Partia Socialiste ka bërë një premtim radikal për të ardhmen e ekonomisë shqiptare. Ka premtuar se do të heqë taksën e sheshtë, një sistem i tërë i ri fiskal i nisur pas vitit 2007 në Shqipëri. Taksa e sheshtë 10 për qind është një eksperiment i bërë nga qeveria Berisha nën këshillat askund të zbatuara të Forbes-it, një ekonomisti “armik” me politikat e FMN dhe Bankës Botërore. Nuk dua të humbas në detajet e efekteve të këtij sistemi të ri fiskal në vend, por tri prioritetet mbi të cilat mbështetej suksesi i tij i garantuar në Shqipëri, ranë. Sistemi i ri nuk zgjeroi dot bazën e taksapaguesve, në shkallën që pritej që të justifikonte rënien e të ardhurave nga ulja e taksës, varfëroi shumicën e shqiptarëve, pasi taksa e sheshtë tek një rrogë e ulët është shkatërruese në raport me taksën e sheshtë tek një pagë e lartë, dhe meqë shqiptarët janë në shumicë me rroga deri në 300 dollarë, ajo është rënduese për buxhetin e tyre personal. Së fundi ky sistem dështoi pasi në thelb qeveria Berisha nuk e besoi vetë atë. Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka ngritur një sistem të tërë urdhrash, rregullash dhe ndryshime ligjore, të cilat në thelb rrëzojnë besimin se të ardhurat do rriten nga ulja e taksës dhe zgjerimi i bazës së taksuarve, por e ka mbështetur gjithë strategjinë tek rritja e fshehtë e barrës fiskale tek biznesi dhe tek referencat e detyrueshme që ai ka vënë për detyrimet e tjera fiskale. Duke mos e besuar vetë Ministri i Financave këtë sistem të ri fiskal, ai nuk kishte si të kishte sukses. Për ta ilustruar këtë, mjafton tu them se qeveria Berisha në vitet 2006- 2007, që punoi me sistemin e vjetër fiskal, ka pasur dy herë rresht buxhet suplementar gjatë vitit për shkak të të ardhurave të mëdha, kurse pas këtij sistemi të ri fiskal, ka pasur çdo vit nga tri herë në vit ndryshim buxheti për ta ulur atë për shkak të mosrealizimit.
Pra është e qartë se sistemi ka dështuar!
Partia Socialiste, e cila është alternativa qeverisëse në vend, ka dalë dje me një projekt të guximshëm duke kërkuar dhe premtuar rrëzimin e këtij eksperimenti dhe rikthimin tek një sistem klasik taksash, i rekomanduar nga FMN dhe Banka Botërore. Ky propozim, i cili mund të konsiderohet si propozimi më me peshë që ndonjë parti shqiptare ka bërë në opozitë, kërkon debat thelbësor dhe sidomos përgjigje thelbësore. Nxjerrja e një gruaje me gjyzlykë që lexon deklarata kundër mbledhjeve të opozitës, nuk e zgjidh problemin. As lajthitjet e Berishës fshat më fshat e zyrë më zyrë nuk janë një përgjigje. Për herë të parë opozita ka hedhur dorashkën për një reformë të thellë fiskale në vend dhe mbi të gjitha për pranimin e një dështimi të madh fiskal dhe përgjigja duhet të jetë serioze.
