Jo kundër të pasurve, por pro të varfërve

2 Nëntor 2011, 20:46Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Spiralja absurde ku Berisha kërkon të fusë debatin mbi ndryshimin e sistemit fiskal në vend nga opozita, po krijon idenë sikur sistemi i ri i propozuar nga opozita është një masë ndëshkimi kundër të pasurve. Në të vërtetë propozimi i opozitës nuk është i ri, por bazohet në sistemin e mëparshëm fiskal të Shqipërisë me disa ndryshime, kurse taksa e sheshtë dhe modifikimet e shëmtuara të saj nga referencat që kanë mbytur lirinë ekonomike në vend, janë një eksperiment i ri, i panjohur dhe i dështuar, i cili më shumë se sa favorizon të pasurit, dhunon punonjësit me taksa të ulëta.

Pra, tipari kryesor i sistemit me taksë të sheshtë është se ai vë në pikëpyetje ekzistencën e njerëzve me paga të ulëta, që janë shumicë e shoqërisë. Një qytetar që merr 250 dollarë rrogë, kur i mban dhe 25 dollarë  nga ajo rrogë, e rrezikon shumë, kurse një deputet që ka 2500 dollarë rrogë në muaj, me gjithë të ardhurat e tjera nga dietat dhe përfitimet, nëse i mban 250 dollarë nuk i prish asnjë balancë ekonomike. Pra, defekti kryesor që duhet rregulluar është persekutimi i qytetarëve me pagë të ulët dhe mesatare në raport me ata që kanë pagë të lartë dhe përfitime të tjera. Kjo nuk është luftë ndaj të pasurve, por drejtësi ndaj shtresave në nevojë.

Së dyti, taksa e sheshtë, ashtu si është vënë në zbatim në Shqipëri, është një pirg ligjesh dhe urdhëresash kundër lirisë ekonomike. Taksa e sheshtë mund të funksionojë nëse vërtetë ekonomia ka një shkallë të lartë të lirisë ekonomike dhe një formalizëm tërësor të saj. Mënyra se si e zbatoi qeveria e Berishës taksën e sheshtë është qesharake, pasi urdhëresat e Ridvan Bodes dhe aktet nënligjore janë tërësisht kundër parimeve të taksës së sheshtë.

Le tu kujtoj disa shembuj. Pasi shpalli taksën e sheshtë, qeveria shpalli dhe uljen e normës së kontributeve në sigurimet shoqërore deri në masën 26 për qind. Fill pas kësaj erdhën urdhëresat e Ridvan Bodes që trefishonin referencat për pagat dhe kontributet në sigurime shoqërore, që do të thoshte se kontributi u ul dhjetë për qind dhe u shtua 300 për qind. Pra, nëse ti duhet të paguaje sigurime për një pagë 250 dollarë në masën 35 për qind, me urdhëresën e re do të paguaje sigurime shoqërore për një pagë 750 dollarë në masën 25 për qind, çka do të thotë jo ulje, por gati trefishim të këtij kontributi me dhunë, duke cenuar rëndë lirinë ekonomike dhe aftësinë paguese të kompanive.

Një tjetër shembull i shëmtuar, që e prekin vetë qytetarët, janë blerjet personale të veturave jashtë Shqipërisë. Shqiptarët blejnë të gjithë vetura në Perëndim, kryesisht Gjermani dhe Itali, vende të Bashkimit Evropian, të formalizuara dhe me rregulla strikte. Kur blen aty të japin formularin A1 dhe çmimin e makinës, por kur vjen në doganat e mbushur me devollinj nga Ridvan Bode, nuk ta njohin faturën e Bashkimit Evropian dhe në vend të çmimit 2 mijë apo 3 mijë euro që ke blerë një veturë të përdorur, do paguash taksa dhe TVSH për një veturë që në referencat e urdhëruara është 8 mijë euro. E njëjta gjë ndodh me thuajse çdo produkt që importohet në Shqipëri. Atëherë ku është liria ekonomike këtu dhe çfarë përfitimi ka nga taksa e sheshtë, e cila në të vërtetë vetëm sa i vë kapakun një sistemi të tërë të dhunshëm fiskal që ngrihet mbi arbitraritetin dhe dyshimet reale që ka vetë kjo qeveri nga taksa e sheshtë.

Taksa e sheshtë është kthyer në një ideologji për oborrin e Sali Berishës, që shmang taksat nga lidhjet personale, por jo në një burim suksesi për qeverinë e tij.

Debati mbi mbledhjen e taksave në Shqipëri duhet të jetë real dhe duhet të përfshijë çdo qytetar. Në një vend ku liria ekonomike është dëmtuar rëndë nga sistemi i përdhunuar fiskal, nga urdhëresa që dalin mbi ligjin dhe ligje që dalin mbi Kushtetutën, është qesharake të flasësh për luftë ndaj të pasurve dhe të varfërve.  Mjafton të përpiqeni të kuptoni po mundët qoftë dhe për 5 minuta kryeministrin e Shqipërisë kur u thotë fshatarëve ‘unë kurrë s’do ta heq TVSH mbi prodhimet bujqësore… pasi duan të fitojnë kapitalistët’, pastaj dy ditë më vonë thotë ‘unë kurrë nuk do bëj çfarë duan të bëjnë socialistët se ata duan të shkatërrojnë kapitalistët…’ Pra ky njeri flet pa lidhje në të dy rastet, në panik nga ajo çfarë i ka ndodhur me sistemin fiskal. T’u kërkosh aleancë konsumatorëve për mos heqje të veçantë të TVSH në konsum dhe të presësh duartrokitje prej tyre është absurde, pasi TVSH është taksë e konsumatorit, dhe jo e biznesit, pasi biznesi normalisht rimbursohet për TVSH, e cila është taksa qarkulluese dhe jo finale për të. Nga ana tjetër të bësh sikur mbron të pasurit, me një sistem të deformuar të taksës së sheshtë nga referencat dhe përshkallëzimet në grupe të tatimpaguesve, është cinike.

Thelbi i këtij debati është që sistemi aktual i taksa- tatimeve që Berisha po aplikon nga viti 2008 nuk e ka realizuar asnjë herë buxhetin e shtetit dhe e ka futur në krizë biznesin. Ai është një sistem që diskriminon qytetarët me paga të ulëta dhe nuk vjel taksa, por gjobit bizneset sipas nevojave të pushtetit për pare, përmes një sërë urdhrash, aktesh nënligjore që kanë bllokuar lirinë ekonomike në vend.

Socialistët kanë bërë një propozim kurajoz për të rikthyer një sistem normal taksash në vend, por ata duhet të bëjnë një premtim serioz lidhur me referencat dhe aktet nënligjore që po shkatërrojnë lirinë ekonomike në vend. Ne duhet të provojmë që sistemi funksionon dhe qeverisja bëhet rentabël duke ushtruar lirinë dhe jo arbitraritetin. Është më mirë të dështojmë në liri dhe të kërkojmë ndihmë për tu ringritur se sa të dështojmë pa provuar kurrë lirinë ekonomike, konkurrencën dhe kapitalizmin real në këtë vend, të cilit i janë bërë fat piramidat që Berisha ja ndjell çdo dekadë. Tanimë duke kthyer në piramidë buxhetin e shtetit.

 

 

33 komente në “Jo kundër të pasurve, por pro të varfërve”

  1. Leta says:

    Ja tabela se taxohemi ne ne US:
    http://www.f3eonline.org/?page_id=355

    2011 Tax Changes At-a-Glance

    Federal income tax brackets Right now, there are six income tax brackets: 10%, 15%, 25%, 28%, 33%, and 35%. For 2010, these brackets apply to married couples filing joint federal income tax returns in the following manner:

    2010 Income Tax Brackets–Married Filing Jointly
    Taxable Income Marginal Tax Rate
    Not over $16,750 10%
    Over $16,750 to $68,000 15%
    Over $68,000 to $137,300 25%
    Over $137,300 to $209,250 28%
    Over $209,250 to $373,650 33%
    Over $373,650 35%

    1. Vlora says:

      —–berisha i mendon shqiptaret injorante qe smarin vesh se c`thote ai……
      dhe per kete ka nje arsye………….se berisha e ka shkeputur totalisht prej 20 vjetesh,,,,, lidhjen me shqiptaret…..
      ne mendjen e tij jane shqiptaret e para 90-es ,,, delet e buta qe
      “hanin “cdo gje qe tu vije para

  2. Rezi says:

    Realisht vendosja e cmimeve reference ne dogana dhe tatime, qe me ministrat socialiste dhe me ritheksimin e fuqishem Bode-Mima,shkaterroi sistemin fiskal dhe iniciativen e konkurrencen e lire,….te shpresojme qe iniciativa e socialisteve te jete me kembe ne toke dhe te behet realitet,megjithese e shoh shume te veshtire per t’u realizuar ne nje kohe te shkurter……….do te kerkoje vite dhe sakrifica nga shqiptaret!Analiza korrekte dhe realiste,pergezime Mero!

    1. Lissa says:

      Urime Mero per kete qrtikull brilant. Te arrish te argumentosh titullin filozofik te ketij artikulli eshte nje mrekulli. Une kam plot shembuj te tjere qe e argumentojne teresisht nevojen e heqjes se takses se sheshte, por mendoj se vetem ai i Sigurime shoqerore e shendetsore eshte me se i plote dhe shume domethenes.

    2. x says:

      Ta merr mendja Rezi qe duhet kohe.Pse ke ti ndonje rruge me efikase?

  3. Blerina says:

    Taksa progresive eshte i drejte ne parim dhe praktike. dhe nga ana etike, ai qe fiton me teper do paguaje dhe me teper. Problemi ne Shqiperi nuk eshte vetem % e taskave po dhe deklarata e taksave; shume njerez dhe bizenese nuk kane deklarate te paster dhe te ndershme te taksave dhe shteti nuk i denon keto veprime ashtu siq do ti denonte nje shtet i zhvilluar per te mos u persertur me ky fenomen. Prandaj dhe po u vendos ky ligj i taksave progresive, puna nuk mbaron ketu, problemi me i madh eshte ai i zbatimit dhe ndershkimit kur deklarohen fitime fallco. Kjo eshte dhe sfida me e madhe e partise socialiste nqs dhe kur te vij ne pushtet.

  4. ali margjeka says:

    une nuk e marr vesh pse po merreni kaq shume me taksen e sheshte ne ekonomi????????????????????Berisha ka dhe nje takse tjeter ajo eshte taksa e sheshte e bulevardit ne 21 janar ku i shtriu sheshit 4 burra fisnike
    GJENI NJEHERE TAKSEN E SHESHIMIT TE 21 JANARIT PASTAJ ATE TJETREN….NUK VDES NJERI SE NUK HA GROSHE SOT POR VDES KUR HA KOKKRREN E PLUMBIT DHE HARROHET DHE SHESHOHET NE VARREZA??????????????????????????????????????????????????????????

    1. homeri says:

      Juve keni me shume te drejte.Ajo eshte taksa qe duhet te paguaj SALI BERISHA

  5. JohnSmith says:

    Eshte komplet imoralitet qe nje person si Berisha eshte ne krye te qeverise dhe ka ne dore fatin e kombit shqiptar. Ky kriminel duhet te dergjet burgjeve e jo te flitet me te per ligje e taksa.Berisha eshte burimi i pothuajse cdo problemi e konflikti ne shoqerine shqiptare.Uroj te kete fatin e Kadafit me plumb ne koke e thike ne bythe.

  6. Isuf says:

    Te nderuar Shqiptare.
    Korrupsioni ne Ministrine e Ekonomise ka arritur ne nje shkalle te papare ne Historine e kombit Shqiptare. Punonjesit e ministrise tani e kane bere hapur kerkesen qe po aplikove per cdo gje duhet te paguash Shefin e Madh.
    Po kush eshte shefi i madhe kame pyetur? Ne Ministri ata thane. Ilir Meta eshte shefi pastaj, Lefter Koka dhe Nasip Naco.
    Per Ilir Meten koncesionet dhe tendrat e medha jane te rezervuara.
    Pagesa e tyre duhet te jete 500,000 euro e larte.
    Kurse per Lefter Koken jane tendrat me vlere mesatare dhe duhet ti paguhen 250,000 euro. Nasip Naco kerkon nga 100,000 euro.
    Mora pjese ne nje tender kromi dhe kur miku i Nacos nje i huaj nuk mori pjese e shtyne tendrin.
    Ilirian Muho me kerkoj 100,000 euro tha i kame per shefin.
    Komsionaret e tendrave kerkojne nga 10,000 euro po qe se nuk jane Ilir Meta, Koka, Naco te interesuar.
    kta te LSI Shiten Kalimashin e Kuksit e tani nuk punohet fare.
    Po behet kredia cdo dite Ministria e Ekonomise hjeke shume leje minerale, hidocentrale e te tjera.
    Po nuk pagove te hiqen lejet.
    Pastaj kto leje shiten prape.
    Ku eshte opozita Shqiptare, Medja, Prokoria.
    A e keni pare lokalin Madheshtore te Ilir Metes qe inaguroj tek Godinat e Inxhinjerise se ndertimit nga vine kto para.
    A i keni pare vilat e ministrave e pushtetarve?

    Desha te bej denancim ne prokorori po me thane Ina Rama ka shoke te ngushte dhe ka mardhenie shume private me Koken.
    I shkruajta kesaj gazete qe gjithnje ngre zerin pa frike per korrupsionin ne Shqiperi.

    1. gk says:

      isuf ke shkruajtur te verteten e hidhur,por te gjithe jane shurdhuar dhe qerruar,drita eshte ende large.

    2. ok. says:

      Po hotelin e Makbule Cecos e vilen e vreshtat e saj neper fshatra i ke pare?

  7. Ndreca says:

    Une e falenderoj zotin baze per kete perpjekje te tij per te shpjeguar taksen e sheshte dhe cfare rezultati ka dhene ajo ne shqiperi.Por nuk kuptoje nje gje? A ka ekonomist PS te shkruaje e sqaroje kete problem. Z.Baze nuk mund te luaje rolin e opozites i vetem.
    kohet e fundit Z.Rama me ne fund foli me shifra per heqjen e TVSH kur duhet te kishte folur keshtu qe ne fushaten e vitit 2009.Pse nuk vazhdon diskutimi i shkrimit te Rames ku ekonomist te Ps te shkruajne artikuj te ngjajshem. Nuk duhet politizuar por sqaruar programi i PS me shembuj fakte perllogaritje. Zonja Seseri shkruan nganjhere por fut ngjyrimet politike, nuk ka nevoje per politike.
    Une nuk po them se rama humbi zgjedhjet sepse nuk shpjegoi konkretisht programin por ky shpjegim si rasti i TVSH do te kishte thelluar fitoren e rames te vjedhur nga sali berisha

  8. Antikorupsioni says:

    Nese deri ne 2012 ! Kur mbushen 100 vjet nga shpallja e pavarsise, nuk do rrezohet kjo Qeveri k’te popull e ka ngrene mortja dhe nuk i ben dobi taksa e sheshte!.

  9. PISHA FLAMUR says:

    Mendoj të shpjegoni taksën e sheshtë me një si problemë të thjesht me shifra. Kam iden se pjesa dërmuese veç tregtarëve nuk kanë konceptin e taksës së sheshtë. – Mendoj se politizimi gjat shpjegimit të programit ekonomik i prishe shijes kësaj pune serizore të p.S. Urim Meros, i cili po plotëson pa aftësin e teknicenëve.

  10. Klodian Kapllanaj says:

    Dikur lideri i majte suedez Olaf Palme thoshte:”Nuk jemi kunder te pasurve,jami kunder varferise”.Une nuk e di nese ideja e taksimit te te pasurve eshte apo jo marksiste.Kete mund ta sqaroje Sala meqe e ka studiuar me themel.Di qe sot zedhenesi me i fuqishem i kesaj ideje eshte Warren Buffet,njeriu me i pasur i Amerikes.Ne nje interviste ai thote:”Nuk eshte e drejte qe nje drejtues i ndermarrjeve te mia te paguaje me shume taksa se une qe jam pronar.Une dua te paguaj me shume taksa”.Buffet nuk eshte i cmendur,as mazokist e aq me pak marksist.Eshte thesht nje njeri i mencur qe ka kuptuar se kjo krize e zgjatur gjeneron varferi per masat dhe varferia shpesh degjeneron ne konflikt te ashper social ndofta te pakontrolluar.Ne shqiptaret dicka duhet te dime nga eksperienca e ’97.Kur qytetaret humben parate ne firma,rrembyen armet.Ne keto rrethana mjaft te pasur mendojne se eshte me mire qe kontributi i tyre ne kapercimin e krizes globale te jete me i madh.Dhe Buffet nuk eshte nje ze ne shkretetire.Ai eshte bere frymezues i politikes se presidentit Obama dhe po shoqerohet nga mjaft zera te tjere te botes se biznesit.Mjafton te permendim presidentin e Ferrarit,Montezemolo;prodhuesin me te madh te kepuceve Tod’s,Della Vale;manjatin italo-zviceran miliarderin De Benedeti.

  11. Antoni says:

    Kam pase punue me buldozer ne sheshime ne ate kohe.Ne sheshonim vetem ato toka qem ishin te deformuara.Une mendoj qe e vetmja parcel me deformuar ne shqipri, qe ka nevoj per tu sheshuar esht Berisha dhe kte do ta bej Buldozeri Popull.

  12. cendurimmadhi says:

    U hap edhe nje kapitull i ri.E lagu,s’e lagu.E sheshte taksa zhvillokerka
    ekonomine dhe ai modeli tjeter na qenkerka marksist,leninist,bllokist,
    etj etj,me gjitha te zezat e kesaj bote sepse e ka thene opozita,neperka
    nentekokeshe qe vret shqiptaret.E teksa japin shembuj e opinione te
    “squtet” e ketij vendi,”Mjeshtri i Madh” i intriges,i fallsitetit,
    i diversionit, teksa fiton kohe me kete terheqje vemendjeje te radhes,
    pergatit “mufken” tjeter me te cilen do ti beje te betohen e grinden,
    te shahen e te lepihen, gazetare e opozitare,ministrat tane e kundershtare,opinionistet e pavarur e ata te varur per bolesh,shefin e
    opozites e opoziten e shefit te opozites.Shqiperia aty,populli po aty,
    te” meçmit” e te gjitha mehallave aty duke pritur me padurim “temen” e re te debatit qe do te nxjerre ne horizontin e politikes,i madhi i saj,
    Sali Berisha.
    Si ne perrallat e moçme shqiptare i “ve ne xhiro”te gjithe me “mufken”e radhes qe nuk do te jete sigurisht ndonje central berthamor
    a ndonje “masaker Ulqini”por ndonje xhevahir i ri qe veç mendja e tij
    diabolike di te percielle.E do te çohen ne kembe,me radhe e pa radhe,
    gazetare e opinionpiste,te pavarur e te varur bolesh,deputete e ministra,kush duke share e kush duke uruar,e kush duke u “prishur” ne
    orgazem,por jo fshehtas,ne sy te te gjitheve,veçanerisht te Shefit,e
    do ta trajtojne temen e re qe medemek i sherben Shqiperise.
    Keshtu fiton kohe ky lugat qe sundon Shqiperine,keshtu largon vemendjen ky pleh ne krye te vendit.Populli qe e heq ne kurriz me ate skamje te pa cak,duhet te llogarise qe çdo sekonde e humbur me Sali Berishen ne politike eshte katastrofike per te ardhmen e vendit.

  13. iliri says:

    Per mua eshte nje analize e drejte.Me shtresen e mesme aq te holluar financiarisht taksa e sheshte sjell me shume dem. Shpresojme se koalicionet e mevonshme politike te injektojne nje forme te re te menaxhimit financiar te shtetit. Pershendetje.

  14. dora says:

    perse populli kerkoj demokraci?per tu bere me i varfer ne çdo aspekt e politikanet me te pasur e me te korrupto.kete e preokupon salen me shoke,mos ti preket pasuria e vjedhur.por do te vij koha e … atehere…. ishalla nuk vonohet qe populli te marre fryme nga keto plehra.

  15. OPO says:

    Leta, ato qe postove ne SHBA jane % teknike, njerezit pagujane shume me pak. Psh, 400 me super-pasaniket qe marrin me shume se $100 million ne vit paguajne rreth 17% si mesatare.

    1. APA says:

      OPO – kjo ndodh sepse shumicen e fitimeve i deklarojne si divident, stock apo aksione apo forma te ndryshme (por prape te ketij lloji te ardhure qe prezumon nje process te dyanshem). Nuk ka lidhje kjo me taksen e sheshte mbi te ardhurat, pasi nje aksion ka cmim te ndryshueshem, dhe taksa aplikohet vetem kur ky aksion, ose opsion, perdoret, pra kur aksioni shitet. Nderkohe, vetem te mbash aksionin nuk konsiderohet te marresh fitim, megjithese eshte forme pasurimi. Si thashe me lart kjo, vjen pasi edhe mund te humbesh e te investosh serish e kjo do te thoshte qe do te taksoheshin disa here te njejtat fonde.
      Saliu eshte bere qesharak, nje i cmendur i rrezikshem per popullin e vet. Popull qe fatkeqesisht ka plot te cmendur qe i besojne Saliut dhe jo asaj qe shikojne rreth e rrotull. Harrojne qe kur ne dyqan nuk ka me asgje, nuk blen dot as milioneri, as barkthati.

  16. ajdin says:

    Tek romani i madh i Hygoit NJERIU QE QESH eshte nje fraze e forte ku thuhet qe ne ajer qarkullon nje sasi floriri ne forme pluhuri kjo vjen nga numerimi qe i bejne florinjve pasaniket.Te varferit ky pluhur i egerson dhe ngrihen ne revolucione.Jam kurioz kur do e degjojne Shqiptaret pluhurin e parave qe numerojne hajdutet qe kemi ne krye.

    1. aladin says:

      Pasaniket qe kemi ne krye edhe ata qe humben ne 2005 dhe tani i numerojne ne kazinote e europes. Mos harro.

  17. beso says:

    kriza ekonomike boterore sjell pasoja kudo,dhe detyrimisht mjaft politika ekonomike kane ndryshuar per t’i bere balle krizes.Vendosmeria e berishes ne sistemin e tij ekonomik eshte tashme objekt barcaletash,por ndonje reflektim mund te behet.Asnje rregjim ekonomik nuk eshte jetegjate,do perfundoje qe shteti te mbledhe pak para,qe tregtaret te shesin me pak se bie fuqia blerese e keshtu me rradhe.Kjo sjell recesion,dhe jam i bindur qe tek ne ka filluar renia ekonomike ne shifra,pavaresisht se bisneset e familjes bajraktare jane me te suksesshmet ne bote;natyrisht,mos te investosh asnje qindarke dhe te besh miliarda.Interesant pasazhi per makinat e perdorura;eshte nje gjullurdi epike.Nese une kam nje benz 240 te’84,qe eshte Euro 0,ne klasen e normave te antindotjes;ta do mendja qe shteti im duhet te tregohet i zgjuar,qe edhe une te shpenzoj ndonje lek,dhe te ble nje tjeter,qofte dhe minimalisht Euro2;nuk ka sens qe taksat doganore dhe çmimet e references te behen me te arsyeshme?Nese shteti im,i ç’akorduar nga truri i mpire i berishes nuk e ben kete,por rrit artificialisht ngarkesen taksative,atehere une po e mbaj te mallkuarin benz 240,me gjithe malin me tym prapa.Bota jep inçentive per makina me pak ndotese,por shteti yne me aq mundesi te pakta qe ka duhet patjeter te tregoje mirekuptim.Pastaj me thone qe per ti bere kolaudimin(revizionin)u dashka paguar nje shifer e çmendur,dhe behet pervit kjo.S’e kuptoj se ku eshte liria e inisiatives se ketij modeli ekonomik;me isakti dhe me i miri ne bote?…

  18. poshte fashizmi says:

    zoti mere je gazetar i papar te ghitha ato qe shkruan jane te verteta vetem maloku nuk di ti lexoj dhe ti kuptoje ato qe ti shkruan eshte plotesisht e drejte qe ai qe fiton me shume duhet te paguaj me shume shpresojme te vije sa me pare ne pushtet edi rama dhe shqiperia te shpetoje nje here emire nga ky i cmendur dhe ikorroptuar qe e ka katandisur kte vend ne kte gjendje te mjeruar rrofsh o mere dhe mallkuar qofte sali maloku me ghith parin dhe familjen e tij rrofte popudhi shqiptar vdekje sali berishes

  19. dorand says:

    o mero pse flet perralla or zotri. Te gjithe jane pro te varferve po si mendon ti a eshte koha ne shqiperite taksosh biznesin gati 2-3 fish? duke pasur parasysh se te gjithe vendet e botes po i zvogelojne administratat e vetmja mundesi per punesim eshte biznesi. pra nqs duke llogaritur krizen boterore numrin e bizneseve ne shqiperi dhe aktivitetin e tyre gjithashtu nivelin industrial te shqiperise si dhe papunesine ne shqiperi a eshte mire qe ti trembesh keto biznese te largohen dhe pastaj te ngelesh me gisht ne b… jo per gje po do hapim edhe 300.000 vende pune apo jo? po na iken bizneset si do i hapim si greku me nderrmarje shteterore? Zoti mero nqs nuk je ekonomist mos shkruaj per ekonomine mor zotri.

    1. Igli says:

      O ti zoti ekonomist, po atehere hajde i heqim fare taksat, fundja pse e duam edhe shtetin. Biznesi paguan mbi baze fitimi – kostot i kalon ne mase te madhe te konsumatoret. Pastaj nuk po thote gje njeri qe shumica e shpenzimeve te shqiptareve, si telekomunikacion e duhan apo nafte, dalin nga vendi. Ketu nuk po flet njeri per te taksuar me shumifisha kepucarin apo rrobaqepsin. AMC e Vodafone, bankat e Philip Morris cojne qindra mijera dollare jashte vendit cdo vit. Djerse e mund i shqiptareve. Po keta nuk kane nje detyrim ndaj vendit ku fitojne aq padrejtesisht????
      Keshtu pra zoti kopetent, mendo pak para se te fillosh ekonomine e futju leximit me pare – Shqiperia po vidhet ligjerisht, ti brockullit per mbrojtjen nga shteti. SHTETI PO FALIMENTON – shiko buxhetin e ri dhe borxhin. C’te bejme, sehir ndersa na vjedhin me mandat e pa mandat bizneset e Argiterave?

      1. dorand says:

        o njeri leloje njehere ate qe ke shkruajtur e pastaj thuj a je ne terezi nga menja per ato qe shkruan? urrejtja per salen nuk te ben ekonomist as ty as meron se perndryshe ne shqiperi do kishte nja 500000 ekonomista tashi. nuk po thote njeri te heqesh taksen por ne nje ambient ku c do shtet po konkurron qe te thithe investime dhe cdo shtet po mundohet te thithe punedhensa ose “te pasur” neve si shqiperi duke mos pasur aq sa duhet punedhensa “te pasur” duke i rritur taksat do te na ikin edhe keto qe kemi e jo me te na vine te tjere. ti o igli qeke komunist se lufta e klasave qe kerkon te beje edi rama mbaroi me 1990 nuk ka me lufte klasash. lufta e klasave vjen nga inkopetentat te cilet e kane humbur shpresen te jeta e kerkojne te hane ne krahe te te tjereve.as shtet social as lufte klasash nuk ben dot ne shqiperi se eshte shume e rrezikshe per situaten qe jemi neve.

  20. sadik says:

    SALA ja fut kot dhe nuk din se c’flet,eshte i semure.

  21. niki says:

    Sali Berisha i dergon nje leter gazetarit te njohuir

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje