Mungesë “me arsye” e Presidentit Topi në Kongresin e PS

5 Nëntor 2011, 23:15Editorial TEMA

Nga Mero Baze

A duhet të kishte përshëndetur Presidenti Topi Kongresin e socialistëve? Kjo është një temë debati interesantë në këtë moment të nxehtë politik. Sali Berisha, dikur president, ka përshëndetur Kongresin e socialistëve në vitin 1996, ndërkohë që kryetarin e tyre e kishte futur në burg dhe rivalin e tij (sot partnerë në qeveri)  e mbante si delfin, i gatshëm për ta marrë kontrollin mbi opozitën. Nisur nga kjo përvojë, pra nga përvoja e një presidenti politik, Bamir Topi mund ta kishte përshëndetur Kongresin si një zhvillim që ka rëndësi për të ardhmen politike të Shqipërisë. E di që ka plot argumente për të qenë pro apo kundër këtij detaji gati protokollar, por që në momentin aktual merr shumë kuptim, pasi tregon tensionin dhe klimën paragjykuese që ka futur Berisha në politikën shqiptare.

Për çdo politikan shqiptar, që ka ndjekur Kongresin e opozitës, ka parë se ishte dje një dëshmi e strukturimit serioz të opozitës. Të përqendruar tek një program që e besojnë dhe shpresojnë, dhe të zgjeruar drejt flluskave të ajrit që kishin krijuar ishujt e Fatos Nanos dhe Ilir Metës në të majtën shqiptare, socialistët dhanë një pamje serioze dhe shpresëdhënëse të opozitës, me një program të prekshëm për të drejtuar vendin. Ajo ka paraqitur një projekt për ndryshimin e sistemit të taksimit në Shqipëri, duke rikthyer sistemin normal të taksës progresive, ka premtuar luftë ndaj monopoleve në ekonomi dhe hetim të koncesioneve, të cilat janë përdorur për të forcuar frymën e klientelizmit të pushtetit të Familjes në Shqipëri.

Por mbi të gjitha opozita ka premtuar se do t’i përmbahet parimeve të lirisë në qeverisjen e vendit, parime që sot jo vetëm janë harruar, por janë ekzekutuar bashkë me lirinë ekonomike, lirinë e shtypit, dhe lirinë për të qenë një qytetar i barabartë në garën politike në Shqipëri.

Këto zhvillime janë të tilla që tejkalojnë rëndësinë e një partie politike. Të gjithë biem dakord se ndrydhja e demokracisë brenda PD-së, mungesa e garës, mungesa e vizionit qeverisës, një program voluntarist që mbështetet në citate të Kryetarit si të ishte Kryetari Mao, dhe mbi të gjithë një parti që jep shembuj të trishtë dhe shpesh të frikshëm kundër lirive në vend, janë një humbje e madhe jo vetëm për PD, por për gjithë Shqipërinë pasi këto defekte rrezatohen në shoqërinë shqiptare duke prodhuar shpesh dhe trauma kombëtare si ajo e vitit 1997, apo rrënim të ekonomisë si ky që po përjetojmë sot. Përballë këtij rrezatimi negativ që bën një parti në pushtet, në shoqëri, disa fenomene pozitive që shfaqen tek opozita po ashtu ndikojnë pozitivisht në shoqëri, pra e tejkalojnë interesin polik dhe partiak.

Në këtë pikëpamje ashtu siç përshëndetën disa kryetarë partish të majta dhe të djathta Kongresin, mund ta përshëndeste dhe Presidenti Topi.

Por unë dhe mijëra shqiptarë të tjerë e kuptojmë fare qartë përse nuk e bëri. Nuk e bën pasi nuk do t’i hedhë benzinë një flake kashte që Berisha përpiqet të ndezë në vend, me shpresë për të bërë diversion ndaj gjithë faktorëve opozitarë në vend. Fenomeni më i ri që atij po i ndodh është se përveç Partisë Socialiste, po i strukturohen dhjetëra faktorë të rinj opozitarë. Shoqëria civile ka dhënë javën që shkoi një shembull të shkëlqyer me vetorganizimin e tyre kundër ligjit për importin e plehrave. Dhjetëra të rinj në moshë, organizuar nga disa OJQ, morën mbështetjen e disa personaliteteve publike në vend dhe forcave politike duke denoncuar ashpër ligjin para Kuvendit të Shqipërisë.

Edhe pse Berisha ka përdorur kamxhikun dhe brutalitetin mbi medien opozitare, ajo jo vetëm që nuk është shuar, por po jep shenja të ringjalljes me tituj të rinj gazetash dhe zëra të rinj, qoftë dhe në ekranet e blerë të pushtetit, duke u kthyer në makth për Berishën. Ai u detyrua tri ditë më parë të përmendte emisionin më investigativ në vend, Fiks Fare, si një parti politike kundër tij, vetëm nga dëshpërimi që ka nga mosnënshtrimi i medies kritike.

Po ashtu kundër Berishës po valëviten flamuj kuq e zinj nga Jugu në Veri, duke e identifikuar atë si një shqiptar të rremë që ka shitur interesat e vendit për karrigen e tij.

Por ajo që shkëlqen mbi gjithë zhvillimet është fakti se një sërë ish- figurash të PD-së po shprehin hapur mbështetjen e tyre ndaj Presidentit Topi në premtimin për një karrierë të re politike pas ikjes nga Presidenca. Është pikërisht kjo arsyeja kryesore që ka detyruar politikanin Bamir Topi të frenojë Presidentin Topi, të ulet dhe të shkruajë një telegram për opozitën dhe ta përgëzojë atë për aksionin e saj politik dhe suksesin në Kongres. Është një gjest i paqortueshëm kur e mendon Bamir Topin si politikan, dhe natyrisht një mungesë me arsye e një urimi nga Presidenti i Republikës. Por mbi të gjitha është një tregues se ku e ka çuar lirinë e mendimit politik Sali Berisha në Shqipëri. Është një tregues që dëshmon se ai i detyron jo vetëm shqiptarët, por dhe politikanët e tyre, të kenë parasysh atë dhe kur duhet të marrin vendime dhe veprime politike. Është tregues sa dëm i bënë lirisë politike dhe gjithë lirive të tjera në këtë vend, një njeri që kërkon të sundojë mbi gjithçka.

 

 

54 komente në “Mungesë “me arsye” e Presidentit Topi në Kongresin e PS”

  1. Albann says:

    hahahaha” me arsye”.
    Thote berisha -“Rama komunist”-dhe Rama ia le Bashes 1000 vota hahahaha
    Thote Berisha -“Topi socialist” -Dhe Topi s guxon te flase me Ramen hahahaha. Akoma do ia vene veshin Berishes? Berisha percarje te kundershtareve do.Ai vet beri aleance me nje qe konsiderohej i majte,apo s ka gje…Lerni budallalleqet dhe beni ate qe duhet lereni Berishen te lehe. Nese Topi shkonte te pershendeste kongresin aq me shume do humbte ekuilibrin Saliu.Dhe padyshim Topi s do humbe ,por do fitoje mbeshtetje duke treguar qe eshte pjesa tolerante e demokrateve …nejse degjoni Berishen se iu del per mire…Qendroni te percare.

    1. raimondi says:

      Je shume i sakte, Megjithate Presidenti me mire qe nuk pershendeti , sepse ishte ai axidenti qe i ndodhi me voten e tij ne zgjedhjet lokale

      –Porse qe akuzat e Sales nuk duhen marre parasysh nga PS-ja , se Sala ben diversion , dhe nga ana tjeter nuk ka rendesi fare opinoni i Sales , ndaj PS-ja nuk duhet ta ruaje fare se cfare thote Sali bajga

    2. Cfurku says:

      BRAVO ALBAN. KAFSHA DUHET LENE MENJANE PER MOMENTIN, DHE DUHET BURGOSUR I VETEM KUR TI VIJE DITA. DO VDESE SI QEN, PA MIQ, PA SHOKE, PA PASURI, PA FAMILJE SE TRADHETOI POPULLIN NE IDEALIN E TIJ ME TE SHENJTE, ATE TE DEMOKRACISE E LIRISE. TRADHETOI POPULLIN KUR U VU NE MBROJTJE TE KOMUNISTEVE QE E BENE KETE VEND PER ZI. MALLKUAR I QOFTE SHPIRTI.

    3. Mato Gruda says:

      Mos beni zhurem(Mos bezani)… se na ndigjon Salihi….

      Kam pershtypjen se ky ishte mesazhi i ketij shkrimimi te zotit Baze…

      Thjesht nuk me pelqen qe TE KEQEN ta pfanojme si fakt te dhene perjetsisht….
      …dhe kete e propozon vet Z. Baze!!!!!!

      Vetem gjemimi i Topit e sjell ne vete BARBARIN E Vuqidolit… or ti Zotri Mero….

      Aktet civile vetem sa i zgjatin jeten ketij GENI te pabese e te pander…

    4. Vlora says:

      Mero…. ke nje merite shum te madhe ne ndergjejsimin e ketij populli per cfar po i ndodh nga mafja ne pushtet……………
      ketyre u thon analiza,,,, dhe ti e meriton vertet te quhesh analist,,,,

  2. Respekte says:

    Mprehtesi dhe zotesi per te kapur detajin dhe per te shjelluar e argumentuar fenomenin. Profesionalizem i arrire. Te lumte.

  3. tomori beratit says:

    Mero si gjithmon je i madh.Komplimente.

  4. Dyrrahu says:

    Nuk ecën Shqipëria me këmbët e Sali Berishes.
    Në Shqipëri duhet një qasje tjetër, për ta ruajtur atë që mund të ruhet, sa nuk e ka marrë adriatiku Atdheun.
    Në Shqipëri lypset angazhim permanent, bashkim forcash dhe këmbëngulësi që të shpëtohet fundosja e ekonomisë së brishtë shqiptare.
    Këtë rrugë ka marrë PS dhe, besoj, do të arrij që të tregojë para shqiptarëve se don, din dhe do ta bëj Shqipërinë pjesë të Evropës së Bashkuar.
    Pse zoti Topi nuk e ka përshëndetur Kongresin e PS-së nuk ia merr askush për të keq sepse akoma ka nyje të pazgjidhura me matufin e sëmuer të Shqipërisë, pra me Sali Berishen.
    Të shpresojmë për ditë më të mira për ne.

  5. ndoshta?! says:

    nese b. topi vendos te krijoje nje krah tjeter te djathte per edin do jete nje konkurence e teper e veshtire.

  6. migena aleksi says:

    Sa mire sikur te ishte vertet keshtu situata o Mero.. Kaq optimiste sa e ben ti.. E kuptoj nevojen per te krijuar fryme, por mbajeni mend njehere e mire: “Nese Edi Rama nuk del te thote 1 – Do shkoj ne burg Sali Berisha dhe Lulzim Basha dhe gardistet qe hapen zjarr ne 21 janar” 2 – Do shkoj ne burg Arben Ristani per vjedhjen e votes se qytetareve te Tiranes 3 – Do shkoj ne burg per tradhti ndaj atdheut, shkelje te integritetit territorial, vrasje masive ne Gerdec, shkaterrim te ekonomise se vendit, kabineti ministror Berisha 2

    Nese nuk i premtond he i ben keto, hiqe nga mendja o Mero se do rilindi shpresa ne kete vend me editorialet e tua dhe te Rames. Me te mira. Si nuk e kuptoni more njerez qe para se gjithash Shqiperia ka nevoje te ndjeje DREJTESI!!!!

    1. sinan hibro says:

      Moj zj. Mialeksi ! Po me cudit me sa ke shkruar me siper … bile, bile po ia kalon edhe ish anarkistit Edi Rama ne fillimet e tij.Pra e kupton se sa larg je nga Edi Rama ? Si u beka politika me keto premtime ? Ne demokraci ti e di shume mire se duhet te funksionojne institucionet dhe jo premtimet pogromiste . Vazhdon te me zhgenjesh me mendimet qe shfaq kohet e fundit , sepse kohe me pare i lexoja me deshire dhe perfitoja nga mendimet e tua !

  7. lisandro-kor says:

    ndihem shume i emocionuar qe te lexohet mendimi im
    per ceshtje kaq delikate te kesaj natyre
    por mendoj TRASHE qe
    te shkonte qe te shperthente
    situatadhe te ndodhe nje REVOLUCION ne SHQIPERI
    se kam pershtypjen se nuk ka ndodhur KURRE.
    O PUSHTA

  8. Dike Mullai thote- says:

    Z. Mero: Ne mes te tjerash shkruani: “Per cdo politikan shqiptar…Kongresi i Opozites ishte nje deshmi e strukturimit serioz…Kariera e Re politike detyron Bamir Topin qe ne mes dy alternativave, si President apo Politikan, zgjodhi te dyten: Nuk pershendeti Kongresin e Opozites (?!) Si qytetar i thjeshte mendoj se ky qendrim nuk eshte “as mish as peshk”. Nje fjale e popullit thote:”Nena e Trimit ja qan ja qesh!” Per kete rast Bamir Topi eshte treguar “i squllet”. Berisha do te vazhdoje t’a kete kundershtar edhe si politikan!

  9. luis says:

    Bamir Topi me kete gjest ka dashur te tregoje se eshte kunder Berishes por ne te njejten kohe ka dashur te krijoje pershtypjen tek te vetet se nuk eshte as me Ramen.Pra ai ka vepruar jo si president por si nje politikan qe ka ambicie dhe kete ka kohe qe e ka treguar per te marre ndoshta partine demokratike duke shpartalluar me njerezit e tij vete Berishen,prandaj Berisha terbohet.
    Berisha e etiketon si vasal te Rames per tja larguar perkrahjen nga te vetet por ne fakt ate e shqeteson se mund te humbin dhe drejtimin e partise dhe kuptohet se bashke me te edhe kryeministrine dhe krejt vazhdimin ne politike.
    Jam i bindur plotesisht se Bamir Topit nuk i intereson bashkpunimi me Ramen dhe si rrjedhim nuk jam aspak optimist se ai eshte kunder Berishes sot sepse neser nuk i dihet mundet edhe te bashpunojne me njeri tjetrin mjaftone qe edhe te kete nje kafshate te majme neser ne qeveri.Berisha nuk e ka problem te lepije pshtymen e hedhur mjafton qe atij mos ti prishet rehatia e pushtetit.
    Une e them me bindje se nuk duhet shpresuar te askush tjeter me prejashtim te Edi Rames ndryshe behet nje gabim i pafalshem.
    Partise demokratike i duhen ndoshta dekada per tu reformuar ose per te sjelle nje gje te re sepse te gjithe ata qe militojne ne ate parti ose kane milituar ata jane shterpesuar nga sundimi i perjetshem i saliut.

  10. Sajmir says:

    Medoj, Topi edhe mund ta pershendeste kongresin, por duke marre parasysh qe shpifjet e thashethemaxhiut, keqdashjen e marrezite e te paaftes Topalli,lehjet e lukunise se zagareve, te ndersyer nga Berisha, mund edhe te sillnin hutim te ish militantet demokrate. Militantet duhet te lihen te qete, qe vete, me logjiken e tyre te plote, te kuptojne te verteten dhe te angazhohen ne rrugen antiberishe ku i therret sot Shqiperia.

  11. Torino says:

    Mire kete pershendetje ne kongresin e Ps nuk e ben se nuk kerkon ti hedhe benzine zjarrit po sistemin e drejtesise pse e ka shkaterruar qe te perfitoje sa me shume per vete?

  12. kliti says:

    Pergezime per analizen,po nuk e kuptoj kete kalimin tend z.Mero ne opozitar te Doktorit.Ke bere nje ndryshim kursi me 180 grad Mero,mbaj mend disa fushata qe ke bere andej nga gjirokastra,ke qene shume i hidhur.Uroj te mos kete qene nanje qefmbetje apo nanje marrje karrigeje ,qe te beri te kthelloheshe e ta shofesh realitetin me ngjyrat reale dhe jo me blu,si te mbaj mend .
    Te pergezoj per guximin qe vazhdon te kesh pas gjith atyre qe ke hequr,uroj me gjith shpirt te jesh i sinqerte dhe ta besh ne emer te asaj qe ti perfaqeson,shtypit te lire,pergezime.

  13. misionari says:

    Mendoj se Bamir Topi po luan mire ne krahun e Djathte; nuk ka pune te pershendese krahun e Majte.

  14. Montekarlo says:

    Zoti Mero sot ishte dita e Edi Rames dhe jo dita e Sali Berishes dhe ju duhet te diskutonit per kongresin marksist-leninist te socialisteve dhe ti tregonit ketij populli siocialist qe eshte akoma fukara per nga inteligjenca apo informacioni se kush jane qellimet e atij kongresi dhe jo te humbesh koehn me triumfatorin e zgjedhjeve Profesor Dr Sali Ram Berishen.Mero shkrimet e tuaja nuk ndryshojne opinionet pozitive qe ato shqiptare kane per zotin Berisha dhe une kurre nuk e besoj (eshte rialitet)se votuesit e pro Berishes nga propaganda apo shkrimet e tuaja do te ndryshojne mendim apo vote kunder Berishes dhe pro Rames.zoteri zberthe kongresin Marksist-Leninist te djemve te bllokut ate kane me shum interes shqiptaret qe edhe ne qoftese e dijne duan ta e dijne me mire po qe se ju ja shpjegoni me detaje gjithashtu ne qoftese shpjegimi i juj nuk eshte (Ass kiser)por eshte i sinqerte bahet edhe me mire per katundaret socialiste qe jetojne ne qytete dhe e quajn vehten qytetare brez pas brezi.Dem Dem po me nje ven po atje shkon tek Berisha edhe duke e ditur se pa Berishen por me Fatos Nanon e socialiste te tjere shqiperia do te ishte Kolumbi apo Sudan kur Aldo Bare bente ligjin.Mero ndrysho taktike mendimi e shkrimi se kunder Berishes eshte shum e veshtire te ndryshosh mendje shqiptaret sidomos ato te gegerise se ato te Jugut per cdo shqiptar te gegerise ato jane kundra ,ato dihen qysh me zgjedhjen e Ahmet Zogut si kryeminister.Zoti merto baze po te mos ishit nga jugu ndoshta propaganda e juaj kunder berishes edhe mund te kishte sukses por meqe ju jeni nga Jugu ajo propagande kunder Berishes eshte e vdekur.Them gjithmone te verteten dhe pa frike apo dorashka apo dredheri dhe eshte mire qe ne kete forum lejohet mendimet e ndryshme.

    1. Che'G says:

      Tipik….koqe kandari.

    2. ram qen geci says:

      Komentuesi montekaro duket qi eshte shoq i shkilzenit dhe po perpiqet
      ti beje reklame shemtires qe vret nga vicidoli ish enveristit HAROM BIRISHES.
      or tej voc mos u bo jaran me zor.Her tjeter shkruaj me shkurt se
      e nxjerr veten jo vetem qe s’ke kulture por nuk ke as 3-4 klase
      dhe jo per gjo por je tuj bo dom dhe babit xenit..
      Je shume i lezecem se je tuj dal me shume nickname neper komente
      dhe me dukesh si te filmi fan fan tulipani .mos bo mo hajgare se ma shume je tuj na i neverit ti berishen se opozita.tung.

    3. sorge says:

      Ke “brume” ne tru,o mon-te-kar-lo!!Je nje breshke e vogel,qe nuk matesh dot me SHQIPONJEN MERO BAZE!!!Sot per Sot,Mero Baze eshte “MIGJENI” I VETEM ne Shqiperi,qe po i ben AUTOPSINE REGJIMIT SATRAP TE SALI BERISHES!!!Se me ke ka qene me pare ai,ben mire te pyesesh Berishen( ne se je lepires bythe i tij)!!!Te tere kemi qene femije,e kemi bere edhe ne breke cicin,por kjo nuk do te thote se nuk mund te behemi ZOTER TE VENDIT!!!Je aq cinik e i djallezuar ne llogjiken tende sa nje EGERSIRE E PYLLIT!!!Shqiperia e sotme me Berishen eshte katandisur ne vendin me te MJERUAR NE EUROPE me perspektive te zhduket si shtet,per interesat e Serbise!!!Kete ti nuk e thua,apo nuk e kupton,se je ne sherbim te anti shqiptarit Berisha dhe LEH per te!!!Shqiperia eshte dalluar per SPIUNE E TRADHETARE,ndaj nuk cuditet njeri se ka te tille edhe sot!!Berisha i VRAU KOSOVARET DUKE I FURNIZUAR TANKET SERBE ME NAFTE,ATA E MBAJNE PER HERO!!!HAPU DHE TE FUTEN!!!VAZHDO MERO BAZE SA ME FORT,SE KE HYRE NE HISTORI SI MIGJENI DHE DEMOKRATET E TJERE TE MEDHEJ TE SHQIPERISE!!!

  15. mjalti says:

    Ke te drejte o MERO.Po ta kishte bere TOPI kete,sot eja te degjoje telendaret e pd se qe ky popull ka qejf akoma te historite me LENINA E STALINA.Bravo TOPI ,na shpetove nga budallalleqet e fashisteve.PO banda e lsi dergoi ndonje apo po ben planin e radhes ke do blej nga te pakenaqurit.MERO te djele te mbare.

  16. moli says:

    z.mero .ju e dini qe presidenti eshte ne vezhgim te plot nga mazhoranca per cdo levizje qe ben .e pate cfare paniku u hyri pas vizites qe beri z.topi ne puke dhe shkoder pasi e dine mire potencialin e topit.prandaj une e kuptoj plotesisht zotin topi ne kete asence ne kongres qofte edhe me telegram.gjella me kripe dhe kripa me karar thote populli.thuaj shyqyr qe filloi te flas pa dite me te mira do vine.

  17. Saimir koka says:

    Z.Baze!Lexoj me vemendje editorialin tuaj dhe jam plotesisht dakort me trajtimin qe i beni kesaj teme delikate e jo burrerore te nje presidenti kukull qe eshte skalitur nga dora e Saliut!Nuk eshte Saliu qe i ka ndrydhur keta per te cilet ju ngrini alibi,por jane karakteristikat e ketyre te fundit qe Salia i ka shfrytezuar e i shfrytezon me se miri per çeshtjen e tij!Lind pyetja :Edhe Ju i nderuar kenin qene nen ombrellen e Salise por ku e gjeni guximin qe shkruani e i dilni balle perballe ketij perbindeshi?A thua te jete natyra qe ju ka bere kaq me guxim apo kjo duhet kerkuar tek morali qe kane njerezit?E keqja e ketij vendi eshte i nderuar se Topi eshte bere president ,e presidenti eshte bere Top!Per sa kohe personalitetet dalin nga pazaret e rrugeve ,do tu mungoje morali per te bere pershendetje e shkruar pusulla te tipit pershendetje sepse edhe sikur te marrin guximin ti shkruajne ato me siguri kaligrafia do tu deformohet nga frika e pazareve te shkuara e perse jo edhe te tashme.Topet nuk shiten asnjehere tek kasapi i nderuar!

  18. orli says:

    Ne boten e civilizuar nuk ka armiq politik,ka”armiq”ne programe.Te besh koalicion me nje armik(siç e konsideronin njeri-tjetrin)ilir meta e sali berisha do te thote te besh koalicion per te mbajtur pushtetin e per te vjedhur popullin(ne rast se asnjera nga partite nuk e nderron programin)kjo ka ndodhur ne shqiperi duke krijuar koalicionin hajnia.Ne botene civilizuar ndodhe qe nje parti e djathte te bashkohet ne koalicion me nje parti te majte,por kur njera parti pranon programin e tjetres(psh:e majta eshte per sistem social,me shume taksa te pasurve,e djathta me pak taksa te pasurve)atehere partia qe ka pranuar kushtet e partise tjeter per koalicion ne zgjedhjet e ardhshme do kete rrjedhje te elektoratit=humbje.Ne shqiperi nuk ndodhe nje gje e tille sepse njerezit nuk dine dhe nuk lexojne programe(lere pastaj mesa di programet kane qene te njejta pothuajse nga te gjitha partite)prandaj shqipetaret me shume jane te prirur nga kulti i individit,fushe ku sala si komunist istazhionuar e njef mjaft mire.Unè nuk e kam lexuar progamin e ps-es,por me çfare kam lexuar nepermjet shtypit them se programi i ps-es ben nje risi.Nje gje duhet te kete parasyshe Edi Rama,ne rast se fiton zgjedhjet dhe nuk ve ne banken e te akuzuarve te gjitha ata qe deri tani ka akuzuar per koorrupsion atehere ai eshte pjese e pandare e komedise loja”politika-90″dale nga labirinthet e erreta te viles me numer KATER.

  19. luksenburg says:

    Demokraci ne SHQIPERI do te kete vetem atehere kur BERISHA-META-RULI-MEDIU-BASHA-TOPALLJA-SHKELZENJA-OLLDASHI etj te vihen para gjygjit per te gjitha cfare i kane bere ketij kombi

  20. Fiku Detit says:

    Edhe “qiqra ne hell” s’kemi pse kerkojme … S’ka pune Presidenti ne kongresin e nje partie…Tjeter gje te realizoje Presidenti , qe kryeministri i vendit dhe shefi i opozites t’i raportojne dhe te konsultohen per problemet e vendit ne “paraskene” dhe jo nepermjet mediave “hidh e prit kuturu”…Institucionet tona komunikojne mes tyre sikur jane ne kontinente te ndryshme , dhe prit pastaj te rakordojne per “cuname”…Jo gjithmone armiku i armikut tim eshte miku im…

  21. besim duraku says:

    SALA eshte i plot pushtetshem dhe don te sundoje c’do gje,mundesisht edhe burrat ti marrin leje se kur do te FLEJNE ME GRATE E TYRE.

  22. net says:

    Gazeta Tema,

    sot eshte feste per muslimanet.
    nuk keni dijeni juve?

    nuk keni aq etike humane se gazetareske e shoh qe nuk e keni te uroni besimtaret muslimane ne radhe te pare ne krye te faqes me BOLD biles?

    sa me shum kalon koha po e tregoni qellimin e vertet qe keni…

    Gezuar Kurban Bajramin te tere muslimanve

  23. moke says:

    Mos flisni per demokraci, mos flisni per liri, mos flisni per zhvillim se jeni si majtas dhe djathtas e njejta klike komuniste qe drejtoi dhe vazhdon ta drejtoje kete vend. I vetmi ndryshim prej atyre te pareve dhe juve qe trasheguat pushtetin eshte se ata te paret kishin ideale dhe ishin te gatshem te benin cdo gje per ti arritur ato, ndersa ju te sotmit keni vec llafe te huazuara dhe nuk keni as nder, as ideale dhe doni vec te hani ne kurriz te popullit, te vidhni, e te vrisni.

  24. england says:

    Mos u merzit ti trim,edhe nese kjo gazete nuk e ben nje urim
    te tille(se ka per detyre)ti dhe te tjeret njesoj do festoni
    por ti do jesh ndonje nga ata me qylaf ne koke qe insiston
    te pasqyrimi i festes,shqiptert ne pergjithesi nuk eshte se i rruhet
    shume per festa te tilla njeri nga keta jam dhe une…

  25. feniks says:

    Nga nje ane te jap te drejte,Mero,por sic ka vajtur puna,ne Shqiperi,nuk ka me kohe per te luajtur “STRUCIN” me Berishen!!!Te mos ndihemi shume se ACAROJME BERISHEN!!!!Nuk eshte e sakte,as me e mira!!!Berishen e kemi duruar aq shume sa,ka vend vetem shprehja :”ME MIRE NJE FUND I TMERRSHEM,SE NJE TMERR PA FUND”!!!Sali Berisha nuk ka ndermend te NDRYSHOJE,AQ ME PAK TE PERMIRESOHET!!!AI DUHET TE GODITET FUQISHEM,HAPUR DHE NGA TE GJITHE POPULLI UNE!!!”ILUZIONET E HUMBURA” NUK I SHOHIM E NUK I LEXOJME ME!!!NDALIMI I PROTESTAVE ESHTE NJE GABIM I MADH STRATEGJIK,ME NDERHYRJEN E NDERKOMBETAREVE!!!KJO ESHTE TRADHETIA E DYTE E EUROPES PAS ASAJ TE 1913-tes,KUR NA NDAU TROJET SHQIPTARE PER TE KENAQUR OREKSET E FQINJEVE!!!NE SE BEN GJE SHBA-ja,MIRE,NDRYSHE SHQIPERIA DO TE MARRE FUND SI SHTET!!!KETE DETYRE KA MARRE BERISHA NGA SERBET,NDOSHTA KETE E DINE EDHE NDERKOMBETARET,QE HESHTIN NDAJ KRIMEVE TE TIJ!!!POPULL,MERRE NE DORE FATIN TEND!!!MESO NGA LIBIANET,QE NDONESE DHANE MIJRA TE VRARE,NUK U STEPEN NGA REGJIMI BARBAR I GEDAFIT,I NJEJTE ME BERISHEN SERB!!!

  26. usamen says:

    jam dakort me zberthimin real qe i ben zoti baze mungeses se pershendetjes presidentit ne kongresin e PS.por nuk jam dakort me
    justifikimin e frikes karshi berishes.presidenti eshte mbi partite
    qe supozon se te gjitha partite duhet ta respektojne presidentin
    dhe ansjelltas.
    e njejta frike u shfaq dhe ne 21 janar kur opozita dhe presidenti
    duke perfshire dhe prokuroren u fshehen dhe u friksuan ne menyre te pajustifikueshme duke lene berishen nga nje i akuzuar te kthehet ne akuzues.dhe sot per kater heronjte e bulevardit nuk eshte denuar
    asnjeri .U denua moralisht horri dhe lavirja e bulevarditi bulevardit
    Lind pyetja zoti mero:deri kur do vazhdojme te kemi frike qe te mos shqetesojme balozin e zi shali berisha ?
    Pergjigjen po ta jap “free”
    Kjo frike do jete per te gjithe perderisa nje ambasador amerikan i “emeruar” nga lobistet e paguar te berishes ne washington del ne mbrojtje te nje akti tipik fashist te 21 janarit DHE LUAN RROLIN E BUDALLAIT NE VOTIMET E 8 MAJIT.
    prandaj zoti mere te kam sugjeruar mos u merr shume me berishen
    AMBASADORET AMERIKANE JANE THEMBRA E AKILIT PER BERISHEN berisha eshte nje dordolec qe na tremb ne trimave te internetit..

  27. VERIU says:

    Ne 97ten Salushin e rrezoi gazeta Koha Jone.Kesaj rradhe do ta rrezoje Mero Baze me Fix Fare.

  28. d.ademi says:

    Difekti qe i ndodhi avionit te Topit kur po shkonte ne Turqi nuk eshte rastesi

      1. eidi VI says:

        Ej o kikirik o kikirik,
        shkruaj ndonje gje vete.
        Mos u bej Yesman o kikirik.

  29. lushi says:

    mero sala esht me iden e vjeter perqa e sundo ,dhe deri tani ja ka haritur, saqe dhe presidenti i republikes ka frik pershendetje lexusve te gazetes tema dhe urime per kurban bajraminmbarsi ne familjet tuaja

  30. agron says:

    Z.Baze, je realist dhe hero i fjales se lire.Presidentit tani po i del gjumi dhe akoma ka frik nga hija e shpellarit.

  31. z.Mero respekte,hero i fjales se lir, shpresa e gazetaris shqiptare.Presidentit tani po i del gjumi, akoma ka frik nga shpellari.

  32. Flamuri says:

    Topi do ta beje pershendetjen pas mbarimit te Kongresit, ai eshte President dhe s’ka pse te mos e beje, aq me teper kur di se sa vuajne ca pulitikane qe shkelin dhe rregullat e rruges ku ecin,kaq mund te bejne per tu dukur, se te tjerat i bejne te tjeret.

  33. memaljoti says:

    te drejt ke Mero po keta jan per te vrar me buk ne goj

  34. Ulvi Stambolliu says:

    I Dashur Mero!
    Ky ndoshta eshte artikulli me i dobet qe keni bere.
    Kur flasim per raportin ndermjet Kongresit te Socialisteve,Bamir Topit si President dhe Sali Berishes,pikat duhen vene mbi “i”.
    Kongresi i Socialisteve ishte Kongresi me kot qe ekziston deri me tani.
    Te thuash nje program per “95%” i shqiptareve,do te hapen 300 000 vende pune, e te tjera mbroçkulla,kete gelqere te servirur per djathe mund ta hane rreth 50% e shqiptareve,dhe keta vetem per inat te Saliut,jo te bindjeve politike.Pse? Sepse ti dhe une jemi te djathte por jo Salinist.
    Presidenti Topi ka bere nje gafe te madhe qe nuk shkoje ne Kongresin e Rames(jo te socialisteve) dhe qe aty ti dergonte me klas mesazhe popullit.Mos vajtja tregon qe Ai ka komplekse.
    Per sa i takon Saliut,ne qe te dy e dime qe ai ka qene qe ne veze me te meta mendore,por ne i kemi vajtur nga pas se besonim ne idealin demokratik dhe ai si “lider” i ketyre idealeve per nje fare kohe na hodhi”trute e gomarit”.
    I dashur Mero! Ti per mua je gazetari me i madh dhe me trim qe kam njohur.Te lutem rregulloje shenjestren.Ajo eshte.”Kellira”,”Manjaku” & Compani.
    Me shume respekt!

  35. Shkupi says:

    Shembull i mire i nje burre shteti eshte rasti i Presidentit grek Papulias,ka marredhenie te shkelqyeshme edhe me opoziten edhe me poziten.Ne momentin kur ishte interesi grek ne pyetje beri kompromisin e duhur.Cka ndodh me ne ne Shqiperi?Topi gjate gjithe mandatit te tij vetem ka mbjellur faren e percarjes ne mes pozites dhe opozites,per te dalur vete ne siperfaqe si nje politikan pacifist.Gjate gjithe mandatit nuk i ka interesuar fare interesi i Shqiperise,por shikon mbi percarjen pozite-opozite te ndertoje kariere personale politike,duke i degjeneruar institucionet e pavarura.Udheheqesi i KLD-se,qe dirigjohet nga Topi,si ne asnje vend te Botes,organizon aktivitete,tubime politike te partise se ardhshme te Topit.Topi votoi Ramen,organizoi 21 janarin,dekoron per cdo dite ata qe kane vrare me mijra shqiptare gjate kohes se diktatures,bashke me Ramen(pas shpines se Berishes-kurthin qe ja bene me Ina Ramen) i politizuan te gjitha institucionet e pavarura.Punet e dobeta qe i ka bere ky LOPAR jane te panumerta,shume shpejt do ndricohen.

    1. VASEL MALOMALAJ says:

      komentuesi shkupi nga montecarlo ka harruar te perfundoje komentin e tij
      duke e mbyllur me shprehjen rrnofte mixha jone sal skenderbeu.
      dhe une jam kunder topit por jam gjithashtu qe berisha te shkoje ne burg
      te perjetshem ose te perfundoje si caushesku,kadafi,etj..
      po te isha president ne 22 janar do te kisha dhene doreheqjen kur kryeministri i mbeshtetur paturpesisht nga arvizuja e quajti “horr buleverdi”.
      Duke qene se qenke i oborrit te saliut po te bej nje copy paste komentin e nje kritikusi te rrepte te bamir topit i botuar te voa para ca kohesh qe fitoi cmimin
      e pare si komentuesi me me kulture dhe i jepet cmimi “dy bolet e tony podestes”:
      o diaspora shiptare zvicer E enjte, 13 Tetor 2011 VOA
      leter bamir topit president nuk kritikohet qivirija por komunisti edi rama ket pun shku mir e din ti vetem pona duket neve shiptarve qe po te pelqen me perkrah ramen mos ka mujt met frikosu pona duket se pise qe ka hup ti si president je tu e perkrahun edhe qi je ty dit qe shiptarve vetem te kqija ju ka pru por nejse diaspora do te ju hakmeret te kqive.ta dish or ti…..

  36. anticensurë says:

    temë e fortë kjo o mero!
    nuk kishe çtë shkruaje?
    të paktën të mburrje arritjet në fuçinë fermentuese socialiste,ku u përzjenë që nga fatos nano deri tek më i ndershmi!kurse tapa e dritëroit do të na sigurojë një raki 24 gradëshe!
    kurbanin e ka në dorë luli!
    gjthçka po shkon rakapjekthi kështu dhe shkrimet e tua!
    janë bërë sikur me u martu me revisën “play-boy”!
    megjithatë të rrojmë të lumtur e të trashëgohemi!

  37. xhiku says:

    Moj Migena mos je gje nga qiteti i xhaxhit se i fute te gjithe ne burg,cfar ben moj dite zeze.

  38. Teta says:

    Nje pyetje e kam, ku ishin “mbeshtetesit” e Topit kur u miratua ligji i plehrave ne kuvend? Si i beri Berisha 73 vota?

  39. Luan Kolonja says:

    Ky shkrim i Z.Baze eshte pa dyshim nje verejtje realiste shumeplaneshe dhe teper sarkastike e tij rreth komentimeve te zhvillimeve te fundit ne aren politike Shqiptare.
    Ne kend veshtrimin tim, them se eshte nje verejtje realiste shumeplaneshe sepse Baze shpreh ekzaktesisht zhvillimet e fundit ne arenen politike te vendit pas ravijezimit te synimeve politike te presidentit Topi ne te ardhmen, atmosferen e zhvillimeve te kongresit te PS dhe te kunderveprimeve goditese e corientuese te Berishes ndaj te dyve.
    Ate cfare une shoh e lexoj ndermjet rreshtave eshte si me poshte:
    1. Berisha si gjithmone, i pa kapur ne befasi, vazhdon te diktoje e te beje levizje e goditje therese ndaj kundershtareve politike, ku ne kete rast pervec Rames, ai ka shinjestruar edhe Topin duke perdorur taktika corientuese dhe percarese ne radhet e kundershtareve te tij.
    2. Z.Baze evidencon qarte faktin se PS po ben nje perpjekje te dukeshme riorganizimi per te ardhur me nje program te plote social-politiko-ekonomik per ta perdorur ate ne fushaten elektorale te 2013 duke premtuar per ndryshime serioze.
    3. Gjithashtu, Baze evidencon faktin qe ne ndryshim nga zgjedhje te tjera ku PS NUK ka pasur nje program te qarte, kete radhe ajo sjell dicka te re qe do ta beje ate nje force serioze konkuruese per te fituar qeverisjen, nepermjet drejtime te mbrojtjes e favorizimit te shtresave te ulta.
    4. Z.Baze, me siguri me qellim, stigmatizon faktin qe Topi nuk eshte prononcuar aspak, bile nuk ka derguar as pershendetje kongresit te PS.
    Baze e ben kete me kujdes pa u prononcuar vete qofte pro qofte kunder ketij pozicioni te Topit.
    5. Baze aludon dhe ben krahasim rreth demokracise se brendeshme te PS ndaj asaj te PD duhe glorifikuar demokracine brenda PS.

    Deri ketu, Baze i shpreh mjaft qarte ato qe ai synon te thote.
    Por, problemi fillon aty ku Baze nuk arrin te fshehe dilemat e tij, qe per mendimin tim jane:
    1. Nisur nga principet e tij per ekonomine e tregut dhe jo vetem nga pozicionimi i tij i kahereshem, Baze ne te vertete, nuk beson aspak tek programi “Teper Social” i PS, i hartuar ky nga “Galloshet e vjetra” te PS.
    2. Nese ai duket sikur mbeshtet kete program, ne fakt, ai e ben kete vetem per urrejtjen personale ndaj Berishes.
    3. Baze ne fakt, nuk beson as tek Topi e as tek levizja e tij politike e mundeshme, por ai e shikon kete vetem si nje mundesi per te coptuar elektoratin e djathte,duke i hequr keshtu mundesi per te vazhduar dhe 4 vite te tjera maxhorance qeverisese te Berishes.
    4. Baze ne fakt, nuk beson as te Rama e PS me aletet e majte, por ai i shikon keto faktore si te rendesishem per te hequr qafe Berishen dhe per te rikonstruktuar jo nje “rishperndarje te te ardhurave” por per nje rishperndarje te kontrollit te bizneseve dhe aferave nga grupe te tjera interesi ne te cilin ben pjese dhe Baze.
    A ka te drejte Baze te luftoje per keto objektiva dhe si rrjedhoje te prese aoutcome’s prej ketyre ndryshimeve te mundeshme? Pergjigja ime eshte; sigurisht qe Po.
    Por, a do te kete garanci qe Baze te ftohet ne tryezen e ndarjes te “Tortes” afterwords??? Kam frike se JO !!!
    Sidoqofte, shanset jane 50/50 per Bazen.
    A ka ai opsione te tjera? Po, ai ka opsion tjeter qe mund t’a shperbleje ate me mire per sakrificat dhe vlerat qe ai ka.

    1. K. MYFTIJA says:

      luan kolonja meriton nje nickname qe do tja vije skile(dhelper)
      ky komenues harxhon shume shume energji dhe kohe per t’ju kundervene
      me “pika” artikujve te bazes qe ne fakt i ben nder ashtu si dhe komentuesi
      frrok.
      ne fund e tradheton luani vetem duke treguar nje xhelozi per popullaritetin
      e atdhetarit mero muajt e fundit.Nuk eshte cudi qe ky luani te jete qerosi
      blendi fevziu qe njihet si sumelepiresi me i zellshem i sali berishes
      dhe ho shi minit te rruga e elbasanit .

  40. roena says:

    Mero mos u lodh me kot,tash eshte shume vone .Berisha ka bere shume per kete vend dhe keto vite ka qeverisur ne menyren me te mire te mundshme per kete vend te varfer.Tani edhe po humbi ai eshte nje njeri qe ka vendosur gure te rendesishem ne murin shqipetar.Ju mbeteni nje perfitues i pafat por qe e ardhmja do te jete me e zymte.

    1. valbona says:

      dhe me pas qene argita nuk kish pa mujte me e bo ma t,mire komentin
      se roena, biles dhe me pas ken dhe nusja e xenit qe duket ma e vjeter se sllobodanka nuk kish me mujt.dhe ke te drejte krejt me gure varri e mush at ven beles ka njerez qe nuk kan as gur vorri.kenke kopileshe me K te madhe.

  41. luka says:

    PERGEZIME NGA UNE NXENESI I KLASES SE 7-te.. XHANLUKA MEMUSHAJ..
    Z.MERO, UNE E LEXOJ GAZETEN TEMA DHE PSE JAM I VOGEL!UNE TANI JAM I BINDUR QE JU JENI NJE HERO I VERTET I MEDIAS TE SHKRUAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje