Tri makthet e Berishës gjatë këtij viti

3 Nëntor 2011, 23:19Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në fjalimin e tij në parlament, ndërsa përpiqej të mbronte paktin e tij me mafian e plehrave, Sali Berisha nuk i fshehu dot makthet që i janë krijuar gjatë këtij viti nga rrezikimi i pushtetit. Për shumë vetë ishte e pakuptueshme retorika e tij për Aleancën e Plehut, e cila para se të vinte tek kjo ditë për Sali Berishën, kishte bërë disa sprova të tjera. Duke dashur të ngurtësojë në opinionin publik idenë se ai gjendet para një koalicioni Rama- Topi, po përpiqet ta zhvillojë këtë tezë duke i veshur një histori.

Ajo që duket se e ka dërrmuar Sali Berishën dhe i shfaqet në çdo moment të vështirë politik përpara si hija e Bankos, është 21 Janari. Në fjalimin e djeshëm në Kuvend, Sali Berisha ju rikthye Filip Çakulit, si përpjekja e parë e aleancës Rama- Topi sipas tij për të rrëzuar atë nga pushteti. Gjysëm me ngërdheshje e gjysëm me makthe, pak me gjestikulacione prej idioti, e pak me lëvizje të pakontrolluara që i burojnë nga degradimi fizik, Berisha i hutoi paksa deputetët kur foli për një përpjekje të Edi Ramës për të kthyer Fiks Fare në parti politike. Bile foli dhe për një skenë ku Filip Çakuli e refuzonte detyrën që po i ngarkonte Edi Rama me atë “tjetrin”. Siç ndodh rëndom me halucinacionet e tij, ai jo vetëm që i tregon si ngjarje të jetuara nga të gjithë, por premton gjithmonë dhe prova. Është kaq i bindur që ato kanë ndodhur sipas përfytyrimit të tij, sa çuditet se si njerëzit nuk shikojnë të njëjtat hije që ai shikon para syve në kriza të tilla. Ajo çfarë ai tha dje në Kuvend, nuk është asgjë më pak se makthi që i ka krijuar atij publikimi nga Filip Çakuli i fotove të tij me fëmijët e Enver Hoxhës në varkë dhe në dhoma dimri me oxhak, dhe një javë më pas dhe video-skandalin e Ilir Metës. Ai e ka përjetuar atë si një përpjekje për ta rrëzuar nga pushteti me të shkuarën e tij enveriste dhe me të tashmen e tij mafioze si tutor i Ilir Metës. E gjithë ajo furtunë solli 21 Janarin dhe Sali Berisha duket se vazhdon ta përjetojë atë si një ngjarje të prodhuar nga “Partia e Filip Çakulit”, e cila paska tentuar ta rrëzojë nga pushteti. Të vrarët e 21 Janarit, jetimët që ai dhe Lulëzim Basha do t’i kenë në shpinë gjithë jetën, zemërimi popullor pasi ra hipokrizia e tij antikomuniste dhe miti i tij si njeri që do luftojë korrupsionin, dhe dalja jashtë kontrollit në bulevard duke qëlluar si Gadafi në muajt e fundit të pushtetit mbi turmën e njerëzve të pafajshëm, duket se i kanë krijuar atij idenë fikse se ka shpëtuar nga një komplot që synonte rrëzimin e tij nga pushteti. Dhe për këtë shkak e vuri Filip Çakulin të parin në listën e gazetarëve puçistë pas 21 Janarit, kërkoi tabulatet e tij dhe bëri një betejë të paprinciptë për të bërë presion mbi Top Channel-in të distancohej nga Fiks Fare si një “parti e Edi Ramës” duke i çuar “fermanin” për prishjen e zyrave të tyre brenda 20 shkurtit.

Pra, makthi i parë i Berishës këtë fillim viti ka qenë ideja se Edi Rama dhe Bamir Topi po e rrëzonin me “partinë e Filip Çakulit”. Bile njerëz të afërt të Berishës rrëfejnë se pas botimit të fotografive të tij me fëmijët e Enver Hoxhës, ai ka vënë në lëvizje gjithë lidhjet e tij të vjetra për të gjetur se si fotografitë e bëra nga një ish zyrtar lokal në Pogradec, miq me shërbëtorin e tij të gazetës 55, ranë në duart e medies opozitare.

