Skandali “Lavitola” në Itali ia behu si rrufe në qiellin e zhurmshëm të Shqipërisë plot gegë e toskë. Iu shtua bubullimave të shqipes, ndohmës nga plehrat e bashkuara (sidomos buzë lumenjve a ku të munden), shkuljes së jetës nën thellësitë e Bulqizës, rrjepjes së skrapit dhe zhgarravitjes së drejtësisë me fshesë në dorë për gjetjen e gjurmëve, kur ujkun me zë, me figurë e me ulurimë e përkund në krah si qengj të butë.
Gjëmën e ndezi një foto e vetme, e shkrepur ashtu si padashje, siç mediat shqiptare raportojnë e pasqyrojnë përditë e 24 orë në ditë, në rolin e engjëjve të helmuar që vjellin pafund tmerre e mynxyra, të fshehura nën tisin e fytyrave të pavrenjtura e syve pa ndjenjë. Por krejt ndryshe nga ndryshku që na ka zënë, në Italinë fqinje u dridh vendi nga një foto me kostume e me kravata, që të vërtetën e nxirrte lakuriq, ashtu të shëmtuar dhe të shpifur si barqet plot dhjamë të babëzisë së pangopur.
Ziles së çjerrët të telefonit Ilir Meta do i jetë përgjigjur gjithë përtesë, ashtu i nxënë, përveç të tjerash, me kokëdhimbje Fullanrësh gjyqtarë e guvernatorë. Por siç dihet në zë, seç mban dhe një tingull miqësor e të butë të veshur me fjalët vëlla e flori, që në italisht kumbonin mu si në muzikën e përzgjedhur nga Fiks Fare për të shoqëruar takimin korruptiv Prifti-Meta.
“Buonasera. Ilir parla e molto bene, molto bene. E poso parlare con capo di cabineto”.
Për italishten, bashkë me Saliun e përfaqësojnë njëlloj koalicionin e ç’integrimit. Por kjo është më e pavlera. Habia e patericës 120 mijë votëshe, plasi ashtu krejt e kulluar dhe naive për një “morr” në Itali përballë “kaut” që duhet të fshehë në Gjirin e Lalzit: “Nuk e kuptoj se përse duhet të ndihet turp. Fotoja është zyrtare, ai personi është aty”, që të sjell ndërmend vetvetiu: “Ç’të keqe ka, ka ndonjë problem? Zgjidhe pra! Bëje, pse se bën!”
Ndërsa italianët bërtasin e çirren për skandalet e një pseudo-gazetari sekser, të dëbuar nga urdhri i profesionit, shqiptarët që panë vezullimin e mandateve të florinjta me zë, me figurë e me euro, u vranë si kokëpalarë dhe ulën kryet e ndjekin si të vobektë e të çuditur debatin që po trondit Italinë.
Ashtu me psherëtima e mallkime, gëlltisim arrogancën që na hidhet fytyrave, durojmë mynxyra që tjetërkund, politikanët njësoj të babëzitur nuk mund t’i shohin as në ëndërr. Ku mund ta gjejë luksin Lavitola t’i thotë gazetarit Italian: “Adeso la saluto, o degli impegni, buonasera”, sjellje që buron nga filozofia e qeverisë me surratin e zi si këpuca pas dy shpullave rresht vit pas viti: “gazetarët pyesin ç’të duan, unë them ç’të dua”.
“Sa budallenj” këta italianët, ç’pyetje bëjnë dhe ata, sikur nuk e dinë se ç’do përgjigjet njëri a tjetri, që kontrollon filanin e fistekun, që kërcënon Shamikuqen e flak jashtë me gërvishtje Socialisten, që rrjep skrap e krom e vret kokëpalarë miniere dhe bulevardi (etj..etj.eh sa shumë ka; pafund). Si s’mësuan të bëjnë pyetje si në studiot tona dhjetëra-milionëshe ku dalin të nderuar të gjithë, edhe të pavarurit, edhe të varurit dhe ata që do të meritonin të varen në litar, nëse s’do kishim hequr ligjin e dënimit me vdekje me kohë, e me të drejtë, se edhe ndëshkimet e tjera vlejnë nëse zbatohen një ditë e siç duhet.
Nën qiellin e nxirë nga mega-skandalet transparente si zgjedhjet e Tiranës, rrufeja “Lavitola” ndjell gudulisje. Larg pyetjeve acaruese e të papëlqyeshme, të përkëdhelurit tanë me lëkurën e trashë si sholla e këpucës preferojnë ti bien tenxhereve në studiot me bubullima, gjela plehu, vota mielli e dialog evrope, të mbështjellë si nga fundi i ndonjë pusi a grope pak a shumë kështu: “Zoti Meta ju falendërojmë shumë që pranuat të vini në studio e të flisni. Faleminderit për përgjigjet e sinqerta që na dhatë”, e me përgjigjen vesh më vesh: “Ishte kënaqësi që isha i ftuar dhe përshëndes të gjithë shikuesit tuaj.”
hahaha ernest…aq mire e ke thene,po kujt ja ke thene?
Tek “Nyjet” te faqja pare e gazetes Tema , c’ma keni vene link-un e Zerit te Amerikes, mor aman? Po hiqeni, vini dicka tjeter TopChannel psh.
Urime per venien ne funksion te “Donacioneve” permes Paypal. E testova (100$)dhe ishte ne rregull
Shifni se si embron Ilir M…. Berisha me 20 Janar:
http://www.youtube.com/watch?v=G_1KXAIi8gw&feature=related
Shifni grushtin e shtetit me 14 shtator, por kini durim ta shifni nga fundi Berishen çfare thote:
http://www.youtube.com/watch?v=TcGrFBkkYyE&feature=related
Edhe ne shqiperi i kane ca Lavitol Saliu dhe Iliri, si psh, Sandri, Fevzo, Fahriu, Çili dhe Artan Hoxh Ruli e ca sahanlepires si Cupi, Zheji etj.
Bravo Ernest!
Ernest, te lumte dora. Nuk mund te vazhdojme ta tolerojme me kete realitet ne Shqiperi kur derrit duhet me i thene daje, e Henri Cilit i duhet me i thene Naim.
Rrofsh Ernest qe jep nje kontribut kaq cilesor ne kete ambientin tone…
Urime zoti Bunguri! Bravo! Nje assay (ese) migjeniane. Ah qe nuk e kemi dhe ne nje grusht te madh me i ra…….
BRAVO!
revolucjoni ben pune ne shqiperi.ta zhduki kete fare te poshter qe ka pllakosur si morteje shqiperin.faren korruptive dhe injorante qe ka mbjell sali berisha e ilire kokepalari.
Te lumte pena,Ernest Bunguri! E ke qare me lot.Mire thote njeri me lart,si vargje migjeniane.”Kafshate qe s`kaperdihet,asht or`vlla mjerimi,kafshate qe te mbetet ne fyt e te ze trishtimi…”.Kur ju do zogu i qejfit,ju te mediave,e gjeni,e gjeni gjuhen e duhur si ne kete shkrim.Por,une personalisht,jam i pakenaqur sepse pjesa me e madhe e shtypit dhe e madias se shkruar dhe elektronike,i eshte neshtruar ligjit te xhungles: E ka shitur veten shume lire ne ekonomine e tregut.Nuk e kuptoj,si nuk e ndjejne qe edhe ky i yni, po i afrohet me dite,fatit te Ben Alise,Mubarakut e Gadafit? E pabesueshme.Sa per ate z.Cili,e ka ditur se sa do i vleje lekura,prandaj dhe e ka nderruar ate emer te madh qe kishte.Fat i madh edhe per ne,se do na e kishte bere pis,ai pis,me pisllekun e tij.Pranoni respektet e mia z.Bunguri.
Po si do dalim nje dite nga ky batak, more vellezer, qe ende s’jeni ndotur nga jashteqitja e ketij pushteti, qe eshte me i poshtri dhe keberesi per vendin tone. Vertet na la te varfer komunizmi, po na la te gjitheve njesoj, edhe te pandotur, mund te themi, kurse ky i sotmi qe majm li-derrat si derrat per plan mishi eshte unikali ne bote. Me zgjedhje nuk ka zgjidhje, se ato nuk jane zgjedhje, ato jane gjoja, kinse te tilla. Ato jane farse qeveritare, e kesaj qeverie qe nuk po merr asnje mase per krimin qe po harliset perdite ne te gjitha rruget e lagjet e Shqiperise. Qeveritaret zhvasin, vjedhin, bejne kerdine edhe duke shitur interesat e vendit te fqinjet, sa te marrin nje fjale te mire prej tryre. C’ishte E.Toptani i kahershem para ketyre te sotmeve. Nje hic. Demokraci, per te cilin thuhen aq fjale sot, nuk kemi. Liri, jo e jo. Drejtesia eshte bere padrejtesi. Ateher , si ibehet? Dikush kish shkruar se duhet nje revolucion. Kohet tilla ate kerkojne , thote historia. Po s’te le Evropa, qe, kur vjen puna per zgjidhje, thote gjeni dialogun, duke harruar se ai, dialogu, ka vdekur, se eshte ndezur me fort se kurre lufta e klasave, ne permasa marramendese per nje popull te shkerdhyer per vite e shekuj.
Nuk eshte se kemi ndonje gje te madhe ne dore, por as duhet te deshperohemi deri ne vdekje. Ajo qe mund te bejme te gjithe, eshte te ndergjegjesohemi per te mirat e te keqiat, e te sillemi sic duhet para c’do gjeje te papranueshme. Ta denoncojme, ta luftojme, te bashkohemi per ta hedhur poshte dhe t’i kerkojme llogari atyre qe marrin persiper te na udheheqin. Thjesht duhet te ngreme zerin, gjithnje e me shume, gjithnje e me fort, kudo, per t’iu treguar qe i njohim, e dine kush jane, cfare fundi i pret por edhe cfare e ardhmje na pret te gjitheve, po treguam gjithsejcili vullnet ne jeten dhe kontributin tone te perdithshem. Kaq. Asgje me shume.
Respekte mor djali yne Ernest! Ne dibranet me mend krenohemi per djem te tille te mencur e te guximshem. Avanti Ernest i dashtun!
?
Eshte ashtu si thote autori ne pjesezen e fundit;keta legene i kepusin ndonje dukje televizive,aq me mire ne OPINGEN e blendi fevziut,dhe me ca pergjigje ndaj pyetjeve te po te njejtit autor,ia dalin paq me publikun,me prokurorine,dhe me ca fat edhe vetvetes se tyre.Behen prape burrat e mire qe do integrojne Shqiperie ne Evrope,qe do sharrojne shiritat e inagurimeve te ca rrugeve pa krye e do hidhen perpjete ne mitingjet e bytheve te Ciljetes per te fituar me furrike votash te hedhura ne furrike te gabuar,si ne rastin e vezeve te bashkise se lulity.Veze te medha per bythet e tyre!E ç’bejme ne?Nxijme,bertasim,por nuk marrim nje hu te madh per dore dhe tu hyjme me hak ketyre derrave qe po perlajne me lluce dhe me gardhe.
Eh Ilir Skrapi eeehh ! Na flliqe fare o u nxifsh more flliqesire !