Presidenti Topi ia ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë emrin e Sali Shehut për kandidat për kryetar të Kontrollit të Shtetit. Shehu, një ish deputet i Partisë Demokratike, pastruar nga lista si mbështetës i Bamir Topit në vitin 2009, është në të vërtetë dhe oferta e heshtur e politikanit Bamir Topi për Sali Berishën. Nuk ka rëndësi të analizojmë profilin publik apo vlerat dhe të metat e Sali Shehut si kandidat profesionist për postin e KLSH. Nuk është përzgjedhur si i tillë.
Përzgjedhja e tij është një test i mirëfilltë politik për të parë deri ku është Sali Berisha i vendosur të bëjë betejë me Bamir Topin.
Në rastin e një skenari pozitiv, pra të pranimit të kandidaturës së Sali Shehut, Sali Berisha natyrisht që do të japë shenja dobësie para mbështetësve të vet, pasi i duhet të lëpijë atë që ka pështyrë, por nga ana politike qetëson një konflikt, i cili duket se është hapur për të mos u mbyllur. Në rast se PD miraton Sali Shehun, do të thotë se Berisha ka pranuar të bëjë kompromise me Topin gjatë rrugës dhe të mos e çojë në ekstrem luftën me të.
Nga ana tjetër, miratimi i kësaj kandidature nga PD-ja lehtëson Berishën nga gara elektorale në vitin 2013, ku Shehu do t’i udhëheqë listën e Bamir Topit në Dibër, Qarku i cili i dha dy deputetë diferencë Berishës dhe që u bë vendimtar për fitoren e tij në zgjedhjet e 2009. Mosvotimi i Shehut do të thotë një luftë frontale me njerëzit e mbetur të Topit dhe Berisha rrezikon ringjalljen e një vatre të re elektorale të Topit në Dibër, tek Qarku që së bashku me Kukësin kanë bërë diferencën fiktive të 2009-ës.
Një rrethanë lehtësuese mund të jetë fakti që Berisha të mos shprehet fare për kandidaturën dhe ta lërë votimin të lirë, i cili me siguri që nxjerr Sali Shehun fitues po të kemi parasysh dhe shumë vota nga opozita për të.
Pra, nëse Berisha niset nga logjika e përfitimit politik dhe jo nga parimi i tij politik për luftë pa kompromis me kundërshtarët, ai do ta miratojë kandidaturën e Sali Shehut.
Por unë e besoj pak këtë skenar. E besoj pak, jo vetëm duke u nisur nga logjika politike me të cilën funksionon Sali Berisha, por sidomos nga fakti që ai nuk do t’i lejojë Bamir Topit të rishfaqë autoritet dhe pushtet edhe në vitin e fundit si president. Ai nuk ka lejuar deri më sot asnjë kandidaturë të pa konsultuar me të që të kalojë në Kuvend si për Gjykatën e Lartë ashtu dhe atë Kushtetuese. Në rast se e bën këtë me Kryetarin e Kontrollit të Shtetit, natyrisht që do të tregojë një shenjë të madhe dobësie dhe do të rifrymëzojë mbështetësit e Topit brenda PD-së ta shikojnë atë si qendër pushteti.
Një arsye tjetër përse Berisha mund të mos e miratojë Sali Shehun mbetet premtimi që u ka bërë disa aleatëve të djathtë për t’i çuar në këtë post. Dashamir Shehi, por dhe ndonjë figurë tjetër e partive të vogla të së djathtës, kanë qenë të mikluar nën zë nga Berisha për këtë post, në shkëmbim të mbështetjes për Bashën në zgjedhjet lokale. Vendimi i papritur i Topit, që bëri fakt të kryer kandidaturën e Sali Shehut, e vë në pozitë të vështirë Berishën para tyre dhe mbështetësve të vet, të cilët nuk janë mësuar që kryetari i tyre të pyetet i fundit.