Makthi i dytë pas kësaj, siç e shprehu vetë dje në Kuvend, është Aleanca Kuq e Zi. Edhe pse është i qartë se është një lëvizje, e cila nuk vjen nga lart- poshtë, por nga poshtë- lart, dhe se gjen truall tek një pjesë e dëshpëruar e rinisë shqiptare që nuk gjen më veten dhe krenarinë e saj tek një klasë politike e pafytyrë, ai u përpoq t’ia bashkangjiste këtë lëvizje Topit dhe Ramës. Edhe pse nuk ngjiti shumë në këtë sulm, duket se atij i ka dhembur fakti që kjo lëvizje në mos bëftë shumë gjëra, arriti të bëjë një gjë, t’i hiqte këtij hipokriti maskën e patriotit që vinte sa herë rrezikohej pushteti i tij. Kjo lëvizje e detyroi Sali Berishën të bëhet avokat i gjithë marrëveshjeve të dyshimta që ka bërë me fqinjët për pushtetin e tij dhe të mbrojë gjithë pazaret e tij personale për pushtet, duke fyer dhe disa gjëra simbolike të historisë së këtij vendi. Me shpresë se po t’ia faturonte Aleancën Kuq e Zi Ramës apo Topit, ai do të dilte i larë nga ç’mitizimi i tij si “patriot”, Berisha duket se e ka vuajtur faktin që flamujt kuq e zi të mijëra të rinjve shqiptarë valëviten në sheshe dhe bulevarde nga Tirana deri në Nju Jork si shenjë proteste kundër tij. Kjo do mbahet mend gjatë. Shoqëria shqiptare nuk është një shoqëri fanatike nacionaliste dhe Aleanca Kuq e Zi nuk është ende një parti apo një lëvizje e profilizuar si nacionaliste. Ajo është ende në nivelin e protestës ndaj disa gjesteve fyese ndaj identitetit shqiptar dhe mungesës së shpresës për të ardhmen. Bile shoqëria shqiptare është një nga shoqëritë më tolerante dhe jo nacionaliste në Ballkan, pasi asnjë shoqëri tjetër, as në Serbinë e moderuar dhe nacionaliste, dhe as në Greqinë e moderuar dhe nacionaliste nuk e pranon aq lehtë që kryeministri të jetë dhëndër i një kombi fqinj, armik me vendin e vet. Ne e kemi pranuar se nuk jemi nacionalistë dhe ajo që ngjall sot protestë dhe neveri nuk është urrejtja ndaj fqinjëve, por përbuzja ndaj atyre shqiptarëve që na udhëheqin e që duan me çdo kusht të bëjnë një shenjë që nga ato s’do kenë kurrë telashe për çdo oreks të tyre të vjetër apo të ri mbi këtë vend. Dhe këtë nuk e bëjnë se duan tu shërbejnë atyre, por se duan që ata të mos u cenojnë asgjë nga pushteti i tij në Tiranë.

Makthi i tretë duket se i është krijuar nga dalja publike e Bamir Topit si një alternativë politike pas ikjes nga presidenca në verën që vjen. Kjo ka mjaftuar që ai çdo gjë tani e tutje ta shpjegojë me Bamir Topin. Protestat ndaj paktit të tij me mafien italiane për plehrat, i shpjegon me Bamir Topin. Përpjekjen për t’i përçarë PD me kandidatura si e Sali Shehut e shpjegon me Bamir Topin. Protestat e Vullnetarëve të Jozefinës në Shkodër në mbrojtje të nëndialektit të Jozefinës, i shpjegon me Bamir Topin. Në të ardhmen çdo zhvillim politik, çdo grupim i ri që mund të formohet, çdo debat që rrezikon shumicën e tij, do të lidhet me Bamir Topin. Dje në Kuvend ai e përkufizoi këtë si Parti e Plehut, nesër mund ta shpallë dhe si parti e arrorëve apo pjeshkave, mjafton që dikush t’i dalë ballë për ballë atij kundër marrëzive që thotë dhe bën çdo ditë në këtë vend.

Fjalimi i tij, që për shumë shqiptarë ishte një përrua psikik që rridhte jashtë kontrollit, ishte në të vërtetë një shfrim i koshiencës së tij për rreziqet që i janë kanosur këtë vit nga kundërshtarët e tij dhe që ai i ka klasifikuar si rreziqe që kanë nisur me komplotin e Filip Çakulit për t’i “çjerrë maskën” si antikomunist dhe si “i ndershëm” përmes fotove të tij me fëmijët e Enver Hoxhës dhe avokatisë që u detyrua t’i bënte flagrancës më të madhe që ndonjë politikan hajdut ka pasur ndonjë herë në histori, siç ishte video-skandali i Ilir Metës. Pasojat e këtyre ngjarjeve ishin duart e tij të përgjakura më 21 Janar, gjaku i të cilave i rri gjithnjë para syve, dhe paranoja që pas asaj dite, gjithkush mendon si ta rrëzojë atë herë me puç, herë me nacionalizëm, herë me moderacion, herë me ekologji, herë me dialekt, dhe herë me programe taksash e herë më “partiçka” të reja. Ai është i dënuar të vuajë idenë se po e rrëzojnë, edhe sikur të gjithë ne kritikët e tij të mos bëjmë asgjë, të mos shkruajmë dhe flasim, dhe sikur të gjithë të mbyllen në shtëpi dhe të mos bëjnë asgjë kundër tij. Atë tani nuk e qetëson dot më askush, as lufta, as paqja, pasi ai më shumë se kushdo tjetër, e di ç’ka bërë për ta mbajtur duke vrarë dhe vjedhur atë karrige.