Ministri i Financave, i cili duket se është i vetmi që e di që ky sistem nuk funksionon, ka një problem më të madh se sa pranimi i dështimit të këtij sistemi. Atij i kanë dështuar jo vetëm sistemi, por dhe manovrat. Për shembull, për të shmangur boshatisjen e arkës nga taksa e sheshtë, ai ka disafishuar fjala vjen taksat e lojërave të fatit me shpresë se me këtë manovër do te mbushë arkën. Por çfarë ka ndodhur? Aty është ngushtuar menjëherë baza e taksapaguesve, dhe tanimë në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë e dinë të gjithë se tabelat janë të tjetër kujt dhe lojërat e fatit drejtohen nga njerëz të afërt të Familjes Berisha, që mbledhin miliona çdo muaj dhe nuk dorëzojnë asnjë lek në arkën e Bodes. Pra, sistemi i tij i dhunshëm ndaj një biznesi siç janë lojërat e fatit, jo vetëm që ka dështuar, por ka prodhuar korrupsion gjigant. Ndryshimi i rregullave dhe manovrimet me gjoba dhe kontrolle të orientuara politikisht bënë që dhjetëra biznese të mëdha të ngrijnë veprimtarinë e tyre dhe në skenë të shfaqen biznesmenë të rinj, të lidhur me Familjen në pushtet. Duke dalë jashtë rregullave të tregut dhe me lidhje politike, këta biznesmenë krijuan monopole të frikshme siç është monopoli në rrjetin e supermarketeve, monopol në kafe, monopol në leje ndërtimi në zonën bregdetare, monopol në punët publike të ndërtimit të rrugëve etj, dhe si rrjedhojë ata nxorën nga tregu biznesmenë të mëdhenj realë, që paguanin taksa dhe mbanin gjallë ekonominë. Delfinët e rinj të Familjes natyrisht që nuk paguajnë taksa pasi mbajnë nëpër xhepa fotografitë me dreka e darka me Ridvan Boden dhe Sali Berishën dhe s’guxon tu marrë njeri lek. Si të tillë ata kanë ndikuar dyfish më keq në krizën reale që kanë sot financat publike, ku detyrimet për borxhin publik janë më të mëdha se të ardhurat që prodhon rritja ekonomike, e ngushtuar tek një përqindëshi dhe vendi po shkon drejt falimentimit.
Realiteti i taksës së sheshtë në Shqipëri duhet pranuar si realitet i hidhur dhe dështim, dhe mbi të gjitha jo aq për faj të taksës së sheshtë, se sa tek vetë mosbesimi që qeveria, përveç Berishës, pati tek ky sistem. Duke mos qenë e bindur së pari administrata fiskale dhe Ministri i Financave, ky sistem lindi i vdekur, për shkak të manovrave që rrethuan dhe goditën liberalizimin që ai ka në themel të suksesit të mundshëm të triumfit të tij që nuk është parë në fakt askund. Tashmë që ka dështuar dhe taksa e sheshtë, dhe manovrat për të ambalazhuar atë, propozimi i opozitës është e vetmja varkë shpëtimi për financat publike. Në spiralen e krizës ku po hyn vendi, do të jetë shumë vonë që nesër qeveria të kërkojë “unitet kombëtar” për kalimin e krizës siç po bën Greqia apo ndonjë vend tjetër. Sot, kur opozita ja ka lehtësuar punën qeverisë duke ja hequr turpin për dështimin e turpshëm të sistemit të saj fiskal, është mirë që të debatohet me guxim për ta ndalur të tatëpjetën. Në krah të opozitës kundër taksës së sheshtë është qartazi FMN, e cila e ka rekomanduar vazhdimisht ikjen nga eksperimenti i rrezikshëm dhe i pasinqertë i taksës së sheshtë.
Asnjëherë opozita në këtë vend nuk ka bërë ndonjë propozim kaq të guximshëm dhe kaq radikal për sistemin e taksave. As PD kur ishte në opozitë nuk e kishte program taksën e sheshtë, por e adaptoi atë gjatë rrugës kur erdhi në pushtet me stilin klasik të Berishës për të bërë gjërat rastësore kauza të tij.
Propozimi i opozitës është më i guximshëm se ç’është vetë opozita dhe Berisha duhet të jetë më i frikësuar nga kjo, se ç’është realisht nga dështimi i projektit të tij për një sistem të ri fiskal bazuar tek taksa e sheshtë, që thjesht ka prodhuar disa milionerë të rinj që sillen rrotull tij, pa paguar asgjë për ekonominë dhe buxhetin, i cili ka varur shpresat tek rrogat e pastruesve, punëtorëve të zakonshëm dhe gjobave të administratës fiskale. Propozimi është bërë në kohën e duhur kur nga qeveria nuk pritet asnjë ide e re për taksat, nga Ridvan Bode asgjë e re përveç nuses, dhe nga Berisha asgjë e re përveç gafave. Ndaj është mirë që t’i vjedhin projektin Edi Ramës për të ndalur të keqen. Është e vetmja vjedhje për të cilin s’do t’i ndëshkojmë.
shume e zgjuar… dermuese.. e pat Berisha…. tani fillon mrekullia
Ore Bodja i shkrete e pranon dhe eshte dakort edhe tja “vjedhe” opozites kete projekt, por ku te le Berisha se. Nate le te jete, po tha opozita nate, Berisha thote eshte dite.
argumetat jo shume bindes per mua, megjithate le te shpresojme…
Birisha eshte malok me seder…ai pranon te djege dhe gjunjezoje Shqiperine se te pranoj qe Rama ka te drejte.