Bamir Topi ka bërë testin e duhur në kohën e duhur për të provokuar Berishën. Nuk bëhet fjalë për të zgjedhur një kryetar të Kontrollit të Shtetit më të mirë se ai që ishte apo më të keq se ai. As bëhet fjalë për ndonjë aftësi të veçantë të kandidatit për atë post. Bëhet fjalë për një cilësi specifike të tij, që ka të bëjë me faktin se është një ish-deputet i PD-së, i persekutuar nga Berisha pse ka pas mbështetur Bamir Topin. Pra, është një test për Berishën për të ripranuar Bamir Topin president, pasi e ka shkarkuar një vit para përfundimit të mandatit duke deklaruar mosrizgjedhjen e tij dhe mbi të gjitha për të bërë llogaritë para betejës, nëse “skifterët” e Topit i duhen të lirë apo të mbyllur në kafazet e zyrave të shtetit.
SALI BERISHA eshte nje ujk i vjeter dhe si i tille,
do te rrije te vatra e zjarrit deri sa te nxjere
geshtenjen e fundit te zotit TOPI.
don perendia qe ne ate zjarr te digjet brez pas brezi.
Mire Mero dakort analiza eshte e bukur si gjithmone,por ne populli ku do vazhdojme te vemi,pasi kjo politike eshte bere gjithmone ne Shqiperi,per hater te politikes telendisen institucionet,prandaj vazhdojme dhe do te vazhdojme mos te ndertojme shtetin e se drejtes,por shtetin e politikes!
Rezi, jam dakord me ty. na lodhen analizat sesi njeri i ngre priten tjetrit, e sesi njeri do ti thyej kembet tjetrit, e keshtu pa fund
Ne populli do vazhdojme te shkojme per lesh, sa kohe nuk do mesojme te perdorim voten si mjet per te permiresuar jeten tone. Popull i tredhur politikisht.
Ti Mero mos shkruaj me pallavra qe po na lodhin kaptinen, por shko tako gjithe ata te ngujuarit nga gjakmarrja qe dalin nga shtepite vetem nje here ne 4 vjet sa me i dhane voten baces Sali dhe mushu mendjen mos dalin ma hic. Pastaj merru i cik edhe ma ata qe “tan jeten dheun me hanger nuk e tradhtojme dot PD-ne”. Kalo edhe nga Permeti dhe thuaj qe nuk mund te votohen ata qe ju qelluan sikur Permetaret te ishin kafshe gjuetie ne 1997 dhe mylle me Tironsit qi ti msosh se vallahi nuk votohen ata qi ju zaptun tokat e babes dhe gjith brekushe.
Hajde Mero shpejt leviz se ne po ngrohemi ca ne diell sa te mbarosh ti porosite tona per kete popull qorr. Dhe pastaj kur ta kesh cliru Shqiperine per neve, ik e shkruj cfare te dush.
Nuk e mund dot njeri Berishen me provokime,por vetem me perballje te hapur.Berisha ja miraton presidentit kete Saliun e Dibres qe nuk ka ndonje gje te rendesishme ne dore dhe me vone i kthen mbrapsh propozimet me peshe si psh.gjyqtaret e larte.Keshtu i thote edhe militanteve,edhe mbeshtetesve te Bamirit,edhe nderkombetareve qe nuk ka gje personale me presidentin.Ne keto kushte Z.Topi e ka edhe me te veshtire te largohet nga PD,ndersa po te rrije eshte i gelltitur perfundimisht nga Berisha.
Nese Topi do të mendonte për ngritjen e një shteti modern në Shqipëri, duhej të propozonte që posti i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të kufizohej në katër vjet dhe t’i takonte ekskluzivisht Opozitës, kushdo që të ishte ajo. Kompromisi qe kerkon Topi tregon se nuk ka këllqe t’i kundervihet politikisht Sali Berishes; do perfundojë edhe ai si Neritan Ceka, Genc Pollo, Arben Imami apo Aleksander Meksi.
Ta mbeshtesim Temen; eshte e vetmja media qe i ka shpallur lufte hapur regjimit te plehres sali. Une sapo bera nje dhurim USD20 me kenaqesine me te madhe. Kush e ka mundesine te dhuroje dicka te tille, mos u kurseni se eshte 20 dollareshi me i mire qe keni shpenzu ne mbeshtetje te nje patrioti te vertete.
You sent a payment of $20.00 USD to Tema Newspaper ([email protected])
It may take a few moments for this transaction to appear in your account.
Merchant
Tema Newspaper
[email protected]
+355 35542228550 Instructions to merchant
You haven’t entered any instructions.
Description Unit price Qty Amount
Donation to Gazeta Tema
Item# 0 , Website: http:// $20.00 USD 1 $20.00 USD
Subtotal $20.00 USD
Total $20.00 USD
Payment $20.00 USD
Payment sent to [email protected]
Nora moj bije. Po perse e perflet te miren qe ke bere, e ke hallin qe te te dihet apo si.Secili ndihmon sips mundesise. Une e blej gazeten teme cdo tite, psh.
Kot s’kane thane qe edhe budalla e ka kryet si te robit!! Une nuk kam shkru emer e mbiemer moj budallaqe, po e kam vendose aty transakcionin qe te besohet dhe te nxise te tjeret te bejne te njejten gje!
Ti ke ble gazeten dhe aq e ke ne zemer apo mundesi me ba; ne qe jemi jashte nuk kemi mundesi ta blejme gazeten por nuk na kushton ndonje gje te madhe te dhurojme nje 20 dollaresh te qelbur (dy paketa duhan blen me to, jo me shume). Prandaj mos i gjyko njerezit.
Dhe jam mashkull, mos mu drejto ma me ‘nora’ se do te t’shaj me keq!
nuk du qe te me dihet e mira, por du qe te nxis te tjeret qe te bejne te njejten gje…dhe, a shikon gje ti aty se kam vu emer dhe mbiemer une?! mos i ofendo njerezit!
Ky njeri me emrin nor, na cau koken . Duket qe eshte spiuni i LSI. 20 dollare eshte nje kafe per kete soj sorollopi. Ata paguajne miliona per te bere nje njeri per vete. keto jane metodat e sigurimit te shtetit. Ik o nor, mos u bej horr
@fukara; spiun i LSI-se nje person qe mbeshtet Temen??!! Hajde hajvan hajde!!
Shkrimi i goditur.Duhet te mesojme cfare mund te beje shpellari,se ai nuk terhiqet kollaj.Bamiri eshte i ri dhe e ka karieren perpara,kurse SAliu duhet te mendoje qe te dale ne pension koha kalon dhe ai po behet pengese per njerzit e ri.
Duke mos perseritur te gjitha ato qe shkruan zoti Mero,nje analize e sakte,une do te desha te them dy fjale per Sali Shehun te cilin e njoh mire dhe para shume vitesh kam punuar me te.
Ashte e veshtire qe Saliu ta kaperdije kete person te cilin e njeh mire si njeri me integritet te larte, te vendosur ne çuarjen deri te funde te detyrave dhe siç i thome ne gjuhen e perditshme “kokekrisur.Nuk ma merr mendja se Sali Berisha mund te beje kompromis me Sali Shehun per te varrosur milionat e Erove siç i ka varrosur deri me sot.Nuk do te mund te fsheh vjedhjet e jashtezakonshme qe kane ba ne administraten shtetrore tash 6 vjet ne te gjitha nivelet e drejtimit te Shtetit.Keshtu qe nuk ma merr mendja se me deshire do ta aprovoje kete kandidature vegtem nese e pranon nga zori.Por Presidenti njuk duhet t
Duke mos perseritur te gjitha ato qe shkruan zoti Mero,nje analize e sakte,une do te desha te them dy fjale per Sali Shehun te cilin e njoh mire sepse para shume vitesh kam punuar me te.
Ashte e veshtire qe Sali Berisha ta kaperdije kete person te cilin e njeh mire si njeri me integritet te larte, te vendosur ne çuarjen deri te funde te detyrave dhe siç i thome ne gjuhen e perditshme “kokekrisur.Nuk ma merr mendja se Sali Berisha mund te beje kompromis me Sali Shehun per te varrosur milionat e Erove siç i ka varrosur deri me sot.Nuk do te mund te fsheh vjedhjet e jashtezakonshme qe kane ba ne administraten shtetrore tash 6 vjet ne te gjitha nivelet e drejtimit te Shtetit.Keshtu qe nuk ma merr mendja se me deshire do ta aprovoje kete kandidature vetem nese e pranon nga zori.Por Presidenti nuk duhet te pranoje asnje lloj kompromisi me Sali Berishen nese vertete ashte njeri i paster.Te shohim si do te shkoje puna !