 

 

 

50 komente në “Tri makthet e Berishës gjatë këtij viti”

  1. Ergys Mehmeti says:

    O Mero baze je i madh…

    1. Shefqet Cela says:

      MERUA ESHTE VERTET I MADH. KA ZBULUAR KETO TRE HALUCINACIONET E SALIUT.
      Megjithate ka lene diçka per ndonje shkrim tjeter. Makthi tjeter i tije eshte SHOQERIJA CIVILE KUNDER PLEHRAVE. Ne qender te plehrave, ne gjiriz debutetesh, ndodhet vete Saliu, si lulja pleherore.
      PLEHRAT POLITIKE E KANE FUNDIN TE AFERT, DUKE LENE KUTERBIMIN.

  2. sali kakabuba says:

    DOKTOR MORTJA!
    nuk ka emer tjeter qe i shkon me se miri ketij plehu!
    ky eshte VDEKJA qe ka perfshi cdo qelize te ketij kombi,cdo gje te bukur.Ky eshte vdekja qe ka mbyt cdo shprese dhe na ka heq dhe ate pak krenari qe kemi pas per shqiptar!

    1. tea says:

      po te vihej surrati i Sales ne simbolin e “Rrezik Vdekje”, do te kishte me shume efekt se kafka ekzistuese, provojeni dhe do ta shikoni,…. njerezit do te trembeshin me shume

      1. Anna says:

        Kryevepër!!!!!!!!!!! Se ne shqiptarëve këtu në mërgim na ka bërë që në vënd të tabelës “ndalohet duhani” të huajt të shohin “ndalohen shqiptarët”!

      2. APOKALYPSIS says:

        Ha ha ha shume shume e sakte!!

  3. gjethi i thate says:

    A ka ndonje te afert kjo specie ne zhdukje qe ta ruaj(te pakten fizikisht) se mendja i ka pjerdh. Si ka surrat dhe flet per ate flamur , qe kane dhene jeten me mijera e mijera shqiptare dhe te thote qe eshte aleance faqezi.Po ka shpirt me te zi se ky hale, qe vrau me mijera ne 97 dhe u be perbindesh,hodhi ne ere nje fshat te tere dhe mori jeten e 26 te tjereve dhe ben te pafajshmin,vrau mu ne mes te bulevardit 4 prinder fatkeq dhe i quajti horra dhe koke palare? A ka mundesi te zhduket nje ore e me pare kjo qelbesire nga faqja e dheut?

    1. loni says:

      Amin!! o Zot Kur do ngordhe ky monster

  4. olti says:

    Eshte tragjike kjo qe pershkruani zoti Baze; nje njeri si Saliu nuk do te largohet nga skena politike shqiptare si njeri normal por do ta traumatizoje ate shoqeri deri ne momentin e tij te fundit si pasoje e krimeve qe ka kryer gjithe keto vjet.
    Pjesa e pare a artikullit me kujton analizat e Frrok Cupit kur perqasonte Makthbetizmin e Enver Hoxhes me ate te Salih Berishes ne vitet 1992-1993, sigurisht atehere ai nuk e kishte gelltitur ende ate luge corbe te prishur. Le te lutemi se rezultati nuk do jete aq i dhimbshem sa te con rrjedha llogjike e artikullit tuaj.

  5. njeri says:

    Krimet e kesaj qeverie i dine te gjithe, por si do zbardhen keto krime kur prokurorin e pergjithshem do e emeroj Saliu dhe Iliri vitin tjeter??
    Pra, prokurori i ri do jete prokurori me negativ ne historine e shqiperise, dhe jo vetem qe do zhduki dosjet e qeverise, por mbase do hapi dosje te opozites.
    A mund ta ndalte opozita kete gje? Sigurisht qe po. Mjafton te shikosh sesi u katandis “paketa” me 10 kerkesat e Rames, dhe reagimin inekzitent te opozites. Politiken e dores se shtrire, duhet ta ndiqte luli i vocerr, jo opozita e nje pushteti qe vrau e vodhi.

  6. Dike Mullai thote- says:

    Qe Berisha, i semure psiqik, po degradon cdo dite e ore,kete jane te pakte ata, qe e mohojne ! A ka NEN Kushtetuta per raste te tille ? Neser ai paraqet Raport Mjeksor. E pastaj ” Zere lepurin t’i heqesh opingat” !

  7. Bulldog says:

    Mero keto jane hamendje.Eshte mire te fillosh e te shkruash dicka edhe per apatine e opozites qe ka frike te na coje ne zgjedhje te parakohshme se I merzitet Arvizu.

    1. fukara contro tutti says:

      Zgjedhje te parakohshme? Lupot mezi presin te krijojne qeveri te perkohshme: “ha Muço pi Muço”, e pastaj te behen zgjedhje”pa Saline”, edhe pastaj, ku ishim? -Asgjekundi
      O te lumte sa i zgjuar, po si nuk na kishte vajtur mendja bre, sa budallenj qe paskeshim qene cccc

  8. V.F.L.P says:

    Z-Baze, kam frike se editorjalet tua i bejne “nder” Berishes, sepse sipas psikoanalizes Tuaj ai do te mari ilacet e duhura duke kuptuar se c’far i mungon,si e shohin te tjeret,e c’duhet te beje.. Provo mos ta “provokosh” per disa dite me radhe duke mos shkruar REALITETIN-PERSONAL te tij, dhe ai lajthit, thjesht humbet,se njeh me veten:-)

  9. Pellumb says:

    Populli tani duhet temendohet mire para se te votoj.Dhe Ndjeri PolitikanIku me kallash dhe po Ky Popull eZgjodhi me vote.Cudira vetem Cudira Prodhon .

    1. Agimi says:

      O Pellumb,
      Kujt populli i drejtohesh ti? Ne jemi popull leshi perderisa ky shpellar na ka katandisur ne kete derexhe.

  10. Antikorrupsioni says:

    Per ty o Popull! Per ty o deputet! Per ty o analist (te pavarur,te majte e te djathte), per mua si njeri i thjesht qe kam 15 vjet qe merem me pronat, do te mjaftonte vetem vendimi Nr 43 dat06-10-2011 qe ky parlament te shperndahej, sepse ka shkelur rrende kushtetuten me qellim politik per te bllokuar gjith dosjet e pronarve duke eleminuar gjykatat dhe vet A.k.k, pronave, te miratuar vet nga kjo qeveri, por fale nderhyrjes dhe eksperteve nderkombetare dhe 5 gjyqtarve qe e rrezuan k’te ligj “Salihi’komunist” ju lutem lexoheni arsyetimin e Vendimit dhe do te bindeni pse Presidenti e rrezoi dhe GjK. Ky eshte nje argument me shume se vrasja, se vjedhja e votes sepse eshte nje fakt dhe nje prove e qarte se sa shume eshte kapur mbas mafjes ky pushtet dhe k’jo Qeveri. I takon Prokurorise ta hetoje ne vecanti k’te shkelje te kushtetutes, heret a vone kjo do te ndodhi, prandaj Berisha ri pa gjume nuk e ka me ty as me mua . Kjo eshte beteja e tij me veten perballe Historise se Shqiperise.

    1. Kam frik ta them says:

      Mire arsyeton ti o byrazer, por shumica e ketyre qe e urrejne salihin nuk arsyeton si ti. Ata vetem e urrejne se salihi “rrezoje” komunizmin. Ata duhet ti jene mirnjohes salihit qe i ruajti nga urrejtja mbarkombetare e bemave te rregjimit totalitar per te cilin kane nostalgji. A te kujtohet floresha nga berati; “nuk dua buke, nuk dua uje veten tosi ta gjeje muhabetin me lirken e floririt”. Jane te pakt ne numer ata qe analizojne veprimet anti demokratike te salih komunistit. Ky popull eshte i semure politik. Nje semundje qe prek vetem speciet e vecanta te ketije globi qe na mban siper. Sikur globi te shkundej qe te largonte parazitet, te paret do rrezoheshim ne shqipot.
      Bej durim byrazer.

      1. Shqiptar says:

        Mos ki frike ta thuash.
        Eshte ashtu e gjitha ajo qe thua. Vetem nuk po di te thuash te tjerat. E sheh si eshte situata?
        Me kujtohet KPDja e Fatosit e Ilirit. Socialistet u ndane sipas perkatesise ne lidhje me keta dy emra. Nje socialist shante Fatosin(ishte me Ilirin) tjetri shante Ilirin(ishte me Fatosin), ne mes hynte nje militant i PD behej me Fatosin(i interesonte te binte Iliri se ishte ne pushtet e i ziu mendonte se do vinte Sala) po as njeri nga socialistet nuk e dinte se ne mes kishin “Salen”. Aty afrohej nje antikomunist ekstremist nxiste sherrin mes socialisteve dhe thoshte nen ze: ashtu i pafsha, pastaj vinte dikush tjeter e mallkonte vendin me gjuhen plot helm. Me nje fjale ne kete situate ku tenxherja po zien ca si shume, mund te permbyset kapaku. Politikes aktive i duhet te ruaj interesat e vendit. Mos behemi budallenj, po na vishen syte nga merzia e kjo eshte e drejte, por duhet te shohim perreth, se ç’ndodh. Prandaj gurit qe rrokulliset gjithmone i hapet rruge. Eshte edhe nje çike çeshtje fati, edhe nje çike çeshtje mendjeje, prandaj le ti hedhim hapat me kujdes, se nuk na i ka njeri borxh.
        Semundja, sado ta rritesh dozen e medikamentit, do bej kurben e saj. Ilaçet shtojne efektet anesore vete trupi e sheron veten.
        Mos me sulmoni tani, me epitete se jam i Saliut, ju lutem shume.
        Nje mbremje te qete te gjitheve

  11. sherifi says:

    O Z.Baze po a nuk eshte ky njesoi si diktatoret e vendeve te afrikes veriore dhe te lindjes se mesme qe nuk largohen pa vrare njerezit e vendit te vete per karriken e tyre? duke filluar nga sadami qe per ate karrike i’u vran te gjith perkrahesit,femijet dhe ne fund mbeti si mi ne nje grop pleherash deri sa mori dhe vete denimin e merituar? per te mos u zgjatur keta jane nje preje, nuk e leshoin karriken pa pergjakur vendin ashtu si vrau mubaraku qe kishte 40 vjet dhe po i behet gjyqi,ashtu si vrau kadafi dhe u fut ne vrim te miut sa u vra,po ashtu do perfundoi edhe ai i sirise qe po vret cdo dite njerez e tje, po ashtu do perfundoi dhe saliu, saliu nuk do te dij per njeri te gjalle ne ate vend,edhe per femijet e tij nuk do te dij, edhe enver hoxha nuk donte te dinte per njeri per ate karrike qofte edhe per femijet e tij. keta jane tipa dhe nuk kane perfundim tjeter.

  12. e. selami usa says:

    Kam filluar te lexoj me vemendje artikujt e gazetes tema dhe shpreh simpatine time per kete sakrifice duke kontribuar ne te mire te kombit qe ka aq nevoje sot.
    Nuk mund te heq asnje pike apo presje nga ky shtjellim i sakte i zotit mero por do te shtoja disa ide qe spjegojne perse berisha qendron sot ne kembe kur duhej te ishte ne burgim te perjetshem apo dhe denimin kapital
    per gjithe ato akte tradhetie,vrasje,dhe kusarie.
    Vizita e fundit ne amerike e berishes tregoi qarte si funksionon skema
    e imunitetit e kadaf berishes:Qeveria amerikane pothuaj nuk merret me me shqiperine.Ajo ka “ngarkuar” disa lobe & company te tipit Fank Wisner , Tony Podesta dhe disa skiftere te tjere qe paguhen t’i vene fytyres se ujkut gjaksor berisha nje maske prej deleje..Bile keto lobingje merren deri dhe me emerime ambasadoresh “te urte” si shkrepse te parrezikeshme te fabrikes rajerson.Tentakulat e tyre arrijne deri ne bizneset e plehrave,te gerdecit,etj etj..
    Nuk do ishte keq per zotin mero baze qe keto tri mankthet e berishes
    ti pasqyroje dhe tek mbeshtetja totale, hapur apo e maskuar qe i beri
    arvizuja duke e quajtur burre shteti fill pas aktit fashist duke lene me goje hapur jo vetem shumicen absolute te shqiptareve por dhe shume figurave serioze ketu ne amerike.
    GOD BLESS AMERIKA
    GOD BLESS ALBANIA

  13. detar sima says:

    Tashme shqiperia eshte midis shilles dhe karibes,[dy partite politike]klasa politike ka hyre ne hulline e degradimit qe nuk ndalet dot me.

  14. brace says:

    Ky eshte fillimi i vuajtjve te tije,edhe sa do te vuje ky palaco komuniste vrases,vetem Zoti e di si do te ja japin denimin,qe do ta brejne pake e nga pake,aty ku i dhembe,e i djege shume e me shum per poshtersirat e krimet qe ka bere kunder shqiptarve me mashtrimin e demokracise,ka shume per te paguar,ky e grupi i tije i bllokeqenve.

  15. Nabukodonosor says:

    Normale qe sheh armiq gjithandej.Ky komunist i vjeter,kelysh dhe lepires bythe i Enver Hoxhes nuk mund te shpjegoje asgje vetem me “armikun e brendshem ne lidhje me armikun e jashtem”
    Grupi armiqesor Baze-Cakuli ne bashkepunim me ambasadorin Withers i ploteson keto kushte me se miri.

  16. timi says:

    berisha ky donkishot, por kriminel i ndyre duhet te marre denimin qe meritom

  17. Merimanga says:

    Respekt per kete shkrimanalize!!

  18. beni says:

    Eshte e kote te merresh me Berishen.Ne qe per gje
    tjeter sjemi te zot,te lutemi te pakten se mos
    del dikush e na ndihmon!
    Ne sdoli askush ,e ne te mete jemi,
    ta mbajme ne kurriz se mire e kemi!

  19. ivani i madh says:

    Pse i qepemi qeverise dhe e leme pas mizorine se ne sa eshte ne pushtet e kemi asme kur del ne opozite e kemi mik. Kjo eshte e keqia jone ta marim me radhe cbeme ne per revolten e 97 kur ky moster doli me forcen e popullit ne opozite, asgje po ne nje menyre a tjetren ja mbuluam krimet dhe ai mori kurajo e tani nuk ndalet para asgjeje se na i mati pulsin . Cfare beme ne me vjedhjen e floririt ne krabe nga hajduti profisjonist ilir plera asgje edhe ky si i pari ecen prape ne rugen e tij te vjedhjes,cfare beme me mashtrusin e karagjozin nano asgje dhe ai lidhet me kundershtaret politik vetem per perfitime dhe fanatiket e semure e ndjekin pas kete mafioz te tipit berluskoni. Ka shume te tjere si ta .Pra fajin e kemi vete e ta mbajme me shendet se ne kur anti kombetaret,kriminelet,trafikantet matrapazet, dhe ajdutet kur bien nga qeverisja na vjen keq per ta edhe pse kane bere shume menxyra ne kurizin tone pra sna vjen keq per vete pastaj ta mbyllim gojen e ti therasim mendjes..

  20. Gezim says:

    Skizofrenia e Salë – sërb- antiplumbit, që tani duhet të mbajë dhe një maskë antipleh, nuk ka ilaç. Ka ardhur koha që ai të jetë lëndë e parë për landfildet. Një qeveri plehrash, e cila me vendimin e fundit ka shkuar në origjinë , atje ku e ka vendin në grumbull të plehrave. Kur vetë fantazma shikon fantazma , ose i ka ardhur fundi kësaj dynjaje, ose fantazmat thirrin në gjirin e tyre llojin e vet. Mallkimi i të Madhit Zot rëntë mbi këtë mbeturinë, jashtëqitje të komunizmit, që sillet si ajo putana e cila thërriste në mes të qytetit ” ma mbaj këtë kopilin tim sa ta shaj pak atë kopilamadhen”.Ne do të jetojmë këtu , ai llapaqeni do të thyejë qafën diku në vendet e BE pa plehra , pasi i kanë sjellë te ne. Qafën thefshin dhe socialistët po qe se kur të vijnë në pushtet nuk do të ndërtojnë burgje të reja për të gjithë ata që e kanë vjedhur , shitur e pëdhunuar këtë vend.

  21. Nga Shqiperia says:

    Ditet e ketij tufani po numerohen se prapthi shpresoj qe ne Shqiptaret te dime te zgjedhim dhe te dime te ngrihemi kur cenohet ceshtja e Shqiperise kur njolloset emri i Shqiperise me keta plehrat qe kemi vene ne zyra lluksoze, ku te tjere marrim buke duke shenuar emrin… dhe keta hane me luge te florinjta. Vuajtjet e ketij populli rencin mbi ta dhe femijet e tyre. Rrofte Shqiperia dhe populli Shqiptar !!

  22. luksenburg says:

    Fatkeqesia me e madhe eshte se te ne nuk ka opozite.Ky QEN me emrin SALI vertetoi se GERDECI nuk i mjaftoi.Tani po helmon gjithe SHQIPERINE.

  23. kastrioti says:

    Mendoj se mjeku personal i Sales,ne qofte se ka nje te tille,duhet tja ule pak dozen e ilaceve, nuk shofin qe sa me shume kalon e ai flet akoma me percart.

  24. Saimir koka says:

    z.Mero!Me kete editorial Ju po i jepni antivleres Sali vlera,me nje teori qe kemi 20 vjete qe e degjojme!Eshte thene se s’terr thene se Sali Berisha po bie, se nuk fle naten,e kotesira si keto te pafundeta e une ta jap me plot bindje se ate s’ka burre nene ta rrezoje ,jo se ka dale me Enverin apo femijet e tij por se rrenjet e tij jane pertej Atlantikut!Jane ato rrenje qe me leva si puna Juaj ia çimentuan kete pushtet qe mban e do te mbaje perjete deri sa ta dorrezojne padronet e tij e jo populli qe fle diten e lexon Ty naten.Duart i nderuar z.Baze nuk i ka te lyera me gjak sot por sa here qe atij fillone ti fshihen gjurmet e gjakut nga duart sajon nje tjeter vrasje ,sepse ai nuk jeton dot pa kete erre gjaku,sepse ka njezet e tete vjet qe eshte mesuar me kete ere!Ndaj i nderuar per ta mbyllur po te sugjeroj qe nuk eshte çudi qe edhe aleancen “Zi e kuq”ta kete sajuar po ky njeri per te rizgjedhur perseri nje kukull ne presidence si Bamiri e nga karrikja e tij te largohet vetem nga vdekja natyrale e jo nga oponenca apo burrerite tuaja me disa shkrime qe as qimet nuk ia levizni dot.Rrofte perandoria qe e krijoi e e mbane kete figure 25 vjeçare nen flamurin e demokracise qe thelbi i saj eshte demografi.Ne sot lajme gjynahet tuaja qe menduat se Perandoria do t’ju donte njesoj si bijet e saj por harruat se ajo do vetem ata qe i sherbejne per interesa te saj paçka se nje popull mund ti quaj diktatore!Per ate(Perandorine)ata jane “Burra shteti” e do te vdesin te tille.I nderuar z.Baze une sot jame 25 vjeç e veç nje emer njoh e degjoj “Sali Berisha”,si Ju ne kohen e te ndjerit Enver e qe sot per ironi akoma s’keni turp ia lakoni emrin jo per bemat se sa per nostalgjine qe keni per diktatore qe vet i keni mbjelle.Ty i nderuar mund te te besojne vetem analfabetet me kete editorial !Shpresoj qe te lexoj si nje here ne nje kohe “Kur do bjerre muri i bllokut” .

  25. askushi says:

    Saliu nuk i ka pushkatuar por i ka asgjesuar politikisht konkurentet e tij .Fillojme:
    1- Brojka
    2- Arbenori
    3- Meksin
    4- Topi
    5- etj….
    Lufta e tij ideollogjike behet qe te mobilizoi “qente” e tij ne baze per te vazhduar sulmin politik kunder te gjithe kundershtarve te tij.Te gjithe qe e kryejne detyren shperblehen me vend pune ku bejne pasuri,te tjeret qe kundershtojne asgjesohen politikisht dhe ekonomikisht.Fatkeqsisht Presidenti eshte shkarkuar,sistemi demokratik ka rene,vazhdojne te merren kopetencat e Presidentit nga maxhoranca.Mungon burreria e Presidentit per te shperndare parlamentin.

  26. skenderi says:

    zoti mero ke vlera, por jo me teper se babai im rahmet paste i cili ja ka thene sales ne mes te mbledhjes ne fakultetin e mjekesise ne kohen e dulles, por populli yne gjithmon i ka deshiruar udheheqesit PATOLOGJIKE,prandaj ta gezojne e ta trashegojne

  27. omer says:

    eshte e tmerrshme cfar zhgenjimi kemi pesuar kur pame fotografite e tij me familjen e enver hoxhes. me e turpshme ishte kur tha ne parlament qe ato foto ishin montazh.ku do i coje ate shprehjen DJEMTE E BLLOKUT.mendoj se shqiperia nuk ka pasur ndonjehere njeri me te pandershem dhe mashtrues me intrigant me servil me hajdut me vrases me megalloman me dinak me psikopat etc……

  28. Antikorrupsioni says:

    Eshte e vertete qe e keqja e ketij vendi dhe k’jo Qeverisje nuk eshte vetem Saliu, tani mesojme qe problemet nuk jane kaq te thjeshta kur kane kaluar 20 vjet para syve tane. Ndertimi i sistemit demokratik ne shqiperi ka qene shume i veshtire dhe kaotik, kjo ka shume arsye por un mendoj se kryesorja eshte se ne shqiperi e moren ne dore drejtimin ‘djemt e bllokut’ dmth ish komunistet, sigurimsat dhe sekretaret e partive dhe nuk kishte disidente te vertete, dhe ekonomia e vendit kaloi ne duar te ish komunisteve qe krijuan PD. Mjafton per te permendur hapjen e ambasadave, miratimi i ligj te pronave 70501 , ndryshimin shume here te ligjeve etj,vendosja e diktatit te PD ,Gjykatave dhe instuticionet e pavarura nga Berisha, krijuan nje xhelozi dhe rivalitet mafjoz midis dy partive kryesore te krijuara nga Ramiz Alia PD e PS. Lufta tani nuk behet me per ideale por kush nga dy partite te kete aksesin me te madh ne monopolin Ekonomik duke krijuar vazhdimesine e pushtetit te tyre. “Un kam nje ender” ishte thirja dhe lutja e pastorit dr M.luter, keshtu duhe te mendojme dhe ne duke bere nje thirje; Ne kemi nje ender dhe nje shprese qe Shqiperia do te behet, por kjo do behet nga brezat e rinj duke sakrifikuar nga vetja per hir te Kombit te tyre qe quhet SHQIPERI !

  29. sindi says:

    o zot vdes sa me shpejt

  30. Raka says:

    Z.Mero!Ky eshte preludi i shkrimeve tende!Me vjen te kendoj kengen e
    Sherif Merdanit:- po ku ishe ti o Zot….,Zoti je ti!?
    Qofsh me jete!

  31. vanja says:

    po ik o sali sa je ne gjendje te ikesh ,lek ke bere plot asgje s te mungon ik se na lodhe , ik me te mire perndryshe fundi i gaddafit krahasuar me te tendin do te jete lule

  32. andreaagolli says:

    o sali, ik e leri rradhen rames, se na more frymen.

  33. Volejbollistja says:

    Qofsh me jete o Mero.Ketu jemi shume, dhe te tere ne, ushqehemi me artikujt e Tuaj o Mero.Po ke deshire eja e na bej nje vizite ketej nga fshati tone. se te presim me gjhithe zemer

  34. BESIM DURAKU says:

    MERO BAZE NE C’DO SHKRIM KE PLOTESISHT TE DREJTE DHE SQARIMET I BEN QARTE DHE TE ARGUMENTUARA.T E L U M T E D O R A D H E P E N D A .

  35. Montekarlo says:

    Berisha eshte Idiot?,nuk eshte patriot? dhe me ne fand ka marre per grua matane kufirit? Cjane keto cfryrje Cacakesh te laberise o mero detreziu. Ni merr guzimin dhe ofendon kryeminstrin e ketij vend qe eshte zgjedhur nga shumica e shqiptarve dhe vecanerisht nga e gjith Gegeria? Cfar Shtypi eshte gazeta e juaj zoti Mero baze? Kujt i sherben mllefi i juaj kunder babait te demokracise shqiptare zotit te madh dhe Legjendarit berisha.Eassy,Avash zoti Baze se nuk eshte e vertet qe gruaja e tij eshte matane kufirit sepse babai i saj ishte shqiptar dhe vinte nga nje famije patriotike shqiptare dhe kjo ka rendesi dhe po ti masim gjerat ashtu sic akuzon ti te gjith ortodoksit shqiptar na dalin Greker,Rumune e Sllave sepse jane gjysma gjysma me martesat e tyre.Nuk eshte [propagande kjo qe bani ju zoti Baze por kjo eshte denigrim te se vertetes.zoti e ndihmofte mendjen e shqiptarit

  36. d.ademi says:

    montekarlo qenke nje idiot i vertete qe mbron ate qe shan me prag shtepie gjysmen e shqiperise

  37. Lekli says:

    Te pershendes Mero, per gjithe analizat dhe shkrimet e tua. Vetem dikush qe ka ndjekur nga afer personin qe analizon mund te jete real ne analizat qe ben. Personalisht nuk kam patur asnjehere qofte edhe me te voglin iluzion se Sali Berisha mund te ishte personi qe duhej te udhehiqte kete vend apo per me teper te perfaqesonte Partine Demokratike.

    Me kete rast me kujtohet se kur pyeta nje nga diplomatet me te mire te vendit tone, pas zgjedhjeve te vitit 1992 dhe saktesisht pas zgjedhjes se Sali Berishes president, nese ai mendonte se kjo ishte zgjedhja me e mire, personi te cilit nuk dua tja permend emrin, me pyeti nese kisha pare ndonjehere gara me kuaj. Kur ju pergjigja po, atehere me tha : Ndodh qe ti ve bast per kalin me te mire duke qene i sigurte qe ai do te fitoje, por ne momentin qe ai i afrohet finishit, i dyti ne rradhe e shtyn, e rrezon dhe del vete i pari. Une nuk e dija atehere dhe nuk e di edhe sot se cili mund te ishte i pari ne ato vite, por jam i sigurte se i fundit ishte Sali Berisha.

    Njeriu pa asnje lloj dhuntie dhe per me teper thellesisht i karakterizuar nga nje mendesi e prapambetur rurale, nuk mund te bente gje tjeter por vetem ate qe ka bere : venien e kesaj mendesie ne te gjithe veprimtarine e tij. Nje drejtim pa asnje lloj strategjie, kaotik, me nje qeveri teresisht te pa afte, teresisht te korruptuar e klienteliste, pa asnje pervoje, pa asnje lloj background-i profesional, i pershtatet plotesisht shprehjes shume te dashur te tij -qeveria ime, partia ime.

    I nderuar Mero,
    Duke qene lexues i rregullt i shkrimeve tuaja dhe per me teper bashkepatrioti yt, ajo qe me duket me e rrezikeshmja eshte krahinizimi i politikes dhe perdorimi i njerezve te thjeshte per efekte vetem elektorale. Rezultati i vetem qe vjen nga kjo eshte percarja e popullit per ta sunduar ate sic ndodh aktualisht me egersi e primitivitet, karakteristike vetem e diktatoreve dhe mendjeve te semura. Kaq e rrezikeshme eshte kjo, sa me forcohet bindja se duhet ringjallur serisht epoka e ndritur e rilindasve tane. Shqiperia eshte nji qe nga Jugu ne Veri. Ate nuk mund ta ndaje apo percaje asnje lloj udheheqje e rradhes jo legjitime apo qofte edhe legjitime qe synon ti emertoje e ti regjistroje shqiptaret ne greke, arumune, maqedonas apo nuk e di se cfare. Vetem nje antishqiptar i eger mund ta beje kete.

    Sefundi duhet kuptuar edhe dicka teper e rendesishme : Jemi ne dhe me teper ju njerezit e shtypit, analiste, opinioniste etj., qe personave pa asnje lloj identiteti si kryeministri yne i krijoni te tere mjedisin e nevojshem per ta paraqitur ndryshe nga cfare eshte ne te vertete. A do te kete ndonjehere ndershmeri dhe besueshmeri media jone dhe elementet e saj? Mjafton t’ju kujtoj rastin Frrok Cupi. Mjafton t’ju kujtoj te ashtuquajturet analiste (jo te analizave qe bejne por te parave qe perfitojne), Artan Hoxha, Artur Zheji, Armand Shkullaku, etj..

  38. d.ademi says:

    lekli je brilant ne arsyetimet e tua

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje