Fis Berisha

4 Nëntor 2011, 21:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Dita e djeshme ishte një ditë sikleti për këdo që është anëtar i PD-së, apo më keq i forumeve të saj. Kundërshtarët e tyre socialistë janë duke zhvilluar Kongresin e tyre të radhës dy vjet pas Kongresit të vitit 2009. Kjo ngjarje në jetën e partisë kundërshtare mund të jetë objekt debati për këdo në Shqipëri, sidomos për socialistët, por është një ngjarje e sikletshme për demokratët, dhe sidomos të emëruarit e tyre në krye të Partisë. Në një situatë të pazakontë juridike, administrative dhe natyrisht dhe politike, ajo parti drejtohet ende nga struktura të zgjedhura në Kuvendin e Prillit 2005, pra gati 7 vite më parë. Për 7 vite rresht Sali Berisha arriti pa asnjë vështirësi dhe rezistencë nga brenda partisë, të shkelë statutin juridik të asaj partie dhe të mos bëjë më zgjedhje brenda saj. Për 7 vite rresht, nuk kemi ende një lidership të ri të PD-së dhe asnjë integrim në PD të njerëzve që Berisha riafroi. Fraksioni Pollo- Shehu u mjaftua me disa copa që Berisha u ndau nga pushteti, “rebeli” Arben Imami, që shkatërroi ushtrinë e Safet Zhulalit, tashmë e ka dekoruar Zhulalin dhe po merret me privatizimin e reparteve ushtarake, ata që mendonin paksa ndryshe nga Berisha, janë larguar nga partia, ndërsa skalioni i sigurt i eunukëve të tij po mbahet me shpresa se nuk do të preket, duke mos u bërë kurrë zgjedhje në parti. Me këtë shkelje flagrante të rregullave juridike të kësaj partie, dhe mbi të gjitha me këtë kulturë politike që po ngulit brenda partisë në pushtet, Sali Berisha në të vërtetë po demonstron modelin se si po qeveris.

Njësoj si në parti ku ai nuk respekton statutin juridik të saj, i detyrueshëm nga Gjykata, ashtu dhe në qeveri ai drejton vendin duke shkelur ligjet dhe bile Kushtetutën për të favorizuar Pushtetin e Familjes. Ashtu si në parti, ku parimi i unitetit funksionon si ndarje shpërblimesh, ashtu dhe në qeveri ai arrin të sigurojë shumicën e numrave në Kuvend, duke shpërblyer deputetët aleatë me pasuritë kombëtare të shqiptarëve. Ashtu si në parti ku njerëz eunukë me çelësa në qafë ruajnë partinë se mos hyn dikush brenda pa leje, ashtu dhe në pushtetin e tij ekzekutiv, njerëz të Familjes komandojnë çdo kapilar të pushtetit duke mos lejuar askënd të sundojë pa leje.

Pra, kultura politike që mbretëron në funksionimin e PD-së sot nuk është problem partiak, por problem kombëtar, pasi është kthyer në model qeverisjeje.

Kjo është arsyeja që dita e djeshme ishte një ditë e sikletshme për demokratët, të cilëve së paku u kujtohet fakti se ende kanë në krye të partisë njerëz që i kanë zgjedhur në vitin 2005.

Por Sali Berisha edhe dje foli. I shqetësuar se modeli i kundërshtarit shkakton trazime brenda PD-së dhe ngjall orekse nga njerëz të pakënaqur, ai foli dhe dje duke sulmuar paraprakisht atë që do flitet dhe do bëhet në Kongresin e partisë opozitare, i cili respekton pikë më pikë afatet dhe statutin e partisë që kanë miratuar së bashku. Duke futur në lojë zhurmuesit e vet brenda opozitës, tek të cilët ka varur shpresat të riciklojë energjitë e shuara të LSI për zgjedhjet e ardhshme, dhe duke u përpjekur të demonizojë opozitën, Berisha nuk pati turp dhe foli dhe dje. Në vend që të fshihej nga ekranet dhe të bënte sikur nuk e kish mendjen se partia kundërshtare po bënte zgjedhje dhe po respektonte statutin e saj, ai foli me shpresë se shqiptarët do besojnë broçkullat e tij në vend të asaj që ata shikojnë.

Por mbi të gjitha Berisha po përpiqet të përfitojë nga një fenomen i shëmtuar që ka arritur të bëhet sundues në medien shqiptare dhe opinionin publik. Të gjithë duket sikur kanë rënë dakord, që Berishës nuk i duhet kërkuar llogari për Kuvendin e Partisë së tij, për respektimin e statutit të partisë së tij apo rregullat e lojës brenda partisë së tij. Duke e pranuar ca duke qeshur, ca duke shkelur syrin dhe ca serioz se ajo është parti e Familjes, të gjithë bëjnë sikur kjo është një fatkeqësi që duhet marrë e mirëqenë dhe gjithë ditën tentojnë të merren me palën tjetër, që bën zgjedhje, bën Kongrese dhe lë hapësirë për debat më shumë se sa meritojnë shpesh idetë shterpë të debatuesve. Duke fituar imunitetin e monarkut që nuk pyet më për rregulla në partinë etj, Berisha nuk po gjykohet me arsyetimin se ai kështu dëmton vetëm demokracinë në partinë e tij. Ky është një gabim i madh. Shumica e dramave në këtë vend këto 20 vite, dhe mbi të gjitha mungesa e madhe e vlerave në krye të qeverisjes, vjen mes të tjerash nga fakti se brenda partisë që qeveris nuk ka garë dhe vendi drejtohet nga eunukë që përzgjidhen nga kriteri që të mos jenë ministra, por të marrin rrogën si të tillë. Të gjithë e mbajmë mend cinizmin e Sali Berishës, kur u pyet dy vite më parë për një ministër të sëmurë fizikisht, që e vuri ministër. Përgjigja e tij se Ministri nuk do merrej me drejtësinë, por vetëm me burgjet se i njeh mirë policët, tregon qartë se përse i duhen atij njeriu kukullat që emëron në krye të vendit. Ata që mendojnë se problemi i shkeljeve të forta ligjore të statutit të PD-së është problem i PD-së, gabojnë, pasi kjo kulturë politike ka prodhuara arbitraritet në qeverisje dhe kë bërë që i biri i kryeministrit të prodhojë një kuadër ligjor për të bërë një fabrikë demontimi që vrau 26 vetë. Kjo kulturë politike e mos respektimit të ligjit ka bërë që kryeministri të vrasë pa ju dridhur dora 4 protestues vetëm pse i prishën gjakun para zyrës së tij dhe të lërë jetimë dhjetë fëmijë. Kjo kulturë politike e mosrespektimit të ligjit ka bërë që kryeministri t’i konsiderojë gjykatat vartëse të vetat, dhe të mbyllë me to çdo lloj skandali financiar që shkon deri 200 milion euro, çdo vrasje masive deri në 26 vetë, çdo shfaqje publike të hajdutëve të qeverisë, që flasin në video-skandale për miliona dollarë brenda pak minutave. Kjo kulturë politike, e krijuar nga mungesa e rregullave në partinë qeverisëse, është në të vërtetë me pasoja për qytetarët shqiptarë më shumë se sa për ofiqarët e PD-së, të cilët e kanë marrë nga një kockë dhe lëpijnë atë duke ju gëzuar statu-quo-së. Dje ishte dita kur ata duhet të heshtnin dhe që shqiptarët t’i turpëronin duke ju kujtuar se ata duhet të sillen si institucion dhe jo si “Fis Berisha”, zbritur në Tiranë. Por ata u sollën si njerëz fisi dhe folën për të fyer ata që sillen si institucion. Kjo është dhe diferenca reale mes politikës fisnore që demonstron Berisha dhe kulturës politike që demonstrojnë kundërshtarët e tij.