dy salite jane njelloj
cakej qe u jane prishur pazaret
Cfare detyrash ka ciuar deri ne fundo Korab.Oficer sigurimi me Shkoder.Pyet Suden per fazene dyte.Per te treten asht milioner me cfare.Sot punon ne Presidence si keshilltar.E shoqja po keshilltare ne Presidence.Ka gjet tenxherja kapakun.I pamoralshmi shokun e vet.Dihet qe eshte senkseri i Topt ne merimin e gjyqtarev
Vullnet !Ne se keni gje personale me Sali Shehun ,mos i ngatrro gjerat.Ai kurre nuk ka punuar ne Oganet e Sigurimit te Shtetit.Ka punuar vetem ne Policine kriminale deri tek Shef Komisariati ne Tirane,pra ka punuar vetem ne Policine e shtetit.Sa per pasurin apo punen qe i ben e shoqja mund te verifikohen kollaj.Shoqeria shqiptare e tille ashte,nese duam njerze te tjere ,le t’i kerkojme neper Europe.
sala i tropojes perballsaliut te dibres hahaha c’far gallate…….
Megjithate,topi ne kete rast ka gabuar,sali shehu nuk eshte kandidatura e pershtateshme per nje post te larte publik,mjafton vetem pjesmarrja e tij ne ngjarjet e shtatorit 1998.
a eshte nga dibra ka mbaruar muhabeti.te gjithe drejtoret e rendesishem jane nga dibra superspiune e bejne punen me mire se tropojanet e saliut.a ekeni pare sa shume ka ecur shqiperia me keta palo drejtore
Por jo mor bamke jo, nuk i ha rrumpalla keto qe ben Ti per ta provokuar njehere e me pas te shohim.Populli thote “bjeri samarit te degjoje gomari”, po a degjon ky gomari yne???????????????????????????????????
Nese miratohet ai …… Shehu se emrin nuk me ben dora ta shkruaj,per nje vit e gjysem qe eshte fushata e ben ate …….Berishe rrumpallen qe jo te lere pushtetin, po te na lere rehat te gjitheve duke e rracur brenda e te mos i ngelen dite me per te jetuar jashte.Gjasat jane qe rrumpalla per te shpetuar familjen e tij te zhytur ne korrupsion e prona pa fund te vendose ndonje Dash Gagaci apo ndonje gagac tjeter qe te kontrolloje cdo veprim te tyre, pra ai te jete i qete per vete e per miqte e tij LSI-ste qe po e mbajne ne karriken e pushtetit.
ky nuk eshte testi i pare qe provohet berisha.ai ka 20 vjet qe i ka kaluar me sukses me qindra teste.ai ka marre me noten shkelqyeshem testin e 26 majit 1996 kur vodhi votat dhe shtypi me kerbac demostraten e pare madhshtore kunder fashizmit malokian ..kaloi testin ne 97′,98’pastaj 2008-2011 ku ndodhen ngjarje qe shkaterruan totalisht shtetin dhe dinjitetin..
sa te kete mbeshtetjen e governorit te shqiperise shkelqesine e tij arvizu
jakomoni i vicidolit do t’i kaloje keto teste me aq lehtesi sic lundronte
ne varke ne pogradec me femijet e enverit.apo me te njejten e lehtesi
qe “u aksidentuan” te ndjeret remzi hoxha, trebicka,xhindi,gjyqtari i vlores dhe se fundi shikasi i durrsit.tung ..f cupi nga gazeta “sala jone”
Nuk e pranon Salehu te votoj Sali Shehun se eshte i sigurt se i nxjerr shum pune me vjedhjet qe jan bere. Ai do synoj nje lolo qe mos te merret me punen dhe misionin qe ka ky institucion por te vazhdohet me ritmet qe kemi pare te funksionoj duke ja degjuar emrin nje here ne dy vjet.
SALI BERISHA nuk ka lidhje me asnje lloj politike qe nuk lidhet me interesat e veta,po ti kendoje Juzefisdhja ne vesh e aprovon pa Kuvendin,dhe se treti kuuuu dddooo veeeeemmmiiii keshtuuuuu ne populli i thjeshte????????????????????????????????????