Po, a ende s’u ngopen me vjedhje pushtetaret “shqiptare” anekend Shqiperise se copetuar me ne krye Sali Gerdecin?!… A po e shohin shqiptaret se Shqiperia i ngjet nje kafshe te vrare, te ciles i sulen te gjitha kafshet ne krye…!?!…
Drenica e Kuqe
Nje nder problemet madhore te shqiptareve eshte fakti se ata s’marrin vesh pothuajse fare nga ekonomia. Ne te vetmen pike ku preken interesat e tyre direkte, paret e xhepit, shqiptaret jane profane. I marrin ndryshimet e ligjeve fiskale si aspirina qe ua jep doktori. Shqiptaret nuk dijne te kerkojne llogari per menyren si perdoren paret e tyre te mbledhura ne forme taksash dhe shperndahen ne forma nga me banalet sikurse makina e blinduar 500,000 Euro e kryeministrit apo e kryetares se kuvendit deri tek mijerat e eurove qe u jepen Ciljetes dhe tufes se sorrave per nje koncert idiot ne nderim te x apo y “dite te shenuar”.
Njerezit detyrohen te paguajne 1,200 leke/vit takse televizioni publik dhe nuk mund te shohin 1 ore te vetme programin e tij gjate vitit, pasi eshte propagante alla enveriste pro qeverise… dhe njerezit perseri heshtin.
Partia Socialiste duhet ta shpjegoje me detaje sesi sistemi i pershkallezuar fiskal prek apo lehteson qytetarin e thjeshte, cfare avantazhesh dhe cfare te metash ka, sa pritet qe te rriten te ardhurat e buxhetit nga kjo manover dhe si do alokohen ato ne te mire te vet qytetarit.
Shqiperia nuk do te ndryshoje aq lehte. Karroca eshte ne tatepjete dhe cfaredo rregullash te ndryshojme ajo do te shkoje deri ne fund pa u ndalur. Nuk e “kane fajin taksat” qe jane te larta por fitimi qe eshte zero. As fshati e as qyteti nuk prodhojne jo se njerezit jane dembele por sepse kosto e prodhimit eshte me e larte se fitimi. Ekonomia eshte bllokuar per aresye llogjike dhe jo mekanike.
Programet e “reja” jane si borite shpresedhenese, por e kemi lidhur vagonin me europen tani qe treni ka ndalur.
Ajo qe duhet te premtoje dhe mund te beje Edi Rama eshte premtimi per kthimin e SHTETIT TE SE DREJTES.
Arsen dallon ne te gjitha blogjet si arseniku qe mbush dhemballet e prishura. Mos ndoshta ka ardhur momenti te ndryshosh pseudonim?
Vdes per fatos Nanon, te ngjan si Lenini, ngaqe shpiku “arezat e tufezat”kur ishte tek instituti i Nexhmies. Me thuaj, di ti te besh ndonje gje ne kete jete, apo komenton ne te kundert çdo gje gje shkruhet ne te mire te Edi Rames?
PS ka mendje ne gjirin e saje,po te shfrytezohen ne te mire te vendit, ato mendje bejne gjera te mira.Shkelqim CANI eshte nje nga ato mendje me vlera.Suksese PS.
Arsenal, te ka mbushu Cimi Cani. Cimi u plak, dikur ka qene, po tani ka te rinj…
përse tja vjedhë o mero?
saliu nuk do të bëhet kryetar i PSsë!
ky plan i edit është thjesht i pa realizueshëm!
ky plan nuk ka për tu zbatuar kurrë!ky plan mund të fillojë të rrealizohet vetëm në rastin e rrëzimit të berishës!
ky rrëzim nuk do të jetë i mundur me VOTË si “parashikon”injoranti edi rama!sado të fitojë opozita nuk ka asnjë shans të fitojë kundër diktaturës!prandj e ka emrin diktaturë sepse dikton!sali berisha ose saliu si e quan debili shalgjatë,dikton në fund se kush fiton!diktaturat rrëzohen me kryengritje kurse këmbpalesh rama do ta rrëzojë me programe!?!?!dhe rromane thashethemesh!
ti vazhdo e shkruaj o mero të paktën fiton ndonjë lek dhe ne na englendis!kalojmë kohën duke shfryrë nervat dhe presim për ditën e kryengritjes!pa kryengritje një gjë mund ti bësh saliut!
ti çosh urime çdo vit!
Ti je i pari dhe une i dyti qe s’kemi dale ne asnje proteste te opozites por rrime dhe derdellisim pas kompjuterit per revolucion, per rrezim te Berishes me kryengritje e bla bla bla duke akuzuar opoziten per impotence.
Me thuaj sa here u provua pas 21 Janarit te organizoheshin protesta bllokuese ne gjithe vendin dhe sa rezultative qelluan te ishin?
Pas 21 Janarit populli opozitar u frikesua dhe askush nuk e ben jeten fli per te rrezuar nje te cmendur te ikur nga trute. Nese 45% e popullsise vazhdon te mbeshtese dyshen kriminale Berisha-Meta atehere e vetmja rruge per t’i rrezuar ata eshte ajo demokratike e votes dermuese popullore duke u hapur syte injoranteve qe nuk kane te ardhme me kete qeveri kryekeput hajdute. Rruga tjeter do jete ajo e luftes civile qe s’do gezonte asnje nga ne te dy, per me teper s’do cenonte asnje nga ata siper.
o eri ku më paske parë mor shpirt?thua se paske qënë pas meje!?
në të njëjtin kompiuter gjithashtu!më njeh zotrote?
TASHTI NJË PYETJE!?!?
kush e friksoi popullin pas vrasjeve të 21 janarit!??
berisha????
jo mor lali!atë e frikësoi rama pas kërcënimit që mori për makinat e djegura!
kush duhet të organizonte protestat “bllokuese”?
populli???
moj zemër ja ke idenë se çdo të thotë fjala POPULL?????
AJO 45%e popullsisë dhe nqs e mbështet nuk mund ta mbajë!
zotërote po të kesh patur moshën do të të kujtohet se kur ra komunizmi kishte mbi 70% të popullit që e mbështeste!aq dinin në atë kohë!
prandaj moj zemër mendo para se të shkruash!
dhe sa për protestat që unë kam apo skam dalë mos mu bëj ekspert vidjoje si ata të metës!ke dhe ti ndonjë bar kafe!appo çfar???
eshte hera e pare per kete vit qe ngritja nje problemi te tille dhe analiza
nga shume i respektuari MERO BAZE stonon ne shume drejtime:
VITI 2011 DHE ME SAKTE 21 JANARI SHENON DITEN E PARE TE PUSHTIMIT TE SHQIPERISE NGA JUNTA GARDISTE E SALI BERISHES NEN MIRATIMIN E NEVERITSHEM
TE TRE AMBASADOREVE DUKE U TALLUR BARBARISHT ME KOMBIN FISNIK SHQIPTAR.
NJE NDIHMESE ISHTE DHE IMPOTENCA E OPOZITES ME NE KRYE
EDI RAMEN
I NDERUARI ZOTI MERE
PERKRAHESIT E SALI BERISHES DHE TE EDI RAMES NUK JANE ME SHUME SE 20%
E POPULLIT SHQIPTAR.MENDOJ SE PJESA TJETER 80% KANE NEVOJE PER MBESHTETJE
DHE DREJTIM DHE NJE NGA FIGURAT E PERSHTATESHME JENI DHE JU.
ESHTE KOHA QE PATRIOTET E VERTETE TE KERKOJNE LARGIMIN E TRADHETARIT DHE
VRASESIT SALI BERISHA DHE LARGIMIN E IMPOTENTIT EDI RAMA.
PA RINGJALLJEN E SHTETIT SHQIPTAR NUK MUND TE FLITET PER EKONOMI DHE TAKSA…
RREZIMI UTOPIK ME VOTA I BERISHES NE 2013 SIPAS BIZNESO-AMBASADORIT ARVIZU ESHTE NJE PAZAR I NEVERITSHEM DHE I PAPRANUESHEM;
VETEM ME NJE QEVERI TEKNIKE PA MERCENARE TE PARTIVE NEN DREJTIMIN NDERKOMBETAR MUND TA SHPETOJE KETE VEND.TE PAKTEN AMERIKA TE KORIGJOJE
GABIMIN E MADH TE BERE 20 VJET ME PARE KUR DUSHAN RAJERSONOVIC DHE FILOSERBI BERISH RREZUAN QEVERINE MBAREKOMBETARE TE STABILITETT.
Keto gjera me tha sot ne mengjez nje perkrahes i zjarrte i Fatos Nanos. Nuk sherbejne per asgje. Fatosi nuk e ka trurin aq tredimensional, si e quajti Pandi- ish- kryeministri.Po jetoni mbi re, duhet te zbrisni me kembe ne toke.Shqiptaret jane popull i zgjuar, te presin sipas festes e te perzene sipas kokes-
o mira a e ke pyetur se ku i ka këmbët i adhuruari tënd edi rama?
ai tregon përalla me gjela që pjellin flori!
kurse ti moj motër vetëm këmbët nuk i ke në tokë!për këtë të siguroj unë!ty ashtu si dhe ramës nuk ju kanë mjaftuar dështimet e shumfishta për të kuptuar se diktatura nuk rrëzohet me VOTËË!
Anticensure mos merr zjarr. Ti e Fatosi e rrezuat Salin me arme, e kur erdhet ne pushtet i nxorret themelin duke vjedhur. Tani?
Presim Edi Ramen kryeminister. Nuk eshte i adhuruari im, ju lutem mos merrni zjarr, thjeshte ai njeri eshte votuar aty tek ju dhe metodat tuaja per te vene sterkembesha, ne drejtim krejt te kunder nga pritshmeria e popullit jane shume acaruese. Doni te vini vetulla dhe po nxirrni syte. Eshte e kote te qani mbi qumeshtin e derdhur. Koha e fatosi eshte harruar.Nuk ngjallni dot meshire per te, sepse thjeshte eshte i harruar
per komentuesen MIRA
NE 1991 U PRISHEN
-QEVERIA NANO
-QEVERIA STABILITETIT
prishja e qeverise nano ishte e justifikueshme kurse ajo e stabilitetit
ku per here te pare dhe te fundit gjithe forcat politike formuan
qeveri kombetare prishja e te ciles pati pasoja qe ndjehen dhe sot.
Keshtu fatos nano eshte person non grata per SHUMICEN E shqiptarve..dhe edi rama
ishte nje shprese deri ne korrik 2011 por FATKEQESISHT u fut ne breket e a.arvizuse
TUNG
zonjë e nderuar,mira!
ju falemnderit për këshillat tuaja “zjarrfikëse”,por një gjë nuk harrita të kuptoj!
përse më lidhni mua me pijanecin nano?
nuk e kuptoj shkakun?
të jetë ky një diversion për të mbrojtur “Presim Edi Ramen kryeminister”?
gjithashtu nuk kuptoj se si ju, që jeni e qetë dhe “njihni”historinë e 20 viteve të fundit,thoni se unë dhe bixhozxhi nanua e rrëzuam saliun me armë!?jo moj zonjë!e keni komplet gabim,bile shumë të rëndë!e para sepse është shumë diversiv dhe e dyta është shtrëmbërim i realitetit!
armët kundër saliut i mora “UNË”,POPULLI,kurse pijaneci,ushtari zhvejk dhe gërmuesi i varreve VOLËN DHE VODHËN MË PAS SHQIPËRINË!
mos ngatërro frikacakët,akoma sot janë në politikë të udhëhequr nga “Presim Edi Ramen kryeminister”,me popullin!këta frikacakë kanë penguar akoma sot popullin që të rrëzojë diktaturën e katërt të këtyre 100 vjetëve të fundit!zonjë pikto-romancieri-ëndërrues nuk ka shans të fitojë asnjëherë kundër bereishës dhe bandës së tij!ai është një butak fodull!një mëndjemadh dështak!
dështimet e tij janë proverbiale!ai është aq fodull sa të mos kërkojë asnjëherë falje për asnjë nga dështimet e tij!ai është aq tradhëtar sa të mos thotë asnjë fjalë për agresionin grek kundër shqipërisë!kështu zonjë nuk kemi nevojë për një papandreu në shqipëri!për një kryeministër shqiptar që bën punën e gërkut!
për ta mbyllur!nano nuk është “harruar”!zonjë ai duhet të japë të njëjtën llogari si dhe berisha për të gjitha vjedhjet që ka bërë!
i harruar,ose më mirë ai që me veprimet e tij po shkon drejt vetharrimit është EDI RAMA!ai pati shanset që të çlironte shqipërinë!frika dhe fodullëku i tij e mundën!e harruan!
për dijeni “sukseset e ramës”lidhen me periudhën e qeverisjes së “hajdutëve nanoist”!
herë tjetër zonjë kur jepni këshilla përpiquni të jeni vetë e qetë!duket shumë kkollaj nervoziteti juan në mendimin tuaj të çrregullt dhe pothuajse pa kuptim!në fjalë të thjeshta dhe të përsëritura!
Si ne shumicen e komenteve, Meroja kap thelbin e problemit.
Saliu do ta bente pa hezitim vjedhjen e planit te Edi Rames (vjedhjen e e ka zanat qe nga librat e klienteve te semure e deri tek vjedhjet kolosale ekonomike te shqiptareve), por ketu ka nje problem:
Ke te taksoje? Vehten?
Me gjithate, Edi Rama duhet ta zgjeroje programin, ne konsultim jo vetem me specialistet por edhe me qytetaret. Ne radhe te pare duhet te kontrollohen te gjitha pasurimet marramendese te politikaneve. Ato qe jane bere me biznes te ndershem ti gezojne. Por ato qe jane bere me fitime mafjoze, duke pervehtesuar gjithe djersen 50 vjeçare te shqiptareve, duhet te sekuestrohen dhe hajdutet te pergjigjen.
Po keshtu, pasurite e pa tundeshme te vene tek i zoti.
Franco mos u pengo. Nuk ka thene Edi Rama qe njerezit te barazohen materialisht. Ai qe punon me shume merr te ardhura me shume. Por nuk eshte fare e drejte qe ai qe merr me pak te paguaj baraz me ate qe merr me shume. Biznesin tha Edi Rama, do ta çliroj nga kthetrat klienteliste, qe do te thote se nuk do bej biznes ai qe eshte mik me qeverrine, por kushdo qe ka talent dhe qe do te zbatoje rregullat e shtetit.
Sepse ndoshta ti psh, je me i zoti se fjala vjen biznesmeni me i madh sot, por ti nuk ke lidhje me Sali Berishen dhe keshtu qe mbetesh nje njeri i diskriminuar.
Futeni programin ne nje kuti votimi qe ta vjedhi Sala,se keshtu i shijon me shume,mundesisht”live” ta shikojme.E pastaj atij nuk i pelqen kur i thone vidhe(se eshte i nershem),por do ta vjedhi vete pa urdher.
Nuk kam besim se gjerat do te ndryshojne. Ata bisnesmene qe sot perbejne oborrin mbreteror te Sales apo Bodes neser ( pas 2113 ) do te jene pjese e oborrit te Edit dhe te Benit. Jam 100% i sigurt qe te njejtat fytyra te uryera do te shohim tere diten neper kafene dhe bare duke bere bisnese me qeveritaret e rinj.
Problemi me politikanet shqiptare nis qe me arsyet pse ata afrohen fillimisht me nje parti politike. Ajo arsye eshte gjithmone pushteti dhe leku. Me sa duket partite politike ne Shqiperi afrojne prane tyre vetem njeres imorale dhe me shpirt te korruptuar . Imorale ne jeten personale dhe publike te tyre. Nuk mund te presesh nga keta njeres te kene ndjenja te tjera pervec edonizmit.
Pjesa e mire e ketij vendi ka emigruar, ajo qe ka mbetur nuk ka me fuqi te ngreje koke as per te drejtat me elementare.