62 komente në “Fis Berisha”

  1. migena aleksi says:

    o mero nuk te luaj as presjen per ato qe thua per Berishen, por nuk te mbeshtes dot ne fjalet per Edi Ramen.. E kam vene re qe ke qejf ta mbrosh me cdo kusht, por nuk ngjit o te keqen vllai.. E braktisi ai popullin o Mero, e la ne meshire te Saliut.. Nuk eshte per gje, me vjen keq qe e them, por nuk eshte per kete vend dhe per keto rrethana.. Ne 2013 do humbi prape dhe do iki.. Problemi eshte qe do leje pas nje opozite te copetuar qe do ta kullufis lubia sa hap e mbyll syte.. Nejse xhanem, te duhet dhe ty nje pike mbeshtetje.. Te gjithe duam nje pike mbeshtetje, nuk te ve faj..
    te lutem botoje sepse shpesh mi fshini postime: une shkruaj me emrin dhe mbiemrin tim te vertete dhe te respektoj

    1. feniks says:

      Migena,dukesh,qe je trime,deri sa ke vene emrin e plote!!Nuk eshte kollaj ne KOHE PUSHTIMI FASHIST,SI KY I BERISHES,te dalesh hapur si ty!!Do te thone ca inatcore socialiste,se ti hiqesh si kundershtare e Berishes,por si pa dashje ben ZAGAREN E SULMIT TE TIJ!!!I qan hallin popul;lit,qe e paska braktisur Saliu,ndersa nuk te vjen mire t’i thuash Saliut VRASES E HAJDUT I VOTAVE!!!KESAJ I THONE :”SHAN I DHJERI TE PERMJERIN”!!!Ti akuzon Edi Ramen se paska braktisur popullin dhe nuk ULURIN KUNDER SALIUT,QE E KA VRARE,VJEDHUR DHE MJERUAR KETE POPULL SIKUR TE ISHTE PUSHTUES!!!IKo O BUQE E BERISHES,RREGULLOHU PER NESER SE KE PRITJE POPULLI ME MINISTRIN TEND!!!

      1. Poliksenos says:

        Migena!
        Ti ndoshta nga deshira e pamat qe ke per PS ta shohesh ne qeverisje,shkon ne perfundimin e gabuar qe Edi braktisi popullin.Pse? Sepse sipas teje ai nuk fitoi(me sakte ja vodhen si edhe ne 2011 votat).Perse duhet te denigrohet nje njeri per faktin se ai nuk mund te beje ate qe beri kundershtari i tij politik kur ra nga fiku dhe i vuri flaken Shqiperise ne ’97? Ne rast se ti vertet do ta deshiroje kete gje,te siguroje qe ajo qeveri do te ishte me jeteshkurtera ne historine pluraliste te shqiperise.Asnje nderkombetar nuk do e pershendeste,ashtu sikur edhe e pame qe kur erdhi puna ne 21 Janar u vrane 4 te pafajshem,viktimat na u shpallen fajtore dhe fajtoret heronj.Dhe kjo u be nen bekimin e tyre,apo jo? Te them qe ke edhe deshiren brenda teje per ta pare humbes ramen,edhe kete e lexoj ne keto pak rreshtat e tua.Mos e gjyko keq njeriun qe punon dhe kerkon qe e mira te shtrihet ne cdo cep te Shqiperise dhe jo vetem ne oborrin e familjes.

        1. Vlora says:

          o migena dicka nuk te shkon……….
          emrin e ve te nje femre
          dhe meros i drejtohesh si mashkull kur i thua “o te keqen vllai”…

          1. Endri says:

            Hahahahahaa sa e fort kjo DERE, analist njish je. M lot kam qesh hihihihiiiii

      2. nor says:

        o ti feniks palacoja; respekto mendimin e tjetrit/tjetres se vete je si mi qe fshihesh kanaleve dhe komenton me emer te rreme. Ja pra qe ka njerez qe edhe kritikojne – nuk jane te gjithe bythelepiresa si ti!! Si mund ta lavderojme Ramen kur shikohet qarte qe aq sa po ben ai nuk eshte as afer te mjaftueshmes qe nevojitet per rrezimin e qeverise fashiste berishiane?!

    2. eris nushi says:

      Edi Rama po mundohet te bej ate qe shume njerez do e kishin zili, te marr pushtetin ne menyre te civilizuar, duke mos rrene ne nivelin e Saliut dhe shoke. Ai po mundohet te hedhi poshte nje diktature pa gjakderdhje, pa vrasje, pa lene femije jetime. Eshte shume kollaj te mbledhesh njerez me cfurqe e me lopata. Ai nuk do Shqiperine te perfundoj si Egjipti apo Libia, ne nje kapastrofe apokaliptike. Prandaj dhe po mundohet me gjithe zgjuarsine e tij dhe me mbeshtetjen e komunitetit te jashtem qe marri pushtetin ne nje forme te qyteteruar. Dhe bravo i qofte qe po i pergjigjet Saliut me butesi dhe me kulture, nje gje qe e ha malokun nga brenda dhe nuk e le te fle rehat naten.

      1. tani says:

        Por nuk eshte ne dore te Edit te zgjedhe se si hidhet poshte Berisha. Nqs. eshte lider sic pretendon ai, atehere ka per detyre te gjeje menyren e hedhjes poshte te Berishes. Apo do te presim sa te vdese Berisha? Keto jane kohe te veshtira per Shqiperine dhe na nevojitet nje lider qe t’i beje balle kohes. Edi Rama po tregon cdo dite qe nuk eshte ai ky lider.

        1. leon says:

          Bravo tani,i madh je treguar!!SA NJE BAJGE LOPE HOLLANDEZE!!!E PROVOI BERISHA BARBARI NE 97-ten,SE CFARE ESHTE NE GJENDJE TE BEJE NJE POPULL I ZEMERUAR!!!Ne se ju,PLEHRAVE TE TIJ,BERISHA JU DUKET SI BAJLOZ I ZI ,I PAMPOSHTUR,GABOHENI!!!BASHKE ME BARBARIN PREJ VICIDOLI,DO TE KENI EDHE JU,KELYSHET E TIJ,FUNDIN E TMERRSHEM!!!E DIME,QE MALOKU I ZI BERISHA NUK ZBRET NGA KALI PA JA FUTUR NE LULE TE BALLIT!!!DO TE VIJE AJO DITE KUR SHQIPERIA DO MARRE FRYME E LEHTESUAR NGA TURIRI I TIJ ,SIKUR E KA NXJERRE HITLERI NGA HUNDET!!!MALOKERIA ESHTE MESUAR TA FUTE BAJRAKTARIN NE KREVATIN BASHKESHORTOR,NDAJ E MBRONI SHPELLARIN KAQ FORT!!!FUNDI I TIJ ESHTE EDHE JUAJI!!E MERITONI,O PLEHRAT E SHQIPERISE!!!

          1. profano says:

            Po pse duhet te denigrohet gjithkush qe ka nje mendim ndryshe dhe ofron nje alternativ apo ve ne dukje nje difekt te Edit ?
            Jam dakort me Migenen dhe do ti thoja qe nuk eshte e lehte se ka disa forca madhore qe nuk ja lejojne nje strategji ndryshe Edit
            1 nje popull eunuk qe nuk e mbeshtet
            2 nderkombetaret e tipit arviziu
            3 kundershtaret e infektuar nga Nano ne parti, te shprehurit dhe te pashprehurit qe e bojkotojne ne heshteje.
            Por mbetem i ides qe te pakten demostrata ne rruge duhet ti beje qe kete popull ta ndergjegjsoj dhe ta ket me vete . Sa per arvizinjte kujt i plasi

    3. sali kakabuba says:

      ke te drejte Migena!

      1. sorge says:

        Hej,shpellari,sali kaka-buba!!!Ku ja ke pare ti Migenes se e ka drejte???Mos u merr me pune te pista,se nuk te lejon Berisha jot,me qe mbahet si i ndershem!!!Te gjithe VRASESIT DHE HAJDUTET HIQEN SI TE NDERSHEM!!!Edhe Berisha jot te VRET NATEN E TE QAN DITEN!!!Bile merr pjese edhe ne varrim!!!

        1. sali kakabuba says:

          sorge
          kam respekt per komentet e tua,por nuk mendoja qe je militant i semure deri ne kete pike.Dhe emrin qe kam vene ,e kam vene pikerisht per PLEHUN BERISHA.Por ketu nuk jemi armiq por per te shpreh mendimet tona.
          Personalisht nuk jam i lidhur me partite,por me intereson fati i kombit.
          Nuk besoj te kete be njeri tjeter komente negative per DOKTOR MORTJEN,megjithate jam i lire te kem mendimin tim.
          meqe me dole ketu,po te bej nje pyetje: Di ti per elemente kriminale,ish anetare e simpatizant te PD,qe sot jane anetare partie,deputet,kryetar bashkie e komunash?! une di,besoj dhe ti por nuk te pelqen e verteta.Por po deshe shembuj dhe ti jap.
          megjithate fatkeqesia e kombit tone,duke fillu nga Mitrovica e deri ku ka shqiptare eshte Sali Plehu dhe kete se luan as topi.
          por mos kaloni ne fyerje dhe komente negative , duke imituaR sjelljen e plehres!

    4. dreamerdays says:

      Zonje e nderuar, Edi Ramen e braktisen shumica e komisionereve te vet ne zjedhjet e 8 Majit, Edi Rama nuk eshte Supermeni i filmave amerikan, as Batman, eshte njeri si te gjithe ne. Pushtetin qe ne mund tja kemi deleguar atij dhe partise se tij ate dite ja mohuan ne rradhe te pare strukturat e tija te ceduara dhe me pas strukturat e pushtetit te qeverise.

      1. nor says:

        hahaha, e kane fajin marinaret qe nuk diten t’i kthejne velat ne drejtimin e duhur dhe jo kapiteni!!! Ore, dreamerdays, po ti mund t’ia lejsh fajin komisionereve apo edhe pastrueseve te selise roze por per humbjen e Tiranes, fajin kryesor e ka Rama. Njehere tha se nuk do shkojme ne votime ne kete situate qe eshte dhe me keto lista te tejfryra, dhe prape hoqi dore. Pastaj tha se do bejme namin po u mor bashkia e Tiranes me ane te vjedhjeve dhe vertete qe “namin” beri!! Me vone tha se nuk do hyjme ne parlament dhe hyri si cocja me nje kembe biles. Ne korrik tha se shtatori do te jete muaji i protestave dhe kur erdhi shtatori tha “te dale populli vete e ta rrezoje berishen, po deshi”!! Ky ishte kulmi – lideri i opozites i thote popullit “prij ti se une po te vi nga pas qe ta gjej pushtetin gati”!!
        Nqs ka dicka qe Edi Rama ka bere me se miri, ajo eshte qe thjeshte i ka treguar saliut se sa i lekundur eshte! Une kam qene nje nga mbeshtetesit e tij me te flakte, dhe prape e mbeshtes, ndonese nga halli qe nuk ka tjeter me te mire per momentin, por Edi Rama me ka kriju shume dyshime per aftesite e tij si lider dhe si kryeminister i ardhshem i mundshem! Elinor Bahiti

    5. Ulvi Stambolliu says:

      Migena!
      Mero Baze eshte nje nder gazetaret me te mire,ndoshta me i miri,por sigurisht me trimi.
      Ne qofte se ka sot gazete per tu lexuar,ajo eshte “tema”.
      Ndoshta,per momentin,Merua godet vetem Saliun.
      Une mendoj se ai eshte jo vetem nje pene e forte,por edhe nje psikolog i madh.
      Na takon ne te tjereve ta plotesojme Meron,ne goditjen e Edi Rames.
      Une mendoj,dhe hajde te mendojme se bashku,se si te heqim qafe nga politika njerez autokrat dhe kusar.
      Une mendoj se edhe Sala edhe Edi e kane mbushur kupen dhe duhet te shporren nga politika (ka edhe plote te tjere).
      Une,personalisht,nuk do isha kunder nje autoriteti autoritar,por me kusht te donte popullin e tij,Shqiperine,(te mos shiste pjese te saj,te mos behej ortak per kusari me te huaj dhe vendas),te rriste mireqenien e popullit tone nepermjet politikash gjitheperfshirese,te kishte moral shqiptar (jo te dalin b… jashte ne mjedise publike apo te martohen me kusherinje apo miq te familjes),te mos kthejne partite dhe qeverite ne monopol te familjeve te tyre,te egove te tyre,te xhepave te tyre,te pasioneve te ndyra,te krahinizmave etj.etj……

    6. Realisti says:

      Edi Rama nuk e ka braktisur njeriun e thjeshte por eshte ai qe u braktis ne mes te masakres zgjedhore. Cfare kerkon me shume nga Rama te beje? Ti do qe ai te therrase per lufte me arme ne dore? Ai nuk e do pushtetin te marre permes gjakut te njerezve te thjeshte,por me arsyen qytetare dhe te tregoje qe jane keta demokratet e vertete qe respektojne si ligjin ashtu dhe interesat e popullit. Rama ka shume vite qe po i mbin goja lesh duke u treguar hapur cdo njeriu se me cfare qeverie ka te beje, te drejtuar nga Saliu. Por Rama duket sikur po flet me murin sepse shume pak njerez e degjojne dhe e kuptojne. Rasti me i mire i indiferentizmit te njereve eshte dhe ajo kur po numeroheshin kutite e manipuluara qe PS-ja u detyrua te sjelle njerez nga rrethet per te demostruar, sepse vete ata qe jetojne ne Tirane dhe qe u takon te mbronin voten e tyre ngelen ne shtepi te strukur dhe kishin frike se mos Saliu i vriste si ata te mjeret me 21 Janar. Indiferenca dhe frika e njerezve bene ate qe tani Tirana te kete ne krye te Bashkise nje hajdut, vrases dhe nje te paafte, sic eshte Lulzim Basha. Mos akuzoni Ramen kur vete ju o njerez jeni te paafte te percaktoni se cfare doni ne jete dhe si ta arrini ate. Vetem sepse jetoni tani neper qytete nuk ju ben akoma qytetare.
      Te jesh shoqeri e perparuar do te thote qe te veprosh dhe si e tille. Ne Shqiperi kjo shoqeri nuk ekziston akoma dhe do te kaloje nje kohe shume e gjate qe te vije ajo, nese do te kemi keto ritme zhvillimi mendor………..

      1. jetmiri says:

        Jam shume dakort me Realistin,ne jemi popull qe jemi mesuar me diktature dhe heshtim me nje frike te papare,po demokraci do te thote ndryshim pushtetesh ne menyre qe vendi te eci perpara nuk mund ta gjykojme Edi Ramen pa e provuar,sepse ai nuk ka qene ndonjehere kryeminister,le ta zgjedhim dhe te shohim se cdo te beje,po nuk mbajti premtimet atehere mbas kater vjetesh ta largojme prape me vote,kjo eshte demokracia eshte shume e thjeshte, por ne shqiperi nuk ka demokraci.

      2. Rani says:

        Ke plotesisht te drejte realist, une u ktheva para nje jave nga Tirana dhe eshte per te ardhur keq se si ky popull ka rene ne gjume dhe ka nje ndergjegje shume te ulet. Vdesin te rrine klubeve dhe te merren me thashetheme, te vene telefona dhe çelsa makinash ne tavoline per tu dukur, nderkohe qe jetojne ne nje vend ku s’ka shtet, me te vertete per tu çuditur ose ndoshta per te bertitur me te madhe. Mjafton te kthehemi prapa kur Po vidheshin votat hapur dhe PS ju desh qe te sillte protestues nga rrethet per te kundershtuar sadopak katrahuren qe po behej se tiranasit preferonin te rrinin neper klube, nderkohe qe nga ana tjeter kane qejf te thone poshte e lart “maloku” ose maloket po kur vjen puna per te bere diçka kunder kesaj te zeze te madhe ( Saliu) qe ka kapur vendin ikin me vrap dhe nuk e kthejne koken prapa. U perballa vete me sistemin e çmendur te siptali “Nene Tereza” kur shkova per nje vizite per nje te aferm timin kur nje kurve qe e quanin doktoreshe nuk denjoi as te na fliste ne menyre njerezore, dhe kur ja ktheva une me te njejten menyre hapi syte se nuk e priste se atje keta sharlatane kane reputacion dhe njerezia nuk guxon ti kundershtoje dhe perulet pa kushte dhe ju jep leke. Keshtu pra ne Shqiperi eshte i nevojshem nje revolucion jo vetem ne drejtimin e shtetit po edhe ne menyren e te menduarit te shqiptareve…………..

    7. Dean says:

      Sepse,moj migena,e vetmja gje per te cilen ka nevoje sot populli shqiptar eshte largimi i BARBARIT te Vucidolit.E para dhe e fundit.
      Cdo debat tjeter,sikur Forca,Vizioni,Trimeria apo Vizioni i EDI RAMES per te ardhmen e Shqiperise nuk jane gje tjeter vecse ZHVENDOSJE e VEMENDJES nga Shkaku dhe Problemi i ketij vendi qe ka vetem 1 emer:
      BARBAR Sheqere berisha.
      Nuk mund te akuzosh dot Viktimen perpara XHELATIT.Quhet ”Trimeri e Modifikuar”, BURRACAKERI,OPORTUNIZEM me BARBARIN e Shqiperise se Siperme.
      Kapish sister?????????????????????????

    8. nor says:

      Te njejtin mendim si Migena kam edhe une. Mero, te respektojme si patriot i flakte qe je por te lutemi qe te mos jesh kaq i njeanshem. Rama e ka braktise popullin me kohe – ndryshe saliu plehu nuk do te ishte aty ku eshte sot duke talle prapanicen me fukarenjte!! Do te kisha pase shume deshire qe ti, me ate mprehtesine e penes qe te karakterizon, te shkruaje nje artikull ne lidhje me ceshtjen “a po ben mjaft pune Rama per largimin e saliut nga pushteti, apo thjeshte po luan rolin?”. Dhe cfare do te beje ti po te ishe Rama? I lexoj artikujt tuaj me kenaqesi por nga ana tjeter ndjehem shume i zhgenjyer kur shoh perkrahjen e madhe qe Rama ka nga ti ne nje kohe qe duket qarte qe mangesite e tij jane shume evidente!
      Preferoj te komentoj me emrin nor – nje shkurtim i emrit te vertete Elinor Bahiti.

    9. klara says:

      per cfare e braktisi. se nuke futi ne lufte ,civile vallvrasese keshtu deshen ta benin ca e ca po ai na dali shume u matuar dhe i zgjuar per nji bashki se dogji shqiperin dhe koha do i jap shuem te drejte , por shqiptaret jan kaq1 meidoker se kete gje njuk arrin ta kuptojen fare,

    10. sinan hibro says:

      Zj.Mialeksi ! Ti je vertete nje pene e mire qe shkruan shpesh per shqetesimet e Shqiperise tone te gjore … por me duket se shkruan nga Londra. E kam shprehur edhe nje here tjeter – mire Edi Ramen do e kritikosh me teprice pse nuk ben ate qe do ti – dmth. te mare pallen e te dal ne duel me Saliun…Per te mare pjese vete ne ndryshimin qe duam , ti vertete ben dicka me shkrimet e tua , por mund te beni me shume … Psh. ndermerr nje nisem tjeter – ate qe ju emigrantet duhet te votoni … per kete gje do isha dakort qe ju te benit 100 shkrime . Ka te drejte te lengoj me vargje i madhi Arben Duka apo ne te tjeret ketu ne Shqiperi, po ju emigrantet kete qe thashe me siper duhet te beni … A mund te organizoheni ne shoqata emigrantesh dhe si te tilla t’i drejtoheni Keshilit te Europes apo organizmave te tjete politike… me duket se ke studiuar apo studion ne shkenca politike . Kur ka teme apo teze me te mire per grade shkencore se sa trajtimi teorik dhe angazhimi praktik i te drejtes se emigranteve per te votuar per zgjedhjen politike te vendit te tyre.

  2. XHEBRAIILI I PRROIT VLAHNES says:

    nuk ka faj berisha ai duhej te ishte pushkatuar mbi dhjete here..
    faji eshte i atyre qe bejne artikuj,qe lexojne dhe komentojne.
    vetem fakti qe ne protesten kunder plehrave ishim me pak se 500 vete
    tregon se ne kemi vdekur si popull tung xhevahiri prej durrsi

    1. Berisha e Kosoves says:

      Te lumte o Engjell i Vdekjes-Xhebrail. Po, pse s’e vret Berishen, ate profesion ke ti…Berisha udheheq si Fis, sepse ju sjeni komb, jeni fis i neveritshem, grumbull i njerezve te traumatizuar dhe kriminale…Po, te ishit normal do ta kishit nje udheheqes normal.Berisha e di qe ju jeni “grumbull i mbijetuar komunistesh”, ndaj sillet me juve si komunist, dhe luan koqe. Pse do t’u pengonin juve plehrat kur frymoni ere-mutin e Tiranes e Durresit. Shqiperise i vie era mut.

    2. ardi says:

      Xhevo-te jesh i sigurt qe ate dit qe u mbajt tubimi te kuvendi kunder plerave,shumica e kalimtareve ju jepnin te drejt,vetem nje “alpin(verior)”kaloi duke shar keqas

  3. reformer says:

    E ke gabim o Xhebrail, ata 500 veta perfaqsonin 2 milion shqiptar, por me sa duket kupa do edhe pak sa te mbushet…

    1. Shkelzeni says:

      Mesa duket kupa eshte e shpuar .

  4. i thjeshte says:

    Reformer.
    Me vjen keq ta them, por esht eqelbur kaq shume ambienti nga analistet kliente te pushtetit, saqe njerezit kane turp te dalin. Une keshtu mendoj, pasi vete kam qene ne dileme per te dale, me dukej sikur me nxirnin gjuhen ata qe me benin sehir nga rruga. Me kupto jam nje njeri fare i thjeshte e s’kam asnje lidhje me politiken, por me duket sikur thone ja ka ndonje interes tek opozita, sepse keshtu e kane qelbur ambjenti analistet tane te pushtetit. Mendoj se kjo eshte nje aresye e forte pse nuk dalin njerezit. Ne shqiptaret jemi krenar si komb, por kjo gje ne kete rast na demton. Une keshtu mendoj, po qe se je kunder me thuaj, se edhe une e kam kete shqetesimin e ndjeshmerise qytetare.

    1. reformer says:

      I thjeshte,
      Une nuk besoj tek njerzit, une besoj tek fryma…Fryma ne kete rast perfaqsohet shume me teper nga sondazhi i shekullit i cili jep 92 % kunder plehrave dhe vetem 8 % (besoj do jene ministrat dhe familjet e tyre) pro plehrave…
      Sa per ate qe thua besoj se eshte e vertete se ne jemi krenar dhe na vjen turp, dhe kjo eshte nje nga semundjet me foshnjore qe kemi ne dhe qe tregon nje shkalle te ulet qytetarie ose te pakten mungese tradite qytetare. Por nga ana tjeter duhet pranuar se agresiviteti i perkrahsve te pushtetit dhe sidomos pafetyresia e analisteve, te cileve tashme ka filluar tu trashet dhe truri se bashku me barkun, eshte nje problem.

      Po prape them se problemin kryesor e kemi me veten. Per shume kohe une vete kam qene nje partizan i pastertise personale morale, i vet[perfeksionit i sakrifices per parime, tani mendoj se shume probleme nuk mund te zgjidhen kurre vetem, nese nuk gjejme gjuhen e perbashket, nese nuk kordinohemi, nese nuk bertasim atehere kur duhet dhe te gjithe bashke, nese nuk heshtim nganjehere kur heshtja eshte me kercenuese se ulerimat, nese nuk levizim ne sinkron edhe pa e njohur njeri tjetrin. Kjo duket si utopi. Edhe mund te jete deri diku, po ceshtje eshte tek menyra si ne e konceptojme funksionimin e organizmit shoqeror, dhe sigurisht nga shkalla e vetedijes qytetare.
      Arsye ja kryesore qe Saliu ben palle me ne eshte se jemi te shperndare si bagetia….

  5. Pena says:

    Zj.Migena Aleksi.Edhe une nuk do t`i hiqja asnje presje atyre qe thua ti,si per Saline,ashtu dhe per Edin.Si variant i trete na mbetet(por s`dihet sa do zgjase),t`i kthehemi anarkise e te jemi fare pa qeveri.Shkurt,ai i pari nuk ka qene budalla,kur thoshte : Nga dy te mirat,duhet zgjedhur me e madhja,kurse nga dy te keqiat,duhet zgjsdhur me e vogla.

  6. Gezimi says:

    Shikojeni kush eshte tallur me popullin shqiptare dhe vazhdon te tallet.
    http://bit.ly/jAL5ep

    1. profano says:

      Ore Agim prap ti ?
      Nuk eshte kjo menyra me e mire e marketingut , se per tematiken qe ti trajton me kete menyre nga serioze kthehe ne qesharake,

      1. Gezim says:

        Ore po pse nuk komenton poshtersin që na kanë bërë per 45 vjet aleatët tanë,por thoni prap ti.Ju betohem qe nuk eshte Agimi.

  7. Ylli says:

    Helmi qe ka mbjelle Berisha ne te gjitha poret e shoqerise shqiptare eshte nje rrezik qe do te mbahet mend gjate ne historine e ketij vendi. Tani ne nuk mund te flasim as per administrate ligjore, as per institucione ligjore, as per perspektiva zhvillimi ne binare ligjore. Mjere opozita qe do te mund te marre pushtet pas kesaj. Do te vuaj te zite e ullirit te vere ne pozite ligjore cdo lloj administrate, t’i beje njerezit te respektojne ligjet, te synojne progresin social dhe jo hajduterine, te luftojne te keqen dhe jo te behen pjese e kesaj te keqeje. Duhet nje detergjent i forte, teper i forte social qe te laj hauret e “Avgjise” qe ka ndertuar Berisha dhe familja e tij politike e biologjike. Rrojme me shprese se fryma e ketij populli per te pare drite diku ne fund te tunelit mbase do i ktheje perspektiven per t’u bere nje shtet sadopak europian.

  8. tomori beratit says:

    O zonja Migena.Edhe ti te me falesh por duket qe anon nga ana e saltrushkulurit.Sipas mendimit tend moj Migene kush duhet ti bej opozit sali vrasesit,hajdutit,te çmendurit,skizofrenit,mos kaçislami apo haramsani.Sali zagari e ka kthyer kete vend me keq se somalin a sudanin,vetem EDI RAMA mund te jete kryeopozitar.ti e shikon me nje dore lek a ndonje post qeverises ai bleu qe nga kryekryetarin e grupit mafioz albanez ilir me(u)ten,a vangjel taven a shpetim çamin,deri te gjith sahanlepiresit,frok turpi,artur zhelja,henri çali,luan gramen,sander i pari mafioz i klanit se mbas tij jan futur vetem per lek edhe agron llaka dhe krye bagabondi çam arjani.Keshtu moj migen ky eshte mendimi yt po kush simbas teje eshte opsioni yt per sa me siper

  9. Mallakastrioti says:

    …………Te Nderuar komentues dhe Lexues te gazetes Tema…
    1-Persa i Perkete komentit te Migena Alexit, ajo thjesht Shpreh Mendimin e saje, dhe askushe nuk ka te Drejte te “Shaje”, njerin apo Tjetrin..
    Dhe ne doni te Dini Ajo qe thote MIGENA eshte me se e Vertet..
    Opozita Shqipetare me Shokun Edi Rama nuk Hyri ne Parlamet per 8-te Muaj.
    po Leket e Taksapaguesve Shqipetare ai i Donte??Po Merrnin Rrogen si Deputet..Dhe Politike Rrugesh..Pa keqkuptime..kohet e Fundit Edi Rama , eshte Kunder Marrveshjes se Plehut..por nuk po shohim te Demostroje Forcen e tij, duke u bere Thirrje te Gjithe Shqipetareve qe te Demostrojne ne Menyre Paqesore..por vetem Komente te thata ne Kanalin e tije ne Int..
    2-Sa per Banden e Salöi Berishes, me Ilir Meten, Mediu ect nuk Diskutoj Fare ata duhet te Dallin para Gjyqit te Popullit..Por Opozita duhet te Jete me AKTIVE..Nxitese..dhe jo te “Belbezoje” sepse nje Opozite Inaktive..do te thote qe eshte PJESE_VENDIMARRSE ME QEVERINE dhe Poziten..
    3-Dhe Fund..Edi Rama nese do te Fitoje Zgjedhjet, le te na Tregoje me Vepra se eshte nje LEADER i se Majtes..Por z.Rama beri nje Lufte te Madhe per Kolltukun e Bashkise se Tiranes..(THele e Majme)..qe e kishte per nje 10-vjecare..Pse ??Nuk paska Kanidate te tjere PS-ja–Dhe nese jo ..athere le te Pregatisin nje Tjeter..Shkurt..Migena , ka te Drejte..Dhe ne Shqiperi kemi jo Pozite dhe Opozite por Kundershtare Interesash, te Inkuadruar dhe Kamufluar nen Emra Partishe Politike…Sa per Shkrimin e Meros Uroje ti jape Zoti Shendet..dhe eshte i Respektuar nga gjithe Shqipot qe Mendojne per Shqiperi..lol

  10. migena aleksi says:

    une kam bertitur dhe bertas per zgjyren qe kemi ne krye te qeverise dje sot dhe ne te ardhmen.. Por mua nuk me pengoni dot te them se PS dhe Rama as qe guxon te artikuloje qofte edhe formalisht SE DO BEHET DREJTESI PER 21 JANARIN..SE DO VEJE NE BURG SALI BERISHA DHE LULZIM BASHA.. SE DO VEJE NE BURG ARBEN RISTANI..

    PSE NUK I THOTE EDI RAMA KETO? PSE? A ME PERGJIGJENI DOT JU QE ME KUNDERVIHENI MUA??

    JA PRA PSE NUK DO FITOJ. SEPSE NUK ME NGJAQLL SHPRESE. DUA SHPRESE. DUA DREJTESI, JO BATUTA KARAGJOZESH NGA FACEBOOK.

    1. Tani says:

      Mos ke jetu me ndonje tjeter planet moj migena aleksi, se nuk ka pasur nje shkelje te ligjit te bere nga Partia e Debilave (PD)per te cilen socialistet mos te kene thene qe kushdo qe shkel ligjin nje dite do te paguaj e do te perballet me te. Por Edi Rama nuk eshte Jesuzi qe therret babin e zgjidh hallet. Duhet me pare qe populli yne kafshe, ku ben pjese dhe ti e une, te mesoje te beje politike. Te mesoj qe per te dale ne demostrata kur te shkelin te drejtat te mos varet nga Edi por nga une e ti e te gjithe bashke ne si shqipetare. Respektoj mendimin tend por nuk mund te jem dakord me te sepse nuk ka baza. Jane thjeshte idete dhe ndjenjat e nje vajze utopike dhe romantike. Drejtesi nuk ka ne asnje vend sepse kjo eshte natyra e njeriut dhe po jetove me shprese, me shprese do vdesesh. Pervish menget migena ta ndertojme Shqiperine.

    2. nor (Elinor Bahiti) says:

      Bravo Migena! Eshte e neveritshme te lexosh disa ketu qe i kundervihen nje mendimi te lire kritik si qorra dhe shurdha qe jane! Nuk po arrijne shqiptaret ta hedhin tej ate mentalitetin e kalbur qe kane si trashegim nga sistemi i vjeter, mentalitet i cili i pengon t’i shohin gjerat me nje sy kritik!! Nuk mund t’u shtoj as edhe nje presje atyre qe thua ti!

  11. Partia e Pirateve says:

    Vendimi, eshte marre ne perndimin e larget.
    Mr Edd, ne pranevere te vitit 2013 eshte kryeminister i vendit.
    Ne duhet ti lutemi zotit, qe te vi dita, te pime nje gote qumesht te paster.
    “Duhet te ndryshojme brenda vetes tone”, perfect phrase e shkrimtarit tone te vetem. Por, problem i madhe eshte se: ne nuk dime akoma …! Duhet edukim njerez.

    Ndersa, ajo vajza me syze, qe lexon kabllogramet e saliut, eshte jashte mode ne keto momente.

  12. Antikorrupsioni says:

    Nga anet tona ka shume vjet qe eshte hequr ligji i gjakmarjes, dhe kjo eshte bere me shume mencuri e durim nga njeres te ditur e te urte, por c’do dite mendoj per ata kater protestues qe i vrau Berisha me Lulin para kryeministrise dhe me lind pyetja ? A eshte ne gjak ky pushtet me keta njeres me kete popull?. Zoti e ka pare me syte e tij se si u vrane ne Gerdec! Zoti e ka pare se si u vrane para kryeministrise! Zoti e ka pare se si u vra ne qender te Vlores nga mafja Gjykatsi S.Konomi! Zoti i ka pare te gjitha zullumet e te gjitha poshtersirave qe kane bere keta politikane ne kuriz te popullit te tyre, por ata nuk besojne ne Zot! dhe e dine se do te shpetojne, dhe e dine se nuk do te ndeshkohen! Jo dhe Jo gaboheni rrende. Drejtesia do vihet ne vend dhe fundi i tyre do jete i tmershem…

  13. Arjani says:

    MIGENA, URREJTJA QE KE PER BERISHEN DHE QEVERISJEN E TIJ TA KA ERESUAR ARSYEN.DEMOSTRIMET E OPOZITES NUK KISHIN QELLIM PRIMAR RREZIMIN E BERISHES, POR DISKREDITIMIN E TIJ PER ZGJEDHJET E 2009.DEMOSTRIMET DHE BOJKOTI ARRITEN TE FAKTOJNE DHE TE BINDIN GJITHE EVROPEN SE NE SHQIPERI ZGJEDHJET VIDHEN. NDERS KULMI I DISKREDITIMIT PER VJEDHJE VOTASH ARRITI ME ZGJEDHJET E 8 MAJIT. BERISHA TANI E KA TE QARTE SE PUSHTETI I TIJ NUK MUND TE VAZHDOJE. SIGURISHT QE AI DO TE LUAJE GJITHE GURET PER TA MBAJTUR POR E KA TE PA MUNDUR, PASI NJE TJETER PERPJEKJE PER TI MANIPULUAR ZGJEDHJET DO TE QE PER TE NJE KATASTROFE. BERISHA TANI E LUT QE TE REZOHET ME GRUMBULLIME E PROTESTA NE VITIN 2012.AI DO TE MUNDOHEJ TI DEGJENERONTE ATO NE TE DHUNESHME NE MENYRE QE TE QUHEJ NJE LIDER I REZUAR ME DHUNE NGA “OPOZITA DESTRUKTIVE”. KJO DO TI KRIJONTE SHANSIN E SHKELQYER QE AI TE VAZHDONTE TE RICIKLOHEJ SI POLITIKAN DHE TE VAZHDONTE TE KERKONTE PERSERI PUSHTETIN. A NUK LUAJTI AI VIKTIMEN NE VITIN 97? A NUK ERDHI AI NE PUSHTET DUKE U HEQUR SI PATRIOT I MADH POR I RREZUAR NGA KOMUNISTET ME DHUNE?
    TE JESH E SIGUR TI DHE TE GJITHE SE OPOZITA E KA SHUME TE LEHTE QE TA RREZOJE ME PROTESTA BERISHEN: POR ATIJ NUK I DUHET DHENE ASNJE MUNDESI QE TE THOTE SE E RREZUAN “DJEMTE E BLLOKUT” ME DHUNE. AI KETE E ENDERRON, MBASI ME ZGJEDHJE TE VJEDHURA KESAJ HERE …..SI MBAN UJE PILAFI.

  14. nga cerriku says:

    Brravo Mero je i madh,eshte e kote te diskutoj per mynyren qe qeveris dhe komandon partin e fisit qelbesira,por nje gje sa per kujtes do tu thosha,qe edhe Enveri qe ishte diktator kongresi i ppsh mbahej njeher ne 5 vjet,pra kemi te bejme me nje njeri anormal ne ket rast,vetem shoku i tij Gadafi ishte i tille(madje me vjen keq qe e krahasoj me gadfin se ai ishte patriot te pakten jo si ky i yni)prandaj ky e meriton nje fund si shoku i tij

  15. lona says:

    Shumica e dramave në këtë vend këto 20 vite, dhe mbi të gjitha mungesa e madhe e vlerave në krye të qeverisjes, vjen mes të tjerash nga fakti se brenda partisë që qeveris nuk ka garë dhe vendi drejtohet nga eunukë që përzgjidhen nga kriteri që të mos jenë ministra, por të marrin rrogën si të tillë.

  16. Engjelli says:

    Shkrimi eshte i drejte ,Sistemi i qeverisjes se nje vendi eshte per te qeverisur ate ( popullin ) ,dhe si ne nje familje, ashtu edhe ne nje fshat ,qytet e me gjere ne nje shtet eshte bere nje zgjidhje e tille qe ne lashtesi per te mos patur anarki qe sjell me pas padrejtesite.Por qe te funksionoje kjo duhet qe te gjitha gjymtyret ,qelizat e ndertimit te tij te funksionojne me nje rregull dhe disiplinen e nje orkestre qe duhet te jape intonacionet e shkruara dhe jo skifot .Rasti i veprimtarise se P.D dhe strukturave te saj eshte pjese e kesaj orkestre ashtu si dhe te gjitha partite e tjera ,Presidenti ,Drejtesia ,Media, OjQ te ,qeveria me te gjitha strukturat e saj etj Z.Baze ka te drejte ,te gjitha keto jane prone e popullit qe i vendos per ta qeverisur vendin e tij ne menyren me te mire e sipas rregullave demokratike dhe jo per te bere keto poshtersi e keto qe kemi degjuar dhe hequr ne kurrizin tone per 20 vjet Duhet kuptuar nga secili qe merr nje karrike ,secili qe merr nje vote ,secili qe merr fryme ne kete vend se orkestra eshte edhe e imja edhe e jotja edhe e tyre edhe e jona ,prandaj çdo kontribut i kujtdo qe eshte ne kete shtet eshte pjese e qeverisjes ,pjese e orkestres . Shembullin e skifos se madhe e kemi ne 1997 dhe kjo gjymtyre e kesaj qe me lart u quajt orkester gati u shkaterrua dhe pasojat dihen tashme ,prandaj duhet te shqetesohemi te gjithe.

  17. Gushekuqi says:

    Po,ku je moj Migena Aleksi e vertete qe,te lumte mendja dhe pena per ate qe keni shkruar.Me ngjani si binjake me Eva Allushin sepse do te ndodhe pikerisht ashtu sic keni thene ju.Te njejten gje kam theksuar edhe une disa here,por z.Mero nuk degjon nga ai vesh.E ka per zemer Edi Ramen dhe nuk lejon njeri qe t`ja preke.Eshte e drejta e tij se jemi ne demokraci,s`kemi cfare te bejme.Edhe nje profan e kupton se mandati i dyte i z.Rama ne krye te PS,e shpartalloi kete organizate ne shtate copa.Ndersa opozitari i tij,Ben Blushi,edhe ne nje promovim artistik,arriti te mbledhe tere familjen.Dakort.Nuk ja doni te miren ketij populli dhe pike.Atehere,te na rroje perjete fisi.Fal me shendet fisit.Respekte.

  18. Fiku Detit says:

    Fisi Berisha i ka hipur ” Ferrarit” por e nget si “Fiat”…Ne kete yrrja-byrrja nuk e lene zilet e veta te degjoje kambanat tona . Edhe Rames mos i jep faqe se nuk lepihet kocka e thate . Ne po zhurritemi me syte nga…qielli… dhe ai na con vetem vetetima e bubullima ndersa veshet na zhurmojne nga “sirenat” honxhobonxho…

  19. sadushi says:

    @ ndoshta : Kam degjuar qe Kadare eshte ish i persekutuar nga regjimi totalitar ,kete e perforcon edhe bashkeshortja e tij ,Helene , ne librin e saj te botuar se fundmi .Besoj se ka ardhur te marri demshperblimin simbas ligjes se shtetit demokratik .Demshperblimi mund te konvertohet ne forma dhe ofiqe te ndryshme .

  20. Leone-53 says:

    Gjithcka qe ndodh ne Shqiperi eshte faji i bipolarizmit partiak aty. Nuk eshte Amerik Shqiperia ku “sundojne” dy parti, demokracia shqiptare eshte fare e brisht ku jane te domozdoshme 2-3 parti te majta e po aq te djathta qe gjerat te kristalizohen. Sali Berisha e di kete por nuk do ta pranonte kurre sepse ai eshte PJELLE nga mitra e pergjakur e PARTIS se PUNES (comuniste)!

  21. xha Kasua says:

    sal ram pall gerdeci ta dinte se ca do ti punonte zoti Baze me keto shkrime, me mire do ish prishur me Shkerdhatzenin e tij se me zotin Baze. Jepi zoti Baze, nxirrja themelin atij qe solle ne pushtet me 2005 (budalla ai qe mendon se sal ram pall gerdeci do vinte ne pushtet pa pasur ne krah zotin Baze).

  22. Dialektika says:

    Valle nuk eshte ne gjendje populli shqipetar te rilind AVNI RUSTEMIN ? Ashtu si drejtsia franceze nuk e quajti terrorist, ashtu dhe tani nuk mund te kete gjykate qe ta denoje. Ai do te mbetet Hero Kombetar.

  23. iliri says:

    Ne betejen per zhvillim Edi dhe bashkesia politike e tij nuk mund te dali jashte kornizes institucionale. Politika ka nevoje edhe per pak durim dhe pershpirtje fetare, prandaj nuk duhet nxituar . Vete populli duhet te piqet ne ate stad moral, politik e juridik sa ta pranoje alternativen e tij.Te mos harrojme se pergjegjes per cdo paudhesi te bere eshte sa kryeministri aq edhe roja i shkolles qe ka votuar per te. Urime e pune te mbare Kongresit.

  24. tradita says:

    Mero, mos i ngatwrro gjerat te dy partite jane larg njera tjetres. PD wshte parti elekltorale ndersa PS eshte parti ideologjike si çdo e majte.
    askush nga PD nuk ndjen ndonjw nostalgji per parti te tilla. shyqyr qw PD wshte ndryshe.

  25. tani says:

    Nuk eshte Edi Rama qe ka braktisur popullin,por eshte populli frikacak dhe servil shqiptar qe ka braktisur Edi Ramen!
    Kaq shpejt e harruat ate vidjon e atij Tiranasit qe tha:”Une kam ne shtepi kater vet,dhe jam pa pune e pa buke, por votat do ja japim Sali Berishes”!!!!!!??????
    Perse nuk u be qofte edhe nje protest e thjesht,per vjedhjen e bashkise se Tiranes, nga Sali Berisha??
    Apo dhe kete duhet ta bente Edi Rama???
    Thjesht,populli yne eshte mesuar qe ti nxjerre geshtenjat nga zjarri me duart e te tjereve!!!
    E gezofshim Sali Berishen dhe bandat e KUSARVE te tij,edhe per nja 20 vjet!!!!

  26. tezja ny says:

    O tradita.Qe ti i mbron PD tregon se je nje komunist i flakte, sepse PD eshte nje P P SH e madhe.Ai vend nuk shpeton kurre nga kopilat e ENVER kriminelit ne qoftese nuk i jep nje mesim te mire kesaj PARDHIE(PD) per te zene mend cdo parti tjeterTe mesohen QEVERITE qe do te vine te punojne per SHQIPTARET DHE SHQIPERINI dhe se ky eshte nje DETYRIM I SHEJTE.

  27. Gjin Musa says:

    Me vjen keqe qe komentet politizohen,realitet eshte realitet,Shqiperia sundohet sote nga nji Berishe qe preje 20 vjeteshe na ka mashtruare me kostumin blu te demokracise.
    Berisha dhe ujqit qe ka perrrethe jane te gateshem cfare tu dale perpara,koj eshte e verteta e dites.
    Gazetari i shquare Mero Baze kure shkruante dikure dhe mbeshteste Berishen ishte i nderuare nga P.D-eja dhe vete Berisha.
    Kure kursi i berishes levizi kunder demokracise,z.Baze i doli hapure,athere Sala mprehi shpaten qe ti priste koken,ta shkaterronte totalishte,ose ta kethente ne sherbimin e tije fame keqe,ashtu sice ka perfunduare Aleksander Frangaj i shtypure dhe i dhunuare nga Berisha ,sote zedhenes i te keqes kombetare.Fari Balliu nji njeri medies qe ka humbure cdo parameter te gazetarise,e dini pse?Interesi me Salen e bene te pasure si kete po ashtu edhe z.Frangaj,po neser ku shkojne?.
    Te jeshe gazetare realiste do te thote te perballeshe me te keqen,me rrezikun deri edhe me jeten ne nji vende si Shqiperia ku sundone mafija dhe korupsioni.Prandaje te dashure lexues te kesaje gazete,le te gjykojme me realizem,te bardhes te mose i themi te zeze.Ujku nuke zbutet,pra Berisha eshte dhe do mbetet deri ne gerhamen e fundit,anti demokrat,diktatore si para ardhesit e tije qe e moren denimin e popullit.Mero Baze ka nji merit te vecante ne fjalen e lire,ka dhane dhe po jepe nji kontribute teper te c’muare.Gj.Musa

  28. tomori beratit says:

    Ore gushkuq.Qepe ate sqep ore mjeran i Saliut ti dhe te tjere qe nuk shikoni hajdutin por te vjedhurin jeni ose te çmendur ose rrogetar te ketij regjimi kriminal.boll me keto idjotizma se sala na ka bere popullin me te ulet ne Europ.

  29. eli-Tiv says:

    …fis Berisha …Pis Berisha..

  30. vjosa says:

    Po si thua ti more Mero,qe nga fis Berisha ta kthejme ne fis-Nano,Rama,apo Malaj e Blushi?me cpo shoh,te ter njesoj jan,hiena pushteti.Por ama voten time e te familjes time nuk ja jap nje ‘fisi’tjeter,vetem se ka mbiemer tjeter nga Berisha.C’far vlerash na paska Bashkim Zeneli-pervec medaljes prej ari qe i dhan Greket(merret me ment pse ja dhan) kur qe ambasador?

  31. Arsen says:

    Une mendoj qe mendimet e lira qe shprehin Migena Aleksi dhe Vjosa jane mendime te verteta dhe duhen perkrahur. Une e kuptoj shume mire “strategjine” e disa komentuesve qe shprehen se po zgjedhin te “keqen me te vogel”, por kjo rruge na largon nga e verteta dhe realiteti. Ju kujtohet besoj qe edhe Berisha u votua per te shporrur Nanon, Rama per te shporrur Berishen etj. Une mendoj se flamuri qe duhet te valevitet ne keshtjellat tona eshte vetem idea e lirise pa kompromis. E “keqja me e vogel” qe zgjidhni sot do te jete shqetesim i madh per te nesermen. Nuk mund te funksionoje nje demokraci ne se zgjedhim te “keqen me te vogel”. Ne te gjithe duhet te hapim syte me shume, te shikojme me larg, te dallojme interesat e ketyre “udheheqesve” ; te cilet edhe ata duhet te kuptojne nga ana e tyre qe nuk do te ndiqen e votohen verberisht por do te korrigjohen e vezhgohen ne menyre kritike. Ne se Rama do te ndjeje “presion” me te forte do te jete akoma me pergjegjes. Nuk eshte faji i politikaneve tane qe na vjedhin, por i popullit qe toleron e zgjedh te “keqen me te vogel”. Ky element ne dukje kaq i thjeshte eshte ndasia, eshte dallimi i kombeve me te pergjegjshem nga ata me pak te pergjegjshem, eshte dallimi midis kombeve qe dominojne me ata qe dominohen. Ne cdo komb ndividet jane te zgjuar, por turmat jane bageti. Filigrama qe dallon njerin komb nga tjetri eshte mentaliteti gatishmeria per te pranuar “te keqen me te vogel”.

  32. A pity, but I disagree with this information. I actually do really enjoy your personal page though and may keep on coming once again for the latest.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje