Shqiperia rezikon te behet vatra kryesore e mashtrimit dhe e mafjes.
MERO ti ke shume merita,sa asnje tjeter ne kete vend.SALA ka degraduar krejtesisht si njeri.
Mos e shani Gazetarin fillikat investigativ Baze o milet i corroditur! Qe perpiqet t’i thote gjerat sic jane Mos shani as Edi Artistin o milet i hakerruar! Qe perpiqet te beje ndonje shaka me celulat Jozefines ne fushen e Artit. Sepse Saliu edhe me keto shkrime demaskuese per nderkombetaret prape i ka “zahirete” e nevojshme. Qe i ka ndare per “dite te zeza”. Ne thaset e mbushur plot e perplot. Me leket e tatimeve dhe te vjedhjes se fondeve publike. Qe jane te popullates dhe te firmave o milet dallkauk. Qe jane leket tuaja. Kur jua a vjedh sa here pagoni faturat e Saliut. Por qe vjedh edhe pa fatura fare si me naften virgjine, rushfete alla Ilir Meta, Koncensione me HEC-e dhe kromin dhe dallavetat me energjine elektrike. Prandaj Wolfarth-et dhe Grosruk-et nuhasin eren e LEKAVE. Dhe mbijne ketu si kepurdha pas shiut. per te na dhene keshilla. Qe te ulin shkallen e KONFLIKT-UAL-ITETIT. Qe Edi Rama te mos kerkoje ta komandoje opozita Kryetarin e Komisionit te Larte te shtetit. Dhe Banken Qendrore. Por te meret me heqje TVSH-rash dallkauke. Per te hapur rrugen e vjedhjeve nga Saliu. Sepse c’te keqe per nje vend ne demokraci ku te ardhurat dhe shpenzimet e qeverise te kontrollohet nga opozita? Parimisht asgje. Ne rast se qeveria nuk ka ndermend te vjedhe. Prandaj mos e shani as Bazen as Ramen o milet i corroditur. Se hajnia, hajduti dhe kusari ju eshte futur brenda ne shtepi. Dhe ju po e kerkoni ne Malin me Gropa.
Te faleminderit,z.Mero Baze !!!
Ky shkrim eshte analitik dhe i qarte per te gjithe,edhe per ata qe nuk kane sy,edhe per ata qe nuk degjojne…
Te faleminderit,Mero !!!
MERO U BOFSH 100 VJEC EDHE VAZHDO KSHTU SE ME I MIRI JE !
ke shume te drejte Mero!!
Mire mo Mero mire por ekeqja nuk ka fund. Dhe me vjen cudi qe edhe ti harron apo nuk shkon deri ne fund.Mire ndodhen cfare ndodhen por edhe pas deshtimit spektakolar me integrimin dhe daljes se raportit pjesa me e madhe e nderkombetareve perfshi edhe Arvizun e shkrete jane ne levizje te etheshme per te minimizuar pasojat pe Vucudolin ne vend qe te gjithe tja perplasnin ne fytyre deshtimin e ta vinin me shpatulla per muri per doreheqjen.Por kjo nuk ndoth dhe Vucidoli behet i forte dhe kercenon ne mes te dites ,ne mes te kuvendit,”Live” ne te gjitha mediat nje deputet se do ja “nxije fytyren me keq se kepuca”.E ne vend qe te gjithe deputetet te kishin hequr kepucet e tja kishin hedhur fytyres se shemtuar Vucidolase e pas ketij skandali te mos pranonin me asnje lloj komunikimi me kete kafshe pervec doreheqjes tulaten si pulat.Tulatemi edhe ne te tjeret.Dhe vucidoli ngrefoset si gjel.Dhe pseudo “analet” qe drejtojne emisione ne T.V.vazhdojne te pyesin Arvizun e ngrate “E si thua ka apo ska faj opozita” .Mbas se zezes se kepuces Arvizu i ngrate ka dhene disa intervista dhe asnje nga “analet “trima nuk ka patur guximin ta pyese :E mo Arvizo si tu duk “BURRI I SHTETIT” .Por te pakten Mero bejani ne publik kete pytje o ti o Bledi Mania edhe pse mund te rrezikoni te futenei tek celula antiamerikane.E bej edhe une por nuk e di ado ma publikoni shkrimin.
Sidoqofte pershendetje per shkrimin.
Shkrimit si hiqet asnje presje.Sa kohe qe Berisha eshte ne politike
konflike do kete. Ai eshte pjelle e konfliktualitet dhe i tille do te
vdese.E ka ne karakter apo ia kane vene detyre,kjo pak rendesi ka.Mjafton
te kthesh koken pas dhe sheh qe per me shume se njezet vjet ,ky soj dhe
vetem ky,te del kudo e per cdo gje.
Cudi eshte me amerikanet dhe europianet.Qenrimet e tyre jo vetem po na
zhgenjejne por , po na bejne te mendojme se kjo qenka demokracia,keshtu
duhet qeverisur [vjedhur],keshtu duhet vrare….Vertet e cuditshme.Apo
dhe ata hane ndonje luge nga kjo corbe qe gatuan kushinier Saliu….
Sidoqofte pasojat dhe turpin e hame NE.
Pershendes, @Mero ,e lexova shkrimin tuaj te mesiperm sikurse Gazeten tuaj te Perditshme Tema..Nuk heq as edhe nje presje nga ato qe shkruani.
Se pari do tju thoja se nuk hyje ne Grupin e atyre Shqipetareve, qe mbahen pas Xhepash Shteteror apo “Lepijene” ndonje Politikane te Deshtuar, per nje cope vende pune .Kame Nderin tju them qe jame Emigrante ,dhe si i tille i Interesuar per Ngjarjet e vendit time, sepse edhe une jame Pjese e atije vendi, kemi njerezit tane dhe Gjithcka te beje me Qenjen tone Identifikohet me Vendin ne te cilin kemi Lindur..por duke pare Ngjarjet qe ndodhin ne Shqiperine “Demokratike alla Sali.-Ilir Meta-Mediu” dhe Co..Na vjen turp te Prezantohemi the te themi qe vijeme nga Shqiperia.
1-Duke lexuar shkrimin tuaj te mesiperm ,une do tju Pyesja :A kemi Oppozite?? Se sa per Qeverin Berisha e shohim se c´behet. Dhe nese kemi Oppozite a ka Vlere kjo Oppozite qe te quhet e tille??Dhe a kane “Politikanet” tane Principe Politike??Pra do te thoja te ngjyrave qe Perfaqsojne??Apo do te vazhdojne te “Formojne “Parti te reja..Se me keto qe kemi duket se nuk i zgjedhim dot “Hallet e Miletit”
Nuk do te zgjatem dhe do ta Mbyll Me urimin qe Partite e reja qe do te Themelohen Te jene Shqipetare dhe tu “Sherbejne” Shqipetareve…He se harrova mbase me mire Te mbushin Xhepat e tyre….klm
Zoti Mero, ju duhet te anazhoheni ne politiken shqiptare, pasi besoj se me kaq lexues dhe kaq njerez, qe ju lexojne pareshtur duhet te keni nje detyrim moral ndaj tyre, ndaj me shume deshire dhe shprese do ta kemi ate dite kur juve te mund te perfaqesoni popullin opozitar.
E presim me shume padurim.
po si vume gishtin kokes per 1 vit do perfundojem si ish republikat ruse ku cdo gje perfshire dhe ajrin qe thithim do ta kontrolloje ky hajdut malesh me banden e vogelushes se tij te adhuruar.nuk duhet pritur zgjedhjet e tjera se dhe per ato e ka bere skemen si do ti vjedhi ky malesor i pagdhendur. me meron bashkohem plotesisht ne 1 pike, opozita te ne i uli breket para ketij perbindeshi dhe ai tani po zbaton me perpikmeri shprehjen ” me bete prape nuse jua tregoj un si do te te nuseroj”.ka ardhur koha ti tregojme vendin ketij hajduti malesh , ketij komunsti te pashoq qe ka qare fshehurazi para 1 jave kur vdiq ai qe e beri kte qe eshte sot.dhe kaq sa fola fola shume se koha e fjaleve te ne ka mbaruar me kohe po s,levizem jemi te marre fund.
Ke thene nje gje fondamentale z. Baze.Eshte nje maskarallek i vertete dhe tragjik, ky prononcim i pa ftyre i Europes dhe deri diku i Amerikes.Une mendoj se kjo ka te beje se pari, me investimin e madh qe ben Saliu, me mjetet e taksapaguesve shqiptare, per nje propogande dhe manipulim te paskrupullt,me shume mbas shpine, ne drejtim te perendimit per te paraqitur ps-en ne menyren me diabolike.Ps-ja as kesaj nuk ka ditur ti kundervihet, megjithse, ka kualitete te moshave te reja per ta bere kete.Se dyti,nuk jane ata aktoret kryesore qe duhet te rikthejne pushtetet e vjedhura, por ne rradhe te pare e vjedhura dhe e poshteruara ps-e.Ajo ka bere vec terheqje te turpeshme nga nje frike fare e pa perligjeshme, nga te drejtat e saj te fituara ne menyre katerciperisht ligjore.Dhe tani veshtron e trembur nga frengjite e selise se saj, si e sundojne Shqiperine hajdutet dhe vrasesit.Dhe ne fund te fundit me i humburi eshte ai shqiptar i thjeshte i lene padrejtesisht ne mes te rruges, nga ps-ja(keta e kane nga nje rroge te mire), qe lufton per ekzistencen i neperkembur keq ne dinjtetin e tij.Dhe se fundi kjo frike ekstreme e ps-es natyrshem nuk jep garanci dhe nqse ata marrin dikur pushtetin, qe do ta drejtojne ate me prestigjin dhe guximin e duhur.
Z.Baze i duhen dhene kredite per pozicionimin konseguent dhe entuthiast per mbrojtjen me cdo kushe e cdo cmim te opozites.
Kete, ai perpiqet ta beje cdo dite e ne cdo editorial. Packa se na sjell te njejtat argumenta, over and over again.
Si gjithmone, edhe ne kete shkrim, ai perpiqet te “argumentoje rreth arsyeve te konfliktualitetit” ndermjet pozites dhe opozites.
Se pari ai pranon se ekziston nje konfliktualitet, midis dy forcave politike, por ai perpiqet te akuzoje maxhorancen per shkaktare te kesaj gjendje, duke risjellur argumentat boshe, si vjedhje e blerje votash, vrasje te demostruesve, krime, mashtrime, manipulime te komisioneve zgjedhor e kolegjit zgjedhor e te tjera.
Deri ketu, cdo gje eshte e qarte ne shkrimin e Bazes.
Ne fakt, paradokset dhe “Lajmet e Reja” qe Baze na servir, eshte
1. Tentativa per kontrollin i Bashkise nga Berisha, pasi ate e mori Rama!!! A thua po i perlante Oborrin personal te Rames.
2 Apo prishjen e mbikalimit per arsye te nje prone te cvleresuar te shoferit te djalit Berishes!!!!
3. Apo, zgjedhjet e 8 Mait u fituan,(kur fitohen ato u njihkan si fitore, por kur humben njihen si te vjedhura) por Berisha futi duart ne zonat e erreta ne fshatrat e braktisura (edhe te braktisura edhe u futen duar)Perse duhen futur duar kur ato jane te braktisura, pa njerez e pa votues.
Nese Baze nenkupton vajtjen fshat me fshat te Berishes duke bere fushate, si rezultat, duke fituar, ai e quan futje duarsh, nuk ka nevoje per me teper koment.
4 Basha, “Njeriu qe kishte vrare” organizoi aktivitete servile duke pozuar me diplomate te huaj (te cilet nuk dine asgje sec behet)!!!
5. E keqja na qenkerka relativizmit qe u behet shkaqeve. Ketu ze vend tamam shprehja e popullit: “Nuk jane shkaqe por sebepe, turpin e mbafshin per vehte”
6. Mungesa e nje opozite te forte, dhe mungesa e nje infrastrukture opozitare.
Kjo eshte me te vertete nje gjetje realist e Bazes dhe qe ka shume sens dhe kerkon shume kohe per ta diskutuar.
Komenti im lidhur me kete:
A. Eshte e vertete, qe pas ardhjes se Rames ne krye te PS dhe aleances majte, ai me stilin dhe hermetizimin e PS, solli vete-izolim te kesaj force politike brenda e jashte vendit.
B. Rama fragmentizoi PS, filli te eleminoje njerezit me vlera intelektuale te saj, dhe per me keq, filloi strategjine e konfrontimit, te mohimit, te injorimit, te mosbashkepunimit me poziten qeverisese.
C. Po behen tre vite qe opozita nuk ben asgje, pervec greves, demostrates, braktisjes se parlamentit, mos votimit te me shume se 380 ligjeve e akteve nenligjore.
7. Opozita konsiderohet si viktime!!!
Jo po ta marrim perdore, e ta trajtojme me shume kujdes e delikatese, sepse eshte nje femije i pa rritur.
8. Sipas Bazes, ky vend do te shkoje drejt perendimit kur ta meritoje!!! Nuk kam degjuar llogjike me absurde se kjo.
Lind pyetja: kush gjykon e vendos nese ky vend do te shkoje apo jo drejt perendimit ? Valle eshte opozita qe vendos, apo qofte dhe Baze apo media. Pra del qarte, qe sipas Bazes, qe bashkimi me Europen duhet te jete peng i deshirave te opozites dhe a ndonjerit qe nuk deshiron te shkoje. Kjo eshte per te qeshur dhe per te qare.
Kriteret e integrimit jane te percaktuara e te qarta si drita e diellit. Eshte Europa ajo qe do te gjykoje nese ne jemi te denje apo jo t’i bashkohemi asaj, nuk eshte deshira apo oreksi i askuj, por deshira dhe vullneti i te gjitheve bashke.