Dështimi i qeverisë në çdo fushë, dhe jo ngërçi politik, ju penguan të merrnit ftesën për BE

28 Tetor 2011, 20:43Editorial TEMA
Dështimi i qeverisë në çdo fushë, dhe jo

 

Nga Karsten Ankjaer Jensen

Ambasador i Mbretërisë së Danimarkës në Shqipëri

 

 

Duke marrë në konsideratë se Shqipëria sapo ka marrë raportin për integrimin në BE, ndjej se nuk mund të shmang nga fjalimi im një gjë të tillë.

Thashë shmang, për shkak se e di se çfarë ndodh kur dikush tenton të merret me një patate të nxehtë politike. Dhe vërtet nuk kam dëshirë të përzihem në këtë betejë politike se kush duhet fajësuar sërish për dështimin në marrjen e statusit kandidat. Thashë shmang për shkak se nuk kam dëshirë të shoh se ajo që kam thënë të interpretohet krah kësaj, ose kundër asaj në ndarjen politike.

Ndryshe nga sa besohet në disa qarqe, ambasadorët nuk vijnë në Shqipëri për tu pozicionuar në krahun e djathtë apo në atë të majtë- për tu bërë luftëtarë në betejën mes palëve në politikë.

Për ambasadorët e BE, objektivi ynë i përbashkët është që të bëjmë atë që mundemi për të ndihmuar Shqipërinë për tu përgatitur për anëtarësimin në BE.

Ky është një objektiv historik, që del mbi përplasjet e politikës së përditshme dhe mbi atë se kush është në pushtet ose në opozitë.

Prioriteti ynë, si ambasadorë të BE, në këtë përpjekje është Shqipëria dhe populli shqiptar. Vetëm ata.

Mendoj se shumë shqiptarë e kuptojnë shumë mirë këtë.

Pasi thashë këtë, më lejoni të kthehem tek progres- raporti:

Fillimisht, më vjen keq ta them se debati politik pas publikimit të raportit nuk ka ndihmuar që të sjellë Shqipërinë më pranë marrjes së statusit kandidat. Në fakt është e kundërta.

Hedhja e baltës, loja me fajin dhe refuzimi për të pranuar përgjegjësinë aty ku ajo u takon, na kanë nxjerrë sërish lakuriq përpara të gjithëve faktin se niveli i maturisë politike është ende shumë larg.

Në kontrast me këtë është reagimi nga vendet e tjera që kanë perspektivë anëtarësimin në BE. Në Kosovë për shembull, ata menjëherë nisën një aksion për të trajtuar problemet e përmendura në raport. Nuk ndodhi kështu në Shqipëri.

Nuk e di se sa shumë e kanë lexuar aktualisht këtë raport të Komisionit. Por duke gjykuar nga debati politik dhe publik në median shqiptare që pas publikimit, mund të marr me mend se jo shumë.

Debati në media është fokusuar thuajse ekskluzivisht tek efektet e krizës politike në raportin negativ. Në njëfarë mase kjo është e kuptueshme.

Megjithatë, ju që e keni lexuar raportin e gjatë, e dini se ngërçi aktual politik është një pjesë e vogël e numrit shumë të madh të çështjeve shqetësuese që janë ngritur në dokumentin e Komisionit.

Ju që nuk e keni lexuar raportin- dhe ju bëj thirrje ta lexoni atë- duhet të dini se ajo është një analizë e përpiktë, kapitull për kapitull, se si Shqipëria dhe institucionet e saj kanë funksionuar vitin që shkoi. A ka ndonjë progres në mënyrën se si policia zbaton ligjet? Si kanë përparuar shkollat? A kanë ministritë burimet dhe ekspertizën e nevojshme? A janë mbajtur premtimet? A ka avancuar sundimi i ligjit? A janë bërë procedurat parlamentare më demokratike? Dhe a janë sjellë pranë standardeve të BE fushat e politikave individuale? E kështu me radhë. Për fat të keq, raporti në shumë fusha tregon për një dështim ose një notë të ulët në krahasim me progresin e vitit që shkoi. Nëse kujtesa më shërben mirë, vetëm një fushë karakterizohet aktualisht nga raporti si në rrugën e duhur drejt BE dhe ajo është politika e jashtme.

Nuk dua t’i jap shumë rëndësi kësaj, por nëse do të isha shqiptar, numri i pakët i shprehjeve të tilla do më bënte të reflektoja.

Progres- raporti i është dorëzuar qeverisë. I është dorëzuar asaj për shkak se në analizën përfundimtare, qeveria është përgjegjëse për shumicën e asaj që është vlerësuar në progres- raport. Kështu që raporti është, jo për të gjitha, por shumicën e çështjeve praktike, një vlerësim për atë që ka arritur qeveria në vitin e fundit.

Nuk po e them këtë për të qenë kontrovers ose partizan. Është një fakt. Por, edhe nëse një fakt kaq i thjeshtë mund të shihet si shumë i debatueshëm ose si partizan në kontekstin shqiptar, kjo tregon qartë se në çfarë niveli është diskursi politik në Shqipëri.

Megjithatë, për këtë arsye, menjëherë do nxitojë të kujtoj audiencën se progres- raporti i këtij viti nuk është shumë ndryshe nga raportet e viteve të mëparshme.

Dhe raporti gjithëpërfshirës i Komisionit vitin që shkoi- avis- tregoi qartë se edhe qeveritë paraardhëse- pavarësisht nga ngjyra- për 20 vite kanë bërë pak për të avancuar Shqipërinë drejt BE.

Ose ta shtrojmë ndryshe: Nuk është qeveria aktuale- ose opozita aktuale- përgjegjëse për faktin që Shqipëria nuk është gati për statusin kandidat. Është një përgjegjësi e ndarë e klasës politike, e cila që kur Shqipëria ka fituar lirinë, ka bërë më pak zgjedhje të duhura se të gabuara në favor të qytetarëve.

20 vjet dështime nga qeveri të ndryshme për të përgatitur Shqipërinë për anëtarësim në BE, në një kohë kur vendet e tjera me rrethana të tilla trishtuese, në një kohë të shkurtër ia kanë dalë të bëhen anëtare me të drejta të plota të BE, në këndvështrimin tim sugjerojnë se vendi ka probleme sistematike negative në mënyrën se si funksionon politika.

Më duket e habitshme se një diskutim në lidhje me këtë nuk u materializua pas raportit gjithëpërfshirës së Komisionit vitin që shkoi.

Dhe çfarë është akoma më e habitshme është se nuk po ndodh as me raportin e këtij viti. Duke lexuar raportet e rajonit, është e qartë se Shqipëria nuk ka një ritëm të mirë dhe në disa fusha është çudia e Ballkanit.

Ndershmërisht: Kjo nuk është Shqipëria me potencialin e saj.

Sipas mendimit tim nuk ka asnjë dyshim se Shqipëria- të flasim në mënyrë objektive- është një nga vendet me më shumë fat në Ballkan. Jo vetëm që është e bekuar me burime e bukuri natyrore si asnjë tjetër. Ajo ka gjithashtu një popullatë të mirëedukuar- mirësia, mirëpritja dhe fokusi drejt të ardhmes janë unike. Dhe shqiptarët janë qartësisht europianë në zemër e kulturë.

Unë jam danez dhe kur e konsideroj se me çfarë janë bekuar shqiptarët, nuk arrij vërtet ta kuptoj se si Shqipëria nuk është në ballë të BE. Kam dëgjuar që politikanët shqiptarë i referohen Danimarkës si shembull i shkëlqyer i asaj që mund të realizohet. Por nga perspektiva ime, është vështirë të kuptoj se përse Shqipëria nuk është përpara Danimarkës. Ju keni qenë me fat me natyrën, burimet, klimën, etj, në krahasim me ne. Dhe shqiptarët nuk janë më pak punëtorë dhe të zgjuar se danezët.

Mendoj se një shpjegim është se danezët mendojnë dhe veprojnë si një komb, si një popull. Shqiptarët veprojnë si individë ose si anëtarë të familjes. Gjatë historisë ne danezët kemi mësuar se duke vepruar si një komb mund të përfitojmë, duke ngritur standardin tonë kolektiv të jetesës, duke përmirësuar shanset e gjithkujt për sukses.

Ndër shqiptarë, megjithatë, vetëdija për kombin, fatin e përbashkët dhe interesin e ndërsjellë duhet të bëhet një emërues i përbashkët. Dhe askund nuk është më theksuar kjo se në politikën shqiptare.

Fakti i trishtueshëm është se deri sa të ndryshojë kjo, Shqipëria e shqiptarët nuk do jenë në gjendje të avancojnë drejt BE. Pse? Sepse BE është e ndërtuar në ato vlera që mungojnë në politikën shqiptare.

Duke e theksuar në këtë mënyrë ndoshta kjo e bën më të lehtë për të kuptuar se përse ndërkombëtarët janë të përqendruar tek ngërçi politik.

Pra, nuk është kështu për shkak se bllokimi politik në vetvete po pengon avancimin e Shqipërisë drejt BE-së. Siç e përmenda edhe më parë, vetëm pak nga problemet e theksuara në progres- raport kanë të bëjnë me krizën.

Po, ka një numër ligjesh të rëndësishme që nuk janë miratuar në parlament për shkak se kërkojnë votat e opozitës, por ky është një problem i vogël, krahasuar me mungesën e implementimit të ligjeve ekzistuese.

Arsyeja përse ne jemi të fokusuar tek ngërçi politik është sepse është simptoma e problemeve themelore në politikën shqiptare.

Në një kuptim, zgjidhja e ngërçit politik është një provë për gatishmërinë e Shqipërisë- dhe të klasës politike shqiptare- për të ecur drejt BE.

Komisionari Fyle, në konferencën e tij të shtypit, ku u prezantua dhe progres- raporti, riafirmoi angazhimin e BE për të ndihmuar Shqipërinë për tu bërë gati për anëtarësim të plotë.

Ndershmërisht, mendoj se BE dhe shtetet e saj anëtare kanë nevojë për një angazhim të ngjashëm edhe nga klasa politike shqiptare, që është sinqerisht e interesuar për të sjellë vendin pranë BE. Jo me fjalë. Por me vepra.

Dhe BE e ka bërë shumë të qartë se çfarë do konsiderohet si vepër.

Dhe sërish, të flasim ndershmërisht: ajo që ka kërkuar BE është thjesht simbolizëm- në skemën e madhe të gjërave që kërkojnë vetëm një shfaqje të vogël të vullnetit të mirë.

Sigurisht, një shfaqje e tillë e vogël e vullnetit të mirë përpara Ministerialit të BE në dhjetor- për fat të keq nuk do e kualifikojë Shqipërinë për statusin e kandidatit. Por të paktën do jetë një hap i vogël në atë drejtim. Një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm. Për shkak, se siç thashë më parë, klasa politike shqiptare vërtet ka nevojë të riafirmojë drejtimin e përpjekjeve të saj. Sërish: Në vepra e jo në fjalë.

Vitin tjetër Shqipëria do festojë 100 vitet e saj si shtet. Do ishte shumë e mirë nëse do ishte kurorëzuar me anëtarësimin në BE. Ose të paktën me statusin e kandidatit. Besoj se kjo është ajo që populli shqiptar pret nga politikanët e tij. Kjo është ajo që ata ndjejnë se u është premtuar.

Duke qenë në vitin e katërt në Shqipëri, kam mësuar se nuk duhet nënvlerësuar kurrë shpejtësia e ndryshimit dhe kapacitetet e shqiptarëve, në rast se ata e ndajnë mendjen për të arritur diçka.

Mrekullitë duket se ndodhin në Shqipëri. Por vërtet duket se do ketë nevojë për një mrekulli që Shqipëria të ndërmarrë hapin, që shqiptarët shpresojnë se do ndërmerret vitin që vjen.

Ne ndërkombëtarët nuk mund të bëjmë që mrekullia të ndodhë. Vetëm shqiptarët mund ta bëjnë këtë. Duke dërguar një mesazh të fortë e të qartë tek përfaqësuesit e zgjedhur të tyre se ata nuk do jenë në detyrë nëse nuk bashkëpunojnë, nuk bëjnë detyrat e shtëpisë dhe nuk mbajnë premtimet. Ky në vetvete do ishte një sinjal i fortë për BE-në se populli shqiptar e ka brendësuar fuqinë e demokracisë.

 

26 komente në “Dështimi i qeverisë në çdo fushë, dhe jo ngërçi politik, ju penguan të merrnit ftesën për BE”

  1. njeri says:

    Vleresim i shkelqyer i Ambasadorit. Ky po eshte burre shteti.

    1. raimondi says:

      Great talk .All the other ambassadors are talking double Dutch, while Mr.Jensen is Diplomatic & Sincere, compassionate & reveting in his analyse …

      We can call Mr.Ambassador Jensen…. Our family physician hahahahahahaha But,dead serious , I really mean it.

      Pra Ambassadori thote se qe kur filloi kjo demokraci filloi gabim, sepse filloi me hakmarrje ndaj te kaluares –Hakmarje qe udhehiqej nga Sala dhe u pasua nga Nano

      —Dhe nga ana tjeter kjo demokraci qe ne fillim ndoqi nje drejtim ekonomik shtazarak
      –Ku njerezit duhet te shqyenin njeri tjetrin per t’u pasuruar duke grabitur , pra duke e kthyer vendin ne xhungle …

      Se reforma ekonomike e Sali kafsharit lool eshte nje dog eat dog society ,extrem e djathte .

      Mirpo ne kete menyre shkaterohet ekonomia , dhe shoqeria shqiptare zhytet ne krize varferie e cila sjell edhe krizen morale.
      Kjo con ne perkeqesim te maredhnieve shoqerore midis njerezve .. dhe partite ne kete rast marrin pamje te shtabeve luftarake –E konsiderojne njeri tjetrin si armiq

      -Ndaj duhet qe krahas ekonomise private te jete edhe ekonomia shteterore e cila ndihmon te zbusi konfliktet sociale , sepse te ardhurat e saj ekonomia shteterore i perdor per te papunet, pensionet , shkollat, ruget , spitalet ,.. etj etj

      Pra sic tha njehere Tony Blair qe :..ekonomia private ecen dore per dore me ekonomine shteterore …-

      -Kjo eshte formula me e mire per nje mireqenie te shoqerise dhe qe na siguron edhe nje harmoni ne popull , gje qe con edhe ne harmonine midis partive …. Jo o burra privatizoi te gjitha , dhe pastaj krijon mbi 1 milione te papaune, Fillojne vjedhjet , grabitjet, emigrimet etj etj

      –Keshtu me ekonomi private kombinuar me ekonomine shteterore e ka ekonomine
      edhe Danimrka –Ndaj dhe eshte nje great country
      ;

      –Thank You Mr.Ambassador ! Your speech, to our dog – eat- dog society, is like a glass,
      full of fresh cold water in these long , dog days of this democratic Desert

  2. Val Maca says:

    Kur nje Danez mrekullohet me Shqiperine tone , at’here cfare duhet te bajme NE ?!

    Analiza e perpikte per gjithcka ndodh ne mejhanen anadollake shqiptare !

    Bravo Z.Ambasador !!

  3. LUAN says:

    Ka pershkruar me saktesi dhe pa pasion nje vertetesi qe e kuptojne vetem njerezit e ndershem por dhe me pak mend . Tashme dhe bufi e ka kuptuar, se sa te jete SALI BERISHA ky vend nuk ka per te gjetur paqe .Nje nga nemat e shqiptareve ka qene fakti se jane udhehequr nga njerez te mbrapshte dhe te eger . Por duhet shtuar se nje popull qe bashkejeton me patekeq me poshtersine ,korrupsionin dhe varferine e meriton gjendjen mjerane ku jetojme . Njeriu qe i ka sjelle njemije te zeza ketij vendi gjate 20 vjeteve te fundit, ende qendron ne krye se bashku me batakcinj dhe rufian te tipit NANO ,META,IMAMI,POLLO,BASHA e plot syresh te tjere zullumqare .

  4. ABC says:

    Bravo! Thank You! Faleminderit Z. Ambasador! Ju respektoj ne maksimun edhe pse nuk ju njoh personalisht, per ndershmerine intelektuale, dashurine dhe admirimin qe tregoni per Shqiperine. Mesazhi juaj eshte fare i qarte. Tani na takon ne te bejme pjesen tone.

  5. Alban Durresi says:

    Vertet burre i mencur dhe i ndershem.I rralle si i itille midis diplomateve.Diplomat modern.

  6. Partia e Pirateve says:

    Perfect analyse.
    Shikoni njerez, te punojme dhe te pasurohemi si nje komb, thote Danezi.
    Ne qofte se luan golf si amator, nuk eshte ndonje gje e keqe, eshte sport…
    Por, kur luan ne politik keq ose shume keq, eshte krim. Ne duam te punojme dhe pasurohemi si Europian vellezer.
    Imagjinoni, edhe sikur te korrat e grurit te jene te mbara ne veren e 2013-es!perseri nuk do kete thase me miell falas, per fshataret dhe qytetaret(turp per trafikantet.) Kjo do te ndalohet me ligj zgjedhor.

  7. Nje qytetar says:

    Nje analize e shkelqyer e shkaqeve dhe pasojave te gjendjes ku jemi nga nje ambasador qe perkujdeset per problemet tona me ate preokupim qe qeveria e tij tregon per qytetaret e saj.Nje ambasador qe ka ardhur per te ndihmuar dhe ndricuar nje popull te vuajtur,ndryshe nga disa ambasadore per nga pozita edhe me te rendesishem te cilet me qendrimet e tyre duket sikur paguhen nga lobe antishqiptare dhe perfitojne para nga politikane bandite e kriminele qe rrjepin popullin me te varfer te Europes.

  8. GREK MUTI says:

    epo shyqyr qe tha nieri te drejten nga keta europjanet

  9. Toni says:

    I dashur z.Ambasador! Njeri te madh nuk te ben vendi nga vjen por parimet dhe vlerat qe mbron. Danimarka vertet nuk eshte vend i madh si Amerika por shquhet si shtet qe mbron parime dhe vlera humane dhe keto me duket se tek Ti personalisht qenkan kultivuar thelle. Z.Ambasador faleminderit per sinqeritetin dhe fjalet qe keni thene troç per politiken shqiptare. Une nuk besoj aspak se Sali Berisha dhe qeveria e tij do na çojne ne europe sepse nje Kryeminister qe nuk shqetesohet se ne paqe te plote ka vrare ne mes te bulevardit kater familjare te mire dhe as kur i pritet gjuha nje oficeri te kunderzbulimit si ne Durres nuk ka as vlerat minimale te humanizmit njerezor dhe kesisoj europa eshte helm per te ndaj jam i sigurte dhe nuk pres gje prej tij.Por z.Ambasador jam shume kurioz te di se si koleget tuaj te disa vendeve mike e quajne “burre shteti” nje njeri qe ka gjithe levat e shtetit ne dore dhe prape sulmon opoziten per deshtimet e tij ne nje kohe qe çdo vend qe mbron parime dhe vlera demokratike opoziten e simbolizon me lirine dhe fjalen e lire ? Si mund te tolerohet nje Kryeminister mu ne mes te europes qe vjell vrer mbi qytetaret e tij dhe eshte bere tmer i femijeve nen 16 vjec kur e shohin ne televizor nate si ka dhene zoti ? Si mund te tolerohet nje Kryeminister qe nuk ka fjale tjeter ne fjalorin e tij pervecse te shaje dhe te percaje njerezit dhe kombin e vet ? Ju z.Ambasador do me thoni se ate e votojne shqiptaret dhe demokracia njeh voten e shumices . Po ,po ne leter keshtu eshte por Ju e dini shume mire se Sali Berishen nuk e votojne shqiptaret por ua vjedh voten dhe kete e ka bere edhe perpara syve tuaj ne 8 maj. Cfare te bejne shqiptaret me kete njeri? Te dalin ne rruge te protestojne si gjithe bota demokratike i vret dhe dikush nxiton e i thote “burre shteti”, te flasin u pritet gjuha, te perleshen me shtetin i quajne teroriste dhe puciste ? Nuk na ka mbetur gje ne dore z.Ambasador sepse me duket se me Saliun i kane mbyllur syte dhe veshet edhe disa te huaj qe jetojne ne Shqiperi dhe qe lumturohen ne vendet e tyre me parate e shqiptareve te varfer. Por harami plas nje dite thote populli dhe uroj qe ky haram te plasi shpejt dhe atehere koleget tuaj qe i rrahin shpatullat Saliut te rrokullisen me turp pas tij. Atehere Ju do te jetoni gjate ne kujtesen e shqiptareve dhe kombit tim si njeriu qe bete gjithcka per ta ndaluar kete rrokullisje dhe per kete meritoni nder dhe respekt.Ju jeni ” burre shteti” qe e doni vendin tim me shume se kryeministri im i shitur.

  10. orli says:

    Ore ambasadoret e kane kuptuar me kohe!kur do e kuptoi populli shqiptar se me agjentin serb sali ram berisha kurre nuk do eci perpara?!

  11. +10 says:

    Falemiderit zoti Ambasador per ndihmen e sinqerte ndaj shqiptareve. Jovan Bregu do te thoshte: ja tha ore ja tha, por kujt ja tha thuaj….

  12. Antikorurupsoni says:

    Tashme edhe diplomatet e vendeve me te fuqishme dhe me ndikim ne politiken europiane e boterore jane plotesisht te bindur per degradimin e pushtetit dhe keq- qeverisjen e vendit qe nga viti 1997 i cili nxori popullin ne rruge duke ja u mare te gjitha kursimet e tyre ne pak vite dhe e coi popullin ne lufte me skenarin veri-jug, eshte po kjo loje e qelbur qe behet prap mbas 14 vjet dhe eshte po ajo politike me po ata politikane vetem nuk eshte dyshja famkeqe qe pergjaku Shqiperine Nano e Berisha por ka mbetur njeri dhe vertitet hija e tij si fantazme qe kerkon te ktheje mbrapsht demokracine, prandaj i duhet ai qe beri marrveshjen dhe i dorezoji celsat e shtetit me ndihmen e fqinjit tone Greqise. Berisha i puthi doren Nikolas Geixh u bekua te Anastasi dhe i fali ujrat e detit Jon, premtoi per vareza Greke dhe i beri realitet, shkateroi shtepine e kultures ne Permet dhe e beri kish ju premtoi Censusin per ndryshimin e etnis dhe fese dhe e beri realitet. Ky shtet ka ba poshtersina te mdha dhe ka pervetsue pasuni te pa ligjshme, dosjet jane duke u pergatit dhe shum shpejt kena me ja ndigjue zanin, por duhet shum kujdes se ujku kur esht i plagosur shqyen kopen, por k’te radhe shpresojme te fitoje populli SHQIPTAR!

  13. Te lumte z. Ambasador! Flm per fjalet e sinqerta drejtuar shqiptareve. Pa u zhdukur keta gerdallet e vucidolit nuk kemi shprese se as vitin tjeter nuk do te mund ta marrim statusin e vendit kandidat….

  14. S.B & S.B says:

    “20 vjet dështime nga qeveri të ndryshme për të përgatitur Shqipërinë për anëtarësim në BE…”
    I nderuar ambasador. Ju e dini fare qarte, ashtu sikurse shumica e popullit shqipetar se personat pergjegjes ata qe kane grabitur per 20 vjet jane pothuajse te gjithe te rreshtuar me koalicionin qeverises. Nese mungon dikush keta jane opozita brenda opozites ose “L.mendimi ndryshe i trojaneve”.Dy ish min financash,nje energjitike dhe mentori i tyre ne mergim ish kryeminister jane çeta me e fundit e nje dinastie kata-komuniste e afte te mbaje peng nje popull te pafuqishem dhe nje opozite te perdhunuar politikisht.
    Faleminderit per sinqeritetin.

  15. sandri2 says:

    faleminderit zoti ambasador!!!!!!!!!!

  16. Tirona says:

    Shuplaka e dyte qe ja jep tani BE qeverise shqiptare, shuplaken e pare ja dha SHBA me ane te ambasadorit Arvziu kur i tha berishes me diplomaci, ti je ” burre shteti” qe nenkuptohet duhet te japesh doreheqjen, por kryeministri yne e beri veshin e shurdher dhe nuk e degjoi SHBA, Por tani me anen e ambasadorit danez BE ja thote troc , jep doreheqjen se ke deshtuar me qeverisjen tende. Te presim si do reagoje Kryeministri i kesaj qeverie.

  17. Albani says:

    Ah Shqiperi e mjera Shqiperi !
    Populli e kane zene mat politikanet fatkeqesisht !
    I vetmi shans eshte emigrimi .

  18. Xha Temja says:

    Nga 12 tregues nuk u plotesua asnje? Kjo besojme eshte e mjafte per Europen, per te kuptuar qarte interesin e politikaneve shqiptar per t’ju bashkuar asaj pjese ne vlera. Mendja me thote se, vetem kur drejtuesit e Europes se Bashkuar do te perdorin si tregues vleresimi deshiren e ketij populli per t’ju bashkuar vlerave te qyteterimit perendimor dhe jo deshiren e politikaneve tane per te hyre ne kete bashkesi,vetem atehere kemi per tu bere pjese e Europes.

  19. Gezim says:

    26 spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane

    Publikuar te Enjten, 29 Shtator 2011 03:00
    Shkruar nga SOT NEWS
    Lexuar gjithesej: 602

    Lista e spiunëve dhe ish-komunistëve të Ambasadës

    Geri Kokalari, jep një panoramë të qartë të fenomenit që mbërtheu mjedisin shqiptar, pas viteve 90-të, por ai jep edhe një listë të plotë të ish-komunistëve dhe ish spiunëve, që u punësuan në ambasadën amerikane. Këtë listë, ai e ka pasqyruar me emër dhe mbiemër. Por, për efekte etike dhe për të zbatuar korrektësinë e ligjshmërisë, ne, po i botojmë vetëm inicialet e emrave dhe mbiemrave të tyre. Kjo edhe për faktin, se ligji i hapjes së dosjeve të spiunëve, ende nuk është miratuar.

    Tabela e spiunëve të punësuar në ambasadën amerikane

    1- A. P, nga Tirana, ish-shofer i Enver Hoxhës

    2- B, C, nga Peshkopia, ish-shofer i Kadri Hazbiut

    3- B. M, nga Vlora, ish punonjës i Punëve të Brendshme

    4- B.K, nga Kukësi, ish-shef i kampeve të internimit.

    5- H.S, nga Skrapari, ish kuadër i Sigurimit të Shtetit

    6- S. L nga Peshkopia, ish-oficer zbulimi

    7- A. B, nga Gjirokastra, ish komunist dhe prokuror

    8- B. M, nga Erseka, ish-oficer, dhe bashkëpunëtor i Sigurimit

    9- S.H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    10- V. V, nga Tepelena, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit

    11- B.P, nga Erseka, ish sekretar partie, ish punonjës sigurimi

    12- Q. B, nga Tropoja, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    13- K.Y, nga Skrapari, ish komunist, ish punonjws sigurimi

    14- A. H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sugurimit

    15- A. N, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    16-B.D, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    17- Sh Xh, nga Përmeti, ish komunist, ish-punonjws sigurimi

    18- H. M., nga Vlora, ish-komunist, ish punonjës sigurimi

    19- F. H, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    20- M. A nga Vlora, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    21- I. L, nga Erseka, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    22- A.SH, nga Tirana, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    23- M.I, nga Fieri, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    24- H. H, nga Erseka, ish sekretar partie dhe punonjës sigurimi

    25- J. K, nga Saranda, ish oficer i lartë, ish punonjës sigurimi

    26- RR. H, nga Skrapari, ish komunist dhe ish punonjës sigurimi

  20. orli says:

    Me falni,jam vetè nga jugu por keta spiunet perveçse nje nga tropoja,nje peshkopia,nje kukesi e dy tirana te gjithe nga ana jone paskan qene!!ju lumte kelyshet e sigurimit.

  21. Alban AL says:

    Shume faleminderit Z. Ambasador dhe Danimarkes, nje vend relativisht i vogel por me demokraci te madhe.

  22. tuti says:

    Ke te drejt mer Ambasador por oshte puna se kujt po ja thu ose kujt po ja drejto kte mesazh popullit shqiptar qe ka formimi oshte zero qe nuk ja ka iden se ku fillo e ku maro demokracia pranej kon bo qef gjithe jetes sorrogaten si Enver zagari e Sali tradhtari e do bojn gjithmon qef qofte kushdo qe te jete derisa ky popull te jete ne ket lloj realiteti

  23. Kujtim Biqiri says:

    Ka libra që lexohen me ëndje, në të cilët jeta rrjedh e qetë në larminë e saj të përditëshme, në të cilët lezxuesi njëjtësohet me personazhet, ka përshtypjen se ato ngjarje i ka jetuar apo dëgjuar dhe kur arrin në fund ka përtypur në vetvete gjithshka. Ai e mbyll librin, e arkivon atë në kujtesë i bindur se nuk do t’i kthehet më leximit të tij. Ka të tjerë që të mbërthejnë, që nuk i lëshon dot nga dora, mbasi ritmet e leximit janë shumë të larta e ankthi apo kureshtja për vijimin e ngjarjeve, apo përfundimin e tyre marrin një ngarkesë të tillë që, në mbarim të librit, duket se ajo është bërë pjesë përbërëse e vetes. Këta lloj librash nuk mbyllen për të mos u hapur më, tek ata rikthehet sërish lexuesi, mbasi përsiatjet rreth ideve apo ngjarjeve të librit mbeten gjithmonë nxitëse.

    Një libër i tillë është romani “Odiseja e një dedektivi” i shkrimtarit Agim Hamiti. Si nëntitull ai shënon “ngjarje të jetuara”. Ky i jep një karakter të veçantë veprës, që anon më shumë nga dokumentari se sa nga filmi artistik, nëse do të përdornim gjuhën e kinematografisë.

    Romani fillon me kapitullin e parë që titullohet : Spaçi. Është një përshkrim i bukur i mjedisit natyror e njerëzor të një kampi pune të detyruar në Mirditën e gjysmës së dytë të viteve 70. Është kampi ku më 1973 u zhvillua e para kryengritje në një burg komunist shqiptar, edhe se në formën e saj parake. Emri Spaç është binjakëzuar me kryengritjen e majit 1973 dhe me ekzekutimin barbar të tre të dënuarve (Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani e Vangjel Lezho) “Për dy letra adresuar pushtetit qëndror në Tiranë, ku denoncohej veprimtaria antikombëtaree diktatorit Hoxha”. Për revoltën, siç e quan autori, “Çmimi me të cilin u pagua ajo qe tepër i shtrenjtë. Katër të pushkatuar dhe 86 të ridënuar me një shumë të përgjithshme prej 1400 vjet burg (14 shekuj jetë njeriu!)”. E gjithë kjo mynxyrë për tri ditë mosbindje policëve e ngritjen e një flamuri pa yll nga disa pjestarë të një bashkësie njerëzish të dënuar në kundërshtim me të gjitha normat juridike të një ligjëshmërie normale. Madje këtyre u duhet shtuar, për detyrë kronike edhe varja e një qeni, besoj një dukuri e panjohur në gjithë historinë botërore të shtypjes së kryengritjeve….

    Në këtë kamp famëkeq dërgohet për të kryer dënimin prej dhjetë vjetësh për “agjitacion e propagandë” një djalë 31 vjeçar nga Dukati i Vlorës, Sazan Diksi. Jeta e tij, e përshkruar shkurt, na paraqet një stereotip, atë të shumicës dërmuese të bijve të familjeve “të prekura”, t’ashtuquajturit armiq të klasës. Ata rriteshin pa baballarë, sepse këta ishin nën tokë, në burg ose në mërgim. Rriteshin me njëqind sakrifica nga nënat apo gjyshet në kampet e pafund të internimit, në vënde të ndryshme të Shqipërisë. Në më të shumtën e rasteve këta fëmijë ishin të parët e klasës, nxënës t’etur për dije e që mundoheshin të mësonin ndonjë gjuhë të huaj, për t’a zgjeruar atë. Ata i priste kazma që në moshën 16 vjeçare, sepse dyert e universitetit e, ndonjë herë edhe të shkollave të mesme, ishin të mbyllura për to. Kur arrinin moshën i përlante shërbimi ushtarak, pa kapur armë me dorë, në repartet e punës. Ishte preludi i viteve të punës së papaguar që më vonë do të kryenin në burgjet politike. Ata ishin gjithmonë nën vërejtjen e pandërprerë të “ëngjëjve projtës”, “heronjve të heshtur”, kriminelëve të Sigurimit të shtetit, pjesa më parazite e një shoqërie që kishte në themel të saj dhunën dhe varfërinë. Strategjia e tyre e zakonshme synonte një trysni të pashembullt, të gërshetuar me premtime joshëse, për t’u vënë në shërbim të tyre. Kur kjo nuk funksiononte “pinjojtë e klasave të përmbysura” viheshin në listën e arrestimeve, për t’u dënuar e dërguar në kampet e punës së detyruar pa shpërblim, ku ridënoheshin, vriteshin, torturoheshin e, në rastin më të mirë, dilnin të gjymtuar e bëheshin klientë të përhershëm të spitaleve.

    Kështu fillon edhe kalvari i Sazan Diksit. Mbas pesë vitesh qëndrimi në Spaç, ai shpërngulet në Qafë Bari, një tjetër emër kampi, i lidhur me një t’ashtuquajtur kryengritje, shtypja e së cilës, përsa i përket mizorisë së dhunës, shënoi rekorde planetare. Këtu dukatasi fjalëpak u njoh me një gjirokastrit, në frontin e punës së zbrazjes së vagonëve të mineralit. Kolegu i burgosur quhet Hamit Meli dhe vjen nga një përvojë krejt tjetër nga ajo e Sazan Diksit.Hamiti është bir i një partizani të brigadës së parë, një invalid lufte që mban ende në kokë ciflat e predhës, të cilat bëhen shkak i vdekjes së tij të parakohëshme n’operacionin për t’i nxjerrë. Simbas nënës së Hamitit i shoqi “më shumë duhet të ketë vdekur për shkak të brengave, se nga operacioni”. Ai porosiste djemtë që asnjë të mos bëntë shkolla ushtarake e shpesh thonte :”derdhëm gjak për t’i sjellë një mënxyrë këtij populli…”. Ishte njëri nga të shumtit e zhgënjyer nga socializmi i Enver Hoxhës e që dëshmonte jo vetëm objektivitet gjykimi, por edhe ndershmëri karakteri.

    Këto dy veti të çmuara i trashëgonte dhe i biri, Hamiti, që e kishte filluar veprimtarinë në rradhët e DSJ (drejtoria e sigurimit të jashtëm), organi më besnik e më i zgjedhur i diktaturës, që në moshën 19 – vjeçare, si student i vitit të tretë në shkollën e posaçme të kuadrove të saj. Ja si e përshkruan, me pak fjalë, autori i librit parabolën e rrufeshme të karierës së personazhit të tij :

    “ Kishin mjaftuar vetëm tre vjet veprimtarie në DSJ që Meli të shpallej unanimisht si detektivi më i mirë i shërbimit sekret shqiptar. Pas pesë vjetësh emri i tij do të regjistrohej në librin e artë të rekordeve botërore të detektivëve që e kalonin shifrën 100 të misioneve të realizuar me sukses….. . Barra e misioneve të kryer për interesat e diktaturës i rëndonte tashmë në ndërgjegje. Rekordet në shërbim të së keqes përbënin një famë lënduese për të….. Pa i plotësuar të 28 vjetët – moshë në të cilën shumica e detektivëve të botës fillojnë karrierën e tyre – Meli hoqi dorë përfundimisht nga veprimtaria e detektivit…… Gjithshka kishte qenë anormale në karrierën e Melit : fillimi i hershëm, ritmi i lartë i zhvillimit si detektiv cilësor, martesa e ndaluar nga ligji, përfituesit e fruteve të veprimtarisë së tij si detektiv [Inteligjencë Servici britanik], pendesa e thellë e Melit, burgu dhe, sidomos, ofertat e refuzuara në kampin e Qafë-Barit për rifillimin e karrierës së ndërprerë befasisht….”

    Do t’i mjaftonin këto pak fraza lexuesit për të hyrë në botën e mbrendëshme të personazhit e për të kuptuar dramën e tij. Mes Hamitit dhe Sazanit lind një miqësi e fortë, që buron jo vetëm nga prania në të njëjtin ambient të vuajtjes, por edhe nga një këndvështrim i përbashkët i të vërejturit të botës, nga një përceptim pothuaj i njëjtë i problemeve të Vendit të tyre. Kështu veçoritë e jetëve të tyre nga lindja, stilet e ndryshme, prejardhjet jo të njëjta, shkrihen e sheshohen në vetëdijen e përbashkët të të qënit viktima të një diktature, që ka çuar në kasaphanë dhjetra mijra qytetarë e në mjerim një popull të tërë n’emër të idealeve të paqëna. Në bazën e lidhjes së tyre është respekti e besimi i ndërsjelltë. Ky shfaqet më parë tek Hamiti që, në një çast të vështirë për të, i ndërgjegjshëm për rrezikun që i kanoset çdo ditë, ka nevojë për një shok që t’i hapë zemrën, të ndajë me të shqetësimet, ankthin, pasigurinë. Të gjithë ata që, fatkeqësisht, kanë kaluar përvoja të tilla e dijnë mirë se sa vlen një shok i vërtetë n’ata kushte.

    Sazani befasohet nga rrëfimi i Melit. Natyrshëm në fillim shtanget, por shpejt kupton se tek tregimi i Melit nuk ka hije provokacioni apo prapamendimi të keq e i beson. Shoqëria e tyre forcohet çdo ditë e përballon prova skajore, paralel me ngjarjet e pazakonta në të cilat bëhet pjesëmarrës Meli. Këto ngjarje e futin lexuesin në botën e mistereve, të hafijeve, të të fshehtave, të prapaskenave të paimagjinueshme, që përbëjnë sekretet e pazbulueshme të një regjimi, të një shteti, të pushtetit të një kaste. Jemi të pranishëm në një botë sureale ku në një kamp pune të detyruar, në një nga burgjet më mizore të diktaturës enden ndërmjet të burgosurve, të veshur me uniformën e tyre, kuadro të larta të DSJ që i njeh vetëm një oficer i komandës, kartelisti. Vijnë për të takuar ish detektivin Meli drejtori i DSJ, Dofemi, alias Ilir Enver Hoxha, në shoqëri të funksionarëve shumë të lartë të Sigurimit të KQ, të Inteligenc Servisit britanik, të CIA-s amerikane. Galeria e personave të fuqishëm, që kërkojnë të bindin Melin për rifillimin e veprimtarisë së detektivit, secili në rradhët e tij, është marramendëse, pothuaj e pabesueshme. Ato takime janë përshkruar me imtësi, me data e me orë.

    Pa hyrë në përshkrimin e hollësishëm të tyre, edhe se zënë pjesën kryesore të lëndës së rrëfimit, ajo që del nga këta takime ka diçka sa të pabesueshme, aq edhe të llahtarëshme. Fatet e njerëzve ndërthuren me fatet e popujve në një lojë të fshehtë, të shumfishtë që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzimit, në rastin tonë për shqiptarët. Është loja e shërbimeve të fshehta që përcaktojnë dhe politikat e qeverive, ajo e interesave që shqelmojnë parimet e ideologjitë, ajo e aleancave të padukëshme, të panjohura, të pabesueshme, që mbeten mundësi vendimarrje e pak njerëzve “të zgjedhur”, shpesh herë e një njeriu të vetëm që i jep vetes atributet e një perëndie, që vendos gjithshka mbi vartësit e tij, mbi një popull të tërë. Në këtë xhungël të dëndur interesash, në të cilën papritur Hamit Meli zë një vënd qëndror, atij i zbulohen fakte që përmbysin krejtësisht botën e tij të deriatëhershme. Kështu ai merr vesh se në më shumë se njëqind misione vrastare në të cilat ka marrë pjesë, me përjashtim të dy të parave, gjithë të tjerët i kanë shërbyer Inteligjenc Servisit britanik, zyrtarisht armik i tij dhe i Vëndit të tij, e në sajë të tyre sot ka një llogari rrjedhëse në një bankë angleze e rezulton i ngritur edhe në gradë.

    “ Midis qeverisë sonë dhe partisë suaj ka ekzistuar gjithmonë një aleancë e fuqishme, e cila, për të qënë efikase, është lypsur të mbahej sekrete. Kjo aleancë ka lindur qysh në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur, si aleatë me njeri-tjetrin, ne luftonim nazi-fashizmin.” Zinxhiri i zbulimeve të të fshehtave që gëlonin në marredhëniet Enver Hoxhës e të komunizmit shqiptar me anglezët dhe amerikanët është një varg i gjatë episodesh, ndodhish e pohimesh marramendëse që e futin lexuesin në një botë të cilën mund t’a konsiderojë fantapolitike, pjellë e një fantazie të ndezur e të prirë për romanet policorë. Kështu lexuesi mëson për luftën mes CIA-s dhe Inteligjenc Servisit për të patur në zotërim fatet e Shqipërisë, me miratimin e “udhëheqësit legjendar” të saj, për oficerët e DSJ të vrarë nga anglezët sepse donin të mbështeteshin tek CIA, për të ndryshuar jo vetëm vartësinë por edhe sistemin me dënimin e tradhëtisë së Enver Hoxhës, për vizitën tepër sekrete të këtij të fundit në Londër në tetor 1983, në një nga misionet e fundit të veprimtarisë 40 – vjeçare në shërbim të zbulimit anglez.

    Lexuesi njihet edhe me të tjera dukuri të mistershme, të pashpjegueshme, që zënë fill nga mbas lufta e kanë të bëjnë me veprimtarinë kundër komuniste të të mërguarve shqiptarë. Është fjala për dhjetra misione desantësh që binin në dorën e Sigurimit, sapo zbrisnin në tokën shqiptare, e që janë motivuar me tradhëtinë e Kim Filbit, për të cilin përgjegjësi i CIA-s për Evropën, në një pasazh të romanit shprehet kështu : “ Un jam gati të vë bast, se dekorata që i ka akorduar në heshtje Kim Filbit Inteligjencë servisi me këtë rast, është dy herë më e madhe nga kjo që i ka dhënë KGB-ja. Në ambientet e CIA-s në Amerikë tashmë thuhet nën zë, se Kim Filbi është një nga agjentët e dyfishtë më të suksesshëm të historisë së shërbimeve sekrete.”

    Në një tjetër fragment të veprës zbulohet një tjetër dukuri e pashpjeguar për shumë prej të mërguarve politikë shqiptarë. Bëhet fjalë për 100 vetë që punonin për CIA-n e që “kishin shprehur në formë të hapur protestën ndaj qeverisë amerikane, për qëndrimin dashamirës që mbahej ndaj regjimit komunist të Tiranës.” Të gjithë këta, në pak kohë, vdiqën në rrethana aksidentale e jo bindëse. Ndërmjet tyre ishte dhe i ati i Sazanit, për të cilin detektivi i kërkon shpjegime shefit të seksionit evropian të CIA-s, prej të cilit merr këtë përgjigje : “ Babai i shokut tuaj ka tradhtuar interesat e shtetit amerikan, të cilit i shërbente.” Një fund tragjik kanë edhe të gjithë ata t’arratisur, të lidhur me operacionin e Maltës, për të cilët dëshmon edhe plaku kolonjar i mërguar që erdhi nga Nju Jorku n’Athinë, për të tërhequr dy bijtë e tij që ishin arratisur nga Shqipëria. Ai ruante si një relike të shenjtë librin “ Të tradhtuarit” dhe fjalët që i kishte thënë një djalosh, më i riu i Oeracionit të Maltës : “ Ruaje si kujtim të hidhur këtë libër vrastar, në emër të të cilit u zhdukën të gjithë ata që ëndërronin të luftonin e të vriteshin për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi.”

    Rrjeshtova këtu disa prej fakteve dhe pohimeve të romanit, të gjitha rrëfime të detektivit Meli autorit, që ka përmbushur amanetin e shokut të tij për t’i shkruar këto “ngjarje të jetuara”. Ai na ka dhënë një vepër në të cilën spikasin dy linja : burgjet e diktaturës komuniste, si shprehja më e përsosur e “luftës së klasave”, në tërë mizorinë e tyre, dhe prapaskenat e politikës s’asaj diktature në marredhëniet me armiqtë – miq anglo-amerikanë në më shumë se një gjysëm shekulli.

    Linja e parë është shtjelluar shkëlqyeshëm. Stili i të rrëfyerit është shumë tërheqës e i kursyer, autorit nuk i pëlqen uji i tepërt dhe ai e shmang atë. Personazhet portretizohen më së miri, përshkrimi i mjediseve dhe ngjarjeve është një riprodhim i saktë e cilësor i realitetit. Përsiatjet e autorit dëshmojnë thellësi mendimi e citatet në krye të kapitujve erudicionin e tij. Në këtë drejtim është një nga veprat më të realizuara në gjininë e saj, duke zënë një vënd të nderuar në letërsinë e mbas diktaturës. Linja e dytë rrok një problematikë tepër të ndërlikuar, pasqyron një botë të padukshme, që nuk sheh dritën e diellit, që ka për model urithin, që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzve. Por aq sa është larg përfytyresës së përgjithëshme, po aq është pranë fateve t’atyre që pësojnë historinë. Libri na jep një tabllo që i ngjan një tërmeti të fuqishëm që rrafshon gjithshka : bindje, opinione, besime, ideale, botkuptime, ideologji, parime, të vërteta të kthyera në tabu. Mbi gërmadhat e tyre, mes shumë luhatjesh, mosbesimesh, dyshimesh ngre krye një kult i ri, që është ai i mashtrimit, i hipokrizisë, që mbulojnë interesa marramendëse, leva të fuqishme që lëvizin jetë kombesh si t’ishin lodra fëmijësh e që në të folurit diplomatik merr termin “real-politikë”.

    Në rastin tonë, ajo që del në dritë, simbas autorit, është një aleancë e fortë mes regjimit komunist shqiptar të Enver Hoxhës dhe demokracive të mëdha të Perëndimit, konkretisht të Anglisë dhe të SHBA, një dukuri që cik absurden, po të mbahet parasysh historia zyrtare e marredhënieve mes tyre, e shënuar nga një armiqësi proverbiale. Lexuesit ndahen në dy pjesë : disa, që u besojnë më shumë dogmave të antikomunizmit të sinqertë të Perëndimit, apo të tjerë besnikërisë ndaj komunizmit të Enver Hoxhës e idhtarëve të tij, më të paktë këta të fundit, e hedhin poshtë romanin si një shpikje apo delir të autorit. Të tjerë, mendoj shumica, duan të gjejnë të vërtetën. Ajo mund të jetë shumë e hidhur, por duhet pranuar si e tillë, cilado qoftë pamja e saj.

    Që këtu lind kërkesa, sa e drejtë aq edhe ligjëshme, që ata që drejtojnë shtetin shqiptar të kenë kurajon e burrerinë të hapin arkivat e të nxjerrin prej tyre të vërtetën. Nuk është më e pranueshme që të gjitha sekretet e diktaturës të vazhdojnë të ruhen si të tilla, duke e mbajtur ende shoqërinë tonë robe të së shkuarës, sepse pa u zbardhur mirë e shkuara nuk mund të hidhet shikimi tërësisht në t’ardhmen. Në një demokraci të vërtetë, dyshime të tilla kaqë të rënda nuk mund të mbahen pezull në ndërgjegjen e një kombi, apo të trajtohen me logjikën e diktaturës si “trillime” të një shkrimtari apo të mikut të tij detektiv. Nëse janë të tilla Agim Hamiti apo Hamit Meli duhet të japin llogari para opinionit publik apo ligjeve të shtetit, në të kundërt dikush duhet të japë shpjegime.

    Mendoj se këto shpjegime i takojnë më shumë shtresës së luftuar egërsisht nga diktatura. Kemi jetuar gati gjysëm shekulli nëpër kampet e internimit e burgjet e komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës, kriminelit më të madh të racës shqiptare. Kemi shpresuar tek “forcat e së mirës”, të personifikuara në përfytyresën tonë nga “bota e lirë”, nga demokracitë e Perëndimit, nga SHBA së pari. Kemi besuar në to, jemi përndjekur, jemi vrarë, jemi gjymtuar me ato bindje në mëndje, në një Vend në të cilin Perëndimi dhe sistemi i tij i demokracisë ishin “të këqijat absolute”, “varrmihësit e lirisë së popujve”, “imperializmi agresiv”, “neofashizmi”, “xhandari ndërkombëtar” e sa e sa epitete të tjera, njëri më i keq se tjetri. Mbijetuam, kufoma të gjalla, në një botë që lavdi Zotit u ndryshua me shpejtësi, por që për ne solli pak ndryshime. Na hoqi telat me gjëmba e na dha mundësi të marrim rrugët e globit në kërkim të një jete të re, duke filluar nga zeroja. Besuam se Perëndimi i “ëndërruar” do të kishte një qëndrim më dashamirës, humanizmi i shoqërive të tij do t’ishte më bujar me plagët tona e më mikpritës ndaj shpresave tona. Qe një tjetër zhgënjim. Në pjesën më të madhe të tij, Perëndimi qe indiferent karshi nesh, i shurdhët ndaj dëshmive tona, madje shumë më mikpritës ndaj xhelatëve tanë.

    Tani ky roman merr përsipër të zbulojë një realitet që, po të vërtetohet nga dokumentat, shpjegon domethënien e shumë dukurive të habitëshme. Uroj me gjithë shpirt që dokumentat t’a përgënjeshtrojnë, sepse nuk dua që ajo godinë, thellë në veten time, që ka strehuar një jetë të tërë ëndrrat, shpresat, iluzionet në të mirën njerëzore, në botën e lirë, të kthehet në një gërmadhë që do të zinte poshtë dhe vetë qënien time. Ka 11 vjet që është botuar ky libër, por asnjë nga pyetjet që shtron nuk ka gjetur përgjigje. A ka qënë Enver Hoxha spiun i Inteligjenc Servisit deri në fund të jetës së tij ? Nëse ka qenë, si është e mundur që Anglia, demokracia më e hershme e historisë njerëzore, s’ka bërë asgjë për të zbutur instiktet e tij kriminale e për të ndihmuar sado pak shqiptarët të ndërtonin një shtet të së drejtës, pa dhunën e terrorin karakteristik të tij? A ka përgjegjësi shteti amerikan, apo ndonjë segment i rëndësishëm i tij, për qindra antikomunistë shqiptarë, të vrarë nga Sigurimi i shtetit shqiptar këtu, apo nga “rastësitë” në vënde të ndryshme të botës? A ekziston një prirje e admninistratës amerikane për të favorizuar ish komunistët gjatë këtyre viteve të tranzicionit e si motivohet ajo? Cili është fati i oficerëve shqiptarë që punojnë në CIA dhe pse nuk kthehen në Shqipëri për t’a vënë në shërbim të Vendit të tyre përvojën e vyer?

    Këto janë disa nga pyetjet që dalin nga leximi i romanit të Agim Hamitit. Nuk më duket me vënd heshtja dhe bojkotimi që i bëhet këtij libri, nuk më duket një shenj i mirë. Librat nuk bojkotohen, nuk digjen, nuk ndalohen, përvojat e tilla na kthejnë në faqet më t’errta të historisë së njerëzimit. Librat diskutohen, idetë e tyre rrihen në kuvende, në faqe gazetash, në libra të tjerë. Ato mund të miratohen ose të kundërshtohen, por nuk mund të vihen para plotoneve t’ekzekutimit. Ky është mësimi i madh që na jep leksioni i demokracisë së mirëfilltë, së bashku me trasparencën, thyerjen e tabuve, dënimin e së keqes, zbulimin e së vërtetës, asaj historike të së shkuarës, asaj të këtyre njëzet vjeteve të mjegullta të demokracisë. Është një mësim që duhet t’a përvehtësojmë nëse duam të shkojmë përpara, duke pastruar rrugën tonë nga “shpendërat, hithrat, ferrat” e së shkuarës, siç thonte më shumë se njëqind vjet të shkuara poeti ynë kombëtar. Këtë mision i ka vënë vetes edhe ky libër.
    Eugjen Merlika/Proletari.Com
    Tetor 2011

    Shënim: U dërgua nga vetë autori

  24. Abc says:

    Respekte z.ambasador. Toni ,mund tja postoni zyrtarish ambasadorit ne emer te shqiptareve vleresimin qe i keni bere ? Mendoj se ka vlera dhe per te ardhmen ne tere trupin diplomatik.
    Shqiperia ka nevoje per njerez te meçur e atministratore te mire, moshe te re , te pa lodhur .
    Smund ta zhvilloje Berisha shqiperine ,eshte mjafte i vjeter e i lodhur nga jeta ,i pa formuar mendesishte ,se njeh kapitalizmin dhe atributet qe ka ky sistem . Energjite e Berishes jane per te thurur prapaskena ne zhvillimin e tij politik dhe jo per ti ardhur ne ndihme bisnesit, i cili aktualish po shkrine dhjamin e tije . Nuk eshte shqiperia vetem familja dhe miqte e tije , je shume i pa afte Sali per te pasuruar shqiptaret, mos degjo Ballijte e hajdutet qe ke rotull se ti je me i zoti e me i zgjuari !, e verteta eshte se je nje palle k…… rikuese qe se ke shokun . Tung Sali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje