“Pavarësisht se ç’thotë Aleanca e Plehut, ne do shkojmë përpara me projektin e sjelljes së plehrave nga jashtë” tha Saliu. I quajti aleancë plehu të gjithë kundërshtarët e atij plehprojekti, edhe Presidentin e Republikës, edhe shoqërinë civile, edhe median, opozitën po e po. Cili kryeministër në cilin vend normal, demokratik, në Europë a kudoqoftë, do guxonte t’i quante kundërshtarët Aleancë e Plehut? Askush, askund. Ndërkohë që Saliu s’e ka problem të flasë për kundërshtarët siç flasin të gjithë banditët në krye të vendeve pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa garanci kushtetuese për askënd, pikërisht sepse votat i vjedh, gjyqet i komandon vetë, garancitë i shpërndan si shpërblime për të nënshtruarit e vet. Prandaj edhe ka për më tepër kurajën të gënjejë derrçe, përditë, duke folur për mrekullira ekonomike ndërkohë që popullit të vet i ka vajtur thika në rrashtë. Apo duke bërë së fundi ambientalistin e madh, në një vend të bekuar nga Zoti ku qeveria e tij s’po le vend pa shkatërruar.
“Jam ambientalist” thotë “po s’jam antiglobalist”, medemek s’është si të gjithë ata që i thonë mos, mos i’a bëj peshqesh Shqipërisë plehrat e botës sepse Shqipëria sot po mbytet nga plehrat e veta. S’është si Presidenti i Republikës, që i thotë refuzoj ta firmos atë ligj plehrash ku s’ka vend për nenin që lejon importimin e plehrave nga jashtë. S’është as si intelektualët, që i kanë kushtuar njëzet vjet jetë mbrojtjes së ambientit dhe luftojnë sot dëshpërimisht për ta mbrojtur trupin e Shqipërisë nga kafshimet mizore të qeverisë së tij. S’është Saliu as si gazetarët kurajozë, që i kanë treguar popullit shqiptar të vërtetën rrëqethëse të kontrollit të mafies mbi linjat e transportit të plehrave drejt vendesh që s’pastrojnë dot as plehrat e veta. Si opozita s’është e s’është ai, njeriu që nxjerr përditë gjuhën rrugëve për të na sharë para kujt i del përpara dhe hap gojën mëngjez, drekë, darkë, për të gënjyer popullin. Po s’është as si populli vetë, që në këtë çështjen e plehrave ka si rrallëherë konsensus thuajse të plotë mesveti.
Saliu është ndryshe vërtet, i do plehrat si asnjë shqiptar dhe s’i mjaftojnë tërë ato që ka përreth. Prandaj në vend se të gjejë rrugën për të çliruar Shqipërinë nga plehrat anembanë, i shton kapicës së tyre edhe një kapicë tjetër, potencialisht të tmerrshme, ardhur me viston e tij peshqesh nga jashtë për shqiptarët e mbetur peng mes plehrave. E bën për përfitime mirëfilli të paligjshme që i’a garanton barkut të oborrit të pushtetit të vet me këtë plehprojekt, i cili e ndot akoma më keq përveçse Shqipërinë edhe parlamentin e votave të vjedhura. Po ku i hyjnë në sy Saliut plagët që i hap vendit e pisllëku që e ka mbuluar. Vetëm përfitimet e zmadhojnë beben e syrit të tij, njësoj si atyre rrufjanëve andej nga Etiopia, Somalia e me rradhë në krye të vendeve të mbytura në fukarallëk e në plehra ku ky lloj peshqeshi kryeministror, me lëndë të padeklaruara radioaktive brenda, ka futur mortjen në trupin e vendit. Madje, pa pikën e turpit, për të justifikuar të pajustifikueshmen, Saliu ua ngjesh fajin kryetarëve të bashkive pse plehrat hapërdahen e digjen rrugëve të Shqipërisë duke ndotur tokën e lumenjtë dhe hidhëruar burimet ujore të këtij vendi, ndërkohë që, me ligj e me zakon, është qeveria dhe vetëm qeveria përgjegjëse për këtë katastrofë mjedisore.
Në vend se të çojë në këmbë tërë vendin me alarmin për mbytjen nga plehrat gjatë gjithë vijës së Adriatikut, përgjatë shtretërve të lumenjve e nëpër tërë territoret e shkelura të vendit, Saliu preferon të sundojë mes plehrave duke sharë e gënjyer përditë. Për të mbajtur me pahir një pushtet të degjeneruar që e ka degraduar shtetin shqiptar e moralin publik në një gradë ku s’ka qenë kurrë. Copë-copë. Dhe për ta vazhduar vjedhjen e Shqipërisë edhe më haptaz, edhe më shëmtuar, edhe më shumë. Përditë e më keqaz. Deri sa t’ia thajë krejt palcën.
Në vend se të ndalojë shkatërrimin e mjedisit duke filluar nga Kruja, të cilën askush, askund në botë, po të kishte pasur privilegjin fatlum ta kishte pjesë të historisë së vendit të vet, s’do ta kishte rrjepur për të nxjerrë çimento e gurë apo djegur, për të nxjerrë gëlqere me goma të përflakura makinash, po do e kishte bërë avanskenë të krenarisë kombëtare, Saliu thotë gjithë kaposhllëk “Shqipëria ka uri për çimento!”. Në fakt nuk është Shqipëria që ka uri për çimento, po është barku i oborrit të pushtetit të tij që ka uri për Shqipërinë. Aq të madhe e ka urinë ai bark sa s’po pyet më as për oborrin dhe pyllin e Skënderbeut, lëre pastaj për lumenjtë, pyjet e plazhet larteposhtë që kafshohen e bluhen përditë për hesap të oreksit të vet të pashuajtshëm.
Në vend se të vendosë një moratorium që ndalon rreptësisht prekjen e pyjeve, lumenjve, tokës së bukës, Saliu vete vendos moratorium mbi detin. Duke e bërë kësisoj Shqipërinë të vetmin breg të Mesdheut që nuk shfrytëzohet për lundrim mjetesh turistike, po vetëm për një lloj lundrimi qesharak të vetë kryeministrit të vendit. I cili del edhe në lajme si mashkull i suksesshëm ngaqë arrin të rrijë mbi ujë pa u mbytur. Po s’ka si të jetë ndryshe në fakt, sepse detin ai e di pellg për t’u llokoçitur, jo një pasuri kombëtare që duhet vënë në efiçencë të plotë. Prandaj flota shqiptare e peshkimit është një rrangallë groteske ndërsa peshkatarët jetimë të mbetur në mes të detit, ndërkohë që si askund në botë kërcet dinamiti detshterrues pa marrë asnjë shembull nga fqinjët, të cilët si edhe e tërë bota me det investojnë pa pushim për peshkimin. Madje vijnë e gjuajnë peshk edhe në ujërat tona, gjë që s’bën kurrë vaki dot në ujërat e vendeve të asnjë vendi ku ka shtet, kurse këtu vetëm kështu mund të ndodhë përderisa qeveria nuk pyet për fatet e vendit po vetëm për fatin e vet.
Vendi ynë po e humbet me shpejtësi fuqinë më të madhe që i fali perëndia, bukurinë, dhe bashkë me të edhe pasuritë e çmuara të një natyre të rrallë që po barbarizohet dita – ditës. Kjo nuk është një çështje ambientalizmi global apo antiglobalizmi mjedisor, siç e shtron halldupërisht Saliu. Kjo është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. E cila po çarmatoset përditë edhe nga mburojat natyrale të mjedisit, përveçse po zhvishet e rripet lëkure përgjatë gjithë territorit të saj. Vetë përmbytjet e shpeshta dhe përherë e më të dëmshme s’janë tjetër veçse paralajmërimi alarmant i natyrës së dalë duarsh për shkak të sjelljes armiqësore të njeriut me të.
Shqipëria e ka humbur vijimësisht në vitet e tranzicionit e vazhdon ta humbasë tokën e bukës, të cilën as në kohën e kontrollit diktatorial të çdo metri katror s’e ka pasur të tepërt për frymë popullsie. Ka humbur vijimësisht e vazhdon ta humbasë cilësinë e ujërave, për shkak të ndotjes së tokës, ndërkohë që vetë toka po ballafaqohet me kërcënimin e llahtarshëm të kripëzimit, nënkupto shterpëzimit të saj, në shumë pjesë prodhuese. Ka humbur vijimësisht e vazhdon ta humbasë pejsazhin e vet të mrekullueshëm, të cilin zhvillimi i paqëndrueshëm e ka plagosur simosozot më keq, e së fundmi plaga ka nisur të shfaqet tmerrueshëm dhe mbi lëkurën e mrekullueshme të Jonit, ku është edhe pjesa më e magjishme e bregut shqiptar.
Po ç’mund të jetë Shqipëria nesër po të humbasë përfundimisht mundësinë për të prodhuar ushqime bio në tokën e saj, mundësinë për të ndërtuar një turizëm të bazuar tek spektakli i natyrës e i tavolinës buzë deteve, mes pyjeve a majë maleve, mundësinë për të qenë një bukuri tërheqëse mesdhetare e jo një pazar oriental që mbahet në këmbë me merkantilizëm, me para emigrantësh e me informalitet? Përgjigja është drithëruese, ashtu siç është drithërues edhe vetëm fakti i thjeshtë, domethënës, kokëfortë, se vetëm lajmi që në këtë vend importohen plehra nga jashtë do të mjaftojë për të trembur atë pak turizëm real që ka sot Shqipëria. S’e kam fjalën këtu natyrisht për turizmin e shifrave qesharake të Saliut, i cili edhe një qytetar shqiptar që del njëzet herë jashtë dhe kthehet njëzet herë në Shqipëri e numëron si njëzet turistë. Edhe pse, në fakt, në Shqipërinë e Saliut të gjithë janë turistë përveç atij vetë dhe oborrtarëve të tij, të cilët janë zotër të vendit, pronarë në tokat e të tjerëve, shitës të pasurisë së të tërëve, përvetësues të parave të gjithsekujt që kontribuon si taksapagues, megjithëse llogaritet thjesht si turist e pastaj trajtohet ashtu siç nuk ndodh kurrë të trajtohet një turist në një vend normal.
Kështu që kur Saliu thotë se refuzimi publik për të pranuar importin e plehrave vjen nga reaksionarë antiglobalistë, të cilët duan të pengojnë furinë e zhvillimit tronditës para syve të mbarë botën e hutuar nga sukseset e tij prej vizionari e ambientalisti global, i cili pretendon se e ka kthyer Shqipërinë në fuqinë e dytë ekonomike në Europë e njëkohësisht në një model mjedisor të përbotshëm ndërkohë që Shqipëria reale po bie, copa e çika, në përtokën e mbushur me plehra, meriton si përgjigje vetëm një shuplakë të madhe popullore. Që jam i bindur se do të kërcasë kudo e fortë siç qe në 8 maj në gjithë Shqipërinë që paguan taksa, por këtë rradhë jo vetëm në çdo qytet, po edhe në çdo fshat. Sepse Shqipëria s’mund të mbajë pafundësisht në kurriz një personazh shoqërisht të rrezikshëm e njëkohësisht krejt qesharak, i cili i quan të gjithë ata që s’janë me të “Aleanca e Plehut” ndërkohë që kapardiset mu si një gjel majë plehut, mbi çatinë në rrënim të Shqipërisë së gërryer themelesh prej dhëmbëve të oborrit të tij.
normalisht qe turkoshaku Sali Berisha,nuk njef gjuhe tjeter,vec asaj ofenduese e poshteruese ndaj kundershtareve te tij politike……ai vazhdon te jete fanatik i politikes percarese te stergjysheve te tij turq……..!
i ka serb stergjyshet or tunxh
kole,ke degjuar ndonje Sali, Ram, serb…!!!
Ti turkngrenes i di te gjitha ! Por eshte nje ne kombetaren serbe te futbollit qe quhet SULEJMAN, dhe luan sulmues,nje talent aktualisht ne kampionatin hollandez. Ps duhet te jesh nga Shqiperia e mesme perderisa shkruan “shif” dhe jo “shih”.
ME fal “njef” dhe “njeh”.
hahaha,edhe te korrigjosh nuk mundesh,te punon truri me shkeputje,si radio me bateri,,,,,
INJORANT:
Muslimanet e Bosnjes jane Serb qe ndryshuan fene gjate pushtimit Otoman e drejtonin nje Republik qe gjoja respektonte minoritetin Turk edhe ate Shqiptar Kosovar.
Muslimanet e Bosnies vllezer me Serbet Orthodox, u shuan nga nacionalistet si puna jote dhe te gjithe ekstremisteve fetar ne Ballkan per nje enderr idiote, qe ne fund te fundit i la me te dobet para nesh Shqiptareve pa dallim feje e krahine deri me sot.
Pashko Vasa ka qene nje vizionar me me shume mend tek bolja e djathte se te gjithe ju plehra Serbo-Greke keni ne trurin tuaj deficent. Ketu perfshij te gjithe anadollaket e Tiranes e Prishtines qe duan ende baben, Hoxhen apo Berishen e jo MOMEN Shqiperi.
O Edi leri shkrimet , por ngrije popullin ne proteste kunder ketij projekti te plehrave
qe kerkon te vere ne jete Sala
I nderuar raimond!Ne vendet demokratike populli duhet te ngrihet vete per te kerkuar te drejtat e veta!Nje opozite e ndershme dhe e pergjegjshme i behet pale atij!
Ne nje vend demokratik eshte opozita ajo qe e ngre popullin ne protesta,
dhe qe e udheheq protesten–Se opozita paguhet per ate pune nga taksapaguesit shqiptare
Nqs populli do ngrihet vete ne protesta, atehere opozita shqiptare me depudetet e saj ,
nuk duhet te marri rogen nga parlamenti shqiptar
–Jemi nje demokraci me republike parlamentare ku populli opozitar
i shpreh ankesat e tij nepermjet opozites se zgjedhur ,
nuk jemi demokraci direkte
ku populli i shpreh direkt ankesat e tij ……
-Ndaj nqs populli do ngrihet ne protesta politike pa u udhehqur nga opozita ,
Edi bashke me pioneret e tij te laroghen nga politika
z.rama me shume keqardhje per tiranen dhe gjithe shqiperine shoh vetem nje vend totalitar perseri ne cdo drejtim. nuk jam nostalgjik aspak i te kaluares se rregjimit te ppsh, por nuk mund te jem as edhe i rregjimit aktual te mafias berisha+nano dhe pjellave te tyre ne koalicionin-qeveritar me vote teresisht te vjedhur. per kete pa u zgjatur me lejo te te kujtoj disa rreshta nga vepra shume voluminoze e politologut me te madh anglo-sakson sir. william b. hamilton (1885 – 1967):
— “”nuk ka clirim pa kosto, nuk ka demokraci pa kosto, nuk ka perparim pa kosto, nuk ka drejtesi pa kosto, nuk ka shprese pa kosto, kur perballe ke rregjim totalitar te cdo lloj ngjyre dhe njekohesisht me vehte ke shumicen e popullit qe te mbeshtet.””–
— “”lideret e shumices se popullit duhet te kene besim vetem tek kjo shumice e popullit dhe fitoren e kane te sigurte, sepse pakica gjithmone eshte perpjekur te rezistoje me mercenare, para, diplomaci te blere, e perseri ka deshtuar; ka humbur perpara shumices se popullit.”” —
— “”lidershipi i shumices se popullit qe kerkon ti ktheje kesaj shumice te popullit vertete lirine, drejtesine, pronen, bashkejetesen, punen, demokracine ne tere kuptimin e saj, duhet te udhehiqet vetem nga deshira e kesaj shumice te popullit per shpetim e ndryshim, cilado qofte forma dhe kostoja e ketij shpetimi e ndryshimi. pasi vetem keshtu arrihet fitorja mbi te keqen e rregjimeve totalitare dhe atyre qe u shkojne nga pas, pakica e popullit dhe diplomacia e blere.”” —
nuk dua te te jap mend, por besoj se e kupton cfare do te thote si plus i madhi sir. william b. hamilton me “”pakica e popullit dhe diplomacia e blere””.
Te lutem Edvin jo kaq I ashper me qeverrine.
Jo kaq I ashper mo zotri…. se I trembe fare, se jane gati t’ja mbathin
Me ndje zotri por kam ven re se sa here qe ti terhiqesh pak per te marr
fryme gjera te keqija I ndodhin vendit…… nga barbaria kuptohet
Andaj te thom jo kaq ashper de se i shkerrmoqe fare!!!!!!!!
Te mjeret ne…..
RAMA: POPULLI NUK E FALI FATOS NANON QE NUK E NXORRI PERPARA GJYQIT SALI BERISHEN PER KRIMET E VITIT 97. POPULLI NUK E KA FALUR REXHEP MEJDANIN, SERVET PELLUMBIN DHE TERE ATA QE NE PERIUDHEN PAS 97 NE VEND TA ZHDUKNIN KUCEDREN, I DHANE ASAJ JETE.
POPULLI, NUK DO TE FALE AS TY NESE KRIMINELE SI SALIU, LULI, ILIRI, JOZEFINA DHE TERE ATA QE KANE PERLYER DUART ME GJAK E KANE VJEDHUR DJERSEN E KETIJ POPULLI NUK DO TE NDESHKOHEN NESER. MOS U HABIT KUR NJE REVOLTE SI AJO E LIBISE TE PASTROHE KETE VEND NGA PLEHRAT, PERPARA SE SA TI TE KESH SHPREHUR IDETE E TUA ME EDITORIALET NEPER GAZETA. MOS HARRO – NESER NUK DUHET TA KUJTOJ PRAPE SA TE KAM SHKRUAR ME SIPER.
Nese i kazene malli (komunistet) shikoni (Jozofinen) kur ishte studente, duke trokitur duart, kur flete Esnveri, ne fund te kasetes… http://www.youtube.com/watch?v=dSozU9uXq7c&feature=related
nuk ka mundesi qe te jete ajo, se enveri ka qene i ri ne kete kongres, jo me shume se 60-65 vjec, qe i bie te jete reeth vitit 70-73.topalli atehere duhet te kete qene rreth 10 vjec.sorry!
o bolsheviket e Jozofines, Jozofina ishte 16 vjet kur duartrokiste, ishte spiunja e gjimnazit dhe baba i saje-Koleci ieshte sekretari i Ramiz Alise…, pra shikoni dhe nje here kaseten….Sales dhe Jozofine do ti ngjaje si Causheskos me Elenen.
Nuk eshte Jozi ajo mor zotni.Thiri trunit pak,shkundu.A ke ndokend afer me te lage pak me uje e me te pru ne vedi……,,kur uleni me shkrue ne tastjere gjithmone mendoni qe jeni para nje publiku qe ju ndjek e jo ne ndonje qoshe vetem duke ja fute shurres
A din vitin e atij Kongresi.Jozefina duhet te ishte3 vjece.O njerez ju ka humbur busulla nga urrejtja.Jozefinen nuk e linin te dilte nga shpija kur beheshin kongreset e fitoreve tuaja ne Tirane.Mashtrues te perjetshem.Jate per ju eshte mashtrim prandaj nuk jetoni.Mirrni fryme.Kaq
Te lumte mendja dhe pena Edi Rama. Sfidues ne cdo germe ndaj metodes arkaike te qeverisjes barbare. Urime!
Per tu pershendetur ky editorial, pasi flet me gjuhen e duhur per qeverine e plerave. Shpresojme qe kjo te shoqerohet dhe me qendrime me te forta opozitare, duke mosnjohur parlamentin e votave te vjedhura (sic vete e quan Rama), e duke kerkuar zgjedhje te parakohshme.
Perndryshe, pritja e gjate dhe e gabuar deri ne 2013-en, do rezultoje “dritheruese” jo vetem per token shqiptare qe s’do mund me te prodhoje produkte bio, por edhe per demokracine shqiptare qe do mbytet deri ne 2013-en nga politikane OMGJ te importuar nga opozita e te prashitur me subvencione qeveritare ne serat e trangujve te frangajt.
Edvin-aq mir jua ben Sala qe ju thote “Aleanca e plehut”sa s’ka.Ne fillim the qe nuk do e njohim qeverin qe vodhi votat-e njohe:the-nuk hyjm ne kuvend pa u hapur kutit-hyre;nuk hyjm ne zgjedhje lokale-hyre etj.Ke ndopak “byth” apo vetem derdellit?!U vran 4 socialiste ne shesh,c’far bere zotrote-apo merreshe me Tan leprin(hajdut ordiner dikur)Tani po te ikin te tjer “te shitur” te LSI ja,e ti c’far m…. ben?!Un besoj se Ti more byth pambuk nuk na con dot ne fitore.Pse nuk pyet Skender Gjinushin ose Avokatin,se ata jan politikan,po merresh me ca rronxho-ponxho?!A kujton ti se do te te ndjekim yrra-byrra?Ti ke lek more qurrash,dhe nuk mendoj se e vret fort barkun per ne Socialistet e thjesht.
U be e vjeter dhe bajate dhe kjo “kritike” po themi. Me e dobishme do ishte qe ne zgjedhjet e ardhshme mos humbisni gjithe kohen online, por sillni ne qendrat e votimit miq e shok e kdeo njihni qe nuk votojne prej kohesh.
po cfare qendrash thu ti mor zotni, edhe ne 2009 boll ikem neper qendra por i numeronte sala me shoke e tij votat…dhe ti cfare sygjeron, te rrime dhe te bejme sehir, ose me mire te ikim te gjithe jashte, sepse edit i vjedhin (ose me mire ja shesin votat) njerezit e brenda ne PS!
boll me edin se na merziti, as nuk i plas shume per hallet e vendit, sepse njerezit po vdesin ne mes te dites, miatoret nuk mbeshtetn si duhen, vriten njerez ne gerdec e ne tirane me vullnet te sales, po grabitet pronat e shqiptareve, nuk ka pune, drejtesi, shendetesi, arsim dhe e vetmja gje qe ben edi tash 2 bjet te flasi per reforma zgjedhore dhe vota e vjedhur.
si socialist mendoj se me ruci dokle gjinusha pellumbi islama harasani xhafaj dhe plot te tjere hajna nuk KEMI ALTERNATIVE BINDESE me mire BOJKOT DHE PERMBYSJE TE SISTEMIT
Un si familje i kam dhen 8 vota Edit,dhe cfar te bej me,nuk e di.Edi pambukut nuk i vajten ne votim Tajvansat,se medemek e kishte fitoren ne xhep.As votat e komunistave nuk mori dot,po ja mori Meta,aq i “zoti” eshte.Ai eshte vec nje fodull,se politikan jo e jo,dhe kujton se votat i merr Ai e jo PSja.Kedo te vesh kryetar PSje po ato vota merr,mos me shum.Ky ‘lepur’ do na ler ne opozite edhe mbas 2013es,ketu do jemi.S’ka byth per politikan Edvinua vec per ndonje gje tjeter.U lodhem me Edvinen.
Bravo Edi,
Kohet e fundit ju akuzojne se nuk shkoni dere me dere tek fshataret e qytetaret e Shqiperise me apo pa te drejte.
Por me kete EDITORIAL ju kujtoni cdo fshatar a qytetar se shtepia a keshtjella e tij po kthehet ne nje varreze te plehrave teknologjike e toksike te Europes.
Ju pergezoj si nje njeri qe ka thjesht nje vote ne dore e asgje me shume, per perpjekjen tuaj te ndergjegjesoni individin ne Shqiperi, qofte qytetarin qe do nje qytez te tijen turistike apo fshatarin qe enderron nje prone Europiane me vreshta e pemetari, se keta qe ju keni ne fuqi po i bejne gropen Shqiperise e atyre qe enderrojne te jetojne ne atdhe.
Nje pyetje kam per te gjithe ju perkrahesit e Berishes e jetoni ne Shqiperi: A mund te kete Turizem ne nje vend qe seshte ne gjendje te pastroje zhapat e shalqirit e copat e domateve te perpunoje mbeturinat e Italise????
Shume Shqiptare sillen sikur te jene Ahmet Zogolli; kur te vije dita e keqe do ja mbathin ne egzil. Nuk ka barke te NOES tju strehoje te gjitheve prandaj beni mire ti vini gishtin kokes per mallkimet qe do te merrni nga femijet tuaj.
Shume e vertet. Eshte leshuar shume pe ndaj saliut e nuk eshte mbajtur fjala. Opozita duhet te dali nga parlamenti.
Zoti Rama,
Besoj që do të pajtoheni me mendimin tim se Ju nuk bën të merreni me një njeri që veten e barazon me Skënderbeun.
Paraqitjet tuaja editoriale janë të shkëlqyera, por bota shqiptare është e helmuar me “elementë radioaktivë” të prodhuar e të qarkulluar që nga fillimi i dekadës së fundit të shekullit të kaluar.
Shqiptarët e duan Shqipërinë, disa (miopët) e duan ashtu siç ua prezanton shkatërruesi i saj dhe dikush tjetër ashtu siç është e shkatërruar, e don edhe të atillë që ia ka bërë satrapi.
Zoti Rama, heqni dorë nga përballja me Sali Berishen sepse ai këtë e dëshiron, ngase ai në një mënyrë apo një tjetër dëshiron që të krahasohet me Ju, qoftë edhe si humbës.
Ju tani keni kohë që ta mobilizoni elektoratin tuaj, ta përforconi potencialisht subjektin edhe ashtu më të madh në Shqipëri, të bëni zgjedhje të drejta dhe demokratike në PS dhe të pastroheni nga elementë që e hanë bukën e PS-së dhe i bëjnë argatin djallit.
I bindur them se po të bëhen këto që i shkrova nuk ka mundësi që mos t’i fitoni zgjedhjet e radhës, paj edhe nëse Saliu i vjedh 100 000 vota.
Thellë i prekuri për gjëndjen në Shqipëri Dyrrahu.
Paj paj paj
Jo paj, paj, paj, por vaj, vaj, vaj……
Marmita greke! Gjithmone ti flet per punet e brendeshme te nje shteti tjeter, gjithmone mendon per shendetin e te rinjve shqiptare..ske faj…do kesh ngelur keq se ska me lek te pagush per sherbimet qe ata i bejne marmitave greke…kriza e ka bere te veten ska me evro….
Faleminderit Edi,per keto fjale me kuptim dhe me vend.Bej durim i nderuar bir trim i Shqiperise hallemadhe.Ne po rezistojme e po durojme.
Jemi me ty.Si kam shkruar edhe ne komente te tjera(e ndonjehere me ndershmeri intelektuale,te kam kritikuar)tashme per Shqiptaret e ndershem je kryeminister ne zemrat e tyre.
Ka akoma bij e bija plot talent e vullnet atdheu jone.
Keto energji presin thjesht nje shkendije qe te clirohen e te derdhin lumin e punes e te talentit ne ate vend te bekuar.
Mercenaret dhe Bajraktaret i kane ditet e numeruara.
Mendo vetem kaq.Ora per ata njerez shkon mbrapsht drejt dites se gjykimit,kurse per njerezit si ju dhe shume njerez te tjere me vlera te atij kombi ora ecen vetem perpara(ndoshta ngadale)drejt diteve me te mira.
Asnjehere,erresira dhe terri,ne asnje vend te cepit te globit nuk kane mundur dot te sundojne pafundesisht.
Detyrta jone e veshtire(me ju ne krye)eshte te shkurtojme thjesht e vetem kohen te keqes qe ka mberthyer por si nje oktapod Shqiperine.
Por qe fundi tragjik i atyre qe shkaketojne tragjedi eshte i sigurte.
Prandaj ata jane aq agresive.Gjaku i ka dehur e i ka cuar ne ekstazen e cmendurise njerezore.Naten ngrihen te tmerruar nga gjumi,me djerset e ftohta te frikes.Frika e hakmarrjes dhe e gjykimit po ua merr jeten dite per dite e ore per ore.
Menfja ka filluar ti leje.
Shikoni me vemendje gjelin e plehut.
Ka kohe qe mbas vrasjeve te 21 janarit i ka ikur mendja dhe ka lajthitur.
Qarkullon me jelek antibluk,dhe fryrja e gjoksit nga ai jelek e ben te ndihet gjel deti.
Mendo vetem nje cast se c’fare tmerri i rrethon z.Rama
Nuk ka pershkrim me te bukur te tragjedise se ketij njeriu se libri i te madhit Dostojevski “Krim dhe Ndeshkim”.
Ai tashme po ndeshkohet,po vuan denimin shpirteror te krimit.
Vete trupi i tij po e helmon si rezultat i hakmarrjes se natyres ndaj krimit.
Mendjen e ka te mpire,dhe i duhet te marri rregullisht ilacet per ta mbajtur ne rregull sado pak minuta.
Qente,larot dhe cakenjte e tij,asnjehere deri me sot nuk e kane ndier kaq afer diten e llogaridhenjes.
Jane te corjentuar,te drobitur,te habitur e te marrosur.
Fuqite dhe mendja pak nga pak po i lene,e prate e vjedhura nuk po u shijojne sa u shijonin dikur.U duken pa vlere dhe jane ne hall te madh se mos nje dite hakmarrja do te bjeri edhe mbi femijet e tyre qe jetojne ne mes te lluksit me parate e vjedhura fukarait.
Force dhe kurajo miku im.
Pjesa me derrmuese e popullit Shqiptar eshte me ty.
Kjo nene e pergjakur ndershekuj me emrin Shqiperi ka duruar shume me keq se kaq,dhe do e duroje edhe kete sforco,sepse ka akoma shprese.
Mqs ju jeni i krishtere,kurse une ateist,me poshte po ju perkthej disa fraza nga bibla.
EZEKIELE 25/17.
RRUGETIMI I NJERUT TE MURATIT ESHTE I KERCENUAR KUDO NGA PABARAZIA E EGOISTEVE DHE TIRANIA E TE KEQINJEVE.
I BEKUAR QOFTE AI,QE NE EMER TE BAMIRESISE DHE TE MIRESISE SHOQERON TE DOBETIT NEPERMJET LUGINES SE TERRIT.
SEPSE AI NE TE VERTETE NUK ESHTE GJE TJETER VECSE BARIU I VELLAIT TE TIJ DHE KERKUESI I BIJEVE TE HUMBUR.
DHE DO VIJE NJE DITE KUR GJYKIMI IM DO TE BJERE ME HAKMARRJE TE MADHE E INDINJATE TE FURISHME MBI ATA QE DO TE PROVOJNE TE HIDHEROJNE E LENDOJNE E NE FUND TE SHKATERROJNE VELLEZERIT E MIJ
E ATA ME NE FUND DO TE KUPTOJNE SE EMRI IM ESHTE AI I PERENDISE,KUR TE DERGOJ MBI TA HAKMARRJEN TIME.
Amin
Pulp Fiction e adhuroj kte film
Personalisht jam nje nga ata qe i lexoj me vemendje te vecant editorialet e zotit Rama jjo vetem per bukurin e te shprehurit por nepermjet tyre mundohem te kuptoj programin qeverises te opozites.
Nga profesioni jam kimist dhe jam me afer ambjentalisteve te cilet duhet te revoltoheshin me shume nga pjesa tjeter e intelektualeve si ne medja dhe ne protesta per kete ligj te qeverise.
Me vjen mire qe z. Rama u shpreh per kete ligj .Ne menyre te detajuar ai ve ne dukje gjithe shkaterrimin natyror te vendit. Kjo me krijon bindjen se ne pragramin qeverise te opozites mbrojtja e mjedisit do te jete nje prioritet dhe ne fakt ashtu duhet te jete se vendet e vogla si vendi i yne me pak toke e me nje pozicion gjeografik te mbrekullushem mbrojtja e natyres dhe prodhimet bujaesore bio do te ishte nje avantazh i madh per turizmin
Personalisht kam besim te z.Rama ate e shikoj dhe e ndjej ne gjelberimin e tiranes.
Do te ishte mire qe problematika qe analizohet ne kete editorial tu jepet grupeve te punes qe merren me hartimin e programit qeverises te opozites
shume bukur ne editorial por te shohim ado te kete ndonje proteste para parlamentit diten qe vucidoli do te rivotoje ligjin.E jo proteste me pese pankanrta para kamerave por proteste te vertete. Qe te ndodhe kjo bashke me Edi-torialin duhet te fillojune strukturat te organizojne njerezit.Dokee ju bere thirje edhe ne twter,edhe ne shtyp edhe shtepi me shtepi edhe rruge me rruge.Te mos kemi frike nga ambasadoret se ne per plerat do te protestojme.Deputetet ne parlament e ne populli jashte tij.He mor bir jepi luaj se gati e ke popullin
Dear mr Edd,
Eshte fat i arte per ju, qe pas 50 vjet diktature plus 20 vjet inerci, te shenjoheni ne histori, si lideri qe rikapitalizoje Shqiperine.
Te vendosesh mbi shina kete vend te rraskapitur, eshte e pabesueshme!.
Rikapitalizimi i shoqerise Shqipetare, do te jete paqe dhe liri per te gjithe.
Njerzit po te presin…Nuk jemi vertet ne vitin 1914.
Editoriali perfect.
mire thone disa komentues,qe ka ardhur koha qe te ngrihemi….por a keni menduar se perballe keni nje killer te vertet,,,,,!
Sali Berisha ka qene, eshte, dhe do te mbetet nje sabotator MODERN, dhe AFATGJATE kunder interesave Kombetare, dhe qe operon me nje zell te madh, e ben te ndihet aq mire saqe, gati gati kjo ndjenje e con ne nivelin e NIRVANES, ose te nje (orgazme)…. Kush eshte skeptik do ta kuptoje me vone, se koha eshte doktori me i mire per njerezimin!!!
“Vendi yne po humbet me shpejtesi fuqin me te madhe qe i fali perendia, bukurin ,dhe bashke me te edhe pasurit me te cemuara te nje natyre te ralle qe po barbarizohet dita-dites ” A ekziston ndonje mundesi qe kete ta kene perpara syve te gjithe shqiptaret dhe ta lexojne para buke e mbas buke, para se te flene e sa te hapin syt ne mengjes , se mos e kuptojne ne nje moment se cpo i bejme ketrij vendi me duart tona e me ndihmen e pakursyer te shokut Sali e te qeveris se tij te ndritur .
Ja pse editoralet kane vlere,ja pse kjo forme komunikimi eshte sa efektive aq edhe e nevojshme per te sqaruar e sheshuar hamendjet e iluzionet qe krijon makina propagandistike e shtetit mafioz.Edi ne kete editorial eshte konkret dhe i thjeshtezon sqarimet qe ben duke prekur sakt realitetin.Per kete ka nevoje publiku e opinioni shqiptar.
E keqja shqiptare ka nje emer,te cilin ne respekt te higjenes gojore sja lejoj vetes ta citoj.Kjo e keqe,ky hajdut, vetem genjen e vjedh bile ne nje mase e forme aq te paskrupullt sa tashme e ka infektuar keqas moralin e vet shqiptareve.E keqja shqiptare ka molepsur shqiperine.Shikoni koktulin me cfare kurajo e shet mohimin e vet si te vetmen te vertet si atehere me bllokun ne dore edhe tani me Lavitolen.Nje band hajdutesh mafioz ushtron pushtet jo per te miren e shqiperise.Erdhen ne pushtet per te vjedhur,vjedhin zgjedhjet per te vjedhur shqiperine.Edi rama mese nje here e ka sqaruar Teoremen e Vjedhjes qe i ligu i shqiptareve e verteton cdo dit…ne cdo hap qe hedh…ne cdo fjale qe vjell nga goja…biles edhe kur pretendon se thyen rekorde ne uje(Me falni ne det…dmth ne ujrat detare qe i fal e shet si ti kishte prone te Ates).Nuk ishte vjedhja e karikes se Bashkise se Tiranes shembulli me makaber e kesaj shushunje.Por i ligu duhet ta dije se ka qene mjek qe shushunja thith e thith gjak deri sa plas.Gadafi ishte nje shushunje.
Edo ashtu është. Ke të drejtë për të gjitha ato që thua dhe të gjithë ashtu i ndjejmë. Më vjen mirë e më ndjell shpresë kur të lexoj sepse gjej të njëjtat shqetësime e vajtime dhe meqë je në krye të opozitës le të themi që ke më shumë instrumente në dorë për ta shpërndarë siç duhet shpresën.
Tani, meqë nuk të njoh nga afër ashtu si shumë shqiptarë, më ndjej për vetullën ngritur sepse ky kurrizi ynë, i të gjithëve bashkë, ka hequr shumë; e sigurisht që jo vetëm një dorë editoriale, as çfarë ndodhi më parë e që s’kthehet më, nuk zgjidh më gjë.
Jo më kot përfaqëson shpresë përballë gjelit të plehut, sepse mënyra tjetër që mbetet është të valojë huri që s’do dijë nga të sillet. Edhe kjo për të gjithë ne sërish, e kemi fotografinë e 97tës, ndër të tjera.
Por është e qartë si drita e diellit dhe si krojet e burimet e papërdhunuara ende se të tjerë rreth teje nuk ngjallin të njëjtën shpresë. E di që e ke të vështirë se punë partie e ku di unë. Por unë them nisja nga sa vila e pallate kanë, hotele, kompani, konto bankare apo pasuri përrallore të cilat nuk justifikohen nga të ardhurat “modeste” të politikanëve të rrotacioneve të këtyre dhjetëvjeçarëve të fundit. Nuk flas për ata që i kanë ngritur me mund, djersë a mençuri, por për ata që kanë vjedhur djersë e gjak shqiptari siç po bën gjeli i plehut & Co.
Dmth, nëse e ke seriozisht, nisja me ata që nuk e meritojnë më të na përfaqësojnë as majtas as djathtas, se e kanë bërë pleh, siç thua. Nisja si të mundesh e sa të mundesh por nisja, në mënyrë që shpresa (e jo ëndrra) të vazhdojë të qëndrojë e ndezur. Ka dhe më, por kush të dojë të kontribuojë, le t’i hedhë idetë në kutinë personale të Edi Ramës në internet.
Ta shohim ç’do na sjellë ky komunikim alla-pranverë arabe, por që s’po bie erë gjëkundi përveçse në këtë sofrën virutale të Meros e të ca të tjerëve.
ok
ok
oobobo c`fare kohe ka ardhe, plehu te kritikoj pleherat
Te sugjeroj vizite se specjalizuar mjekesore se te ka marre koka ere z.Ramy.
“SIC TRANSIT GLORIA MUNDI”(Keshtu kalon lavdia ne bote)do te thoshte Berlusconi pas vrasjes se kaposhit Gadaf, mikut te tije hero….
Qe ky ligj plehrash, me shume mundesi i bere sipas kerkeses se fqinjit italian (ashtu si kerkesa per central berthamor dhe eolikun apo aktivitete te tjera qe mund t’i thone pergjimet e fundit apo kujtesa e Dritan Priftit) eshte nje kercenim real per ekuilibrat ekologjike tashme te cenuar rende nga papergjeshmeria e kesaj klase politike.
Ky kaposhi yne pa pende ne te ndenjura dhe me sqepin qe i kullon nga bajgat qe rremon tere diten do t’i shkonte per shtat nje tjeter thenie latine:
– Quousque tandem abutere, Catilina, patientia nostra?(Deri kur pra, Sali, do abuzosh me durimin tone?)
Bukur,me bukur s c’do here tjeter,por mere ne konsiderat keshillen e mencur qe po te jep nje komentues ketu,meduketDyrrau…
me ne fund bere nje shkrim per se mbari, qe i afrohet stilit tend te meparshem.kujdes, nuk thuhet “ne vend se” por “ne vend qe”.
NË SE SËRBI DHE DEPUTETËT vrasës të Shqipëris do rivotojnë helmimin e popullit. Edi ngre gjith popullin në protesta, në aleancë me gjithë Shqipëtarët. Jam i bindur se do jenë dhe shumë antarë të PD-së që kanë frikë të pronocogen. Të bllokohet qarkullimi dhe të pezullohet jeta deri sa qeveria të tërheq këtë aventur. Ne nuk kemi punë me ambasadorët, Shqipëria është e popullit Shqipëtar dhe jo e Ambasadave. Helmohet populli Shqiptar dhe jo ambasadat. Është rasti që kjo të kthehet një revoltë mbarë popullre për ti thënë ndal diktaturës që po na sjell hiroshomën në Shqipëri, me fuqi të shumë fishtë.Edi Ndalo Katastrofën. Unë jam agronom dhe i di shkencërisht pasojat shkatërruese të pa korigjushëme, sikurse i dinë me qindra, biologë kimistë ambjetalistë, mjekë et. Saliu Po shton Grekët në Shqipëri: Akoma do i lejojmë harsirë për ta eleminuar dhe si fizik nga harta?
Dhe Plehu na duhet…
Nga S. Gjokoli
Dhe plehu, na duhet
Ta bjerw, Saliu
Kwtu ku nga plehrat
Si dash bwhet miu .
Kwtu ku si kodra
Ngrihen plehrat tona
Nga çdo anw qeska
Nga çdo anw bidona.
O popull, ç’tw gjeti
Me kwtw tw marrw
S’dimw nga t’ja nisim
Ç’tw themi mw parw.
Dhe plehrat u deshwn
Qw nga pwrtej detit
Se kemi pak tonat
Togje – togje, sheshit.
Si doli Gwrdeci
Gjithw kwto skandale
Tani do me plehrat
Tw na shuaj fare.
Nuk i doli gjaku
Gjith’ ato mwnxyra
Tani do me plehrat
Tw na mbuloj zgjyra.
E thot’ Arben Duka
Dhe Rama e thotw :
Mendohu , o popull
Kur hedh atw votw…
Edi i ben nje analize te plote e te gjithanshme situates ambientale katastrofike ku eshte katandisur Shqiperia dhe per turp e faqezeze kerkohet te mbytet e helmohet me tej duke sjelle plehrat e botes.Per ceshtjen e sjelljes se plehrave nga jashte ka dy qendrime diametralishte te kunderta deri armiqesore.Njeri qendrim eshte Aleanca e plehrave dhe tjetra Aleanca kunder plehrave.Ne Aleancen e plehrave perfshihen ata qe duan te vijne plehrat dhe perfaqesohen nga qeveria me ligjin perkates.Ne Aleancen kunder plehrave jane ata qe kundershtojne ardhjen e plehrave dhe padyshim eshte pjesa dermuese e popullit shqiptar.Ne kete grupim ata qe duan plehrat presin parat me shumice ndersa ata qe kundershtojne duan pastertine e tokes,ujit,ajrit lumenjeve ,liqeneve,detrave e qe te gjitha kane te bejne me shendetin e popullsise se ketij vendi te bekuar por po masakrohet ku s’mban me.Saliu e drejton tehun e kritikes ne menyre te gabuar pasi ALEANCA E PLEHUT eshte ai vete qe eshte per sjelljen e plerave nga jashte e jo ata qe kundershtojne ardhjen e tyre duke nisur nga presidenti e me radhe.Per mos sjellin plehrave ne shqiperi tani e ne te ardhmen te amendohet nje ligje kushtetues qe te konsiderohet armiqesore sjellja e plehrave ne Shqiperi.Shqiperia eshte nje vend i vogel qe nuk mban as nje kilogram pleh te huaj dhe per me teper ato do te jene edhe te rrezikshem.
DOLI PRAPE KY TURKOFAGU QE E KA MBUSHUR GOJEN ME PLESHTA DHE KRIMBA.GLISTRA KE NGRENE TERE JETEN O PARE KALLPE.O NJERI PA IDENTITET QE NJEHERE BEHESH GREK NJEHERE SHQIPTAR KOKE RJEPUR NGA GREKU DHE HEREN TJETER VEMJE E QELBUR QE TE GJITHE E SHTYPIN ME KEMBE.IK O QETSO TUTE SE PO TE RRJEDHIN FARE.ME SA DUKET TE JANE SHPUAR JO VETEM VRIMAT POSHTE POR DHE KOKA ME GJITHE VRIMAT E SAJ.PASKE BERE SHUME GJYNAHE DHE KERKON TI LASH ME FJALE .IKE O TE SHPELAFTE BARKU DHE KALQINOJA E ULLUKUT.
diskuto per temen o kopan anadolli e mos u grric b..then te tjereve,ok!
A do behet me shqiperia sic ka qene me ato pyje te bukura,me ate bregdet mahnites, me ato kanalizime gjigande kullimi qe ujin e conin ne det dhe jo neper familjet e shkodres lezhes,fush krujes e gjith andej?
Publicistiken e Edi Rames e kam ndjekur qe ne fillimet e shtypit te lire dhe e konsideroj nga penat me te fuqishme ne shtypin shqiptar.Komunikimi direkt me lexuesit dhe aktivizimi ne rrjetet sociale eshte levizje e zgjuar dhe ne kohen e duhur.Nuk shoh sot ne Shqiperi njeri tjeter ti afrohet per nga statura intelektuale,elokuenca e qartesia e analizes.Politikanet shqiptare ne pergjithesi sillen si elefante ne nje kristaleri pa e care koken se cfare katastrofash lene pas dhe jane te fundit qe aspirojne demokraci e civilizim europian mbasi kjo do tu priste atyre tubat jetesore qe i mbajne ata gjalle
Labi vlora te pershendes me gjithe zemer,kam kohe qe nuk kam lexuar komentet e tua por ky i sotmi me emocionoi pa mase.
Jam tere emocione dhe shprese.Ti the se jam ateist por une them se vete shpirti i Zotit te ka udhezuar te gjeshe ato fjale te goditura nga bibla e shenjte.
Degjo i dashur ne radhe te pare te uroj megjithe shpirt qe Zoti te bekofte ty dhe te ardhmen tende,dhe mbaje mend mire se pa ndihmen e Zotit asgje nuk mund te arrihet.
Ne shqiptaret pa dallim feje krahine e ideje sic thoshte i madhi Pashko Vasa duhet me fort se kurre ti drejtohemi te madhit Zot sepse nje Zot kemi te gjithe,na fal o Zot se kemi mekatnuar ndaj teje,por ne te njejten kohe na ndihmo o Zot dhe bekoje atdheun tone te dashur Shqiperine Nene qe te jete e begate dhe ne paqe me te gjithe njerezit dhe silli syte e tu mbi kete vend te vuajtur dhe jepi ketij vendi njerezit qe e duan dhe i japin drejtesi dhe begati.
Akoma ti me shkrime je bere si kryeredaktori i Zerit te Popullit te kohes se gjyshit tend. ik o zoteri merru me ato pune qe di te besh mos merr ne qafe opoziten dhe nje popull se prezenca a ushtarve te tu i dha force e vlere ati ligji. nuk e kupton se ka perenduar koha jote pa as nje fitore, je nje deshtak ne politike dhe mashtrues dhe nje me te vobektin te zgjithte PS-ja ne krye tani do kishim shpetuar nga ai miku jot plehu, rri rri akoma dhe fli maj plehut te asaj opozite te fjetur. Mos kujtn se na mashtron dote perseri, duke share berishen, now, ti je ana tjeter e fetyres se tije dhe po e mban ne qeveri akoma dhe nja 20 vjet te tjera. largohu nga politika se ke raste te ikesh me nder pasi pranove humbjen ne tirane, kur duhet te ikesh! kurre as njeher .
edi i ben llogarite sikur ka perballe njerez.
por saliu nuk eshte njeri
Kjo ceshtja e plehrave eshte shume me serioze nga sa mediat e shprehin dhe shqiptaret e imagjinojne. Me fjalen plehra perfshihen jo vetem plehrat urbane por edhe ato industriale apo radioaktive.
Kamora dhe mafjet e ndryshme qe veprojne ne italine e jugut i groposnin plehrat qe duhet ti perpunonin sepse keshtu ishte fitimi me i larte.
Rezultati:toka e helmuar qe nuk mund te perdoret per bujqesi e blektori dhe ujrat e helmuara me substanca toksike.
Kjo nuk duhet te ndodhe ne Shqiperi.
O ZOT NASHPETO NGAPLEHRAT E HUEJA SE BOLL KEMI NE VENDIN TONE.
HA HA KY PLEH QE ANTARET E TIj PO I LARGOHEn NE LSI PO E KRITIKON SALIUN
z.kryetar,te gjitha keto qe ju shkruani i gjithe populli i di dhe i shikon,edhe ata qe nuk shikojne lajme edhe ata qe nuk lexojne gazeta….nuk kam shkruajtur ndonjehere por i kam lexuar cdo dite te gjitha gazetat qe shkruajne te verteten se cdodh realisht ne vendin tone,gjithashtu nuk mar vesh nga politik-berja…nuk jam askush te jap keshilla se si te behet opozite por dicka dua te them se nuk po behet opozite e forte dhe efikase,dhe saliu nuk po goditet aty dhe ashtu sic duhet.p.sh ne fier dhe ne vlore eshte popull i majte gje qe dihet,por kjo nuk ka rendesi,,dua te them qe ne kto dy qytete ka gati 5 televizione lokale qe japin lajme,dhe une nuk kam pare ndonje debutet opozitar qe merr rogen nga taksat tona te dale dhe te flasi per ato qe thoni dhe shkruani Ju.ka njerez ne shqiperi qe nuk informohen dhe nuk blejne gazeta dhe nuk lexojne editorialet tuaja,duhet gjetur menyra qe cdo shqiptar te informohet me qarte dhe me nga afer per kto vjedhje qe po ben kjo qeveri ne pushtet dhe se cpo ndodh realisht ne shqiperi,te pakten ne ato media lokale qe nuk kontrollon e djathta te dalin debutet tuaj dhe te flasin me qarte se si po vjedh saliu dhe njerezit e tij,mbase te gjith shqiptaret nuk shohin TOP-STORY dhe pak OPINION..keshtu qe televiozionet lokale jan me afer popullit te paditur dhe te painformuar shqiptar,ka shume deputet te majte,por ne njohim vetem,Samirin,erionin,taulantin,dhe pak te tjere qe flasin hapur dhe me trimeri,por keta jane shume pak per te perbysur keta mega hajdut te qeveris…respekte.
sala kur thote aleance plehu nuk e thote nga vetja por bota demokratike antikomuniste i ka futur ne plehra te majtet
Me falni ,Por Saliu karrjedhur nga trute.Aleanca,mund ta quash anti pleh.SAliu me Qeverine jane Aleanca e plehrave sic jane vete.
Nuk nuk te presesh nga dikush qe eshte i etur vetem per fitime qe te kujdeset per mjedisin! Njerez te tille jane te gatshem te sakrifikojne edhe shendetin dhe jeten e njerezve, vetem per te permbushur ambicien e tyre te semure per pushtet absolut. Pushteti absolut sjell korrupsion absolut dhe te gjithe mekanizmat e ketij shteti jane vene ne funksion te ketij pushteti, a thua se nuk jane vete banore te ketij vendi. Vetem populli i thjeshte, i perkrahur nga opozita mund ta ndale nje katastrofe te tille. Ketu hyn roli i shoqerise civile, e cila duhet ta ndriçoje popullin per implikimet mjedisore dhe shendetesore te kesaj çmendurie politike.
“Shqipetar mos rri po duku Shqipetar”,dhe pa nje udheheqes kjo nuk mund te ndodhe,pasi skamja ekonomike tashme eshte evidente,pra dy kushtet qe mund te plase nje revolucion,Udheheqje dhe varferi.
sala kur shan thote aleanca e plehut ndersa kur flet per plehrat qe do bjere nga europa nuk thote me plehra por MBETJE. ky eshte nje personazh TRAGJIKOMIK